2012-01-26

Na u be facebooku si policia e fshehte.


Një nga këto ndryshime, sigurisht është mënyra e sigurt e zbulimit, se cili nga shokët e tu të ka fshirë nga lista e miqve të tij. Me anë të kësaj mënyrë ju mund të mësoni dhe kohën në të cilën miku/mikja jua ju ka fshirë nga lista e miqve të saj/tij.
Ndoshta facebook-u nuk mori kritikat e mirëpritura të klientëve dhe përdoruesve të saj, përsa i përket rikonstruksionit dhe ndryshimeve drastike në sajtin social, por kjo nuk do të thotë se çdo ndryshim i kryer në të nuk është i vlefshëm. Përkundrazi ka dhe disa ndryshime të cilat paraqesin shumë interes për përdoruesit e këtij sajti kaq të famshëm.
Metoda është fare e thjesht, gjëja e vetme e cila do t’ju duhet është të keni vetëm Timeline e ri.



Në vazhdim ju mbeten vetëm 4 (katër) lëvizje:
1. Zgjidhni një vit të mëparshëm me anë të Timeline, p.sh; 2010-ën.


















2. Shkoni në “Friends” box
















3. Klikoni mbi “X-in” Freinds











4. Shikoni se kush nga lista ka zgjedhjen “Add as freind”


















Këta ishin dikur shokët e tu, por jo tashmë!
mediagate
Ju pëlqeu? Jepi një like… 

Arian Çani fton një femër gjysmë nudo në emisionin “Zona e lirë”, KKRT: “Mos e bëj më”!


 Këshilli Kombëtar i Radio Televizionit (KKRT) i ka tërhequr vëmendjen drejtuesit të emisionit ‘Zonë e Lirë” në TV Klan, Arian Çani, për të respektuar Kodin Etik dhe vlerat morale. Kjo, pasi në emisionin e datës 25 nëntor, ishte ftuar një dj femër nga Moldavia, Katjushja, e cila perfomoi gjysmë nudo.
Nëpërmjet një deklarate, KKRT-ja shprehet se ka vizionuar emisionin “Zonë e Lirë”, të transmetuar në TV Klan, më 25 nëntor 2011 prej orës 21.05 të kësaj date deri në 01.15 të mesnatës. Vizionimi u ndërmor nga Drejtoria e Programeve në KKRT, konform detyrave funksionale të parashikuara në ligj pas ankesave të shumta të mbërritura nga qytetarët.
Nga ky vizionim i detajuar u vu re se gjatë programit janë shkelur normat morale dhe etike të transmetimeve televizive. Neni 36, i ligjit nr. 8410, datë 30.09.1998 “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, përcakton se: “Programet radiotelevizive publike dhe private respektojnë dinjitetin vetjak dhe të drejtat themelore të njeriut, të drejtat e fëmijëve dhe të adoleshentëve, gjuhën dhe kulturën shqiptare…”.
Nisur sa më sipër, Këshilli Kombëtar i Radios dhe Televizionit, konstaton sa vijon:
- Në emisionin “Zonë e lirë”, janë cenuar rëndë normat morale dhe etike të komunikimit televiziv.
- Përmbajtja, pamjet, koha e transmetimit, gjuha, gjestet dhe fjalori i përdorur në një pjesë të konsiderueshme të këtij emisioni cenojnë të drejtat, edukimin dhe shëndetin moral e mendor të fëmijëve dhe moshave të reja.
- Nëpërkëmbja e Kodit të Etikës dhe vlerave morale, në mënyrë të përsëritur dhe këmbëngulëse nga drejtuesi i emisionit “Zonë e lirë”, z. Arian Çani, bie ndesh me kërkesat e ligjit nr. 8410, datë 30.09.1998, “Për radion dhe televizionin publik e privat në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, konkretisht me nenin 36, të cituar më lart.
KKRT i tërheq vëmendjen drejtuesit të emisionit, lidhur me shkeljet e shpërmendura dhe njëkohësisht i kërkon subjektit televiziv TV KLAN të merren masat në vijim për respektimin e normave morale e etike si dhe të standardeve të komunikimit në të gjithë programet e transmetuara televizive.
Për më shumë (dhe nëse jeni mbi 18 vjeç) ndiqni një pjesë nga emisioni në videon e mëposhtme:


2012-01-25

Nëpër artin poetik të Adem Zaplluzhës


 


 

Nga Fatmir Minguli


Një libër me poezi, tek e lexon për të parën herë, të bën të mendohesh, duke hulumtuar për të gjetur diçka që të pëlqen. E shpesh nëpër libra të tilla që tani dalin me shumicë, diçka nuk gjen.

Por nuk ndodh kështu te poezitë e poetit kosovar Adem Zaplluzha, poezi të paraqitura në librin “Përtej teje”. Që në titullin tingëllueshëm poetikisht ky libër të vë në mendim. Nga poezia në poezi ndjen shfaqje të hapur ndjenjash, shfaqje që jepet majtas djathtas, miras e keqas. Shkurtimisht është poet i pandikuar. Tek lexon poezitë e këtij libri mëndja të shkon te proza e shkurtër e Migjenit të mah, “Pak poezi”:

“Pak poezi… pak poezi të drithëshme si fjala që del drejtpërsëdrejti nga zemra e emocioneve… Pak poezi- të rrojsh një çast të shënuem. Një shkëputje, vetëm një shkëputje çasti nga jeta në të cilën të gjitha ndjenjat i shitën për bukë dhe për pare”.

E çfarë thotë Ademi, asgjë më tepër se sa thotë Migjeni i brishtë dhe kur, para 70 – 80 vjetësh. E sot prap ashtu është!


***


Në dukje të parë poezitë e Zaplluzhës paraqiten sit ë pakuptimta, me metafora që kërcejnë vrullshëm, ku alegoria shpesh është therëse pork u mendimet janë më se të kuptueshme. Me durim të paktë lexuesi vjen e vendoset në gjykimin realist të autorit e shpejt kupton se ai bën gjetje abstrakte port ë mbështetura në tokën e Kosovës, ku llogjikja dhe jo llogjikja sulmojnë njëra tjetrën përderisa çdo gjë vuloset në vetë ekzistencën. Në poezinë “Kafeja” është ky pasazh befasues:

“Kur i pastroj
Flokët e mia të thinjura
Nga çdo fije e zbardhur
Shtrydhi nga një tregim.”

Poeti Adem Zaplluzha është i ashpër në poezitë e tij. Madje dhe i idhët. Por për mendimin tim vepron mirë. Mendoj se kështu e do kjo kohë që po kalojmë, kohë e shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi. Por është poeti ai që revoltohet dhe emeton rezultatet e kësaj revolte. A nuk ka ndodhur kështu historikisht nëpër botë kur poetët ishin ballë revoltash. Kujtoni Klubin Petëf, Grupimin 63, Bitmikët etj etj.
Por Zaplluzha nuk është autor tekstesh revolucionare. Ai hedh mbi poezitë e tij vellon e abstraktit filozofik, atë të mendimit të zgjedhur, disi të kamufluar por gjithsesi revoltues. Ai nuk i thur hymne e dithirambe Atdheut, natyrës, gruas, dashurisë, por a ii infiltron të gjitha nëpër vargjet e tij sa konçizë aq edhe të bukur.
Psh. Zapllusha në poezitë e tij “lulet” e të gjitha llojeve nuk ekzistojnë si të tilla por si elementë plotësues të ideve madhore të poetit. Këtë mekanizëm poetic, ai e përdor shpesh si: “plepi, gjethet e të cilit nuk nëpërkëmben”, “dikush mbrëmë i ujiti zambakët me lotin e natës”, “bisedojnë me yjet për lojën tonë me pikat e shiut” etj.
Këto lloj teknikash e bëjnë revoltën e poetit sikur ndodhet në një shilarës që herë lëkundet tejet në pesimizëm e herë hidhet në sulm nëpërmjet shfrytëzimit të ëndrrave për të ardhmen:

Me vetëdijen më të thellë
Mbolla në shpirtin tuaj pemën
Që e quajte liri


(Jetoni kështu të lumtur)

E pastaj si shumë poetë europianë të mbas 1900-ës Zaplluzha shpesh u ngjan poetëve “të mallkuar” francezë Bodler e shokë, poetë që folën ashpër por realisht për jetën normale. Me kontekst ekzistencialist Zaplluzha shkruan:

kur na zë në befasi një hiç
ndalemi buzë udhës
dhe qeshim
e këndojmë hiçëçe
(Rreth hiçit)

Nëse lexuesi dikton në poezitë e tij një ironi, ajo patjetër është e pranishme si një magmë lidhëse e ngjarjeve të kohës me shpirtrat e njerëzve. Por duhet kuptuar kjo magmë që dhe vetë poetin e dyzon e ai shprehet:

në se në dhimbjen time
e shikon në sy
Do të kuptosh se si deti
Hap damarët
Dhe në të njëjtën kohë
E mbyll
Vetveten në guackë.
(Kjo udhë e gjatë)

Alegoria e Zaplluzhës është e krahut perëndimor për nga poetika, alegori që e ndihmon atë të gjej forca e të ringjallet:

Sa herë që lodhej stina
Aty ishin shpatullat e mia
E barte tërë qytetin
Deri te porta e ringjalljes
(Ky vënd)

Ironia mirdashëse, alegoria e fuqishme, metaforat akrobate e shpotia e dëndur janë veti të poetëve të zgjuar.
Kjo zgjuarsi nuk përmendet këtu për të lavdëruar poetin. Jo. Kjo i vleu poezisë që zhvillohet sot në Kosovë e Shqipëri. Edhe pse është hera e parë që ndeshesh me poezinë e Adem Zaplluzhës, unë e konsideroj atë si arritje të poezisë kosovare. Te ky libër unë shoh poezinë e re, larg sistemeve të kaluara prolindore por dhe larg disa poezive skeletike të viteve 8ç-9ç-të në Kosovë.
Poezitë e tij tingëllojnë reale por të vendosura brënda absurdit sferik i cili sa herë rrotullohet na shfaq skema herë të optimizmit , herë të zemërimit, të “rënies në humnerë”, si në poezinë “Nga ky realitet”:

shumë pak energji të brëndshme
qarkullon nëpër damarë
kjo anemi shpirtërore
po i ngjan kandilit
që është duke e shuar
dhe nuk na ndriçon
as kujtesën tonë.

Ide të tilla gëlojnë shpesh në faqet e këtij libri por lexuesi mendoj se nuk trishtohet, as nuk fiket, përndryshe ai mediton e më tej sqarohet.. . epastaj shfaqen skenat e tjera të sferës:

Më tregoni
Nëse dini kur u lindët
Ose më mirë më flisni
Për lindjen e juaj të nesërme
(Më mirë më flisni)

Në poezitë e Adem Zaplluzhës gjejmë shumë skena të tilla të një optimizmi thellësisht qytetar, jo vetëm në prishtinë. Janë shumë poezi të tilla të bukura si “Poezia”, “Sekreti”, “Për festën kombëtare”, “Flokët e erës”, “përtej teje” e plot të tjera. Ashtu siç është i idhët apo i këndshëm njëkohësisht, Adem Zaplluzha, tamam në Prishtinë shkruan këto vargje në mënyrën me të thjeshtë:

Prandaj edhe nuk mendoja
Se do shkruaj poezi
Në këtë moshë
Por fatmirësisht
Poezia po më shkruan mua
(Poezi)

Mendoj se ka të drejtë! Ndonëse në poezitë e tij ka shumë labirinthe, çdo labirinth e ka një dalje

Enver Hoxha - e para biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe në rrëfimet e atyre që e njohën






Enver Hoxha, Blendi Fevziu








Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë. 


Madje, ndryshe nga shumë diktatorë të tjerë, ai jo vetëm e shoqëroi trukimin e historisë me eleminimin e dëshmitarëve dhe të njerëzve që kishte pasur afër, atyre që nuk do t'ia pranonin trillet, por e nisi këtë trukim shumë herët, jo kur u ngjit në piedestal, as kur u bë njeriu më i fortë i vendit. 


Ai i nisi trukimet dhe eleminimet që në vitet e para të karrierës së tij në Partinë Komuniste të Shqipërisë, që kur ishte ende ilegal, ende në kërkim dhe ende pa e pasur pushtetin që arriti ta ketë më pas.


Pas viteve 90', dëshira për ta treguar historinë e Enver Hoxhës dhe të karrierës së tij ashtu siç ishte, reale, shpesh i zhyti rrëfimtarët në kurthin e kalimit të cakut, të denigrimit pa shkak dhe të memuaristikës së diktuar nga zhvillimet e ditës.


 Enver Hoxhën u orvatën ta zhdukin nga çdo piedestal, duke u nisur nga pyetjet bazike: A kishte qenë ai realisht komunist?


 A kishte qenë ai i pari i Partisë  apo e kishte uzurpuar Partinë që mori pushtetin në dorë? 


Pothuajse ashkush nuk pati kthjelltësinë të kuptonte se e gjitha kjo kishte pak rëndësi.


 Enver Hoxha iu imponua lëvizjes komuniste, shfrytëzoi problemet dhe grindjet në gjirin e saj, lëvizi me talent spikatës mes liderëve të zhurmshëm të kohës, u ngjalli atyre besim, iu imponua, doli në krye dhe, më pas, i eleminoi një nga një. 


Shënim - Ky libër përfshihet te: Librat më të shitur 2011


Shënim: Pak më poshtë mund të shkarkoni një fragment nga libri.


Historia e Kosoves-DARDANIA/KOSOVA ANTIKE/

Historia e Kosoves, Prof. Kristo Frasheri


Prof. Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Që nga viti 1938, kur ka botuar shkrimin e tij modest mbi Jeronim de Radën dhe deri në punimin e tanishëm, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë.

Ka trajtuar temat nga historia politike, zhvillimi ekonomik, probleme shoqërore, mendimi filozofik dhe lëvizja kulturore shqiptare. Ndër to janë sprovat për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë Mesjetës së hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacionet shtetërore mesjetare, shqiptarët në Betejën e Kosovës (1389), figurën e errët të Musa Arvanitasit, tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri, jetën kulturore shqiptare gjatë shekujve të sundimit osman, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, Luftën çlirimtare të Vlorës, zhvillimin e ekonomisë së tregut gjatë shekujve XIX-XX, jetën dhe veprimtarinë e Pjetër Bogdanit, Sami Frashërit. Spikatin punimet shkencore të botuara pas vitit 1990, si: “Lidhja e Prizrenit 1878-1881” (Tiranë, 1997); “Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra” (Tiranë, 2002); “Historia e Tiranës” (Tiranë, 2004); “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri” (Tiranë, 2006); “Skënderbeu në burimet dokumentare shqiptare në shek. XV” (Tiranë, 2005); “Identiteti kombëtar i shqiptarëve” (Tiranë, 2006); “Historiografia shqiptare në tranzicion” (Tiranë, 2006); “Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor 1912” (Tiranë, 2008); “Historia e qytetërimit shqiptar” (Tiranë, 2008).
Duke u mbështetur në temat e trajtuara prej tij, Kristo Frashërin e kanë cilësuar si historianin e ngjarjeve madhore të historisë së Shqipërisë.

Skeda:Kristo Frashëri.JPG

Kristo Frashëri lindi më 17 dhjetor 1920 në StambollTurqi dhe është një historian shqiptar. Ishte djali i parë i patriotit dhe rilindasit Anastas Frashëri dhe i Evdhoksi Tole-Ogrenit dhe rrjedh kështu prej njërës nga dinastitë e asaj që njihet si Dera e madhe Frashëri. I pagëzuar në kishën e Shën Triadhës së Fanarit në Stamboll, pati si kumbar Dhimitër Nolin, vëllain e peshkopit Fan Noli.
Prof. Kristo Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Që nga viti 1938, kur ka botuar shkrimin e tij modest mbi Jeronim de Radën, ka botuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dokumentare dhe monografi shkencore, që trajtojnë pa përjashtim ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë. Ka trajtuar temat nga historia politike, zhvillimi ekonomik, probleme shoqërore, mendimi filozofik dhe lëvizja kulturore shqiptare. Ndër to janë sprovat për të ndriçuar mjegullnajën shqiptare gjatë Mesjetës së hershme, rendin feudal mesjetar në viset shqiptare, formacionet shtetërore mesjetare, shqiptarët në Betejën e Kosovës (1389), figurën e errët të Musa Arvanitasit, tiparet e regjimit feudal turk në Shqipëri, jetën kulturore shqiptare gjatë shekujve të sundimit osman, Rilindjen Kombëtare Shqiptare, Luftën çlirimtare të Vlorës, zhvillimin e ekonomisë së tregut gjatë shekujve XIX-XX, jetën dhe veprimtarinë e Pjetër Bogdanit, Sami Frashërit. Spikatin punimet shkencore të botuara pas vitit 1990, si: “Lidhja e Prizrenit 1878-1881” (Tiranë, 1997); “Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Jeta dhe vepra” (Tiranë, 2002); “Historia e Tiranës” (Tiranë, 2004); “Historia e lëvizjes së majtë në Shqipëri” (Tiranë, 2006); “Skënderbeu në burimet dokumentare shqiptare në shek. XV” (Tiranë, 2005); “Identiteti kombëtar i shqiptarëve” (Tiranë, 2006); “Historiografia shqiptare në tranzicion” (Tiranë, 2006); “Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, 28 nëntor 1912” (Tiranë, 2008); “Historia e qytetërimit shqiptar” (Tiranë, 2008).




PËRGATITI :FLORI BRUQI

Kohë e pamjaftueshme




Duke qenë edhe ajo shkrimtare, bashkëshortja e Ismail Kadaresë, Helena, zbulon fatin e një çifti të pazakontë. Në këtë rrëfim të mbushur plot ngjarje që dalin dhe e kapërcejnë të zakonshmen e një jete të përbashkët, shpaloset aktualiteti i një gjysmë shekulli që ka parë apogjeun, dhe më pas, agoninë dhe fundin e regjimeve komuniste në Europën Lindore. Në rrethin e miqësive, takimeve, të fshehtave të përbashkëta, ky çift gjen energji dhe kurajë që të mposhtë ankthin që diktatura ushtroi mbi banorët e vendit më të mbyllur dhe më misterioz në Europë.
Kohe e pamjaftueshme, Helena Kadare
Përtej episodeve shumë të pasura dhe të një humori, që jep përvojën e tragjedisë, këto kujtime dëshmojnë drejtpërsëdrejt mbi kompleksin e "punës së laboratorit", në të cilën është përpunuar vepra e Ismail Kadaresë, si dhe mbi strategjitë e përdorura për të bërë që të dështojë censura, ose për të çuar e strehuar në Francë tekstet më të rrezikshme. I gjithë ky aspekt gjendet i pasuruar me shumë gjëra të reja. Kjo "speleologji" në thellësitë e krijimit letrar shpjegon për mrekulli atë që është realizuar në praktikë: rreth njëzet mijë faqe të një vepre të botuar.

Krejt e pazakontë, e guximshme, me një sinqeritet të rrallë, plot lehtësi dhe emocion, kjo kronikë e gjerë dhe e pasur, lexohet si një roman aventurash dhe pasionesh të atillë, që ngjallin dhe frymëzojnë dashurinë për artin dhe letërsinë. - Fayard

Libra historike...



Historia e popullit shqiptar. Vol 4








Titulli: Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 4



Shqiptarët pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas saj (1939 - 1990)
Historia


Autori: Akademia e Shkencave te Shqiperise


Shtëpia botuese: Toena


Viti: 2009


fq. 480


Pesha: 0.76 kg 


ISBN: 978-99943-1-452-




Në vëllimin e fundit të veprës:"HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR" do të lexoni rreth viteve të Luftës së Dytë Botërore dhe rezistencës kundër pushtuesve fashistë dhe nazistë. Në menyrë që rezistenca të organizohej sa më mirë u zhvilluan disa kongrese, të cilat do të merrnin vendime të rëndësishme për vazhdimin e luftës kundër pushtuesve.


Pas luftës, lexuesi do të njihet me mënyën se si Partia Komuniste arrti të përqendrojë pushtetin në duart e saj duke u bërë forca e vetme politike dhe vendimmarrësë në vend, e cila nuk pranonte kritika.


Gjatë viteve 1945-1990 u përshtat modeli stalinist në zhvillimin e konomik dhe drejtimin politik të vendit. Në Shqipëri u shtetëzua industria e çdolloj veprimtarie tjetër ekonomike dhe u kolektivizua bujqësia.


Gjithashtu u ngrit kulti i individit rreth diktatorit Enver Hoxha duke e cilësuar atë si drejtues të madh dhe të pagabueshëm. U zbatua në mënyrë të ashpër "lufta e klasave" , sipas së cilës u shpronësuan pronarë tokash, u internuan dhe u pushkatuan me mijëra individë të pafajshëm. U krijua nocioni i "armikut të brendshëm" dhe "armikut të jashtëm" dhe "syrit vigjilent të partisë" që i mbërthente gjithnjë.


Megjithatë në këto vite pati edhe zhvillime pozitive si : zhdukja e analfabetizmit, përsosja e shërbimit arsimor dhe shëndetësor, ngritja e fabrikave të mëdha industriale, ngritja e hidrocentraleve, elektrifikimi i vendit etj.


Por në vitet 80`-90` vendi u pershkua nga një krizë e thellë ekonomike. Vendi nuk prodhonte mjaftueshëm dhe si rrjedhim u vendos regjimi i tollonave, që e kufizonte konsumin gjerësisht. Vendi ishte i izoluar jo vetëm ndaj vendeve perëndimore, por edhe atyre lindore. Udhëheqja komuniste nuk po zhvillonte reforma në ekonomi dhe nuk po ndërmerrte hapa për të lidhur marrëdhënie me vendet e huaja.


Në këto kushte u zhvillua revolucioni i studentëve që kërkonin ndryshime në çdo fushë të jetës. Më tej u krijua Partia Demokratike dhe u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste që nga viti 1946.


Lufta italo-greke, diktatorë e kuislingë
Lufta italo-greke (tetor 1940 – prill 1941) nuk ka gjetur një pasqyrim të përshtatshëm në historiografi. Ka pasur kryesisht trajtesa në marzh të ngjarjeve. Në botimin e fundit të Historia e popullit shqiptar. Vëllimi 4 , Tiranë, 2008, është prekur anësisht, si një episod në vorbullën që përfshiu Ballkanin gjatë Luftës II Botërore.Lufta italo-greke  është edhe pjesë e historisë së Shqipërisë gjatë konfliktit që i vuri zjarrin Evropës.
Në të vërtetë, në këto ngjarje Shqipëria është përfshirë drejtpërsëdrejti. Përveçse viktimë e agresionit italian, ajo ra viktimë edhe e luftës midis Italisë dhe Greqisë. Kjo shtron nevojën që lufta italo-greke të trajtohet edhe në një këndvështrim shqiptar. Sulmi nisi nga territori shqiptar dhe Shqipëria u bë shesh lufte.
Arben Puto (foto)

Mussolini krekosej dhe shpallte me të madhe se ushtria italiane do të mposhte shpejt e shpejt çdo rezistencë dhe do t’a okuponte gjithë Greqinë brenda dy-tri javëve. Ndodhi e kundërta. Ushtria italiane pësoi disfatë dhe u detyrua të tërhiqej. Prej fundit të tetorit 1940 kur filloi lufta dhe deri nga fundi i dhjetorit 1940, e më tej, deri në prill 1941, trupat greke zunë një pjesë të konsiderueshme të territorit shqiptar, përfshirë Korçën dhe Gjirokastrën. Për pasojë, Shqipëria pas okupacionit italian po vihej edhe nën okupacionin grek, që do t’i kushtonte veçanërisht jugut.
Lufta italo greke diktatore e kuislinge (foto)Mussolini i turpëruar kërkoi ndihmën e Hitlerit dhe me një operacion të kombinuar, forcat italo-gjermane e mposhtën Greqinë në fund të prillit 1941. Në zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve vendi do të njohë edhe okupacionin gjerman pas kapitullimit të Italisë në shtator 1943.
Një aspekt tjetër, jo më pak i rëndësishëm, i viteve të okupacionit të huaj është veprimtaria e klasës politike që u vu në shërbim të okupatorit. Duke u rreshtuar në anën e agresorit, ata e bënë Shqipërinë, nga një vend viktimë e agresionit në një palë ndërluftuese, pjesëmarrëse në sulmin kundër Greqisë në krah të Italisë. Ata e vunë vendin, me akte zyrtare, në gjendje lufte me Greqinë, akte që, veç firmës së mbretit Viktor Emanuel III, mbanin edhe firmën e kryeministrave kuislingë. Madje, jo vetëm kundër Greqisë, por edhe gjithë shteteve me të cilat Italia do të ishte në luftë. Paradoksalisht Shqipëria do të jetë në luftë edhe me Fuqitë e Mëdha të Koalicionit Antifashist: Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe BS-në.
Dihet se qeveritë kuislinge, bashkëpunëtore të okupatorit, ishin një fenomen i përhapur në Evropë. Ato u formuan në të gjitha vendet që u okupuan nga Gjermania hitleriane. Të gjitha e përligjnin kolaboracionizmin me qëllim që t’u kursenin popujve vuajtjet dhe dëmet që do të shkaktonte okupacioni i huaj.
Nga ana e saj, qeveria kuislinge shqiptare bashkëpunimin me okupatorin, qoftë italian e gjerman, e quante një okazion të rrallë që i jepej kombit shqiptar për të ndrequr padrejtësitë e së kaluarës dhe për të realizuar ëndrrën e unitetit kombëtar.
Në fakt, pas mposhtjes së Jugosllavisë dhe Greqisë nga ushtritë italo-gjermane, Kosova dhe Çamëria iu bashkuan Shqipërisë. U krijua “Shqipëria e madhe”. Ky ishte iluzion. Ky ishte thjesht një zgjerim i territorit nën kontrollin e pushtuesit. Veç asaj, kufijtë nuk mund të ndryshohen dhe të caktohen në kohë lufte, aq më tepër nga Fuqitë e Boshtit që i pret disfata përfundimtare. Në të kundërtën, kolaboracionizmi do të krijojë një rrezik serioz për integritetin territorial të shtetit shqiptar të pavarur. Do të bëhet e qartë në Konferencën e Paqes, në mbarim të luftës, se çfarë dëmi kanë bërë.
Greqia do të kërkojë Vorio-Epirin, sepse Shqipëria ishte në gjendje lufte me të dhe tani, si shtet fashist, palë në agresionin kundër Greqisë, do të paguante pasojat. kolaboracionizmi do të jetë baza e platformës së delegacionit grek në Konferencën e Paqes. Veprimtaria e qeverive kuislinge nën okupacionin italian dhe gjerman do të jetë objekt i një kapitulli më vete. Qëndrimin e saj qeveria greke do ta tregojë edhe gjatë okupacionit disamujor të Jugut. Zhvillimi i ngjarjeve në front nuk hyn në këndvështrimin e punimit. Por nuk do të lihet mënjanë sjellja e trupave greke në trojet e okupuara.
Popullsia lokale do të vuajë pasojat. Do ta pësojë rëndë popullsia çame që do të shpërngulet në masë nga vatrat e saj. Vëllimi përfshin edhe Shtojcën ku renditen materiale të ndryshme: akte zyrtare, dokumente, artikuj, fjalime, ligjërata që janë një plotësim i problematikës së trajtuar në tekst. Ato do të japin një ide më të plotë të situatës dhe të sjelljes antikombëtare të krerëve të regjimit.
Në përfundim të punës për këtë monografi, e ndiej për detyrë t’i shpreh falënderimet më të përzemërta prof. Nasho Jorgaqit, për ndihmën e madhe që më ka dhënë me vërejtje e sugjerime që e kanë pasuruar punimin. Kam pasur rast të provoj edhe një herë njohuritë e gjera dhe përvojën e gjatë në të gjitha fushat e albanologjisë, veçanërisht të historisë.
Shpreh gjithashtu mirënjohjen time ndaj gazetarëve miq Artan Lame  e Ben Andoni, që dhanë një ndihmë të ç’mueshme për pajisjen e librit me materiale ilustruese.
Lufta italo - greke, diktatore e kuislinge, Arben Puto

Titulli: Lufta italo - greke, diktatorë e kuislingë
Origjinali: Lufta italo - greke, diktatorë e kuislingë
Gjinia: Histori
Autori: Arben Puto
Shtëpia botuese: Toena
Viti: 2011
Fq. 408
Pesha: 0.52 kg
ISBN: 978-99943-1-762-2

Mbi librin 

"Lajmi që Shqipëria i ka shpallur luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës është prishur me indinjatë nga shqiptarët besnikë në këtë vend. Një hap i tillë i turpshëm kundër këtij vendi duhet të jetë marrë nga "qeveria" e Tiranës. Kjo qeveri përbëhet nga një grusht kuislingësh."
New York Times, 25 dhjetor 1941
"Të mos ketë asnjë iluzion për rendin e ri. Tani gjermanët janë armiqtë tuaj dhe Kombet e Bashkuara janë aleatët tuaj...Vëllezër është koha të veproni nëse doni të shpëtoni vendin tuaj."
Thirrje e Fan Nolit nëpërmjet Zërit të Amerikës më 16 shtator 1943
"Më 8 dhjetor 1940 grekët hynë në Gjirokastër. Në Athinë u mbajtën demonstrata me thirrje: "Në Tiranë, në Romë". Peshkopi Spiridon, i ardhur nga Janina, mbjati një fjalë jo për fitoren e radhës mbi italianët , por për bashkimin e qytetit me Greqinë."
Historia e popullit shqiptar, v. lV, faqe 44
"Ngurimi i nacionalistëve shqiptarë për të luftuar ishte i pafalshëm nga pikëpamja historike dhe kur erdhi fundi i luftës atyre kjo nuk iu fal, ata e paguan shtrenjtë."
Reginald Hibbert, Albania's National Liberation Struggle - The Bitter Victory, London, 1991, p. 106-107



PARATHËNIE

Lufta italo-greke (tetor 1940 - prill 1941) nuk ka gjetur një pasqyrim të përshtatshëm në historiografi. Ka pasur kryesisht trajtesa në marzh të ngjarjeve. Në botimin e fundit të Historisë së Popullit Shqiptar, vëll. IV, Tiranë, 2008, është prekur anësisht, si një episod në vorbullën që përfshiu Ballkanin gjatë Luftës II Botërore.
Lufta italo-greke është edhe pjesë e historisë së Shqipërisë gjatë konfliktit që i vuri zjarrin Evropës. Në të vërtetë, në këto ngjarje Shqipëria është përfshirë drejtpërsëdrejti. Përveçse viktimë e agresionit italian, ajo ra viktimë edhe e luftës midis Italisë dhe Greqisë. Kjo shtron nevojën që lufta italo-greke të trajtohet edhe në një këndvështrim shqiptar. Sulmi nisi nga territori shqiptar dhe Shqipëria u bë shesh lufte.
Mussolini krekosej dhe shpallte me të madhe se ushtria italiane do të mposhtte shpejt e shpejt çdo rezistencë dhe do ta okuponte gjithë Greqinë brenda dy-tri javëve.
Ndodhi e kundërta. Ushtria italiane pësoi disfatë dhe u detyrua të tërhiqej. Prej fundit të tetorit 1940 kur filloi lufta dhe deri nga fundi i dhjetorit 1940, e më tej, deri në prill 1941, trupat greke zunë një pjesë të konsiderueshme të territorit shqiptar, përfshirë Korçën dhe Gjirokastrën. Për pasojë, Shqipëria pas okupacionit italian po vihej edhe nën okupacionin grek, që do t'i kushtonte veçanërisht jugut.
Mussolini i turpëruar kërkoi ndihmën e Hitlerit dhe me një operacion të kombinuar, forcat italo-gjermane e mposhtën Greqinë në fund të prillit 1941. Në zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve vendi do të njohë edhe okupacionin gjerman pas kapitullimit të Italisë në shtator 1943.
Një aspekt tjetër, jo më pak i rëndësishëm, i viteve të okupacionit të huaj është veprimtaria e klasës politike që u vu në shërbim të okupatorit. Duke u rreshtuar në anën e agresorit, ata e bënë Shqipërinë, nga një vend viktimë e agresionit në një palë ndërluftuese, pjesëmarrëse në sulmin kundër Greqisë në krah të Italisë. Ata e vunë vendin, me akte zyrtare, në gjendje lufte me Greqinë, akte që, veç firmës së mbretit Viktor Emanuel III, mbanin edhe firmën e kryeministrave kuislingë. Madje, jo vetëm kundër Greqisë, por edhe gjithë shteteve me të cilat Italia do të ishte në luftë. Paradoksalisht Shqipëria do të jetë në luftë edhe me Fuqitë e Mëdha të Koalicionit Antifashist: Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe BS-në.
Dihet se qeveritë kuislinge, bashkëpunëtore të okupatorit, ishin një fenomen i përhapur në Evropë. Ato u formuan në të gjitha vendet që u okupuan nga Gjermania hitleriane. Të gjitha e përligjnin kolaboracionizmin me qëllim që t'u kursenin popujve vuajtjet dhe dëmet që do të shkaktonte okupacioni i huaj.
Nga ana e saj, qeveria kuislinge shqiptare bashkëpunimin me okupatorin, qoftë italian e gjerman, e quante një okazion të rrallë që i jepej kombit shqiptar për të ndrequr padrejtësitë e së kaluarës dhe për të realizuar ëndrrën e unitetit kombëtar.
Në fakt, pas mposhtjes së Jugosllavisë dhe Greqisë nga ushtritë italo-gjermane, Kosova dhe Çamëria iu bashkuan Shqipërisë. U krijua "Shqipëria e madhe". Ky ishte iluzion. Ky ishte thjesht një zgjerim i territorit nën kontrollin e pushtuesit. Veç asaj, kufijtë nuk mund të ndryshohen dhe të caktohen në kohë lufte, aq më tepër nga Fuqitë e Boshtit që i pret disfata përfundimtare. Në të kundërtën, kolaboracionizmi do të krijojë një rrezik serioz për integritetin territorial të shtetit shqiptar të pavarur. Do të bëhet e qartë në Konferencën e Paqes, në mbarim të luftës, se çfarë dëmi kanë bërë. Greqia do të kërkojë Vorio-Epirin, sepse Shqipëria ishte në gjendje lufte me të dhe tani, si shtet fashist, palë në agresionin kundër Greqisë, do të paguante pasojat. kolaboracionizmi do të jetë baza e platformës së delegacionit grek në Konferencën e Paqes. Veprimtaria e qeverive kuislinge nën okupacionin italian dhe gjerman do të jetë objekt i një kapitulli më vete.
Qëndrimin e saj qeveria greke do ta tregojë edhe gjatë okupacionit disamujor të Jugut. Zhvillimi i ngjarjeve në front nuk hyn në këndvështrimin e punimit. Por nuk do të lihet mënjanë sjellja e trupave greke në trojet e okupuara. Popullsia lokale do të vuajë pasojat. Do ta pësojë rëndë popullsia çame që do të shpërngulet në masë nga vatrat e saj.
Vëllimi përfshin edhe Shtojcën ku renditen materiale të ndryshme: akte zyrtare, dokumente, artikuj, fjalime, ligjërata që janë një plotësim i problematikës së trajtuar në tekst. Ato do të japin një ide më të plotë të situatës dhe të sjelljes antikombëtare të krerëve të regjimit.
Në përfundim të punës për këtë monografi, e ndiej për detyrë t'i shpreh falënderimet më të përzemërta prof. Nasho Jorgaqit, për ndihmën e madhe që më ka dhënë me vërejtje e sugjerime që e kanë pasuruar punimin. Kam pasur rast të provoj edhe një herë njohuritë e gjera dhe përvojën e gjatë në të gjitha fushat e albanologjisë, veçanërisht të historisë.
Shpreh gjithashtu mirënjohjen time ndaj gazetarëve miq Artan Lame  e Ben Andoni, që dhanë një ndihmë të çmueshme për pajisjen e librit me materiale ilustruese.

PASQYRA E LËNDËS


  • Parathënie

KREU I
  • Tre diktatorë
  • Hitleri dhe Mussolini
  • Metaksa
KREU II - NË KËRKIM TË "ROMËS IMPERIALE"
  • Imperializmi i vonuar italian
  • Rezervat e Hitlerit
KREU III - PËRGATITJET E SULMIT KUNDËR GREQISË
  • Qeveria kuislinge
  • Jacomoni - kryefigurë
  • Misioni "Nebil Dino"
  • Karta e irredentizmit
  • Në aksion
  • Propagandistët shqiptarë
  • Gjyqi i Jacomoni-t
KREU  IV - LUFTA
  • Në PallatinVenezia
  • Davidi dhe Goliathi
  • SOS
  • Mposhtja e Greqisë
  • Ofensiva e pranverës
  • Ndërhyrja gjermane
  • "Shqipëria e Madhe" në luftë
  • Aktet e shpalljes së luftës
KREU  V - OKUPACIONI GREK. VORIO-EPIRI
  • Sjellja e grekëve me popullsinë
  • Jugu në rrezik
  • Kthesë e politikës angleze
  • BBC
KREU VI - KRIZA E QEVERISË KUISLINGE
  • Ndërrim roje. Mustafa Kruja në krye
  • Masa të reja represive
  • Deklarata e 17 dhjetorit 1942
  • "Padia krenare" e M. Krujës
  • Dorëheqja e M. Krujës
  • Rrethi shtrëngohet
KREU VII - PROFILE
  • Shefqet Vërlaci
  • Mustafa Kruja
  • Ernest Koliqi
  • Gjergj Fishta
  • Faik Konica
  • Nacionalizmi dhe "Moderniteti" Ligjërimi nacionalist
  • nën okupacion të huaj
KREU  VIII - KOLABORACIONIZMI NDRYSHE
  • Okupacioni gjerman
  • Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm
  • Kuvendi Kombëtar
  • Këshilli i Naltë. Qeveria
  • Ekipi ndryshe
  • Reagimi i LNÇL
  • Dyfaqësi e shtirë
  • Provë e rëndë
  • Me politikën e terrorit
  • Kuisling terrorist
  • Kapja e gjeneralit Davies. Dekorata e Fuehrer-it
  • Çlirimi
KREU IX - SHQIPËRIA NË KONFERENCAT E PASLUFTËS
  • Përballje e re me pretendimet greke
  • Konferenca e San Franciskos
  • Konferenca e Paqes e Parisit
  • "Gunboat diplomacy"
  • Paralajmërim i kërkesave greke
  • Debati në Konferencën e Paqes
  • Çështja e pranimit të Shqipërisë në Konferencë
  • Fjala e E. Hoxhës në seancën plenare
  • D. Manuilski
  • Në Këshillin e Sigurimit
  • Rrëzimi i projekt-rezolutës greke për Vorio-Epirin
  • Shqipëria - shtet anëtar i koalicionit antifashist
  • Reparacionet
  • Traktati i Paqes me Italinë

  • Epilog
  • Shtojca
  • Bibliografi
  • Treguesi i emrave 

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...