2011-08-15

Cikël poetik nga Tefta Sala



Përzgjodhi: Flori Bruqi 


Poetja e talentuar Tefta Sala, lindI në Elbasan më 16 janar 1974.Shkollën e mesme dhe te lartë i kreu ne Elbasan(Aleksandër Xhuvani).Talenti i lindur dhe pasioni per poezinë e kanë ndjekur hap pas hapi ne jetën e saj.Tefta ka botuar disa libra. Autorët e saj te preferuar janë: Mimoza Ahmetaj,Xhevahir Spahiu,Lasgush Poradeci etj.
Tefta Sala


Unë!

Unë pranë teje,
Jam ujvarë.
Që zbret mbi asfaltin,
e trupit tënd.
Pushtohemi,
Si shkuma me valen,
Ngazëllehemi,
me fjalë.
Si fëmijë çapkënë.
Ti më zgjaton zemren,
Unë të zgjatoj shpirtin.
Kryqëzohemi!
Zhytemi!
Në ujvarën tonë,
Dashurisht!


Pseudonimi

Jemi mësuar tashmë,
Me gërhitjet e vuajtjeve,
të përditshme.
Helmin e tyre,
E pijmë si ilaç me orar.
Jetojmë si njerëz,
Me pseudonimin,
"Kafshë"
Jemi të pasur,
Me këtë ushqim,
Me vlera.
Doktorrët qajnë,
Pse ska të sëmurë.
U mbetën duart,
nëpër xhepa.
Zot i madh!?
Që je në qiell,
Mos u bëj xheloz.
Ne s’i dimë fjalët,
e tua.
Që të ndërrojmë rrol.



Liqen i paderdhur

Fillikat jam,
Me friken time,
shemtaraqe.
Me kot kerkova,
Nje pike gëzimi.
Tek buzëqeshja,
e kësaj jete,
te gënjeshtërt.
Pij ditë-natë,
Trishtim të pashterur.
Shpirti im,
është bërë,
Liqen i paderdhur.



Heronjtë

Padashur,
Ngrita një kala,
prej xhami.
Në majë,
i vura një flamur.
I filtrova,
ngjyrën e gjakut.
Me kujdes,
Shkrova mbi të:
Sot mungojnë Heronjtë!


Turpi modern

Të rinjtë,
Puthen në rrugë,
S'kanë turp!
Kohë moderne!
Ata që i shohin,
me qortim,
S'i ulin sytë.
Ky është tamam,
Turpi i ri modern.


Ç’do të bëhët?

Ç'do të thuhet,
Nesër për këtë,
Botë.
U shemb si një kala,
prej rëre,
U vetmasakrua,
U vetmoralizua,
U vetvra si një,
fajtore.
Ç'emblemë,
e paskrupullt,
Paska qenë.
Një vullkan,
në veprim.
Gjysma e emrit,
të saj,
Me kohë është,
varrosur,
Gjysma tjetër,
pret në trekëmbësh,
Për të kryer,
Misionin e vetëmohimit.


Historitë e donzhuanve

Dua të ngre,
një përmendore,
kujtimesh të hidhura,
Ku ti je i derdhur,
Në hekur të  ndryshkur.
Mbi pllakat do gdhend,
Një fytyrë gruaje,
Që u flet kalimtarëve,
Si një cicerone.
Për historitë,
më të degjeneruara,
Tè donzhuanëve,
Të të gjtha kohërave. 


Liqen i paderdhur

Fillikat jam,
Me frikën time,
shëmtaraqe.
Më kot kërkova,
Një pikë gëzimi.
Tek buzëqeshja,
e kësaj jete,
gënjeshtare!
dehem ditë e natë,
Trishtim të pashterur.
Shpirti im,
është bërë,
Liqen i paderdhur.

Heronjtë

Padashur,
Ngrita një kala,
prej xhami.
Në majë,
i vura një flamur.
I filtrova,
ngjyrën e gjakut.
Me kujdes,
Shkrova mbi të
Sot mungojnë Heronjtë!


Koha e lumturisë

Dashuria jote,
Aq e madhe,
U konservua,
shumë shpejt.
Plagët që mora,
Pa pagesë,
I qepa me urrejtje.
Pastaj...
Mora rrugën,
Në një drejtim,
tjetër.
Patjetër do të ndaloja,
Për t'u ushqyer,
me lumturi.
Vetëm tek,
Koha e fèmijërisë.


Buzëqeshja

Buzëqeshja...
Më lindi në buzë.
Më pickon lehtas,
Më puth tërë nur.
Më çliron,
Nga e fshehta,
heshtje.
Më lulëzon,
Si zambak pranvere.
Më gudulis,
Me pikëza qeshje.
Eshtë e freskët,
Për ç'do hera.

Gëzofi i bukurisë

Bukurinë e moshës,
së saj,
S'mund ta përdredhësh,
si një tel.
E të thyhet në mes.
Ciltërsinë e saj,
S'mund ta pish,
Si një gotë uiski,
a martini.
Kur s'të pëlqen.
Gëzofin e saj,
të shtrenjtë,
Asnjeri
Ti merru me,
gëzofin tënd. se blen.
Që po ta çjerrin qentë.

Personalitetin

Ma grinë personalitetin,
Si copë mishi në makineri.
Në qafë më varën,
Një fasho me medalionin,
e Vetëmohimit.
Më nxorrën shëtitje,
Si manekin reklamash.
Nëpër pazare njerëzish.
Pastaj...
Më buzëqesh,
Në mënyrën,
Më demokratike.

Vend i heshtur
Vend i ngrënë,
nga heshtja.
Njerëzit ecin,
Në majë të gishtave.
Një hije përplas,
këmbët zhurmshëm.
Sikur do të thyejë,
Nderin e heshtjes.

Mëngjes
Mëngjes i lagësht,
i etshëm,
Për zëra,
të dëshirshëm.
Më kaplon,
mua,
Si dëshirë,
të tij.
Më zgjon,
përkëdhelshëm.
Më afron,
pranë gjoksit,
Gjithë hijeshi,
Më thotë:
Je mëngjesi im,
,
Të kam si,
timen lakmi.

Argëtim
Buzë më buzë,
Jemi tash.
Ngatarrohemi,
si pa takt.
Unë zgjidhem,
Ti më lidh.
Nyja jonë.
Argëtim,
i dlirë!!

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...