2011-07-12

...Syri im,ende shikon...

Cikël me poezi nga Përparim Hysi


Perparim Hysi
Nga   Përparim    Hysi
1.Flokët  e tu
Flkët e tu,mu si dallgë deti
Derdhen përmbi supe
Në këto dallgë zhytem,i shkreti
Mbytem aromë çupe.
Dhe,i mbytur,kërkoj dalje
Të mbushem me frymë
Por ç’ t’i bëja asaj dallge
Që më qe vidhimë.
Dhe u zhyta,dhe u “mbyta”
Qe goxha parfum
Ah, ky shpirt,që m’u nda çika !
Ah,se ç’hoqa unë!…
2.Nuk më zë më gjumi
Nuk më zë më gjumi
Iku,u largua
Se më zuri plumbi
I mikes që dua.
Syrin e ka plumb
Më qëlloi me të
Gjumi shkoi e humb
Më?As që më zë…
3.Ç’të të them unë për ty?
Çfarë të them?Më thuaj,për ty?
Vallë a mund të gjëndet fjalë?
Se më je  si një mrekulli
Dhe të vdekurin,thonë,e ngjallë.
I mahnitur siç dhe jam
Po regëtin kjo zëmra ime
Ja tek flas dhe ia bëj “bam”:
-Je si dritë vetëtime.
4.Molla e brishtë
Një mollë të brishtë e pashë atypari
Dhe iu qepa pas;pas saj si manari!
Se rëndë më goditi,me syrin si bajame
E humba pusullen dhe jam si në alarme.
As shihja kur ecja,por kot:si në tym!
Pas mollës së brishtë,ika-vidhimë!
Ç’më bëre kështu,o moj gjeçë belanë
Me një të parë dhe u bëra duman.
5.Ua!!!
Ua,si qenke?!!!Bërë me dorë:që nga koka der tek këmba
Dhe unë,sevdalli i gjorë;sa të pashë e më la mëndja
Mbeta,thuaj,si i shokuar:-Mos je bërë me porosi?!
Mëndja,ndaj,më ka kaptuar:-Ti më je krejt si magji!
6.Cipë qepe të është faqa
Cipë qepe   është faqa;mënd dhe shihesh si në  xham?
Dhe e brishtë si manushaqa,kur del marsit,moj,aman!
Faqa jote si pasqyrë : açik del fytyra ime
Ç’ne pasqyrë,por si”mënxyrrë”,se u shkoqa si thërrime.
7.Kur të thashë
Kur të thashë që unë të dua,
Ti u skuqe,mbuluar,turpit
Nuk e prisje ti nga mua
Ja që s’i bëj ballë huqit
Kam një huq ;s’më lë rehat
Sa shikon një sy të bukur
Sulet si një djalë në vakt
Dhe s’rri dot,moj,pa të puthur.
8.Ç’do të jepja
Ç’do të jepja për të ardhur
Mu aty,moj,ku rri ti
Dhe,sado jam flokëzbardhur
As që pyes më për njeri
Dua të vij që të çmallem
Sikur qoft dhe një copë herë
Se nga malli hiç nuk mbahem
Sa jam mbushur pikë e vrer.
9.Gërsheti
Ç’është ai gërshet i gjatë
Varet pas:gjarpër i zi
Ndaj dhe  mbeta me gojëhaptë
Se nga “gjarpëri” kam alergji.
10.Po t’më shihje
Po t’më shihja si u bëra,
Si u bëra kur të pashë
Do dorëzoheshe e tëra
Dhe s’më nxirrje më avaz.
Se unë ngriva si kallkan
Nuk e di,në se do shkrij?
Po ti hajde,o moj xhan,
Se i ngrirë,s ‘kam gjë në vijë.
* janë shkruar në vitet 2001- 2011
2 korrik   2011

1.Kam kaq kohë


Kam kaq kohë,moj,kam kaq kohë
Që s’të shoh më asgjëkundi
Po rënkoj dhe po bëj “oh!”
Kam një plagë si plagë plumbi.

Më dhëmb plaga për kiamet
Dhe gjatë kohës s’po vë korë

Po ku je,mike e shtrenjtë?

Në të gjeça,s’dua doktor.

2.Ky shelg që gjelbëroi sivjet

Ky shelg që gjelbëroi sivjet
Më tregoi,se erdhi pranvera

Për ty s’e di ku je,kaq vjet

Sado,pas pranverës,erdh vera.

Ku je?Çfarë bën?Nuk kanë rëndësi
Se secili ka hallet e veta

Po më fanepset syri yt i zi

Dhe më shpon si  me shigjeta.

Se malli zë më sjell andej
Andej…po ku është adresa jote?

Mallin me ty as që e këmbej

Ta dish,moj magjiplote.

3.Gushë e gji m’i lë zbuluar

Gushë e gji m’i lë zbuluar
Sikur mëndjen s’e ke”patur”

Mëndja ime ka kaptuar

Sa më le me gojë të hapur.

Zë më dridhet i gjithë trupi
Mëndja doli nga burgjia

E ku pyes më nga turpi

Më ka kapur “çmënduria”

Dhe mbi gjirin e zbuluar
Unë vë buzën dhe zë pi

Di se ç’bën një i”çartuar”?

Ja,u ktheva:në fëmi…

4.Të kam thënë që jam pak “djall”

Sytë?Të mëdhenj,filxhan;faqa e bardhë si niseshte
Unë po mbushem duman,se s’duroj dot,de!

Nuk duroj se dua t’i puth,se m’i kënda dhe kam mall

Turpin zë e ha me bukë;të kam thënë që jam pak”djall”

5.Kosraxhiu

Kosarxhiu e limoi kosën dhe korr barin në çahir
Edhe zë mendon pë gocën,pa i mbushet shpirti fir

U jep krahëve me vërtik,pal-pal shtohet postati

Në shpirt ka si muzikë,se i vjen i freskët çasti.

Kur e rroku prej qafe,në krahëror kokën mbështeti
Mbushet era manushaqe,aq i madh i është lezeti

Ja ky çast i vjen në sy,edhe mbushet me gëzim

Shpirti këngë e melodi;e pret mikja në kthim.

6.Një merak

Një merak që pata heret
Tash erdh çasti që ta nxjerrë

Se tani nga  gjitha heret

Më erdh fati mu në derë.

Më erdh fati mu në derë?!
Ah,sa i lumtur jam!

Se pranverë dhe si pranverë

Më qe mikja me aq sharm.

Malli mbledhur në aq vite
Seç më bloi si në mokrra

Më e shtrenjtë më je,moj mike,

Sado mallin me ty nxora.

7.Po  të shkruaj

E vendosa.Po të shkruaj,të tregoj se sa kam mall
Ah,ta dish,se sa po vuaj!Mëndja ime vjen vërdall.

Kam aq mall sa po brengosem,po regëtin kjo zëmra ime

Ti e ke në dorë,të sosen;se u shkoqa si thërrime.

8.”Qingjipirës”

O të hedhur që më hidhet;  a ke parë një qinngjpirës?!
Zëmra ime zë e dridhet;mos po dridhet vallë prej frikës?!!!

Frikë kam dhe s’është shaka,po më ha”pirësi” me sy

Hiqu,- thashë,- o moj bela! Se ma bëri tetë me dy…

Se zë syrin rrotullon,se do fuqinë që të nxjerrë
Dhe më shpon,me sy më shpon,s’e ka sy, po është turrjelë.

Hidhe vallen pas muzikës,qingjipirës s’m'i heq sytë

Dhe kërceva veç prej”frikës”,tash jam trim e s’kam më frikë.

9. X…

Çdo ditë,të njëjtin veprim
Merr kafen në dorë dhe ikën

Presim nga ti ndonjë vështrim

Po ti sikur  na ke”frikën”

Me askënd nuk shkëmben ndonjë fjalë
Vështrim  nuk hedh asgjëkund

Porfili yt më rri si i gjallë

Dhe mëndja pas teje më humb.

Zë me vete hamëndësoj
Them:-Mos je gjë “memece”

Porterti yt,sa më turbulloi

Se qe aq e mirë,sa nuk jam në vete.

10.Dora jote

Dora jote,prej amvise,është një dorë që dua ta puth
Se ta dish mirë,moj mike,veç kjo dorë mua më ka dukë.

Nuk dua dorën me unaza,me unaza në çdo gisht

Unë dua dorën që qëron”bajga” që më është trëndafilisht.

Në kjo tjetra më ka “sqimë” dhe ma mban hundën përpjetë
Për mua të shkojë në vidhimë,dua atë si shpezë i lehtë.

Në nuk di të bëj sfilatë,nuk më prishet asnjë punë

Për mua është si mjaltë dhe për të më zë me shkumë.

Ajo”tjetra” kapërdiset sikur ja:zbriti nga qielli
E them troç nuk më lipset(nga ajo më zë tmerri)

Mua më duhet dora e punës që më është nikoqire

As i vë unë re “hundës”,veç punëtorja më ka hire.

* janë shkruar në vitet 2001-2011(dërgohen për herë të parë)

4   korrik    2011

1.Sytë ende s’më kanë lënë

Unë vërtet:tani jam plak
Por sytë nuk më kanë lënë

Se të pashë ty dhe”fap”

Tak dhe mëndja më ka lënë.

Mëndja mua më ka lënë
Se më qe si fllad pranvere

Sa u mata për të “zënë”

Tak m’u bëre puhizë ere.

Epo hë,zihet puhiza
Seç më shkoi i kot mundimi

Sikur ja m’u ngulën shtiza

Aq po heq,moj,Përparimi.

Sepse fajin ma ka syri
Syri im,ende  shikon

Përparim,mëndja s’të hyri

U plake…dhe dashuron.

2.Mike,moj !
Hiqa kashtën “fiashkos”mike
Të shoh verën si rubin

Mbushmi godat plot,moj shpirte,

Le të pimë,mike,të pimë.

Le të pimë sa të dehemi
Le të biemë të rrëxuar

Dhe pastaj le të “shkrehemi”

Të puthur e të përqafuar.

3.Dashuri,pa ty jam hiç…
Dashuri,pa ty jam hiç…
Nuk kam turp që ta pohoj

Dhe në moshë të pleqërisë

Çuditërisht,unë dashuroj.

Moralistët zënë më nëmin
Dhe mallkojnë,ata:mallkojnë!

Tek unë shohin “teleshmënin”

Se nuk dinë të dashurojnë.

Moralistë… janë dy e treta
Ja që hiqen puritanë

Ndryshe,ndryshe e vërteta

Moralistët janë rrufjanë.

Unë nuk fshihem as vë maska
Transparent jam unë si xham

Tak ma sy ma bën “adashja”

Pas saj unë bëhem kurban.

Kur është ndjenja reciproke
Kur s’ka”lojë” apo dhe dhunë

S’të bëj hasha bukuroshe

Mua për ty më zë me shkumë.

Dashuroj unë përjetësisht
Nuk rroj dot pa dashuri

Dhe përcillem pleqërisë

Dashuri,më bën të ri…

4.Shkoi e vajti dhe “kjo punë”
Me avash të fola dhe prita përgjigje
Por kot që u lodha,se për ku”bravitje”

Seç e ngrita zërin,ndoshta,ja:një notë?!!!

As ma vare përin dhe  sa flisja kot.

Por një t’u inatosur,thirra një oktavë
Ti krejt e vrerosur,si të kishin”vrarë”

Nuk qe me të folur,nuk haje sqepar

Tani pak i”lodhur”,të zura me duar.

Të zura me duar;kot që isha”lodhur”
Më ke përqafuar;gjasme për t’u “çlodhur”

Pa u ndeze zjarr,zjarr mora dhe unë

Moj,qofsh e bekuar! Vajti dhe “ko punë!”

5.Pse mos jemi një çast vetëm?
Pse mos gjejmë një çast që të jemi vetëm?
Se gati po plas,të them të vërtetën.

Shkoi një jetë e tërë,vetëm:mezalla

Vetëm gër e mër;fjalë edhe shaka.

Me sy seç e”hëngrëm”,pothuaj njëri-tjetrin
Vetëm veten”hëngrëm”(secili të vetin)

Po s’kalohet jeta,shih  me  sy dhe plas

Duhen edhe”vepra”(më prit,gurelmaz!)

6.Pa ty jetën s’kam ç’e dua
Më ka rënë brymë tek koka
Mu si pah një mullixhiu

Mirë bëri,se unë rrojta

Iku nga unë,halëziu.

S’më vjen keq hiç për “brymën”
Se  nuk ndodh vetëm me mua

Po për ty unë e jap frymën

Pa ty jetën s’kam ç’e dua.

7.Ah,sa shumë që më pëlqeu
Jeta na ndau pa mëshirë
Secili e gjeti një short

Por ti je si një lule erëmirë

Që më goditi mu në kokë

Ashtu si një verë e vjetër
Më ra kokës dhe më dehu

Puth e puth miken e vjetër

Ah,sa shumë që më plqeu!

8.Në librin tim
Në librin tim kishe vënë një lule
Sikur librin ta kem për “harbur?!”

E di mirë se si më bën”pekule”

Se”harburin” e dashurisë njoh që kur.

Lulja kishte dy gonxhe
Aluzioni qe aq i qartë

Ç’më thoshe,”lexuese” ç’më thoshe

Unë për “aluzione” jam i sakt.

Pastaj ti erdhe për një libër tjetër
Sigurisht,më  merrje në”provim”

Po unë kot  s’jam stekë e vjetër

Dhe me ty”shkëmbeva tepsinë”

9.Ajo gojë aq e vogël
Ajo gojë aq e vogël,unë çduitem:po më josh!
Aq sa mëndja më vjen rrotull,edhe bredh pas teje”osh”

Se çfarë ke,moj dallandyshe,se çfarë ke që më tërheq

Edhe unë pa si e qyshe,gati të shkoj mu në dreq.

10.Një kujtim që më rrënqeth
Hëna,larë si me argjend
Përmbi kryet e mi

Një kujtim që qe i shtrenjtë

Seç më vjen tani.

Më vjen mikja e njëherës
Si nën këtë hënë

Se më qe palca e verës

Eh,se çfarë bëmë.

Kjo ka ndodhur ka qëkur
Pse më vjen tani?

E kujtoj dhe s’jam më burrë.

Aq kam nostalgji.

O moj hënë e argjedntë
Më qe dëshmitare

Ky kujtim më rrënqeth

E them  ashiqare.


* janë shkruar më 2001-2011

(dërgohen për herë të parë)
                     
6 korrik 2011

 

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...