Naim S.Kelmendi (1959) lindi në fshatin Ruhot të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Pejë, ndërsa studimet universitare, Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe, në Universitetin e Prishtinës.
Naim Kelmendi një kohë të gjatë ka punuar si redaktor i gazetë "Bota sot" në Zvicër dhe Prishtinë.Ishte Editor i shumë revistave dhe gazetave shqiptare në Zvicër dhe Prishtinë.
VEPRAT LETRARE: POEZI:
“Shtreza në fjalë” 1984, “Nyja e Gordiut” 1992, “Albanoi” 1992, “Pse ashtu Pandorë” 1993, “Ç’të bëj me dhembjen” 1993, “Satanai me fytyrë tjetër” 1994, “Eklipsi i diellit” 1997, “Përballje me vdekjen” 1999, “Shqiptari vdes duke kënduar” 2000, “Kohë për të folur gurët” 2001, “Sipërfaqja e padukshme” 2003, “Në një jetë pas Krishtit” 2010.Etj.
PUBLICISTIKË:
“Vrasja e deputetit – monografi”, 2003, “Pikëpamje dhe reagime” 2008, “Beteja e Koshares”- publicistikë 2009.Etj.
Naim Kelmendi është editor dhe redaktor përgjegjës në SHtëpinë Botuese "Rugova -Art" në Prishtinë.
Redaksia Floripres,sot do të botojë një cikël poetik nga poeti rugovas Naim Kelmendi.
VETJA NË MUNGESË
Keqas u mungon vetja
rendin pas vetes
së humbur
kërkojnë veten
e munguar
mjerueshëm
shajnë e thejnë
gota pezmi
dhe urrejnë
shtatë ditët e krijimit
të botës
se, keqas u mungon
vetja
PËRFTIM
A na përftuan
para syve të gjitha
po a s’u kishte
shëmtim vetja
si e hanin të vetin
a s’u hypen në qafë
a s’i kalëruan
shtatëqind dreqër
dhe a s’i harbuan
lakmizezat
nga vetë mëkata
e vetvetes a s’u
vetëvranë
po ku mbeti e drejta
a s’e njohët apo s’e
patë
në aureolë jete
n’kuptimin e saj
ishte një përftim
që ju gjeti shtrembër
duke menduar -
EKZAKTËSISHT
Tërë jetët, çkado
që erdh u bë
n’pluhurin kozmik
n’hapësirat
stërë t’paanshme,
t’pafund
me urdhër t’krijuesit
tek gjithësia
lindën, jo kurrë nga
urrejta
por vetëm nga
dashuria …
Ekziston diçka e
paarritshme
për ta njohur deri në
fund
në botën e kujtesës
qiriu i mendimit rri
ndezur
në mua, përreth meje
ekziston
e reziston deri në
paskajësi
e mjegullt e panjohur
që rrjedhë përditë
çdo çast
Panta Rhei, dhe
një ditë që s’do të
jemi
më kështu në këtë
ajër
po si luan teatër me
ne
e padukshmja
e paprekshmja dhe
hija
e atij që rrënon
dashuritë
ne mbesim veç hijesim,
shenja
për t’na çajtur
mjerueshëm
pasaktësia nëpër
hirin e asgjësë
Pa dritat e mendimit…
jemi thjeshtë pjesa e
pjesës të pjesëve
diçka që s’do ta
shpjegoj assesi
nga erdhëm e kah
shkojmë
mor askush s’do ta
ndryshojë ligjin
e heshtjes bizare
pasi tradhtojnë
dhe veten në fund të
fundit
deri këtu kemi ardhur
duke u kapur për një
fije t’mendimit
pas betejave të
gjëllimit ofshajmë thekshëm
në tërë rrugëtimin
tonë vetmitar
ekziston ana e errët
që ne s’e shohim
pikërisht aty kemi
kurthën
e shpirtit të lënë
vishkull
s’është e rëndësishme
nga na vjen gjykimi
ne edhe vetëgjykohemi
për ato që s’ia
arritëm qëllimit
tash qetësia ime
vajton papajtueshëm
por, ne ishim…
pikëllim fatesh nëpër
kohë
Mësa një fije bari
që mund ta dijë për
një fije bari
tjetër
që ekziston dikund
larg në botë
aq e pamundshme është
ta dijë
dikush e dikund se
ekzistojmë
ti dhe unë në këtë çast,
pra
po flas, ja për çka
po flas
për të pamundshmen
dijmë vetëm për raca
njerëzish e popuj
kufij, luftëra, dhe
tragjedi jetësh
por ne s’e dijmë
biografinë e secilit
prandaj ne s’e dijmë
as pse jemi këtu
e dikush tjetër e
atje dikund
dijmë vetëm se jemi
dhe në këtë formë
pra, ja për çka po
flas
për të pamundshmen e
njohur
NËNA, LOTI,
DHE NJË HISTORI
Shi binte me shekë
apo loti i saj
ëndërronte jetën për
bimën
dhe ditën me diell,
për kohën për
ekzistencën
e shponte dhe gurin
dhembja qyqevetem
me kujtimin e saj
për humbjen e babait
tim
nga ai çast tragjik
në kohë t’pakohë
që na kishte lënë
ashtu vishkull
në mesjetë në meskohë
në mesrrugë
loti i saj me dhembjet
e tmerrshme të
pasigurisë
kaltëronin kohët dhe
mendimin për të
ekzistuar
nëna ime Xufë,
ëngjulli im mbrojtës
shpirtvuajtura e
fatprera
pas ngjarjes tragjike
kur ia vranë burrin
me 1961, babain tim, kur
e pyetën tha:
për jetën time jeta
janë këta, dy djemtë,
dy zogjtë e saj, dy
dashuritë e shpirtit,
dy ëndrrat e jetës, do
i rris ndershëm tha
dhe ashtu vijoi për
të
jeta e pagjumë
jeta e saj plot
sakrificë,
jeta e saj plot
altruizëm,
jeta e saj plot
dashuri nëne
jeta e saj plot
dashuri engjëllore
jeta e saj nëpër batica
e zbatica
dhe deri në fund
qëndroi:
dashuri vertikale
dashuri horizontale
dashuri mbi dashuritë
dhe deri tash me
20011
e njëjta dashuri
që mëkon shpirtin e
saj
nga dashuria e zotit
vazhdon ta mbajë
gjallë…
jeta ka qenë e
vështirë, nënë
për ty, për ne
po, thot, kjo ishte
rruga jonë
ky ishte fati ynë…
por kisha t’vetmen ëndërr
juve të ju rrisja,
juve të ju kisha…
nëna ime Xufë
as që kishte dëgjuar
për Shekspirin apo thënien
e hamletiane:
të jesh apo të mos
jesh
por jetën e saj e
kishte vënë në pikëpyetje:
kah t’ia niste e si
t’i dilte n’krye me pasaktësi
me tërë t’panjohurat
e saj…
në shpirt ndjente
trishtimin e viteve
dhe pikëllimin e
jetëshkretës pagjumë
nën dritën e një
fitilaqe
shfletonin dhembjen
netëve ëndrrimtare
as për Korbin e Edgar
Allan Posë
s’kishte dëgjuar kurrë
sepse nëna ime s’ka
ditur as shkrim lexim
por sa herë ia dëgjonte
këngën shpendkeqes rreth shtëpisë
parashihte gjendje te
keqe për fatin…
dilte në oborrin e
shtëpisë dhe e truante
natë e ditë fytafyt
me t’vërtetën pelin
as nuse si bëhen
nuset s’është bërë nëna ime
as ka veshur fustan të
bardhë nusërie
e ka marrë halamrukas
babai atëbotë
nëpër kohën e acart
nëpër kohën furtunë
dhe siç thotë vet më
vonë në një kujtim
të saj:mendet kishin
rrënjë…
e tash në kujtesë
më kthehn të gjitha
derisa rri praën
nënës sime
këtu në spital
ajo kupton dhe e
kujton
se diçka ka ndodhur
në vitin e 78-të të
jetës së saj
derisa merr nga dora
e majtë
terapinë mjekësore
me ushqimin
artificial…
lutem për dashurinë e
Zotit
siç lutet mesiguri
edhe ajo me t’veten
koha, jeta, vitte
rrodhën dhe jemi
ja ku jemi te ky çast
jete,
vërej fytyrën e saj
engjëllore
e kredhem në një
mendim
për t’ia kërkuar
domethënien
se, ja çka do të
thotë një çast
pra një çast jete dhe
i vetmi çast…
Gusht 2011,
Prishtinë
Përgatiti për botim : Flori Bruqi