Kohë më parë ,Komuna e Shtimes(Kosovë) së bashku me Komunitetin e Biznesit me qëllim të shprehjes së mirënjohjes për bashkatdhetarë organizuan një takim falënderues për të gjithë ata të cilët dhanë kontributin në të mirë të familjes, të komunës sonë si dhe shtetit të Republikës sonë.
Kryetari i Komunës z. Naim Ismajli hapi takimin me një fjalë rasti ku ndër tjerash tha” Ideja ka qenë që t;ju takojmë, t ë komunikojmë bashkërisht, të shprehim mirënjohje dhe falënderimin më të sinqertë, në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Shtimes.
Nisma jonë mund të ketë has në vështirësi se nuk mund të përcaktojmë një datë apo një agjendë që do t’ju konvenonte të gjithë qytetarëve që janë në botën e jashtme. Besojmë që viteve të tjera do të gjejmë kohën dhe fluksin, do të dimë se në cilën kohë është fluksi më i madh në komunën tonë në mënyrë që t’ju takojmë dhe ta bëjmë traditë këtë pritje për bashkatdhetarë tanë.
E di se me këtë takim simbolik nuk mund ta përmbushim obligimin tonë karshi jush sepse kontributi juaj ndaj qytetarëve të komunës është shumë i madh. Sa fëmija mund t’i kthej kontributin prindit aq ne si qytetarë nuk mund t’u kthejmë kontributin ndaj jush për punën dhe kontributin ndaj nesh.
Ju me kontributin tuaj keni realizuar Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributi juaj ka vazhduar edhe gjatë edhe pas luftës, po përpiqeni të sjellin mirënjohje vendit tonë. Ne kemi dëshirë që t’ju takojmë secilit veç e veç mirëpo në pamundësi që në këtë kohë të shkurtë është pamundur që t’ju takojmë andaj ne shfrytëzojmë rastin që këtu të komunikojmë të pimë nga një gotë, dhe nga këtu të nisim që gjithmonë të jetë një datë, një ditë që të ju dedikohet juve. Të paktën të jetë një simbolikë të ju tregojmë se nuk ju harrojmë, ndoshta të mirat tuaja nuk do të mund tua kthejmë mirëpo sigurisht se do të jemi mirënjohës.
Duke pasur parasysh për kontributet e juaja të dhëna ndaj nesh, atëherë shtrohet pyetje dhe shtrohet kërkesë për ne se çfarë ne po bëjmë për ju?
Ne do të përpiqemi që të gjitha nevojat që do t’i keni për mbështetje në shtetin tonë, komunën tonë që shërbimet ndaj jush që nga lehtësimi dhe marrja e shpejtë dhe në mënyrën më të mirë të shërbimeve administrative, mirëpo edhe tani edhe nëpërmjet Ministrisë së Diasporës duke ju ofruar mbështetje në forma të ndryshme.
Meqë këtu kemi të pranishëm edhe Komunitetin e Biznesit, meqë ka qenë vullnet edhe i tyre që të realizohet ky takim, ju tani ka ardhur kohë që të mendoni se çfarë mund të përfitoni nga shteti ynë?
Ju të gjithë që mendoni të hapni biznese apo të investoni kapitalin tuaj do të na keni partnerë të gatshëm përherë, me shumë përvojë të komuniteti të biznesit dhe më të gjitha lehtësirat për shërbime dhe procedura administrative, ju tani mund të hapni biznese.
Këtë takim desha ta përmbylli me një dëshirë që ju të kaloni pushime sa më të mira me familjen tuaj, urojmë që këto takime të bëhen tradicionale me këtë rast shfrytëzoj rastin që në emër të institucioneve të komunës së Shtimes ju dëshiroj pushim të këndshëm, shëndet dhe gëzim juve dhe familjes tuaj.".
Këtë takim e përshëndeti edhe përfaqësuesi i Komunitetit të Biznesit z. Hyzer Gashi, i cili përshëndeti të pranishmit në veçanti bashkatdhetarët, ndërsa tha se këtë takim kanë ftuar bashkatdhetarët për t’i përshëndetur dhe për t’ju uruar mirëseardhje.
Gjithashtu fjalën në emër të Ministrisë së Diasporës e mori edhe zv. Ministri i Ministrisë së Diasporës z. Qerim Bajrami, i cili falënderoi Komunën e Shtimes për ftesën dhe organizimin, ndërsa shtoi “ Nëse flasim për ju bashkatdhetarë, mund te themi se pa sakrificën dhe kontributin tuaj, vështirë se do të ishim këtu, ju keni mbajtur shpresën për jetë më të mirë, me ndihmën tuaj janë bërë shumë punë, për çka edhe ju falënderojmë.Tani bashkatdhetarët kanë një adresë për të paraqitur nevojat, kërkesat e tyre e ajo është Ministria e Diasporës”.
Në emër të bashkatdhetarëve foli z. Azem Xhema, i cili tha se si qëllim kryesor ka qenë dhe mbetet të ndihmojmë vendin tonë, ndërsa falënderoi për takimin e organizuar. Ai foli edhe për ndihmën e paraluftës, luftën e UÇK-së, kontributin e organizatave të dhënë në ndihmë të shtetit dhe popullit tonë.
Ai si kërkesë të veçantë shtroi që institucionet komunale dhe shtetërorë të bëjnë më shumë për bashkatdhetarët.
Takimi u përmbyll me një program kulturo-artistik, i dhënë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Dita”.
|
2011-08-15
FALEMINDERIT BASHKATDHETARË
Profeti Muhamed a.s. ishte shqiptar!?
Ky është Profeti Muhamed (a.s.)
Lindja e Profetit Muhamed (a.s.) në shekullin VI (e.s.) është ngjarja më e madhe në historinë njerëzore para dhe pas lindjes së tij. Ai është profeti i fundit në zinxhirin e të dërguarve nga ana e Allahut për mbarë njerëzimin dhe do të mbesë gjithmonë, deri në Ditën e Kiametit, shembulli kryesor për mbarëvajtjen e jetës individuale dhe shoqërore të njerëzimit. Bota ka shumë kujtime të personaliteteve në zë, që njerëzimi u detyrohet për frytin e aktivitetit të tyre; për ndonjë ide fetare, doktrinë filozofike, të vërtetë shkencore, teori politike ose reformë shoqërore. Por shumë rrallë mund të gjendet në histori ndonjë person që të zotërojë disa prej këtyre cilësive që përmendëm, përveç Muhamedit (a.s.), i cili i ka përmbledhur në veten e tij të gjitha këto cilësi, sepse ai është predikuesi i fesë së vërtetë dhe të përgjithshme dhe inkurajues i diturisë dhe i filozofisë; ai vuri themelin e shëndoshë të shkencave, tregoi rrugën më të drejtë të politikës dhe bazën më të shëndoshë të sociologjisë dhe të moralit. Ai ishte një njeri i gjallë në çdo aspekt të jetës së tij, duke u bërë shembull për të gjithë njerëzit në kohën që lindi dhe shembulli i tij do të mbesë i pavdekshëm gjatë gjithë jetës. Ky profet i Islamit, Muhamed b. Abdullah, ka lindur ditën e hënë dhe ndërroi jetë ditën e hënë në Medine. E tërë jeta e këtij profeti zuri vend në dritën e shkëlqyer të historisë, dhe është shënuar me shumë hollësi, duke përfshirë edhe faktet më të rëndomta. Muhamedi (a.s.) është vërtet personaliteti më i dokumentuar që nga lashtësia e vonë. Siç e bën të qartë dhe biografia e tij, Muhamedi (a.s.) nuk ishte shpikësi i Islamit, por ishte një anë meritore për të pranuar dhe transmetuar mesazhin hyjnor për njerëzimin. Për myslimanët, Muhamedi (a.s.) ishte dhe është el-insan el-kamil (njeriu i përkryer): besimtar, modest, asketik, i dhembshur, i besueshëm, paqësor, guximtar dhe i mençur - një model i babait, bashkëshortit, mikut, ekspertit, gjykatësit, diplomatit, ligjvënësit, burrit të shtetit, me pak fjalë, një person i cili arriti suksese në të gjitha ato që preku. Profeti Muhamed (a.s.) është shquar me norma të përsosura etike, të cilat nuk mund të përshkruhen me fjalë. Për këtë dëshmon ndikimi i tij tek njerëzit, zemrat e të cilëve digjeshin nga respekti dhe nderimi për të. Ata të cilët kanë jetuar në kohën e profetit Muhamed (a.s.), e kanë dashur atë gjer në kufijtë e mahnitjes, saqë nuk kanë kursyer as jetën e tyre, vetëm e vetëm që atij mos t’i mungojë asgjë. Në një ajet tjetër në Kuran thuhet: “Ti, o Muhamed, je me të vërtetë në një shkallë të lartë karakteri dhe zotëron moralet e virtytet më të bukura!” (Kurani, 68:4) Muhamedi (a.s.) konsiderohet ndër radhët e atyre që kanë ndihmuar në përparimin e edukatës dhe të kulturës së racës njerëzore. Ai gjithashtu është njeriu më i përsosur që njohu historia e të gjitha kohëve. Profeti Muhamed (a.s.) ishte njeri si gjithë të tjerët, vetëm se ishte zgjedhur nga Zoti për t’i kumtuar njerëzisë të vërtetat hyjnore. Ai nuk kishte nevojë që ta vërtetonte profetësinë e tij me anë të mrekullive, sepse jeta e tij para profetësisë ishte shembull drejtësie, ndershmërie dhe besnikërie, ndërsa ajo pas profetësisë ishte shembull sakrifice për idealin fetar dhe njerëzor. Modestia e tij shfaqej në çdo aspekt të jetës, qoftë në jetën e tij personale, familjare, shoqërore, zyrtare, etj. Sjelljet e tij ishin të njëjta me të gjithë njerëzit, si me robin ashtu dhe me udhëheqësit, si me gratë, ashtu dhe me burrat, si me pleqtë ashtu dhe me fëmijët. Më qartë, sjellja, edukata, mikpritja, komunikimi i tij nuk bënte dallim për asnjërin dhe ai nuk e dallonte asnjë njeri nga ngjyra, gjuha, raca, fisi, etj. Ai ishte njeri me gjykime të shkëlqyera, i ëmbël dhe i kënaqshëm në bisedime, ishte shumë i sjellshëm në të pritur e në të përcjellë, i donte shumë fëmijët, i ndalonte ata në rrugë dhe i përkëdhelte. Këto tipare, në kohë të ndryshme, janë vënë re dhe nga studiues të ndryshëm botërorë, të cilët kanë shkruar fjalët më të larta e të lavdishme për profetin Muhamed (a.s.). Jo më kot dhe studiuesi Michael Hart, në librin e tij me titull “100 njerëz më me ndikim në histori”, personalitetin më të madh dhe më të famshëm në botë ka vënë profetin Muhamed, ku për humanizmin e tij që në fillim të librit shkruan: “Përcaktimi që Muhamedin ta vë në vendin e parë në listën e personaliteteve më me ndikim në botë, ndoshta te disa lexues do të shkaktojë befasi, ndërkaq te të tjerët dyshim, por ai është njeriu i vetëm në histori, i cili arriti sukses të jashtëzakonshëm si në aspektin fetar ashtu edhe në atë politik.” Drejtësia e karakterit, saktësia e sjelljeve, marrëdhëniet e ndershme me popullin e bënë atë që të fitojë dashurinë e popullit, i cili me zë të përbashkët e mbiemëroi El-Emin - Besnik, shumë më parë se të bëhej i Dërguar i zgjedhur nga Zoti i Plotfuqishëm. Për besimtarët myslimanë profeti Muhamed (a.s.) do të mbetet figura më e ndershme tek Allahu dhe shembulli më i mirë për t’u ndjekur nga të gjithë njerëzit në të gjithë botën. Qyteti i Mekës, prej nga e ka origjinën familja e Muhamedit (a.s.), ka qenë në vazhdimësi qendër e rëndësishme ekonomike dhe tregtare, njëkohësisht edhe qendër shpirtërore dhe fetare e Arabisë. Që nga periudhat parahistorike, arabët dyndeshin nga çdo anë dhe grupe-grupe shkonin për të vizituar Qaben, shtëpinë e Zotit. Meka dallohej nga të gjitha qytetet e tjera arabe për shkak të pozitës së saj gjeografike. Në të gërshetoheshin rrugët tregtare mes Jemenit dhe Shamit, Bizantit dhe Persisë. Eksportimi i mallrave të këtyre vendeve bëhej nëpërmjet Mekës. Ajo ishte vendtakimi i të gjitha fiseve arabe që shkonin në haxhillëk për t’iu përgjigjur thirrjes së Ibrahimit (a.s.), i cili ishte lutur aty. Zanafilla e qytetit të Mekës është e lidhur me vajtjen aty të Ibrahimit (a.s.) së bashku me gruan e tij, Haxher-en dhe djalin e vogël, Ismailin. Ibrahimi (a.s.), bashkë me të birin, ndërtoi aty faltoren e parë islame (Qabenë) dhe Allahu (xh.sh.) e begatoi atë vend me ujin e Zemzemit. Aty Ibrahimi iu lut Allahut (xh.sh.) për arabët: “O Zoti ynë! Dërgo tek ata një të dërguar nga gjiri i tyre, që t’u lexojë shpalljet e Tua, t’ua mësojë Librin dhe Urtësinë (rregullat e fesë) e t’i pastrojë (nga gjynahet)! Vërtet, Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti!” ” (El-Bekare, 129) Allahu (xh.sh.) e pranoi lutjen e Ibrahimit (a.s.) dhe e bëri popullin e Muhamedit (a.s.) popullin më të mbarë, kurse Muhamedin (a.s.) e dërgoi si profetin e fundit. Në Mekë jetoi Ismaili (a.s.) dhe pasardhësit e tij; deri tek Abdu Menafi, i cili zgjeroi marrëdhëniet diplomatike me vendet e tjera deri në Persi e Bizant. Në Mekë jetoi edhe djali i tij, Hashimi, që ishte i njohur për shpirtmadhësinë dhe që zgjeroi tregëtinë me vendet më të largëta të rajonit. Për të vazhduar me djalin e këtij, Abdulmutalibin, i cili vazhdoi traditën e të parëve dhe, pas shumë lodhjesh, e vuri përsëri në punë pusin e Zemzemit. Kjo ngjarje e gëzoi pa masë popullin e Mekës, që prej kohësh vuante nga thatësira. Disa vjet pas rihapjes së pusit të Zemzemit, Allahu i fali Abdulmutalibit dhjetë djem, midis të cilëve edhe Abdullahun, i cili, nga martesa me Aminën, do të lindte Muhamedin (a.s.). Për këtë lindje, bëjnë fjalë të gjithë librat qiellorë të dërguara më parë. Për këtë bën fjalë Teurati 1 i Musait, në të cilin thuhet: “Kam dëgjuar për Ismailin, unë e përmbaj atë dhe e lajmëroj për Madmadin (Muhamedin a.s.). Nga mesi i tyre do të dërgoj një pejgamber, si ti, të cilit do t’i mundësoj të flasë me gojën time.” Paralajmërime për ardhjen e Muhamedit (a.s.) bëhen edhe në Inxhil 2 (të Shën Gjonit) ku thuhet: “Nëse më doni mua, kini kujdes në porositë e mia, unë do ta lus babanë dhe ai do t’ju dërgojë një pejgamber tjetër, i cili do të qëndrojë me ju përgjithmonë.” Në sur en Es -Saf f , aj e t i 6, Al lahu xh. sh. në mënyr ë t ë drejtpërdrejtë na tregon se Isai (a.s.) ka paralajmëruar për Muhamedin (a.s.) kur thotë: “Kujto kur Isai, i biri i Merjemes, tha: “O bijtë e Izraelit, unë jam i dërguari i Allahut tek ju, për t’ju vërtetuar Teuratin e shpallur para meje dhe për t’ju sjellë lajmin e gëzueshëm për një të dërguar emri i të cilit është Ahmed dhe që do të vijë pas meje”. Por, kur ai u solli atyre shenja të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapur!” Lindja e tij Muhamedi, i fundmi i profetëve, lindi në shkretëtirën e thatë të Arabisë, në vitin 570, afro gjashtëqind vjet pas Jezuit/Isait (a.s.). Ai lindi në fisin më të pastër dhe më të dalluar të atij populli, në familjen më fisnike e dinjitoze të atij fisi. Jetimi i vetmuar Muhamedi ishte jetim. Babai i tij vdiq para se ai të lindte. Pas vdekjes së babait, ai u rrit me vështirësi në shkretëtirë, sipas zakoneve arabe të asaj kohe. Kur mbushi gjashtë vjeç, i vdiq edhe nëna, Amina. Që prej atij çasti, ai u rrit nën kujdesin e gjyshit të vet, Abdul Muttalibit, kurse më vonë, nga xhaxhai i tij, Ebu Tâlibi. Muhamedi ishte mësuar të ruante delet dhe dhitë nën diellin përvëlues, nëpër kodra, rreth e qark Mekës: Përkujdesja e tij në ruajtjen e bagëtive përmbante një porosi të lartë që dëshmonte për urtësinë dhe kujdesin e Allahut xh.sh. në përgatitjen e Profetit të ardhshëm, që do të predikonte besimin islam. I besueshmi Në moshë të re, Muhamedi ishte i njohur sipas të gjithëve si: El-Emîn “i besueshmi” (ai, tek i cili mund të mbështetesh), në saje të ndershmërisë dhe të karakterit të tij fisnik. Xhaxhai i tij e donte shumë dhe e merrte me vete në Siri, kur shkonte për ç ë sht j e pune . Kjo gj ë i dha Muhamedi t mundë s inë që t ë mësonte se si të fitonte bukën e gojës. Ai i drejtonte punët e veta me sukses. Edhe pse ishte relativisht i varfër, ndershmëria dhe natyra e tij bujare bënin që ta donin të tjerët dhe të fitonte besimin e të gjithë atyre njerëzve që e njihnin. Në këtë kohë, në Mekë jetonte një nga gratë më të nderuara. Ajo quhej Hatixhe. Muhamedi (a.s.) punoi për të e, kur mbushi moshën njëzet e pesë vjeç, ai mori nga ana e saj një kërkesë të tërthortë për martesë. Megjithëse ajo ishte më e madhe se ai, Muhamedi e pranoi ofertën e saj. Ata u martuan në vitin 595 dhe jetuan të lumtur. Me të pati dy djem dhe katër vajza: Kasimin, Abdullahin, Zejneben, Rukajën, Ummu Kulthûmin dhe Fatimen. Për fat të keq, dy djemtë vdiqën në moshë të vogël. Muhamedi me Hatixhen jetuan së bashku një jetë të lumtur familjare. I denjë për t’i besuar Shoqëria me Muhamedin, këshillat e urta dhe besueshmëria e tij, ishin shumë të parapëlqyera nga të gjithë. Tregohet se, në kohën kur ishte duke u riparuar Qabeja, katër fiset kryesore të klanit Kurejsh po grindeshin për të ditur se cili mes tyre do të kishte nderin të rivendoste Gurin e Zi e të shenjtë. Kur zënka ishte gati të shpërthente, një nga të moshuarit propozoi: “Personi i parë që do të hyjë, të jetë gjykatësi ynë!” Për gëzimin e tyre të madh, ata vunë re se i pari që u fut, ishte Muhamedi. “Është ElEmîn-i, shmangu, për më tepër, një rrezik për gjakderdhje. Arabët kishin cilësi të rralla. Ata ishin guximtarë, shpirtgjerë dhe të ndershëm, mirëpo gjendeshin shpesh të ngatërruar në grindje të vogla, ziheshin pa pushim, të gatshëm për të derdhur gjakun në rastin më të parë. Kishin pak respekt për njeriun e dobët, jetimin dhe vejushën dhe jepeshin vazhdimisht pas pijes dhe kotësisë. Për shkak të statusit të rëndësishëm që u jepej djemve, baballarët kishin zakonin e mbrapshtë që t’i varrosnin i besueshmi” - thërritën ata. Muhamedi (a.s.) u vu në dijeni të situatës dhe kërkoi t’i sillnin një copë pëlhurë. Ai vendosi Gurin e Zi mbi copën e pëlhurës dhe kërkoi nga secili fis që të mbartnin një pjesë të pëlhurës, në mënyrë që të merrnin pjesë të gjithë në ngritjen e Gurit të Zi. Pastaj ai e vuri atë në vendin e vet. Kështu, me zgjuarsi mundi t’i japë fund kësaj grindjeje dhe të gjalla vajzat e vogla, lindjen e të cilave ata nuk e dëshironin. Politeizmi mbisundonte në botëkuptimin e tyre..... Jeta e Profetit Muhamed (a.s.), një personalitet që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e njerëzimit, ka qenë viteve të fundit në epiqendër të diskutimeve dhe e debateve të r r e t h e v e m e d i a t i k e , s h k e n c o r e e k u l t u r o r e , l i n d o r e e perëndimore, islame dhe jo islame. Ai jo vetëm në kohën kur jetoi, por edhe gjatë gjithë periudhave të mëvonshme e, madje, edhe në s i tuatat bashkëkohor e ngacmon kur e sht j en, r r i t polemikat e përplas opinionet. Gjithmonë e më shumë njerëzimi po bindet për përmasat e kësaj figure madhore që ka kapërcyer muret kohore dhe hapësinore. Në çdo kohë nuk mund të gjendet asnjë personalitet në botë që të krahasohet me Profetin Muhamed (a.s.) si burrë shteti, si komandant dhe strateg largpamës, si mbrojtës i të drejtave njerëzore, si reformator në shoqëri, familjar, mik, shok, e mbi të gjitha, si i besuari dhe i Dërguari i Allahut dhe i ngarkuari me një mision të shenjtë për gjithë njerëzimin. Çdo qeni e e nde r shme nj e r ëzor e gj en pr ehj en e qe t ë s inë shpirtërore kur lexon, mëson dhe udhëhiqet nga cilësitë dhe virtytet e larta morale të këtij personaliteti. Jeta e tij i ngjan një oqeani të pafund i mbushur me margaritarë. Për t’i fituar këto margaritarë, duhet të notosh në këtë oqean dhe të zhytesh në thellësitë e tij. Duhet të lexosh për jetën e tij dhe të meditosh. Në rrugëtimin e gjatë të njerëzimit Profeti Muhamed (a.s.) ka lënë gjurmë të pashlyera. Provo të ecësh në këto gjurmë e do të gjesh qetësinë shpirtërore, do të ndjesh flladin e një pranvere të përhershme. Në këtë rrugë ecën shokët e tij dhe të gjithë ata që përqafuan dhe përqafojnë besimin islam. Allahu thotë në Kuran: “O Profet! Ne të kemi dërguar ty si dëshmitar, sjellës të lajmit të mirë dhe paralajmërues; si thirrës, që i fton njerëzit në rrugën e Allahut me urdhrin e Tij dhe si pishtar ndriçues.” (El-Ahzab, 45-46) Jeta e të dërguarit të fundit të Allahut është një histori e shkruar, e rrëfyer, e mësuar, e studiuar, e provuar dhe shumë komplekse. Ai pati një veprimtari dhe përvojë tepër aktive. Ai i dha njerëzimit një ndihmesë të konsiderueshme në fushën e marrëdhënieve dhe jetës shpirtërore. Ky është një fakt thelbësor, i dukshëm që jo vetëm nuk mund të mohohet, por as edhe të nënvlerësohet. Për jetën e tij ekzistojnë të dhëna më shumë se për çdo themelues të ndonjë besimi tjetër. Këto të dhëna janë të bollshme për të plotësuar kuadrin historik të këtij personaliteti. Muhamedi (a.s.) kishte dhunti të mëdha shpirtërore dhe politike. Ai ishte i bindur se besimtarët kanë përgjegjësi për të ndërtuar një shoqëri më të mirë dhe më të drejtë. Pas vi t i t 622 e . r . Muhamedi (a. s . ) u bë nj ë f igur ë popullore. Duke përballuar me durim vite persekutimi, ai arriti përmasat e një udhëheqësi që jo vetëm transformoi Arabinë, por ndryshoi edhe rrjedhat historike. Ai nuk lindi në një shoqëri paqësore e të rregulluar, por në një mjedis të ngarkuar me konflikte. Së pari, ai ideoi bashkimin e arabëve jo sipas skemave të mëparshme, por në gjetjen e zgjidhjeve origjinale sipas situatave. Kjo ishte një nga vetitë themelore të personalitetit të tij. Ai bënte hapa të matur, të menduar mirë dhe të suksesshëm. I gjithë dimensioni dhe funksioni i tij politiko-social udhëhiqet nga libri i shenjtë, Kurani, mësimet e të cilit, bashkë me t r a s h ë g i m i n ë e M u h a m e d i t ( a . s . ) s h ë r b e j n ë s i b a z ë e legjislacionit islam. Mesazhi i tij njerëzor ishte njësh me vizionin e tij social e fetar.
(Përgatiti Flori Bruqi)
******
Shkruan: Akademik Ali ELTARI
Për të mësuar mbi shkatërrimet që solli feja e re e kemi të vështirë të
gjejmë shumë të dhëna te romakët, sepse ata i zhduknin shumicën e tyre
ku tregonin egërsinë e skllavo- pronarisë romake. Por nëse shkojmë te
fqinji jonë jugor, te feja ortodokse gjejmë fakte edhe më të shumta edhe
më të përbindshmet edhe më tronditëset. Në vitin 406 të erës së re,
kryepeshkopi ortodoks grek Krisostom dha urdhër të shembej Tempulli i
Artemisës në qytetin e Efesit, te bregdeti perëndimor i Anatolis në
Turqinë së sotme dhe mbi të, të ndërtohej kisha ortodokse. Por jo vetëm
Efesi. Me urdhër të priftërinjve ortodoksë i shkatërruan tempujt e
lashtë në qytetet e lulëzuara të ilirëve në Turqinë e sotme, në Greqi,
Shqipëri etj.
U prenë dhe u dogjën pyjet e shenjta të lisit në Dodonën pellazgjike,
kryeqendrën botërore të pellazgjisë, që ushqente me ideologjinë e saj të
fesë më të sinqertë, që ka qenë ndonjëherë në rruzullin tonë Tokësor.
Ortodoksit pasi dogjën dhe prenë pyjet, vranë njerëz që shërbenin në
tempuj, pra bënë gjithçka të mos mbetej as gur themeli nga kultura
pagjane. Nuk kam frikë se gaboj, nëse them se dëmet më të mëdha kulturës
pagjane ia ka bërë ortodoksia, feja që mbështetet kryesisht në vrasje,
djegie dhe shkatërrime. Nuk është e rastit që Dodonën pellazgjike disa
herë e dogjën kryqëzatat ortodokse dhe vendosnin priftërinjtë e tyre
vrastarë, por vendasit i përzinin. Kjo vazhdoi deri në shekullin IX të
erës së re. Priftërinjtë ortodoksë, edhe busteve me mjeshtëri të rralla
ilire u thyen kryesisht kokat dhe duart. Ndërkohë në lindje të Mesme
lindi një tjetër fe, ajo myslimane. Krijuesi i saj ishte Mad Medi (ka
studiues që e lidhin me fjalët shqipe Mendje Madhi ose Mendje Ndrituri)
Muhamedi. Ky ishte nga fisi i Kuretëve. Disa studiues thonë se ky fis
jetonte aso kohe në Çamërinë e sotme. Fetarët arabë shtojnë se Zoti i
kishte vënë re mbi kokë “të mos nxihej”. Pra, ai nuk ishte i zi, arab,
por ishte ose jo çam, këtë çështje le ta zgjidhin të tjerë, sidoqoftë ai
vetëm arab nuk ishte. Edhe ky themelin e fesë së tij e ka atë të
krishterëve, që edhe këta bazën e saj e kanë te pellazgjishtja. Them se
bazën e fesë e kanë marrë nga krishterët, se nëse të parët burrin e parë
në botë e quanin Adam, të dytët, myslimanët, e quajtën Adem; ndërsa
krishterët gruan e parë e quajnë Eva, myslimanet e quajnë Hava, ndërsa
këta e quajtën Krishtin bir të Zotit, të tjerët e quajtën “i dashuri” i
Zotit (Muhamedin). Ndërsa të parët thoshin “Bindu Zotit në qiell dhe
djalit të tij Jezusë në Tokë,” këta të fundit “Bindu Zoti dhe
Pejgamberit Muhamed që është përfaqësuesi i tij në Tokë”. Siç shihen
ndryshimet ndërmjet këtyre dy feve janë thuajse të padukshme.
Megjithatë, të gjitha këto së bashku, kanë bërë të pamundurën të zhdukin
dhe harrohet feja jonë e thjeshtë, por aq njerëzore pagjanizmi. Të
parën, ata që sollën fenë katolike në Shqipëri ishin romakët. Vetëm në
Epir (Çamëri) ata dogjën 73 qytete, ndërsa më në veri të Ilirisë edhe
170 qytete të tjera. Mbas çdo shkatërrimi qyteti kanë rrëmbyer qindra
mijëra skllevër. Këto dihen, por tmerret e tyre kanë qenë edhe më të
mëdha.
P.s. Autori është anëtar i Akademisë së Shkencave të Ballkanit
Lexuesve të Floripress-it ju preferojmë ta lexojnë librin:
Cip Katalogimi në BK Tiranë
Ky është Profeti Muhamed (a.s.) -
i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin / red. Shefik Osmani. -
Tiranë : AIITC, 2007.
... f. ; ... cm
ISBN 978-99943-917-6-9
297.163 (092)
929(532.2) [Muhammed, Profet
Titulli i librit:
Ky është Profeti Muhamed (a.s.) - i dërguari i Zotit për mbarë njerëzimin
Këshilli botues:
Dr. Ramiz Zekaj
Prof. dr. Arian Kadiu
Bedri Telegrafi
Alban Kodra
Edvin Cami
Eris Koliqi
Redaktor: Prof. dr. Shefik Osmani
Recensent: Mr. Sulejman Osmani
Korrektor: Remzi Zeqja
Konceptimi grafik & faqosja: Aurora Shehu
Kopertina: Studio grafike “Elif“
Botimi i parë: © AIITC, 2007
ISBN : 978-99943-917-6-9
Rr. “Ali Demi”, Nr. 14, Kutia Postare : 2905
Tel : ++355 04 382 156 - Fax : ++355 04 340 089
E-mail : contact@aiitc.org
Site : http://www.aiitc.org
Shtypur në shtypshkronjën “MILENIUMI I RI”
Adresa: Rr. “Irfan Tomini”, Blloku i Vilave Selitë, Tiranë
Tel.: 00 355 4 255 522; Fax.:00 355 4 230 303,
Cel.: 068206465
A flet Bibla për profetin Muhamed?
Në fillim lind pyetja, “Pse mundohen muslimanët të thonë që Bibla flet për Muhamedin”, dhe pastaj, “A flet Bibla në të vërtetë për Muhamedin”. Ka disa arsye pse muslimanet përpiqen me çdo mundim të provojnë se Bibla flet për profetin Muhamed. Së pari sepse do ishte turp që asnjë libër të mos fliste më parë për ardhjen e profetit më të madh të njerëzimit (sipas muslimanëve), kur për profetë të tjerë kishte jo vetëm shkrime që flisnin për ta por edhe lajmëtarë që paralajmëruan ardhjen e tyre sic është rasti i profecive në Bibël për ardhjen e Jezusit dhe paralajmërimi nga Gjon Pagëzori për ardhjen e Tij. Së dyti është e rëndësishme që muslimanët të provojnë se Bibla flet për ardhjen e Muhamedit pasi vetë Kurani thotë që Jezusi foli për ardhjen e tij. Sura 61:6 Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: "O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!" E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: "Kjo është magji e hapët". Ngado që ta kapin mulsimanët, trillimet e Muhamedit dhe Kuranit bëjnë bllof. Së pari ata theksojnë me forcë që Bibla është e korruptuar, nga ana tjetër përpiqen të thonë se Bibla flet për Muhamedin. Por kjo shkon më tutje. Muhamedi tha që arabët ishin rraca e zgjedhur (Sura 3:110), por nga ana tjeter nuk dinë si të shpjegojnë faktin se të gjithë profetët ishin çifutë dhe shkuan tek populli i Izraelit. Asnjë prej profetëve të tjerë nuk ishte arab. Siç shikohet me llogjikë, nuk ka kuptim fare që Muhamedi të ketë qënë profet i Zotit të vërtetë apo që Bibla të flasë për të, megjithatë ne do të shikojmë disa nga referencat që muslimanët thonë që flasin për Muhamedin. Ligji i Përtërirë 18:15,18 Zoti, Perëndia yt, do të krijojë për ty një profet si unë në mes teje dhe vëllezërve të tu; atë keni për ta dëgjuar, unë do të nxjerr për ta një profet nga gjiri i vëllezërve të tyre dhe do të vë në gojën e tij fjalët e mia, dhe ai do t`u thotë atyre të gjitha ato që unë do t`i urdhëroj. Ky është një nga pasazhet që muslimanët pretendojnë se flet për Muhamedin. Ata që nuk dinë asgjë për Biblën edhe mund ta besojnë këtë përrallë, por ata që dinë diçka qeshin me një pretendim të tillë. Ky profet për të cilin flitet këtu, identifikohet si Jezusi tek Veprat 3:22. Jo vetëm kaq por Jezusi tha që Ai vetë ishte profeti për të cilin Moisiu shkroi: Gjoni 5:46,47 sepse nëqoftëse ju do t`i kishit besuar Moisiut, do të më besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua. Por nëqoftëse ju nuk u besoni shkrimeve të tij, si do t`u besoni fjalëve të mia?``. Megjithatë, vargu ku jepet kjo profeci tek Ligji i Përtërirë 18 (lexoni lart) thotë shumë qartë që ky profet do të vijë nga populli i Izraelit, jo nga arabët. Disa muslimanë kundërshtojnë duke thënë se shprehja “nga gjiri i vëllezërve të tyre” nuk do të thotë nga Izraeli, por nga pasardhësit e Ismaelit, dmth arabët. Sipas Biblës Abrahami kishte dy bij, Isakun dhe Ismaelin. Ismaeli u lind nga një marrëdhënie jashtë martese e Abrahamit dhe shërbëtoren e tij Hagar, kurse Isaku u lind nga premtimi i Perëndisë dhënë Abrahamit se Zoti do bekonte pasardhjen e tij nëpërmjet Isakut, prej nga vjen edhe Krishti. Duke qënë se Muhamedi e gjeti veten ngushtë duke qënë pasardhës i Ismaelit dhe jo Isakut, atëherë ai shpiku teorinë se Zoti i tha Abrahamit se do bekonte pasardhjen e tij nëpërmjet Ismaelit. Atëherë sipas disa muslimanëve meqënëse Ismaeli ishte gjysëm vëlla me Isakun (dhe çifutët janë pasardhës të Isakut), shprehja nga “gjiri i vëllezërve të tyre” do të thotë nga gjiri i Ismaelitëve, ose arabëve. Megjithë dëshirën e madhe që muslimanët kanë që ky të jetë interpretimi i saktë, faktet janë ndryshe. E njëjta shprehje që është përdorur tek LiP 18 “nga gjiri i vëllezërve të tyre” është përdorur një kapitull më parë LiP 17 në lidhje me caktimin e mbretit ku thuhet: Ligji i Përtërirë 17:14,15 Kur do të hysh në vendin që Zoti, Perëndia yt, po të jep dhe do ta shtiesh në dorë dhe do të banosh atje, në rast se do të thuash: "Dua të caktoj mbi mua një mbret ashtu si tërë kombet që më rrethojnë", do të caktosh mbi ty mbretin që Zoti, Perëndia yt, ka për të zgjedhur. Do të caktosh mbi ty një mbret të zgjedhur midis vëllezërve të tu; nuk mund të caktosh mbi ty një të huaj që të mos jetë vëllai yt. Pra, këtu shpjegohet qartë se mbreti që do të vinte nga gjiri i vëllezërve të tyre (çifutëve) duhet të ishte nga Izraeli, pa asnjë kundërshtim. Ismaeli nuk ishte Izraelit, e ëma e tij Hagar ishte Egjiptase, nuk ishin as e njëjta rracë. Prandaj, nuk ka mundësi që ky pasazh të flasë për ndonjë tjetër veç Jezusit, e jo më një arab. Për t’i vënë vulën kësaj pune Bibla thotë qartë se shkrimi i shenjtë u dha nëpërmjet judenjve (çifutëve, izraelitëve): Romakët 3:1,2 Cila është, pra, përparësia e Judeut, ose cila është dobia e rrethprerjes? E madhe në çdo mënyrë; para së gjithash sepse orakujt e Perëndisë iu besuan atyre. Pra, duket qartë që shkrimi nuk do të vinte nga asnjë popull tjetër përveç çifutëve, prandaj ai varg nuk ka si të flasë për Muhamedin. Pretendimi i dytë (se Bibla flet për Muhamedin) ka të bëjë me pasazhin tek Gjoni 14:16 Dhe unë do t`i lutem Atit dhe ai do t`ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju, që sipas mjaft muslimanëve, Jezusi këtu po flet për Muhamedin. Është interesante të shohësh hipokrizinë e muslimanëve në këtë pikë. Në rradhë të parë ata thonë që Bibla është e korrptuar, por papritmas ata gjetën një pasazh që nuk qënka korrptuar, dhe së dyti ata lënë pa lexuar vazhdimin e fjalisë (siç e shikoni nuk ka pikë në fund të fjalisë, por presje) që thotë: Frymën e së Vërtetës, që bota nuk mund ta marrë, sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh; por ju e njihni, sepse qëndron me ju dhe do të jetë në ju. Pra, për çdo njeri që di të lexojë të paktën sa një fëmijë i klasës së dytë, po të lexosh të gjithë fjalinë, Jezusi e përkufizoi se kush është ky ngushëllues, pra është Fryma e Shenjtë. Gjithashtu kjo duket qartë, pasi vargu thotë qartë që ky ngushëllues do qëndrojë gjithmonë me besimtarët, që padyshim nuk ka zbatim për Muhamedin pasi ai vdiq. Në pamundësi për të gjetur ndonjë varg në Bibël që flet për ardhjen e Muhamedit, dëshpërimi i muslimanëve bëhet aq i madh saqë shikon tentativa qesharake prej disa prej tyre për t’u munduar të na bindin se Bibla flet në të vërtetë për të. Në lidhje me këtë ata marrin fjalë të ndryshme nga Bibla dhe mundohen t’i përshtatin në Arabisht duke pretenduar se këto fjalë flasin për Allahun apo Muhamedin. Në rradhë të parë, Bibla u shkrua në Hebraisht dhe Greqisht dhe disa pjesë të vogla në Aramaisht. Asnjë nga këto gjuhë nuk ka ndonjë gjë të përbashkët me arabishten. Së dyti, ngjashmëri fjalësh në gjuhë të ndryshme nuk do të thotë domosdoshmërisht që fjalët janë të njëjta apo të lidhura disi. Psh. fjala bukë dhe book (në shqip dhe anglisht, respektivisht), megjithëse mund të shqiptohen gati njësoj apo të kenë shkronja të përbashkëta nuk do të thotë që këto fjalë janë të lidhura (book do të thotë libër). Madje, edhe fjalë të njëjta në gjuhë të ndryshme nuk do të thotë se kanë të njëjtin kuptim. Psh. fjala bar në shqip do të thotë bimë që rritet mbi dhe, kurse në anglisht do të thotë copë, psh një copë druri, një copë metali, një copë sapun, etj. Kështu që të marrësh disa fjalë nga Bibla që kanë 2-3 bashtingëllore të përbashkëta me një fjale arabisht, nuk do të thotë që fjalët kanë lidhje. Eshtë vërtetë qesharake të shikosh përpjekjet e disa muslimanëve me lojëra të tilla fjalësh. Në qoftë se Zoti i vërtetë do kishte dërguar Muhamedin si profetin e tij të fundit për njerëzimin, jua premtojmë se do kishte prova të forta për këtë, jo lojra kalamajsh apo manipulime fëmijënore. Atëherë, a do të thotë kjo që Bibla nuk flet fare për profetin Muhamed? Padyshim që jo. Megjithëse Bibla nuk e përmend me emër Muhamedin ajo flet shume qartë për të. Shikoni vargjet më poshtë: Mateu 24:24-26 Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrrekulli të tilla aq sa t`i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit. Ja, unë ju paralajmërova. Pra, në qoftë se ju thonë: "Ja, është në shkretëtirë", mos shkoni atje: "Ja, është në dhomat e fshehta", mos u besoni. Gjithashtu, 1Gjonit 4:1-3 Shumë të dashur, mos i besoni çdo frymë, por i vini në provë frymërat për të ditur nëse janë nga Perëndia, sepse shumë profetë të rremë kanë dalë në botë.Nga kjo mund të njihni Frymën e Perëndisë: çdo frymë që rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur në mish, është nga Perëndia. Dhe çdo frymë që nuk rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur në mish, nuk është nga Perëndia; dhe kjo është fryma e antikrishtit që, siç e keni dëgjuar se vjen; dhe tashmë është në botë. Tek referenca e parë, nga Mateu 24, Jezusi paralajmëron dishepujt e tij për profetet e rremë, dhe në vargun 26 ai jep dy cilësi specifike, e para që ndodhet “në shkretëtirë”, dhe e dyta në “dhomat e fshehta”. Shkretëtira përkufizon vend ndodhjen gjeografike duke folur për shkretëtirën e madhe atë të Arabisë, dhe “dhomat e fshehta” flasin për shpellat ku Muhamedi kishte vegimet. Atëherë a flet Bibla për profetin Muhamed? Bibla flet qartë fare. Sipas Biblës ai është një profet i rremë. Jezusi na paralajmëroi për të 600 vjet para ardhjes së tij. Në qoftë se Muhamedi është profet i vërtetë si shpjegohet që ai nuk paralajmëroi ndjekësit e tij për të tëra ato gjëra që shumë prej tyre do bënin në emër të tij? Shumë terroristë muslimanë sot bëjnë akte terroriste në emër të Muhamedit dhe të Kuranit. Nëse Muhamedi ishte profet i vërtetë pse nuk i tha ai ndjekësve të tij që njerëz të tillë do të vinin dhe do të bënin gjëra të tmerrshme në emër të tij dhe të Kuranit? Jezusi nga ana tjetër e parashikoi një gjë të tillë dhe paralajmëroi dishepujt. Nuk kemi parë deri tani asnjë provë nga komuniteti islamik se Bibla flet për Muhamedin si profet i Zotit, përveç vargjeve që flasin qartë se ai ishte një profet i rremë. Kuptohet që çdo njeri do të vendosë vetë nëse do të besojë Biblën ose jo, por të paktën shpresojmë të kemi sqaruar në këtë artikull se Bibla nuk thotë asgjëkundi se Muhamedi është profet i Zotit, në të kundërt e quan atë profet të rremë. Përgjegjësia bie mbi ne të vendosim se cilin do të besojmë, Jezusin apo Muhamedin, Biblën apo Kuranin, por nuk mund t’i besojmë të dyja sepse nuk janë njësoj, nuk predikojnë të njëjtat gjëra dhe nuk flasin për të njëjtin Zot. Zoti ju bekoftë.
|
Qëndrimi i profetit MUHAMED ndaj krishterëve
Edhe përpos kontradiktave aktuale të Lindjes myslimane dhe Perëndimit krishterë, e njohur për ne si “konflikt civilizimesh”, të dhënat materiale dhe historike që nga kohërat sa ishte gjallë hasreti MUHAMEDI, tregojnë krejtësisht një qëndrim shumë më tolerant dhe tejet miqësorë ndaj pjesëtarëve të këtij religjioni në përgjithësi, si dhe ndaj thelbit të filozofisë religjioze krishtere në veçanti.
Shikuar në bërthamën e filozofisë dhe ideologjisë të të gjitha religjioneve monoteiste gjatë historisë, në asnjërin prej tyre nuk mund të hasësh në ndonjë predikim apo pasus të shkruar që tregon mungesë tolerancë dhe armiqësi ndaj konfesioneve dhe grupeve tjera fetare.
Në anën tjetër, realiteti i pamohueshëm praktik na tregon krejtësisht një eksperiencë të kundërt. Dihet nga historia se në emër të besimeve dhe të feve, ndërmjet popujve dhe civilizimeve të ndryshme, janë bërë shumë luftëra dhe krime, shumë komplote dhe gjakderdhje. Bazuar në mjaft të dhëna të dëshmive historike që ne kemi sot, lirisht mund të konstatohet se këto përleshje, nën petkun e motivit religjioz, realisht kanë pasur karakter tërësisht klasor dhe politik duke ndikuar kështu edhe në rrjedhat globale të raporteve interkontinentale dhe ndërcivilizuese.
Këso konflikte fetare, ka pasur mjaft, po ne do të ndalemi kryekëput te raportet e dy religjioneve që sot konsiderohen si më të mëdha në botë, ISLAMIT dhe KRISHTERIMIT, e që janë religjione që e ndërtojnë edhe besimin multi fetar të popullit tonë shqiptar.
Islami dhe krishterimi si dy fe miqësore
Shpesh herë qëllimisht nga historia është keç treguar qëndrimi që profeti Muhamed kishte ndaj të krishterëve. Mite dhe legjenda të tepërta qëllimkëqija e kanë mbuluar këtë qëndrim. E vërteta e zbuluar nga dokumentet më të hershme historike e tregon të kundërtën. Profeti Muhamed jo vetëm që nuk kishte ndonjë qasje armiqësore ndaj tyre por përkundrazi i kishte trajtuar me dashamirësi dhe afërsi.
Ata dijetarë dhe studiues të mirëfilltë dhe neutral të këtyre dy feve, e dinë mirë se, që nga fillëzënia e parë e tyre, krishterimi dhe islami kurë nuk kanë qenë fe kontradiktore, por, përkundrazi, i kanë pasur shumë elemente të ngjashme në mes tyre.
Historia e shkruar e zhvillimit të fesë islame, me pietet dhe respekt të veçantë i kujton vitet e para të predikimit të kësaj feje dhe peripecitë e besimtarëve që atëbotë e kishin pranuar islamin, përballë ndjekjeve të bashkëvendësve të tyre që kishin besimin zyrtar në idhuj dhe toteme (totemizëm).
Nga dhuna e paparë fizike që i ushtrohej myslimanëve të parë që kishin pranuar islamin, me urdhrin e Muhamedit a.s., më vitin 615 të e.s., shumica prej tyre, gjejnë strehim në Abesini (Etiopia e sotme) ku sundonte mbreti krishterë Negusi, i cili, jo vetëm se i ofroi azil këtyre emigrantëve myslimanë që kishin ikur prej dhunës nga vendi i tyre, por edhe i mori nën mbrojtje zyrtare mbretërore.
Përveç kësaj ngjarje historike të raporteve tejet të mira ndërfetare në mes të myslimanëve të parë dhe një mbreti krishterë, në vazhdim do t’ua prezantoj një letër si dëshmi materiale (e shkruar në origjinale), të cilën Profeti e kishte adresuar murgjve të Manastirit të Shën Katerinës.
Kjo letër e dërguar në adresë të këtij manastiri mban datën e vitit 628.
"Ky është një mesazh nga Muhamed ibn Abdullah, si një pakt për ata që mbajnë Krishterimin, pranë dhe larg, ne jemi me ta. Me të vërtetë unë, shërbëtorët, ndihmuesit, dhe ndjekësit e mi i mbrojnë ata, sepse kristianët janë qytetarët e mi; dhe për Allah, unë jam gjithmonë kundër çdo gjëje që i dëshpëron ata. Asnjë lloj detyrimi nuk duhet të ketë mbi ta. As gjykatësit e tyre nuk do të hiqen nga puna dhe as murgjërinë nga manastiret e tyre. Asnjë nuk lejohet që të shkatërrojë një shtëpi të besimit të tyre, ta dëmtojë atë, apo të marrë ndonjë gjë nga ajo për tek shtëpitë e myslimanëve. Në qoftë se ndonjë merr ndonjë nga këto, ai do të shkelë paktin e Zotit dhe nuk i bindet profetit të Tij. Me të vërtetë, ata janë aleatët e mi dhe kanë statutin tim të sigurt kundër çdo gjëje që ata urrejnë. Asnjë nuk do t'i detyrojë ata që të udhëtojnë apo t'i obligojnë për luftë. Myslimanët duhet të luftojnë për ta. Në qoftë se një femër krishtere martohet me një mysliman, kjo nuk duhet të ndodhë pa aprovimin e saj. Ajo nuk duhet të ndalohet të vizitojë kishën e saj për t'u lutur. Kishat e tyre duhet të respektohen. Atyre nuk duhet t'u ndalohet riparimi i tyre as shenjtërimi i pakteve të tyre. Asnjë njeri nga ymmeti (bashkësia myslimane) nuk duhet të shkelë këtë pakt deri në Ditën e Kiametit (fundi i botës)."
Një shembull të një tolerance dhe respekti në mes të këtyre dy feve, patjetër se e kemi si unikat në botë edhe te ne shqiptarët. Kurrë në historinë tonë kombëtare nuk ka ekzistuar ndonjë konflikt ndërfetar me përmasa të mëdha, por, përkundrazi, jemi të njohur për një respekt, mirëkuptim dashuri dhe konsideratë të ndërsjellët fetar. Një qëndrim të tillë human, të drejtë e zemërmirë bota nuk ka parë në asnjë rast tjetër. Nga një sjellje e tillë bujare mund të mësojnë edhe sot mjaft shtete e shoqëri duke filluar nga Evropa, Amerika dhe gjithë bota...
Adnan Abrashi
Shikuar në bërthamën e filozofisë dhe ideologjisë të të gjitha religjioneve monoteiste gjatë historisë, në asnjërin prej tyre nuk mund të hasësh në ndonjë predikim apo pasus të shkruar që tregon mungesë tolerancë dhe armiqësi ndaj konfesioneve dhe grupeve tjera fetare.
Në anën tjetër, realiteti i pamohueshëm praktik na tregon krejtësisht një eksperiencë të kundërt. Dihet nga historia se në emër të besimeve dhe të feve, ndërmjet popujve dhe civilizimeve të ndryshme, janë bërë shumë luftëra dhe krime, shumë komplote dhe gjakderdhje. Bazuar në mjaft të dhëna të dëshmive historike që ne kemi sot, lirisht mund të konstatohet se këto përleshje, nën petkun e motivit religjioz, realisht kanë pasur karakter tërësisht klasor dhe politik duke ndikuar kështu edhe në rrjedhat globale të raporteve interkontinentale dhe ndërcivilizuese.
Këso konflikte fetare, ka pasur mjaft, po ne do të ndalemi kryekëput te raportet e dy religjioneve që sot konsiderohen si më të mëdha në botë, ISLAMIT dhe KRISHTERIMIT, e që janë religjione që e ndërtojnë edhe besimin multi fetar të popullit tonë shqiptar.
Islami dhe krishterimi si dy fe miqësore
Shpesh herë qëllimisht nga historia është keç treguar qëndrimi që profeti Muhamed kishte ndaj të krishterëve. Mite dhe legjenda të tepërta qëllimkëqija e kanë mbuluar këtë qëndrim. E vërteta e zbuluar nga dokumentet më të hershme historike e tregon të kundërtën. Profeti Muhamed jo vetëm që nuk kishte ndonjë qasje armiqësore ndaj tyre por përkundrazi i kishte trajtuar me dashamirësi dhe afërsi.
Ata dijetarë dhe studiues të mirëfilltë dhe neutral të këtyre dy feve, e dinë mirë se, që nga fillëzënia e parë e tyre, krishterimi dhe islami kurë nuk kanë qenë fe kontradiktore, por, përkundrazi, i kanë pasur shumë elemente të ngjashme në mes tyre.
Historia e shkruar e zhvillimit të fesë islame, me pietet dhe respekt të veçantë i kujton vitet e para të predikimit të kësaj feje dhe peripecitë e besimtarëve që atëbotë e kishin pranuar islamin, përballë ndjekjeve të bashkëvendësve të tyre që kishin besimin zyrtar në idhuj dhe toteme (totemizëm).
Nga dhuna e paparë fizike që i ushtrohej myslimanëve të parë që kishin pranuar islamin, me urdhrin e Muhamedit a.s., më vitin 615 të e.s., shumica prej tyre, gjejnë strehim në Abesini (Etiopia e sotme) ku sundonte mbreti krishterë Negusi, i cili, jo vetëm se i ofroi azil këtyre emigrantëve myslimanë që kishin ikur prej dhunës nga vendi i tyre, por edhe i mori nën mbrojtje zyrtare mbretërore.
Përveç kësaj ngjarje historike të raporteve tejet të mira ndërfetare në mes të myslimanëve të parë dhe një mbreti krishterë, në vazhdim do t’ua prezantoj një letër si dëshmi materiale (e shkruar në origjinale), të cilën Profeti e kishte adresuar murgjve të Manastirit të Shën Katerinës.
Kjo letër e dërguar në adresë të këtij manastiri mban datën e vitit 628.
"Ky është një mesazh nga Muhamed ibn Abdullah, si një pakt për ata që mbajnë Krishterimin, pranë dhe larg, ne jemi me ta. Me të vërtetë unë, shërbëtorët, ndihmuesit, dhe ndjekësit e mi i mbrojnë ata, sepse kristianët janë qytetarët e mi; dhe për Allah, unë jam gjithmonë kundër çdo gjëje që i dëshpëron ata. Asnjë lloj detyrimi nuk duhet të ketë mbi ta. As gjykatësit e tyre nuk do të hiqen nga puna dhe as murgjërinë nga manastiret e tyre. Asnjë nuk lejohet që të shkatërrojë një shtëpi të besimit të tyre, ta dëmtojë atë, apo të marrë ndonjë gjë nga ajo për tek shtëpitë e myslimanëve. Në qoftë se ndonjë merr ndonjë nga këto, ai do të shkelë paktin e Zotit dhe nuk i bindet profetit të Tij. Me të vërtetë, ata janë aleatët e mi dhe kanë statutin tim të sigurt kundër çdo gjëje që ata urrejnë. Asnjë nuk do t'i detyrojë ata që të udhëtojnë apo t'i obligojnë për luftë. Myslimanët duhet të luftojnë për ta. Në qoftë se një femër krishtere martohet me një mysliman, kjo nuk duhet të ndodhë pa aprovimin e saj. Ajo nuk duhet të ndalohet të vizitojë kishën e saj për t'u lutur. Kishat e tyre duhet të respektohen. Atyre nuk duhet t'u ndalohet riparimi i tyre as shenjtërimi i pakteve të tyre. Asnjë njeri nga ymmeti (bashkësia myslimane) nuk duhet të shkelë këtë pakt deri në Ditën e Kiametit (fundi i botës)."
Një shembull të një tolerance dhe respekti në mes të këtyre dy feve, patjetër se e kemi si unikat në botë edhe te ne shqiptarët. Kurrë në historinë tonë kombëtare nuk ka ekzistuar ndonjë konflikt ndërfetar me përmasa të mëdha, por, përkundrazi, jemi të njohur për një respekt, mirëkuptim dashuri dhe konsideratë të ndërsjellët fetar. Një qëndrim të tillë human, të drejtë e zemërmirë bota nuk ka parë në asnjë rast tjetër. Nga një sjellje e tillë bujare mund të mësojnë edhe sot mjaft shtete e shoqëri duke filluar nga Evropa, Amerika dhe gjithë bota...
Adnan Abrashi
Ramush Haradinaj do të shpallet i pafajshëm
Rigjykimi ndaj kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe njëherësh ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt fillon këtë javë, pas një zvarritjeje të gjatë. Në një prononcim për mediet, avokati Michael O’Railly është i bindur se Haradinaj do të shpallet i pafajshëm. Ai shpreson se beteja e dytë e liderit të AAK-së me Hagën do të përfundojë në nëntor ose dhjetor.
“Ramush Haradinaj do të shpallet i pafajshëm”, citohet të ketë thënë O'Railly, të dielën në një prononcim përmes telefonit. Avokati O’Railly thotë se nuk ka asnjë fakt që implikon Ramush Haradinaj në akuzat për të cilat pretendon Prokuroria e Tribunalit.
“Nuk besoj se ka ndonjë fakt kundër tij, për shkak se të gjitha faktet në gjykimin e parë kanë treguar se nuk ka fakte kundër tij dhe se sjellja e tij gjatë gjithë kohës ka qenë shembullore, jashtëzakonisht e mirë. Nuk ka asnjë fakt të vetëm që ai është sjellë keq lidhur me ndonjë nga incidentet që përmenden në aktakuzë”, ka thënë ai.
Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) për Zonën Operative të Dukagjinit do të rigjykohet sërish në Tribunalin e Hagës. Seanca e parë e procesit gjyqësor mbahet këtë të enjte. Një ditë më herët, të mërkurën, mbahet e ashtuquajtura konferencë paragjyqësore, në të cilën mund të jepen hollësi për numrin e dëshmitarëve që mund t’i sjellë Prokuroria.
Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj do të gjykohen në Hagë për herë të dytë, gjë që nuk ka ndodhur me asnjë rast tjetër në Tribunalin e themeluar nga Kombet e Bashkuara.
Rreth dy vjet e gjysmë pasi ishte shpallur i pafajshëm nga gjitha akuzat për krime lufte, Haradinaj sërish ka udhëtuar vullnetarisht në Hagë, për rigjykim. Ai ndodhet në qendrën e paraburgimit që nga 21 korriku 2010.
Rrugëtimi i liribërësve të Kosovës ..
Po botojmë të plotë shkrimin e publicistës së mirënjohur nga Çarrabregu i Deçanit ,kolonel Fitnete Ramosaj:
Nga Flori Press ..
************
Liria e Kosovës përmbledh në vete përpjekjet, flijimet sublime dhe sakrificat shekullore të popullit shqiptar për liri e pavarësi. Padyshim se periudha më meritore është ajo e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila me flijimet dhe përpjekjet e gjithanshme të këtij populli, mileniumin e dytë e kurorëzoi me fitoren e lirisë.
Nga Flori Press ..
Heroizmi vetëflijues i djemve liridashës…
Në historinë jo të largët të UÇK-së, një kapitull të veçantë zë edhe furnizimi me armë, ku vetëm në kufirin e dhunshëm shqiptaro-shqiptar ranë për të mos vdekur kurrë shumë prej luftëtarëve më të mirë. Edhe pse të ndodhur përballë forcave të shumta pushtuese serbe, të koncentruara përgjatë gjithë brezit kufitar me qëllim të ndërprerjes së furnizimit me armë që ishte aorta kryesore e luftës sonë, liribërësit nuk e ndalën rrugëtimin për asnjë çast, edhe pse ishin të vetëdijshëm se në çdo hap i priste vdekja. E këtillë është rënia e Luan Haradinajt, pastaj rënia e 23 luftëtarëve nga Hereqi e Sllupi, të atyre nga Prejlepi, Raushiqi, rënia e komandant Mujë Krasniqit me 35 bashkëluftëtarë, rënia e 21 të tjerëve në Bishtazhin, Goden e Rogovë të Hasit në krye me komandantët Agim Zenelin - “Cergashin” e Agron Ramën, rënia e të tjerëve në Bjeshkë të Belegut e në dhjetëra raste të tjera...
Por lufta kërkonte armë, kërkonte barot, kërkonte flijime mbinjerëzore, e heroizmi vetëflijues djemve liridashës nuk u mungoi kurrë. Edhe përkundër rënieve të lavdishme, edhe përkundër rreziqeve të mëdha nëpër të cilat detyroheshin të kalonin, hapën shtigje e rrugë të reja për t’ua shtuar shokëve barotin, për t’ia shtuar një pushkë më shumë luftës për liri, të bindur se ai që bie për atdhe gjaku nuk i humb kurrë. E të këtillë janë edhe katërmbëdhjetë dëshmorët e rënë në krye të detyrës dhjetë vjet më parë në Shishmon të Bokës.
Drejt Kosovës...
Meqë në Zonën Operative të Dukagjinit edhe gjatë periudhës së dimrit asnjëherë nuk kishte ndërprerje të luftimeve kundër forcave serbe, përballja me mungesën e municionit e teknikës luftarake ishte e pashmangshme. Aq më tepër kur në prak të fillimit të stinës së re, forcat pushtuese serbe veç kishin bërë lëvizjet dhe përgatitjet e duhura për një ofensivë të re kundër zonave të luftës dhe kundër gjithë Kosovës.
Për këtë arsye, më 17 mars 1999, grupi i luftëtarëve i përbërë nga Naim Avdiu (Lata), Besim Rama, Canë Demiraj - “Korabi”, Bashkim Lokaj, Naman Demolli etj., meqë ishin njohës të mirë të terrenit të brezit kufitar, dhe iu kishte rënë shpesh herë të shkelin edhe rrugë të pashkelura nëpër atë terren, urdhërohen nga Komanda e Zonës Operative të Dukagjinit që të kalojnë nga vijat e luftës në Dukagjin për në Shqipëri për të sjellë një kontigjent armatimi dhe për të shoqëruar një grup luftëtarësh vullnetarë që kishin një kohë të gjatë që po pritnin për të hyrë në Kosovë, madje kishin tentuar të hyjnë disa herë, por pa sukses. Më 22 mars 1999, kjo njësi niset drejt Kosovës. Në brezin kufitar në drejtim të Padeshit hasin në fushë të minuar. Aty plagosen lehtë disa luftëtarë. Meqë depërtimi në atë drejtim ishte i pamundur, detyrohen të kthehen prapa për të gjetur rrugë të re.
Beteja heroike te “Livadhet e Gjata”
Më 28 mars, grupi i përbërë prej dyzet e katër luftëtarëve tejet të përgatitur, të pajisur mirë me armatim modern të paparë deri atëherë në frontet e luftës, niset sërish nga Vlana e Shqipërisë për të marshuar drejt Kosovës, edhe pse e dinin se në brezin kufitar, sidomos pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s ishin përqendrur forca të shumta serbe me arsenal të rëndë luftarak. Kishin kaluar kufirin. Kishin hyrë brenda në thellësi të territorit të Kosovës, të lodhur e të rraskapitur nga pesha e rëndë e rruga e gjatë dhe e mundimshme, plot të papritura. Mesnatën e kishin lënë pas. Diku rreth orës 02.15 minuta të 29 marsit, në vendin e quajtur te “Livadhet e Gjata” mbi Shishman të Bokës, në një pozicion mjaft të papërshtatshëm për luftime, ndeshen në pritën e forcave serbe, të ngritur “ad hoc” mbase vetëm disa orë më parë enkas për ta... Krahas forcave ushtarake serbe thuhet se kanë marrë pjesë edhe e ashtuquajtura “polici lokale” e Serbisë, që në këtë anë drejtohej nga famëkeqi Muharrem Ibraj... Të gjendur në mes të zjarrit të gërshetuar të mitralozëve të rëndë, në një përleshje të rreptë e të pabarabartë, në një luftë mbinjerëzore bien heroikisht katërmbëdhjetë luftëtarë të lirisë e njëmbëdhjetë të tjerë plagosen rëndë e lehtë.
Bashkërisht e shkruan historinë me një vetëflijim të pashembullt
Shumica prej të rënëve e kishin mbushur vitin nëpër fronte të ndryshme të luftës, ishin dalluar e kishin bërë emër në beteja të njëpasnjëshme, shumë prej tyre plagët ua kishin hijeshuar shtatin në beteja të rrepta frontale në Zonën e Dukagjinit, të Drenicës e të Pashtrikut. Por këtë ditë, në momentet më të vështira për popullin dhe fatet e luftës çlirimtare, Armend Qymyri, Besim Rama, Bujar Syla, Bujar Shala, Florim Sejdija, Ibrahim Asllani, Jahja Danuza, Jashar Jashari, Kadri Berisha, Mehdi Zabeli, Mon Maçi, Naim Avdiu-Lata, Nuhi Elezaj e Xhemajl Avdullahu po e shkruanin bashkërisht historinë me një luftë të jashtëzakonshme, me një vetëflijim të pashembullt...
· ARMEND (SEFEDIN) QYMYRI
- u lind më 8 shtator të vitit 1976 në një familje bujare në Gjakovë. Si i ri mori pjesë në të gjitha demonstratat gjithëpopullore të viteve ’89 - ’91 në Gjakovë e më gjerë. Radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu bashku më 2 korrik të vitit 1998 në fshatin Nec të Gjakovës, ku bënte pjesë në njësinë e luftëtarit të njohur të UÇK-së, komandant Shaban Golës. Aty qëndroi deri në rënien heroike të Shabanit. Pas kësaj, Armendi kalon në Shqipëri, prej nga disa herë u kthye për të ndihmuar popullatën civile të përndjekur nga pushtuesit serbë. Në një aksion të tillë Armendi plagoset në këmbë dhe në krahëror, prandaj detyrohet të shtrohet për shërim në spitalin e Shkodrës e në atë të Tiranës. Menjëherë pas shërimit, në momentet më të vështira për Kosovën, vendosë të kthehet në frontet e luftës. Në këtë përpjekje, më 29 mars 1999, bie dëshmor për të mos u harruar kurrë.
· BESIM (ALI) RAMA
- u lind më 6 korrik të vitit 1963 në fshatin Batushë të Gjakovës, në një familje atdhetare. Gjatë viteve të ‘90-ta, dënohet me 2 vjet burgim për shkak se në shtëpinë e tij policia serbe kishte gjetur armë. Edhe shumë herë të tjera u keqtrajtua rëndë nga organet e sigurimit serb. Prandaj, që në muajin prill të vitit 1998, inkuadrohet në radhët e UÇK-së në Shtabin e Smolicës, ku bënte pjesë në Njësinë Speciale, ku mori pjesë në luftime të rrepta në Smolicë, Dobrosh e Junik. Disa herë mori pjesë edhe në sulme guerile kundër forcave serbe të pozicionuara në Batushë e Koshare. Pas rënies së Junikut, në gusht të vitit 1998, Besim Rama kalon në Shqipëri, ku pa vonuar kthehet në Kosovë dhe sistemohet në kuadër të Brigadës 134 “Bedri Shala” në fshatin Qëndresë (ish-Ratishë). Në bazë të veprimtarisë së palodhshme, sakrificës dhe guximit të pashembullt, caktohet komandant i Njësisë Speciale të kësaj brigade. Besim Rama mori pjesë në dhjetëra aksione guerile të kryera në prapavijë të armikut, në rajonin e Rekës së Keqe. Do të udhëheqë dhjetëra rrugë për furnizim deri në brezin kufitar dhe anasjelltas, por do të jetë edhe në ballë të betejave të njëpasnjëshme frontale. Në muajin mars, Besimi caktohet nga Komanda e ZOD-it që me disa bashkëluftëtarë të tjerë të kalon nga Qëndresa në Shqipëri për të sjellë armatim dhe vullnetarë të rinj. Ky ishte rrugëtimi kur në të kthyer bien në pritën e forcave pushtuese serbe, duke pasur një rënie madhështore për lirinë e Kosovës, pasi e pagoi veten shumëfish. Besimi ishte i martuar dhe la pas vetes pesë fëmijë, tre djem e dy vajza.
· BUJAR (BEQIR) SHALA
- u lind më 20 mars të vitit 1978 në fshatin Rashiq të Pejës, në një familje atdhetare që gjithnjë ishte halë në sy të regjimit serb, e cila herë pas here u bastis e u keqtrajtua. Menjëherë pas Betejës së 24 marsit ’98, Bujari mobilizohet në radhët e UÇK-së në Shtabin e Gllogjanit, ku bashkë me disa bashkëluftëtarë kryen edhe stërvitjet ushtarake nën komandën e komandantit Bedri Shala (dëshmor). Në radhët e UÇK-së ishin të mobilizuar familjarisht. Në prill të vitit 1998, derisa gjendej në Gllogjan, merr pjesë në betejat e rrepta të zhvilluara në Baballoç e Gramaçel. Pas kësaj kohe, Bujari me disa bashkëfshatarë të tij urdhërohet që të kthehet në fshatin Rashiq dhe të ndihmojë mobilizimin. Një herë kishte qenë edhe për furnizim me armë. Në kuadër të shtabit lokal të fshatit do të veprojë si pjesëtar i njësisë speciale, e cila intervenonte në vija të luftës, ku paraqitej nevoja. Mori pjesë në luftimet e zhvilluara në Loxhë, Gllogjan, Bokshiq, Kijevë, Kryshec, te Përroi i Gërvallës, Vranoc, Bokshiq, Raushiq etj. Bujar Shala bie heroikisht më 29 mars 1999 në Shishmon të Bokës.
· BUJAR (ESAT) SYLA
- u lind më 14 nëntor 1974 në Gjakovë, në një familje të përndjekur nga regjimi serb. Si nxënës i shkollës së mesme ishte pjesëmarrës në demonstratat gjithëpopullore të viteve 1989-1991. Bujar Syla ndërpreu studimet e larta, Dega e Veterinarisë që po i vazhdonte në Institutin e Bujqësisë në Tiranë. Nuk mund të rrinte duarkryq kur populli i vet po i nënshtrohej dhunës, masakrave e terrorit të shfrenuar serb. Prandaj, lë në gjysmë vitin e katërt të studimeve dhe u bashkohet radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sistemohet në kuadër të Brigadës 134 “Bedri Shala”. Kryen stërvitjen në Vlanë dhe më 28 mars nisen drejt Kosovës. Kalojnë kufirin e dhunshëm ndërshqiptar, ku ishin stacionuar forcat më elite të Serbisë e mbetjes jugosllave. Arrijnë deri në Shishmon të Bokës, ku në një përballje të pabarabartë bien për të mos vdekur kurrë.
· FLORIM (ELEZ) SEJDIJA
- u lind më 2 qershor 1976 në fshatin Smolicë të Gjakovës, në një familje atdhetare e cila u trajtua egërsisht gjatë regjimit komunist serbosllav. Axha i dëshmorit, Hasan Sejdija, kundërshtar i regjimit që po instalohej në Kosovë, në vitin 1947, kapet nga ushtria jugosllave. Atë, thanë se e dërguan në burg në Maqedoni, por familja e tij kurrë më nuk pati as gjurmë, as shenjë. Një vit më vonë, tërë familjen ia burgosin duke e mbajtur në burgun e instaluar në Brovinë. Florimi si student i Elektroteknikës, duke e parë dhe vlerësuar drejt gjendjen në të cilën gjendej Kosova, lë studimet dhe radhitet në radhët ilegale të UÇK-së, në njësitin e Smolicës, qysh më 10 shkurt të vitit 1998. Vazhdimisht kryen detyra të furnizimit armë. Pas daljes haptazi, në prill të vitit ’98, caktohet komandant i Njësisë Speciale pranë Shtabit të Smolicës. Këso kohe Smolica ishte bërë qendër e njohur e luftës dhe qëndresës, ku për pesë muaj me radhë forcat serbe edhe pse përdorën tërë makinerinë e rëndë dhe njësitë më të përgatitura ushtarake, policore e paramilitare, nuk mundën ta thyejnë qëndresën e luftëtarëve të lirisë. Aty u shquan edhe luftëtarët tani dëshmorë si: Florim Sejdija, komandanti Agron Rama, Sejdi Rama, Naim Lata, Burim Hamza, Avdyl Tahiri, Fetah Krasniqi etj. Mori pjesë në të gjitha luftimet e zhvilluara në Rekë të Keqe. Florimi me njësinë e tij për një kohë stacionohet në Nec të Gjakovës, ku ndërmerr aksione të shumta kundër forcave serbe, aksione për minimin e rrugëve si në Smolicë, Nec, Shishman, ku kolonat e motorizuara serbe disa herë patën humbje të mëdha. Gjithnjë u dallua për luftë të pa kompromis kundër pushtuesve serbë, deri në rënien e lavdishme.
· IBRAHIM (KADRI) ASLLANI
- u lind më 5 korrik të vitit 1973 në fshatin Devë të Gjakovës, në një familje atdhetare, anëtarët e të cilës shpesh herë u keqtrajtuan e burgosën nga regjimet serbe. Ibrahimi inkuadrohet në radhët e UÇK-së në Shtabin e Smolicës qysh më 10 mars të vitit 1998. Më vonë, në Nec emërohet komandant togu. Mori pjesë në të gjitha luftimet e zhvilluara në Rekë të Keqe deri më 2 gusht 1998. Ibrahimi luftoi e veproi me vetëmohim në kuadër të Brigadës 134 “Bedri Shala”, duke marrë pjesë në furnizim me armë nga Shqipëria, por edhe në luftime frontale e aksione guerile. Bie për të mos vdekur kurrë më 29 mars, së bashku me 13 dëshmorë të tjerë.
· JAHJA (REHAN) DANUZA
- u lind më 27 prill 1971 në Rahovec, në një familje atdhetare e cila në disa gjenerata ishte angazhuar aktivisht në ngjarjet e kohës për liri e çlirim. Më 3 maj 1998 kyçet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pikërisht në Shtabin e Rahovecit, të cilin e drejtonte komandanti i shquar i UÇK-së dëshmori Xhelal Hajda – “Toni”, fillimisht duke u angazhuar në furnizimin me armë nga Shqipëria. Ka marrë pjesë në betejën e Vrajnstenës, përkatësisht në marrjen e Rahovecit më 17 korrik 1998 dhe në të gjitha frontet tjera në këtë anë. Luftoi e veproi në kuadër të Shtabit “Arti” derisa u detyruan të tërhiqen në drejtim të maleve të Izbishtit e Retisë. Në fund të gushtit detyrohet të kalojë në Shqipëri. Prej andej kalon në Zvicër. Ndërgjegjja nuk e linte të qetë të qëndronte larg Kosovës që po digjej në flakët e luftës. Kthehet në Shqipëri dhe bashkë me 43 bashkëluftëtarë niset drejt Kosovës, për të rënë heroikisht në Shishmon të Bokës.
· JASHAR (ZEJNULLAH) JASHARI – KOMANDANT “DURAKU”
- u lind më 16 shkurt të vitit 1962 në fshatin Strofc të Vushtrrisë, në një familje të njohur atdhetare, e cila kishte dhënë dëshmorë edhe në vitin 1945, kur gjyshi i dëshmorit luftoi përkrah Shaban Polluzhës. Jashari në vitin 1981 u burgos për shkak të pjesëmarrjes në demonstrata. Kurrë nuk u përkul para shtypjes së regjimit pushtues serbo-jugosllav. Në vitin 1990 kishte emigruar në Holandë, e prej andej dy vjet më vonë kaloi në Gjermani ku ishte bashkë me familje. Ndër të parët la mërgimin dhe iu bashkua radhëve çlirimtare në Kosovë. Më 8 mars 1998, arriti në Tiranë, për të hyrë në Kosovë vetëm katër ditë më vonë. Që nga ai moment mori pjesë në luftime të rrepta e të njëpasnjëshme në Zonën Operative të Drenicës. Jashar Jashari, i njohur me nofkën e luftës “Duraku” ishte komandant në Shtabin e Çiçavicës. Para ofensivës së shtatorit 1998 shkoi për armatim në Shqipëri, që ishte aq i domosdoshëm, ku qëndroi deri më 28 mars 1999, gjithnjë duke punuar në organizimin dhe mobilizimin e rekrutëve të rinj në Kalimash. Në çastet më të vështira ishte nisur drejt Kosovës, për të pasur një rënie të lavdishme dhëmbë për dhëmbë me forcat pushtuese serbe së bashku me 13 bashkëluftëtarët tjerë. Gjithë familja Jashari ishin të mobilizuar në luftë, kush me pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në vijat e frontit e kush me angazhim maksimal për sigurimin e ndihmave dhe armatimit për luftën. Kjo familje lirisë së atdheut ia fali dy dëshmorë Jashar Jasharin dhe vëllanë e tij Januzin. Ka lënë pas vetes gjashtë fëmijë: dy djem e katër vajza.
· KADRI (MUHAMET) BERISHA
- u lind më 28 prill të vitit 1966, në fshatin Pozhar të Deçanit, në familjen e Demë Ali Pozharit, e cila më shumë se një shekull, brez pas brezi, qëndroi në ballë të luftërave kundër pushtuesve serbo-malazezë, për çka gjithnjë ishte në shënjestër të regjimeve pushtuese, e keqtrajtuar dhe e përndjekur për shkak të pikëpamjeve dhe veprimtarisë atdhetare. Në periudhën kohore që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878) e këndej, kjo familje dha pesëmbëdhjetë dëshmorë të kombit. Në luftën e fundit ranë dëshmorët e rinj Kadri Berisha dhe Shkëlzen Berisha. Ishte inkuadruar në radhët e UÇK-së që në nëntor të vitit 1997, duke marrë pjesë në një varg aksionesh. Pas shpërthimit të luftës frontale, si luftëtar i Shtabit të Gllogjanit do të merr pjesë në një varg luftimesh të zhvilluara në rajonin e përgjegjësisë së Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” dhe të Zonës Operative të Dukagjinit. Ishte edhe epror në Shtabin Lokal të fshatit Pozhar. Kadriu mori pjesë dhe u dallua në luftimet e zhvilluara në Dashinoc, Prejlep, Baballoç, Gramaçel, Llukë të Epërme, Isniq, Strellc, Broliq, Carrabreg, Sllup, Voksh, Pozhar etj. Disa herë ka organizuar edhe bartjen e armatimit nga Shqipëria në Kosovë nëpërmjet familjarëve të tij që gjendeshin prej kohësh në Shqipëri. UÇK-në e ndihmoi dhe e përkrahu me tërë qenien, duke vënë në dispozicion të luftës gjithçka kishte. Ra në fushën e nderit më 29 mars ’99 në përleshje të pabarabartë me forcat serbe në Shishmon të Bokës, duke lënë pas lavdinë për jetën dhe veprën heroike. Ka lënë pas vetes katër fëmijë, dy djem e dy vajza.
· MEHDI (ADEM) ZABELI
- u lind më 16 mars të vitit 1968, në fshatin Lum i Madh të Vushtrrisë. Rrjedh nga një familje atdhetare e Zabelit të Drenasit, e cila gjatë tërë kohës ishte në shënjestër të regjimit pushtues serb, pasi që familja e tyre ishte çerdhe e Ballit Kombëtar. Ky persekutim i përcolli deri në fillim të luftës çlirimtare. Mehdiu në vitin 1989 kishte kaluar në Austri, ku vazhdimisht mori pjesë në protesta e demonstrata të organizuara për Kosovën. Çlirimin e vendit e ndihmoi edhe materialisht. Në fillim të korrikut ’98 lë përgjithnjë Austrinë, mobilizohet në radhët e UÇK-së dhe kthehet në Kosovë. Meqenëse nuk arrin ta mobilizojë fshatin e tij që ishte me popullatë të përzier ku gjysma ishin serbë, Mehdiu sistemohet në fshatin Zhilivodë, në kuadër të Shtabit të Çiçavicës. Mori pjesë në aksionin luftarak në Hamidi ku u shkatërruan dy blinda të kolonës së motorizuar serbe dhe u vranë e plagosën disa policë. Mori pjesë në të gjitha luftimet e zhvilluara në këtë rajon deri në gusht të vitit 1998, si zëvendëskomandant njësie. Mehdiu plagoset në vijat e frontit, për çka detyrohet të kalojë për shërim në Shqipëri. Menjëherë pas kurimit vendosë të kthehet në Kosovë. Pesë herë u përpoq të hynte por më kot. Herën e gjashtë hyjnë brenda kufirit, por bie heroikisht për të mos vdekur kurrë në Shishmon të Bokës. Ishte i martuar dhe ka lënë pas vetes dy djem. Trupin e tij nuk kishin mundur ta gjejnë forcat serbe, sepse atë bashkëluftëtarët e tij kishin arritur ta tërheqin. Rreth 2 kilometra larg vendit të ngjarjes, në vitin 2002, janë gjetur eshtrat e tij dhe janë varrosur me nderime të larta në Varrezat e Dëshmorëve në Dumnicë të Poshtme të Vushtrrisë.
· MON (MUHAMET) MAQI
- u lind më 11 prill të vitit 1975, në fshatin Shishmon të Gjakovës, në një familje e cila u keqtrajtua herë pas here nga regjimi serb i pasluftës së Dytë Botërore deri në fillim të luftës. Në radhët e UÇK-së u inkuadrua në prill të vitit 1998 në Shtabin e Smolicës, ku u angazhua me theks të veçantë në furnizim me armë. Mori pjesë edhe në luftime, ku duhet veçuar luftimet e zhvilluara në fshatin Nec gjatë vitit 1998. Bie dëshmor më 29 mars 1998 pikërisht në vendlindjen e tij, së bashku me 13 bashkëluftëtarë të tjerë, për të mos u harruar kurrë.
· NAIM SHIN AVDIU - LATA
- u lind më 21 janar të vitit 1977 në Smolicë të Gjakovës në një familje të ndershme e atdhetare. Ishte ndër të parët në këtë fshat që u inkuadrua në radhët ilegale të UÇK-së, që nga 10 shkurti i vitit 1998, në Njësitin e Smolicës, ku ishte njëri ndër luftëtarët më të dalluar. Pas daljes haptazi të UÇK-së në Smolicë, që në fillim të prillit 1998, Naimi luftoi me heroizëm të rrallë në fronte të shumta të luftës në Rekë të Keqe e në mbarë Dukagjinin, si në Smolicë, Morinë, Ponoshec, Dobrosh, pastaj në Kallavaj të Junikut, ku luftimet u zhvilluan plot trembëdhjetë ditë pandërprerë. Qëndroi sypatrembur dhe u dallua në luftimet e zhvilluara në Ponoshec, ku së bashku me Agron Ramën, Florim Sejdiun e dhjetëra luftëtarë të tjerë nga viset shqiptare i thyen keq forcat serbe, edhe pse fshati u sulmua me tanke, blida e helikopterë luftarakë. Gjatë vitit 1998, duhet veçuar edhe betejën e zhvilluar tek Ura e Musë Imerit në Smolicë, ku së bashku me shokë minoi rrugën në gjatësi prej 200 metrash, me ç’rast forcave serbe iu shkaktuan dëme tejet të mëdha: dy tanke të shkatërruara, një kamion, një blindë e mbi 20 ushtarë të vrarë e dhjetëra të tjerë të plagosur. Me depërtimin e forcave serbe në Smolicë, Naim Lata me disa bashkëluftëtarë niset drejt Gllogjanit, ku që nga 8 gushti deri më 12 gusht 1998 lufton heroikisht në këtë vijë të frontit. Naim Lata ishte betuar se deri në vdekje do t’i qëndrojë besnik UÇK-së. Në Brigadën 134 “Bedri Shala” veproi si komandant kompanie në kuadër të Batalionit të Parë dhe zëvendëskomandant i Batalionit të Policisë Ushtarake të kësaj Brigade. Edhe pas ofensivës së shtatorit ’98, atë e gjejmë në aksione të shumta të kryera në prapavijë të armikut, në rajonin e Rekës së Keqe dhe në luftime të rrepta si në Jabllanicë, Gërgoc, Ratishë të Epërme, Dujakë, Irzniq, Pozhar e shumë e shumë vende tjera. Merr pjesë edhe në betejën e 17 dhjetorit ’98 në Gllogjan, por edhe në betejën lavdiplotë të janarit të vitit 1999 të zhvilluar në Ratishë e Dashinoc nën drejtimin e komandantëve Shkëlzen e Daut Haradinaj. Më 17 mars, Naim Lata me një njësi, urdhërohet nga Komanda e ZOD-it që të kalojë në Shqipëri për të sjellë një kontigjent me armë dhe për të shoqëruar një grup luftëtarësh të lirisë. Deri në vdekje qëndron në krye të detyrës. Naimi në luftime po përballej si vigan. As prita e pabesë, as plagët e rënda në krahëror, në dorë e në këmbë nuk ia ndalën jehonën e pushkës e të këngës, kujtojnë bashkëluftëtarët e tij. I ishte shpenzuar municioni i automatikut, por nuk u ndal, pranë kishte bombat dhe revolen… Ishte betuar se nuk do të tërhiqej kurrë, por do të binte në krye të detyrës pa rënë i gjallë në duart e armikut, dhe për të mundësuar tërheqjen e shokëve të tjerë... Vargjet e këngës që e kishte kënduar shpesh me bashkëluftëtarët “Diell e hanë shndrit atdhenë / Nanë Kosovën ku kam le / Ku së pari e rrita shtatin / Në këto troje derdha gjakun…”, po jehonin nga goja e tij nëpër errësirën e natës e krismat e armëve gjëmonin deri në frymën e fundit. Dikur i plagosur rënd vret veten të mos bie i gjallë në duart e armikut.
· NUHI (HAXHI) ELEZAJ
- u lind më 27 prill 1981, në fshatin Lubizhdë të Hasit, në një familje të ndershme e punëtore. Që në vitin 1996 punoi në Tetovë për të siguruar ekzistencën, prej nga u kthye me t’u dhënë kushtrimi i luftës. Pas një tentimi të pasuksesshëm që të kalojë ilegalisht kufirin, kur kapet dhe burgoset nga ushtria maqedonase, Nuhiu arrin ta kalojë kufirin më 7 mars 1999 dhe u bashkohet radhëve të UÇK-së në Vlanë të Shqipërisë. Për dy javë mbaron stërvitjet dhe me grupin e 44 luftëtarëve nisen drejt Kosovës. Bie heroikisht më 29 mars ’99, në Shishmon të Bokës.
· XHEMAJL (IDRIZ) AVDULLAHU
- u lind më 12 mars 1964, në Gjakovë, në një familje të dalluar atdhetare (e ardhur nga Gjilani), e cila që në vitin 1920 iu kishte kundërvënë drejtpërsëdrejti regjimit pushtues serb. Në vitin 1944, kur partizanët hynë në Gjilan familjes Abdullahu ia ekzekutuan njëmbëdhjetë anëtarë të familjes. Edhe Bajram Abdullahu, luftëtar i Ballit Kombëtar, vritet nga sigurimi jugosllav. Në vitin 1955 kjo familje detyrohet të shpërngulet në Shkup, prej nga kthehet në vitin 1958 dhe vendoset në Gjakovë. Xhemajli ishte pjesëmarrës aktiv në demonstratat gjithëpopullore gjatë viteve 1989-1990, kur i vriten shokët Fatmir Kërleshi dhe Xhevat Hoxha. Ndërsa Xhemajlit policia i vëhet në ndjekje. Për këtë arsye detyrohet të largohet nga Gjakova. Vendoset në Korçul të Kroacisë. Me shpërthimin e luftës mobilizohet në radhët e kroatëve. Pas përfundimit të luftës në Kroaci, kalon në Gjermani. Fillimi i luftës në Kosovë e tronditi shumë dhe nuk mund të rrinte larg saj, ai që kishte luftuar për lirinë e të tjerëve. Më 10 qershor 1998, lë Gjermaninë dhe u bashkohet radhëve të UÇK-së, duke u sistemuar në Shtabin Rajonal të Rekës së Keqe. Disa herë shkoi për furnizim me armë. Mori pjesë edhe në luftimet e rrepta të zhvilluara në Prejlep të Deçanit. Nga ana e komandantit të ZOD-it, Ramush Haradinaj, emërohet komandant i një njësie speciale dhe dërgohet përforcim në Smolicë. Luftoi me heroizëm të rrallë përkrah dëshmorit Shaban Gola, në betejat e përgjakshme të zhvilluara në Dobrosh, Kallavaj, Nivokaz etj. Gjatë gjithë kohës u shqua për përdorimin e të gjitha llojeve të armëve, sidomos të atyre antitank. Mori pjesë edhe në luftimet e zhvilluara në Carrabreg dhe në Gllogjan. Pas rënies së Smolicës detyrohet të kalojë në Shqipëri. Më 28 mars niset sërish drejt Kosovës, për të pasur një rënie tepër të jashtëzakonshme e të lavdishme. Pas rënies, forcat serbe me trupat e tyre kishin ngritur stivë, aty kishin grumbulluar edhe armatimin e tyre... ua kishin vënë zjarrin dhe kishin minuar terrenin përreth... E pasuksesshme ishte edhe përpjekja e një njësie speciale të Brigadës 134 “Bedri Shala” për të bërë diçka, e cila kishte depërtuar nga Qëndresa (ish Ratishë) në atë rajon, me të marrë të lajmit për rënien në pritë të këtyre luftëtarëve... Meqë andejpari ishin stacionuar forca tejet të mëdha të njësive speciale, paramilitare e ushtarake serbe, pas katër ditë kërkim nëpër terren mjaft të rrezikshëm detyrohen të kthehen prapa... Që në ditët e para të pasluftës, bashkëluftëtarët e tyre të Brigadës 137 “Gjakova” dhe 134 “Bedri Shala” u drejtuan drejt vendit të rënies. Duke nxjerrë eshtrat e këtyre dëshmorëve lëndohen në mina edhe dy luftëtarë të tjerë...Dhe ata që kishin ardhur nga anë të ndryshme të Kosovës në një rënie të përbashkët, në ditët e para të lirisë, më 30 qershor 1999, me nderime të larta ushtarake, në praninë e mijëra qytetarëve, 13 prej tyre në një arkivol u varrosën në një varr të përbashkët në varrezat e Dëshmorëve në Gjakovë, si shembull unikat i bashkimit dhe flijimit të madhërishëm. Këto flijime të shtrenjta edhe sot janë mesazh i qartë për të ruajtur të paprekur lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.************
Gazeta C
http://gazetac.com/index.php/enciklopedi/dosjer-histori/8620-rrugetimi-i-liriberesve-te-kosoves.html
Subscribe to:
Posts (Atom)
I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
Juve dhe z.Flori Bruqi,shkrimtar dhe shkencetar nga Prishtina,ju pergezojme per shkrimet e nduardurshe te z.Bruqi si dhe shkrimet tjera qe ky intelektual shqiptar i plason pothuaja cdo dite ne internet.
Ju lumte z.Bruqi dhe ju Redaksi e Gazetes C.
Shendet,suksese,mvaresi.
Prof.dr.Ymer Ukaj
Berlin,21.6.2011