Prijësi ushtarak Mikhail Golenishchev-Kutuzov njihet para së gjithash në Rusi si Hero i Luftës Patriotike të vitit 1812 dhe ngadhnjimtar mbi Napoleonin, i cili dëboi Perandorin francez nga toka ruse. Ndërsa në traditën e kuzhinës në Rusi gëzon megjithatë më tepër popullaritet torta “Napoleon”. Megjithëse ekziston edhe torta me arra, e cila është quajtur me emrin e Kutuzovit. Por është më pak e njohur se e para. Ekziston edhe sallata që mban emrin e strategut të madh rus Kutuzov. Besohet bile se recetën e kësaj sallata e shpiku vetë Mikhail Kutuzov. Midis përbërësve të sallatës janë: mish i zier viçi, sardele të kripura (anchvies), harengë, gurmaz lope, panxhar i zier, karrotë, selino, kastraveca, kërpudha të marinuara. Kutuzov, siç dëshmonin bashkëkohësit e tij, gjatë gjithë jetës së vet nuk hante kurrë vetëm. Dhe sa më shumë mysafirë të kishte rreth tryezës, aq më të lumtur e ndjente veten ai dhe vinte në qejf të madh. Pikërisht kjo mikpritje dhe bujari e tij ishin shkaku i vetëm që ai nuk vuri kurrë pasuri të madhe. Por Kutuzov as që e vinte fare ujin në zjarr për këtë, meqenëse pasuria nuk ishte aspak qëllim i jetës së tij. Akademiku Tarle shkruante: “Kutuzov ishte hero i vërtetë rus, patriot i madh, strateg i shkëlqyer, gjëra këto që dihen nga të gjithë. Por ai ishte përveç kësaj edhe diplomat i madh, fakt ky që nuk është fort i njohur”. Mikhail Kutuzov përmbushi me sukses të madh misionin e vet në Prusi: vetëm për 2 muaj qëndrimi në Berlin ai arriti ta tërheqë atë në anën e Rusisë në luftën kundër Francës. Në vjeshtë të vitit 1792 Kutuzov u nis për në Kostandinopojë për zhvillimin e bisedimeve me Sulltanin e Turqisë. Është mjaft interesant fakti, se dhuratë për Sulltanin Kutuzovit i dhanë me vete 24 ananasë, të rritur në serrat e tokave të reja, të cilat iu bashkuan Rusisë. Pasi u kthye nga Kostandinopoja Kutuzovi fitoi namin e njohësit të shkëlqyer të kafesë turke. Mikhail Kutuzov gëzonte besimin e plotë dhe respektin e Perandoreshës Ekaterina e Dytë. Ndryshe nga shumë aristokratë të tjerë të afruar të oborrit mbretëror diti të ruajë pozitat e veta edhe gjatë sundimit të Carit Pavli i Parë. Ai ishte ndër njerëzit e fundit që patën ngrënë darkë me Perandorin para vrasjes së tij më 11 mars të vitit 1801. Në fillim të gostisë Cari Pavli i Parë ishte fort i ngrysur në fytyrë, nisi menjëherë të pinte dhe shumë shpejt pas kësaj u deh paq. Për këtë darkë me kalimin e shumë viteve Kutuzov i tregoi gjeneralit Alekandër Lanxheron: “Atë mbrëmje ne po darkonim me Carin. Rreth tryezës ishin 20 të ftuar... Pas përfundimit të darkës ai po fliste me mua dhe, pasi hodhi vështimin nga pasqyra, e cila reflektonte një shëmbëlltyrë të shtrembëruar, të deformuar, tha duke qeshur:,,Pasqyrë e çuditshme kjo. Unë e shoh në të veten me qafë të thyer (përdredhur)“. Nuk kaluan as 2 orë pas kësaj darke kur Perandorin Pavel e vranë gjatë grushtit të shtetit në pallatin mbretëror. Bashkëkohësit vinin në dukje se Mikhail Kutuzov ishte i vetmi person, të cilit iu dha rasti të kalonte darkën e fundit edhe me Perandoreshën Ekaterina e Dytë, edhe me Carin Pavli i Parë.
2011-08-16
Mikhail Kutuzov: sallata e strategut dhe kafeja e diplomatit

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...