2011-11-20

Karadaku në rezistencën e armatosur (1941-1951)

Reflektimi i tyre në opinionin publik ~( 28 shtatorit 1942 dhe 30-të nëntor- 1944) Lufta e Dytë Botërore -

Skeda:Baza e xhandarmëria serbe -Ferkemi i kalit.1600x1200.jpgKokajt-Ferkemi i Kalit/KufiriKosovë-Serbi
Shqiptarët sikur edhe popujt tjerë u gjenden para sfidave dhe shpëtimi nga PUSHTIMI fashist dhe në një koalicioni kundër tyre. Dhe, me formimin e grupeve të para ilegale të rezistencës së armatosur u radhët edhe shqiptarët në zonën e pushtuar nga bullgaret të Kosovës ushtrohej dhunë e represion gjithmonë e më i madh, prandaj edhe LNÇ-ja, po zhvillohej ne ato zona në përmasa më gjithë përfshirëse. Rrathët e fshatarëve dhe minatorëve po shtoheshin përkrah LNÇ-së, ku pas daljes nga burgu Xheladin Kurbalia, formohet grupi i parë ilegal nga Babush e Kadri Halimi, Kurtesh Agushi, Selami dhe Shemsi Hallaçi, mësuesit nga pjesa tjetër shqiptare : Hasan Dyngjeri, Sadri Mehmeti, Muharrem Çollaku, Malë Beci, Vesel dhe Vehbi Rexhepi. Në muajt e verës korrikut të vitit 1942, po zgjeroheshin radhët edhe në mes të Gjilanit dhe Dardanës (ish-Kamenica) si në Petroc nga Xheledin Kurbaliu formohet një grup, prej andej përmes Sinan Hasanit një tjetër në Pozhoran dhe nga ana e Ramadan Agushit në Tërpezë të Vitia. Edhe në Preshevë përmes Abdullah Krashnicës formohet një grup nga vëllazërit Selami e Shenasi Hallaçi, Riza Selimi, Selim Selimi, Xhemush Bina përmes një lidhje nëpër Karadakun e Shkupit dhe të Kumanovës nga ana e Hazir Hazirit'[1] në zonën e Karadakut të Gjilanit.

Aradha e parë shqiptare partizane e Kosovës 
Skeda:Karadaku.600x450.jpgPamje nga Karadaku

Aradha e parë shqiptare partizane e Kosovës u formua me 28 shtator 1942 në Ramjan te Vitia. Përballja po zinte fill si rezistencë e mos durimit, mbylljes brenda vetëvetës dhe shikimi i horizontit për të qarë këtë rrethimë të hekurt që po ngushtohej ditë e për ditë shtohej edhe më tepër. Kjo po bëhej në mes brigjeve të lumit Morava dhe Bjeshkës së Madhe, Karadakut përmes mësuesve, nxënësve e studentëve nëpër manastire e mejtepe që për herë po shtohej me mësimin anëtarë ndër oda e konakë të kthyera në mësojtore të para si ato fetare edhe laike. Më 28 shtator 1942, pas një konsultimi nga grupet e armatosura antifashiste në një fshat të Ferizajt erdhën deri te marrëveshja që në misrishtën e Ramjanit të mblidhen si një tog ndër ata që bënin bërthamat e para të atyre motmoteve në frymën e luftës çlirimtare, po prini Babushi e Kadri Halimi, Kurti, Selami, Meta, Çollaku dhe Beci.[2]

Xheladin Kurbalia sapo ishte kthyer nga burgu me një përvojë të madhe po i mbledh rreth vetës në shtëpinë e tij të marrë për banim prej se ishte ik si muhaxhirë nga anën tjetër që shtypej më fortë nga dajaku e plumbi i Bugarit dytë.

Mëhallë më mëhallë po endeshin njerëzit e tyre për t'i bërë mendjet në forcimin e krahëve të tyre, jo vetëm për në punët e mundimshme që bënin nëpër minierat që po grabisin të huajt pasurin e tyre, por edhe nga një krah pushke për të forcuar përballjen përmes një rezistence të pamposhtur, duke u ndërlidhur përmes koriereve nëpër të gjitha shtigjet që çonin drejt një udhe që e shihnin dritën dhe të nesërmen e tyre të lirë.

Ata besoni në bindjet e tyre që do ta arrinin me formimin dhe rreshtimin e tyre në aradhen e parë që kishte bërë skeletin e një hierarkie ushtarake komanduese e të ndërlidhur me një front të përbashkët që lidhja mbahej përmes Kokës.

Komitetin e Gjilanit e përfaqësonte Xheledin Kurbaliu, sepse një lidhje e tillë serioze ishte mjaftë bindëse e shpresëdhënëse nisi në një cep të Ramajve në drithnajat që po vihej në një bazë të fortë përmes një të dërguari Fadil Hoxha[1]] nga ana tjetër e tokës së Kosovës Juglindore së bashku me Spahiun, Kërpuskën, Gulin, Kaspin, Dejdini dhe Sojevën Kosova IX.
Sulimi i parë i armatosur 

Sulimi i parë i armatosur për marrjen e Minierës së Llojanit në mes të Preshevës dhe Kumanovës. Natën e 28 shtatorit të asaj vjeshtës së hershme kishin arritur edhe luftëtarë të tjerë që zgjodhën Xheledin Kurbalën për t'i prirë në aksionin e parë për të liruar nga pushtuesit digat e pasura të minierës, në të cilin aksion prijnë Xheladin Kurbaliu, komandant, Fadil Hoxha, Komisar Kurtesh Agushi, Sinan Hasani, Riza Selimi, Reshat Xhaferi, etj. si dhe Hazir Kokës'[2] dhe pas vrasjes së tij, caktohet Ramiz Cërnica dhe Kurtesh Agushi* [[3]][3]. Ata po i mbështeste fuqishëm edhe iu bashkuar edhe nënprefekti i kazasë Rifat Berisha dhe nga anën e Liman Staneci që përbënte karhun tjetër të një lidhje gjithandej etnisë.


Formimi i aradhës së Sharrit Më pas nis një varg zinxhir i shtrirjes së dhunës përmes një sulimi i parë i armatosur vale të re të arrestimeve, burgosjeve, por edhe vrasjeve sikur që pasoi detyrimisht tërheqjen kah Maja e Sharrit që shoqërohet me një anarki të parnim-dorëzimit në mes forcave të huaja të koalicionit fashist.

Nga ana tjetër pas një konflikti të armatosur ka dalë në skenë Mullai i kazasë në mbrojtje të atyre që po u rrezikohej jeta, pasuria dhe lëvizja e tyre nga të ashtuquajtur "Dora e zezë" që vriste e priste natën dhe ditëm drekë, edhe atë në qendër të kazasë së vjetër.

Por, secili po arrinte të kuptojë atë që po ndodhë ishte qartësia deh bindja se nuk ka zgjidhje tjetër pos lirimit nga ajo "dorë e zezë" që u sillej kokave të tyre si një murtajë dhe me tehun eskuadronave të vdekjes.

Shumë kujt i ra hise që për t'i dalë në krah një grupi të tij që po tërhiqej malit nga një rrethim spontan që po i bëhej atyre se gjoja me veprimet e tyre, fillimisht numëroheshin në kishta dhe po e sertoni e hatroni zullumqari që shfrehej për ti nënshtruar me jetuar ende me logjikën e robit dhe shfrytëzimin e robit deri në asgjësim dhe asimilimin e atyre që po e rezistoni fuqinë e tyre pushtuese.

Krahu "Lidhja e II-të e Prizrenit" 

Krahu "Lidhja e Prizrenit-(II-të)" në juglindje të Kosovës në krye me Adem Gllavicën e Mulla Idriz Gjilani. [Mulla Idriz Gjilani]] nga dr.Muhamet Pirrakui kishte mbledhur krerët e gjitha krahinave juglindore në një besëlidhje për të mos lejuar asnjë trup të trupave të huaja për të kaluar këndej kufirit përgjatë udhës së Frëngut nëpër të cilën udhë lëviznin përmes vijës hekurudhore në juglindje dhe perëndim.

Aty bashkohen të gjithë në një fushëbetejë të mbeten të pamposhtur te Reka Gjakut-Rainës, ku trupat pushtuese u kapën nga forcat vullnetare në një trekëndësh të asaj ngushtice që nisi përpjetë deri në Majën e Zezë, të Brezës dhe atë të Sharrit, duke iu dhënë një mësim se si luftonin për tokën e tyre, ku me atë rast si ditë feste muarën dhe vendosën Shkabën dykrenare pa kurrfarë nishani tjetër në të gjitha qendrat përgjatë frontit juglindor. Në një copë të vogël tokë, në një cep të saj, po bënë luftë të madhe...

Beteja e Myqybabës Dhe ajo Llaposhnicës që pasoi pas betejës në Rekë të Raincës përgjatë udhës Frëngut*

Reka e Gjakut (u zhvilluan në rrethinën juglindore të Gjilanit, Kosovë më 30 nëntor 1944 ndërmjet një koalicioni të LNÇ- antifashist të Ballkanit dhe BRSS pro anglo-amerikane. Depërtimi i shpejtë i forcave të rreshtuara nga mbeturinat e forcave çetnik serbo-bullgare të Ballkan tronditi parinë politike që i udhëheqete shqiptarët dhe atë të vendeve fqinje, për shkak të ndikimit prorus, karshi boshtit anglo-amerikan të boshtit natifshiast.

Me 6 tetor 1944 u formua brigada XVII maqedonase me Glisha Sharanoviqin komandant, që shpejt shtoi radhët e numrin e ushtarëve. Me 14 nëntor, kjo brigadë hyri në Shkup për t`u nisur po atë ditë për në Kaçanik. Vetëm për një muaj e diçka, deri me 14 nëntor 1944 likuidoi rreth 200 shqiptarë. Pas vrasjes se 128 vetave në fshatin Bllacë e Ultë, kjo brigadë u nis për në Karadak të Gjilanit, me atë rast në Stubell masakroi mizorisht tetë shqiptare.


Më 30 nëntor të viti 1944, thirrjes së lidhur në Kuvendin e Livadhit të Shehit te Bria e Preshevës një ditë më parë u ishin përgjigjur vetëm vullnetarët e tri fshatrave ; Buricë, Lipovicë, Kokaj, Llocë, Depcë deri në dhjetra veta, por numri i tyre iu shtuan edhe për disa vetë. Trupat e mobilizuara të komanduara nga Sharanoviqi prej Gjilanit, depërtojnë përmes Pisjanit dhe nëpër Zhegër, duke trupuar lumin Morava e Binçes për ta shkelur Karadakun.

Siç dihet pas tri bisedeve të ndërmjetësuara e Abdullah Preshevës, i cili nuk kishte garantuar se Brigada e XVII-të serbo-maqedone do të kalonte pa shkelur "në çdo pëllëmbë toke, duke hyrë edhe nëpër brenda nëpër shpia", nuk ishte arritur marrëveshja për leje kalimin nëpër Karadak, pasiqë edhe para orës para të mëngjesit iu ofruan Myqybabës.

Aty i priten rojet shqiptare. Kolonat pushtuese janë shtrirë për dhe barkas dhe kishin kërkuar leje me kalue për Preshevë. Kjo kërkesë e tyre nuk u pranua, dhe ne ora 10-të filloi sulmi i tyre. Fillimisht, mbrojta e barikaduar mirë i theu mbi tri herë dhe mobilizoheshin prapë me vullnetar tjerë në Pasjan, duke qëndruar deri në mbarmje.

Numri i tyre vinte e shtohej gjithnjë, duke u shtuar me serb të katundeve Anamoravë, deri sa ndodhi dhe u plagos komandanti i forcave shqiptare Ymer Myqybaba, i cili përherë ishte në krahun e mbrojtjes së popullatës civile, edhe të serbëve të Pasjanit gjatë pushtimit italo-bullgar dhe, ku shumë kishte të plagosur tjerë e të vrarë. Forcat e koalicionit pro-rus që mësynte prej tri anëve në ora tetë hynë në katund, nga i cili gratë dhe fëmijët ishin larguar në drejtim të Karadakut lindor me kohë dhe ishin vendos ne Kokaj, dhe Llocë.

Më vonë pas depërtimeve nga Maja e Curretëve, ku ishte edhe komandant pas që ka marrë plagë vdekjepruese, dhe fshatit i vihet zjarri shtëpive nga forcat okupuese. Pas plagosjes në anën e majtë nën kraharorë të Ymerit, rezistencën e armatosur e kishte pas mbajtur një grup në tërheqje në krye me Xhemë Lekin (Xhemail Ibrahimit), ku i kishte pas veti njësitin e vëzhguesve në prapavijën e luftës barikadohet në Llapushnicë, ku derdhet proi i Hardhisë në shpatin e Kokajve, po atë ditë ditë pas Shën-Mitrit të vitit 1944, pasdite një luftë ballë për ballë me forcat armike që ia kishini vënë zjarrin Myqybabës.

Pamje nga  Myqybaba



Skeda:Myqybaba.1600x1200.jpg
Beteja e Llapushnicës Komandantet lokal ia kishin mbajtur krahun perëndimor në Komitetin për mbrojtjen e trojeve etnike nga aneksimi i dhunshëm serb, për t’ia prerë vijën hyrjeve të forcave të huaja, përmes enklavave, te lumi i Moravës, të Brigadës XVI-të serbe dhe asaj të XVII-të maqedone, kur u bë një rezistencë e armatosur nga vullnetarët për ta mbrojtur prakun e shtëpive të tyre të prirë nga Komandant Ymer Saqipi (Myqybaba) dhe pas plagosjes në anën e majtë nën kraharorë të Ymerit, rezistencën e armatosur e kishte pas mbajtur një grup në tërheqje, ku i kishte pas veti njësitin e vëzhguesve në prapavijën e luftës barikadohet në Llapushnicë, ku derdhet proi i Hardhisë në shpatin e Kokajve, po atë ditë ditë pas Shën-Mitrit të vitit 1944, pasdite një luftë ballë për ballë me forcat armike që ia kishini vënë zjarrin Muçibabës. Atë ditë në vijën e frontit siç dihet kishte mbet i plagosur për vdekje Ymer Myqybaba sa ishte në tërheqje në drejtim të Kokajve, si edhe një luftëtar nga fshati Llovcë i lagjes së Hazirajve, Ahmet Haziri, plagoset dhe pas dy javësh vdes më vonë nga plagë e marrë vdekjepruese me 14 dhjetor 1944.  

Vija frontale e Betejës ishte nga Kotliana e deri te Gryka e Lerajve e deri te Maja e Curretëve.

Në tërheqje disa luftëtar me Xhemë Lekin u fortifikuan në një shpellë guri dhe vranë togun e diversant të armikut, për ti dhënë leksion atyre që kishte mësy me shkel në Karadakun. Disa prej tyre i kish pas nxënë taksiroti, e vriten aty, 6-të të parët mbetën të vrarë, dhe ma vonë përforcimet pati tjera që arritën të kapen dhe mbahen rob nga ana e çetnikëve, dy të rinjët, Jashari e Kadri Koka pasiqë i lidhën për pushkatim, i liruan sa për ti bartur me gomar për t'i ngarkuar të vrarët në Llapushnicë, ndërsa të tjerët e vrarë anës tjetër të vendi i quajtur te Qafa e Lekit në mes Buricës, Lipovicës e Myqybabës, të cilët i përcollën me çerret të mbushur përplot me trina pkah Pasjani. Të vrarët në fund të prrot të katunishtës që bie në lumin Llapushnicë, një nga një lidhur si ngarkesa me dry, dhe i kishin ngarkuar me një gomar, por një prej kufomave që ishte më i leht ia mërrte anën dhe, prej tyre e kishin lidhë në paragon të samarit deri te laku, te Mullini i Kokajve. Aty në lakesën për ballë Birës së kaçakëve u kishte rrëshitur njeri prej tyre e u kishte ra me kokë përtokë. Këtë e paguan me nga një të rënie të kondaktit të pushkëve, Arifi i Myqybabës, Jashari me Kadriun e Kokajve, dhe nuk iu nda fare stupci deri sa ishin varrosur te vendi i quajtur varret e huaja në kodër të Kokajve. Plaku Sali Koka i kishte pritur te vendi i quajtur Rup, partizanet e revoltuar të cilëve u kumtua në emër të fshatit Kokaj se, pos fëmijëve deri 13 vjeç dhe pleqve e grave e të sëmurëve nuk kishte njeri tjetër në Kokaj dhe nuk do të ketë rezistencë të armatuasur, ndërsa burrat janë larguar nga paniku se mund të ju ndodh ndonjë e keqe, pasi që ishin dëgjuar të shtëna me armë dhe shkëmbim zjarri në Myqybabë dhe Llapushnicë. Batalloni duke kaluar kishte hasur në një zgurë lisi të fshehur te Mëhalla e poshtme e Kokajve, plakun Sinan Burica, plakë 70 vejçar të cilin e kishin vrarë me gjakftohtësi nga afërsia te kokajt e poshtëm, i cili ishte ardh si nip i Kokajve me bajoneta të pushkës, në zgurin e një.Nuk kaluan shumë ditë dhe prapë u kthyen të paftuar ashtu siç kishin ardhur pas tri javë pas Shën-Mitrit për t'i marrë eshtrat e atyre që ishin vrarë për tokën e huaj. Halla Duda te Kokajt që kishte qëlluar rastësisht ti bie aty pari në arën e saj, ku ishin varrosur, kishte dalë njëri nga ata që drejtonte ceremonialin e zhvarrimit për ti kërkuar asaj nëse, u kishte mbetur borxh për tokën që kishin varrosur aty. Sot e atë ditë vendi quhet vend i vakafit. Kjo është quajtur këtu prej atëherë si hanë e donë si vakaf, ku janë varrosur e zhvarrosur asqeria e huaj, secili prej atyre që u vranë i kanë mbledhur eshtrat, thonë pjesëmarrës të asaj lufte pas kthimit të tyre nga mali, të cilët ishin vullnetar në vijën frontale te Qafa e Myqybabës.  

Vendasit e kishin pranuar dhe ishin rreshtuar përkrah LNÇ-së, por jo të nënshtruar edhe me pushtimin nga sllavokomunistet

Krahu juglindor kishte mbajtur ushtritë e huaja për të mos invaduar deri në ditën e Bajramit, 28 qershor-28 gusht 1944, Beteja për udhë të Frengit. Fronti i përbashkët lindor i Aleancës antifashiste Jalta, ia kishte prerë vijën zonës perëndimore dhe lindore, sipas pazarit të tyre tjetër kund. Secili (Ai) që nuk i ka duart e përgjakura le t’i bashkohet aleancës antifashiste, u tha, Ali (Ferat) Bej Draga, përfaqësuesve të legjislaturës së vjetër Ministër në Beograd. Tkurrjet (ngushtimi) në lindje të vendit si : Depcë, Caravajkë, Staneci, ElezBalia, Kruhalia, Buhiqi, Ilica, Ranatoci-Muhaxhirët e Kokajve, Maxhere ishin nisur kaherë të parapërgatiten për aneksim me anë të vrasjeve të hapura dhe misterioze, përmes likudimeve, arrestimeve, dëbimeve, maltretimeve, varfërisë, mbjelljes së frikës. Zvogëlimi i territoreve patë filluar me njëherë pas Luftës serbo-turke (1876-1878) në territorin e Karadakut vendoset një numër i shqiptarëve (muhaxhirëve) të ikur nga trevat e Vranjës dhe të Toplicës. Pas luftërave ballkanike, Luftës së Parë Botërore dhe Lufta Dytë Botërore një pjesë e shqiptarëve të këtushëm, për shkak të trysnive politike, fetare dhe ekonomike, shpërngulet për në Turqi. Karadakut me (nëntë fshatra të tij) që shtrihen në Luginë të Preshevës i takonin Kosovës, si dhe dy fshatra të Malësisë së Bujanocit. Para Luftës së Dytë Botërore u aneksuan në territorin e komunëve të Bujanoci dhe Preshevës si qendra komunale të Kosovës lindore e të aneksuar nga Serbia.  

Kuvendin e Livadhit të Shehut te Karadaku lindor i Preshevës

Më 30 nëntor të viti 1944, thirrjes së lidhur në Kuvendin e Livadhit të Shehut te Bria e Preshevës një ditë më parë u ishin përgjigjur vetëm vullnetarët e tri fshatrave ; Buricë, Lipovicë, Kokaj, Llocë, Depcë deri në dhjetëra veta, por numri i tyre iu shtuan edhe për disa vetë. Forcat tjera shqiptare të prirë nga Ali Syla ishin në krahinë tjetër te Përroni Vaçka Ilicës, ndërsa Mulla Idris Gjilani, po kalonte me truprojën te Ura e Budrikës, sikur edhe trupat e komanduar nga Hysen Tërpeza në gjendje gatishmërie për mbrojtje të popullatës civile. Limon Staneci- ish-sekretar në nënprefekturën e Gjilanit, Ibrahim Kelmendi në përcjellje të situatës te Prroni i Kokajve të poshtëm, dhe pastaj kalojnë në anën e Sllubicës përkarshi, ndërsa Adem Stançiqi, kishte bërë thirrje "për vetëpërmbajtje dhe mosprofokime të armatosura, deri sa të jetë e mundhsme".
 

Terrorizmi sllavoçetnik dhe Fronti Lindor

Pasojat e kësaj ditë, ku në vijën e frontit siç dihet kishte mbet i plagosur për vdekje Komandanti Ymer Saqapi në tërheqje në drejtim të Kokajve, ku dhe vdesë dhe varroste te varrezat e mëhallës së poshtme. Edhe një luftëtar nga fshati Llovcë i lagjes së Hazirajve, Ahmet Haziri, plagoset dhe pas dy javësh vdes më vonë nga plagë e marrë vdekjepruese me 14 dhjetor 1944. Të plagosur dhe të vrarë në radhët e luftëtarëve shqiptar pati në istikamet në Lipovicë-Buricë, si dy bijtë e Mulla Isuf Lipovicës, Rifati që vdië aty dhe Selimi i plagosur vdesë në shpatin e Llapushnicës gjashtë javë më vonë nga plagët e marra, si dhe pati edhe të tjerë si dy djemtë i axhë Baftjar Depcës, të cilët janë strehuar në mes të fshatit Llovcë dhe Kokaj te Livadhet e Kishës me vetëm nga një bombë në kokë, të cilët i shpëtuan ekspeditës pushtuese serbo-bullgare. Komandanti Ymer Myçybaba i plagosur u transferua në fshtin Kokaj, te proi i Kokajve, ku pas kishte marrë plagë vdekjepruese ndërroi jetë dhe u vorros në varrezat e Mëhallës së poshtme të Kokajve. Djegeja e 73 shtëpive, hambarëve dhe plemeve të Muçibabës u bë me 30 nëntor 1944 dhe fillim të dhjetor 1944, duke mobilizuar serbët lokal, dhe trupat dezertuar çetnike për t'iu vërsulur drejt territorit të Karadakut lindor të Gjilanit dhe Preshevës, kinse për ti ndihmuar brigadën XVI të Serbisë, të cilat bëjnë plojën në Iseukaj, ku u masakruan 93 veta, 33 veta në Gosponicë, 13 veta në Sllubicë, në Kokajt 5 dëshmorë e martir të asaj lufte, sikur gjithandej tjerët në trojet e liruara të Kosovës lindore. Komandanti, Ymer Saqip Muçibaba kishte mbajtur krahun perëndimor në Komitetin për mbrojtjen e trojeve etnike nga aneksimi i dhunshëm serb, për t’ia prerë vijën hyrjeve të forcave të huaja, përmes enklavave, te lumi i Morava e Binçës, të Brigadës XVII maqedono-kosovare, poi vinte në ndihë Brigadës XVI serbe të shpartalluar gjat depërtimit në malësi të Karadakut dhe Gollakut përgjat vijës frontale prej Majës Kikës e përtej vijës hekurudhore udhës frëngut e gjer të Reka e Raincë dhe të Brezës. Brigada në fjalë vazhdoi rrugëtimin për të kaluar në Gollak, ku fati i një batalloni të saj ishte shkatërruar në mes të Qarrit, Vriçecit dhe Gurit të zi, nga kishin arritur të shpëtojnë vetë gjashtë veta kanë arritur të gjallë në Vranjë, arkivi rajonal Gjilan, LNÇ.  

Fronti i Kosovës lindore

Më 17 dhjetor 1944, rreth 1000 burrave nën armë, të Malësisë së Bujanocit në Zarbincë, dhe të Karadakut të Preshevës u mbajt Kuvendi i themelues u zgjodh Shtabit Drejtues të Rezistencës Shqiptare për Kosovën Lindore, nën udhëheqjen e Mulla Idriz Gjilanit, i cili u zgjodh edhe komandant i Forcave vullnetare shqiptare të krahut Lindor dhe sekretar Muharrem Fejza, zëvendëskomandant Sylë Zarbinca, kurse për anëtarë u emëruan komandantët e njësive (guerile) : Shefki Hajdini-Desivojca, Ajet Rainca, Lam Breznica, Ajet Kosovica, Xheladin Kurbalia, Lotë Vaku, Hoxhë Isuf Lipovica, Faik Tairi dhe Sulë Hotla. Komandanti i çetave të armatosura balliste për krejt viset e Kumanovës edhe në rolin e anëtarit të Shtabit të Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare të Kosovës Lindore, edhe në rolin e promotorit për organizimin e Komiteteve të Rinisë Nacionaliste për Mbrojtjen e Kosovës në viset e Kumanovës, Sulë Hotla, ndërsa në rajonin e Karadakut të Kumanovës vepronte Batalioni i Karadakut nën udhëheqjen e Sulë Hotlës, sipas urdhrave që vinin nga Mulla Idrizi, respektivisht prefektura e Gjilanit dhe Shtabi Suprem për Mbrojtjen e Tokave të Liruara Shqiptare të Kosovës Lindore.
 

Rezistenca e armatosur me grupin e Hasan Alisë

Rezistenca e armatosur me grupin e fundit Hasan Alisë e mësuesit Mustafë Koka. Mustafë Koka lindur në fshatin Kokaj më 1931. Mustafë Koka gjatë viteve të fundit të Luftës së Dytë iu bashkua një njësiti të Brigadave shqiptare që po kalonte nëpër Kokaj, si luftëtar 15 vjeçar në nëntor të 1944 dhe, më vonë sa qëndroi në Tiranë, kreu kualifikimin për mësues. Me në fund të vitit 1947 ishte kthyer në Kosovë, ku filloi punën e mësimdhënies, nevojë kjo që ishte shumë e madhe për malësorët e Karadakut dhe banorët e Anamoravës. Puna e Mustafë Kokës në fushën e arsimit nuk zgjati shumë pasi që pushteti komunist jugosllav për shqiptarët e Kosovës u bë i padurueshëm, kështu që Mustafa vendosi të ballafaqohej me pushtuesin edhe në mënyrë të armatosur. Për disa vite resht, Hasan Alia Remniku dhe Mustafë Koka u bënë sinonim i tmerrit për serbët, ka qenë simboli i rezistencës së pushtimit jugosllav të pas Luftës së Dytë Botërore. Së bashku me patriot të tjerë, përfshirë Hasan Remnikun, u vra pabesisht në një pusi që ia kishte përgatitur UDB-ja me 11 tetor 1951. Mësuesi, Mustafë në mendjen e tij kishte edhe ngjarjet historike. I kujtohet se si arriti t’i bashkohet një batalioni të armatës shqiptare, në dimrin e madh, para se të kapitullon nazistët, deri sa po kalonte aty pari. Mustafa, si një trembëdhjetë vjeçar në një mënyrë jo të zakonshme ishte lidhur me ta, pasi që në një gjuajtje me armë, te kroi i përroit të Kokajve, nuk e kishte gabuar shenjën.
 
Mustafë Hetë Koka

Mustafa i bashkua njësive të komandantit Shaban Haxhia, pasi që mori pëlqimin, nga babai i tij, nga se më parë duhej ta kryente shkollimin si kusht i parë për ta ndihmuar vendin e lënë në duart e të huajve. Mustafa duke u ndarë prej tyre mori edhe përshëndetjet për mësuesit shqiptar të cilët ishin tërhequr në kryeqytet. Me të arritur në kryeqytetin e vendit, studioi tre vjet e gjysmë në gjimnaz. Në stërvitjet për shenjëtari nderohet me medalje të artë si përfaqësues i vendit në garat ballkanike. Ai, me të mbaruar shkollimin, me një dekret emërohet mësues i parë, fillimisht në Uglar, pastaj në Remnik dhe Gjylekarë të Vitisë. , VRASJA DHE MOBILIZIMI I SHQIPTARËVE NGA UNÇJ (1944-1945)  

Në Gjilan me rrethinë janë vrarë...7854 shqiptarë...Dhjetor 1944-janar 1945.

Në vend të përkujtimit: Një letër e panjohur e Mr.Ukshin Hotit nga burgu




Publicisti dhe shkrimtari gjakovarë Mr.sci.Kadrush radogoshi ruan me dashuri të madhe një letër të politologut tone të ndjerë Mr.sci. Ukshin Hotit,të shkruar në Burgun e Qarkut në Prizren,më 7 gusht 1994,qelia numër 20(vetmi).

Letra është shkruar në faqën e fundit të zbrazët,të romanit “Jeta artistike e Ilir Shkretës” të Magjistrit tone të mirënjohur Kadrush Radogoshi.Letra i dërgohet një të burgosuri politik,i cili i kishte dërguar romanin për ta lexuar.Ky i burgosur ishte Deli Haxhosaj nga Gjakova(Kosovë),i cili pas daljes nga burgu,e kryen porosinë e Mr.sci.Ukshin Hotit duke ia dhënë letrën shkrimtarit dhe publicistit të romanit Mr.sci.Kadrush Radogoshi.
Teksti i letrës së panjohur për lexuesin është ky:
“Deli,
Më pare nuk e njihja këtë shkrimtar.Ky libër i tij-më bëri përshtypje për pjekurinë me të cilën e ka kuptuar thelbin e një procesi.

Do të dalësh më herët se unë nga burgu.Do të kesh mundësi ta takosh shkrimtarin.Të lutëm,përcjellja përgëzimet e mia dhe lutjet që t’i thellojë edhe më tutje shkrimet e veta rreth procesit në fjalë.Përdorimi i figures së Laokontit është madhëshjtore,por nuk duhet të mbetët më aq.Le të vazhdojë.Besoj se do të behët shkrimtar i madh, po qe se do të dijë t’i shmangët kurthës se zëvendësimit të një urrejtjeje(ndaj komunizmit p.sh)me një dashuri të tëpruar(ndaj demokracisë formale p.sh).

I shpëtuar nga kjo kurthë,një shkrimtar si ky,do të dijë ta begatojë demokracinë me vlera që i përkasin kombit.Të lutem uroje në emrin tim,duke ia transmetuar këto fjalë pike për pike.

Ukshini
Burgu i QWarkut
PZ.7.08.’94
çelia 20(vetmi)

Kjo letër e Mr.sci.Ukshin Hotit është më interes për disa arsye,të cilat do të përpiqemi t’i vemë në spikamë sot(28 korrik 2006).

Është letër e panjohur për lexuesit e forumeve virtuale(art-café;floart,flori-press) e të ndjerit Ukshin Hoti,njerit prej intelektualëve më të ndritur të kombit tonë,të cilin pa asnjë ngurrim se mund të gabojmë,mund ta quajmë Promethe shqiptar.

Gjykimi i tij,2300 vjet pas atij të Sokratit,u bë në Prishtinë,në Gjykatën e Qarkut.Largësia kohore dhe vendore e gjykimit nuk mund të zbehë ngjajshmërinë e çuditshme me gjykimin e Sokratit,thotë shkrimtari dhe publicisti i njohur prishtinas

Abdullah Konushevci.

Gjykimi i Ukshin Hotit e ka edhe një përmasë të veçantë,sepse fati i tij është i trishtë,sublime,vuajtje dhe mjerim…

Romani “Jeta artistike e Ilir Shkretës” i Kadrush radogoshit është lexuar në burg,në vetmi,në çelinë numër 20 të Burgut të Qarkut të Prizrenit,prandaj edhe letra-nxitur nga ky lexim u shkrua në rrethana,të cilat i dijnë vetëm ata që kanë kaluar në për istikamet e burgjeve mesjetare në bastilën serbosllave.
Lexuesi i romanit dhe shkruesi i letrës,e cila nuk shpreh vetëm mbresa,por ka edhe vlerësime interesante,nga Mr.sci.Ukshin Hoti,i cili nuk ishte letrar,por politolog,megjithatë e këshillon shkrimtarin Radogoshi,për një çështje më rendësi siç është urrejtja dhe dashuria,të cilat nëse nuk shprehen nga largësia e domosdoshme e vlerësimit objektiv krijojnë një kurth për shkrimtarët,publicistët dhe gazetarët shqiptarë.

Vlerësimi i lartë i romanit nga Ukshin Hot ii bashkohet kritikës sonë letrare në mënyrë dinjitoze.
Vlerësimi i tillë ndesh me fushatën e organizuar ku këtij romani dhe autorit të tij Kadrush Radogoshit nga ithtarët dhe kritikët policor të djeshëm dhe të sotëm si tutorë kulturorë sulmojnë dhe përsekutojnë edhe sot e kësaj dite Mr.Kadrush Radogoshin.
Letra e Ukshin Hotit dëshmon se sa ishte gjallë ky martir i kombit,ishte më të vërtetë intelektual i madh …

Por çfarë bënë shokët e burgut ,apo shteti i tashëm i Kosovës ,për të zbardhur fatin dhe eshtrat e tij kanë mbetë në mëshirën e kohës! …/Flori Bruqi/




Ukshin Hoti me prindërit e tij
        
Prizren: Ukshin Hoti (në këmbë i dyti nga e majta) në Kala të
Prizrenitme kolegët e tij të shkollës.

Krushë e Madhe, 13 Maj 1993: Ukshin Hoti në mesin e bashkëfshatarëve të tij,
në përvjetorin e Shkollës fillore „Bajram Curri“.
Krushë e Madhe: Ukshin Hoti me dëshmorin Muhamed Malsori.
Ukshin Hoti me djalin Andinin.
_______________________________________________________________________________________________________________
Deklarata në dorëshkrim e UNIKOMB’it,
e përpiluar nga Ukshin Hoti (Maj 1994)
  
Aktakuza Kt. br. 107 / 94 dt. 30. 05. 1994
Faqja e parë në dorëshkrim e fjalës mbrojtëse të Ukshin Hotit.
Aktgjykimi K. Br. 28 / 94 dt. 28. IX. 1994. fq.1, 2 dhe 7.
Vendimi nr. 24/2241/05 dt. 16. 05. 1999, për
“lirmin“ e Ukshin Hotit nga burgu i Dubravës!

Pjesë nga rrëfimi i motrës Myrvete, të shkëputur nga “Kosovarja”.

SHTËPIA E UKSHIN HOTIT NË KRUSHË TË MADHE!
Edhe pas 12 vjetësh nga përfundimi i luftës, shtëpia e Ukshin Hotit,
në Krushe të Madhe është gërmadhë, ashtu siç e kishin djegur e shkrumuar forcat barbare serbe të Millosheviçit!!!

Hydajeti nuk është vrarë,ai është gjallë.


Kadri Luzha, u arrestua nga UDB’a famëkqe më 10 shkurt 1982 (me ndihmën e spiunëve të saj) dhe sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori NJAZI BURGIDEVA, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, me Trupin Gjykues i kryesuar nga gjykatësi ISAK NISHEVCI…, në bazë të aktgjykimit: P.nr. 69/82 datë 10 korrik 1982, dhe “në emër të popullit” u dënua me pesë (5) vjet burg.



      Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, 10 korrik 1982: Nga e djathta në të majtë - Jakup Krasniqi, Mehmet Hajrizi, Gani Sylaj, Nezir Myrtaj dhe Berat Luzha. Ky është grupi i parë prej 19 anëtarëve të OMLK’së. Në foto mungon Hydajet Hyseni, i cili nuk u paraqitë në gjykim me arsyetimin e Trupit Gjykues se ai është i sëmurë. Drejtuesit e grupit protestuan, duke e bërë të pamundur mbajtjen e seancës së parë, sepse është dyshuar se Hydajeti është vrarë...
 
Në këtë proces gjyqësor u dënuan këta veprimtarë të Lëvizjes Kombëtare:

1. HYDAJET HYSENI, me 15 vjet burg,
2. JAKUP KRASNIQI, me 15 vjet burg;
3. MEHMET HAJRIZI, me 12 vjet burg;
4. GANI SYLA, me 15 vjet burg;
5. NEZIR MYRTAJ, me 12 vjet burg;
6. BERTA LUZHA, me 12 vjet burg;
7. SHERAFEDIN BERISHA, me 5 vjet burg;
8. ISMAIL SYLA, me 12 vjert burg;
9. JAHIR HAJRIZI, me 11 vjet burg;
10. SHEQIR ZENELI, me 4 vjet burg;
11. FEHMI PLAKIQI, me 5 vjet burg;
12. AZEM SYLA, me 5 vjet burg;
13. XHEVDET SYLA, me 4 vjet burg;
14. FATMIR KRASNIQI, me 4 vjet burg;
15. FERID ÇOLLAKU, me 8 vjet burg;
16. HYSNI HOTI, me 6 vjet burg;
17. KADRI LUZHA, me 5 vjet burg;
18. MUSTAFË ADEMI, me 6 vjet burg;
19. JASHAR ALIJAJ, me 6 vjet burg;
( ... )
     Këtë dënim Kadri Luzhës ia plotëfuqizon Gjykata Supreme e Kosovës - më 25 nëntor 1983, me aktgjykimin A.p - nr. 135/83.1., të shpallur nga Trupi gjykues:  1. AQIF TUHINA - kryetar i trupit gjykues, 2. TADEJ RODIQI - anëtër i trupit gjykues, 3. SHEFQET BYTYQI - anëtar i trupit gjykues, 4. MIODRAG BËRKLAQ - anëtar i trupit gjykues,  5. HALIL HALILAJ - anëtarë i trupit gjykues.

Lexoni faqen e parë të Aktgjykimit A.p - nr. 135/83 të shpallur nga Gjykata Supreme e Kosovës.

___________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

NË EMËR TË POPULLIT
A.p - nr. 135/83

     Gjykata Supreme e Kosovës - kolegji i përbërë nga gjyqtarët: Aqif Tuhina, kryetar, Tadej Rodiqi, Shefqet Qytyqi, Miodrag Bërklaq dhe Halil Halilaj, anëtarë, me bashkëpunëtorin profesional Qerim Metaj, procesmbajtës, në lëndën penale të të akuzuarve: Jakup Krasniqi nga Negrovci, Mehmet Hajrizi nga Prishtina, Gani Syla nga Kishnareka, Nebih Murtaj nga Prishtina, Berat Luzha nga Begraca, Sherafedin Berisha nga Prishtina, Ismail Syla nga Kishnareka dhe Jahir Hajrizi nga Prishtina, për veprën penale të bashkimit për veprimtari armiqësore të parashikuar nga neni 136 par. 1 lidhur me nenin 114 të LP të RSFJ dhe të akuzuarve: Sheqir Zeneli nga Prapashtica, Fehmi Plakiçi nga Nekovci, Azem Syla nga Kishnareka, Xhevdet Syla nga Prishtina, Fatmir Krasniqi nga Tërpezi, Ferit Qollaku nga Gajra, Hysni Hoti nga Caralluka, Kadri Luzha nga Begraca, Mustafa Ademi nga Prishtina dhe Jashar Alijaj nga Kovraga, për veprën penale të bashkimit për veprimtari armiqësore, të parashikuar nga neni 136 par. 2 lidhur me nenin 114 të LP të RSFJ.

( ... )
Lexoni faksimilet e faqes së 1, 3, 4 dhe 24 të këtij Aktgjykimi:
     Ky trup gjykues dhe shumë prokurorë e gjyqtarë tjerë të këtij soji, që kanë punuar në gjykatën supreme të Kosovës, por edhe në gjykatat e qarkut nëpër komuna të Kosovës, gjatë viteve të 70-80’ta kanë denuar mijëra intelektualë shqiptarë, vetëm pse janë angazhuar për realizimin e kërkesës “KOSOVA REPUBLIKË!”, dhe për çudi këto relikte të së kaluarës edhe sot punojnë në të gjitha nivelet e gjykatave të Republikës së Kosovës !!!

TË MOS HARROHET HISTORIA ( Me brigadat e flijimtarëve të vitit 1981 )




 

     Demonstratat e vitit 1981 në Kosovë ishin vazhdim i veprimtarisë së Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e tokave të pushtuara shqiptare që padrejtësisht Fuqitë e Mëdha i dhuruan Serbisë, Greqisë dhe Malit të Zi. Më 1912 Shqipëria u shpall e pavarur por 55% e tokave të saj si Kosova dhe Çamëria mbetën jashtë shtetit shqiptar. Kjo çoi, veç të tjerash, në themelimin e ‘Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës’ më 1 maj 1918 me qëllimin e mbrojtjes së tokave tona të shenjta. Shqiptarët nuk mund të pranonin robërinë me poshtërimin më të rëndë që u bëhej atyre. Me instiktin gjenetik të lirisë dhe krenarisë ata u detyruan të organizojnë forma të ndryshme qëndrese kombëtare e njerëzore, së pari për mbijetesë.
     Veprimtaria e vazhdueshme kundër dhunës, ilegale dhe legale sipas rrethanave, kulmoi sidomos në vitin 1945 me legjendarin Shaban Polluzha me shokë; pastaj në vazhdimësi me pishtarin Adem Demaçi. Viti 1945 shënon ripushtimin e tretë të Kosovës nga Jugosllavia kur dhe u instalua pushteti ushtarak sllavo-komunist (më 8 shkurt 1945 - Sh.B). Për 6 muaj kulmoi tragjedia shekspiriane, nën petkun e fitimtarëve vranë 48.000 shqiptarë, zhdukën  10.000 të tjerë dhe dëbuan për në Turqi 350 mijë shqiptarë etnikë (në kohën e Rankoviçit u dëbuan edhe 250 mijë). Kombi shqiptar në vatrën ilire të tij përjetonte Natën mesjetare të Shën Bartolomeut. Gjithëçka ishte e lejuar kundër tyre e në sy të Evropës, ata vriteshin, plaçkiteshin, dëboheshin e zhdukeshin brenda natës. Por masakra gjenocidiale serbosllave nuk i trembi dot atdhetarët e Lëvizjes Kombëtare. Terrori vetëm sa u shtonte trimërinë e qëndresën. Bashkë me lirinë synohej dhe bashkimin me Shqipërinë amë, lumenjë gjaku rodhën për të dy qëllimet.
Legjendari Shaban Polluzha

     Në Kosovë sapo ishte lejuar shqipja, pasi serbosllavët edhe zyrtarisht e kishin ndaluar. ‘Rilindja’ si gazetë e parë shqipe në Kosovë doli më 12 shkurt 1945 (më 1957 njihet si organ i LSPPK’s), por bazuar në censurën që ushtrohej mbi çdo gjë që flitej dhe shkruhej shqip, shtypi i asaj kohe ende ishte larg të përfaqësuarit të mendimit shqiptar. Megjithatë pena e atdhetarëve, e mendjeve më të ndritura dhe më me ndikim të kohës, nëpërmjet shtypit ilegal publikoi artikuj me përmbajtje kombëtare duke edukuar, bashkuar dhe ngritur vetëdijen politike e kombëtare për liri dhe bashkim. Për këtë ata, ndiqeshin e burgoseshin si Adem Demaçi që ridënohej në burgun e dytë ende pa u liruar nga i pari. Por as proceset e montuara politike, as terrori rankoviçian nuk mundën ta ndalin shpërthimin e demonstratave studentore për liri dhe barazi të njohura si demonstratat e ‘68’ës. Ato koinçiduan me demostratat në Evropë dhe botë, por që dallonin për nga motivet e thella të krimeve sllave dhe karakteri çlirimtar i tyre. ‘Të ndalet diskriminimi i shqiptarëve’, ‘Vetëvendosje’ dhe ‘Kosova Republikë’, ishin  kërkesat  më të zëshme në demonstratat e shqiptarëve të vitit 1968.
     Që në ditën e parë të tyre më 27 Nëntor u vra me armë zjarri nxënësi Murat Mehmeti. Shumë demonstrues u burgosën bashkë me prijësit e tyre si Osman Dumoshi, Kadri Halimi, Halil Alidemi, e shumë të tjerë. Ishin vite tepër të rënda për Kosovën e tradhtuar, dhunuar e terrorizuar, kurse paria e vendit, siç thoshte Jusuf Gërvalla, nuk bëzante e tulatur nga pagat e majme dhe kolltukët e butë ku me kohë i kish ledhatuar Serbia. Ata me duart e tyre ua dorëzuan xhelatëve serb bijtë më të mirë të popullit, bile duke proklamuar me gojën e propagandës shovene, se shqiptarët i paskan të gjitha të drejtat, dhe se Kosova ‘vetëm emrin nuk ka Republikë’!
     Do të kalojnë tetë vite derisa në Brion të Kroacisë të miratohen ndryshimet e pritura të kushtetutës jugosllave të vitit 1974. Por statusi i Republikës së Kosovës u hesht. Paria e vendit dështoi t’i dilte zot popullit dhe vendit të vet. Kosova prapë mbeti nën dhunë e poshtërim, duke u përforcuar edhe më, si autonomi konstituive e federatës. Vetëm pas dy vitesh intelektualët serb bënë të njohur daljen e librit të kaltër. Me një fjalë Serbia nën rrogoz po përgatiste procese të mbrapështa frenuese jo vetëm kundër shqiptarëve por dhe popujve të tjerë të ish’Jugosllavisë, për t’ua hequr edhe ato pak të drejta të garantuara me kushtetutë për të cilat bijtë e Kosovës ende dergjeshin burgjeve. Megjithatë ‘aspirata e popullit shqiptar në vitet e ’70 vetëm sa rritej’, kujton Mehmet Hajrizi, prijës i ilegales në vitet e ’80. Lëvizja Kombëtare e zgjeroi edhe më aktivitetin e saj kombëtar tani më në ilegalitet të thellë. Kurse organizatat dhe shtypi ilegal shqiptar vetëm sa u shtuan, në veçanti pas formimit të Grupit Revolucionar të Kosovës (GRK) më 1973. Udhëheqësi i grupit Kadri Osmani thoshte: ‘Edhe nëntëdhjetë e nëntë herë të na zhdukin, ne do të luftojmë të ringjallur për lirinë e Kosovës’. GRK’ja, nga 1975 u quajt ‘Organizata Marksiste Leniniste e Kosovës’ OMLK, dhe nga viti 1974 deri më 1982 (kur pushoi së vepruari), është udhëhequr nga Mehmet Hajrizi. Të kujtosh veprimtarinë atdhetare të OMLK’së, që ështe organizatore e demonstratave 1981 do të thotë të kujtosh  atdhetarizmin e epokës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare, trimërinë, besën, guximin, solidaritetin e sakrificën deri në vetëmohim, vlera këto të trashëguara brez pas brezi ndër shqiptarët.
     Si kriter për t’u anëtarësuar në këtë organizatë vlerësohej atdhedashuria, guximi, zgjuarsia dhe në veçanti aftësia e ruajtjes së konspiracionit. Përparësi u jepej punëtorëve  dhe fshatarëve pasi ‘ata ishin të vetëdijshëm se ky grupim është pjesa më e shtypur dhe më e pa kënaqur me robërinë’, gjykon Sabile Basha. Ky fakt na kujton gjykimin e anëtarëve të kësaj organizate të arrestuar nga sigurimi serb më 1982, (‘për t’ia këputur kokën e thyer kurrizin’ çirrej vasali S. Hasani) në mesin e tyre edhe nxënësin e shquar të gjimnazit matematikor, Kadri Luzhën. Edhe pse në moshën 19 vjeçare, gjatë hetimeve ai përballoi torturuat më mesjetare satanike. Në qelinë e tij nga dritarja me grila si në pamje legjende edhe në kohë dimri hynte borë e lagështi në shtratin prej dërrase akull. Përkundër të gjitha torturave para trupit gjykues kur po dënohej bashkë edhe me tetëmbëdhjetë shokë të tij më 10 korrik 1982, Kadri Luzha me guxim Prometeu deklaron: ‘Jam më i riu dhe pa përvojë, por  juve dhe pushtuesit e popullit tim që ju mbajnë, ju betohem që do t’ju luftoj tërë jetën’ (kështu kujton udhëheqësi i grupit, dhe bashkëdënuesi me Kadriun, Mehmet Hajrizi). 


  Në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, Korrik 1982: Nga e djathta në të majtë - Nazmi Hoxha, Bejtullah Tahiri, Basri Musmurati, Naim Salihu dhe Shemsi Hoxha. Në këtë grup janë dënuar 16 pjestarë të OMLK’së.

     Ky frymëzim atdhetar që prushonte në zemrat e rinisë së Kosovës, pushtuar nga ndjenjë e dashurisë për liri dhe demokraci, demonstrata e Pranverës së Madhe të vitit 1981, i shndërroi në kryengritje popullore duke tundur për vdekje themelet e federatës jugosllave. Filluan me 11 mars për të mos përfunduar deri në vitet e ’90, kur përgjegjësinë për t’i dal zot Kosovës e mori UÇK’ja. Demonstratat e 26 marsit ishin uverturë e atyre të 1, 2 dhe 3 prillit, kur të bashkuar nxënës, student, mësues, punëtor e fshatar, pushtuan rrugët e mbarë qyteteve të Kosovës me kërkesën ‘Kosova Republikë’.
     ‘Në Ballkan e Evropë Lindore, nuk ishin parë demonstrata aq masive që nga pas LDB’ - gjykon Sabile Basha. Ata të gjithë i ngjasonin njëri tjetrit, me vrullin, solidaritetin, vendosmërinë dhe qëllimin e tyre. Mbi ta u gjuajt me armë zjarri nga policët, tanket, aeroplanët. Ra edhe dëshmori i parë i Pranverës së Madhe, Naser Hajrizi dhe Asllan Pireva. U plagosën mbi qindra demonstrues ndërsa u vranë me dhjetra të tjerë. Populli mbante dyert e hapura me adhurim për bijtë e tij më të mirë. Nënat, motrat e nuset u kujdesën për plagët e krushqve të lirisë. Liria e Kosovës qe kryefjala dhe kallzuesi i të gjithëve. Me trupat e tyre ngrinin barrikada para kordonëve policore për ta penguar marshin e tyre gjakësor. Vashat si luanesha hidheshin mbi tanket serbe dhe në tytat e tyre vendosnin flamurin kombëtar. Të bashkuar nxënës e studentë çarmatosnin policët që gjuanin me plumba mbi ta.
     Policia kriminale e pushtuesit u gjet e papërgatitur para ortekut demonstrues. Në ndihmë u erdhën ushtria me njësitë speciale nga Beogradi, dhe shpallën gjendje lufte. I mbyllën shkollat, fakultetet e ndërmarrjet, kurse ndër medie i kurdisën altoparlantët e shantazheve dhe propagandës antishqiptare. Edhe kësaj here paria e vendit u pozicionua me turpin. Përkrah armikut demonstruesit i quajtën: ‘armiq’, ‘reaksionar të egër’, ‘nacionalist të ashpër’, ‘do t’i fusim në vrimat e minjëve’ e çfarë jo tjetër. E tërë Kosova ziente nga bastisjet dhe shfryrjet sadiste të ardhacakëve serbë  mbi shqiptarët etnikë. U publikuan për herë të parë të dhënat ku tregohej se nga 1979 deri më 1980 ishin zbuluar dhe dënuar 8 grupe nacionaliste me 680 anëtarët e tyre; 4 vite pas demonstratave të vitit ’81 u dënuan  4.000 veta, dhe u shqiptuan 5 shekuj burg. Nga viti 1981-1990 u dënuan edhe 1346 ushtarë shqiptar që shërbenin në ushtrinë jugosllave, ndërsa në mënyra të ndryshme u vranë edhe 63 të tjerë. Me një fjalë në Kosovë që nga viti 1945 e deri më 1999, për veprimtari politike janë shqiptuar 666 shekuj burg për shqiptarët etnik.
     Gjithsesi kryengritja e Pranverës së Madhe më 1981 shënoi kthesë të madhe në historinë më të re shqiptare dhe fillimin e fundit të robërisë në Kosovë. ‘Brezi i artë’, apo ‘brigadat e flijimtarëve’ të vitit ’81, ishin pishtarët e parë të lirisë dhe demokracisë. ‘Të gjitha vitet e ndihmuan historinë, por viti’81 e ndryshoi atë’ gjykonte i paharruari Mr. Ukshin Hoti. Përderisa Sekretarja e shtetit amerikan Hillari Klinton për këto ngjarje në ditarin e saj kujton: ‘Dardanët kosovarë që janë vetëm shqiptarë, në vitet e ’80 me protestat dhe gjakun e tyre i bënë të njohur edhe shqiptarët e Shqipërisë’. Bota e qytetëruar demokratike  fuqishëm i përkrahu demonstratat në Kosovën e vitit 1981 e për këtë më mirë flasin dhjetëra artikuj të botuar nëpër mediet më të fuqishme botërore. Edhe shumë atdhetarë në shtetin amë, duke i përkrahur demonstratat e vëllezërve kosovar, u thoshin popujve në ish’jugosllavi dhe më gjerë që të solidarizohen me shqiptarët dhe kërkesat e tyre legjitime ngase ‘Dora e fortë serbe që po godet Kosovën, shpejt do të ngjitet edhe në Bosnje, Kroaci e Slloveni’. Atdhetarizmi shqiptar është një vij e ndritshme që eci nëpër histori me guximin e bijve më të përkushtuar. Kulmi qe legjenda e përjetëshme e Adem Jasharit që u flet të gjitha brezave me zërin e lirisë e të flijimit për shqiptarinë. Shqiptarët e Kosovës me luftën heroike të UÇK’së më 1999, e realizuan ëndërrën njëqindvjeçare për Kosovën e lirë dhe të pavarur. Sot Republika Kosovës, ngadalë por e sigurt po ecën drejt finalizimit të kauzës kombëtare duke e çuar në vend kështu amanetin e mija shqiptarëve të rënë, për liri dhe bashkim kombëtar. Ashtu çoftë!

BURGOSJA E RINISË SIME




 
Shkruan: Elife Luzha

     Edhe sot u zgjova në orën e zakontë të mëngjesit sadoqë natën e  kalova pothuaj pa vërë gjumë në sy. Në pasqyrë  vërejta fytyrën e zbehur dhe sytë të ënjtur. Kurse në kokë ende më buçisnin fjalët e zëdhënësit të shkollës: “"Elife Luzha, përjashtohet nga shkolla, dhe humb cilësinë e nxënësit”.
     Pa pyetur për hekurat e qelive dhe zinxhirët e burgut, mëngjesi qe me diell të çiltër, natyrë e bukur pranvere. Cicërimat e zogjve në kopshtin e shtëpisë nuk më bënë përshtypje si ditëve të tjera. Bota e tyre e çiltër prej zogu po më dukej si e larguar. Nëna po merrej me punët e shtëpisë. Vëllezërit kishin vajtur nëpër punët e tyre. Kurse unë po përgatitesha për në shkollë. Askujt nuk i tregova për vendimin e Pleqësisë së shkollës të publikuar dje. Unë dhe vëllai, Kadriu ishim në listën e të përjashtuarve nga shkolla, për veprimtari  armiqësore, siç thuhej në atë vendim. Vëllai ishte në përfundim të vitit të fundit të gjimnazit, kurse unë sa po përfundoja vitin e parë.
     Mbrëmë nuk kisha mundur të hapë gojën me askënd. Nuk dija si t’i tregoja nënës se jam e përjashtuar nga shkolla kur ajo po bënte gjithë ato mundime për shkollimin tonë. Si t’i them për vëllain, kur i dija ëndrrat e saj prej nëne të vuajtur Kosove për një të ardhme tonë të lumtur? Kadriu me një karakter tepër të veçantë qysh herët ishte dalluar me horizont të gjerë  dijeje prej eruditi. Ishte nxënës i shkëlqyer i gjimnazit Matematikor të Prishtinës. Por kushtet e vështira në familje nuk i mundësuan që të vazhdonte mësimet atje, andaj dhe ishte regjistruar në Komunën e Kaçanikut, për shkak të udhëtimit më të afërt nga shtëpia, dhe uljes së shpenzimeve familjare. Me sjelljen dhe zgjuarsinë e tij, krijonte nderim të veçantë kudo që shkonte.  Përshtypje të mirë kishte krijuar sidomos në mesin e profesorëve të tij. Sa here që më thoshin se si motër e Kadriut do të duhej t’i kem ngjarë atij, lumturohesha, nga ana tjetër, në mua shtresohej një detyrim se me të vërtetë duhet t’i ngjaja! Aq shumë doja t’i ngjaja sa nuk linja vend pa e  përgjuar, për të mësuar të veçantat e tij. E veçanta ishte, leximi i librave dhe loja me futboll.

Oborri i shkollës së mesme në Kaçanik - prej ku filloi demonstrata e 5 majit 1981.

     U përshëndeta me nënën dhe u nisa për te shoqja e lagjes Mërgimja, me të cilën udhëtoja për në shkollë. Ajo e dinte se isha e përjashtuar nga shkolla, por e kisha lutur të mos i tregonte askujt. Në shenjë proteste për përjashtimin e numrit të madh të nxënësve nga shkolla, për shkak të pjesëmarrjes në demonstratat e 05. 05. '81 në Kaçanik, bashkë me disa shoqe dhe shokë organizuam bojkotimin e mësimit. Në mesin tonë ishte edhe Mërgimja, por ajo disi më dukej si shumë e luhatur dhe nuk ja kisha fort besimin. Kjo dhe u vërtetua. Posa u grumbulluam në oborrin e shkollës që të manifestojmë bojkotimin ashtu siç kishim vendosur, ajo u largua..
     Paraqitja ime në oborrin e shkollës, edhe pasi më ishte ndaluar, nuk u pa me sy të mirë nga udhëheqja e shkollës dhe disa bashkëpunëtorë të tyre. Erdhi një nga ata dhe më tha të largohesha, ose do të ftonin policinë. Unë prita derisa sa u grumbulluam të gjithë dhe pak para se të fillonte hyrja e nxënëseve brenda në klasa u larguam. Po ecnim nëpër rrugët e Kaçanikut me parullën:

“Ktheni shokët tanë”,
“Republikë kushtetutë ja me hatër ja me luftë”,
si dhe këngë patriotike siç ishte:
“Kaçanik o shkëmb e gurë, vritesh, pritesh për flamur...”

     Por tani po ndiqeshim nga policia. Filluam të shpërndahemi. Unë me një grup shokësh ikëm luadheve për t’u fshehur nëpër male. Kisha vrapuar shpesh, dhe isha pjesëmarrëse e garave atletike për komunën. Isha e bindur se nuk do më zinin policët pasi më dukej vetja si vajzë se isha bijë e erës. Vrapoja me tërë fuqinë duke e lënë pas grupin. Por e humba betejën prej rinie. Nga bari i gjatë i luadheve të pa kositura të majit, m’u pështjellën këmbët dhe u rrëzova. Një polic me zuri për krahu. Kur më panë shokët dhe shoqet u ndalën. Donin të më shpëtonin nga duart e tij, duke bërtitur - lëshojeni, si t’i bërtisnin një zagari që kish zënë një thëllëzë të re! Unë u fola shokëve të ikin që të mos vëreheshin se kush qenë. Polici shqiptar po më luste që t’i ndalja shokët vetëm sa për të biseduar dhe do na lironte! Nuk ju binda urdhrit të tij. Ai filloi të bërtiste për të më bindur, se do të më lëshonte nëse ata do të ndaleshin. Dhe ashtu u bë. Polici nuk më lëshoi nga krahu deri sa e mori fjalën nga ne se nuk do të dukeshim më në shkollë e as rrugëve të Kaçanikut. Pasi na lëshuan, vendosëm të shpërndahemi, për të vazhduar ditëve tjera më mirë të organizuar.
     E vetme, u nisa për në shtëpi. Në kokë më silleshin lloj-lloj mendimesh dhe gati nuk vëreja asgjë rreth vetes. Vendosa që posa të mbërrija në shtëpi t’i tregoja nënës së dashur për përjashtimin tim nga shkolla. Pa pritur para meje u ndal një makinë policie dhe më futën fluturimthi në makinën e tyre. Po më dërgonin në stacion të policisë. Na tradhtuan - thash me vete. U tmerrova kur mendova se do të jenë kapur edhe shokët e tjerë. Tërë ditën më morën në pyetje, herë njëri e herë tjetri. Asnjërit nuk ja dija emrin. Kërkonin të tregoja emrat e atyre me të cilët isha bashkë. Nuk thash asnjë. Përgjigjesha shkurt: - Jam nga fshati. Nuk e njoh askënd. - E ndjeja veten në një kopësht zoologjik me të gjitha llojet e bishave në uniformë xhandari.
     Nuk e dija saktë nëse i kishin kapur edhe të tjerët. Ankthi më shtrëngonte në grykë. Në orët e vona të mbrëmjes më dërguan në gjykatore te bashkëfshatari im gjykatës, Muj Luzha. Pas “përshëndetjes” me fyerjet më të rënda që kisha dëgjuar ndonjëherë e sorollatjeve me kërcënime, ma shqyrtoi dënimin me 15 ditë burg. Në ora 11 të mbrëmjes me makinën e policisë më nisën për ta vuajtur dënimin në burgun e Mitrovicës. Rrugës po mendoja për nënën e dhëmshur, për pikëllimin e saj me vajzën në hekura qelie! Çfarë do t’i bënin vëllait të dashur, edhe ai i përjashtuar? Po shokët, kush nga ata do të jetë kapur, çfarë dënimi do të kenë marrë? Ishte pranverë, e rinisë së Kosovës rrezet e diellit do binin mbi zinxhirët në duar.
     Tërë ditën nuk kisha ngrënë e as nuk kisha pirë. Ndjehesha e tejlodhur gjer në kufirin e vdekjes. Por nuk kishim për të vdekur.
     Pas mesnate mbërritëm në burgun e Mitrovicës. Më vonë mësova se vetëm unë isha e burgosur atë ditë. Ishte një ndër lajmet më të mira që dëgjova pas daljes sime nga burgu. Ndjeva se shokët i paskisha dashur jo më pak se veten. Përkundër të gjitha vuajtjeve dhe torturave asnjëherë nuk më shkoi mendja t’ju besoj atyre që më quanin armike. Isha shumë e bindur se po bënim një vepër të mirë për Kosovën, e që Kosova e robëruar e priste nga ne. Isha shumë e bindur se nuk duhej ndalur e as frikësuar nga kërcënimet e askujt. Isha shumë e bindur për fitoren tonë. Kjo bindje qe mesazh i jetës që i përballonte mundimet.
 * ) Autorja është e diplomuar në KU''VICTORY''Prishtinë,Fakulteti i Politikës Ndërkombëtare dhe Diplomacisë.


...Qetësi!... Ngucakeqi është gjallë



Agim Doçi Përgjigje akadem(y)kut Qosja 

 Ngucakeqi, kur luan “kompetentin” bahet edhe i bezdisshëm edhe sherrexhi. Qosja nuk lodhet, nuk harron “zanatin” e tij prej akadem(y)ku. 

Me një xhelozi mjerane, makina e tij prodhon vetëm mllef. Nuk e fsheh inatin dhe urrejtjen e tij ndaj personaliteteve të kombit. 

 Në “kazanin” e çorbave mediatike për t’i hedhur sheqerit uthull, patjetër në krye të listës së atyre që u ka mbetur peng se askush nuk i përfill, do të jetë Qosja.

 Allahile pse?!... Mbasi ishte i pranishëm në Rambuje, Qosja mbante përkrah Surroin (njohës ekselent i anglishtes), mbajti edhe një ditar...

 Faqet e Ditarit ishin mbushur plot mllef e xhelozi ndaj presidentit Rugova, madje dhe ndaj zonjës, Edita Tahiri. Shoku Qosja! Mos harro!

 Dr. Rugova është në piedestalin e të nderuarve të Kombit, z. Edita Tahiri, zëvendëskryeministre, ndërsa ti ishe dhe mbete një ngucakeq me dëshira të parealizuara (!). 

 Pse fut hundët në punët e brendshme të politikës në Shqipëri? A u more me themelimin e një partie në Kosovë dhe s’të erdhi askush nga pas? A e “deshe” Kosovën të lirë dhe të pavarur edhe ti? Qe pra tek është Republika e Kosovës, e gëzofsh!

 Gjë për të cilën ti s’ke asnjë meritë. Ti kurrë nuk fute hundët në republikat fqinje të Kosovës, se ndoshta druheshe prej ndonjë hundëleshi ballkanas, që ta ndreq samarin...

 Pse pra i fut hundët në punët e Republikës së Shqipërisë? 

A mos merr ndonjë honorar prej dikujt, apo ke ndonjë iriq xhelozie në stomakun tënd prej akadem(y)ku, që të lë pa fjetur duke të grricur ambiciet dhe smirën se kurrë nuk u bëre personalitet karizmatik kombëtar?! 

 Ku e njeh ti Lulzim Bashën, more grindavec tipik i pakorrigjueshëm?! 

 Ndoshta tek ortodoksia e selisë rozë në Tiranë, ku ti “merr avdes” informatash. Lulzim Basha nuk do t’i kishte punët mirë, po ta lavdëroje ti. 

Ndoshta jo rastësisht, ke harruar të merresh me Dick Marty-n apo me Carla Del Ponte-n, duke ua mbajtur “kasavetin” Ramushit dhe Fatmirit, që aspak nuk është e sinqertë nga ana jote. 

 Atë ditë që ti t’i bëhesh avokat Ramushit dhe Fatmir Limajt, të dyve atyre iu thafshin krahët!

 Qosja, je kaq shpirtzi, sa shpesh mendoj “i ziu zift që është i zi...”. Je palodhshmërisht ngucakeq i pakënaqur dhe për këtë të mirëkuptoj. Për sa kohë nuk ta var askush, kruhesh me të gjithë... 

 Ti duhet urgjentisht të ndërrosh ilaçet. Të ndërrosh terapinë, shoku Qosja! 

 Më 9 maj është ditëlindja ime, është njëherësh Dita e Fitores ndaj nazifashizmit! Do të jetë dhe Dita e Fitores së Lulzim Bashës për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

 Do të jetë një fitore për të gjithë ne, qytetarët e Tiranës. Ndoshta, ti dhe klani i Sorosit, klani i korbave dhe klientëve të Edvinit, apo 99-shat e kombit, do ta vajtoni humbjen e dhëndrit tuaj.

 Bëni gajret, se as Hysni Milloshi nuk do t’ua mbajë dertin!...

 A po vjen, shoku Qosja, më 9 maj në Tiranë, të festojmë? Eja se ta ruaj unë “vendin” që meriton?

 Do të jesh solist në Koncertin Elegjiak (vajtimor) të PS-së, me titull “E vetmja rrugë!”.

 Do të jetë rruga drejt funeralit të zhganit të Edvinit. Do të bëhet Tiran dhe jo TiRama... Ti bën, në artikullin tënd botuar te GSH më 19.04.2011, dhe rolin e prokurorit, kur shkruan që z. Basha duhej të ishte nën hetim dhe jo në garë për kryebashkiak të Tiranës. 

Mos përto, shoku Qosja, eja dhe gjendu pranë prokurorisë se do të jetë ndihmë juridike dhe hetimore me vlera të jashtëzakoshme! Po dhe prej kësaj fushe po merrke vesh, or burrë!? 

 Gjithandej jep “këshilla” dhe “mësime”, që më rikujton shokun Zylo të D. Agollit. Tejet “kompetent” dëshmohesh dhe në diplomaci.

 Në atë artikull bën vërejtje të rënda edhe për z. Haxhinasto, që paska mbajtur tri deklarata të gabuara në Prishtinë. Ke “shumë të drejtë”, shoku Qosja. 

Po ky Haxhinasto xhanëm, para se të bëjë deklarata në Prishtinë, pse dreqin nuk konsultohet me ty?... 

 Ti asnjëherë, madje dhe në shkrimin në fjalë, nuk e njohe dr. Rugovën për president të Kosovës, por vetëm stigmatizon personin e tij vetëm si kryetar i LDK-së. 

Pse, allahile?!... A mos sheh ëndrra se ndonjë ditë do të bahesh ti president Kosove?

 Mos e shtjer ndër mend, or burrë, se kosovarët dhe ata djemtë që u flijuan e luftuan për Kosovën, aty të kanë. Po të ishte se e meritoje atë karrige, nuk dyshoj se e kanë pasur problem të të propozojnë.

 Por, të njohin, me sa duket, dhe për këtë u qofsha falë! Në shkrim, ti e quan të paligjshëm B. Pacollin për ato ditë që u zgjodh president dhe që mbajti një fjalë të artë në Kuvendin e Shqipërisë.

 Ndoshta, ka dhe ndonjë “iriq” tjetër aty në Prishtinë, që nuk i do burrat e mençur dhe personalitetet e shquara kombëtare, duke vënë në skenë skenarin e duetit të iriqëve... 

 Individi i pasur është barazi me shtet i fuqishëm. Pacolli është atdhetar dhe burrë shteti i lindur. Ti më duket se ke lindur i vekur, shoku Qosja. 

Nuk shkojnë më në Shqipëri përrallat me “mençurinë” e Qosjes, që na kanë treguar gjyshet tona... Ti moti, nga intelektual i shquar, je shndërruar në intelektual të shqyer.

 Sinqerisht më vjen keq, se në fund të fundit edhe pse je nga Vuthajt (komshi i Ramiz Alisë), përsëri shqiptar je... 

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...