2012-02-10

ROLI I ISLAMIT NE INTEGRIMIN E SHQIPERISE ETNIKE DHE TE KOMBIT SHQIPTAR





Prof.Dr. Muhamet Pirraku,historian shqiptar nga Prishtina

All-llahu le të mos ma bekojë asnjë ditë në të cilën nuk mësoj diçka të re! (Muhammedi a. s.)
Përvoja historike e pjesës më të madhe të popujve dëshmon se njësia e fesë ishte ndër faktorët e rëndësishëm në procesin e integrimit të perandorive mesjetare, kurse roli i feve në integrimin e njësive etnokulturore e gjeopolitike kombëtare do të shfaqet në fillet e kohës së re, në periudhën e rilindjes, me një rëndësi të shtuar gjatë Humanizmit, Iluminizmit dhe Rilindjes Kombëtare.1
Në trojet albanofone dhe brenda popullsive albanofone mesjetare këtë rol integrues fillimisht e synoi feja katolike e Principatës së Arbënit dhe pikërisht nga mesi i shekullit XII deri në mesin e shekullit XV, kur u thye rezistenca shqiptare e periudhës së Skëndërbeut.2
Faktet historiografike tregojnë se atë që nuk e arriti katolicizmi shqiptar me luftë e me përkrahjen ndërkombëtare mesjetare, do ta arrijë feja islame pa luftë dhe në mënyrë paqësore brenda vetvetës, midis viteve '70 të shekullit XV dhe viteve '70 të shekullit XVHI, në periudhën e Kombësisë Shqiptare si meskategori shoqërore e historike midis bashkësisë shoqërore Popull Shqiptar dhe kategorisë historike Komb Shqiptar.3
Hulumtimi i shkaqeve të kalimit masiv të shqiptarëve në islam dhe i rolit të islamit në integrimin e njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë e të kombit shqiptar ishte objekt interesash kërkimore i shumë studiuesve, por hulumtimit shkencor ne mënyrë institucionale po i qaset, për herë të parë, simpoziumi Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët.4
Të dhënat nga hulumtimet interdisiplinore albanistike tregojnë se roli i islamit në procesin e integrimit të njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar ishte i natyrës komplekse politike, sociologjike, etnokulturore, filozofike, fetare, gjuhësore, letrare, arsimore, artistike, juridike, eq.. Për këtë kompleksitet flet dhe programi i këtij simpoziumi.5
Roli i fesë dhe i kulturës islame në procesin e integrimit të njësisë etnokulturore e politike të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar do të kuptohet më mirë vetëm pasi të kemi një pasqyrë sa më të qartë të realitetit shoqëror, politik, administrative fetar, arsimor e kulturor në trevat albanofone në periudhën e dezintegrimit administrativ shtetëror, politik, ekonomik e fetar të pèrandorive, pjesë të të cilave ishin trevat e vëçanta të truallit albanofon.6 Për të sqaruar këtë çështje, paraprakisht është e nevojshme t'e' kuptohet drejt e pa paragjykime fakti se ku e shpiente trevën albanofone ndarja mesjetare në shumë njësi administrative sistemesh të veçanta: greke, sllave e latine, italiano-frënge sikurse edhe copëtimi feudal i brëndëshëm, në kushtet e veprimit të tri kishave antagoniste antishqiptare; greke bizantine, serbe svetisaviane dhe katolike latino evropiane e përçarë.7 Të ndriçohet drejt rëndësia që ka shteti unik, njësia administrative osmane mbi trevat albanofone për lidhjen e copave territoriale me tradita fetare, arsimore, kulturore e shtetërore të ndryshme dhe antagoniste e séparatiste e njërës pjesë ndaj pjesës qetër.8 Në dritën e shkencës të shihet edhe roli i islamit si faktor integrues i njësisë etnokulturore dhe gjeopolitike të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar deri në fillim të Rilindjes.9
Historiografia e huaj, e përfillur edhe nga pjesa më e madhe e historiografisë shqiptare, kalimin e shqiptarëve në Islam e shikoi ngushtësisht: si aspiratë të bujari7 së shqiptare për pushtet për t'i ruajtur privilegjet e arritura në periudhën paraosmane, kurse kalimin e masave, si nevojë për t'i ikur dhunës ekonomike të turqve barbarë, si dhunë aziatike barbare, si turqizim e akulturëzim të shqiptarëve.10 Do të përmendet në mënyrë retorike edhe mungesa e priftërinjve shqiptarë të fesë katolike dhe apostrofohet morali fetar diskutabil i masës shqiptare, sot myslimane, ndaj fesë. Për soj shqiptari, për këtë historiografi, është shqiptari i fesë katolike!?11
Nuk thuhet e vërteta se Islami fillimisht dhe masivisht i pushtoi viset ku nuk arriti të shtrihej administrimi insfltucional i kishës katolike, e cila synonte të bëhej fe gjithëshqiptare, që do të thotë: Islami i pushtoi trevat albanofone, në të cilat administronte, apo synonte të administronte skizma serbe ortodokse svetisaviane, ose shkinia, siç e quante populli shqiptar.12
Hulumtimi interdisiplinor në fushë të Islamit ndër shqiptarët tregon se në kalimin masiv të shqiptarëve në Islam rolin kryesor e patën motivet e natyrës politike shqiptare kombëtare në mundësi.13 Realisht, lufta e gjatë e lëvizjeve heretike të krishtera e islame në Ballkan e në trojet albanofone, se paku nga mesi i shekullit X, ngërthen në vete fillet e lëvizjes, thënë kushtimisht, për integrimin e njësisë albanofone dhe të kombësisë së arbërit për distancim nga gjiri i shoqërisë bizantine e bullgare.14 Më vonë, lufta antagoniste e tri kishave që administruan tokat albanofone: greke, serbe e katolike latine në shekujt XII-XIV, për dominim, thënë kushtimisht, në trevat shqiptare, irritoi dhe e largoi popullsinë shqiptare ndaj krishtërimit në përgjithësi dhe ndaj skizmës ortodokse svetisaviane, më agresilve, në veçanti.15
Këto kisha të huaja dhe veçanërisht kishat skizmatike ortodokse, qysh në fillim të pushtetit osman ne Ballkan fituan koncesione të mëdha nga Sulltani, liri të plotë për thellimin e procesit të nivelimit etrùk të tokave shqiptare në serbe e greke, të filluar në periudhën bi'zantine.16 Duhet të vihet në dukje fakti, se sipas botëkuptimeve mesjetare osmane dhe evropiane, e kujt ishte kisha, e tij ishte dhe kombësia e besimtarëve që e ndiqnin atë kishë, atë fe.17
Së këndejmi, fillimet e kalimit të shqiptarëve në Islam nuk mund të argümentohen si dhunë e drejtëpërdrejtë e turqve mbi shqiptarët katolikë, por si dhunë e tërthortë turko-osmane me anë të ortodoksisë serbe e greke dhe vetëm si hap i parë më i fuqishëm i vetë shqiptarëve për t'u distancuar nga kisha serbe e greke, e bashkë me këtë edhe nga kombësia serbe e greke, dhunë shpirtërore e gjenocid, por edhe nga kishat e kombësitë kishtare të tjera evropiane, asokohe më pak agresive.18
Fillimet e Islamit institucional osman në trevat albanofone i hetojmë në periudhën e vasalitetit turk mbi principatat shqiptare, në vitet '80 të shekullit XIV, por në mënyrë triumfale nisën në fillim të viteve '90, kur u themeluan institucionet e para islame në qëndrën administrative dhe kulturore të Dardanisë antike, në Shkup.19
Gjatë shekullit XV në qëndrat kryesore të Dardanisë dhe të ish-provincës romako-bizantine Maqedoni, në të cilat jeton popullsia etnike shqiptare muslimane në vazhdimësi historike dhe dominante20, u hapën mejtepe, medrese e biblioteka dhe u ngritën teqe, xhami, zavi e shumë objekte shoqërore të prejardhjes lindore islame. Në shekullin XVI Islami u bë fe zotëruese në të gjitha viset shqiptare islame historike.21
Për t'i kuptuar më mirë sukseset e Islamit në trojet albanofone, duhet të nisemi nga fakti se sistemi shoqëror osman fillimisht ishte progresiv, më civilizues dhe më human se sistemet feudale të korruptuara të vjetra bizantine, serbe e latino-anzhuine, të cilat populli shqiptar i barti mbi kurriz shekuj të tërë.22 Të kihet parasysh edhe fakti se Islami i periudhës së depërtimit në trevat albanofone ishte fe dhe kidturë me një zhvillim të plotë, ishte më progresiv, më liberal, më i ri, më humanist se sa krishtërimi në përgjithësi, e katolicizmi në veçanti, që, atëbotë, kishte rënë në një krizë shoqërore, në një dekadencë e imoralitet që pasqyrohet mirë në veprat letrare të Dantes e të bashkëkohësve të tij, në veprat si ai, ne ve-pr shkencore të Galileut e të mendimtarëve si ai në veprat filozofike e fetare të ideologëve të reformacionit në kishën e Perëndimit dhe në veprat filozofike e historiografike të materialistëve frënge. Zaten ajo dekadencë në kishën katolike nxiti lindjen dhe zhvillimin e reformacionit, e me këtë edhe fillimet e integrimit të kombësive evropiane.23
Realisht, populli shqiptar mbijetoi në sajë të kthesave të mëdha kulturore e politike historike.24 Kur shumë sisteme pushtuese me shumë sovranë armiqësorë, të huaj e të vendit u zëvëndësuan nga një pushtues e nga një sovran, nga sulltani osman-turk, shqiptarët në viset më të rrezikuara nga proceset integruese sllave, greke e latine - italiane e kroate, me Islamin synuan arritjen e unitetit dhe të bashkimit fetar islam si korrnizë ideologjike për integrimin e njësisë etnokulturore e politike të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar fillimisht nën çatinë perandorake osmano-turke.25
Se Islami në hapin e parë ishte forme e hapët e distancimit dhe e bojkotimit shqiptar nga kisha ortodokse svetisaviane dhe nga kishat e qera me intenca antishqiptare, dëshmon edhe fakti se të gjitha periudhat dhe valët e kalimit masiv të shqiptarëve në Islam vinin si pasojë e lëshimeve të mëdha të Sulltanit e të pushtetit qendror ndaj kishave.26 Madje, edhe fazat e shuarjes a të heshqes administrative të kishës ortodokse svetisaviane dhe katolike në periudhën e kombësisë shqiptare (shekulli XV-XVIII), shënojnë jo dhunën turke aziatike islamike kundër këtyre kishave, siç thuhet në historiografi 27, por mbeqen e këtyre kishave pa besimtarë shqiptarë, që ishin masë absolute, bojkotim shqiptar masiv i krishtërimit dhe kalim në Islam.28
Për dukurinë e apostrofuar qartë flet fati i krishtërimit të luhatur e laraman në viset e principatave shqiptare: Balshajve, Cërnojeviçëve, Dukagjinëve, Jonimëve, Gropajve, Zgurajve, Kastriotëve, Topiajve e pjesërisht ato të Zenebishtëve, Muzakëve, Aranitëve e të qerëve më në jug.29 Në arealin e principatave veriore e lindore të trojeve shqiptare dhe pikërisht në veri dhe në lindje të trevës albanofone historike, Islami do të shtrihet kryesisht vetëm deri aty ku gjuha shqipe ishte e ruajtur pa një trazim të madh, por edhe në disa enklava ilirovllaho-shqiptare, ku kishte humbur gjuha shqipe, por ishte ruajtur kompaktësia etnike josllave: ndër pomakët, tobreshët, goranët dhe boshnjakët.30
Hulumtuesit të Islamit ndër shqiptarët i bie në sy fenomeni i pandriçuar deri në fund, paraqitja e emrit të ri, unik, për gjuhën, për popullin dhe për vendin: shqip, shqiptar dhe Shqipëri, si bashkatdhetarë besnikë të Islamit në tokat shqiptare.31 Emrin e gjuhës e zuri Buzuku (1555)32 të popullit Zmajeviçi (1703)33 dhe të vendit Thunnmani (1774)34, por kjo nuk është dëshmi se këta emra u shfaqën bash në ato vite kritike. Ata ishin në popull së paku nga koha kur ishin edhe emrat për gjuhën, popullin e vendin e Arbërisë, të Epirit e të Maqedonisë shqiptare mesjetare.35
Të dhënat më të verifikuara flasin se vallja e emrit të ri për gjuhën, për popullin dhe për vendin u nis nga viset e Dardanisë - Peonisë antike, të parat të përfshira nga Islami, dhe pikërisht nga treva albanofone midis Nishit - Limit - Sharrit - Matit - Dibrës - Strugës - Shtipit e Kumanovës, me epiqendër në viset e Shkupit, që në shkencë konsiderohen për djep të gjuhës shqipe, fazë moderne e ilirishtes dhe të popullit shqiptar historik pasilirian.36
Emri i ri për popullin, emri kombëtar, duhej të ishte emër i një popullsie dardane ilire i periudhës parakrishtere dhe pikërisht emri i popullsisë midis Qafës së Prushit e poshtë nën qytetitn Shkup, të cilët Plini i shënoi si skirtarë, kurse Ptolomeu në trajtën skyrtonë. Emri i ri muind të ishte edhe shumësi i emrit të banorëve të Shkupit: shkyptar, shkuptar, shqiptar - lidhje më e thellë me emrin e shpesit totem ose Orë dardano - ilire; shqype, shqipe.37 Në momentin kur Islami u bë fe e shumicës, fe e vendit të shqipeve, siç do të thoshim me gojën e shumë udhëpërshkruesve të huaj, dhe pikërisht aty deri në mesin XVII, emri i ri, integrues i vendit, emri Shqipëri, do t'i vërë në heshqe në mënyrë paqësore toponimet antike e mesjetare për pjesë të veçanta të trojeve albanofone: Dardani, Maqedoni, Arbëri, Epir, eq.. Njësia etnokulturore e gjeopolitike Shqipëri (Arnautluk, Albania), më së voni, deri në mesin e shekullit XVII përfshinte rreth 110 mijë km2 sipërfaqe të Rumelisë Osmane të banuar me shqiptarë ose me shumicën absolute shqiptarë - albanofonë islamë, ortodoksë dhe katolikë. Së këtejmi mund të theksohet se emri i ri kombëtar për popullin e vendin ishte produkt i kulturës së re shqiptare të integruar në dritën e kulturës së re shqiptare të proviniencës islame.38
Kjo kulturë shqiptare nuk u shpif, nuk u planifiktia dhe nuk u ndikua nga jashtë, nga ndonjë propagandë proshqiptare, dhe për zhvillimin e saj ka meritë vetëm mendja e gjeniut shqiptar. Në gjirin e shoqërisë osmane kjo kulturë shqiptare ishte disidente, kaçake e kombësisë shqiptare. Me rëndësi është të potencohet edhe fakti se procesi i thellimit të kalimit në Islam, kultivimi dhe ruajtja e Islamit si fe e pjesës absolute të popullsisë, pati karakter mbrojtës gjithëshqiptar, kurse nga fundi i shekullit XVIII për Shqipëri etnike do të konsiderohen vetëm trevat të cilat do të rrethohen nga brezi islam shqiptar. Ky brez, në të gjitha kohët, do të paraqitet si digë e si mur mbrojtës i tërësisë së Shqipërisë etnike nga fqinjët ekspansionistë të pangopshëm.39
Të vihet në pah edhe fakti se kultura shqiptare me prejardhje islame, duke i hapur udhë emrit të ri kombëtar për gjuhën, popullin e vendin, ndikoi edhe në integrimin e brëndëshëm, në heqjen e emrave etnikë antikë të popullsisë albanofone, si arbëresh, maqedon, dardan, epirot, që synonin të bëheshin emra kombësish albanofone të veçanta, mandej në zbuqen dhe heqjen e dallimeve etnokulturore dhe të aspiratave të disa fiseve mesjetare për t'u veçuar si kombësi albanofone me fe skizmatike svetisaviane, bizantine, greke ortodokse dhe katolike, si kuçe, kelmende, palabardhe, labe, çame, suljote, etj..40 Fiset dhe viset që do të mbesin plotësisht jashtë masës islame, jashtë brezit islam shenjues të njësisë etnokulturore e gjeopolitike të Shqipërisë së periudhës osmane, pararilindëse, në veri, lindje e jug, nën mbizotërimin e vazhdueshëm të kishave të huaja, do të asimilohen në dalmatë (kroatë), malazezë, serbë, bullgarë e grekë. Këtu zuri fill ngushtimi i trevës gjuhësore e etnike shqiptare historike.41
Përhapja e kulturës shqiptare me prejardhje islame do të ndikojë si filtër për kulturën shqiptare të përdhosur. Kjo mund të dëshmohet edhe vetëm me një hulumtim sondues interdisiplinor në historinë e fshatrave në arealin etnik albanofon, të cilat gjatë mesjetës bizantine e sllave ishin prona të kishave e të manastireve ortodokse, në fshatrat e cilësuara katunde vllehe, ish-feude të bujarisë mesjetare serbe. Do të shihet se bash këto fshatra ndër të parat në rrethinën e tyre kaluan masivisht në Islam dhe se Islami u shërbeu si filtër për ndarjen e premisave e të relikteve fetare, kulturore, gjuhësore e toponimike sllave, greke e latine, filtër për rikthimin në gjirin e k-ombësisë shqiptare.42
Realisht, feia islame, me vetitë e saj toleruese, kulturës shqiptare nuk ia mbylli prespektivën e zhvillimit evropian, por i la mundësi të mëdha për t'u zhvilluar mbi shtratin e traditës etnike, për t'i kultivuar më tutje vlerat e seleksionuara të kulturës shqiptare e materiale ilire, të ruajtura në mënyrë disidente e kaçake gjatë periudhës së krishtërimit universel. Të dhënat nga hulumtimi etnografik i terrenit tregojnë se traditat dhe kultura shqiptare parakrishtere më mirë janë ruajtur në viset të cilat, në periudhën paraislame, ishin të përfshira nga herezitë antikrishterë, më pak se viset ku u ruajt katolicizmi i patrazuar sesa në enklavat katolike laramane dhe shumë më pak u ruajt në viset ku ortodoksia nuk u trazua nga herezitë mesjetare, nga katolicizmi dhe islami.43
Të themi edhe një fakt: Islami në integrimin e njësisë etnokulturore dhe politike të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar ndikoi si kulturë me tiparet e veta egaliatre, liberale e humane. Ai nuk ishte dogmë thjeshtë fetare, por ishte sistem vlerash totalitare publike, mësim i hapur, që nuk e njeh Shpirtin e Shenjtë dhe paprekshmërinë e individu; kulturë konkretë gjithëpërfshirëse morale, këshillëdhënëse, udhërrëfyese, fetare, qortuese, kritike, moralizuese, juridike, shoqërore, kodifikuese, shkencore, filozofike, mjekuese e mbi të gjitha arsimuese. Islami nuk ishte fe turke dhe as fe e pushtuesit, por ishte sa fe e turqve, aq edhe e shqiptarëve dhe e të qerëve dhe turqit në ummànë (bashkësinë) muslimane osmane paraqitnin vetëm pakicën sunduese, pa ndonjë rëndësi të madhe për jetën e përgjithshme dhe prespektivën e perandorisë. Shqiptarët, realisht, që nga fillimet e kalimit në islam, nga pjesa e parë e shekullit XV e ndanë pushtetin perandorak me turqit në të gjitha nivelet politike, ushtarake, qeveritare, diplomatike, kulturore, arsimore, fetare e të tjera, përpos postit të sulltanit.44
Populli shqiptar i dha Perandorisë Osmane në periudhën e lulëzimit të saj, pjesa e dytë e shekullit XV pjesa e parë e shekullit XVII, po edhe më vonë, qeveritarë, komandantë ushtarakë, dijetarë, letrarë, filozofë, diplomate, historianë, arkitektë, mjekë specialistë, mjeshtër profesionesh të ndryshme, të njohur në historinë dhe në kulturën botërore. Këto personalitete shqiptare kurrë nuk hoqën dorë nga kombësia e tyre shqiptare, vepruan edhe si pararojë e kombit të tyre dhe e atdheut të tyre. Veprimtaria e tyre filozofike, letrare, artistike, historiografike, arkitektonike, ushtarake dhe iluministe, shkruar në gjuhën e Kur'anit, - arabisht; në gjuhën e poezisë margaritare të Lindjes - persisht dhe në gjuhën zyrtare shtetërore universale për perandorine - osmanisht, me vlera të mëdha të përgjithshme do t'i hapë rrugë edhe zhvillimit të mendimit filozofik, artistik, fetar, politik e arsimues në gjuhën shqipe, me një ndikim vazhdues në integrimin e njësisë etnokulturore e politike të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar. Vlerat madhore të trashëgimnisë shqiptare në gjuhën e Lindjes, të shkruara në periudhën osmane në Shqipëri (1389-1912), i takojnë mendimit shqiptar, kulturës shqipe, po aq sa edhe në gjuhën greke, latine e italiane dhe duhet të studiohen, të shqipërohen dhe t'ia kthejnë kulturës sonë kombëtare.45
Nuk është e tepërt të konstatohet se edhe zhvillimi i letërsisë shqipe të prejardhjes së krishterë katolike të shekujve XVI-XVII është rrjedhim i tërthortë i rritës së Islamit ndër shqiptarët dhe i rrezikshëm tek ortodoksët serbë për katolicizmin ndër shqiptarët edhe më gjërë. Kjo letërsi shqiptare u vu në rrugë me ndihmën morale, politike e materiale të kishës së perëndimit dhe Papës, si reaksion dhe masë kundër thellimit të Islamit dhe të skizmimit ortodoks të shqiptarëve.46
Mirëpo, derisa kjo letërsi, me vlera të larta si burim i gjuhës së shkruar shqipe, e përkufizuar kryesisht në përkthimin e ungjijve dhe të doracakëve fetarë, e në poezi moralizuese, do të shterret pa bërë ndonjë ndikim të shënueshëm në integrimin e njësisë etnokulturore dhe gjeopolitike të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar (sepse Evropa katolike dhe Papati për afro dy shekuj nuk do ta ndihmojnë gjithanshmërisht çështjen katolike të Shqipërisë), letërsia shqipe me alfabet arab, burimet e ruajtura të së cilës vijnë nga pjesa e dytë e shekullit XVII, sa vinte dhe zhvillohej, sa që në vitet '20 të she'kullit XVIII, kur zuri fillin iluminizmi evropian, u bë faktor kryesor në integritetin e mendimit letrar, politik dhe kulturor iluminist e rilindës të Shqipërisë.47
Letërsia shqipe me alfabet arab, e njohur si letërsi e bejtexhinjve, alhamiada shqiptare e shkruar mbi një sintaksë shqipe të mirëfilltë, ishte e përhapur në të gjitha viset shqiptare. Ajo nuk ka qënë me ndikim të kufizuar, siç thuhet në shumë histori të letërsisë, por ishte pronë e jetës shpirtërore e masave shqiptare.48 Përshkruhej, përhapej dhe mësohej përmendësh, si luqe e si këngë. Fakti se ishte e mbytur në orientalizma dhe veçanërisht moralizuese, nuk do të thotë se ishte e pakuptueshme për lexuesit dhe absorbuesit, sepse ato fjalë orientale ishin nocione filozofike e fetare të kuptueshme për kohën, aq sa janë evropianizmat në shkrimet tona në gjuhën shqipe, për kohën tonë.49 Ajo që e shpuri përpara dhe e mbajti në jetë deri sot, është fryma e saj universale dhe shoqërore e arsimuese shqiptare, sociale e revolucionare tej mase për kohën kur qe krijuar, lirike anakronike, kritike kastiane, arsimuese, romantike e liridashëse. Pjesa më e madhe e kësaj letërsie u shkrua në vargun tetërrokësh të poezisë popullore, e ndihmoi letërsinë popullore, e veçanërisht lirikën, dhe e përgatiti rrugën për letërsinë e Rilindjes Kombëtare. Qysh në mesin e shekullit XIX u bë objekt i studimit i albanologëve në zë, themelues të albanistikës, si Hahni e të qerë.50
Duhet të vihet në dukje se përmes lidhjeve kulturore me Lindjen dhe me anë të veprave filozofike e shkencore në gjuhët orientale dhe në gjuhën shqipe, erdhën dhe u ngulitën motive të Lindjes në kulturën materiale e shpirtërore, në arkitekturë, në artet figurative aplikative, në veshmbathje, në artin muzikor, në kompletimin e shtëpisë, në kuzhinën shqiptare, në mirësjelljen shqiptare, në letërsinë popullore, në filozofinë shqiptare, me një fjalë, në jetën shqiptare. Këto motive universale të Lindjes, kulturës shqiptare në përgjithësi ia shtuan frymën demokratike, universale; i dhanë gjallëri, kolorit, frymë të re, e përtëritën dhe e pasuruan për t'u trajtuar, dje dhe sot, si margaritar midis kulturave të njëtrajtshme të kombëve evropiane. Rëndësia e kësaj begatie kulturore qëndron edhe në faktin se ajo në shumë aspekte u bë përcjellëse e jetës shqiptare edhe të shqiptarëve të krishterë, veçanarisht te laramanët dhe katolikët. Së këtejmi, feja islame nuk e varfëroi dhe as nuk e akulturëzoi kulturën shqiptare etnike, por e bëri për të q'eenë si një kopsht me Iule shumëngjyrëshe, siç do të thosha me gojën.e shumë romantikëve evropianë të shekullit XIX.51
Në gjirin e kulturës së re shqiptare, të periudhës së kombësisë, fenomeni i tolerancës fetare ndër shqiptarët do të bëhet tipar kombëtar dhe ndër hallkat në integrimin e ruajtjen e njësisë së kombit shqiptar në kushte të ekzistimit të tri feve. Realisht, nga mesi i shekullit XVIII, pjesa më e madhe e administratorëve shqiptarë, në viset shqiptare, do të udhëheqin politikë séparatiste shqiptare, në përgjithësi, të mjedisit të vet ndaj pushtetit qëndror të Stambollit. Këta qeveritarë vendas në Islam shihnin edhe platformën e mundshme politike për bashkimin e Shqipërisë së ndarë në njësi administrative osmane dhe për lirinë e saj. Programi politik i luftës për çlirim kombëtar i këtyre pionierëve të rilindjes politike të Shqipërisë mbështetej në traditën shqiptare të luftës çlirimtare vëllazërore midis shqiptarëve të feve të ndryshme dhe posaçërisht ne epokën e lavdishme skënderbejane, sikurse paraardhësit e tyre të periudhës së rilindjes e të humanizmit.52 Madje, se paku nga periudha e qeveritarëve arsimues nga dera e Bushatasve dhe e Tepelenasit shtresat e larta dhe masat shqiptare islame e bartën peshën e luftës për bashkimin dhe çlirimin kombëtar të popullit shqiptar dhe të Shqipërisë nga robëria osmano-turke. Ideologët që dolën nga kjo masë, ata të periudhës së filleve të Rilindjes dhe të mëvonshmit, bashkimin kombëtar të shqiptarëve me fe të ndryshme do të mbështesin fuqimisht në porositë dhe këshillat urdhëruese të Kur'anit: Edhe Zoti ynë edhe Zoti juaj është një dhe Atij i përulemi', pra, 'Juve feja juaj, kurse mua feja ime!53
Të konstatojmë edhe këtë: Bushatasit dhe Tepelenasit, me politikën e tyre shqiptare rilindase, i vunë themelet shoqërisë shqiptare pluraliste fetare moderne, thënë kushtimisht, o.borret e tyre qeveritare janë bërthama të akademive shqiptare, në të cilat u kultivua tipari i tolerancës fetare shqiptare në interes të luftës për çlirimin kombëtar, të unitetit pluralist fetar shqiptar rreth unitetit të Shqipërisë. Përvoja e tyre do të bëhet mësim për gjeneratat e reja, për ideologët e kombit shqiptar të periudhës së Rilindjes. Lufta e amzës shqiptare muslimane që rreth vetes të lidhte fuqimisht dhe përjetësisht pjesët shqiptare ortodokse dhe katolike, pa ua prekur traditën fetare, zgjati më shumë se një shekull, aq sa ka zgjatur periudha e luftës për kurorëzimin e kërkesave të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.54 Kjo përpjekje shqiptare vazhdimisht, dinakërisht dhe përgjakshëm u minua dhe u pengua nga kisha ortodokse serbe, greke, bullgare e pjesërisht edhe ajo katolike, si dhe nga qarqet politike, shtetërore, shkencore e publicistike antiislame dhe antishqiptare ballkanike dhe evropiane. Dhe, pse të mos thuhet qartë, faktori politik i jashtëm me ndërhyrje të herëpashershme nga fillimi i shekullit XVII dhe me ndërhyrje sistematike nga fundi i shekullit XVIII, Islamit ia preu rrugën që të bëhej fe gjithëshqiptare dhe platformë politike kombëtare ngjashmërisht me skizmën ortodokse svetisaviane te serbët ortodokse bizantine te grekët, ekzarkiste ortodokse te bullgarët, katolike te kroatët, etj.55
Megjithatë, roli i Islamit si fe e rreth 88% të shqiptarëve në trojet e Shqipërisë Etnike, në luftën e pandërprerë për unitet kombëtar, për bashkimin e Shqipërisë dhe për çlirimin e popullit shqiptar dhe, mbi të gjitha, për ruajqen e tërësisë së Shqipërisë Etnike nga ekspansioni pushtues i fqinjëve ortodoksë e katolikë, ishte i paluhatur dhe vendimtar. Për këtë fakt, përpos burimeve historike të prejardhjes evropiane e të Lindjes, është dëshmi tradita popullore historike, kënga historike shqiptare.56
Të thuhet edhe kjo: Falë tolerancës fetare të shumicës mulsimane, do të dështojnë të gjitha përpjekjet e qarqeve kishtare e politike antishqiptare ballkanike e evropiane për të shkaktuar luftë fetare në Shqipëri, mynxyrat që i përjetoi Evropa e krishterë dhe Lindja.57
Duke përfunduar, le të më lejohet t'u qasem shkurtimisht disa tezave publicistike për qënien katolike paraislame të shqiptarëve muslimanë dhe për nevojën e kthimit të tyre në katolicizëm pra, në kulturë të krishterë, si kusht për të gëzuar përkrahje të Evropës për pavarësinë e Kosovës dhe për bashkimin e Shqipërisë së copëtuar më 1913 (!?!).58
Teza se shqiptarët muslimanë kanë qënë të gjithë të krishterë nuk ka mbështetje as burimore, as etnografike, as arkeologjike, as kulturore. Kjo tezë fillimisht ishte shtruar nga kisha ortodokse serbe e greke dhe kishte për qëllim që viset e Arbërisë mesjetare katolike t'i tregonte për djep të popullit shqiptar, i cili gjoja më vonë, me anë të ekspansionit islam, të ketë vërshuar në Kosovë e gjetkë në viset e Dardanisë dhe të Maqedonisë, në djepin e kulturës serbe dhe të shtetit serb!? Kisha greke shqiptarët ortodoksë i konsideronte puro grekë!? Po, shkenca e bazuar në argumente nuk i pranon as njërën as tezën qetër.59
Të gjitha të dhënat flasin se islamizimi në kulturën shqiptare nuk ka mundësi të konsiderohet si një incident kalimtar. Një kulturë me traditë gjashtëshekullore e një komb me mbi 88% muslimanë nuk është aksident !?60
Atyre që kërkojnë një rikthim e një 'rirreshtim' të shqiptarëve muslimanë 'në kulturën e krishterë, për një kthim në rrënjën katolike (!?!), ua rikujtoj tregimin popullor më të shkurtër dhe më të thellë që e di profesor Anton Ceta: Burri e thirri gruen: Oj grue, ku je !? Përtej djepit! - Përtej djepit, përtej detit! - ia priti burri!61
Shkurt, thirrja pa mbulesë për shkurorëzim nga islami, për një fe të re, është anakronike. Mendoj se kanë perënduar kohët mesjetare të feve. Së fundi, ç'të bëjmë me shqiptarët ortodoksë që janë tre herë më shumë se ato katolikë? T'ua falim grekëve?! Më në fund ta pyesim, veten ose të konsultojmë historinë shqiptare: C'u sollën shqiptarëve të krishterë krynegrilet e nxitura nga Evropa e krishterë në shekujt XV-XVII?62 C'fitoi Kara Mahmut pashë Bushati dhe veçanërisht Ali pashë Tepelena që i ofronin Evropës së krishterë ndërrimin e fesë vetëm për të fituar përkrahjen për bashkimin dhe çlirimin e Shqipërisë ?63 Dhe, a kemi ndonjë garanci evropiane e botërore të krishterë se vërtetë do të çliroheshim dhe do të bashkoheshim në Shqipërinë Etnike, nëse rirreshtohemi në rrënjë, në kulturën e krishterë, në katolicizëm? Duke u mbështetur mbi përvojën historike të popullit tonë fuqimisht mendoj se shumësia e feve në Shqipërinë etnike është fat historik që nuk mund të zhbëhet dhe kjo dukuri unikale nuk duhet shikuar edhe më tutje si plagë për të ardhrnen e kombit shqiptar, por të shikohet si pasuri e freski kulturore dhe si përparësi që ndihmon afrimin e popullit shqiptar pa paragjykime me popujt e qerë me fe të ndryshme.64
Ajo që është e duhet të jetë për jetë të jetëve parësore është: shkencëtarët, publicistët, letrarët, artistët, hoxhallarët, priftërinjtë, mësuesit, me një fjalë, forcat mendore kombëtare, duhet të ushtrojnë ndikim të vazhdueshëm për ruajtjen e tiparit shqiptar të tolerancës fetate si kusht për ruajtjen e unitetit kombëtar mbi parimet filozofike rilindase të Bushatasve e të Tepelenasit, të Hoxhë Tahsinit, të Pashko Vasës e të Thimi Mitkos: Paqë të sigurtë midis feve në Shqipëri, vëllazërim të vërtetë midis shqiptarëve të feve të ndryshme, unitetit të Shqipërisë mbi bazë të njësisë së gjuhës së bashkuar, të kulturës dhe të njësisë etnokulturore e politike kombëtare.65 Me fjalët e At Anton Harapit do të thoshim: tolerancë fetare, tolerancë shoqërore dhe tolerancë politike.66
Marrë nga: Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët, simpozium ndërkombëtar, Prishtinë, 1995.


REFERENCA

1. Gjërësisht, Mithridates oder algemaine Sprachenkunde 11, Berlin 1809; Allgemaine Encyclopâdie der Wissenschaften un Ktinste, 11, Leipzig 1818; G.Ancey, Memoire sur l'Albanais dans le Mith grec, Paris 1914: Opsta Enciklopedija Larouse, T.1, Beograd, 1971, 474-562; M.Jugoviç, Opsta istorija stari vek, Beograd, 1952, 135-144; Refonna protestasse dhe katolike, Kisha dhe historia e saj, VII, Ferizaj-Zafreb, 1982; Sveti Sava: Beseda ose pravoj veri. Sveti liznjatije Bogonosac. Poslanice, Beograd, 1991; F.Rahman, Duh islama, Beograd, 1983; N.Srnailagiç, Klasiçna kultura Islama, 1 Teolouija, Filozofija, Znanost, Zagreb, 1973, Ilirët dhe Iliria te autorët e antikë, Tiranë 1965: Vizantiski izvori za istoriju naroda Jugoslavije, T.1, Beograd, 1955: V.Zamarovsky, Heronjtë e miteve antike, Prishtinë, 1985; S. Baliç, Kultura Bosnjaka, Muslimanska komponenta, Vien 1973; Z. Dani'man, Koçi Bey risalesi, Ankara, 1985, s I.D.Mitroviç, Ponovo studiji Dr. Nikse Stançica: Hrvatska nacionala ideologija preporodnoga pokreta u Daimaciii (Mihovil Pavlinoviç i njegov krug do 1869), Zagreb 1980, 41-143: M.Gros, Historijska znanost, Razvoj, oblik, smjerovi, Zagreb, 1976, 83-92; M.Xhaxhiu, Në rrucën për te pellazgët, Drita, nr.28, Tiranë, 13.VII.1986, 10.
2. Gjërësisht, Historia e popullit shqiptar, I, Prishtinë, 1969; M.Barleti, Historia e jetës dhe e veprës së Skënderbeut, Tiranë, 1964; Jireçek-Radoniç, Istorija srba, II, Beograd, 1952; M.Shufflay, Serbët dhe shqiptarët, Prishtinë, 1968; Gaspër Gjini, Skopska-Prizrenka biskupija kroz stoljeça, Zagreb, 1986.
3. Gjërësisht, M.Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989; Shkaqet e kalimit në Islam të shqiptarëve, Përparimi, nr.2 Prishtinë, 1991, 185-228.
4. Shih, Simpoziumi Ndërkombëtar, Drita Islame, nr. 42, Prishtinë, 1992, 36.
5. Shih gjërësisht kumtesat në këtë përmbledhje; M.Pirraku,Roli i Islamit në integrimin dhe ruajtjen e kombit shqiptar dhe tërësisë së Shqipërisë etnike, Hëna e Re, nr. 43, Shkup,1992,18-19.
6. Shih për krahasim: Historia e popullit shqiptar 1, Prishtinë, 1969; Istorija naroda Jugosllavije, 1, Beograd, 1950; J. Von Hammer, Historija, turskog (osmanskog) carstva, 1, 2, 3, Zagreb, 1979: 1. Djuriç Sumrak Vizantije, (Vreme Jovana VIII Paleologa), Beograd, 1984.
7. Gjërësisht, M.Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989; St. Novakoviç, Srbi i Turci (Od kraja XVIII veka do poçetka XX veka», Beograd, 1979; Postanak i razvoj srpske nacije, Beograd, 1979; S. Borkoviç, 0 postanku i razvoju cmogorske nacije, Titograd, 1974.
8. Gjërësisht, V. Vllahoviq, Revolucioni dhe krijimtaria, Prishtinë, 1975; Istorija crkve Starozavetne i Novozavetne srednje Skole, Beograd, 1885, 4-104; N.V. Gogolj, Razmatranie bozanstvene liturgije, Zemun, 1981, 9-112, R. Joviç, Crka i setke, Negotin. o. v. b., 3-25; P.Malaj, Djelovanje franjevaca dubrovaçke provincije medju albanskim katolicima, samostan Mali braçe u Dubrovniku, Zagreb, 1985, 223-255; J. Cvijiç, Balkansko poluostrovo, 1, 11, Beograd, 1960; Alba Lima, Kostandin Balsiç (1392-1402). Jistorijski roman u tri dijela, Zagreb, 1920; M. Zeço, Viset shqiptare në kronikën politike të Efremit, Drita, nr.32, Tiranë, 1986. VIH,10: I. Zamputi, Në emër të lirisë përballë sulitanit dhe perandorit, Drita, nr.28, Tiranë, 10. VII, 1988.
9. Shih M.Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989; Islami dhe muslimanët në Ballkan, Hëna e Re, nr.27, 12-18, Shkup VI-VII, 1991, 8; Roli i Islamit në integrimin e Shqipërisë dhe të kombit shqiptar, Hëna e Re, mirë.48, 15.11.1993, 18; nr. 49, 1, Ill. 1993, 18; Roli i islamit në integrimin dhe ruajtjen e kombit shqiptar dhe të tërësisë së Shqipërisë etnike, Hëna e Re, nr. 43, Tetor 1992, 18-19.
10. Gjërësisht, Historia e popullit shqiptar 1, Prishtinë, 1969; Istorija naroda Jugoslavije, 1, Il, Beograd, 1950, 1953; I. Zamputi, Relacione mbi gjëndjen e Shqipërisë Veriore dhe të Mesme në shekullin XVII (vell. 1, 1610-1634), Tiranë, 1963; Vëll. Il, 1634-1650, Tiranë, 1965; Gaspër Gjini, Skopsko-prizrenska kroz stoljeca, Zagreb, 1986; Simpoziumi për Skenerbeun (9-12 maj 1968), Prishtinë, 1969.
11. Zamputi, Relacione 1, II; Thekse të posaçme në këtë drejtim nga Don Lush Gjergji, në Simpoziumin Shqiptarët dhe Evropa dje dhe sot, 23 maj 1991; Po aty, Engjëll Sedaj, dt.25.V.1991; Ismail Kadare në intervistat e tij gjatë viteve 1991 1993.
41. Po aty; Si shën. 36; Një korçar (i krishterë), duke u folur për rëndësinë e islamit ndër shqiptarët, shkroi me 1900 se shqiptarët musliman e bartën barrën e ekzistencës kombëtare të shqiptarëve dhe të shqipërise: "S'janë vallë muslimanët shqiptarë që mbajtën në këmbë gjer më sot ato zakone të të vjetërve tanë që çuditën botën?! S'është e vërtetë se pa muslimanët, të cilët besa i bëri të largohen nga të tjerët, nga kaurët, do të ishin që shumë shuar e harruar këto zakone?! Të mos ishin këta tradhëtarë të fesë, si thonë ca tradhëtarë të mëmëdheut, Shqipëria nuk do të ishte aq e madhe sa është sot, do të ishte përgjysëm, një e katërka nga shkaku i Shqehvet (Sllavi) që na kishin pllakosur gjer në kërthizë të Shqipërisë ). Muslimanët shqiptarë vunë frenë përhapjes së detit shqah (... të me nepet leje të thomë se Shqipëria e poshtme në gjendet sot e pandarë nga trupi i Shqipërisë, kjo gjë detyrohet gjithë muslimanëve shqiptarë (... ). ata që pushtuan islai-nizmin, muslimanët e sotëm janë që apin Epirit karakter shqiptar (Kalendar Kombëtar, Mot'i gjatë, Sofje, 1902, 61-72).
42. Gjërësisht, Onomastika e Kosovës, Simpozium i mbajtur më 25-27 shkurt 1977, Prishtinë, 1979; Simpoziumi për Skënderbeun, Prishtinë, 1969; S.Pulaha, Popullsia e Kosovës në shekullin XV dhe XVI, Tiranë, 1984; Pesëdhjetë vjetori i 28 Nëntorit shqiptar, Izmir, 1968, 10; Eqrem Telhaj: Vetë Skënderbeu, shprehja më e bukur dhe më shkëlqyer e racës sonë, u rrit, u përgatit, u forcua në shkollën osmane dhe në shpirtin e fortë luftarak të kësai shkolle dhe të asaj kohë të ndritur ... Dalja e ushtrive të sulltanit në Ballkan e ndaloi përparimin sllav, kurse shqiptarët filluan të rimëkëmben në fillim të sliekullit XVI kur hynë në një radhë me turqit, fituan shumë të drejta, sidomos kur përqafuan vullnetarisht fenë islame. Duke hyrë në besimin e ri, shqiptari u largua më tepër nga sllavi, ndërroi fenë, por shpëtoi fisin. Sikur të mos kish ndërhyrë me kohë fuqia e Perandorisë Osmane, sot në Kosovë , në Dibër dhe në Maqedoninë shqiptare do të kish mbetur vetëm një pakicë shqiptarësh në proces të shpejtë sllavizimi. Veçanërisht minaretë e Kosovës - që sot (vitin 1943, kur ishte arritur bashkimi i Shqipërisë etnike - MP) nuk ka më shkak të lozin një rol politik dhe kombëtar - një kohë kanë qënë mburojat e Shqipërisë, fortesa të pathyeshme për mbrojtjen e rodit arbëresh; prandaj, duhet (pavarësisht nga rëndësia që kanë edhe sot në lëmën fetare dhe etnofilozofike) që, shqiptarët të çdo besimi, t'i nderojnë dhe t'i konsiderojnë si monumente kombëtare. Edhe për këtë shkak 500 vjet jete me Dovletin nuk rënduan mbi Shqipërinë ashtu siç rënduan mbi të tjerët kombe të Perandorisë. Gjatë kësaj kohë shqiptari ka mbetur pjesërisht i lirë, ka patur edhe privilegje; nuk ka paguar rregullisht taksa, nuk ka bërë rregullisht shërbim ushtarak (ose e ka bërë kur ia ka dashur qejfi si vullnetar), nuk ka toleruar padrejtësi dhe nuk ka duruar zgjedhën e Valiut dhe të Pashait... (Ne dhe Turqia, Kosova, Nr. 15, Tiranë, 19.Xll. 1943).
43. Qjërësisht, Udhëpërshkrues evropianë në tokat shqiptare, Dituria, Tiranë, për vitet 1927, 1928 dhe 1929; M. Pirraku, Kultura Kombëtar Shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit; Kalendari Kombiar, Sofje, 1902; Les albanai musulmans, UAlbanie, nr. 2, Lausanne, I.X. 1915; Kosova, nr, 15, Tiranë, 19.XH. 1943.
44. Gjërësisht, si në shënimet 38, 39, 40, 41, 42, 43; Shqiptarët gjatë këtyre shekujve të fundit kanë zënë vende me rëndësi në gji të perandorisë,; janë bërë nëpunësa, oficera, diplomate, sadrazema. Shqiptari nuk ka qënë i robëruar, ay nuk ka qënë i sunduar por ka sunduar, ka qeverisur me zotësinë e tij popuj që jetonin në suazën e Perandorisë, të asaj perandorie që fillonte në Danub dhe mbaronte në Aden dhe në Tunizi (... ). Mund të shqojmë edhe se, në qoftë se pushtimi dhe më vonë sundimi turk i hoqën popullit shqiptar pjesërisht lirinë e vet, në anën tjetër ai i ka ndihmuar të ruajnë individualitetin e tij kombëtar prej rrezikut të asimilinùt sllav (... ) - Eqrem Telhaj, Ne dhe Turqia, Kosova, nr. 15, Tiranë, 19.XII. 1943.
45. Po aty; Muslimanët shqiptarë janë të parët që hartuan e përpunuan programet dhe Levizjet Kombëtare. Këta nuk i bënë këto për interesa të veta personale, përkundrazi, këta ishin njerëz me pozita të larta në shoqëri, me respekt të madh dhe të cilët rrezikonin çdo gjë që kishin. Shqipëria i dha Perandorisë Osmane 24 vezirë të lartë (38 sipas Kosova, 19.XII.1943) -M.R), një tufë gjeneralësh dhe burra shtetërorë pa numëruar mijëra funksionarë të lartë të të gjitha degëve të administratës. Vetëm nga Cuperlitë ishin pesë vezirë të lartë deri te Ferid Pasha, e gjenerali Rexhep Pasha e shumë të tjerë. Të gjithë këta burra të njohur me kreni e quanin veten shqiptarë dhe në mesin e bashkëatdhetarëve e flitnin gjuhën kombëtare dhe nuk hiqnin nga mendja shtetin e tyre kombëtar. Këta shqiptarë me emër, pa marrë parasysh se cili ishte, të cilësdo hierarki administrative apo ushtarake, nuk shihnin ndonjë prespektivë pa emancipimin kombëtar dhe shtetin. Këta shqiptarë duke studiuar historine e huaj mësuan ta duan kombin e vet. Këta janë farkëtuesit e nacionalizmit shqiptar... (Shqipërim i lirë nga artikulli Les albanais Lausanne, I.X. 1915).
46. Gjërësisht, Dh.S. Shuteriqi, Shkrimet shqipe në viset 1332-1850, Prishtinë, 1978; Meshari i Gjon Buzukut (1555), I, H, Prishtinë, 1985; Budi, Poezi 1618-1621, Prishtinë, 1986; P.Bogdani, Ceta e Profetëve 1, Prishtinë, 1990; M.Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë 1989.
47. Gjërësisht, si nën 46; 0. Myderrizi, Letërsia shqipe me alfabet arab, Buletin për shkencat shoqërore, II, Tiranë, 1955; IH1956; Tekstet e vjetra shqip me alfabetin arab, Konferenca e parë e Studimeve Albanologjike, Tiranë 1965; Arif Gjyli, Zenel Bastari vjershëtari i gjysmës së parë të shekullit XIX, BUSH, SSH, I, Tiranë, 1961; H. Kalesi, Albanskaalhamiado knjizevnost, Prillozi za Orjentalnu filologiju, XVI-XVH 1967/68, Saraievë, 1970; Prilog poznavanju arbanaske knjizevnosti iz vremena preporoda, godisnjak Balkanoloskog instituts, I, Sarajevë, 1957; Arbanaska knjizëvenost na arapskom alfabetu, GBI, 1, Sarajevë, 1956; Neki problenii izuçavanja kultume istorije pologa za vreme turskog perioda, Bigorski sabori. 177-189.
48. Shih, Historia e letërsisë shqipe që nga fillimet deri te Lufta Nacionalçhrimtare, Tiranë 1983; M.Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare; Disa mendime rreth filleve të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Cështje të studimëeve albanologjike, II, Prishtinë, 1987.
49. Gjërësisht, M.Pirraku, Gjurmë të veprimtarisë letrare shqipe me alfabet arab në Kosovë, Dituria, nr.1-2, Prishtinë, 1978; Giurmë të shkrimit shqip me alfabet arab në Kosovë (U). Gjurnùme albanologjike, SSHF, IX-1979, Prishtinë, 1980; Gjurmë të shkrimit shqip me alfabet arab në Kosovë (11), Gjurtnime albanologjike, SSHF, IX-1979, Prishtinë, 1980; Gjurrnë të shkrimit shqip me alfabet arab në Kosovë (111). Gjurmime albanologjike, SSHF, IX-1979, Prishtinë, 1980; M.Hysa, Tri pyetje kontestuese nga letërsia e vjetër, Fjala, nr. 9, Prishtinë, I.V.1986; Vepra poetike e Nazim Frakullës, Fjala, nr. 13, 14, 15, Prishtinë; Koncepti islam në poemën Erveheja të Muhammed Kyçykut, Dituria Islame, nr. 50, Prishtinë, 1993; N.Krasniqi, Vepra Ilahi shqip e Hysejn Nexhatiut, Dituria Islame, nr. 48, Prishtinë, 1993.
50. Shih, J.G. von Hahn, Albanesische studien, 11, Jena, 1854, 123-150-, si shënimet nën 46,47, 48, 49.
51. Gjërësisht, Dituria, Tiranë, për vitet 1927, 1928 dhe 1929, M.Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989; Islami, megjithatë, është paqe dhe jo dhunë!, Kosovarja, nr. 16, Prishtinë, Prill 1991, 4; E vërteta për të vërtetat, Bujku, Prishtinë, 4.1.1991; Bujku, 7.I.1991, fq.7; Insinuatë me pasoja politike, Buiku, Prishtinë, 15.VI.1993, 6, Marketing pseudopublicistik?, Bujku, Prishtinë, 25.Vl. 1993.
52. Gjërësisht, M.Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare; Shkaqet e kalimit në Islam të shqiptarëve, Përparimi., 2/1991; Kalendari Kombtar, Sofje, 1902; 12AIbani, Lausanne, I.X.1915; Tiranë, 19.XH.1943.
53. Gjërësisht, M.Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare; Th. ndërmjet muslimanëve dhe të krishterëve shqiptarë nuk ekziston kurrfarë antagonizmi, edhe kjo ka vazhduar me breza të tërë. Faktori i bësimit nuk ka qënë shkak për ndasi në mes tyre (Povijesti Islama, Sarajevë, 1899, 215); Kultura Islame, nr. 1, Tiranë, 1943-1 R.M della Rocca, Nazione e religions in Albania (1920-1944), Bologna, 1990; G.Jaray, Au jeune royaume d'Almabie, Paris, 1914.
54. S.N.Naçi, Pashallëku i Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve, Tiranë, 1964; Përtëritja e Pashallëkut të Shkodrës nën qeverisjen e Ibrahim Pashë Bushatit dhe karakterin e saj, Studime Historike, 1, Tiranë, 1983; Udhëpërshkruesit evropianë në Shqipëri, në Dituria, Tiranë, për vitet 1927, 1928, 1929; M.Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989, 253290.
55. Po aty; Shkaqet e kalimit në Islam, në Përparimi, 2/1991.
56. Gjërësisht, Y.Jaka, Lidhjet letrare shqiptaro-frënge, Prishtinë, 1979; Srpske narode novine, Pesna, 9.I. 1844; Ipirotiqi estia, Janinë, 1967; P. V. Prenushi, Visari Komtar I, Kângë popullore blâ i parë. Kângë popullore gegnishte, Sarajevë, 1911; Th.Mitko, Bleta shqyptare, Vjenë, 1924; K.Taipi, Zâna popullore (Këngë popullore), Volumi I, Shkodër, 1993-, Rev. Dituria, Tiranë, 1927, 1928, 1929.
57. Gjërësisht, M.Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare dhe shkrimet e tjera të cituara më sipër.
58. Gjërësisht, M.Pirraku; Përgjegjësia për fjalën e shkruar, Dituria Islame, nr. 37, Maj 1922, 20-22.
59. M.Pirraku, Shtypi dhe diplomacia serbe kundër bashkimit kombëtar shqiptar dhe tërësisë së Shqipërisë etnike në periudhën e Aleancës Ballkanike, Simpoziumi 80 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, Tiranë, 24-25 nëntor 1992. Botuar në Flaka e vllazërimit, Shkup. 9-23.XII.1992; Demistifikimi i paragjykimit: Kosova është zemra e Serbisë!, Gjurmime albanologjike SSHH 22-1992, Prishtinë, 1994.
60. Koncepte që i hodhi në shtypin frëng shkrimtari Ismail Kadare më 1991-1993 dhe të përvetësuara verbërisht nga shkrimtarët e cazetarët Teki Dervishi dhe Rushit Ramaboja. Shih Drita Islame, 37/1992. Këtë lojë e luan edhe dr.Zekeria Cana në Bujku, 24 e 25.XII. 1993.
61. E shënova me 14 tetor 1992.
62. Shih tërësisht, Historia e Shqipërisë, 1, Tiranë, 1984; gj S.Ptilaha, Qëndresa e popullit shqiptar kundër sundimit osman nga shekulli XVI deri në fillim të shekullit XVIII (Dokumente osmane), Tiranë, 1978; S.Rizaj, Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII, Prishtinë, 1982; R.Ismaili, Hyrje në veprën e Budit, Poezi (16181621), Prishtinë, 1986; Simpoziumi për Skënderbeun, Prishtinë, 1969.
63. Gjërësisht., D.N.Nikaj, Historia e Shcypniis ç'me fillesë e deri më kohë kur ka ra në dorë të Turkut, Bruksel, 1902; S.N.Naçi, Pashallëku i Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve (1757-1796), Tiranë, 1964; M.Pirraku, Kultura kombëtare shqiptare deri në Lidhjen e Prizrenit, Prishtinë, 1989, fq. 175-346.
64. Shih gjërësisht, M.Pirraku, shkrimet e botuara në Hëna e Re, Kosovarja, Bujku, Dituria Islame, të cituara në këtë studim.
65. Teksti i këtij kooreferati, pa fusnota, u botua në Hëna e Re, nr. 48 dhe 49/1993.
66. Cështja e elementeve shqiptare në Shqipëri, Bujku, 7, 9 janar 1995

Letërsia shqiptare: probleme teorike-kritike në gjykimin e vlerave letrare




Shkruan: Ndue Ukaj

I.
Problemet teorike dhe kritike në gjykimin e vlerave letrare, vlerësimin e letërsisë shqipe, së këndejmi ndërlidhjen, në raport të ngushtë me historinë letrare (historinë e letërsisë), në përpjekjet e studiuesve shqiptarë nuk ka shenuar ndonjë rezultat të pranueshëm tërësisht, pasi që vlerësimet e gjykimet janë bërë, shpesherë pa dije të mjaftueshme, pa kritere letrare, mbase edhe me paragjykime, parashenja këto që kanë lënë letërsinë shqiptare të fragmentuar, pastaj edhe me përplot cungime. Madje, në kuadër të studimeve shqiptare, nuk është bërë ndonjë përpjekje e mjaftueshme sistematike për të parë letërsinë shqiptare në tërësi, për të parë letërsinë në kuadër të poetikave të ndryshme, ndërkomunikimeve të natyrshme, pikëtakimeve e lidhjeve të krijuara nëpër kohë, për të nxjerrë pastaj premisa e gjykime të bazuara në një sistem estetik-letrar, nuk janë nxjerrë konstatime të qëndrueshme të mbështetura në një dije paraprake, në kritere e në një sistem parimesh teorike-estetike. Madje mungon vlerësimi të bëra në relacion me përfaqësimet estetike-letrare të shkollave të caktuara, autrëve të veçantë, apo formacionaeve letrare. Në këtë kontekst dallohet Koliqi e Çabej, Koliqi me propozimin për dy shkolla letrare (Ajo Jezuite dhe Françeskane), ndërsa Çabej me propozimin për ndarjën e letërsisë në qarqe letrare: Qarku katolik i Shqipërisë Veriore, Qarku italo - shqiptare, Qarku ortodoks i Shqipërisë Jugore dhe së fundi shkrirja e tyre në literaturën kombëtare të shek. XIX . Ndërsa në fillimvitet e 70-ta, Sabri Hamiti, duke aplikuar teorinë e kodeve të mëdha (Northep Fraji) propozon interpretimin e Letërsisë shqiptare përmes Kodeve të mëdha, të cilat i identifkon të Bibla, Kodi Oral, dhe Kodi historik, duke i kontekstuliyuar edhe në dimensionet ligjërimore. Kjo poetikë e vlerësimit të letërsisë, apo sprovë do të vazhdojë, duke u interpretuar letërsia shqipe, brenda shkollave, poetikave formacioneve letrare-estetike perëndimore.
Ndërsa një segment tejet regresiv, që përçudnojnë letërsinë shqipe në përgjithësi, mbetet tendenca e idelogjisë soc-realiste, për ta vënë letërsinë në shërbim të vetin, kritikën letrare në shqrbim të malverzimeve të brendëshme të pushtetit dhe lojës me shkrimtarët, tendencë kjo që në një formë vetëm të restaurar bartet brenda shumë segmenteve të studimeve letrare, edhe pas rënies së këtij sistemi, në Shqipëri edhe në Kosovë e viset tjera.

II.
Një ndër problemet e para teorike, brenda varianteve të ndryshme të aktit të leximit dhe interpetimit, shqyrtimit të letërsisë shqiptare, që nuk është prekur në mënyrë sistematike, mbetetë çështja e letërsië së trashëgimisë iliro-shqiptare në gjuhën latine (apo gjuhë tjera të shkrimit), pjesë e së cilës është edhe një pjesë e konsiderueshme e letërsisë perëndimore. Në këtë kontekst, madje janë bërë edhe "padrejtësi", ngase prelat të kishës katolike, që shkruan në gjuhën latine (Niketë Dardnai, Shën Jeronimi, etj.) janë "përjashtuar" edhe pse konteksti i përgjithëshmë gjuhësor dhe kulturor, në të cilin gjuhë e shkrimit ishte latinishtja, figura këto kuliminate e civilizimit perëndimor, ndërsa psh. një pjesë e krijimtarisë së Sami Frashërit, Naim Frashërit të shkruar në gjuhët orientale, është pranuar apriori, edhe pse tashmë konteksti ishte ndryshe, gjuhët nacionale ishin në kultivim e sipër dhe lidhjet e këtyre me gjuhët orjentale nuk ishin domosdoshmëri e shkrimit letrar. Në këtë këndvështrim e konsideroj të natyrshme një përqasje, të konceptuar brenda dy komponentëve të shkrimit nacionale, që është letërsia shqipe, dhe letërisë shqiptare, që ndjek vijën trashëgimisë etno-nacionale. Letërsia shqipe ka më se pesë shekuj të gjallimit, për kundër letërsisë shqiptare( e cila këtu shenjohet si letërsi që ndjek vijën etno-nacionale, pa marrë parasysh gjuhën e shkrimit), e cila është e vjetër në traditën e kulturës dhe letërsisë perëndimore. Pra, përkundër letërsisë shqipe që ka shenjues gjuhën, si veçanti etno-nacionale, tipar dallues, ekziston edhe letërsia me elemente identifikuese etno-nacionale shkurar në gjuhën latine, e të cilën deri me sot ende nuk e kemi pranuar si trashëgimi letrare. Vështruar në një kontekst më të gjërë, letërsia shqiptare në gjuhën dhe shkrimin latin ka moshë të vjetër, duke filluar me Shën Niketin e Dardanës, dhe Shën Jeronimin, dy prelat të qytetërimit perëndimor, i pari që shkrojë himinin e parë kishtar, ”Te deum laudamus” (Ty zot të lavdërojmë) dhe i dyti përkthyes i Biblës për Europë. Mbas kësaj, një etapë e rëndësishme për të konceptuar rrugëtimet e letërsisë shqiptare, paraqet faza pararëndëse e letërsisë në gjuhën shqipe, të cilën e njohim si latinitetit i periudhës së humanizmit, e cila funksionojë më të gjitha karakteristikat. Veçoritë poetike, në raport me poetikën e shkrimit humanist (Gjon Gazuli, Marin Beçikemi, Mikel Maruli), që zhvillohej në kuadër të lëvizjes së madhe të Humanizmit Evropain, u kultivuan edhe te këta autorë. Nga kjo fazë letrare kemi autorin e epopesë së Gjergj Kastriotit, Marin Barletin, që për letërsinë shqipe në përgjithësi, do të mbetet një paratekest i rëndësishëm e karakterstikë esetik-letrar kontinuitiv, paramodel letrar e kulturor, që do të derivohet në gjithë letërsinë e mëvonëshme shqipe, brenda zhanreve të ndrsyhme. Vetëdijësmi për këtë fenomen kultoror e letrar është domosdoshmëri, ngase si etni, kërkojmë më ngulim që rrënjet tona qytetëruese e nacionale t’i gjëjmë në ilirin e lashtë, atëherë për hirë të vetëvetës, është absurde, mbase edhe qëllimkeqe që letërsinë shqipare mos të shohim në kontinuitet, a po ta shohim sipas qejfeve të komisarëve politike, mbase edhe të "historinëve të famëshëm letrarë", e shkrolsave të letërssë shqipe. Duke e shqyrtuar e interpretuar historoinë letrare shqiptare në raporte të ngushta e funksional me sistemin e vlerave të përgjithëshme dhe shenjuese civilizuese, pa paragjykime, sfodi i vlerave letrare e estetike, mbase edhe kultorore do të sforcojmë, me "rikthimin" e shumë figurave, përsonaliteteve të rëndësishme kulturore e letrare të "ekskomunikuara", të cilat janë pjesë e kuturës, letërsisë shqiptare.

III.
Letërsia shqipe gjatë gjallimit pesë shekulllor ka paramodel e paratekst të parë ka hipotekstin biblik, së këndjmi edhe diskursin biblik në të gjitha rrafshet e shkrimit letrar-esetetik, për t'u derivuar me shqiptime në rrafshin semantik, gjatë pesë shekujve të shkrimit të letërsisë shqipe, për t’ u transformuar nëpër gjitha periudhat letrare. Për dallim nga letërsia shqiptare (shenjues i nacionales) letërsia shqipe (këtu kuptojë si shenjues i veçantisë nacionale të shkrimit e komunikimit) është relativisht e vonshme, si e këtillë eci me një tempo të ngadalsuar, ashtu si fati i etnisë sonë. Për kundër disa dëshmive për shqipën e shkruar, libri i parë në shqip është botuar në gjysmën e shek. XVI, (më 1555), pra ”Mëshari” i Gjon Buzukut, një tekst i cunguar, por me vlera të rëndësihme letrare e kultuorre. Si i këtillë ky tekst ka funksion doracaku, porse brnda teksteve gjejmë elemente të fuqishme të shkrimi esetik- letrar, duke i hetuar përpjekjeet e para poetike, në raport të fuqishëm e funksional me karkateristaikat e Shkrimit Shenjtë Biblik, sikundër janë parpabolat, shëmbëlltyrat, himnet, etj. pra teksti është ndërtuar duke pasur paramodel paratekstin Biblik, i cili si i këtillë do të derivohet për t'u shenjuar si model elementar në gjithë kulturën e ligjërimit dhe shrkimit letrar shqip.
Ndërsa në shek. XVII, kemi tre autorë të rëndësishëm letrar që janë Budi, Bogdani dhe Variboba, të cilët në forma të ndryshme, në varante të ndryshme pasorojnë kodin e diskursin biblik, shtresojnë elementet bazike të kulturës e letërsisë shqiptare, duke sforcuar shkrimin me elmente të fuqishme biblike, në të gjitha nivelet. I veçantë si në poetikën e shrkimit ashtu edhe në peshën kulturore, letrare, filozofike e estetike do të mbetet Bogdani, autori i veprës së parë origjinale shqiptare, i cili duke pasur për bazë hipotekstin biblik, krijon hipërtesktin letrar Çetën e Profetëve, që në dimensionet letrare, estetike nacionale shqiptare, do të mbetet shëmbëlltyrë e përsosmërisë, triumfit të idesë nacionale, karshi hordhive barbare truke, për t’u zhvilluar si paradigmë e shkrimit esetik e filozofik në letërsinë shqipe përgjithësisht. Vepra Çeta e Profetëve e Bogdanit, edhe në aspketin kompozicional e strukturor, i përgjigjet konceptit organizativ të Biblës. Libri është i ndarë në dy pjesë, ashtu siç është e ndarë edhe Bibla në Besëlidhjën e vjetër dhe Besëlidhjën e re. Megjithatë libri është origjinal në kontekstin e vet kohor dhe kulturor, që vetëm e zbaton strukturën e Biblës dhe bazohet në të (Ibrahim Rugova) së këndejmi edhe në aspektin tematikë, libri i parë del analog me Besëlidhjen e Vjetër, ndërkaq Libri i dytë del me përgjasime me beslidhjën e re, që konceptohet qysh në titull, Jeta e Jezu Krishtit, madje edhe numri i ligjëratave është i njejtë me numrin e librave biblik. Kjo vepër duke u shfaqur anologe me modelin e shkrimit biblik, është një hipertekst i tij dhe interpretim diskursiv i atij shkrimi, me shumë funksione të citatësisë, metatekstit, si njësi të shfaqjës së intertekstualitetit( Anton Berishaj). Përmes modelit diskursiv biblik, Bogdani ka dashur ta praqesë Jezu Krishtin si fenomen kulturor dhe letrar evropian. Përveç kësaj në krijimtarinë e Bogdanit kemi edhe një cikël poezish, Këngët e Sibilave, profetesha pagane që paralajmërojnë arrdhjen e mesisë. Sibilat marrin në poezi dimensione e mëveshje kombëtare, madje të vajzave shqiptare. Poezia ka dy karakteristika: së pari formulimet poetike themelore që shprehin doktrinën (mësimin) biblik të autorit, dhe së dyti figurën origjinale poetike, më së tepërmi krahasimin e mbështetur në ambientin konkret jetësor, për të shprehur origjinalitetin e autorit në shkrim( Sabri Hamiti). Faza e mëhershme të kultivimit të letërsisë shqipe, letërsia e vjetër shqipe, siç është bërë e zakonshme të emërtohet, përfshinë korpusin letrar që nga Buzuku, Budi, Bogdani e Variboba, që me sistemin zhanror dhe poetikën e krijimit, krijohet në raport me letërsinë biblike, për t'u derivuar si kulturë dije, kulturë shkrimi, gjë kjo që do të pasuroheet e pasohet nga autorë të shumtë. Te ky korpus letrar raporti me tekstet biblike del më i veçantë, se në gjithë letërsinë e mëvonshme, që ka këto shenja dhe këtë sistem shkrimi e ndërkumunkimi. Te katër autorët më të rëndësishëm të kësaj letërsie Buzuki, Budi, Bogdani, Variboba, krijojnë një litëraturë kreyesisht të ndikuar nga Bibla, nga tekstet biblike, pra është një letërsi e mbindërtuar (hipertekstuale). Te kjo periudhë letrare edhe poezia si shkrim letrar fillon me diskursin biblik. Kështu mund të themi edhe për prozën, që me tipologjinë e saj, me sistemin poetik funksionon në raport me diskursin biblik, herë si shkrimi mimisis (Aristoteli), herë si përgjasim me të, herë si letërsi e mbindërtuar (hipertekstuale), herë në raporte të pastëra intertekstuale, aq sa mund të themi si interdiskursive( ndërstilshmërie).
Pjetër Budi, konsiderohet poet i parë shqiptar, i cili kryesisht në poezi transformon tesktet biblike, duke i ndërlidh (pasuraur) edhe me kulturën popullore (orale) që vërehet në shkrimin në tetërrokësh, ne katërvargësh, një hibridiyim i stilit biblik me atë popullorë. Krakteristikë e kësaj poezie është, shpeshëherë marrin veçorinë e figuracion autetntik, popullor. Brenda këtij korpusi letrar, kemi autorin origjnal, Jul Variboba, vepra "Gjella e Shën Mërisë Virgjër", autorin letrar, krijuesin e mirëfilltë artistik. Në këtë vepër nuk është Shën Mëria biblike, por jeta e saj, që formësohet e transformohet përmes kulturës popullore, që duke u ndërlidh me diskursin biblik artikulojnë një diskurs letrare. Diskursi biblik këtu transformohet edhe në stilin e shkrimit (kemi një krijim në poezi) edhe në përceptimin semantik.

IV.
Kodi dhe diskursi biblik, transformimet në letërsinë e periudhave pasuse, në mënyrë kontinuive deri me sot. Në këtë fazë të zhvillimt të letërsisë shqipe, diskursi biblik, që tashmë kishte pasur shkëlqimin e tij dhe ishte formësuar si shkrim kombëtar nuk është dominant në kulturën e shkrimit letrar, por lidhja me këtë tip dhe kulturë është e pashmangshme, si në dimensionin kulturor, ashtu edhe në atë letrar e estetik. Diskursin biblik tashmë e kemi prezent në formë më implicite dhe siç do të shprehej Umberto Eco "ai ( teksti letrar) le mundësinë e kuptimeve infinite", nëse e lexojmë dhe vlerësojmë në sistem dhe ndërkomunikim, në raport intertekstual. Te shumë autorë të kësaj periudhe e hasim diskursin biblik (te N. Frashëri, Çajupi, Asdreni, më vonë Noli, Fishta, Haxhiademi, Konica, Kuteli etj), janë edhe krijuesit më të avancuar në gjitha letërsinë dhe kulturën shqipe. Në këtë fazë të zhvillimt letrar prania e diskursit biblik rikontekstualizohet dhe rifunksionalizohet në nivele të ndryshme dhe me status të ndryshëm brenda tipit të krijuesit, temperamentit dhe shpërthimit të tij emocional, madje edhe përkundër lidhjeve anologe me diskursin bazë biblik, dallon dukshëm, si rezultat i shndërrimeve të natyrshme dhe të domosdoshme që asimilon vepra letrare me pretendime estetike. Më pastaj në varante të ndryshme këtë tip shkrimi e hasim edhe në letërsinë bashkëohore, brenda gjitha poetikave dhe formacionave estetike ( Kadare, Pashku, Z. Rrahmani, V. Zhiti, Azem Shkreli, Mirko Gashi, Beqir Musliu, A. Podrimja, S. Hamiti, R. Musliu, I. Ahmeti, e vazhdon jetën në mënyrë implicite edhe tek autorët që janë në proces të krijimit Xh. Bajraj, A. Berishaj, S. Gjergji, K. Shala, A. Gojçaj, Xh. Beqiri etj.)

V
Në Shek. XVIII-XIX fillon zgjimi i ndërgjegjes kombëtare, ndaj edhe letërsia tashmë merrë karakter më të theksuar nacional. Pas shkëlqimit të letërsisë së vjetër me raporte të theksuara biblike, kemi një fazë kur letërsia shqipe u shkrua në raport me letërsitë orientale, si me gjuhë njashtu edhe me poetikën shkrimit, e që për kultrën shqiptare ishte diçka e re, dhe jo në sistem të velrave pararëndëse. Kjo letërsi njihet si letërsi e Bejtexhinjëve, pa ndonjë evidencë të thekusar letraree e esetike. Pas periudhës së kultivimit të letërsisë shqiptare me elemente dhe karakteristka biblike, fillon shkrimi i letërsisë shqipe, i cili do të bëjë paramodel të përshtatshëm kulturën orale, pra paratekstin e kodin diskurisiv popullor, i cili në formë implicite do të funksionojë paralel me diskursin e kodin biblik. Në veçanti, dallohet Letërsia e arbëreshëve të Italisë, e cila përfaqëson njërin nga korpuset më të rëndësishme letrare, për ta "instuticionalizuar" letrsinë me vetëdije të plotë kombëtare e me vetëdije artistike, e cila ndërthurret në raporte të fuqishme me kulturën e moçme nacionale, kodet orale, historike, duke i shtresuar bazat e letërisë së mirëfilltë me vetëdije nacionale dhe letrare, në formë të artikuluar në këtë korpus letrar, dhe si i këtillë roli i kësaj letërsinë shqipe përgjithësisht mbetet shumëdimensional. Autorët e shumtë ( De Rada, Z. Serembe, F.A. Santori, Daria i Riu, Z. Skiroi, etj.) janë krijuesit e mëdhenj që shenuan kapërcylljet e sistemit të shkrimit letrar shqip, duke e inkuadruar në kuadër të rrjedhajve të letërsive nacionale perëndimore që krijoheshin. Madje duke qenë "tharmi i paprekur i gjakut shqiptar", ata rikujtojnë momente të vetëdijës histrike, momente të lavdishme dhe tragjike. Në këtë konteksrt duhet theksuar se me autorin e "Këngëve të Milosuat" (1836), De Radën fillon letërsia shqiptare e Rilindjës, duke u karkatizuar me një shprehje artitike, me një diskurs letrar që shpërfaq të gjitha format e shrkimit të mëhershëm, duke kultivuar të gjitha zhanret letrare, të gjitha llojet poetike, të gjitha temat e mëdha të letërsisë së kohës.

VI.
Një ndër çështjet themelore të shqyrtimit teorik të letërsisë shqipe, të shqyrtimit të ndikimeve, së këndejmi edhe të ndërkomunikimit të letërsisë shqipe me lëtërsi tjera, apo me vepra të caktuara, që kanë lënë gjurmë në letërsitë e përbotëshme, që në kritikën tonë nuk është studiuar thelbësisht, është prania e modelit të diskursit biblik (Biblës), teksteve biblike, në diskursin letrar, e cila prani paraqitet si një vlerë e veçantë, duke u sforcuar nëpër kohë e periudha letrare. Së këndjemi një studim dhe një qasje reale për këtë korpusi letrar, do t’ i sherbente njohjës së vlerave të letërsisë nacionale, për shumë arsye: sepse ky trupëzim i shkrimit biblik në këtë letërsi krijon një literaturë të realizuar letrare-artistike, manifeston kuptimësi shumështresore dhe sublimon vlera shumëdimensionale, universale e tejkohore, me çka e inkuadron letërsinë shqipe në letërsitë e mëdha evropiane, dhe në traditën e shkrimit perëndimor. Kësaj duhet t’i shtojmë faktin, se në qarkun e studimve shqiptare, kjo prani është anashkaluar shpeshëherë, veçanërsiht gjatë të ashtuquajturës "kritikë e soc-realiste" janë dhënë vlerësime me parashenja vlerësuese negative, duke u reduktuar vlera e njëmendtë, ngase më së ë paku ka pasur kritere letrare. Studiues që i takojnë këtij komuniteti, shkrimet te letersisë së vjetër, që krakterizohen me raporte të fuqishme diskursive me tekstet biblike, i vlerësojnë si "shkrime me rëndësi gjuhësore" (Dhimitër Shuteriqi) e jo vepra letrare, me çka hapën rrugën për shumë studime të njëanëshme, edhe për gjithë korpusin letrar që shfaqet më këto shenja dhe me këtë sistem shkrimi në letërsinë e mëvonshme shqipe. Shpeshëherë për pasojë ka ndodhur që letërsia të mos shqyrtohet si integrale, por jasht kontinuitetit të saj, atëherë edhe e fragmentuar. Vlerësim me këto tendenca bën edhe historiani i letërsisë shqipe Rexhep Qosja, i cili letërsinë shqiptare në sdutdimet dhe interpretimet e tij e sheh të fragmentuar. (Qosja në kuadër të interesimeve të tij historiko –letrare për Historinë e letërisë shqipe nuk i qaset asnjëherë Letërsisë së Vjetër. Madje as në kuadër të pretendimeve për periodizimin e letërsisë shqipe ai nuk e përmend fare. Ai kur hulumton intresimet e autorëve të ndryshëm për letërsitë e ndryshme, siç janë ajo antike greke dhe romake, pastaj italiane, franceze, angleze, persiane, arabe, fare nuk përmend intresimin për letërsinë biblike (R. Q. HLSH, Romantizmi I.II. III, Rilindja, Prishtinë 1984, vepra I, fq. 8ë -94. Shembja e skemave soc-realiste, i ka dhënë një peshë të re kritkës letrare, dhe kritka i kthet tekstet letrar, imanencës së tij, që ndodh me një brez të tërë kritkësh. Diskutime interesante për këtë fushë me interes, i ka bërë studiuesi Sabri Hamiti, i cili duke i bërë qasje aspketit teorik të letërsisë shqipe, aplikon teorinë për kodet e mëdha( Northep Fraji), vëren me të drejtë tre kodet me të mëdha, por thekson si dominant kodin biblik, që është parësor dhe që e përcjell në forma, variante dhe derivime të ndryshme gjithë letërsinë shqipe, që nga fillimi deri me sot. Pastaj qasja e Ibrahim Rugovës, në "Vepra e Bogdanit", ka orientuar kritikën e receptuesin nga imanenca e veprës letrare, duke mos prejudikuar vlera, për ta orjentuar studimin për këtë fushë letrare në kontekst me poetikën e kohës. Pastaj, do të vazhdojnë interpretimit e Isak Ahmetit, për të parë se si letërsia shqiptare me tema e ide biblike ka qenë prezente në gjithë letërsinë shqipe, në të gjitha sistemt zhanrore, poetikat e formacionet estetike. Kjo qasje thellohet veçanërisht në studimet e Anton Berishajt, i cili letërsinë e Bogdanit e sheh në kuadër të poetikës e retorikës mesjetare. Së këndjemi edhe kërkon literaritetin (nocion i formalistëve) tek autorët e shkirmet e letërsisë së vjetër, për të hedhur poshtë qasjeet tradicionale pozitiviste të teksteve letrare të kësaj peridhe. Se Bibla ka ushtruar një ndikim të rëndësishëm në gjithë letërsinë shqipe, S. Hamiti thotë kështu: "Letërsia e jonë e shkruar që nga fillimi dhe për disa shekuj është mbështetur në kodin biblik, njëherë si përshkrim e tejshkrim i tij , më vonë si shkrim në gjirin e tij dhe si përgjasim me të. Në shek. XVI dhe XVII, që është bëre zakon të quhet letërsi e vjetër shqipe lidhjet me tekstet biblike janë edhe të natyrës tematike edhe të natyrës ligjërimore". Pastaj prania biblike në përmasa të ndryshme fillon ta manifestohet në letërsinë shqipe në kohë dhe faza të ndryshme letrare, duke u transformuar, varësisht prej zhvillimeve shoqërore dhe kulturore, por gjithnjë me elemente edhe në makrotemat edhe në mitemat letrare që konfiguron. Prania e ndikimit të Biblës në letërsinë shqipe, është me një rëndësi të veçantë, ontologjike, jo vetëm në leximin dhe intrepretimin e letërsisë shqipe, por edhe në gjykimin e vlerave thjeshtë letrare, sepse prania e Biblës e përcjell prej datimeve me të hershme të shkrimit shqip (që nga Formula e Pagëzimit 1468) dhe veprës së parë (Buzuku, 1555) e deri me sot letërsinë tonë. Madje ne konsiderojmë se është një ndër çështjet themelore të shqyrtimit të drejtë të letërsisë, të kuptimit të njëmendtë të vlerave, për arsye sa universale aq edhe nacionale, sepse prania e Biblës si vepër fundamentale e kulturës botërore, e ka dominuar gjithë kulturën e shkrimit perëndimor. Kështu edhe Tomas Elioti do të shprehet: "E gjithë kultura perëndimore është mbështetur në antikitetin greko-latin dhe në Bibël", prandaj edhe kultura shqiptare në krye të saj , siç vlerëson me të drejtë Sabri Hamiti, është kulturë perëndimore: kulturë autentike, duke e pasur parasysh trashëgiminë mitologjike ilire dhe antike greke, në njërë anë dhe në anën tjetër letërsinë filobiblike, duke u nisur që nga Shën Jeronimi ilir deri te, ta zëm, Noli për të vazhduar kontinuitetin deri te modernisti i madh Anton Pashku. Letërsia shqipe, ashtu siç edhe vetë gjuha shqipe, pra që në fillet e shkrimit të saj del biblike. Ky ndikim i Biblës në letërsinë shqipe, është i natyrshëm edhe për arsye të rrethanave kulturore dhe civilizuese. Madje, nëse kësaj ia shtojmë pikëpamjen e Northop Frajit se ” letërsia perëndimore ka qenë e ndikuar nga Bibla më shumë se nga çdo libër tjetër”, atëherë çështja edhe me letërsinë shqipe del analoge, edhe pse këtu ndikimi i kulturës së lindjes në shumë sfera depërton, ndërsa në letërsi dhe në kulturën e shkrimit në përgjithësi mbetet në margjina, kështu që krejt kultura dhe letërsia shqipe do të mbështet fuqimisht në tekstet biblike, do të derivohet prej saj, duke bërë transformime letrare, shëndërrime të natyrshme, të cilat në dimensionin e një letërsie nacionale, marrin variante të reja duke shfaqur ide, emocione, realitete, trajta dhe gjendje të ndryshme konform rrethanave, por gjithnjë duke ndërtuar një letërsi të destinuar letrare estetike. Për të kuptuar esencialisht këtë korpus letrar kërkohet një qasje racionale, e analizuar, me njohëje interdisplianare veçanërisht njohëje e Biblës, sepse është vështirë, mbase e pamundëshme që të shqyrtohet dhe interpretohet drejtë letërsia e Buzukut, Budit, Bogdanit, Varibobës, Fishtës, Kutelit, Nolit. Pashkut e shumë të tjerëve pa i analizuar në lidhje intertekstuale me paramodelin biblik. Kësaj duhet t'i shtojmë edhe pikëpamjen e Umberto Ecos, sipas të cilit, "Rregulli themelor për t'iu qasur një teksti narrativ (një vepre letrare, verjetja ime N.U.) është që lexuesi të pranoj heshtazi një marrveshje fiktive me autorin" që gjithësesi kërkon një interpretim letrar dhe me kritere thjeshtë letrare, të cilat i ofron vepra e caktuar letrare, e mbindërtuar, në këtë rast mbi tekstet biblike, që funksionon me shtresime të veçanta interdiskursive, që i ka trupëzuar elementet e ndryshme diskursive, si stilin shkrimor, leksikun, figuracionin, transformimin syzheore, fonemat, sintaksën, personazhin etj. Prandaj çdo tendencë për të interpretuar këtë korpus letrar me parashenja vlerësuese negative, duke e kualifikuar si letërsi religjioze, fetare, (emërtime këto në kuptim joletrar) do ta reduktonte kështu atë që është esenciale e një vepre arti letrar- letraritetin.
__________________

Rishikim i historisë...

POSHTËRIMI NË BALLKAN


Ismail Kadare

Poshtërimi i Ballkanit nga Kadare



Poshtërimi i popujve është një dukuri e njohur në histori. Poshtërimi, pararendësi i racizmit, bën pjesë në shenjat e sigurta që paralajmërojnë përgatitjen e një zezone. Populli i shenjuar për keq pret me ankth stuhinë e së keqes. Zezona mund të vonojë me stinë, me vite, disa herë me shekuj, por një ditë ajo do të arrijë. Pritja më e gjatë e së keqes u ka ndodhur hebrenjve. E shpërndarë në tre mijëvjeçarë u duk se ajo po shterrohej, po shfryhej gradualisht nga shekulli në shekull. Por nuk ndodhi ashtu. As përndjekjet e përsëritura, as shpërnguljet, as pogromet mizore, nuk e shuan asnjëherë armiqësinë kundër hebrenjve. Dhe kjo vazhdoi gjer në mesin e shekullit XX, kur krimi arriti kulmoren e vet me Holokaustin.
I kryer nga nazistët, krimi ka qenë në të vërtetë me përmasa planetare. Spërkatja e tij ka njollosur ndërgjegjen e shumë popujve, ndërgjegje ende e pashqyrtuar plotësisht.
Poshtërimi mund të duket në pamje të parë si një e keqe banale, një farsë keqkuptimi kulturor, një sëmundje e kapërcyeshme. Për të hequr dorë nga çdo ngushëllim i tillë duhet të kuptojmë se genocidi kundër hebrenjve, ashtu si çdo genocid, ka nisur pikërisht me poshtërimin.
Poshtërimi i popujve sjell dy të këqija madhore. E para, e çon popullin viktimë drejt katastrofës. E dyta, e egërson viktimën duke ia shtrajtuar karakterin gjer në atë shkallë sa ta shtyjë drejt shkërbimit të xhelatit të vet.
Si rrjedhojë e kësaj, klima e një rajoni, e një kontinenti apo e një epoke mund të helmohen disa herë në mënyrë të pakthyeshme.
Poshtërimi mund të jetë i njëmendtë apo i shpikur. Ka raste në histori kur vende apo regjime janë hequr si të poshtëruar, për të përligjur kundërsulmin, e më pas krimet e tyre ndaj të tjerëve. Vetë ky fakt dëshmon fuqinë e lemerishme të poshtërimit, këtij mekanizmi që mund të shërbejë si thikë me dy presa në jetën e popujve.



2

Në tetor të këtij viti në Shqipëri ndodhën tri ngjarje, në vështrim të parë, të rëndomta, në një shqyrtim më të thellë, kuptimplote. Në kulmin e fushatës së zgjedhjeve vendore, njerëzit që e ndiqnin fushatën në TV u befasuan nga shpërthimi i pezmit antishqiptar në krahinën e Himarës. Shqiptarë dhe grekë, ose më saktë zuzarë të dy kombeve, të kapluar nga një mllef primitiv me fjalë, me gjeste, me ulërima, dëshmuan pa ndonjë arsye mosdurimin e tyre kundër vendit që quhet Shqipëri, dhe popullit që e banon këtë vend, shqiptarëve. Zyrtarë grekë dolën të përzier në këtë histori. Mefshtësia e autoriteteve shqiptare për të mbrojtur dinjitetin e vendit nga poshtërimi u gjykua përulëse. Heshtja e vëzhguesve ndërkombëtarë, e dyshimtë.
Pothuajse në të njëjtën kohë vazhdonte një tjetër histori aspak e denjë: çështja e prejardhjes së Nënë Terezës. Që ballkanas kokëtrashë, sipas një tradite të njohur që u mohon shqiptarëve çdo personazh të fismë, duke i lënë veç banditët, hajdutët dhe brashnjarët, pra, që ballkanas xhelozë të shpallnin se shenjtorja nuk ishte me zanafillë shqiptare, kjo nuk ishte ndonjë befasi. Por, që intelektualë shqiptarë ta bënin këtë me një zell edhe më të madh, kjo ishte natyrisht dhe befasuese dhe e trishtuar. Me një nënqeshje qesëndisëse, me një kinse sipërani, që pas mendjes së tyre e jep veçimi prej kombit që të ka pjellë, këta dijsa kërkuan të talleshin me opinionin shqiptar që kërkoi të ripohonte as më pak e as më shumë, atë të cilën Nënë Tereza, e bashkë me të, gjithë bota e kishte shpallur prej vitesh: prejardhjen e saj shqiptare. Fill pas kësaj, për një çudi të madhe, këta dijsa, që pak më parë ishin tallur me “nënëterezistët shqiptarë”, që e kishin quajtur përmendjen e prejardhjes si tregues së një mendësie parake, romantiko-nacionaliste, katundareske, groteske e të tjera si këto, u bënë befas seriozë, e nisën të zhbironin arkivat për të gjetur shi atë që e kishin përçmuar, zanafillën e shenjtores. Por këtë herë, sipas tyre, tani pa qesëndi e pa përqeshje, Nënë Tereza na paskësh një prejardhje, por ajo ishte maqedonase, vllahe, madje, sipas një indiani, ndoshta cigane. Me fjalë të tjera, Nënë Tereza mund të kishte çdo kombësi, veç jo atë shqiptare.
Një ngjarje e tretë ndodhi pa dalë muaji tetor. Në një emision televiziv, ku flitej për pakicat kombëtare, disa përfaqësues të këtyre pakicave mezi e përmbajtën mllefin antishqiptar. Veçanërisht të egër ishin dy prej tyre: përfaqësuesi i pakicës maqedonase (një burrë me emër mysliman, që fliste, kushedi pse, në emër të maqedonasve të krishterë), dhe tjetri, që e quante veten si zëri i pakicës “egjiptiane”, ata që populli racist shqiptar, sipas tij, i quante me përçmim “jevgj”, e që gjithmonë sipas tij, ishin ngulur në këtë vend në kohën e faraonëve, rrjedhimisht shumë shekuj përpara vendësve.
Është vështirë të besohet që pakicat etnike, në emër të të cilave flitej në TV, do të dëshironin vërtet të përfaqësoheshin prej këtyre tipave. E para, sepse do të ishte paksa e çuditshme që maqedonasit e krishterë do të pranonin një zëdhënës me emër e mbiemër turko-mysliman. E dyta, sepse as maqedonasit e as të quajturit “egjiptianë”, që jetojnë prej shumë kohësh në Shqipëri, nuk do të pranonin një harbim të tillë dhe një mungesë të plotë luajaliteti ndaj vendit dhe popullit, midis të cilit jetojnë. Luajaliteti ndaj vendit që u jep strehë dhe i mbron pakicat, njëlloj si shtetasit e vet, është kriteri i parë, i detyrueshëm në çdo demokraci evropiane për këto pakica.
Si të mos mjaftoheshin me shkeljen e luajalitetit, përfaqësuesit e mësipërm, shkuan gjer atje sa të kërkonin shpalljen e Shqipërisë si vend shumëkombësh!


3

Tre incidentet e mësipërme, ndonëse të rëndomta në dukje, dëshmuan qartë për një hovzim të ndjeshëm të një klime antishqiptare në gadishull.
Në rastin e Himarës, fyerjet kundër Shqipërisë, kundër flamurit dhe simboleve të saj shtetërore, shoqëruar kjo me valëvitjen e flamurit dhe simboleve greke, dëshmuan haptas për një program të vjetër, të nxjerrë nga varri, në mos për shpërbërjen e Shqipërisë, për shkëputjen e një cope të saj.
Në rastin e Nënë Terezës, u shpalos një program tjetër: shpallja tërthorazi e popullit shqiptar si popull që s’mund të ketë modele pozitive, e aq më pak modele sublime si Nënë Tereza. Duke i lënë këtij populli vetëm monopolin e modeleve negative: banditëve, mafiozëve, horrave, shkretanëve të çdo ngjyre, praktikisht i programohet mbyllja e çdo shtegu drejt përparimit. Atij i lihet hapur vetëm një shteg: atij që çon në fillim në
greminën morale, e pastaj thjesht në greminë.
Rasti i tretë, ai i bisedës televizive të 25 tetorit, hedh projektin e ri, sipas të cilit shqiptarëve nuk u përket veçse një copëz e Shqipërisë, ndoshta pjesa më e vogël e saj. Thënë shkurt, ky është projekti i vjetër i copëtimit të vendit, rishfaqur me një kostum të ri: vend shumëkombësh.
Këta shembuj, shoqëruar me dhjetëra të tjerë, nuk janë as të rastit, as të shkëputur nga një fundajë e tërë në këtë fillim shekulli. Në ndërrimin e mijëvjeçarëve, për herë të parë në gadishull, populli shqiptar u shfaq i lirë, në pothuajse krejt shtatin e tij. Në vend që të pritej në mos me gëzim, së paku me atë luajalitet, që shkakton ai që mbërrin më vonë, në logun ku sivëllezërit e tjerë bashkëvuajtës si ai, kanë mbërritur ndërkaq, në vend pra që të pritej me mirëkuptim, ndodhi shpeshherë e kundërta. Më kot rilindasit shqiptarë u ranë kambanave dhe dhanë shenjat paralajmëruese se nuk po del nga mjegulla një përbindësh, por një popull që kërkon lirinë, ato kambana nuk u dëgjuan dhe ato shenja nuk u panë. Liria e një populli u përftua si diçka kërcënuese, diçka dëmtuese për të tjerët. U krye kështu një gabim fatal, nga ata që historia nuk i fal kurrë: u krijua iluzioni fatkeq, se Gadishulli Ballkanik mund të gjejë lirinë e vet, duke ndryrë, duke varrosur brenda barkut të vet, lirinë e njërit prej popujve më të vjetër të tij.
Keqkuptimi vazhdoi gjatë. Dhe bashkë me të një tragjedi shumëaktëshe, për të sjellë vetëm një nga shembujt, atë që luhej mu përpara syve të verbër të Evropës. Tam-tamet e festivaleve, të forumeve e të profkave pseudoliberale e mbuluan për një kohë të gjatë atë që gjithsesi nuk duhej të mbulohej: dramën e një populli që vuante si në mesjetë në Jugosllavi: shqiptarëve të Kosovës. Ishte padyshim turpi më i madh i Evropës së pasluftës dhe njolla më e rëndë në ndërgjegjen e saj. Për fat të mirë Evropa dhe gjithë qytetërimi perëndimor u zgjuan më në fund. Ata e ndëshkuan Jugosllavinë duke shënuar në historinë e njerëzimit luftën e parë të një grupi popujsh të bashkuar për arsye kryesisht morale.
Kohët e fundit, po krijohet përshtypja se ky ngadhnjim i ligjeve sublime të të drejtave dhe lirisë mbi çdo ligj tjetër, po vihet prapë në dyshim. Një frymë mohimi, e njohur në historinë njerëzore pas ngjarjeve të mëdha, një ndjesi pendimi për atë që u bë, spikat aty-këtu herë më qartë, herë më turbullt në kontinentin evropian. Ndonëse në Hagë vazhdon gjykimi dhe dënimi i krimit, një simpati e heshtur për të gjëllon andej-këndej. Si shoqëruese e kësaj ndjesie, vjen nervozizmi dhe mosdurimi ndaj atij që u bë shkaktar për atë bombardim të gjatë e të kobshëm në Ballkan: popullit shqiptar.
Shenjat e një prej flamave më të vjetra të botës, racizmit, po shfaqen, këtë herë, kundër shqiptarëve. Tre shembujt që u përmendën në krye të kësaj sprove nuk janë veçse shenjëza të rastit midis një sfondi të madh. Por shpesh janë pikërisht shenjat e rastit, e sidomos ato që nuk u vunë re, që paralajmërojnë ngjarjet.



4

Në të gjitha acarimet ballkanike poshtërimi ka pjesën e vet. Ai lidhet me viktimizimin, një nga pasionet kryesore të ballkanasve. Zakonisht të gjithë hiqen viktima, madje xhelatët më fort se të tjerët. Në rrethana të tilla çështja e poshtërimit dhe bashkë me të ajo e viktimizimit, janë tepër delikate në këtë zonë të Evropës. Rrjedhimisht, rënia e kambanës për poshtërim kërkon një përgjegjësi të lartë morale. Një kushtrim të rremë nuk e ndan veçse një hap nga thirrja për krim kundër tjetrit.
Në këto kushte, ngritja e çështjes së poshtërimit të shqiptarëve, e bën të detyrueshme një shqyrtim gjakftohtë të kësaj dosjeje, bashkë me pyetjet themelore që ajo shtron. Disa nga këto pyetje tepër bezdisëse, historia shqiptare ashtu si dhe historitë e gjithë popujve të tjerë ballkanikë, në rastet e tyre, nuk ka guxuar t’u japë përgjigje të saktë.
Pyetjet janë sa të thjeshta aq dhe monumentale, të tilla që nuk lënë shteg për bishtnim. Në rastin e poshtërimit pyetja shtrohet: si ka qenë e vërteta në përgjithësi? Kanë qenë shqiptarët viktima të poshtërimit, apo dhe vetë ata kanë poshtëruar të tjerët? E njëjta pyetje shtrohet për racizmin: kanë qenë ose më saktë, a janë shqiptarët racistë, apo jo? Pyetje të tjera lidhen natyrshëm me të parat: kanë qenë shqiptarët të shtypur, shtypës, apo të dyja bashkë?
Historia ballkanase në përgjithësi, e me të bashkë, historia shqiptare, duhet të zhvishen sa më parë nga madhështitë e rreme hijerënda, apo nga idilet rozë, po aq të rreme. Ajo duhet të pastrohet nga pluhuri që mbulon të vërtetën, nga pudra që përpiqet të mbulojë turpin, nga joshja për cubnitë dhe nga krejt kultura e krimit e paraqitur si kulturë heroike. Vetëm kjo shpëlarje do ta ndihmojë Ballkanin të kthjellojë në fillim ndërgjegjen, e fill pas asaj mendësinë e vet. Gadishulli ynë, më shumë e më ngutshëm se kurdoherë ka nevojë sot për të vërtetën. Popujt e Ballkanit nuk duhet të kenë frikë nga e vërteta, sepse pavarësisht nga prapësitë që kanë bërë me shumë zell, ka gjasë të kenë megjithatë, një bilanc të përgjithshëm pozitiv.
Që të kthehemi te pyetjet e vështira, lidhur me poshtërimin, mund të thuhet pa frikë se shqiptarët nuk kanë pse të qahen e të hiqen si viktima të gjithëhershme. Në pjesën më të madhe të rrugëtimit të tyre historik, ata jo vetëm që nuk kanë qenë të poshtëruar, por, për fat të keq, shpesh kanë marrë pjesë në poshtërimin dhe shtypjen e të tjerëve.
Prania shqiptare në gadishull ka qenë tepër e fuqishme, por ne duhet të kemi kurajon të themi se kjo prani ka qenë e tillë po aq për të mirë sa edhe për të keq. Për të mirë kur nuk e ka ulur kryet ndaj trysnisë otomane, kur ka bërë luftë për lirinë e vet ose për lirinë e fqinjit të tij: popullit grek. Për të keq, kur feudalët, vezirët, pashallarët, guvernatorët mizorë shqiptarë u kanë shkaktuar fatkeqësi popujve të tjerë, aty ku kanë sunduar ose u ka rënë rruga e marshimit. Në qoftë se në baladat popullore greke shqiptarët përmenden aty-këtu, si pushtues ose sundues, kjo s’ka pse të na duket propagandë qëllimkeqe, por dëshmia epike e një epoke.
Lidhur me çështjen edhe më delikate, atë të racizmit, ne përmendim shpesh me të drejtë prirjen filosemite dhe mbrojtjen e hebrenjve prej shqiptarëve. Krenaria jonë për këtë është legjitime, madje në kushtet e ringjalljes së antisemitizmit sot, kjo krenari e ripohon me kurajo këtë program moral. Ndërkaq, duhet thënë se, prohebreizmi shqiptar nuk mund të shërbejë as si alibi, as si pasaportë që u jep shqiptarëve të drejtën të shpallen si një popull që nuk e njeh racizmin.
Thjesht e me plot gojën mund të themi se, për fat të keq, si shumë të tjerë, populli ynë ka qenë dhe mbetet i prekur nga kjo sëmundje e rëndë. Është e vërtetë se racizmi i tij është i atij lloji që mund të quhet “i tensionit të ulët”. Është po aq e vërtetë se historia shqiptare nuk njeh as pogrome, fushata, psikoza e programe raciste, por kjo s’do të thotë se shqiptarët në këtë fushë, janë engjëj. Racizmi tradicional kundër romëve, (emërtimet jevg, magjyp, gabel, janë disa nga dëshmitë sipërfaqësore të tij), ka qenë dhe vazhdon të jetë i pranishëm në jetën shqiptare. Në shumicën e rasteve nën një petk bablok e tolerance të dyshimtë nga ana e shqiptarëve, pjella e ndjenjës së superioritetit. Në ndonjë rast të rrallë, me goditje ndëshkuese, si në luftën e Kosovës.
Racizmi kundër fqinjëve, kryesisht sllavëve (emërtimet shkja, shkinë, me nder grek, shule etj.), shpesh i ndërsjellë, shoqëruar për fat të keq me goditje hakmarrëse, si në Kosovë vazhdon t’i sjellë një dëm të ndjeshëm çështjes shqiptare. Racizmi kundër turqve, (halldup, anadollak, turkoshak etj.), pjesërisht i shpjeguar nga pushtimi, pa rigjallërim, më tepër mbetje folklorike. Së fundi, racizmi antiitalian, (breshkamadh, pepino etj.), përsëri shpjeguar nga pushtimi, e sidomos nga periudha e paspushtimit italian, pa goditje hakmarrëse, përkundrazi me sjellje fisnike ndaj ushtrisë së mundur italiane.
Një racizëm i vonë, i mbetur në shpërgenj, ishte ai kundër kinezëve, i vetmi, me sa duket, me prejardhje politike, mosmiratim i një miqësie groteske, që u fik, për fat të mirë, bashkë me maoizmin, pa lënë asnjë gjurmë ndaj komunitetit kinez, që jeton sot në Shqipëri. Mundësi racizmi jep prania e UNMIK-ut në Kosovë, sidomos ndaj nëpunësve me prejardhje afrikano-aziatike, mbi të cilët mund të bien fare pa të drejtë përçmime të vjetra, ose mllefe të reja, me zanafillë të sotme.
Shtresimi racist është një ndër më të vjetrit e më tinzarët në natyrën njerëzore. Ai zë vend vit pas viti e shekull pas shekulli saqë mëton të ngjasojë me lidhjet fisnore e ato të gjakut, në kahun negativ, natyrisht.
Për t’u kthyer te poshtërimi, pavarësisht nga shembujt e mësipërm, në një bilanc përfundimtar, mund të thuhet se shqiptarët, ndryshe nga ç’mendohet, jo vetëm që nuk kanë qenë viktima, më shumë se të tjerët, por përkundrazi shpesh kanë qenë të favorizuar. Bazuar ose jo në të vërtetën, ata kanë patur shpesh një nam të mirë, të ngjyrosur me romantizëm. Prejardhja e tyre ilire dhe e gjuhës shqipe kanë qenë të pranuara gjerësisht. Një simbol mbretëror planetar si ai i shkabës dykrenore, ndonëse i lakmuar kudo, i është njohur vetëm flamurit të tyre, me zemërgjerësi, madje i përforcuar me shprehjet: “vend i shqipeve” dhe “bij të shqipeve”, të dyja të krijuara, me sa dukej, prej evropianëve.
Gjatë diktaturës gjysmëshekullore komuniste, ndërsa regjimi fitoi përçmimin e gati gjithë botës, kombi shqiptar i mbyllur si në zhguall prej këtij regjimi, mbeti përgjithësisht i paprekur. Për ironi të fatit, kur regjimi komunist ra, fillimisht në Shqipëri e pastaj në Kosovë, shqiptarët bashkë me lirinë njohën edhe poshtërimin masiv. Të vënë nën projektorët e gjithë botës, shqiptarët treguan, për fat të keq, një fytyrë tepër zhgënjyese, që i ngazëlleu pa dyshim kundërshtarët e tyre tradicionalë, aq sa i dëshpëroi mbrojtësit e tyre. Prapësia shqiptare arriti kulmin në vitin e zi 1997, turpin dhe lemerinë e të cilit shqiptarët, elita politike e kulturore, bashkë me turmat që vuri në lëvizje, nuk kanë ende guximin moral për ta zbërthyer e për ta dënuar. Ky refuzim shpjegon një pjesë të shthurjes morale dhe të ëndrrave makabre që ende projektohet nga ato ngjarje në kohën e tanishme.
Vetëposhtërimi që shqiptarët i bënë vetvetes, ajo pabesi në përmasë të madhe, që do të sillte rrëzimin e turpshëm të shtetit, u hapi rrugë fantazmave të vjetra në gadishull, një nga të cilat kishte qenë zhbërja e Shqipërisë. Kishte vite që, falë diktaturës së saj proverbiale, Shqipëria shkëlqente, siç thuhet, me mungesën e saj. Kishte pushuar së qeni faktor, me fjalë të tjera, ajo vetë kishte njëmendësuar projektet e hershme antishqiptare. Tani që diktatura, kjo gardiane e vetasgjësimit shqiptar kishte rënë, rolin e saj duhej ta merrte dikush tjetër. Shqiptarët e dalë në liri, ngjanin të rrezikshëm. Në prag ishin ngjarjet e Kosovës, pas të cilave të tjerë shqiptarë do të dilnin në liri. Duhej bërë diçka e ngutshme që ky dallgëzim të frenohej. Përrallat për rrezikun islamik, që kinse bartte populli shqiptar, nuk pinin ujë. E po ashtu thirrjet mallëngjyese të Serbisë, që Evropa t’u jepte rolin e kamxhikut në emër të kinse mbrojtjes së krishtërimit. Surpriza e keqe, prirja vetëvrasëse e shqiptarëve, tërbimi i një pjese të tyre kundër atdheut, nxiti, me sa dukej kurajon e qarqeve të vjetra antishqiptare. Një strategji tjetër, gjysmë e re, gjysmë e hershme doli në dritë: të goditej jo më regjimi, por ai që përbënte thelbin e çështjes, vetë kombi shqiptar. E kjo gjë nuk mund të kryhej pa ndihmën e asaj pararoje që shfaqet zakonisht në kësi rastesh: falanga e rimohuesve.



6

Goditja ose më saktë shkulja e themeleve të kombit dhe identitetit shqiptar, vënia në dyshim e krejt historisë së tij, mohimi i shenjave dhe i vlerave, përbaltja e modeleve, përçmimi i gjuhës, këto e të tjera si këto, nuk mund të kryheshin pa një keqkuptim të rëndë, që vitet e fundit, thirret në skenë, sa herë që dikush ka nevojë për çoroditje dhe alibi. Është fjala për dy nocione aq shumë të përfolura sot: patriotizmin dhe nacionalizmin. Loja me to, mjegullimi, shfrytëzimi me dredhi, duke përdorur dy kute, kanë lënë shteg për spekulime të pafundme. Dihet se si nacionalizmi agresiv është maskuar shpesh me lajlelulet e patriotizmit, por po ashtu patriotizmi natyral është fshikulluar pa të drejtë si nacionalizëm i keq. Ndonëse të ndryshme si nata me ditën, një qasje e kthjellët ndaj kësaj dukurie, na lejon të mendojmë se ashtu si dashuria me urrejtjen, që qëllon të përkiten në një pikë, ashtu dhe atdhetarizmi me nacionalizmin kanë, për fat të keq, një pikëtakim të turbullt. Është pikërisht kjo zonë që nxit keqkuptimet e rënda, shpesh të qëllimshme.
Në Evropën e sotme, ndonëse gjëkund nuk shprehet qartë, nënkuptohet përdorimi i dy kuteve për këto dy nocione. Ndërsa pranohet heshturazi një lloj nacionalizmi tek disa vende të mëdha e të stabilizuara, duke u pagëzuar si patriotizëm, e njëjta ndjesi, në të tjera vende, damkoset si nacionalizëm.
Shpallja si “mite nacionaliste” e gjithë modeleve shqiptare, që nga Kastrioti e Nënë Tereza, zëvendësimi i këtyre modeleve me të tjera, shumica poshtëruese: figura pashallarësh mizorë që i shërbyen jo lirisë por robërisë, rebelime të hapura proturke, si ai i Haxhi Qamilit, pashallarët e kuq, që e zëvendësuan flamurin otoman me atë panbolshevik, figura mafiozësh e monstrash politikë që valëvitin sot një flamur të tretë, atë të korrupsionit, e kështu me radhë, gjer te emblema e fundit, atë që duhet t’i fshijë të tjerat e të kthehet në shenjë identifikimi të këtij populli: anije të mbushura me refugjatë, që e braktisin vendin. Siç shihet, asgjë ndërtuese nuk ka në këtë tablo të re që i propozohet botës shqiptare. Në të ka vetëm kaos, mbrapshti dhe braktisje.
Që qarqeve të ndryshme në Ballkan, u intereson kjo gjendje gjysmënokdauni në të cilën ka rënë vendi ynë, (rivaliteti ekonomik për dikënd, statusi i Kosovës për dikë tjetër, e kështu me radhë), kjo merret me mend, por që rimohues shqiptarë marrin pjesë, madje me shumë zell, në këtë sulm kundër vendit të vet, kjo është vërtet dëshpëruese.
Përveç iliricitetit dhe figurës së Kastriotit, si mite çoroditëse dhe burim kryesor i fatkeqësisë shqiptare u shpallën tezat e rilindasve.
Cilat kanë qenë, në të vërtetë, “mitet” e rilindasve shqiptarë? I pari dhe mbi të gjitha, përveç Kastriotit, ishte miti i flakjes së pushtimit turk, bashkë me otomanizmin oriental. Pastaj vinin me radhë miti i zgjimit të ndërgjegjes kombëtare. I ruajtjes së tërësisë truallsore të Shqipërisë. I orientimit perëndimor e i modelit zviceran. I harmonisë fetare dhe i harmonisë midis Veriut dhe Jugut. I kultit të gjuhës shqipe.
Edhe në kishte mite, që tingëllonin naive, si ai i Shqipërisë Zonjë të rëndë të dikurshme, e katandisur më pas me rrecka, ose i prejardhjes pellazge, ose i sublimit të virtyteve e bukurisë shqiptare, këto e të tjera si këto, nuk i prishin punë askujt. Kryesorja ishte që, në këtë program nuk kishte urrejtje, e aq më pak tmerre, si ato të pastrimit etnik, që ishin formuluar ndërkaq në disa nga programet e fqinjëve tanë.
Për çudi, rimohuesit tanë, aq të vëmendshëm për t’i gjetur njolla Rilindjes së vendit të vet, nuk kanë vërejtur asnjë të keqe në mitet që paralajmëruan tragjedinë e fundit në Ballkan: “Kosova djep i Serbisë”, “ku jeton qoftë edhe një serb është Serbi”, etj., etj. Edhe kur flakët morën qiellin dhe bota e tërë u rrëqeth nga masakrat e Kosovës, ata prapë nuk panë asgjë dhe vazhduan t’i binin kambanës kundër “kombëtarizmit shqiptar”.
Shkrimtari, që më së shumti e barti në shekullin 20 mitologjinë rilindase, ishte Gjergj Fishta. Sipas logjikës së rimohuesve tanë, Fishta ka bërë një gjë të keqe. Mirëpo ata, tani për tani, nuk guxojnë ta prekin atë. Ata vazhdojnë të zhyten thellë e më thellë në mashtrim dhe hipokrizi kur ngulin këmbë që “mitet” shqiptare i transferoi në shekullin tonë Enver Hoxha. Kinse kritika e tyre për shefin komunist, është, në të vërtetë, lavdërimi më i madh për të.
Ne e dimë mirë ç’bëri Hoxha me programin rilindas. Ne e dimë mirë se si psikozën kundër otomanizmit e ktheu në psikozë kundër kapitalizmit. Programin properëndimor, në të kundërtën e tij. Modelin zviceran, në model sovjetik e kinez. Harmoninë fetare, në ndalim të gjithë besimeve. Mitin e virtyteve të shqiptarit, në mit “të njeriut të ri”, të kundërt me të parin. Së fundi, mitin e Zonjës së rëndë të dikurshme, tani me rrecka, në mitin e Zonjës gjithmonë me rrecka, tani, Shoqe e nderuar.
Ç’i propozohet sot Shqipërisë, si këmbim për mohimin e “miteve rilindase”? Në radhë të parë vetëposhtërimi. Kënga e kukuvajkës, fryma mohuese për gjithçka. Shkurt, mitit të atdheut, me të gjitha ngarkesat kundërthënëse, që ai ka marrë, në historinë e gjithë popujve, i kundërvihet miti i vendit të pamundur, thënë ndryshe, të mallkuar.
Mëkati më i pafalshëm i rimohuesve është se, me transformimin që i bëjnë së keqes shqiptare, nga regjimi komunist tek kombi shqiptar, ata, dashur padashur, bëhen mbrojtësit e këtij regjimi. Me alibinë që i bëjnë kështu diktaturës, ata nxisin një pyetje të përçudur: ç’të bënte i gjori regjim komunist me këtë popull, që gjithçka të tij: historinë, kulturën, mendësinë i kishte pasur të prishura në themel?


8

Polemika për Nënë Terezën, në vjeshtë të këtij viti, tregon se gadishulli ynë jo vetëm vazhdon të prodhojë histori, siç është thënë, por krahas historisë, uzina e tij shpik ose mohon zanafilla, injoron ose fabrikon pakica të paqena, përgjysmon ose dyfishon popuj, pjell mburrje qesharake faraonike ose perandorake.
Polemika, si çdo prodhim i provokacionit qëllimkeq, ka qenë e panevojshme.
Në çdo provokim të këtillë ka një dozë pabesie. Skema është e njohur: hedhja në publik diçka të pavërtetë. (Në këtë rast, është pritur vdekja e Nënë Terezës, që të thuhet se ajo nuk është shqiptare.) Natyrisht që do të ketë reagim, siç ka reagim në kësi rastesh. Pas reagimit, gjendet dikush që thërret: ç’është ky reagim? Përse ky reagim? Bërtitësit shkojnë më larg: ç’është ky patriotizëm, ky kinse patriotizëm, ky nacionalizëm? Për çudi gjithë mllefi i bërtitësve nuk drejtohet kundër provokatorit që hodhi në opinion një mashtrim, por kundër atyre që i thanë “jo” mashtrimit.
Bërtitësit vazhdojnë të ngulin këmbë se s’duhej të kishte reagim për një gjë që dihet. Ndërkaq, ata bëjnë sikur nuk e dinë që pa atë reagim, mashtrimi për Nënë Terezën do të zinte vend në trajtën e një shtatoreje prej bronzi në një shesh të Romës. Të nervozuar, disa nga bërtitësit e hedhin më në fund maskën: ç’punë kanë shqiptarët me Nënë Terezën? Ajo i përket gjithë njerëzimit.
Ky pohim ka qenë edhe thelbi i provokimit.
Dy pyetje shtrohen tani disi më qartë: e para, është apo jo e nevojshme shpallja e prejardhjes së njeriut? E dyta: kanë apo s’kanë punë shqiptarët me Nënë Terezën?
Për pyetjen e parë, dihet se tre janë informacionet bazike që jepen në krye të çdo lajmi për çdo personalitet: dita e lindjes, prejardhja, dita e vdekjes. I mirë ose i keq, ky është tani për tani zakoni i njerëzimit. Për Nënë Terezën nuk do të kishte përjashtim. Ndër mijëra lajme, që njoftuan vdekjen e saj, u dhanë të sakta lindja, vdekja dhe prejardhja shqiptare e saj.
Në morinë e pafund të informacionit që shoqëroi vdekjen e saj, zërat e vetmuar që u ngritën për të thënë se Nënë Tereza nuk ishte shqiptare, por sllave, cigane ose vllahe, ishin një pikë ujë në oqean. E megjithatë, ishte kjo pikë ujë në oqean, që u kap prej provokatorëve në Tiranë, për të ngritur një zhurmë kundërshtuese.
Njerëzit që reaguan kundër këtyre zërave, u fshikulluan në mënyrë të pabesë si “bojaxhinj” të Nënë Terezës, domethënë si falsifikatorë, si mbulues, si përçudnues të saj. Pas kësaj deklarate, do të donim të dinim se a do të kishte guxim provokuesi ta çonte mendimin e tij gjer në fund, për të thënë se në këtë histori, kryebojaxhia, pra, kryefalsifikatorja qenkësh vetë Nënë Tereza, meqenëse ka qenë ajo, që e ka shpallur përpara botës prejardhjen e saj shqiptare? Dhe për të mbyllur këtë paragraf të trishtueshëm do të duhej të bënim pyetjen: në qoftë se ata që pohojnë përkatësinë shqiptare të Nënë Terezës do të quheshin “bojaxhinj”, ç’emër duhej t’u vinim atyre që i gjetën asaj një tjetër prejardhje tjetër, atë vllahe?
Kurthi i prejardhjeve mbetet nga më të larmishmit në Ballkan. Prejardhja si mburrje. Prejardhja si fyerje. Prejardhja e padurueshme prej tjetrit. Prejardhja e mohuar. Prejardhja e fshehur. Prejardhja e nxjerrë befas si thikë nga mënga, e kështu me radhë.
Keqkuptimi për prejardhjet është pjesë e atij
gramshaleshi të madh që përbën “ballkanizmin”, në kuptimin më të keq të fjalës. Ai lidhet me një varg keqkuptimesh të tjera, shpesh dramatike, siç është ai i statusit të pakicave. Si kudo në botë, pakicat kanë qenë e do të jenë të pashmangshme në Ballkan. Çështja është nëse ato do të lozin rolin e urave bashkuese apo të greminave ndarëse. I kanë luajtur të dyja gjer më sot, më hershëm atë të urave, më vonshëm atë të greminave. Nga qartësia e Kushtetutës së Evropës së Bashkuar për këtë problem do të varet një kthjellim i mëtejshëm i një prej burimeve të së keqes në Ballkan.
Popujt e gadishullit tonë kanë dhënë e kanë marrë gjerësisht me njëri-tjetrin për shekuj me radhë. Krahas ndikimeve kulturore, zakonore, gjuhësore, ballkanasit kanë këmbyer lëndë njerëzore, në masë të ndjeshme. Lënda njerëzore e ardhur nga një popull tjetër, është zakonisht faktor gjallërimi dhe shëndoshjeje. Historia e ka pranuar se ç’pasurim sjell kjo përzierje, ky metisash, dhe ç’varfërim shkakton e kundërta. Shembulli amerikan, si ngadhënjim i përzierjes mbetet më i qarti gjer më sot.
Shqiptarët, si gjithë të tjerët, i janë nënshtruar këtij ligji. Ata kanë dhënë, dhe duke dhënë, kanë shëndoshur popujt e tjerë, sidomos fqinjët, me gjindjen e tyre. Nga ana tjetër ata kanë marrë, dhe gjithaq janë shëndoshur prej të tjerëve.
Në shëmbëllim të krushqive mbretërore, që janë përpjekur të luajnë një rol zbutës, një rënie të trysnisë midis shteteve, këto dhënie-marrje midis popujve e kanë luajtur pa dyshim një rol të tillë, madje, me sa duket, më të ndjeshëm se krushqitë monarkike. Megjithatë, si në rastin e gjithë krushqive edhe ato, nga kahu pozitiv, ka qëlluar të kthehen në të kundërtën.
Provokimet nuk kanë nevojë gjithmonë për sheshe ku të shpallen. Ato mund të fillojnë pa bujë, si shkrepsja modeste, që i vë zjarrin një turre drush. Ato mund të nisin në trajtë sprovash akademike, në trajtë veshjesh, apo thashethemesh të kafeneve. Prejardhjet, janë rrafsh i parapëlqyer për acaruesit. Të thuash se nëna e Gjergj Kastriotit është me prejardhje joshqiptare, është një gjë e zakonshme. Kryezotët shqiptarë, ashtu si një pjesë e feudalëve ballkanas, për arsye të ndryshme, qoftë edhe për të imituar mbretërit, merrnin gra të huaja. Me këtë rast, fyerja e shqiptarëve për prejardhjen e nënës së heroit, që ka gjasë të ketë qenë malazeze, është e papërligjur. Rasti rëndohet kur vjen puna e shpalljes me bujë, në një gazetë me tirazh të madh, se ati i Skënderbeut, Gjon Kastrioti ka qenë gjithashtu serb. Provokimi mban erë që larg, ngaqë bazohet thjesht mbi një mashtrim. Nga disa shkresa të vjetra serbe ku emri i Gjon Kastriotit figuron si Ivan Kastrioti, u hidhka poshtë një e vërtetë e dëshmuar nga mijëra dokumente të tjera në dhjetëra gjuhë, e në dhjetëra vende. Në këto dokumente emri i Gjon Kastriotit natyralizohej, në shumë raste, sipas gjuhës me të cilën përpilohej dokumenti. Kështu, Gjoni i Kastriotëve, në gjuhë të ndryshme ishte Zhan, Xhon, Johan, Huan, Ivan, Xhovani etj. Këta emra mund ta bëjnë atë francez, anglez, gjerman, spanjoll, serb ose italian, aq sa ç’mund ta bëjë shqiptar emri i shqiptarizuar Gjon, Papën e Romës, Gjon Palin e dytë.
Zelli për provokim dokumentohet ngaqë nga gjithë prejardhjet e mundshme, parapëlqehet ajo që acaron, ndonëse pa të drejtë, shqiptarët.
Them, pa të drejtë, sepse çfarëdo prejardhjeje që t’i ngjitësh Kastriotit, serbe, greke, spanjolle apo kineze, asgjë nuk e ndryshon asnjë grimë identitetin e tij shqiptar.
Loja me prejardhjet është, jashtë çdo dyshimi, një nga kotësitë foshnjarake ballkanike. Por kjo nuk do të thotë aspak se provokimi vetë, mund të quhet foshnjarak. Një provokim është gjithmonë serioz në të keqen e tij, e sidomos në gadishullin tonë. Shumë tmerre kanë ndodhur në historinë e botës të nxitura nga ngjarje që ngjajnë fëminore: një lëvizje e gabuar e dorës në një tempull, një krehje flokësh, një tatuazh a një deklarim i pakujdesshëm.
Shqiptarët nuk janë aspak të mbrojtur nga ethe të tilla. Shembulli i prejardhjes të hamendsuar joshqiptare të Migjenit është një nga më kuptimplotët. Ajo ka qenë për një kohë të gjatë tabu. Të thuhej se Millosh Gjergj Nikolla, ishte me zanafillë joshqiptare, me sa dukej malazeze, kjo merrej si fyerje. Në të vërtetë, jo vetëm nuk ka asnjë fyerje, por ka qenë nder për botën shqiptare, që mundi të magjepste e ta bënte të vetin një nga talentet më të mëdhenj të kohës. Rasti i Migjenit tregon se universi shqiptar bashkë me gjuhën shqipe, ai univers e ajo gjuhë që ne e kemi bërë zakon ta shkelim me këmbë, ka fuqi thithëse e integruese tepër të fortë.
Migjeni, për nga prejardhja, për nga studimet, e për nga gjuha, mund të ishte një shkrimtar jugosllav. Vendi fqinj mund t’i jepte atij hapësirë e mundësi, në dukje, më të madhe se Shqipëria e sertë, e varfër dhe kryeneçe. Por ai, jashtë çdo përfitimi, madje kundër tij, e bëri zgjedhjen e vet. Ajo zgjedhje ishte rrënjësore, e sinqertë, e plotë. I dashuruar “tragjikisht”, siç shkruan, pas botës së shqiptarëve, (ka gjasë që viset e Perëndimit, për të cilat ai kishte gjithashtu një “dashuri tragjike”, iu dukën më të kapshme nëpërmjet Shkodrës së shqiptarëve sesa zonës sllave), Migjeni nuk e kujtoi kurrë zanafillën e vet. Do të mjaftonte kjo që, në qoftë se dikujt duhej t’i mbetej hatri (në këtë gadishullin tonë hatërmbetës), këta do të ishin malazeztë e jo shqiptarët.
Askush nuk ka të drejtë t’i kërkojë askujt pohimin apo mohimin e prejardhjes së vet. E drejta e pohimit është po aq e ligjshme sa ajo e mohimit.
Ndryshe nga Migjeni, një tjetër shkrimtar shqiptar me prejardhje të huaj, Sterio Spasse, nuk e mohoi asnjëherë zanafillën maqedone. Shkrimtar i shquar në dy regjime të ndryshme, mbretëror dhe komunist, i qortuar në të parin si tepër pesimist (romani “Pse?”), e në të dytin si tepër optimist (realizmi socialist), Spasse përjetoi fatin e shumicës së shkrimtarëve shqiptarë, fat të kushtëzuar nga disa faktorë, përveç njërit: atij që lidhej me prejardhjen. Në të dy kohët, mbretëroren dhe komunisten, askush nuk ia kujtoi kurrë maqedonësinë, rrjedhimisht, prej saj ai s’pati asnjë të keqe, ashtu siç nuk pati asnjë të mirë.
Është rasti të thuhet këtu se, ndërsa s’kemi të drejtë të mohojmë e të shkulim prejardhje, aq më pak kemi të drejtë të detyrojmë dikënd ta mbajë atë me dhunë, si tatuazh, si yll të Davidit në setër, sipas zakoneve naziste, apo si damkë hekuri të skuqur, sipas dokeve mesjetare.



9

Zemërimi kundër zanafillës shqiptare u përligj në një mënyrë shtihane, se kinse zhurma për Nënë Terezën ishte e tepruar në Shqipëri dhe se ajo po shfrytëzohej prej klasës politike shqiptare, për kapital, moral etj., etj. Ata që e njohin pak a shumë gjendjen në Shqipëri, e dinë fare mirë se klasa politike shqiptare as që do t’ia dijë për Nënë Terezën, se veshët e shqiptarëve, nga mëngjesi në darkë janë të shurdhuar nga klithmat e një panairi politik rraskapitës: Nano-Meta, Mejdani-Berisha, Votat e vjedhura, KQZV-të, VKQZ-të, Mocion besimi, Mocion mosbesimi etj., etj. Midis kësaj zallahie shterpë, çdo tërheqje e vëmendjes prej gjërash më të epërme, do të ishte jo vetëm e dobishme për shëndetin moral të kohës, por do të ndihmonte për të parë se, sa e mjerë është gjithë kjo rrumpallë, që ka gëlltitur jo vetëm politikën, por edhe pjesën dërrmuese të shtypit shqiptar.
Ç’të keqe, pra, do të kishte prania më e ndjeshme e Nënë Terezës, e frymës së saj, në botën tonë shqiptare, të mbushur me mosdashuri, me nerva dhe urrejtje?
Antinënëterezistët tanë i mërzit fakti që populli shqiptar, pothuajse unanimisht, e ka shpallur adhurimin e tij për Nënë Terezën. Ky popull është akuzuar vitet e fundit si tepër i ashpër, shkatërrimtar, egërshan. Ka një pjesë të së vërtetës në këtë fajësim. Nisur qoftë edhe nga kjo, ç’të keqe ka në qoftë se populli shqiptar, me zgjedhjen e kësaj embleme morale shpall prirjen e tij për të bërë një ndreqje, një qortim, një zbutje brenda vetes? A nuk i kërkohet sot gjithë Ballkanit një program i ri moral, thelbin e të cilit e përbën zëvendësimi i urrejtjes me frymën e mirëkuptimit? I gjithë ky zell për mënjanimin e Nënë Terezës bëhet edhe më i pafalshëm, kur kujtojmë se ka patur një kohë të errët, kur regjimi komunist e kishte përjashtuar shenjtoren krejtësisht nga Shqipëria. T’i bësh jehonë, qoftë edhe pa dashur këtij qëndrimi çnjerëzor, është mëse e habitshme.
Argumenti i fundit në dosjen Nënë Tereza është edhe më absurdi: frika se mos krenaria për prejardhjen shqiptare të shenjtores, ripërtërit tek ne mitin e hershëm të superioritetit të racës shqiptare!!!
Është vërtet për të lënë mendjen, siç thuhet. Se kur na paska dalë ky rrezik i ri në këtë vend, kjo mbetet një nga kureshtitë e mëdha se gjer ku mund të shkojë fantazia njerëzore.
Në fundajën e një rënie morale të paparë, ku vetëposhtërimi, shkelja e vetvetes, humbja e çdo besimi, kanë arritur në atë pikë, sa që shpesh janë të huajt që përpiqen të na sjellin në vete, duke thënë: kini besim në veten tuaj!, të flasësh për rrezikun që vjen nga kompleksi i superioritetit të racës, është si të pështysh mbi një gur varri.
E meqë është fjala për modelin e Nënë Terezës, ky model shelbues, që është, veç të tjerash, edhe i përvujtnisë, jo vetëm nuk mund të nxisë të kundërtën te shqiptarët, por na jep shkas të besojmë se një nga arsyet e adhurimit është pikërisht prirja për t’u ndarë edhe me këtë cen: kreninë e tepruar e boshe.
Nënë Tereza, si ikonë e mbarë planetit të njerëzve, është veçanërisht e tillë për popullin shqiptar, falë lidhjes së gjakut. Është kjo lidhje që kthehet vetvetiu në një pakt, në një shkollë të tërë emancipuese, në një lajm të mirë, për një kohë të re.
Të ngresh moralin e përmbysur të një njeriu është ndërkaq diçka e madhe. Të ndihmosh për të ngritur moralin e një populli të tërë është përtej sublimes. Për të kuptuar se kjo nuk është as metaforë poetike e as një përkryerje, që ndodh në sfera të larta, të parrokshme për njeriun e thjeshtë, le të kujtojmë qindra mijëra mërguesit e sotëm shqiptarë, ata që fati nuk u ka ecur, siç kanë shpresuar, dhe që të shpërndarë anekënd, ditë e natë përballen me mungesat, ankthet, poshtërimin. As shteti shqiptar, as pasaporta shqiptare nuk i mbrojnë dot, përkundrazi, ua ndërlikojnë jetën. Le të kujtojmë dramën kolosale, atë dramë me të cilën nuk merret askush, të mijëra e mijëra fëmijëve të këtyre mërguesve, të cilët shkojnë çdo mëngjes në shkollat e huaja, me zemër të dridhur se mos dikush u thotë me pezm: ti je shqiptar!
E pra, këtyre mërguesve të harruar, që u qëllon të përfundojnë në burg me faj e pa faj, e këtyre fëmijëve që gjymtohen psikikisht që në mëngjesin e jetës, u vjen befas në ndihmë ikona e shenjtores. Është ajo dhe vetëm ajo, që u jep kurajon t’i thonë me vete policit, gjykatësit ose mësuesit: ju vendin tim e shpërfillni, por lavdi Zotit është një shenjtore që ju e nderoni: Nënë Tereza. Ajo është nga vendi im.
Do të mjaftonte vetëm kjo arsye e thjeshtë njerëzore, midis arsyeve të tjera të mëdha, që të rreshtte zhurma kundër pranisë së Nënë Terezës në Shqipëri. Zelli që ushqen këtë zhurmë, na bën të mendojmë se ata që i bezdis kjo prani, në të vërtetë është vetë populli shqiptar që i bezdis.
Siç u tha më lart, vendi i vetëm ku zanafilla e Nënë Terezës zgjoi kundërshtime e polemika, ishte Shqipëria. Në këtë rast, nuk ka si mos të na shkojë mendja te dy testamentet që i ishin lënë popullit shqiptar lidhur me shenjtoren. Porosia e asaj vetë, që ajo të mos ndahej më kurrë nga Shqipëria. Porosia e Enver Hoxhës, që ajo të mos i qasej kurrë Shqipërisë. Populli shqiptar nderoi testamentin e parë, atë të shenjtores. Provokatorët shqiptarë nderuan të dytin, atë të diktatorit.



10

Prodhimi me tepricë i historisë në Ballkan, sipas thënies së njohur të Çurçillit, nuk mund të kryhej pa një sërë uzinash ndihmëse, ato që përgatitën lëndët e nevojshme, për departamentin kryesor. Trysnitë etnike, mitet vrastare, përçudnimet e historisë, e gjer te provokimet e te helmet më banale, janë disa nga nënprodhimet e domosdoshme që uzina e madhe të mos pushojë së nxjerri tym. E tymtarët e saj, për fat të keq, kanë qenë e mbeten ndotësit më të këqinj të gadishullit.
Nisur nga kjo, është e kuptueshme që Evropa e Bashkuar, në portat e së cilës ballkanasit kanë zënë radhën për të hyrë, vigjilon, mbikëqyr, jep këshilla e dërgon kërcënime, që gadishulli të harrojë fantazmat ngatërrestare të tij, të rishikojë historinë e dhunuar, të heqë dorë nga dufet e vjetra, shkurt të evropianizohet.
Në fillim të shekullit 21, një trysni e re po rreket të buthtojë mu në mes të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës: acarimi midis shqiptarëve e vllehëve. Është ende e dobët, e parëndësishme dhe pa të ardhme, e megjithatë, si çdo helm, e ka aftësinë që edhe në sasi të paktë, të dëmtojë rëndshëm. Për një kohë të shkurtër, kjo trysni, ndonëse kryekëput e shpikur, arriti të provokojë rrjedhojën më të keqe në kësi rastesh: shenjat e para të racizmit shqiptar kundër pakicës vllahe.
Thelbi i asaj që ka ndodhur është ky: në fillim të shekullit 21, për herë të parë në kronikën historike shqiptare, janë bërë përpjekje, për të krijuar një trysni të paqenë, të panjohur gjer më sot, të ngjashme me krijimin artificialisht të qelizave kanceroze, në një laborator studimor.
Për të sajuar një trysni është e domosdoshme gjetja e tharmit. E tharmi i çdo trysnie etnike është persekutimi. Pra, fabrikimi i një trysnie është baraz me fabrikimin e një persekutimi.
Në këtë kah, çështja shtohet thjesht dhe qartë: a ka patur ose a ka trysni midis shqiptarëve dhe pakicës vllahe? Thënë ndryshe: ka patur ose ka persekutim të vllehëve prej shqiptarëve?
Opinioni i përgjithshëm shqiptar i përgjigjet me një “jo!” të madhe kësaj pyetjeje.
Opinioni i përgjithshëm vllah, madje edhe vetë provokatorët (paradoksi do të shpjegohet më poshtë), i përgjigjen praktikisht me një “jo!” edhe më të madhe.
Atëherë përse kjo zhurmë? Përse bie kambana? Për kë fabrikohet helmi?
Përgjigjet janë dy. Sipas studiuesit shqiptar, Albert Ramaj, kjo çështje, si shumica e çështjeve të dyshimta në Ballkan, ka një prapavijë politike: krijimin e një pakice etnike vllahe, me qendër Maqedoninë, për të relativizuar atje statusin e shqiptarëve si popull i dytë. Sipas një mendimi më të përgjithshëm, e gjithë kjo s’është veç një çështje biznesi. Meqenëse Këshilli i Evropës, me të drejtë, e mbron pakicën vllahe, si pakicë e rrezikuar, disa “liderë” të kësaj pakice duan me çdo kusht të provokojnë persekutimin, mundësisht racizmin, ngaqë kështu, mendojnë ata, edhe përfitimet do të jenë më të mëdha.
Këto janë hamendje, të cilat, për t’u bërë të besueshme, kanë nevojë për të vërtetën, atë që del nga faktet.
Problemi vllah nuk ka ekzistuar në Shqipëri, për arsyen e thjeshtë se vllehët janë konsideruar qytetarë shqiptarë, njëlloj si shqiptarë, rrënjës (autoktonë) si ata, me të njëjtat të drejta si ata, me të njëjtat detyra, me të njëjtin fat. Kjo s’do të thotë se nuk njihej zanafilla e tyre vllahe ose arumune. Por kjo prejardhje nuk ka dhënë gjer më sot asnjë shenjë dallimi ose ndarjeje. Prania vllahe në Shqipëri është quajtur prani tipike shëndoshjeje, martesat me shqiptarë kanë qenë pa kurrfarë kufizimi, pjesëmarrja e vllehëve në çëshjet kombëtare, politike e kulturore të kombit shqiptar ka qenë e plotë, në të gjitha kohërat dhe regjimet.
Fjalë të bukura, vizion rozë? Kurrsesi.
Ajo çka u tha më lart, dëshmohet katërcipërisht nga vetë shkrimet e nxitësve të provokacionit. Një kundërthënie e madhe i përshkon fund e krye këto shkrime. Nga një anë, me një krenari të ligjshme përmenden në to gjithë veprimtarët me prejardhje vllahe, që punuan e luftuan për Shqipërinë, që nga poetët e misionarët, gjer te martirët që derdhën gjakun për të, e nga ana tjetër, në të njëjtat shkrime, ngrihet ankesa për përçmim e persekutim.
Këto dy pohime nuk mund të qëndrojnë bashkarisht. O njëri, o tjetri bie. Për fat të mirë, bie i dyti, përçmimi, sepse i pari është i dëshmuar historikisht.
Pohimi i parë e përjashton të dytin, sepse as historia, as natyra njerëzore këtu në Ballkan nuk japin shembuj që, një pakicë e shtypur të punojë me kaq përkushtim, madje të flijohet, për një komb të huaj, e për më tepër shtypës.
Për fat të keq, nxitësit e grindjes kanë shkuar larg. Sipas kanuneve ballkanike, janë përpjekur ta projektojnë grindjen në thellësi të mijëvjeçarëve, aty ku, sipas tyre, stërgjyshërit e të dy palëve janë ndeshur egërsisht.
Është thënë edhe më lart se zgjedhja e një prejardhjeje, të qenë apo të paqenë, të vërtetë apo gjysmë të vërtetë, është një hobi nga e cila popujt nuk ndalen dot. Ajo mbetet e pafajshme përderisa nuk ushqen një qëllim të errët. Ajo bëhet e fajshme përderisa nxit pikërisht qëllimin e keq. Mëtimi për një lidhje të popullsisë vllahe me latinitetin (ndonëse ky latinitet nuk është i qartë për ata vllehë që e quajnë veten të lidhur me helenët), është krejtësisht punë e tyre. Kur ky mëtim nis e pezmatohet, me ngarkesë konfliktuale, për të ushqyer një provokim të sotëm, ai bëhet i dënueshëm. Një kapardisje vllahe, e ndikuar, me sa duket, nga kapardisja proverbiale shqiptare, duke u ndezur nga kujtimet e Romës antike, kujton se do t’u japë zemër të vetëve, duke kujtuar sipëraninë e Romës (si të thuash, stërgjyshërve të vllehëve), ndaj ilirëve, (me demek katragjyshërve të shqiptarëve). Nuk përmendet vetëm lufta midis tyre, së paku në shtyp, por ajo vazhdon kafeneve, bashkë me ngazëllimin për humbjen e ilirëve (me demek të shqiptarëve!).
E gjithë kjo do të mbetej një episod grotesk, nga ata që vetëm gadishulli ynë fantazist është i aftë të pjellë, sikur të mos pasohej nga një helm i rrezikshëm, helmi klasik që qëndron në bazë të çdo racizmi: superioriteti i një race. Në shtyp, e zezë mbi të bardhë, është shkruar se vllehët qenkërkeshin superiorë ndaj shqiptarëve.
Është, me sa duket, kjo ide e helmët, ajo që nxiti reagimin e ashpër racist shqiptar. Provokimi ia kishte arritur qëllimit. Për herë të parë, në trajtë të egër, cinike, u shfaqën në shtyp cilësime përbuzëse për vllehët, kërraba vllahe, çobanëria, bejte për mushkat, si simbole të nomadizmit etj. Ishte e trishtueshme që të përçmoheshin kështu elemente baritore, ato që nuk turpërojnë asnjë popull e që kanë qenë rrënjët e jetës, sidomos për vetë shqiptarët e për gjithë ballkanasit, që nga kohërat homerike e gjer më sot.
Racizmi, qoftë edhe i provokuar, është kryekëput i dënueshëm. Ndërkaq, po aq i dënueshëm është provokimi i tij.
Racizmi ndaj shqiptarëve, i ushtruar sot gjerësisht në një vend si Greqia, anëtare e BE-së, është krejtësisht i kundërkohshëm. Proselitizmi i dhunshëm, ndërrimi i emrave, i fesë, fyerjet, keqtrajtimet, burgimet me shkak e pa shkak, e gjer te torturat e vrasjet me një plumb pas kokës, në zyrat e policisë, dhe shpallja pastaj e vrasësve të pafajshëm, kjo është një kronikë tepër e dhimbshme për t’u gëlltitur.
Shteti shqiptar, i çoroditur nga korrupsioni dhe marrëzitë e brendshme të tij, intelektualët renegatë shqiptarë, të merakosur se mos emri i Nënë Terezës u jep kurajo (lexo: ua lehtëson brengat) bashkëkombasve të tyre, komitetet e të drejtave të njeriut të tipit Ballauri, cinikë dhe krejtësisht të pandjeshëm ndaj vuajtjeve të emigrantëve tanë, i kanë lënë ata në mëshirën e një fati të papërfytyrueshëm.
Nga kalvari i tyre i gjatë, do të mjaftonte ngjarja makabre e përkthyeses së gjyqeve, që, duke mos ditur asnjë fjalë shqip, për dhjetë vjet rresht ka kalbur nëpër burgje me dhjetëra e ndoshta me qindra djem shqiptarë, për të kuptuar sa larg kanë shkuar gjërat.



12

Nuk është e lehtë të gjenden shkaqet e plota që çojnë drejt otracizmit (veçimit) të një populli. Një pjesë e tyre mbeten gjithmonë në terr.
Nga arsyet e njohura, përveç revanshit të vjetër ballkanik, ka qenë jugosllavomania, thënë ndryshe, moda e flirteve me fqinjin tonë verior, ajo që më së shumti e ka dëmtuar Shqipërinë. Politika vetëvrasëse e veçimit, krimi fillestar e njëherësh më i rëndi, i komunistëve shqiptarë, ka qenë fatale në këtë kah.
Për një ndërlikim të favorshëm të rrethanave, ai që në gjuhën e përditshme quhet skajim i keq i yjeve, Shqipëria, në shumicën e rasteve, del e humbur. Një sërë keqkuptimesh dramatike, fryt i mosnjohjes ose dashakeqësisë, e ndjekin hap pas hapi dosjen e saj. Nga e djathta ajo quhet e majtë e, për çudi, nga kjo e fundit fajësohet si e djathtë. Nga qarqet e krishtera konservatore merret për myslimane, e nga myslimanët radikalë për jo e devotshme.
Një pjesë e gjykimeve kundërthënëse e shpesh paradoksale, e kanë burimin te grindjet brenda perandorisë komuniste, atëherë kur Bashkimi Sovjetik hodhi mbi Shqipërinë akuzën biblike se “iu shit imperializmit për 30 aspra”. Për një kohë të gjatë, ajo akuzë mbeti në kujtesën e miliona njerëzve, të cilët, nga padituria dhe naiviteti besonin vërtet se vendi i vogël stalinist ishte kthyer në Judë, në shërbim të kapitalizmit. Kundër tij u përdorën shpesh të njëjtat mallkime që përdoreshin zakonisht kundër CIA-s, Izraelit ose Boris Pastërnakut.
Gjithsesi e pafat, Shqipëria humbi kështu miliona simpatizuesit e saj filosovjetikë e, më pas, pas grindjes me Kinën, miliona të tjerët, maoistët.
Këto aradhë të pafundme, në një mënyrë ose në një tjetër u kthyen kundër saj. Ishin ata që më 1999 mbushën radhët e para të manifestimeve për të mbrojtur Serbinë nga bombardimet, por kurrsesi popullsinë shqiptare nga masakrat.
Gati e pabesueshme tingëllon sot profecia e famshme e Hrushovit, kur e quajti Shqipërinë Judë të shitur te Perëndimi. Në atë kohë, akuza ishte krejtësisht jashtë çdo baze logjike, e tillë që mund ta prodhonte veç truri i një të çmenduri. E megjithatë erdhi një kohë që difensa e çmendur u krye, e Shqipëria përfundoi si një ndër aleatët më besnikë, në mos i Perëndimit mbarë, i fortesës së tij kryesore, SHBA-së.
Si shumë punë të Shqipërisë, edhe kjo miqësi kërkon taksën e vet. Më kot është thënë e shpjeguar se simpatia për Amerikën nuk është një pasion i radhës, por i ka rrënjët në mirënjohjen historike në fillim të shekullit, kur presidenti amerikan, Willson, ishte i vetmi nga shefat perëndimorë që kundërshtoi dhe pengoi ndarjen e Shqipërisë dhe, në mbarim të shekullit, kur SHBA-ja udhëhoqi koalicionin për çlirimin e Kosovës. Valët e antiamerikanizmit që, për fat të keq, përshkojnë sot botën dhe Evropën, nuk lënë pa prekur vendin e vogël në breg të Adriatikut. Ka gjasë që jo vetëm amerikanofobia klasike, por manifesitmet anësore, nga ato antisemite gjer te altermondistët e më tej, te kundërshtarët e “UGJM”-ve (ushqime gjenetikisht të modifikuara), të përplasin stërkalat e tyre mbi vendin ballkanik. Ndërkaq, si rrjedhojë e acarimeve midis BE-së dhe SHBA-së, ka gjasë që sipas proverbit “kur grinden atllarët shkelmat i hanë gomarët”, Shqipëria të hajë shkelma atëherë kur s’e pret.
Ky ndërlikim ndërkombëtar i dosjes së Shqipërisë, ndonëse mund të duket zotërues, nuk do të arrinte dot të krijonte një klimë mohuese nëse nuk do të arrinte do të ushqehej nga një faktor i befasishëm: shpërthimi dhe shpërndarja nëpër botë e qindra mijëra shqiptarëve. Janë të njohura pasojat e kësaj përmbytjeje: imazhi katastrofik dhe nxitja e racizmit antishqiptar. Është e ditur e vërteta e thjeshtë se, banditët dhe mafiozët shqiptarë përbëjnë një përqindje të vogël të mërguesve, por po aq e ditur është fuqia njollosëse e së keqes. Një vrasje e bujshme e një banditi, mund të hedhë baltë mbi një mijë jetë të ndershme, ato që s’përbëjnë as lajm, as histori.
Ky nam i keq i shqiptarëve, u shumëzua, për fat të keq, nga një rrezatim mosdashurie, për të mos thënë urrejtje kundër vendit, i një pjese të tyre. Kjo mosdashuri e shpallur e vetë vendasve, shërbeu për të legjitimuar mosdashurinë e të tjerëve. Shprehja kulmore e saj, ishte deklarata cinike e regjisorit majtist italian Xhani Amelio “s’kam takuar gjer më sot asnjë shqiptar që ta dojë vendin e vet”.
Nuk ishte vetëm një gënjeshtër e madhe. Ishte shpallja arrogante e një programi të ri, program që e bënë të tyre intelektualët rimohues shqiptarë. Këta të fundit, siç u tha më lart, ishin batalioni i fundit i “vezëve të gjarprit”, ata që tinëzisht e mbrojtën diktaturën, duke e paraqitur të keqen e saj, jo si një të keqe komuniste, por gjithëshqiptare.
Shthurja morale e pjesës më të madhe të klasës politike shqiptare, mungesa e përkushtimit për vendin, shpallja e kësaj shthurjeje dhe kësaj mungese përkushtimi, si diçka moderne dhe tallja e drejtpërdrejtë ose e tërthortë e atyre që mendonin ndryshe, ka qenë një tjetër faktor madhor për një rënie të përgjithshme morale në këtë vend.
Rrjedhojë e saj ishte fryma e sëmurë rimohuese, ajo që u përpoq ta zhveshë Shqipërinë nga gjithçka, për ta paraqitur si një vend virtual, version i përsëritur i përcaktimit cinik “shprehje gjeografike”. Rrjedhojë e kësaj dhe e një fryme hakmarrëse për popullin që, bashkë me shtatoren e tiranit, e përmbysi, më në fund, komunizmin, ishte ideja e nënkuptuar se Shqipëria mund të ishte e pranueshme si otomane, si komuniste, por kurrsesi si demokrate dhe evropiane.
Ide të ngjashme, të nxitura nga orekse të shtuara kohët e fundit notojnë nëpër mjegull. Pavarësia e kushtëzuar e Kosovës, ose formula e Kosovës shumëkombëshe, kërkohet t’i kalojnë tinëzisht krejt Shqipërisë. Me fjalë të tjera, në vend të shtetit historik që po mbush shekullin, të ketë një shtet të kushtëzuar shumëkombësh, thua se shqiptarët, ndryshe nga gjithë popujt, nuk mund të kenë shtëpinë e vet. Provokatori tepdil kinse maqedonas, kërkoi pikërisht këtë gjë në emisionin televiziv, të përmendur në fillim të kësaj sprove.
Shqipëria paraqitet sot si një vend që nuk e duan. Këtë pohim e ndan vetëm një hap nga formula: Shqipëria është një vend që s’ka pse të duhet. E nga kjo e fundit, gjer te hedhja e idesë për thurjen e mëtejshme të saj, nuk ka veç një tjetër hap.
Shqipëria për shumëkënd është sot një pemë e rrëzuar, prej së cilës, ashtu si e thotë proverbi, të gjithë mund të bëjnë dru. Shqipëria e ka ulur kryet vërtet, por, për fat të mirë, nuk ka rënë. Ata që mezi presin ta shohin përtokë, është më mirë të kthehen e të shohin mjerimin e ngazëllimit të tyre meskin. Asgjë e mirë nuk i vjen Ballkanit nga lëngata e një prej popujve të vjetër të vet. Përkundrazi, shëndoshja e popullit shqiptar, normaliteti i tij, ashtu si ajo e çdo populli, ashtu si e popullit serb e malazez, është në të mirë të të gjithëve. Të sëmurë apo të shëndoshë, ne jetojmë e do të jetojmë në të njëjtin pavion dhe, duam apo s’duam, fatet i kemi të përziera. Ata që nuk arrijnë ta kuptojnë këtë, s’kanë kuptuar asgjë nga kjo botë.
Shqipëria nuk ka rënë. Ende i drojtur, si në muzikën e Ravelit, ndihet një motiv i kundërt, me atë të mosdashurisë. Ndërsa mafiozët shqiptarë ushqejnë acarimin kundër kombit që i përkasin, një tjetër armatë, ajo e fëmijëve shqiptarë, anekënd Shqipërisë e shkollave të botës, zgjon nderimin e, bashkë me të, dashurinë. Në këtë ndeshje, që të kujton luftën midis bishës dhe qengjit, ashtu siç jepet në shkrimet e shenjta, qengji, ai që ka të ardhmen, do të fitojë.
Disa javë më parë, në prag të vitit të ri 2004, një qytet i vogël francez, në breg të Atlantikut, u ngrit i tëri në këmbë, me manifestime, me peticione e me komitete, për të mbrojtur një familje shqiptare, për një problem administrativ. Në Operan e Parisit, kur Angjelin Prelocaj, në preludin e një prej baleteve të tij, me një bri në dorë foli ca çaste fjalë të vjetra shqipe, salla e mbushur plot, që nuk i kuptonte ato, por që e dinte se kjo ishte gjuha amtare e koreografit të madh, në heshtje solemne, si në një katedrale, i dëgjonte gjithë nderim.
Kohërat janë duke u ndërruar në Ballkan e në Evropë. Një brez tjetër është duke ardhur, me një mendje më të kthjellët e një shpirt më të pasur. Ende nuk kanë në dorë fuqi ekonomike e politike, megjithatë fryma e tyre ndihet anekënd: në shkolla, në auditore, në familje, në kafe, në internet. Është frymë tjetër, që kërkon një tjetër Shqipëri. Që refuzon varfërinë si fatalitet e imoralitetin si kusht. Që spraps këngën e kukuvajkave e profkat e rimohuesve. Që natyrshëm kërkon t’i kthejë nderin e humbur vendit të vet.
Një këngë e adoleshentëve, e shpërndarë tani vonë nëpër Shqipëri, e jep në mënyrë prekëse këtë kumt:
Shqipëri, atdhe i dashur
Ne s’të lemë ty të varfër.
Është kumt e premtim bashkë. Është i thjeshtë, i dhimbshëm, pa dokrra e fjalë të mëdha. Nuk flitet për Shqipëri etnike a multietnike. Flitet thjesht për Shqipërinë moderne, atë që nuk mund të ekzistojë, pa lënë pas varfërinë. E varfëria, në këtë rast, është e lidhur me të gjitha: turpin, bjerrjen morale, poshtërimin. Ndaj premtimi “S’të lemë ty të varfër”, është i barazvlefshëm me “s’të lemë ty të biesh”.
Asnjë popull s’duhet lënë të bjerë. Sikur adoleshentët e Ballkanit perëndimor, ta këndonin një këngë të ngjashme për popujt e tyre, ky do të ishte një lajm i mirë. E nëse do ta këndonin bashkarisht për gjithë gadishullin, ky do të ishte një lajm i madh.

Ernest Koliqi per Fan Nolin, Luigj Gurakuqin dhe Bajram Currin.

Ernest Koliqi u lind në qytetin e Shkodrës në vitin 1897. Gjatë periudhës së pushtimit të Shqipërisë nga Italia, ai mbajti për disa kohë postin e Ministrit të Arsimit e Kulturës. Në vitin 1944 ai u arratis nga Shqipëria e u vendos në Itali ku për shumë vjet ishte Drejtor i Institutit të Studimeve Shqiptare pranë Universitetit të Romës. Po kështu Koliqi drejtoi edhe Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë atij Universiteti. Gjatë asaj periudhe, për afro 20-vjet me rradhë ai drejtoi edhe revistën letraro-politike "Shenjzat", ku botuan shkrimet e tyre shumë nga personalitetet më të njohura të diasporës shqiptare në Perëndim. Ernest Koliqi vdiq në mesin e viteve 1970 në Romë. Nga krijimtaria e tij ne zgjodhëm shkrimin që botohet më poshtë në formë studimi, i cili bën fjalë për vëndin që zënë në veprën e Fan Nolit, Skënderbeu, Bajram Curri dhe Luigj Gurakuqi, ku dy prej tyre Gurakuqin e Currin, Koliqi i pat njohur nga afër kur ai shërbeu në administratën e Qeverisë së Nolit në vitin 1924.

Nga Ernest Koliqi


Stefan Stiljan Noli, një ndër pesonalitetet ma të spikatuna qi shprehi nga gjini i vet kombi shqiptar, paraqitet posi një fytyrë poliedrike, d.m.th. e shumëanëshme, e cila gja lodhë menden e kujtodo kur vjen momenti me dhanë një gjykim synthetik mbi rrolin që ai lujti në botën shqiptare.

Kush jeton si i ndodhi atij ma se tetëdhet vjet dhe në një periudhë historike ma të stuhishmet qi njofti njerzimi, lehtaz bahet objek kritikash sepse një jetë kaq e gjatë rrethohet me fazat e ndryshme të saj, me dritat e me hije të cilat ndoshta shkaktohen nga rrethinat, nëpër të cilat u përshkue, ma se një vullnet i prem dhe i paravendosun m' u sjell ashtu si u suell. Si të gjithë njerzit me një vlerë të veçantë edhe Fan Noli nderohet e përçmohet me ngulmim qi shpesh herë arrin në parosizëm ndër lëvduesa e prozhmuesa të tij.

Tri veprat e pavdekshme të Nolit
E vërteta asht se veprimtarija e një njeriu që, qi gjatë tetëdhet vjetëve rresht gjallese në kët shekull u dha me mish e me shpirt mbas sendërtimit të një ideali, i cili synthetizonte ne vete qëllime fetare e kombtare, shoqnore e kulturore, duhet vu në një kandar të drejtë. Gabimet ase në datsh të thuesh fajet e qi Fan Noli ka mujt me ba, nuk ia zbresin vlerën tri veprave të pashoqe që ai kreu, pasojat e mira të të cilave edhe sot ndihen në rrjedhë të historisë shqiptare e janë: themelimi më 1909 i fletores "Dielli", praleludim i themelimit të Shoqatës pan-shqiptare "Vatra" në Boston., më 1912 në bashkëpunim me Faik Konicën, pranimi shpëtues i shtetit shqiptar në Lidhjen e Kombeve me 17 dhetuer 1920 e krijimi i Kishës orthodokse autoqefale shqiptare shqiptare. Edhe po të pranojmë se për hypotezë se Fan Noli pat njolla, këto tri vepra të shkëlqyeshme krejt ia shlyejnë. Natyrisht këtyne meritave kombtare e patriotike u shtohen ato shum shum të mëdhja asi shkrimtar qi i a skalisin emnin me shkrola arit në historinë e letërsis shqipe. Por këtu duem të vëm në dukje shkurtazi burimin e frymëzimit të tij ndër shprehje ma të nalta lyrike qi ai na dhuroi dhe me theksue se si at burim frymëzuese e gjet në jetën reale të Shqipnis, në burimin njerzor shqiptar qi ai hetoi e njofti n' ato tepër të pakta vjetë ndejes në dheun e zanafillës. Edhe Fan Noli asht bir i diasporës: u lind e u rrit jashta vëndit të të Parëve. Kjo gja reflektohet mbi të gjithë veprimatrin e tij letrare. Ndër tetëdhetë vjetët e jetës së tij, vetëm tri a katër i kaloi në dheun shqiptar. E se ai kuptonte e ndiente nevojën sidomos si poet e krijues bukurije letrare me thithë në vënd frymën e tokës shqiptare na dyshmon myti i Anteut përmëndë në lyrikën kushtue Bajram Currit: "As je vrar' e as po vritesh, / Legjendar Ante po rritesh". Kush ishte Anteu e ç' përfaqsonte në mythologjinë klasike të Heladës? Anteu bir i Tokës (Gjea), vigan i madh e i stërfortë mirte fuqin qi kurkush nuk mujte të mposhte, tue prekun tokën (vëndin e vet) me shputa të këmbëve. Herakli nuk gjet mënyrë tjetër për t'a kënirrë, d.m.th. për t'ia marrë frymën e mbytë, veç tue mbajt pezull me një dorë pa e lanë me prek dhen me kambë. Vështrimi symbolik i mytit t'Anteut asht i qartë: dheu i lindjes, d.m.th. vendi ku gjallnon njerzia prej një gjaku e prej nji gjuhe, i ep njeriut forcën morale, pertrin në në të herë mbas herit fuqit shpirtit. Fan Noli prirjen e rrallë krijuese, zotsin e jashtzakonshme shprehse e shkrini në përkthime (të cilat jesin shembullore në fushën e letrave t'ona) ma tepër se në krijimet origjinale në poezi e në gjini tregimtare. Nuk e njifte sa duhet jetën e popullit shqiptar. Përvojën e tij ndër rrethet e ndryshme shqiptare të diasporës nuk e njehi, tue marrë parasysh fuqit e veta krijuese, aq të mjaftueshme sa me ia hy njaj vepre origjinale, poem a rromanx, ku të dilte pasqyrë jeta e gjindjes, prej gjakut shqiptar përshkue nëpër dritën e bokuptimit të tij. Dy vjershat epiko-lyrike, kushtue Luigj Gurakuqit e Bajram Currit, ku ai gdhen mjeshtrisht, me vija të përflakta, përshtypjet qi i lanë këta burra, takue e njoftë gjatë banesës së tij të shkurtër n'atdheun shqiptar, dishmojnë se sa të çmueshme do të kishin qenë veprat e tija letrare, po të kishte dhanë fati mundësi me depërtue ma mirë e ma thellë në palc të jetës së popullit tonë.

Vështrim mbi dy vjersha të Nolit
T'i analizojmë shkurtazi në përmbajtje këto dy vjersha qi në Parnaz shqiptar arrijn majat ma vezuullore të lumnis poetike. Në katundin shqiptar të Thrakjes, Ibrik Tepe, ku ai lindi qysh në moshën ma të mitun, Fan Noli tregoi aftësin e hollë vëzhguese me të cilën kishte pajisë natyra. Lëshonte shikimet e veta rreth e rrotull dhe përpiqej të kuptonte mbrendin e shfaqjeve të jetës qi zhvillohej përpara. Sidomos tue u rritun përpiqej me i a spjegue vetes shkaset e përmbrendshme qi shkaktojn sjelljen e mirë të veseve njerzore, do të shfaqet thekunisht ma vonë në satyrat që na la. Asokohe me siguri nji pyetje vizatohej në mënden e njomë të kalamnait veshtak: "Pse flasim na një gjuhë tjetër e pse jemi ndryshej nga banorët e katundeve fqinje?" Të cillën pyetje, sa marrin mënd e shqise, i a sjellin vetes edhe Arbreshët e Italis: "Jemi shqiptarë! Po ç'ashtë Shqipnia". Ç'farë vetish e lejojnë Shqiptarin me pohue, tue u mburrë, se asht bir i një kombi fisnik? Fytyra që në kohën e fmijnis la mbresa të pashlyeshme në kujtim të Fan Nolit, qe Gjergj Kapedani, komandar mbas Nol Kapidanit, gjyshit të tij, i repartit ushtarak qi delte Sulltanit n'ushtri në rasa lufte. Gjergj Kapidani tregonte trimnit e veta dhe të Shqiptarëve ndër luftime përkrah ushtrisë osmane. Edhe i jati i Fan Nolit, Stiljani, ushqente bashkë me pasionin e muzikës kishtare, atë të kultit të heronjve. Admironte pa masë, i jati i Napoljon Bonapartin e Skandërvbegun. Admirimi i t'et Stiljan për Gjergj Kastrijotin kaloi të birin Stefan, qi ma vonë, bani kërkesa ndër arkive e biblijoteka më dokumente gjansisht e imtisht mbi te dhe mbi kohën e tij për të mëshiruar burrnin shqiptare në Kryetrimin e Krujës n' at vepër të madhe historike qi të gjith njofim. Në një djalosh mendesquet e zemërndieshëm, të prirun kah analyza e shkaseve të ndryshme qi burojnë nga thellësytë e shpirtit të vet e të tjerëve edhe nga valvitja misterioze e gjakut që sejcilit i rreh ndër dej, asht i natyrshëm të dij psehin e rrethanave qi cilsojn kushtet e tij njerzore të veçanta. Gjergj Kapidani i flitte për trimni shqiptare, i ati, Stiljan Noli, çonte në qiell veprimet e Kastrjotit. Ç'themel në të vërtetë kishin ato lavde ato mburrje? Ç'farë tharmesh leviteshin në gjak shqiptar? Cilat ishin vetit e veçanta njerzore të Shqiptarit? Fan Noli në zhvillimet e jetës së tij endacake e plot peripetina si ato të Odiseut homerik, njofti burra shqiptarë që i a vërtetojshin pohimet e Gjergj Kapetanit dhe të t'et mbi fisnikin shqiptare. Me 1903 fati e hodhi n' Egjypt e ndër tri vjet kalue aty pat mardhanije me burra të vlefshëm si Spiro Dinen, Nikolla Naçon, Thanas Tashkon e Jani Vruhon. Preku me dorëthjeshtësinë e natyrës idealistike të këtyne pishtarve të Rilindjes s'onë, por mund të mendonte se ata ishin përjashtime. Paisej vërtet Kombi shqiptar me vetinat e andrrueme prej patriotave? Përgjigjien kësaj pyetje e kërkoi, si thamë, në historinë e qindresës shqiptare të pesqind vjet në epopenë e Gjergj Kastriotit. E fletët e historis i a vërtetuan pohimet e t' et dhe të Gjergj Kapedanit. Ligjnuen enthujzazmin me të cilin patriotët përmëndshin emnin mbrekullbas, plot frymzim rilindës, të Skanderbegut. Por, qi vetit e lulëzueme mrekusllisht në Skandërbegun, vlojshin prap se prap në zëmrën e madhe të kombit shqiptar, ay e pa me sy kur më 1921 erdh në dheun e të Parëvet dhe qindroi aty deri më 1924. Brumi njerzuer prej të cilit doli Skanderbegu dhe breznija e çelnikët qi atë e ndoq ndër luftime për liri, vrumuliste ende i gjallë e gjithënji i aftë me shprehë vetje t'adimirueshme për dobi të kombit.

Frymëzimi për Gurakuqin e Bajram Currin
Në Luigj Gurakuqin e në Bajram Currin hetoi esencën e fisniknis shqitare, burrnin, e cila asht nji shkrimje e trimnis me urti, d.m.th. syntheza e nji hovi guximtar plot vetmohim bashkue me nji përftim a koncepcjon të jetës që ka shtyllë themelore nderin dhe shprehet me një matuni fjalësh e sjelljesh e cila mbështetet në ndiesi të së drejtës e të njerzis së ndërgjegjëshme. Trimnija ka vlerë kur përdoret me vënd e me kohë për të nxjerrë soje frytet e dobishme. Thotë Fishta: "Por i urti kurr nuk ngutet / prej burrnis e jo prej tutet". Në Luigj Gurakuqin, Fan Noli njofti burrnin që rrjedh nga vetit shqiptare trashigue nga të Parët dhe të zdrituna shkëlqimisht në rrezet e nji kulture së gjanë. Në Bajram Currin njofti e përlavdoi instiktet e shëndosha burrnore qi me gjarpënim vetimash e shungllim bubullimash shfaqen papritmas në përpjekje për ideal, pa dalë nga vijat e urtis dhe pa u shkoq nga trashigimi stërgjyshnuer i nderit e i drejtësis. Këta dy burra të paharrueshëm i a frymzuen Fan Nolit vjershat e pavdekshme ku ai naltsoi me një hov lyrik flatër-vervitës burrnin, veti qensore e jetsore kryekkrejet e fisit arbnuer. Ju kujtohen vargjet e thekshme kushtue Luigjit? "…Nëno moj, mbaj zi për vllan, / Me tre plumba na i ran…/ …Se të deshte kur s' të deshnin, / Se të qante kur të qeshnin / Se të veshte kur të çveshnin. / Nëno moj të ra dëshmor…/ Nëno moj ç'është përpjekur, / Gojë mjalt' e zëmër- hekur, / Syrgjyn gjall' e syrgjyn-vdekur, / Ky vigan liberator". E ato për Bajram Currin? "…O Bajram bajrak i gjallë, / More nam me gjak në ballë, / Te një shpell' e Dragobis. / Yll i rrall' i burrëris…/ Me zjarr Shenjt u ndrit kjo shpell, / Gjer në qiell u ngrit Kështjell / Për çlirimin e Shqipëris / Katakomb i Dragobis". Le të vëhet re fati i mjerë i njajtë i tre heronjve këndue nga Fan Noli: Skandërbegu, Luigj Gurakuqi, e Bajram Curri, të tre shkrinë jetën për ideal dhe mbaruen pa i pa realizimete e dishrueme. Poeti qan me lot burrnin orzezë shqiptare. Unë i kam njoftë dy Burrat, këndue nga Noli, të dy nderë e Kombit, shtylla të ndritshme t' idealit dje, sot e n'ardhëmëni ma të largët edhe kam pasë fatin me qenë në mardhënie të ngushta me ta. Luigji më nxiti m'u marrë me letërsi dhe më hodhi në fushën politike më 1923, Bajrami qi banoi me familje në një shtëpi t'onë në Shkodër mirsisht bisedoi shpesh me mue mbi çashtje kombtare. Si nëpunës i vogël por besnik, edhe unë kjesh pjestar në Qeverinë e kryesume prej Fan Nolit më 1924 dhe, kur ajo Qeveri u përmbys, nëpër rrethina të njoftuna, si fanolist mora udhat e mërgimit e ndeja pesë vjet larg atdheut. Prandaj në përkujtim të dy burrave të mëdhenj, që jesin në vënd të parë në Olymp të heronjve të Kombit dhe të Poetit qi u a përlevdoi vetit e pashoqe arbnore e ndiej, për arsye dhe vetjake. Detyrën të përuli kryet në shënj të një nderimi të pamasë"
-------------

E.Koliqi:TREGETARE FLAMUJSH



(Fragment)

-Posi.... u ba Shqipnija. Dalin te marret e vikasin rrnofte Shqiperia! Ti i mencem pergjigje tue bertit ne kupe te qielles : rrnofte, po, e shpejt me porosite flamuj. Na shkyeju rrnofte, e ti shit, ban pare tue tregue mbi ndiesit tona. Loje e bukur, por s'te ka dale....
Gasper Tragaci, leshoi shtizen e u avit kercenueshem kah djali.
Flamuri ra per toke. Hilushi s'luejti vendit. Shikonte syte e ftohte qi leshojshin shkendija idhnimi. Tregetari u ndal para tij.
- Mos me kene hatri i miksis se mocme qi kam me shpine t'ante, dij une...
I riu ia priti
- Per hater t'asaj miksije tash qes bejte me t'u shit flamujt..
Me za qi i dridhej prej pezmit tjetri ia kthei:
-po, zati ti sdin vec me qit bejta. Jeto me prralla, bieru mbas andrrave. Me vjen keq per gjind tuj se tash i qet ne rruge te madhe, me shka shof une. Hajt, hajt, qit bejta e duaje Shqipnin: bejtat e Shqipnija
kane me te qite ne drite....
U afrue edhe ma teper e peshperiti si ne nje fishkullime:
- U shitne a s'u shitne flamujt, qendroi a s'qendroi Shqipnija, une kam mjaft shyqyr, me jetue, a more vesh e tash jashte....
-Kadale... ia priti djaloshi me t'eger e syt i vetuen- dal vete e s'asht nevoja me me qit jashte ti.
Por edhe nje fjale due me t'a thane e te lutem vire ne vesh si at kshill qe me dhae par ne dugaje.
Ti thue se jeton, por rrehesh. Ti je shlye prej numrit te gjalleve qyshse je ndry ne ket dugaje mbushe me mall. Ky asht vorri yt. E sa per Shqipni, po te siguroj un se ka me qindrue. Prandej mos ban merak se edhe flamujt kan me t'u shit krejt, por rueje shpirtin tand mos tia shitish dreqit.
E Hilush Viza doli, lehtesue ne zemer nga ai shfrim, me thith ajer te kulluet n'udhe sepse era e asaj dugaje i mirrte frymen.


Ernest Koliqi (1901 - 1975)


Kur ndodhesh larg e ke mall për vendin tënd, të duken të dashura e të magjishme edhe shprehjet më të thjeshta të përditshmërisë. Kur jetonte në Romë, shkrimtari Ernest Koliqi kujtonte gati me adhurim vitet që kishte kaluar në Shqipëri, sidomos ato në viset veriore, mes malësorëve.

Këto ndjesi të mbledhura në vitet 1930-1940, Koliqi i ka trajtuar në formë esesh, të cilat së bashku me një sërë kumtesash e artikujsh të mbajtur në konferenca e kongrese të ndryshme shkencore, si dhe të botuar jashtë Shqipërisë vijnë në një përmbledhja të titulluar “Ese të letërsisë shqipe”.

Kjo përmbledhje e botuar në Itali më 1972, vjen për herë të parë në gjuhën shqipe, përkthyer nga gjuha italiane nga studiuesja Dhurata Shehri, si një botim i IDK (ish-shtëpia e Librit dhe Komunikimit). Materiali i përfshirë në këtë libër, përfshin një periudhë 15-vjeçare, duke filluar nga viti 1953 deri në vitin 1968.

Janë rreth 17 punime, mes të cilave mund të përmendim ese e kumtesa si:
“Rapsodë dhe rapsodi të Alpeve shqiptare”,
“Si lind në Shqipëri një këngë popullore”,
“Mendime mbi këngët popullore të popullit shqiptar”,
“Tre poetët më të mëdhenj të Shqipërisë”,
“Skënderbeu në epikën popullore italo-shqiptare”,
“Shqiptarët në Kalabri”,
“Poezia dhe realiteti në jetën dhe veprën e Jeronim De Radës”,
“Njëzetvjetori i vdekjes së Gjergj Fishtës”,
“Ndikimet orientale në letërsinë shqipe”,
“Islami dhe krishterimi në letërsinë shqipe”,
“Fryma autoktone dhe ndikimet e huaja në letërsinë shqipe”, etj.

Edhe pse një shkrimtar i cili identifikohet me letërsinë moderne shqipe, interesante në këtë seri janë ato punime, që i kushtohen kulturës popullore shqiptare, ku përzihet eksperienca e jetuar me doke, zakone, besime, rapsodë, këngë kreshnikësh e lahuta.
“Kam dashur të nënvizoj nga ajo botë, sidomos ato aspekte të veçanta që të rrëshqasin nëse lë pas dore trashëgiminë e traditave arkaike, besimeve, besëtytnive e paragjykimeve, por edhe tërësisë së cilësive të brendshme njerëzore e etnike që karakterizojnë e dallojnë genin shqiptar. Qëndrimet e mia të gjata mes viteve 1930-1940 në malet e Shqipërisë së Veriut, përvoja e fituar nga pjesëmarrja në jetën e trazuar letrare të vendit, njohja personale me shumë nga autorët, (mes të cilëve Fishta, Luigj Gurakuqi, Prenushi, Asdreni, Shantoja, Palaj, etj) të cilët më nderuan me miqësinë e tyre e që spikatën në skenën letrare sidomos nga 1918-a deri më 1940, më japin mundësinë të sqaroj e të saktësoj disa vlera specifike të poezisë popullore e të asaj të kultivuar, jo aq të përmendur apo të vënë në dukje pamjaftueshmërisht, pikërisht për shkak të vështirësive të shumëllojta që pengojnë të kuptuarit e situatave e të njerëzve, të vendeve e mjediseve të mbyllura në vetvete”.

Kështu shkruan Koliqi në një hyrje të shkurtër që pararend përmbledhjen. Në disa prej eseve të tij ndalet gjatë tek rapsodët dhe rapsoditë, tek mënyra e të kënduarit, tek krijimi i këngëve heroike, tek kreshnikët Muji e Halili, temat e përbashkëta që i gjen edhe tek boshnjakët, arealet gjeografike imagjinare, që përmenden në këngët e kreshnikëve, si Jutbina... Por të gjitha këto nuk mund të ndahen nga jeta e malësorëve, nga ajo çka ata besojnë, apo nga ligjet prej të cilave udhëhiqen, siç është Kanuni. “Malësorët janë një botë më vete, që mbështetet në forma sjelljeje shkruar ndër shpirtra. Në sfond të kësaj jete shihen ende reflekse pagane, mite, besime, besëtytni. Aty ndërthuren në një pështjellim mbresëlënës që gufon prej poezisë së kulluar mbeturina besimesh të lashta, rite nga epokat më të largëta njerëzore e kozmogoni zanafillore. Çdo burim, çdo luginë, çdo majë, çdo pyll ka hyjninë e tij mbrojtëse. Malësorët nënqeshin mëshirshëm kur hasin në fytyrat tona prej njerëzish të shkolluar shprehje dyshimi ndaj pohimeve të tyre mbi ekzistencën e qenieve mitologjike ndër male. Malësorët kanë fallxhorët dhe yshtësit e vet, kanë mjekët e vet krejtësisht të pashkolluar, por që i shërojnë plagët më mirë se kirurgët qytetas, kanë poetët që krijojnë këngë, kanë rapsodë që këndojnë mbi një recitativ rapsoditë e tyre tradicionale shoqëruar me një vegël harqesh me një tel”, - shkruan Koliqi në “Rapsodë dhe rapsodi të Alpeve shqiptare”.


Libri

Autori: Ernest Koliqi
Titulli: “Ese të letërsisë shqipe”
Përktheu nga italishtja: Dhurata Shehri
Numri i faqeve: 295
Çmimi: 900 lekë
Botues: Botimet IDK
Shkruar në vitet: 1953-1968
Botuar në Itali: 1972

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...