2011-08-15

FALEMINDERIT BASHKATDHETARË


Kohë më parë ,Komuna e Shtimes(Kosovë) së bashku me Komunitetin e Biznesit me qëllim të shprehjes së mirënjohjes për bashkatdhetarë organizuan një takim falënderues për të gjithë ata të cilët dhanë kontributin në të mirë të familjes, të komunës sonë si dhe shtetit të Republikës sonë.
Kryetari i Komunës z. Naim Ismajli hapi takimin me një fjalë rasti ku ndër tjerash tha” Ideja ka qenë që t;ju takojmë, t ë komunikojmë bashkërisht, të shprehim mirënjohje dhe falënderimin më të sinqertë, në emër të të gjithë qytetarëve të komunës së Shtimes.
Nisma jonë mund të ketë has në vështirësi se nuk mund të përcaktojmë një datë apo një agjendë që do t’ju konvenonte të gjithë qytetarëve që janë në botën e jashtme. Besojmë që viteve të tjera do të gjejmë kohën dhe fluksin, do të dimë se në cilën kohë është fluksi më i madh në komunën tonë në mënyrë që t’ju takojmë dhe ta bëjmë traditë këtë pritje për bashkatdhetarë tanë.
E di se me këtë takim simbolik nuk mund ta përmbushim obligimin tonë karshi jush sepse kontributi juaj ndaj qytetarëve të komunës është shumë i madh. Sa fëmija mund t’i kthej kontributin prindit aq ne si qytetarë nuk mund t’u kthejmë kontributin ndaj jush për punën dhe kontributin ndaj nesh.
Ju me kontributin tuaj keni realizuar Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kontributi juaj ka vazhduar edhe gjatë edhe pas luftës, po përpiqeni të sjellin mirënjohje vendit tonë. Ne kemi dëshirë që t’ju takojmë secilit veç e veç mirëpo në pamundësi që në këtë kohë të shkurtë është pamundur që t’ju takojmë andaj ne shfrytëzojmë rastin që këtu të komunikojmë të pimë nga një gotë, dhe nga këtu të nisim që gjithmonë të jetë një datë, një ditë që të ju dedikohet juve. Të paktën të jetë një simbolikë të ju tregojmë se nuk ju harrojmë, ndoshta të mirat tuaja nuk do të mund tua kthejmë mirëpo sigurisht se do të jemi mirënjohës.
Duke pasur parasysh për kontributet e juaja të dhëna ndaj nesh, atëherë shtrohet pyetje dhe shtrohet kërkesë për ne se çfarë ne po bëjmë për ju?
Ne do të përpiqemi që të gjitha nevojat që do t’i keni për mbështetje në shtetin tonë, komunën tonë që shërbimet ndaj jush që nga lehtësimi dhe marrja e shpejtë dhe në mënyrën më të mirë të shërbimeve administrative, mirëpo edhe tani edhe nëpërmjet Ministrisë së Diasporës duke ju ofruar mbështetje në forma të ndryshme.
Meqë këtu kemi të pranishëm edhe Komunitetin e Biznesit, meqë ka qenë vullnet edhe i tyre që të realizohet ky takim, ju tani ka ardhur kohë që të mendoni se çfarë mund të përfitoni nga shteti ynë?
Ju të gjithë që mendoni të hapni biznese apo të investoni kapitalin tuaj do të na keni partnerë të gatshëm përherë, me shumë përvojë të komuniteti të biznesit dhe më të gjitha lehtësirat për shërbime dhe procedura administrative, ju tani mund të hapni biznese.
Këtë takim desha ta përmbylli me një dëshirë që ju të kaloni pushime sa më të mira me familjen tuaj, urojmë që këto takime të bëhen tradicionale me këtë rast shfrytëzoj rastin që në emër të institucioneve të komunës së Shtimes ju dëshiroj pushim të këndshëm, shëndet dhe gëzim juve dhe familjes tuaj.".
 
 
Këtë takim e përshëndeti edhe përfaqësuesi i Komunitetit të Biznesit z. Hyzer Gashi, i cili përshëndeti të pranishmit në veçanti bashkatdhetarët, ndërsa tha se këtë takim kanë ftuar bashkatdhetarët për t’i përshëndetur dhe për t’ju uruar mirëseardhje.
Gjithashtu fjalën në emër të Ministrisë së Diasporës e mori edhe zv. Ministri i Ministrisë së Diasporës z. Qerim Bajrami, i cili falënderoi Komunën e Shtimes për ftesën dhe organizimin, ndërsa shtoi “ Nëse flasim për ju bashkatdhetarë, mund te themi se pa sakrificën dhe kontributin tuaj, vështirë se do të ishim këtu, ju keni mbajtur shpresën për jetë më të mirë, me ndihmën tuaj janë bërë shumë punë, për çka edhe ju falënderojmë.Tani bashkatdhetarët kanë një adresë për të paraqitur nevojat, kërkesat e tyre e ajo është Ministria e Diasporës”.
Në emër të bashkatdhetarëve foli z. Azem Xhema, i cili tha se si qëllim kryesor ka qenë dhe mbetet të ndihmojmë vendin tonë, ndërsa falënderoi për takimin e organizuar. Ai foli edhe për ndihmën e paraluftës, luftën e UÇK-së, kontributin e organizatave të dhënë në ndihmë të shtetit dhe popullit tonë.
Ai si kërkesë të veçantë shtroi që institucionet komunale dhe shtetërorë të bëjnë më shumë për bashkatdhetarët.
Takimi u përmbyll me një program kulturo-artistik, i dhënë nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Dita”.




Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...