2011-07-12

Jeton me boten e krijuesve, zhvillon boten e tij kerkimore


    Nga Reshat Sahitaj


Ne mesin e studiuesve serioze dhe krejtesisht origjinale radhitet Begzad Baliu, i cili ka nje mori veprash te botuara dhe disa dhjetera vepra studimore qe presin te botohen. eshte nder studiuesit e rralle, i cili nuk perton t’i futet hulumtimit te nje vepre per studim nga kendveshtrimi i tij, siç eshte rasti per vepren e Çabejit, ku hulumton fushen e onomastikes
Ne letrat shqipe mund te hasim nje numer te madh studiuesish ku secili perpiqet te jape kontributin e tij. Ne mesin e tyre ka ndonjeri qe ka mbetur vetem me punimin e doktoratures dhe nuk e ka pare te rruges te vazhdon me kerkime shkencore, ndonje tjeter ka vazhduar duke perkthyer diçka prej tjereve dhe e ka pervetesuar, disa tjere kane bere hulumtime vetjake dhe kane arritur te lene gjurme me punen e tyre. Ne mesin e studiuesve serioze dhe krejtesisht origjinale radhitet Begzad Baliu, i cili jo vetem qe pas tij ka nje mori veprash te botuara, por ka edhe disa dhjetera vepra studimore qe presin te botohen.
Nder portretet me te veshtira per realizim konsideroj se eshte Begzad Baliu, sepse e ke te veshtire t’i qasesh nje kendi pa frike se e le mangu kendin tjeter studimor te ketij studiuesi dhe me kete le mangu diçka te rendesishme nga aktiviteti shkencor i tij per ta plotesuar me ndonje studim shkencor me te fresket te Begzadit.

Qe ne shikim te pare, Begzadi te le pershtypjen e nje hulumtuesi shkencor. Ka nje ecje te sigurt, pamje e qendrim serioz dhe gjate bisedes tere kohen flet per hulumtime te ndryshme qe ka bere ose qe planifikon te beje. Begzadi tere kohen eshte ne levizje dhe gjithnje sillet ne boten e tij kerkimore. Askush nuk mund, qofte per nje çast, qe Begzadit t’ia kthen kahen e bisedes. Begzadi jeton me boten e krijuesve e shpeshhere duke imagjinuar menyren e punes, metodologjine, kushtet e atyre krijuesve, per te cilet deshiron te hulumtoje per ta gjetur te veçanten ate qe tjeret nuk e kane verejtur apo u ka shpetuar. Ka diçka aq te veçante qe tjeret nuk e shohin apo u ka shpetuar? Veprat e ndonje autorit me vlere, po te analizohen dhe studiohen ne menyre serioze, ka aq kende studiuese sa qe mund te shkruhen libra te tere per nje veper. Begzad Baliu eshte nder studiuesit e rralle, i cili nuk perton t’i futet hulumtimit te nje vepre per studim nga kendveshtrimi i tij siç eshte rasti per vepren e Çabejit ku hulumton fushen e onomastikes.

Shkencetar ambicioz, i pangopur me dituri

Po ç’rendesi paska onomastika per ne shqiptaret, ndoshta do te thote dikush ne vete. Te francezet lidhur me onomastiken shkruajne qe nga viti 1650, e ne si popull i roberuar qe ishim me siguri qe do te hasim dike qe do pergjigjet se onomastika nuk ka aspak rendesi, ndonje tjeter do te na pergjigjet se ka rendesi. Onomastika, veç se tjerash, ne nje ane eshte nje fakt gjuhesor, qe do te thote i marre nga linguistika dhe qe implikon marrjen ne konsiderate te studimit te fjaleve te perbashketa, nomenklatures dhe kerkimeve etimologjike; e ne anen tjeter si tregues i nje realiteti qe mundet te jete i rendit topografik, arkeologjik, historik apo sociologjik. (Marianne M). Begzadi eshte nder ata qe ketij lemi i kushton rendesi te madhe dhe qe eshte ne pergatitje te vepres voluminoze «Onomastikoni i romanit shqiptar » ne tri vellime. Ne kete fushe studiuesi yne Begzad Baliu, eshte duke e bere nje pune kolosale. Ne librin «Gjendja e toponimise ne Ballkan», autori ne studimin e tij shkencor duke bere kapercime ne kohe dhe hapesire paraqet tentativat e pushtuesve per ndryshimin e toponimise sone gjate shekujve deri ne ditet e sotme. Studimin e tij e kompleton me te dhena per ndryshime te tjera qe kane perjetuar trevat shqiptare si ato te: ojkonimise, hidronimet, oronimet, horonimet. Begzad Baliu i ofron lexuesit tone nje pasqyre reale dhe fakte te perpjekjeve te shumta te kolonizatoreve qe ne vendet tona linin gjurmet e tyre e njeherazi i shlyenin emertimet qe tingellonin shqip. Studiuesi Baliu rendesi te veçante u kushton te gjitha viseve shqiptare, duke filluar nga Çameria, Maqedonia por hapesira etnografike shqiptare e Malit te Zi paraqet zonen me te pasur te gjuhesise shqiptare ku ne leksik dhe toponimi jane ruajtur reliktet antike dhe mesdhetare te trashegimise iliro-shqiptare. Ne studime onomastike Begzad Baliu eshte i veçante nga te tjeret, sepse i ben qasje bashkekohore e nuk e trajton si teme historike por merret me probleme konkrete.

Çuditerisht, Begzad Baliu eshte i pangopur me dituri dhe ndoshta eshte aventurieri shkencor me ambiciozi e me i shkatheti, i cili nuk perton te lansohet per te zbuluar: data, emra, leterkembime, artikuj, copeza te biografive te personaliteteve dhe lirisht mund te thuhet se Begzadi posedon me shume materiale se sa vete autori per te cilin shkruan.

Ne kerkim te thesarit te letersise per studim

Begzad Baliu çdo material e mbledh me mjete personale, e sistemon, e studion, e arkivon e me vone e boton. Ate qe nuk mundemi ta gjejme ne arkivat dhe institucionet shteterore e gjejme ne arkivin e tij. eshte nder me te rrallit e ndoshta i vetmi qe ka tubuar dosje te historise se autoreve qe nga klasiket tane e deri te bashkekohoret. E pabesueshme do te thote dikush prej jush. Natyrisht qe eshte e pabesueshme sepse jane mijera personalitete kulturore, por Begzadi fillimisht ka bere nje seleksionim dhe prej mijerave autoreve ka zgjedh gjashteqind e prej ketij numri ka zbritur ne rreth tridhjete e pese per te cilet eshte i bindur se kane lene dhe do te lene gjurme te pashlyeshme ne kulturen tone. Begzadi eshte i parehatshem dhe gjumi nuk e ze kur degjon se dikush diku e ka nje dokument, nje leter, nje liber te rendesishem dhe posa ta marre ate e ruan si syte e ballit e pastaj hidhet ne kerkime te reja. eshte ne kerkim te thesarit te letersise, i cili nuk kenaqet vetem duke mbledhur por Begzadi per çdo studim te tij ben perpjekje maksimale qe te sjelle jo vetem sinteza te reja, por edhe metoda krejtesisht te reja te kerkimit.

Studiuesi Begzad Baliu ka pershtypjen se dita, muaji e viti jane te shkurter, sepse me tere qenien e tij shpirterore deshiron te perpije njohuri te reja dhe ato t’i zbardhe per opinion publik shqiptar. Per kete studiues ambicioz nuk ekziston koha e lire, nuk ekziston biseda e lire, nuk ekziston çasti i argetimit sepse per te kohe e lire eshte kur studion, argetimi tij eshte kur zbulon, biseda e lire eshte kur degjon apo tregon per nje risi te kerkimeve shkencore. Begzadin shpesh e gjejme ne aktivitete me projekte paralele duke mos e lene anash asnjeren e as tjetren dhe ne secilen tregohet me i suksesshem se ne te paren.

Prof. dr. Begzad Baliu ne shume fusha shkencore dallohet si themelues, si njeri qe i vuri bazat e para si p.sh.: eshte themeluesi i pare i shkences se citatologjise, eshte autori i pare i monografise ne fushen e bibliografise ne shkencat albanologjike, eshte themelues i pare i bibliografise permbajtjesore, themelues i qerthullit te te rinjve te onomastikes «Eqrem Çabej» ne kuader te shoqates se te rinjve “Pjeter Bogdani” te Prishtines etj. Kohe te konsiderueshem i kushton edhe Institutit Alb-Shkenca, si zevendesdrejtor qe eshte ne te. Ky institut tubon shkencetaret me eminent te te gjitha trojeve shqiptare duke e perfshire edhe diasporen.

Begzadi merret me organizime te aktiviteteve te ndryshme shkencore si ne Kosove po ashtu edhe ne Maqedoni e Shqiperi. eshte pjesemarres i sesioneve te shumta shkencore dhe i vetmi pjesemarres shume aktiv dhe serioz qe ka kontribuar ne vitet e pasluftes. Ishte i propozuar si anetar i Qendres Nderkombetare te Onomastikes ne Itali, anetar i Qendres Bibliografike te Holandes, por pasi qe Kosova nuk njihej nderkombetarisht anetaresimi tij eshte ne proces e siper.

Begzad Baliu kontribut te veçante ka dhene edhe ne studimet bibliografike te Jup Kastratit qe eshte krejtesisht nje kapitull ne vete.

Kush është Begzad Baliu?


Begzad Baliu
Begzad Baliu u lind më 20. 11. 1966 në katundin Makresh i Poshtëm, komuna e Gjilanit. Pesë vjetët e para të shkollimit i kreu në shkollën fillore «Skënderbeu» në Makresh të Poshtëm, ndërsa tri të fundit në shkollën fillore «Liria» në Marec, komuna e Prishtinës. Shkollën e mesme, drejtimi: Bashkëpunëtor Teknik i Matematikës, e mbaroi në Gjimnazin «Zenel Hajdini» në Gjilan.
Fakultetin e Filologjisë -Dega e Gjuhës dhe e Letërsisë Shqipe e kreu në Universitetin e Prishtinës. Po këtu, në Degën e Gjuhës, mbaroi edhe studimet pasuniversitare. Nga viti 1996 punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës, Dega e Gjuhësisë - Sektori i Onomastikës. Po në këtë institucion ka mbrojtur tezën e magjistraturës (2000) dhe tezën e doktoratës (2003). Nga viti 2004 është ligjërues në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Edukimit, dhe ka thirrjen: Prof. ass. dr.
Ka qenë kryeredaktor i revistës për art, shkencë dhe kulturë «Shenjëzat»(1998-2000) dhe drejtues i po të njëjtës shtëpi botuese; gjithashtu, edhe redaktor i kulturës në të përjavshmen «Pasqyra» (Prishtinë).
Në vitin 1994 ka themeluar Qerthullin e të Rinjve të Onomastikës «Eqrem Çabej» në kuadër të Shoqatës së të rinjve «Pjetër Bogdani» të Prishtinës.
Nga viti 2001 është drejtor i shtëpisë botuese «Era» dhe i OJQ-ës  «Qendra e Ndërlidhjes Arsimore dhe Shkencore» në Prishtinë.
Është nënkryetar i Institutit Alb-Shkenca (Prishtinë) dhe udhëheqës i Seksionit të Albanologjisë në nivel ndërkombëtar.
Prej vitit 1992 ka qenë pjesëmarrës, bashkorganizator, organizator dhe drejtues i disa aktiviteteve kulturore, letrare dhe shkencore në Prishtinë, Tiranë, Tetovë, Shkodër, Turun etj.
Deri më tash është paraqitur në shtypin ditor dhe shkencor më me shumë se 200 artikuj nga fusha e kulturës, e gjuhësisë, e letërsisë, e folklorit dhe e historisë.
Vepra të autorit
Gustav Majer dhe albanologjia, Prishtinë, 2000; Tiranë, 2001.
Gjendja e toponimisë shqiptare në Ballkan, Prishtinë, 2004.
Vepra bibliografike e Profesor Jup Kastratit (monografi)  Prishtinë, 2005.
Demitizimi dhe standardizimi i onomastikës së Kosovës, Tiranë, 2006.
Regjistri i standardizuar i emërvendeve të Kosovës, (bashk.), Prishtinë, 2005.
Çështje të studimit të onomastikës në veprën e Eqrem Çabejt (teza e magj.), 2000, Prishtinë.
Onomastika e Gallapit (teza e diser.), 2004.
Çabej 1: (Bibliografi e studimit të veprës së Çabejt në Kosovë) Prishtinë, 2006.
Mbi autorësinë e bibliografisë së Skënderbeut, Prishtinë, 2005.
Profesor Jup Kastrati për Kosovën, (bashk.) Prishtinë, 2004.
Gjaku i lirisë (1981-1995), I-IV, (bashk.), Prishtinë, 1996-2000.
Kafeneja ballkanike, (dramë), Prishtinë, 1996; Shkodër, 2000; Prishtinë, 2005.
Grua e dashuruar, (poezi) Prishtinë, 1996.
Flamuri vjen nga Kosova, (dramë) Prishtinë, 1994.
Koncepte gjuhësore, Prishtinë, 2007. (ne shtyp)
Refernca albanologjike, Prishtinë, 2007(ne shtyp)
Toponimi dhe identitet, Prishtinë, 2007 (ne shtyp)

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...