2011-08-16

Gaius Julius Caesar: shpirtbujari për të tjerët, të përkorët për veten



Emri i Gaius Julius Caesar - burrë shteti dhe veprimtar politikan romak, prijës ushtarak e shkrimtar - është që bërë që prej shumë kohësh i përgjithshëm. Rruga drejt pushtetit e Gaius Julius Caesar nuk ishte aspak e lehtë. Ai u përball gjatë saj me shumë të përpjeta e të tatëpjeta. Një nga shkallët drejt majave të pushtetit u bë zgjedhja e Julius Caesar në vitin 65 para Erës së Re në postin e nominuar aedile (lat. Aedilis - funksionar i lartë në Romën e Lashtë që vihej në krye të lojërave publike, merrej me mbikëqyrjen e ndërtimeve dhe mirëmbajtjen e tempujve), në funksionet e të cilit përfshiheshin drejtimi i projektimit urban, organizimi i transportit, tregtisë dhe jetës së përditshme të Romës. Gjatë qëndrimit të vet në këtë post Julius Caesar organizonte për romakët shfaqje mjaft spektakolare, lojëra e luftime gladiatorësh, darka komuniteti duke fituar me këtë popullaritet të madh në qarqet më të gjera të qytetarisë romake. Për këto ai shpenzoi pothuajse të gjitha paratë e veta. Siç shkruanin historianët, darkat, gostitë që shtronte Julius Caesar dhe, në përgjithësi, e gjithë jeta e shkëlqyer i shërbyen rritjes graduale të ndikimit të tij në punët e shtetit. I vetëdijshëm se romakët “vdesin” për bukë dhe shfaqje, Caesar, si mjet për rritjen e popullaritetit të vet, arriti miratimin nga Senati të Ligjit mbi shpërndarjen e bukës falas. Ndaj të tjerëve Julius Caesar jo rrallëherë demonstronte zemërgjerësinë e natyrës së vet. Ai organizonte shumë shpesh festa e gosti. Pas triumfit të tij spanjoll ai dha 2 darka. Darka e parë iu duk Cesare si tepër modeste dhe e padenjë për bujarinë e tij, kështu që katër ditë më vonë ai dha një të dytë, jashtëzakonisht të pasur. Në këtë gosti, në qoftë se do ti besojmë dëshmive të Plutarkut, u shtruan 22.0000 tavolina. Për herë të parë u shërbyen në të verëra të katër klasave të para, kurse peshq të shtrenjtë (ngjala Moray) u servirën 6.000 copë. Ana tjetër e natyrës së Julius Caesar ishte përmbajtja e tij në ushqim. Kur në ndonjë darkë të ftuar shërbehej vaj i vjetër ulliri në vend të atij të freskët dhe mysafirët e tjerë as që denjonin ta preknin me dorë atë, vetëm ai merrte më tepër se zakonisht me qëllim që të mos dukej sikur fajësonte të zotin e shtëpisë për neglizhencë apo sjellje të pahijshme. Verë Julius Caesar pinte shumë pak. Këtë nuk e mohonin bile as armiqtë e tij. Mark Catone-s i përkasin fjalët si vijon: “Caesar është i vetmi ndër gjithë të tjerët që mund të ndërmarrë një grusht shteti me mendje të kthjellët (esëll)”. Mënyrë e vet të përmbajtur të jetesës ai mund t’ua impononte edhe të tjerëve. Ai miratoi ligje të drejtuara kundër luksit, me anë të të cilave ndaloi përdorimin e vigjeve, veshjeve të purpurta dhe mbajtjen e perlave. Ligjet kundër luksit kufizonin shpenzimet gjatë ditëve të javës deri në 200 sesterze, kurse në ditë feste - në 300 sesterze. Iu nënshtrua rregullimit e mbikëqyrjes bile edhe shitja e produkteve gastronomike në treg. Rreth tregut ai vendosi roje me qëllim që ata t’ua konfiskonin blerësve dhe t’ia sillnin atij ushqimet e ndaluara, ndërsa në qoftë se kjo i shpëtonte syrit vigjilet në rojeve ai dërgonte tek shkelësit ngandonjëherë lictors (Littore - person në Romën e Lashtë që shoqëronte përfaqësuesin e administratës së lartë duke mbajtur në dorë një tufë shufrash me sëpatë të ngulur në mes të saj) me ushtarë për t’ia marrë direkt nga tavolina gatimet me produktet e ndaluara.

Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...