2011-08-16

Thirrja për vetëpërmbajtje autoriteteve të Kosovës

Nga Agjencia Ruse  e lajmeve

http://albanian.ruvr.ru/2011/07/28/53861887.html


Forcat e Sigurimit të Kosovës. Foto: EPA



Prishtina provokon 

                           Serbinë,sipas  Agjencisë Ruse


Tentativa e autoriteteve të Republikës së vetëshpallur të Kosovës për të marrë nën kontrollin e vet kufijtë administrativë me Serbinë çoi në shpërthimin e valës së dhunës në këto rajone të populluara me banorë serbë. Një nga pikat kufitare të lejim-kalimit (postblloku) Jarinjë u dogj mbrëmë nga persona të paidentifikuar me maska. Serbia i dënoi tashmë përpjekjet për shkallëzimin e konfliktit dhe bëri thirrje për organizimin e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Me sa duket nga të gjitha Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi vendosi, në një kohë kur vemendja e mediave botërore ishte fokusuar në ngjarjet tragjike në Norvegji, të zgjidhte shpejt e shpejt dhe pa rënë në sy problemin e “brendshëm”. Ai dërgoi forcat e repartit special të MPB në territoret veriore, të cilat ndodhen nën kontrollin e KFOR, duke dashur të demonstrojë me këtë se kush është i zoti i shtëpisë në vend. Ai nuk vuri në dijeni për këtë bile as tutorët, përkrahësit e vet nga SHBA dhe Bashkimi Evropian, gjë me të cilën ngjalli zemërimin e tyre. Situata e krijuar aktualisht në kufirin administrativ me Serbinë, natyrisht, e irriton pa masë Prishtinën. Serbët që jetojnë atje mbajnë lidhje të aktive me Beogradin. Faktikisht ata kontrollonin edhe doganën lokale dhe pushteti shqiptar ishte mjaft formal atje. Ky status quo ka ekzistuar atje deri më 20 korrik. Atëhere Thaçi vendosi ndalimin mbi tregtinë me Beogradin. Duke e motivuar këtë masë me, gjoja, fluksin e madh të kontrabandës, edhe pse është i njohur mbarëbotërisht roli i Kosovës si pikë kryesore tranziti në Evropë për kontrabandistët e të gjitha kallëpeve. Në fakt, bile dhe në Bruksel e qortuan Thaçin për shkeljen e rregullave të pacënueshme të tregtisë së lirë. Por kjo nuk e ndali Kryeministrin kosovar. Për arritjen e qëllimit u vunë në veprim forcat e repartit special kosovar. Rezultati është i trishtueshëm - ka të dëmtuar nga të dyja palët. Presidenti i Serbisë Boris Tadiç i bëri thirrje palëve konfliktuese për të hequr dorë nga përdorimi i dhunës. Ai iu drejtua serbëve, të cilët jetojnë në veri të Kosovës, me lutjen për të respektuar “vetëpërmbajtjen, arsyen e shëndoshë, urtësinë dhe paqen”. Megjithatë reagimi i Beogradit ndaj veprimeve të policëve kosovarë ishte mjaft i rreptë. Pas negociatave të vështira kontrolli në kufi iu rikthye sërisht Forcave Ndërkombëtare. Sipas deklaratës së Përfaqësuesit të qeverisë serbe Borisllav Stefanoviç, pavarësisht nga fakti se ekstremistët i vunë të gjithë në pozitë të vështirë, ruhet shpresa se provokime të mëtejshme nuk do të ketë më. Rusia ka paralajmëruar se veprimet e autoriteteve shqiptare kosovare destabilizojnë edhe kështu situatën fort të brishtë në Kosovë, duke çuar në rritjen e tensionit dhe minimin e procesit të negociatave mes Beogradit dhe Prishtinës. Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së tani filluan konsultimet me dyer të mbyllura në lidhje me këtë çështje. Sipas rezultateve të tyre do të merret vendimi mbi thirrjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit.


Rusia i bën thirrje OKB-së, NATO-s dhe BE për parandalimin e përpjekjeve të Prishtinës për ti nënshtruar vetes me përdorimin e forcës rajonet serbe të Kosovës. Për këtë deklaroi të martën Zëdhënësi i MPJ të Rusisë Aleksandër Llukasheviç. “Ne nuk mund të injorojmë shqetësimet e shprehura nga popullsia e komunave veriore të Kosovës, e cila, për forcë të ekzistencës së përvojës së vet të hidhur, nuk ka besim në premtimet e autoriteteve shqiptare të Kosovës. Për fat të keq, është shumë i madh propabiliteti i asaj, që pavarësisht nga obligimi i fiksuar në marrëveshjen e 5 gushtit për tu përmbajtur në të ardhmen nga veprimet ushtarake, Prishtina nuk do ti rezistojë dot tundimit për ti nënshtruar vetes me forcë rajonet serbe të Kosovës”, - deklaroi Aleksandër Llukasheviç.

http://albanian.ruvr.ru/2011/08/09/54426606.html

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...