Nga Sokol Demaku
Historiku
i Radio Tiranës fillon së pari me hapjen më 28 nëntor të vitit 1938 te
Radio Tiranës. Pikërisht kjo datë shënon dhe inaugurimin dhe
transmetimin e parë të Radio Tiranës e cila në atë kohe është përshkruar
nga një entuziazëm i madh në tërë Shqipërinë.
Në një botim që mban datën 30 nëntor 1938 shkruhej se:
Transmetimet e emisioneve radiofonike do të jepen në sallën e Bashkisë ku ishte instaluar në një dhomë të posaçme aparati marrës i stacionit të Romës .
Kurse stacioni kryesor dhënës është instaluar, siç dihet, në Laprakë ku ka qënë dhe stacioni i vjetër i Radios.
Stacioni kishte një aparat madhështor që zë një sallë prej afër 8 metrash gjatësi. Atje përmblidhen të gjitha veglat dhe instalimet për transmetimin e emisioneve në çdo orë. Stacioni radiofonik kishte një fuqi në antenë prej 3 kw dhe transmetimi do te bëhej me valë të shkurtra. Emisionet do të jepeshin me valë 40 m . Fillimet e Radio Tiranës më 1938 lidhen me emra tepër të shquar të kulturës e artit shqiptar të asaj kohe e të viteve të mëvonshme, të diplomuar në universitetet e konservatorët e Evropës së qyteteruar, si Gjergj Bubani, Hamdi Sulçebe,Vasfi Samimi, Marie Paluca,Tefta Tashko, Mihal Ciko, Anton Mazreku.
Nga 16 prilli i vitit 1940 programet e Radio Tiranës nisën të jepeshin dhe në valë të shkurtra.

Radio
Tirana është dëshmitare, por edhe protagoniste e historisë shqiptare.
Janë punonjësit e saj, të gjithë të apasionuar, njerëz kurajozë e
profesionistë, të gjithë të dashuruar pas radios dhe magjepsjes së saj,
ata që sot bëjnë Radio Tiranën, tempullin e kulturës dhe të emancipimit
njerëzor.
Radio Tirana vijon në një pjesë te madhe te emisioneve të saj ta shoh dëgjuesin si protagonist çka do të thotë, jo vetëm të jetë pranë gjithçkaje ka lidhje me interesat e tij, por ta bej pjese aktive, duke kërkuar nga ai bashkëpunimin, ne studiot e hapura, bashkëbisedimin, si dhe ne hapësirat e komunikimit për te plotësuar preferencat e mbërritura direkt prej tij…

Gazetarët
e Radio Tiranës, janë të parët që kanë përcjellë të gjitha ndryshimet
demokratike që ndodhën në Shqipërinë e asaj kohe dhe kanë ditur të
mbajnë publikun pas tyre, duke synuar të jenë mbi të gjitha
profesionistë. Çdo reformë e bërë në Shqipëri, çdo moment historik, çdo
konflikt social apo çdo ngjarje artistike, është përcjellë pikësëpari
nga Radio Tirana, radio e cila mbulon me sinjal të gjithë vendin. Radio
Tirana sot është një kompleks i organizuar që transmeton programe për dy
kanale, si dhe bën mbulim ndërkombëtar në valë të mesme dhe të
shkurtra. Radio Tirana prodhon tërësisht programet që ajo transmeton, si
lajmet, kulturën, shkencën, ekonominë, muzikën, dramatizimet për të
rritur dhe fëmijë, sportin, etj.
Është
kënaqësi të jesh në mesin e punonjësve të Radios shtetërore shqiptare
të cilët adhurojnë dhe kultivojnë gjuhën shqipe, traditën edhe kulturën
shqiptare. Ata thonë se jemi kudo që flitet shqip, zëri ynë është në çdo
vatër aty ku f litet dhe shkruhet shqip pa marrë parasysh kufijtë, pa
marrë parasysh vendin se ku shqiptarët jetojnë, ne jemi aty me zërin
tonë dhe informacionet tona për Shqipërinë dhe për shqiptaret në
përgjithësi e tani edhe për Kosovën shtet. Zëri ynë është në qiellin
ballkanik, është aty ku duhet të jetë me informacione për shqiptarët,
Shqipërinë, Kosovën dhe kosovarët por edhe për trojet tjera shqiptare si
dhe shqiptaret në botë. Ne jemi të lumtur qe kemi një bashkëpunim me
shqiptaret ne diasporë.
Është
e hënë pas dite, pak para mbrëmjes, jemi në shoqëri me miqtë tanë e
dihet si zakonisht në mesin e tyre Viron Kona edhe profesor Murat
Gecaj, i cili me humorin e tij e bënë ndejën gjithmonë interesante dhe
te lezetshme.
Profesor
Murati na thotë se nesër nga ora 10;00 e paradites jemi mysafire në
Radio Tiranë. Kjo ishte një sihariq për ne të dy dhe ne këtë pranuam me
gjithë dëshirë. Po thotë profesor Murati do jemi mysafirë në
departamentin radios ku është drejtor një Tropojanë, koleg i yni,
publicist dhe poet i njohur e udhëheqëse e programit do jetë mikesha
ime me të cilën shpesh herë bëjmë program radioje bashkë.
Ne
ishim në vizitë në Radion shtetërore shqiptare pra në Radio Tirana dhe u
sjellim mbresat në një reportazhe nga biseda me disa nga ata të cilët e
sajojnë programet këtu.
Ishim
mysafirë në programin “Ritme vere” të gazetares Kozeta Hoxha. Emisioni i
parë i vitit ”Ritme vere” nën drejtimin e saj dhe drejtorin e
Departamentit te Programit te Parë, poetin Jaho Margjeka, i cili ka bërë
zë me librat e tij të botuara deri me tani si në prozë e poezi.
Jemi
në programin e verës të gazetares Kozeta Hoxha e cila me zërin e saj
radiofonik dhe të ëmbël i jep ngjyrën dhe tonin e duhur emisionit të
saj ”Ritme vere”. Ne jemi në rubrikën “Mysafiri i ditës” i cili emision
kishte fillimin e tij ketë sezon ditën qe ne ishim mysafir ne studiot e
Radio Tiranës, ku dëgjuesit morën informata të hollësishme mbi punën
dhe aktivitetin bashkëkombësve në shtetin suedez. Ishte kjo një
kënaqësi për ne të jemi këtu dhe të prezantojmë të arriturat e
shqiptareve në Suedinë e largët. Pastaj Kozeta prezantoj poetin dhe
bashkëkombësin tonë Bahtir Latifi Kryetar i Qendres Kulturore Shqiptare
“Migjeni” në Borås të Suedisë në rubrikën “Kopertina e librit” ku
prezantoj librin e Bahtirit me titull “Jeta e ëndrrave tona” botuar kohë më
parë në Bukuresht të Rumanisë, nga e cila përmbledhje Kozeta lexoj
poezi për dëgjuesit e Radio Tiranës të programit “Ritme Vere”.
Më pas u ndamë nga Kozeta me ftesën që në muajin tetor do jemi mysafirë të emisionit të saj që i kushtohet arsimit.
Duke
ndjekur programet tona në Radio dhe në Internet, ju sikur vini vetë në
Shqipëri thotë poeti Jaho Margjeka drejtor departamenti në Programin e
parë i cili ka njohuri të shumta për punën e diasporës shqiptare në
Evropë sepse vite me radhë nga afër si gazetar ka përcjellë punën e
klubeve dhe shoqatave të shqiptarëve në perëndim. Jaho thotë se ju
përmes programeve të radio Tiranës hyni si miq në familjet shqiptare,
përjetoni me to gëzime dhe hidhërime, vizitoni qendra turistike, objekte
historike, njiheni me jetën shqiptare, shijoni magjinë e artit muzikor
shqiptar dhe gjeni mjaft tipare të përbashkëta me jetën tonë këtu në
trojet jetike shqiptare dhe me atë të tuajën atje n ë mërgim.
Me
këtë arritje Radio Tirana mbron misionin shoqëror dhe autoritetin e
Radios Kombëtare Shqiptare ndër auditorin gjithnjë e më të madh në tërë
botën.
“Jini
me ne, kudo që të jeni – nga Amerika deri në Australi dhe nga Suedia
deri te Afrika e Jugut” thotë drejtori Jaho i cili është shumë entuziast
në punën e tij dhe të bashkëpunëtorëve te tij në Radio Tirana. .