Brent Crude Oil | |||
$118.32 | ▲0.11 | 0.12% | |
4:13 AM EDT - 2011.07.19 |
Kjo është një nga standardet e aplikuara në rajon. Shqipëria është duke e aplikuar që nga janari i këtij viti...
“Afati i fundit i aplikimit të një direktive të BE-së ishte 31 dhjetori 2011, e cila parasheh reduktim të prezencës së squfurit në karburante ashtu siç e kemi për synim të reagojmë këto ditë”, ka thënë Ramadani, duke shtuar se reduktimi i sulfurit nënkupton mbrojtje të mjedisit.
Nazmi Bytyqi, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve, ka thënë se janë dërguar vërejtjet e shoqatës me shkrim. Ai ka thënë se udhëzimi ende nuk është finalizuar, por do të përfundohet shpejt.
“Ndryshimi i normës së squfurit nga 50 ppm në 10 ppm nënkupton që të importohet vetëm nafta që është ‘Euro 5’. Gjithashtu edhe ndryshimet e tjera janë të rëndësishme”, ka thënë Bytyqi.
Ndërsa Fari Ratkoceri, anëtar i komisionit për ndryshimin e Udhëzimit administrativ nga Shoqata e Naftëtarëve, ka thënë se çështja e sulfurit është çështje e përfunduar.
“Sasia e squfurit që do të lejohet do të jetë 10 ppm dhe kjo është çështje e përfunduar”, ka thënë Ratkoceri. “Zvogëlimi i nivelit të squfurit do të ndikojë direkt në mbrojtjen e ambientit, pasi 100 ppm-shi është shumë më i pastër dhe kjo është në të mirë të gjithëve”, ka thënë Ratkoceri. Komisioni, sipas tij, do të takohet të mërkurën në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë për ndryshimet e tjera në udhëzim.
Menaxheri i kompanisë “Standard Benz”, Agon Ratkoceri, që është importues i naftës, ka thënë se ndryshimi i normës së squfurit nuk pritet të shkaktojë ndonjë pengesë për importuesit, por sipas tij kjo mund të ndikojë në çmimin e naftës.
“Çmimi i naftës në normën e squfurit 10 ppm kushton 10 dollarë më shtrenjtë dhe mund të ketë ndikim në çmimin përfundimtar të naftës. Por kjo ka ndikim 1 cent dhe ne nuk do ta shtrenjtojmë naftën”, ka thënë menaxheri në “Standard Benz”.
Fadil Berjani pronar i “Dilloni Benz”, që është importues i naftës, ka thënë se ndryshimi i udhëzimit është në të mirë të Kosovës. Ai ka thënë se rafineria OKTA nuk prodhon naftë, e cila ka normë të squfurit vetëm 10 ppm.
“OKTA deri më tani ka prodhuar naftë 50 ppm vetëm për Kosovën, ndërsa për tregun e Maqedonisë e ka deponuar nga Greqia naftën 10 ppm, pasi vetë nuk mund të prodhojë”, ka thënë Berjani.
“Ajo rafineri ka shanse të mbyllet, sepse ka prodhuar vetëm për Kosovë. Importuesit kanë mundësi prapë të marrin prej OKTA-s naftë me 10 ppm, të cilën ajo e importon nga Maqedonia, por kjo naftë do të jetë më e shtrenjtë. Naftëtarët tash mund ta importojnë nga Greqia këtë naftë”.
Ramadan Buzhala, nga MTI-ja, ka thënë se Udhëzimi administrativ për cilësinë e karburanteve të lëngëta të naftës pritet të hyje në fuqi brenda javës që vjen.
Përveç tjerash, në këtë akt nënligjor parashihet të ketë ndryshime të theksuara të procedurave të tregtimit. Sipas Buzhalës, këto ndryshime do të reflektojnë me një mori lehtësirash për kompanitë që merren me tregtimin e karburanteve të lëngëta të naftës.
“Do të këtë më pak ngarkesa në procedurat e kontrollit në pikat kufitare sa i përket kontrollit të cilësisë dhe më pak ngufatje të tregut në vonesat në zhdoganim nëpër pikat doganore”, ka thënë ai.
Ministria e Tregtisë ka paralajmëruar se do të bëjë edhe liberalizimin e laboratorëve për kontrollim të naftës dhe do të bëhet ndryshimi në trajtimin e vajrave të përdorura, si dhe normat e humbjeve gjatë transportit.