Nga Luan Çipi
KEMER
Pas Antalies, që është qytet me mbi një million banorë dhe qendër rajoni, nevizituam qytetin turistik të Kemerit.Qyteti i Kemerit është vendosur në bregdetin e Mesdheut dhe ndodhet 40 kilometra larg Antalias. Kemeri, para 30 vjetësh, ishte një fshat i vogël, por, me bumin turistik, sipas strategjisë së zhvillimit të shpejt turistik të Republikës Turke, këtu u ndërtuan në forma të ndryshme e deri koncesionare, qendra të fuqishme me mbi 70 hotele gjigandë dhe objektet e nevojshme infrastrukturore, që e kthyen atë në një nga qendrat turistike të rëndësishme të Rivierës Turke. Pas kësaj edhe zona për rreth në prodhimin bujqësor e blegtoral dhe me industrinë e lehte e ushqimore, u vu plotësisht në shërbim të turizmit.
Një
nga arsyet kryesore për tërheqjen e turistëve të shumtë në Kemer është
bukuria verbuese e natyrës, ku, deti pyjet dhe malet vijnë së bashku, ka
ujë deti të pastër, ndërsa pyjet me gjelbërim halor gjithë vitit, që
shtrihen buzë detit aty pranë në gjithë gjatësinë detare, me gjethet e
tyre të harlisura janë në mbrojtje të plazheve të Kemerit përrallor dhe
nën diellin e shumëkërkuar, në gati 300 ditë të vitit.
Gjatë
udhëtimit në det me një jaht, apo anije me vela, turistët, që vijnë të
dëshiruar nga Rusia, Ukraina, Kazakistani, Armenia nga vendet Baltike,
po edhe nga e gjithë bota, të nisur sipas tureve të organizuara nga
porti i Kemerit, në detin blu drejt jugut apo veriut, kanë mundësi për
të shijuar bukurinë natyrore dhe gjiret më të mirë të Qarkut të
Antalias.
Gjatë
këtyre tureve, turistët kanë mundësi për pushime të këndshme dhe aktive
në disa drejtime të studiuara dhe të organizuara më së miri, që
gërshetojnë veprimet e disa agjencive të interesuara këtu. Në këtë
drejtim ndihmojnë guidat e organizuara për vizitë me autobusë komod në
pikat kryesore turistike me atraktive, si dhe në qendrat kryesore
tregtare të qytetit të Antalies Një shans interesant është për të parë
breshkën karakteristike të deti, njohur për madhësinë e saj, si dhe
bukuri të tjera natyrore të rralla.
Gjatë
udhëtimit aty pranë shihet qyteti i lashtë Olympos, si një nga qytetet
port, si dhe ngjitur me të, vendpushimi i njohur Tekirova, që është një
tjetër qendër gji, ku ndërthuret deti me një natyrë mahnitëse panoramike
dhe të tërhequr nga vlerat historike.
Gjatë
një dalje në det anijet me turiste mund të bëjë një ndalesë për notim
në gjiret e Detit Mesdhe, ku udhëtuesit janë të organizuar në aktivitete
rekreative, për të parë në vazhdim qytetin e lashtë të Phaselis, fare
afër Kemerit, themeluar në vitin 690 para Krishtit dhe që ndodhet 35 km,
nga Antalia, në afërsi të fshatit Tekirova. Vijohet me qendrën tjetër
të lashtë portale, Rhodians, të famshëm sidomos për digën 200 metro të
lart, që tani më shumë është nën ujë. Phaselis dallohet si një
zonë pyjore e pasur, ndërsa Rhodians, ishte një nga portet kryesore të
Mbretërisë Antike të Lycia, në fund të shekullit të 17 para Krishtit. Në
kohët e lashta qyteti ishte i famshëm për portin e saj, rrethuar me
mure e diga ku më e madhja ishte ajo me lartësi 200 metër, që ndodhet në
jug-perëndimore, e quajtur Cape. Pjesa
më e madhe e digës është dhe sot nën ujë. Në pjesën perëndimore të
qytetit duken portat e ndërtuara në kohën e perandorit Hadrian. Në
ditët e sotme në qytet, në gjendje të mirë, arriti të ruhet grupi i
dyqaneve tregtare përgjatë rrugës kryesore, me një plan urbanistik të
pazakontë, me banja sauna dhe gjimnazin.
Duke vazhduar udhëtimin turistik me anije ndeshim me qendrën tjetër antike, Bath, ndërtuar në shekullin e 3-të që
ruan gjallërinë edhe në vitet pasues. Më në jug është Agora Gate,
ndërtuar gjatë sundimit të perandorit Hadrian (117-138), nga ku vijnë
edhe statujat e lashta, si dhe teatri me shkallët e gurta me aftësi mbajtëse 1500-2000 spektatorë.
Gjatë
udhëtimit me anije në bregdetin Kemer – Antalia të jepet rasti të
vizitosh Parkun Ekologjik, ku shihen specie të rralla si
pallonjtë,.ketrat, mjellmat, lepujt dhe deri te strucët.
Një
kuriozitet i veçantë është Teleferiku, i vendosur në një lartësi prej
2365 metra mbi nivelin e detit në malin Tahtali Kemer të Antalias, që
është ndërtuar së bashku nga Turqia dhe Zvicra, dhe që është teleferiku
me shina më i gjatë në Evropë dhe i dyti në botë, me gjatësi 4350 ml.
Udhëtimi nga baza deri në maj të malit me teleferik zgjat vetëm 10
minuta.. Zona Kemer, me futjen e teleferikut në veprim, vazhdon të
zhvillohet shpejt edhe në drejtim të turizmit alternativ. Falë teleferikut, së bashku me sezonin veror turistik, shërbimet ofrohen edhe gjatë sezonit të dimrit.
Nëvazhdimi
të udhëtimit përgjatë rrugës, rreth 20 minuta pas qendrës Phaselis,
kalohet në Ulupynar. Këtu, në një kodër të gjelbër na jepet kënaqësia e
veçantë për të ngrënë trofta, ulur në tavolina të rregulluara bukur, nga
ku soditen ujërat e ftohta të një lumi.
Agjencitë
e specializuara organizojnë edhe udhëtime brenda ditës me automjete të
vegjël xhip nga Kemeri në malet Taurus, që ne nuk i provuam, po vetëm sa
u informuam: Kushdo, që disponon patentë shoferi dhe me shpirt aventure
është i ri dhe i fuqishëm, është i lirë të udhëtojë në një xhip me qira
me një udhëzues që merr paraprakisht këtu, dhe nëse dëshiron, mund të
bashkohet në kolonën me 20-30 automjete, për të përshkuar rrugë të
ngushta dhe të vështira si dhe pengesa me ujë, çka e kthen në një
ngjarje gjurmëlënëse dhe fort interesante udhëtimin e guximtarëve të
lumtur.
.Gjatë
udhëtimit me xhip, agjenci të posaçme organizojnë ndalesë në afërsi të
një lumi malor, për ata që duan të notojnë dhe të kthehen përmes
Olympos, ndërsa të tjerët mund të kalojnë Urën
e bukur antike mbi lum, që mjeshtër muratorë të zgjedhur e kanë
rinovuar në përshtatje me origjinalin, që i referohet periudhës së
Lycianit super të lashtë.
Rrethi
historik Kemer, me plazhet më të mira në Rivierën Turke dhe me det të
pastër është një nga vendpushimet më të mirë në zonën e Antalias. Shumica
e plazheve në Kemer kanë merituar flamuj blu, shenjë ndërkombëtare e
cilësisë së lart të bregdetit, të dhëna nga Ente të Specializuara
Ndërkombëtare për pastërtinë dhe sigurinë.