“Fehmi Berisha me librin e tij të parë me poezi “Vala e solli nimfë”, hynë në shtëpinë e poetëve, pa frikë, dera për këtë talent është e hapur.
Pas disa dekadash vuajtje e burgosje nga sistemi titisto-milloshevian, Fehmiu vjen në këtë dekadë të re, si një poet serioz.”
Nga Fatime Kulli
Vëllimi me poezi “Vala e solli nimfë” i autorit Fehmi Berisha përmban në
lëndën e tij përmbledhëse 70 poezi, të cilat kanë në strukturën
tekstore formë e strukturë të ndryshme. Po çfarë më grishi mua që i
ndjeva këto poezi, gjatë kohës kur i lexoja e rilexoja disa herë?!
Poezitë e Fehmi Berishës, janë të ndjera, komunikuese sepse brenda
gjendjeve poetike, gjallon filozofia jetësore, atdhedashëse dhe
njerëzore.
Shprehjet poetike, pothuajse në tërësinë e librit “Vala
e solli nimfë” kanë një lidhje të sistemuar artistike, ku metaforat
“luajnë” si peshku i artë në ujë, në shërbim të themelit poetik. Libri
me poezi është i ndarë në dy kapituj. Kapitulli i parë është një
kështjellë e ngritur me gurë poetik, duke pasqyruar dhimbjen e
sakrificën për të mbajtur të pastra rrënjët
dhe identitetin e kombit të tij. Autori në këto poezi ka përshkruar
një rrugëtim të gjatë dhimbjesh, qëndrese, për t’u mos u shpërfytyruar
si njeri, këndon dhimbjen për lirinë e cunguar, me vargjet:
“Këngën e brengës me lot lirie,
Prangat kërcëlluan si heshta
Thellë në asht,
Thellë në asht,
E kënga nuk u ndal...”
(poezia “Kënduam mbi eshtra””
Duke mos iu shkëputur boshtit rrënjor poetik të librit “Vala e solli nimfë”, perceptimi im për këtë lloj poezie, qëndron koncepti autorial në pasqyrimin e vetvetes. Kohëzimi poetik i Fehmi Berishës, lëviz në qëllim në vetvete: E shkuara nuk e fshin të shkuarën. Këtë e vërejmë tek poezia “Dua të kërcej vallen e Osman Takës”
Duke mos iu shkëputur boshtit rrënjor poetik të librit “Vala e solli nimfë”, perceptimi im për këtë lloj poezie, qëndron koncepti autorial në pasqyrimin e vetvetes. Kohëzimi poetik i Fehmi Berishës, lëviz në qëllim në vetvete: E shkuara nuk e fshin të shkuarën. Këtë e vërejmë tek poezia “Dua të kërcej vallen e Osman Takës”
Ja sprova:
“Ngjeshur në fijen më të hollë të kujtesës
Lëviz me dhembje nën ullirin plak
Afrohem pranë rrënjëve të tij,
Degët e thyera kullojnë gjak…”
Pra,
nëpërmjet shprehjes sentencë: “Mungesa e së shkuarës, mjegullon të
ardhmen”, autori shëtit nëpër njollat e murrme të historisë, ku ngjyrat
janë shpërbërë në koleksionin e heshtjes... aty ku dëgjohet kënga e Çelo
Mezanit, poeti Berisha shprehet poetikisht: “Dua të kërcej vallen e
Osman Takës...”
Po kështu mund të vlerësojë poezitë, “Kur Këndon Dea”, “Dua një Kostum”, “Bukurinë e kafshojnë...”, “Ndër dhëmb urie”,
e të tjera, ku autori nëpërmjet simbolikave, elementëve bazë të
poezisë artistike ndërton një muze antik me poezi refleksive,
historike, atdhetare. Si urëlidhëse përdor këto poezi, për zgjimin e
ndërgjegjes njerëzore, për të mbrojtur këto vlera historike kombëtare.
Këto ndjesi poetike i realizon tek poezia “Atdheu im djepit përkundur që në lashtësi”, me forcë artistike të ndjesive sublime, si një përkushtim të madh, idealin ndaj Atdheut. Përmbajtja poetike është ligjëruar mjaftë mirë, mes dy kohëve, gjatë aktit poetik.
Poezia e
Berishës (në kapitullin e dytë) zhytet si nëndetëse brenda karakterit
poetik, për shkak të nuancave dhe lëvizshmërisë së gjendjes shpirtërore
në aktin e krijimit lirik, me një me një tematikë të larmishme, në shumë
këndvështrime. Veçoj në këtë kapitull poezitë: “Emrin e saj, vara në qerpik”, “Desha të bëhem harfë”, “Ëndërr e këputur”, “Unë gjysma ime”, “Më vjen si imazh zjarrdashurie”
e
tjerë.Shpirti poetik i autorit Berisha, aktualisht emigrant në Zvicër,
rreket me prekë çdo detaj poetik, nga ngjarjet apo ëndrrat e jetuara ose
jo, krijuar mes dy kohëve,
Jeta e poetit
pasqyrohet në pasqyrën e botës së brendshme shpirtërore, dëshirave
poetike, zhgënjimeve, intimiteteve, në çdo poezi, ku të gjitha detajet e
bëjnë atë, më tërheqës, më interesant, më fisnik. Autori, duke rendur
nga përditësia tek abstraksioni, duket se e ndien veten më mirë. Këtë e
konstatoj tek disa poezi, ku simbolika e metaforat dalin në pah, pothuaj
spontanisht, si një improvizim i pritshëm dëshiror.
Poezitë të
veshin emocione, herë të bardha e herë të hirta, si gjetje refleksive,
që vjen si diskurs socio-linguistik, duke na dhuruar një mozaik të
bukur, të ndjeshëm poetik.
Tek
poezitë më të realizuara, autori Berisha, krahas spontanitetit të
rrëfimit, ka ditur të krijojë dhe mënyrën, gjuhën vetshpallëse të
ndjenjave të tij. Ndaj nuk mund të kalojnë pa rënë në sy poezi të tilla
si: “Emrin e saj, vara në qerpik”, “Desha të bëhem harfë”, “Ëndërr e këputur”, “Unë gjysma ime”, e tjerë.P.sh: tek poezia “Më
vjen si imazh zjarrdashurie”. Në këto poezi, efekti tingëllor me
brendinë e mendimit poetik, janë në një sintezë ëndërrore për dashurinë e
jetën...
Poeti i ka
qëndisur vargjet i ka qëndisur vargjet në formë të mrekullueshme
artistike. Në këtë poezi, poeti pasqyron një botë shpirtërore të
shprehur me artin e fjalës, me një ndjenjë të fortë INTIME, duke na
“imponuar” të dëgjojmë melodinë poetike, të luajtur shumë bukur, në
shilarësen e shpirtit poetik.Fehmi Berisha me librin e tij të parë me
poezi “Vala e solli nimfë”, hynë në
shtëpinë e poetëve, pa frikë, dera për këtë talent është e hapur. Pas
disa dekadash vuajtje e burgosje nga sistemi titisto-milloshevian,
Fehmiu vjen në këtë dekadë të re, si një poet serioz.
Poezia vlerësohet nga vlera dhe mesazhi që përcjell autori, e jo nga sasia.
Ky libër
tregon se autori, ka arritur të krijojë një model të vetin për
përzgjedhjen e fjalës, në strukturimin e vargjeve, me simbolika dhe
metafora artistike që zbukurojnë këtë libër, ku shëmbëllen shenja të
mirëfillta arti letrar, me një forcë të brendshme të mendimit filozofik
për dashurinë dhe jetën.