Libri me titull “Kthim në vendin e shqiponjave” është shkruar nga djali i tij, i cili u kthye në qytetin bregdetar në vitin 1993 për të gjetur gjurmët e të atit.
Një libër mbi historinë tragjike të një italiani, ish-drejtor i Bankës Italo – Shqiptare në vitet ‘40 në Vlorë, që u dënua nga regjimi komunist dhe vdiq në burgun famëkeq të Burrelit, u prezantua në Romë.
Libri me titull “Kthim në vendin e shqiponjave” është shkruar nga djali i tij, i cili u kthye në qytetin bregdetar në vitin 1993 për të gjetur gjurmët e të atit.
Autori, Aldo Renato Terrusi, lindur me 1945 në Vlorë nga prindër italianë thotë:
“Shkruajta këtë libër për t’u kthyer tek e kaluara, për t’u munduar të kuptoj nëpërmjet intervistave dhe fotografive të asaj kohe se si familja ime ishte futur në shoqërinë shqiptare dhe se si për fat të keq dolën. Kjo është sigurisht themeli i jetës sime. Desha të them se kur iu afrova në vitin 1993, nuk e kisha prekur nga afër shoqërinë shqiptare, nuk e njihja. Udhëtimi im që një lloj filli që lidhte atë cka ishte e kaluara e familjes me të tashmen time”, thotë shkrimtari Terrusi që shpreson që libri të botohet edhe në shqip.