2011-07-17

Studiuesi shqiptar, bashkautor i librit mbi sigurinë e informacionit



Dr. Igli Tashi është bashkautor me prof. S. Ghernaouti-Hélie i librit "Information Security Evaluation: a holistic approach"
image de l'article

Igli Tashi, një studiues shqiptar që prej vitesh jeton në Lozanë, ka botuar këto ditë në bashkautorësi me prof. S. Ghernaouti-Hélie të fakultetit Ekonomik në Universitetin e Lozanes librin i cili titullohet "Information Security Evaluation: a holistic approach".

Ky libër mbi tematikën e sigurisë së informacionit është botuar nga EPFL Press dhe jashtë Zvicres shpërndahet e propozohet nga CRC press, një shtëpi botuese e njohur në fushën e publikimeve shkencore.

Igli Tashi është doktor i shkencave në Sistemet e Informacionit (fusha e meanaxhimit të riskut dhe sigurisë së informacionit), Kërkues shkencor - Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Lozanës. Nga muaji shtator 2010 ai është Senior Auditor për një firmë të mirënjohur në fushën e auditimit.

Ka punuar për pesë vite në fushën e kërkimeve shkencore/Lektor - Universiteti i Lozanës, po ashtu pesë vite ka qenë këshilltar në fushën e sigurisë së informacionit për organizma të ndryshme publikë e privatë. Në rolin e mësimdhënës në fushën e ekonomisë dhe të auditimit në disa institucione të specializuara ai ka punuar për 3 vjet me radhë dhe në shërbimi i Anti-vjedhjes në sektorin e sigurimit - 1 vit.

Tashi është anëtar aktiv dhe pjesëmarrës në aktivitet e zhvilluara nga Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Universitetit të Lozanës (AEAUL) që prej vitit 1997.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...