Ka emër ndër më të veçantëm Saranda Shala , emrin e qytetit më të bukur jugor. Por ajo që e bën më intersant këtë emër është se emrin ja ka vendosur xhaxhai kur ai ishte në burg nga regjimi i serboçetnikut Sllobodan Milosheciqit.
Saranda Shala u lind më 16 .04.1986 në Prishtinë. Që në bankat e shkollës fillore ajo kishte talent për shkrime dhe poezi. Pas përfundimit të shkollës së mesme të mjekësis” Dr.Ali Sokoli”, ajo, vazhdoi studimet në fakultetin e “Komunikimit Masiv-Gazetari”, në Prishtinë. Ambiciet e saj për një të ardhme më te mirë e shtynë të vazhdoi studimet ne degën e “Psikologjisë”, në Universitetin e Prishtinës.Një kohë ka qenë bashkëpuntore në gazetën “Epoka e Re”,dhe “Nacional Plus”.Poezinë, ajo, e shkruan me një lirikë të thellë.Të gjitha ato ndjenja që ia thotë shpirti, ajo i hedh në letër.Shkrimin ajo e konsideron pjesë të pandashmë dhe përbërëse të personalitetit.
Mesazhi i saj në jetë është: ”Çdo ditëtë dëgjosh një këngë, të lexosh një poezi të mirë, të shikosh një pikturë të bukur dhe, po qe e mundur, të thuash ca fjalë të mençura.”
E vetmuar mendoj
Atmosferë e zymtë ndihet brënda
tik taket e orës s’kanë të ndalur
jashtë ben ftohtë, si nje stuhi që rreket pa pushim
vjeshta mbuloi qytetin tim..!
Gjethët e shprishura i ndiej si bien
një nga një
pushoi në dërrasen e kalbur që moti
mundohem të ik nga kjo apati
ka ditë që shpirti më vlon
të të them dicka në këtë letër të bardh
as shkronjat s’mund t’i gjej dot
Vjen nata si furtunë brënda meje
torrua me harresën me ikën prap
vetja nuk me ngjan si një e re
lodhja trupin ma ka mpirë
Netët e trishta që nuk mbarojnë
Prape fillo nga e para
t’i numeroj njl nga një…!!!
Gjërë sa unë të jem e harruar
nga ju O miqtë e mi
të gjitha
do t’i hedh ne det
sdo t’i kujtoj
dhe bashk me dallgët e detit
të nisem nga perëndon
Dielli…
Atmosferë e zymtë ndihet brënda
tik taket e orës s’kanë të ndalur
jashtë ben ftohtë, si nje stuhi që rreket pa pushim
vjeshta mbuloi qytetin tim..!
Gjethët e shprishura i ndiej si bien
një nga një
pushoi në dërrasen e kalbur që moti
mundohem të ik nga kjo apati
ka ditë që shpirti më vlon
të të them dicka në këtë letër të bardh
as shkronjat s’mund t’i gjej dot
Vjen nata si furtunë brënda meje
torrua me harresën me ikën prap
vetja nuk me ngjan si një e re
lodhja trupin ma ka mpirë
Netët e trishta që nuk mbarojnë
Prape fillo nga e para
t’i numeroj njl nga një…!!!
Gjërë sa unë të jem e harruar
nga ju O miqtë e mi
të gjitha
do t’i hedh ne det
sdo t’i kujtoj
dhe bashk me dallgët e detit
të nisem nga perëndon
Dielli…
TË KËRKOJ
Një zë i paharruar del nga zemra
Emocionet shfaqen kur kujtoj fytyrën tënde
Të kërkoj, s’të gjej askund.
Një xixellonje nga qielli ra,
As ajo nuk bënte dritë
Shpresa u shua duke pritë..
Sonte as hëna për dreq nuk përgjigjet,
Yjet largohen në oqeanin tjetër,
Unë rrugëtoj..
Kërkimi im vazhdon në male,
Pyes zanat, mos të kanë parë sonte?
Ato, nuk më pergjigjen, ikën me shpejtësi..
Kam nevoje të të takoj..
Jeta më neglizhon, më ironizon
Ah, ky mall ma trazon shpirtin.
Emocionet shfaqen kur kujtoj fytyrën tënde
Të kërkoj, s’të gjej askund.
Një xixellonje nga qielli ra,
As ajo nuk bënte dritë
Shpresa u shua duke pritë..
Sonte as hëna për dreq nuk përgjigjet,
Yjet largohen në oqeanin tjetër,
Unë rrugëtoj..
Kërkimi im vazhdon në male,
Pyes zanat, mos të kanë parë sonte?
Ato, nuk më pergjigjen, ikën me shpejtësi..
Kam nevoje të të takoj..
Jeta më neglizhon, më ironizon
Ah, ky mall ma trazon shpirtin.
Kam nevojë për mbështetjen tënde..
Për fjalët e tua të arta..
Për buzëqeshjen tënde të ngrohtë.
Ty askush nuk mund të të zëvëndësojë,
Kërkimi mbetet vetëm ëndërr
Por, unë prape të kerkoj!...
Për fjalët e tua të arta..
Për buzëqeshjen tënde të ngrohtë.
Ty askush nuk mund të të zëvëndësojë,
Kërkimi mbetet vetëm ëndërr
Por, unë prape të kerkoj!...
KËRKOJ
LABIRINTH
Në dhomën time gjendet një fletë e bardhë
Në të mund të shkruaj vargjet e palexuara më parë
Mund të shkruaj gjithçka që di
Nuk jam ndonjë Markez apo gjeni për poezi
Nuk i njoh të gjitha misteriet e botës
Por, kam kuptuar qe bota sillet rreth nesh
E kjo botë vjen dhe më pyet..?
Pse rri vet në hijen e skëterrës time?
Eja dhe ti në brendësinë e botës sime...
Bota më donte ashtu si dhe unë e dua ,
Qëndroja me orë të tëra duke shikuar përreth.
Në të pash disa mrekulli ..
Fëmijë, margaritarë, që shkëlqenin si rrezet e diellit
Djem e vajza që shëtisin me shpirt, me dashuri.
Të moshuar, ku pleqëria duket se shpirtin ua ka gërry
Midis mallit dhe dhimbjes
Në horizontet e jetës u rilinda përsëri
Sonte nuk më ndalon askush
Prandaj, mund të shkruaj
Gjithçka që di e që më duket që asgjë nuk di.
LYPSARI
Çdo ditë në rrugën e askujt
dorën e mpier
kërkon lëmosh
zemra nuk është gur
loti më tradhëton
ca lekë porsa ja lëshoj
vazhdon tek tjetri
ikën..
Tek tjerët shkon
deri në mesnatë
sorollatet rrugëve
shikimi i vujtur
fëmiju i Zotit,
lutet
Disa tallen me të
fyejnë e poshterojnë
nuk kanë zemër
me shpirt të shkretë
harrojnë se do të vdesin
akujt nuk i takon kjo
botë
Një nënë fisnike
befas vjen
një bukë i'a ofron
mori bukën me vrap ikën
sikur ndihet i turpëruar
lypsari
Çdo ditë në rrugën e askujt
dorën e mpier
kërkon lëmosh
zemra nuk është gur
loti më tradhëton
ca lekë porsa ja lëshoj
vazhdon tek tjetri
ikën..
Tek tjerët shkon
deri në mesnatë
sorollatet rrugëve
shikimi i vujtur
fëmiju i Zotit,
lutet
Disa tallen me të
fyejnë e poshterojnë
nuk kanë zemër
me shpirt të shkretë
harrojnë se do të vdesin
akujt nuk i takon kjo
botë
Një nënë fisnike
befas vjen
një bukë i'a ofron
mori bukën me vrap ikën
sikur ndihet i turpëruar
lypsari
Tek ai shoh shpresën e heshtur
forcën dhe energji
dashuri per jeten
tek ky fëmijë
ardhmërinë ...
forcën dhe energji
dashuri per jeten
tek ky fëmijë
ardhmërinë ...
DEJA VU
I prishur e me ulëse te vjetra
çdo ditë vij të vizitoj
të më shpije
në ato karriga të vjetra
ku zemrat tona të reja
nuk e ndjenin lodhjen
e trenit
Vendi i dijes ku qendroja gjatë
shkruaja ditë e natë
nga të ftohtit e stacionit
strukenim nën barraka te mbyllura
me librin në dorë e fletorën e kaltër
ngrohtësi !
Hedhja në letër ëndrrat
esete e poezitë,
shpërthenin me vrull
zemrës studentore
Orët kalonin..
Çdo natë dëgjohej nga larg
Bethoven,simfonia e shtatë
mbi linja erë e madhe fërshëllente
nuk zhurmonte sirenë
lajmëtare
Përsëri të nesermen
prisja në stacion
treni i fundit filloi të vijë
që andej nga dritarja
më veshtroje
aty të takova ty
të parën dashuri
I prishur e me ulëse te vjetra
çdo ditë vij të vizitoj
të më shpije
në ato karriga të vjetra
ku zemrat tona të reja
nuk e ndjenin lodhjen
e trenit
Vendi i dijes ku qendroja gjatë
shkruaja ditë e natë
nga të ftohtit e stacionit
strukenim nën barraka te mbyllura
me librin në dorë e fletorën e kaltër
ngrohtësi !
Hedhja në letër ëndrrat
esete e poezitë,
shpërthenin me vrull
zemrës studentore
Orët kalonin..
Çdo natë dëgjohej nga larg
Bethoven,simfonia e shtatë
mbi linja erë e madhe fërshëllente
nuk zhurmonte sirenë
lajmëtare
Përsëri të nesermen
prisja në stacion
treni i fundit filloi të vijë
që andej nga dritarja
më veshtroje
aty të takova ty
të parën dashuri
Përgatiti :Flori Bruqi