2012-10-02

Brengë e plagë që kërkon shërim.



Isa Halilaj, Mesues i Merituar”
Brengë e plagë që kërkon shërim.

Ç’na ka gjetur ne! Të përçarë e të inatosur me njëri-tjetrin si kurrë ndonjëherë më parë, rrotullohemi e kërcejmë si pula pa krye e jemi bërë për shumëçka gazi i botës e për faqe të zezë. Sundon pabesia. Nuk besojmë e as nuk na beson njeri në ditët e sotme.
Këtë e kemi kuptuar ne të gjithë. Unë dhe ti, ne, ju e ata. Në familje, në fis  e në lagje, në fshat e në zonë, në punë, andministratë e gjithëandej. Nuk po na prin më flamuri i bashkimit e përbashkimit, por të ndarë në mbi 50 parti-grupe me flamuj me ngjyrë e pa ngjyrë të klaneve e interesave të ngushta meskine. Po pse? Ne kemi braktisur gjënë më të shenjtë të virtyteve tona- Besën shqiptare. Ata që duan të na drejtojnë e komandojnë ne si popull na kanë dhënë shembullin më të keq të përçarjes e mosbesimit. Nuk beson i pari të dytin. Kryetari s’ka besim te anëtarët e vartësit e tij dhe anasjelltas, paralel apo horizontalisht e vertikalisht. Besa nuk funksionon më si fjalë e dhënë për t’u mbajtur e as si shkresë e dokumentuar apo ligje e dekrete të votuara, madje nuk besohet më as matematika e shifrave për arrijte apo rënie në zhvillimet aktuale. Shifrat në përqindje i harton vetë administrata shtetërore, por për besimin e tyre nga ne kërkon ndihmën apo dëshminë e ndërkombëtarëve për t’i bërë ato të besueshme tek ne, që në rastin më të keq, për rrjedhojë, ushqehemi dhe me mosbesim ndaj partnerëve ndërkombëtarë, të cilët historikisht dhe aktualisht akoma na çmojnë si popull besnik.
Kjo është pasojë e përçarjes, e papërgjegjësisë, e lakmisë dhe egoizmit që te sferat e larta deri tek ato të thjeshta, duke mos mbajtur përgjegjësi qytetare e shtetërore. Për këtë ne sot pa mohuar zhvillimet, jemi vendi më i varfër se kurrë, ku jetesa kushton më shumë se kudo gjetkë.
Plaga më e rëndë që kalon shoqëria shqiptare, për fat të keq është mosbesimi. Sejcili konsiderohet i pabesë.

Po ç’ka qenë e ç’është Besa për ne shqiptarët?


Besa shqiptare është:

  • Besa, Besa Shqiptare është pasaporta e identitetit tonë kombëtar.
  • Besa është zemra e moralit kombëtar, është palca e virtyteve tona.
  • Besa është fjala e dhënë dhe e mbajtur deri në flijim.
  • Besa është marrëveshje normative e dokeve tona.
  • Besa është boshti kryesor i kanuneve dhe ligjëshmërisë shqiptare.
  • Besa është siguri.
  • Besa është harmoni.
  • Besa është miqësi.
  • Besa është dashuri.
  • Besa është shpresë.
  • Besa është përparim.
  • Besa është tipari kryesor i kulturës shpirtërore të shqiptarëve.
  • Besa është institucion që përmbledh të gjitha virtytet morale të shqiptarve kudo jetojnë e banojnë në botë.
  • Besa është burim trimërie.
  • Besa është betim në përmbushjen e përgjegjësive të ngarkuara e zotimeve të marra.
  • Besa është pajtim se pushon dhe ndërpret inatet, vrasjet midis personave, grupeve fisnore, krahinave mbarë kombit.
  • Besa është jetë, është punë, është përparim.
  • Besa ka qenë dhe është zemra e Nderit dhe e Burrërisë.
  • Pa Besë e shpresë nuk jetohet.

Kushtrimi i besës

Nisur nga këto përcaktime për Besën, momenti historik që kalon e jeton populli shiqptar, bëjnë që thirrja: Besë, Burra! Besa-Besë Vëllezër e Motra!- të jehojë fuqishëm për një zgjim të ri kombëtar.
Kjo thirrje vjen fuqishëm nga e kaluara historkike luftarake në qëndresë e në rezistencë për mbrojtjen e jetes dhe te lirisë, të trojeve e të gjuhës tonë me të cilin na ka njohur e rrespektuar Europa e bota.
Kjo thirrje gjithmonë aktuale, vjen nga Heronjtë e Dëshmorët e Kombit, nga gjaku i derdhur e varret e të parëve tanë që na lanë për amanet Besën, Nderin e Burrërinë, na lanë flamurin e përbashkimit kombëtar, me të cilët shqiptari është paraqitur i pamposhtur e dinjitoz si popull iliro-shqiptar, brenda e jashtë trojeve shqiptare.

Besë, Burra!

Ka qenë kushtrimi për besëlidhjet e mëdha kombëtare si:
  • Kuvendi i Lezhës, Mars 1444
U thirr nga Gjergj Kastriot-Skënderbeu dhe realizoi bashkimin e parë politik-ushtarak mbarë shqiptar që mbrojti vendin për 25 vjet me rradhë nga invazioni otoman.
Skënderbeu u zgjodh komandant dhe fitoi titullin ‘Kalorësi i Krishtërimit’ në Europë1). Ai u mbështet në aktin moral të Besës shqiptare, ku prijësit shqiptarë u betuan me besa-besë për bashkim e për çlirim kombëtar.
  • Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit, 1878
U lidh Besa Kombëtare për autonominë dhe pavarësinë e  Vilajeteve Shqiptare, në luftë me pushtuesit otoman e lakmisë shoviniste Ballkanase. E drejtuan Abdyl Frashëri, Ymer Prizereni, Iljaz Pashë Dibra etj.Kjo Lidhje themeloi organizmin e parë shtetëror shqiptarë me atributet e një shteti funksional2).
  • Lidhja “Besa-Besë!” e Pejës, 1899
Shprehu vendosmërinë e shqiptarëve për të përballuar me forca ushtarake vullnetare çdo orvajtje për copëtimin e trojeve shqiptare nga monarkitë Ballkanike. Kërkoj me vendosmëri bashkimin e katër Vilajeteve shqiptare në një provincë të vetme territoriale me kushtetutë e administratë3).
  • Kuvendi Historik i Pavarësisë, Vlorë 1912.
Me shpalljen e Pavarësisë, Besëlidhja Shqiptare kreu një akt të rëndësishëm historik, jetik për popullin shqiptar që kurorëzonte luftrat shekullore të tij për lirinë dhe tërësinë territoriale të Atdheut4) .


  • Kongresi i Lushnjës, 1920.

Iu përgjigj situatës me vendosmërinë se “Shqiptarët dinë të vdesin për të mos shkuar nga njëra dorë te tjetra si tufë delesh e të bëhen plaçkë e atyre që drejtojnë sot diplomacinë e Europës”5).

  • Në Kuvende e Besëlidhje ndërkrahinore nga veriu në jug që i kanë shërbyer bashkimit kombëtar në mbrojtje të interesave të atdheut.

Me thirrjen “Besa-Besë Burra!” janë fituar shumë beteja kundra armiqve, sado me epërsi numerike e armatimi të kenë qenë.
Kushtrimi i Besës, si gjithmonë aktual, në këto momente historike vjen si domosdoshmëri për t’u bashkuar rreth idealit kombëtar kundër përçarjes si sëmundja më e rrezikshme që përjetojnë shqiptarët. Këtë e kërkon rinia, e ardhmja e kombit për një liri e përparim europian, me një demokraci besnike që siguron ligje e drejtësi të vërtetë, në luftë kundër korrupsionit e padrejtësisë.
Në përgjigje të këtij kushtrimi, Besa u bë dhe vazhdon të jetë lënda lidhëse e Kombit shqiptar.

Fuqia e fjalës,Winston Churchill

Prej datёs 8 qershor deri me 23 shtator nё Galerinё Morgan tё New York-ut qёndroi hapur ekspozita me titull: “Fuqia e Fjalёs”, kushtuar Winston Churchill-it. Nё fletëpalesën e kёsaj ekspozite shkruan se ndikimi i Sir Winston Churchill-it nё shekullin XX ёshtё vёshtirё pёr t’u vlerёsuar. Ai ishte mjeshtёr oratorie dhe shkrimtar dhe pёrdorimi i fjalёve tё folura dhe tё shkruara tё Winston Churchill-it u shfrytёzuan nё kёtё ekspozitё. Kёtu pёrfshihet mё shumё se njё gjysmё shekulli tё jetёs sё tij - qysh prej shkrimeve tё fёmijёrisё sё tij viktoriane, dёrguar prindёrve e deri tek korrespondenca e Luftёs sё Ftohtё me Presidentin Eisenhower. Aty u treguan pjesё tё famshme tё oratorisё sё tij gjatё Luftёs sё Dytё Botёrore. Disa pjesё tё kёsaj ekspozite u morёn nga Qendra e Arkivit Churchill nё Kembrixh. Aty janё marrё shёnime nga fjalimet e tij, korrespondencat personale dhe zyrtare, deklaratat publike tё regjistruara dhe disa fjalime bindёse transmetuar nё atё kohё.Kёtu shihet edhe pёrqёndrimi i tij jetёsor pёr marrdhёnie tё jashtzakonshme me Shtetet e Bashkuara,qё ishte atdheu i nёnёs sё tij e lindur nё Brooklyn tё New York-ut. Ai vazhdoi miqёsinё me Amerikёn tёrё jetёn, prej ditёs sё parё tё vizitёs sё tij nё kёtё vend nё vitin 1895 e deri nё vitin 1963, kur u shpall qytetar nderi i Shteteve tё Bashkuara. Nё kёtё ekspozitё u pa pёrdorimi i fjalёve tё shkruara dhe tё folura. Me fjalё e shkrime Winston Churchill-i zhvilloi, pёrmbushi dhe çoi pёrpara karrierёn e tij politike.

Ekspozita fillon me pёrshkrime rreth fёmijerisё sё tij. Nё hyrje tё ekspozitёs nё krahun e majtё ishte vendosur fotografia e tij e ditёlindjes dhe disa korniza tё tjera me fotografi dhe shkrime pёr fёmijёrinё e tij tepёr tё bujshme. Pas fёmijёrisё u bё tribun i ri dhe kёshtu e quajnё njё pjesё tё ekspozitёs. Pas kёsaj periudhe Churchill-i kaloi njё jetё shumё tё shfrenuar,por kjo periudhё ishte shumё e shkurtёr dhe menjёherё filloi karrierёn e tij prej gazetari. Udhёtoi nёpёr koloni britanike.Pёr shumё vjet punoi si korrespondet i gazetave britanike nё vendet e Afrikes dhe nё Lindjen e Mesme e deri nё Indi. Nё galerinё Morgan tё New York-ut ishin ekspozuar shkrimet e korrespondentit Winston Churchill dhe shumё faqe tё korrigjuara nga editorёt e gazetave nё Londёr. Pas punёs si gazetar filloi karrierёn politike jashtzakonisht tё fuqishme. Ai ishte politikani mё vizionar i kohёs. Churchilli kishte parandjenja tё veçanta pёr rreziqet qё do t’i shkaktonte Hitleri Evropёs dhe njerёzimit mbarё,duke e cilёsuar si njeri tё çmendur(madman).

Njё pjesё e rёndёsishme e kёsaj ekspozite quhet Aleanca e Madhe (The Grand Alliance). Kjo aleancё e madhe ishte me Shtetet e Bashkuara.

Pёr pёrforcimin e kёsaj aleance Ai bёri shumё udhёtime nё Amerikё, ku pjesёn mё tё madhe tё kohёs e kalonte nё Shtёpi tё Bardhё, qё ishte bёrё si shtёpia e tij nё Londёr. Presidenti Roosevelt e respektonte dhe i pёrfillte kёshillat dhe kёrkesat e tij. Churchill-i e paralajmronte pёr rreziqet dhe sulmet e mundshme tё Hitlerit. Nё kornizёn Aleanca e Madhe janё shёnuar me gёrma tё mёdha fjalёt e Presidentit Franklin Delano Roosvelt: “Ështё kёnaqёsi me qenё nё tё njёjtёn dekadё me Ju”.

Winston Churchill u shpall qytetar nderi i Shteteve tё Bashkuara nё vitin 1963. Nё ekspozitё ёshtё vendosur pasaporta amerikane dhe medalja e artё e Kongresit tё Shteteve tё Bashkuara,qё ёshtё nderimi mё i lartё qё mund t’i bёhet njё qytetari amerikan ose tё huaj. Shёnojmё se edhe Nёna Tereze ёshtё shpallur qytetare nderi e Shteteve tё Bashkuara dhe Kongresi i Amerikёs i ka dhёnё medaljen e artё njёsoj si Winston Churchill-it,bile edhe portreti i saj ёshtё bёrё pullё postale e Amerikёs. Kёto janё tri nderimet mё tё mёdha qё bёn Amerika pёr njё qytetar tё saj ose tё huaj. Proklamatёn e shtetёsisё amerikane pёr Winston Churchill-in e nёnshkroi President John F. Kennedy nё verёn e vitit 1963. Presidenti legjendar i Amerikёs John F. Kennedy thotё: “Fjalёt e tij tё shkёlqyeshme ndriçuan kurajon e bashkatdhetarёve”. Nё njёrёn prej kornizave ёshtё vendosur edhe njё thёnije e Adolph Hitlerit pёr Winston Churchill-in. Hitleri thotё: “Nё qoftё se shikojmё armiqtё tonё, shohim kёtё llafazan, pianec Churcill-in”.Gazetari dhe spikeri i famshёm amerikan ish-drejtor i Pёrgjithshёm i Zёrit tё Amerikёs Edward R. Murrow thotё: “Winston Churchill-i mobilizoi gjuhёn anglisht dhe e dёrgoi nё luftё”. Kёto ishin pёrshkrimet mё karakteristike nё kёtё ekspozitё. Nё qendёr tё kёsaj galerie ishte vendosur edhe Dokumenti origjinal i Akademisё suedeze tё Çmimit Nobёl pёr Letёrsi nё vitin 1953. Winston Churchill nё moshёn e tij tё shtyrё pikturonte dhe nё kёtё eksopzitё ishte vendosur njё pikturё e tij origjinale. Shpjeguesja e kёsaj ekspozite tregonte shumё pёr jetёn dhe veprimtarinё e kёtij kolosi tё Luftёs sё Dytё Botёrore. Ajo tha se Churchill-i ёshtё cituar deri sot mё shumё se asnjё personalitet tjetёr nё botё. Fjalёt e tij janё monumentale,bile ky ishte kandidati mё serioz pёr tё fituar titullin njeriu i shekullit pas Albert Enstenit. Winston Churchill-i u ftua pas Luftёs sё Dytё Botёrore pёr tё mbajtur njё fjalim para dy dhomave tё Kongresit tё Shteteve tё Bashkuara. Njё nderim i tillё nuk ishte bёrё kurrё pёr asnjё burrё shteti nё botё.

Winston Churchill-i paralajmroi i pari botёn perёndimore demokratike pёr agresionin sovjetik nё Evropёn Qёndrore dhe nё Ballkan. Ky titan britanik paralajmroi me kohё rёnijen e “Perdes se Hekurt” (An Iron Curtain). Mё mirё se asnjё politikan tjetёr e kishte kuptuar qёllimin e Joseph Stalinit dhe tё Bashkimit Sovjetik.



Pas vizitёs sё ekspozitёs tё pranishmit kishin mundёsi pёr tё parё dhe dёgjuar fjalimet e tij shumё tё fuqishme nё njё dhomё tё veçantё. Kanali radio-televiziv britanik BBC dhe shumё kanale radio-televizive amerikane kishin regjistruar fjalimet e tij qysh nё fillim tё viteve ‘30 e deri nё vdekje. Ështe mё se e vёrtetё deklara e Edward R. Murrows: “Se Ai kishte mobilizuar gjuhёn anglisht pёr ta çuar nё luftё”. Fjalitё e Winston

Churchill-it ishin tё shkurtra dhe tё qarta, tё zgjedhura dhe monumentale. Ndonjёherё ishin edhe poetike, bile gjatё njё fjalimi tё shkurtёr citoi poetin e madh amerikan Henry Longfellow. Zёri i tij radiofonik kumbonte si rrufe prej qielli. Ai zё metalik dhe gjuha poetike e tij janё karakteristike e kёtij burrshteti tё madh. Ai ishte njё prej aktorёve mё tё shkёlqyeshёm qё mund tё ketё dhёnё njerёzimi nё kёtё lloj arti. Winston Churchill-i kishte thёnё njё herё se: “Oratoria ёshtё dhuratё e madhe prej Zotit ”.Ai e shfrytёzoi kёtё dhunti pёr lirinё e njerёzimit nga nazizmi barbar dhe diktatura e egёr komuniste. Fjalimet e tij liridashёse dhe zёri i tij ndonjёherё dramatik e melankolik dёgjohet sot e kёsaj dite me shumё dashuri e respekt kudo nё botё. Kёshtu kaluam disa orё nё galerinё Morgan tё New York-ut duke parё ekspozitёn e famshme tё kёtij gjiganti tё shekullit XX dhe duke dёgjuar zёrin e tij nё ato fjalime biblike. Pёr tragjedinё botёrore tё shekullit tё kaluar fjalёt dhe zёri i tij ishin njёsoj si zёri i Moisiut. Ky vigan bёri mrekullira pёr shpёtimin e njerёzimit nga robёria naziste siç bёri Moisiu pёr shpёtimin e popullit izraelit. Ky kryqtar(crusader) i asaj race fisnike do tё kujtohet pёrgjithmonё me respekt nga popujt liridashёs.



(Autori, Gjekë Gjonlekaj është ish-gazetar i “Zërit të Amerikës” dhe aktualisht botues e biznesmen në New York)

Madeleine Albrightnë Prishtinë për “Partneriteti për ndryshim - fuqizimi i gruas”


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka konfirmuar pjesëmarrjen e ish - sekretares amerikane, Madeleine Albright, në Samitin Ndërkombëtar të Gruas, me temën: “Partneriteti për ndryshim - fuqizimi i gruas”, që organizohet në Prishtinë nga data 4 deri më 6 tetor. Konferenca organizohet nga presidentja Jahjaga, me mbështetjen e USAID-it dhe NDI-së. 
Samiti do të hapet më 4 tetor 2012 me pjesëmarrjen e sekretares Albright dhe adresimin e saj për rëndësinë e gruas si faktor kyç në zhvillimin e një shteti.

“Përmes këtij samiti synohet avancimi i çështjeve gjinore në të gjitha fushat e jetës, përtej kufijve, dallimeve etnike, racore apo fetare”, tha me këtë rast, Jahjaga.

Ajo gjithashtu tha se në këtë samit do të jenë të pranishëm rreth 200 pjesëmarrës nga Kosova, rajoni, Evropa, Lindja e Mesme, Azia dhe Amerika, përkatësisht 100 pjesëmarrës vendorë dhe 100 nga rajoni dhe bota.

Gjatë samitit do të adresohen të gjithë ata faktorë që ndikojnë në avancimin dhe në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri, fuqizimin ekonomik të grave, me përfaqësimin politik dhe rolin e gruas në vendimmarrje, si dhe të drejtën e pronës dhe qasja e gruas në burime.


Shqipëria e pavarur, mes Vlorës dhe Shkupit


Shqipëria e pavarur, mes Vlorës dhe Shkupit
Atje ku detyra është e qartë, ngurrimi është disfatë
V.Hygo
E mbartur në krye të këtij shkrimi, kjo thënie e mençur e Viktor Hygoit synon të sjellë pas 100 vjetësh në kujtesën e shqiptarëve, se sa i vërtetë ka qenë ky përcaktim për historinë e kombit tonë. Kuvendi Kombëtar u mbajt më 28 Nëntor në Vlorë, por a mund të ishte mbajtur në fundin e gushtit, ose fillimin e shtatorit të 1912-s, në Shkup? Ndërsa diplomatët dhe kanceleritë europiane që ndiqnin me interes Kryengritjen e Përgjithshme të shqiptarëve, prisnin që në gusht të 1912-s, ata të shpallnin Pavarësinë, befas panë se si shqiptarët e shndërruan fitoren në fushën e luftës në dështim. Në tekstet mësimore të historisë shqiptare, si në Republikën e Shqipërisë ashtu dhe në Republikën e Kosovës, ngjarja rrethohet nga një aureolë e ndritshme, por arritjes fundore të saj kryesisht i largohen, pa nxjerrë gjithnjë të vërtetën, disfatën e saj. Ishte ngurrimi ai që fitoren e shndërroi në disfatë. Por shtjellimi i së vërtetës nuk ka qenë i lehtë. Për të vënë këtë cilësim, duhen të rivlerësohen veprime e figura historike, tashmë të mitizuara. Për këtë zhvillim befasues në rrjedhën e ngjarjeve, si pasojë e sjelljes të krerëve të kryengritjes, në shumë artikuj është shkruar e janë përgojuar pa ngurrim, pothuajse tërë emrat më të shquar të historisë së Shqipërisë. Së pari, Hasan Prishtina dhe Ismail Qemali, e më tej Isa Boletini e Bajram Curri, e të tjerë nga paria e Shqipërisë së Jugut. Është e nevojshme që të sillen në vëmendje të lexuesit rrethanat e kohës të zhvillimit të ngjarjeve.

Fillimi i Kryengritjes

Ka marrë emrin “Komploti i Taksimit”. Kështu e ka quajtur Hasan Prishtina në Kujtimet e tij. “Taksim” quhet një shesh shumë i njohur në zemër të Stambollit, ku ka një xhami, një hotel dhe një bibliotekë me këtë emër. Këtu, më 12 janar 1912, deputetët shqiptarë të Parlamentit të Turqve të Rinj, mbajtën një takim të fshehtë për fillimin e Kryengritjes. Pikërisht këtu zë fill Kryengritja e Përgjithshme kundër sundimit osman, që në historinë e Shqipërisë përbën një nga ngjarjet më kulmore e përbën një faqe të ndritshme të saj. Kryengritjet shqiptare kundër Turqisë nuk kishin reshtur që nga shek. XV dhe deri në janarin e vitit 1912, kur deputetët që përfaqësonin katër vilajetet shqiptare, në një banesë të sheshit “Taksim”, morën përsipër fillimin e kryengritjes. Pas shpërndarjes, më 18 janar 1912, të Parlamentit, të ndodhur nën trysninë e kërkesave shqiptare, Turqit e Rinj vendosën diktaturën. Kjo është koha, kur deputetët pjesëmarrës në takimin e fshehtë, u shpërndanë në tërë trojet shqiptare për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme. Hasan Prishtina, bashkë me Isa Boletinin dhe Bajram Currin, kishte marrë përsipër organizimin e kryengritjes në krahinën e Kosovës, ndërsa Ismail Qemali, Myfit Libohova, Azis Vrioni dhe Syrja bej Vlora, do organizonin kryengritjen në Shqipërinë e Jugut. Kryengritja e Përgjithshme Shqiptare, që pasonte nga përmasat atë të vitit 1911, përbën ngjarjen vendimtare që përcaktoi të ardhmen e lëvizjes e të veprimeve. Fatet e saj ajo i vendosi me luftën e armatosur në Kosovë. Historianët e Kosovës, në kushtet e shtypjes serbe, përpos dëshirës e përpjekjeve, nuk besoj se mundën të shpjegonin në tërësinë e përmasave, madhështinë që pati kjo kryengritje dhe theroritë që u bënë, ndërsa historianët e Shqipërisë, veçse e kanë gërvishtur paksa përmasën e kësaj kryengritjeje me ndikim të jashtëzakonshëm për pavarësinë e Shqipërisë dhe ende vazhdojnë të lëkunden në vlerësimin e ngjarjeve, paqartësinë e paqëndrueshmërinë ndaj krerëve e figurave.
Një personalitet i kohës dhe figurë nga më të shquarat e Lëvizjes sonë Kombëtare. Siç dihet, pavarësisht ndihmesës së jashtëzakonshme në Pavarësinë e Shqipërisë, nuk u ndodh i pranishëm në aktin solemn, më 28 Nëntor 1912. Nga data 4 nëntor 1912 ka qenë i burgosur nga serbët. U arrestua në Shkup, me një grup të madh udhëheqësish shqiptarë të kryengritjes dhe u çuan në burgun Kalemegdan në Beograd, në të cilin e kanë mbajtur deri më 1 prill 1913 dhe e kanë liruar falë presionit ndërkombëtar. Ky udhëheqës dhe ideolog i shquar, pas “Komplotit të Taksimit”, në periudhën nga muaji maj e deri në gusht të vitit 1912, udhëhiqte Kryengritjen e Përgjithshme në tokat shqiptare të vilajetit të Kosovës e Manastirit, duke përgatitur ngritjen e Flamurit, shpalljen e lirisë dhe zgjidhjen përfundimtare të çështjes kombëtare shqiptare. Veprimtaria e tij u përqendrua në organizimin e luftës së armatosur.
Dokumentet e kohës flasin fillimisht për mbi 25 mijë kryengritës, të cilët çliruan Pejën, Gjakovën, Prishtinën, Ferizajn, me veprime ushtarake të drejtuara nga Hasan Prishtina. Formacionet e çetave shqiptare në Kosovë kaluan numrin 60 mijë. Ata i thyen turqit në gjithë shtrirjen e frontit. Porta, e frikësuar pas përparimit të trupave kryengritëse drejt Shkupit, detyroi dorëheqjen e Said Pashës, kryeministër i kabinetit xhonturk. Kabinetet e tjera të krijuara pas kësaj dorëheqje u treguan edhe më armiqësore. Kabineti, me Qemal Pashën kryetar të Këshillit të Ministrave, dërgoi një komision të udhëhequr nga Ibrahim Pasha. Komisioni qeveritar, më 1 korrik filloi bisedimet në Prishtinë me delegacionin shqiptar, të kryesuar nga Hasan Prishtina, i cili si fitimtar në fushë të betejës, parashtroi kërkesat, të formuluara me përmbajtje në përputhje me tërësinë e interesave kombëtare, por brenda Autonomisë. Ato u bënë të njohura si Kërkesat Shqiptare, mes të cilave, spikasin: Të njihen zyrtarisht kufijtë e Shqipnisë; Autoritetet civile dhe ushtarake të kenë komsin Shqyptare; Ushtrija shqiptare të shërbej në Shqypni e të jetë komanda prej oficerve shqyptarë; Veprimet zyrtare në Shqipni të bëhen në gjuhë shqipe.
Bisedimet që priteshin me ankth e shpresë në Shqipërinë e Jugut e të Veriut nuk rezultuan të suksesshme. Reaksioni turk, ashtu si më 1878-n, edhe këtë radhë ishte kundërshtar i autonomisë shqiptare. Është ky qëndrim armiqësor i anadollakëve, që ndonëse duke dhënë shpirt, vazhdonte të ushqente shpresën se do t’i mbante shqiptarët nën robëri. Guvernatori dhe komandanti turk i Janinës, kur prijësit shqiptarë të Çamërisë i parashtruan në këto ditë të fillim korrikut, kërkesat e shqiptarëve për autonomi, u shpreh, “…kërkesat e Shqiptarve nuk mund të plotësohen. Para se të bëhet kjo, nuk do mbetet gur mbi gur”. Ndonëse Kryengritja e Përgjithshme, e drejtuar dhe e organizuar nën një udhëheqje të vetme, me përfaqësues personalitetet më të shquara të të gjitha trojeve, në Veri, Jug, Lindjen shqiptare, ajo, sipas historianëve tanë, nuk diti të vjelë frytet e fitores, për shkak të mungesës së bashkërendimit të qëndrimeve të tyre. Në këto rrethana, në vazhdimin e bisedimeve, nga 2 deri më 18 gusht 2012, pasi në Ferizaj mbërriti autorizimi i parisë e krerëve të Shqipërisë së Jugut, me të cilin bënin Hasan Prishtinën përfaqësues në marrjen e vendimeve, gjatë bisedimeve me qeverinë turke ishin vetëm krerët kosovarë, nën drejtimin e Hasan Prishtinës. Më 9 gusht, Hasan Prishtina përsëriti kërkesat, të cilat ndonëse të reduktuara ndjeshëm, u refuzuan. Forcat Kryengritëse, më 12 gusht 1912, sulmuan Shkupin dhe e pushtuan atë. Me marrjen e Shkupit e pas ngritjes së flamurit shqiptar, zëra të diplomatëve të huaj thanë e shkruan se shqiptarët mund të shpallnin mëvetësinë e tyre në Shkup. Më 19 gusht, qeveria turke kapitulloi dhe pranoi kërkesat. Ky është momenti që Hasan Prishtina telegrafon në gjithë qytetet e Shqipërisë, “… të ndërpriten veprimet luftarake kundër Turqisë”. Kryengritësit u shpërndanë, pa shpallur Pavarsinë e tërsisë së tokave shqiptare”. Ky ishte dhe misioni, kjo duhej të ishte edhe detyra. Çfarë ndodhi? Ngurrimi në Shkup i çoi shqiptarët në Shqipërinë e Vlorës, në Shqipërinë e vogël që kemi sot. Shqipërinë etnike, pas kësaj, s’qemë më të zotët ta bëjmë.

Pse nuk u shpall Pavarësia në Shkup?
Shkupi i 1912-s është qyteti më i madh shqiptar i kohës. Mes 50 mijë banorëve që e popullonin, më se 40 mijë ishin shqiptarë, 4 mijë bullgarë e mbetja, kombësi të tjera. Si qendër e madhe qytetëse, në të ishin vendosur një mori konsullatash dhe dilnin gazeta e qarkullonte shtyp periodik shqiptar. Shkupi i kish tërë cilësitë e vlerat për t’u bërë kryeqendra shqiptare për shpalljen e Pavarësisë. Mid’hat Frashëri, në kujtimet e tij të udhëtimit, e përshkuan Shkupin e 1912-s, “…një vend thjesht Shqipëri, ku njerëzia është, jo vetëm në shumicë shqipëtare, por kjo racë formon tërërisë…”.
Po, pse nuk u shpall pavarësia në Shkup? Historiografia jonë ka qëmtuar mbi ngjarjet, mbi kujtimet e shkruara e mbi shtypin e kohës. Kritikat e para nuk vonuan të vijnë, pa kaluar ende dy javë nga shuarja e kryengritjes dhe vjen nëpërmjet pendës së Fan Nolit, i cili, më 6 të vjeshtës I, 1912, në gazetën “Dielli”, vë nën akuzë Ismail Qemalin dhe Hasan Prishtinën, për të cilin shkruan se, “…kur Riza Beu dhe shokët e tij kërkojin autonomi, ky (H. Prishtina) kërkonte reforma për mbretërinë Othomane. Isa Boletini me Riza benë të gënjyer me një paturpsi dhe dinakëri aqë të poshtër, u shtrënguan të kthehen në malet e tyre dhe ta lenë Hasanin të mbledhë pemët e mundimeve të tyre…Serbët dhe Turqit duhet ta ngrehin Hasanin në qiell që ndaloj njohjen e një Shqipërie autonome me katër vilajetet, prej guvernës turke”. Gjykimi në frymë pesimiste që jep Noli, mbase nuk është i drejtë, për shkak se është tepër larg ngjarjeve, për më tepër se është po ai, që tek “Dielli” që më 1909, shkruan thirrjen se, “…detyra e shqiptarëve është të jenë besnikë te Turqia, se ndryshe do bien në thonjtë e atyreve të cilëve u tregohen si mbrojtës tani”. Largimi në kohë nuk e zbuti qëndrimin e Nolit. Në “Federation Balkanoque”, Vjenë, në numrin e 1 dhjetorit 1928, shkruan se “…sikur të mos ishin tradhëtuar prej krerëve, Shqiptarët (në Shkup) do ta kishin proklamuar që athere independencen e tyre”.
Po kush ishin tradhtarët. Vetëm pas 9 vjetësh, kur nga Shtypshkronja françeskane u botuan në vitin 1921, “Një shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare të vjetit 1912”, shkruar nga Hasan Prishtina, akuzave të Nolit dhe një varg akuzash të tjera, iu dha një gjegje, me përshkrimin e së vërtetës. I trembur në ato ditë nga mundësia e një lufte civile mes çetave shqiptare, ja si i shpjegon arsyet Hasan Prishtina, udhëheqësi i kryengritjes:
-“Koha e shenueme për kryengritje u afronte gjithnji. I shkrova Ismail Qemalit qi ta kryente detyrën. M’u përgjigj me sot e me nesër e me premtime të thata…me apathinë qi diftoi Ismail Qemal Begu në të kryemit e detyrës së vet, na pat krijue nji gjendje gati të dishprueshme”.
-Që në Prishtinë, Riza Gjakova dhe Isa Boletini më thanë se “ne nuk duam autonomi dhe nuk mund të dahemi prej osmanëve. …kryengritja u sabotua sepse Riza Beg Gjakova dhe Isa Beg Boletini dhe shumë fanatikë fetarë hallin e kishin me mësye e me e lirue Sulltan Hamidin prej burgimit në Selanik”.
-“Në Shkup mbrritëm me 20 përqind të fuqisë që kishim në Prishtinë. Rizai e Isa mendojshin me pështu Sulltan Hamitin, qi ishte i burgosur në Selanik… Jo që nuk mund t’u flitet me ta për punë t’Independencës, por nuk mund t’u përmendje gja as për autonomi, pse këto ishin fjalë mkati për Riza begun e Isa Boletinin…Ibrahim pasha e dinte që Hasan Prishtina ishte prishur keqas (me disa krerë). Ishte nevoja me e shpërnda nji orë e më parë fuqinë që kishim.
-“Përfaqesues të ardhun të Shqipnisë së Mesme, Abdi Toptani, Mustafa Kruja dhe Marka Gjoni, kur panë shkallën e fanatizmit të Riza Begut e Isa Boletinit, u dëshpëruen. U bindën se nuk mund ta shpallnim Indipendencën”.
Më 7 shtator 1912, Luigj Gurakuqi, i shkruante parisë së Elbasanit, mes të tjerash, “…faji është i të gjithë neve, sepse u lanë të ndërhyjnë fanatikët e Prishtinës, Shkupit e të Tetovës, që deshën të tregohen më turq se turqit”.
Këto ditë, në shtypin e Kosovës ndesh edhe në qëndrime, ku thuhet se Kryengritja e Përgjithshme u tradhtua nga krerët e Shqipërisë së Jugut. Për hir të së vërtetës, duhet pohuar se kur, më 12 gusht kryengritësit shqiptarë hynin në Shkup, çetat e kryengritësve të Shqipërisë së Jugut, çlironin qytetin e Konicës, Përmetit, Ersekës, Leskovikut, Fierit dhe mbërrinin në Peshkopinë e lirë. Më 12 gusht, në Prevezë e Gjirokastër dhe më 13 gusht, në Filat, mbaheshin mitingje mbarëpopullore. Qëndrime të tilla janë shprehi e orvatjeve në vazhdimësi, për të bërë histori të krahinave shqiptare e jo histori të kombit.
Shqipëria, edhe pse tani subjektit fetar nuk i kushtohet më vëmendje në tekstet e historisë, krahas atdhetarëve të paepur, gëlonte nga elementë turkomanë. Pashallarë, bejlerë e agallarë, zotërues të çifligjeve, ndonëse shqiptarë në kombësi, por që sundimin feudal të Turqisë e kishin në zemër, shihnin më me interes atë, se sa një Shqipëri të pavarur. Të tillë elementë, edhe pas 100 vjetësh, tashmë me petkun fetar, ende i kemi nëpër këmbë. Konferenca e Bashkësisë Islame, e quajtur shkencore, që po mbahet në Tiranë këto ditë në kuadrin e 100-vjetorit të Pavarësisë, “Për ndihmesën e tyre në formimin e identitetit kombëtar”, krahas meritave dhe vlerave, e ka për mision të rrëfejë me objektivitet edhe dëmin e madh që i sollën lëvizjes për Pavarësi shumë krerë fanatikë myslimanë.

Lufta e i Ballkanike nisi për të mos lejuar Pavarësinë e Shqipërisë
Historiani amerikan i Universitetit të Çikagos, Ferdinand Schevill, në veprën, “Ballkani-Historia dhe Qytetërimi”, pragluftën e përshkruan: “Pra ishte çasti për të sulmuar, pasi shteti osman ishte i dobët dhe Shqipëria e katër vilajeteve ende nuk dukej në hartë”.
Ngjarjet u rrokullisën shpejt. Të alarmuar nga mundësia e fitores shqiptare, e cila po shkonte drejt autonomisë së katër vilajeteve, të Shkodrës, Janinës, Manastirit e Kosovës, monarkitë ballkanike filluan të organizoheshin. Rusia, në këto rrethana, i nxiti shtetet sllave në Ballkan të bashkoheshin kundër Perandorisë Otomane. Traktatit të Marsit të vitit 1912 mes Bullgarisë dhe Serbisë iu bashkëngjitën në shtator Mali i Zi dhe Greqia. Më 8 Tetor, Lufta Ballkanike, me synim copëtimin e tokave shqiptare, filloi. Turqia u thye dhe në fillim të nëntorit u dorëzua në mënyrë të turpshme, duke lënë pas jehonën e tmerreve të luftës që kish ngërthyer pjesën më të madhe të territoreve shqiptare, të pushtuara e të shkatërruara nga serbët, malazezët e grekët. Kjo ishte gjendja e rëndë, kur shqiptarët, pasi dështuan në Shkup, bënë së fundi hapin e guximshëm në Vlorë, për të mos lejuar ndarjen e tokave të tyre si plaçkë lufte, qëllime që ishin shfaqur sheshazi nga mbretëritë e Ballkanit. Autonomia që na e dha Turqia më 19 Gusht 1912, nuk e pa, as u prek dhe askush nuk pati më kohë të kërkonte zbatimin e “14 pikave”.
Lufta për të fituar lirinë vazhdon
Para 100 vjetësh, konsulli i Austro-Hungarisë në Shkup, thoshte se “…ka shqiptarë si në kohën e Skënderbeut, por nuk ka Skënderbej që t’i prij e t’i udhëheq”. Ndonëse kemi pasur 100 vjet kohë për t’i shoshitur gjërat, ende, me vorbullat që sjell herë pas here koha, me kujtimet kontradiktore për ngjarjet e vitit 1912, të sjella nga Sejfi Vllamasi, Dervish Hima, Eqerem Bej Vlora, Selenica, Noli e Gurakuqi, etj., paqartësitë vazhdojnë. Dy gjëra dihen mirë: së pari, nuk ishte vetëm fshatari i Sharrës, Haxhi Qamili, që kërkonte “Babën”, por dhe një pjesë e parisë së kohës, deri ditën e Pavarësisë, madje edhe më pas, e shikonin Shqipërinë nën suzerenitetin e Sulltanit. Së dyti, mungesa e mirëkuptimit, moskoordinimi i veprimeve dhe shfaqja e ambicieve klanore, elementë që nuk lejuan shpalljen e Pavarësisë shqiptare në Shkup, vazhdojnë të jenë ende tipare bashkudhëtuese të kombit, si në Veri, ashtu dhe në Lindje e në Jug. Atje ku detyra është e qartë, ngurrimi vazhdon të shfaqet si disfatë edhe tani. Më lehtë mund të ëndërrosh një parti shqiptare në drejtim të Maqedonisë, sesa të ëndërrosh një bashkim të shqiptarëve në Maqedoni, me platformë të përbashkët kombëtare. Përçarja, “S’është aq keq sa duket – thotë analisti Kim Mehmeti – por edhe më keq”. Gjithsesi, ata që morën pjesë në Kryengritjen e Përgjithshme të 1912-s, janë të gjithë heronj të këtij populli, me tërësinë e tyre, të mirat e mangësitë që shfaqën në rrethanat e kohës. Ata na kanë mbetur në kujtesë, sepse populli i ka dashur.
Një figurë qendrore e përpjekjeve të popullit shqiptar për liri e mëvetësi, është Hasan Prishtina, të cilit, rrethanat tragjike të zhvillimeve të Luftës Ballkanike, nuk i lejuan të ndodhej në momentin e shpalljes së Pavarësisë. Hasan Prishtina, sipas një versioni, i lindur në Vushtrri, më 27 shtator 1873, e sipas një version tjetër, më 1878, në rrënjë është Berishë nga Galica. Ka mbajtur edhe mbiemrin Polaci dhe, pas zgjedhjes si deputet i Prishtinës në Parlamentin turk, mori mbiemrin Prishtina. U diplomua në Stamboll, në Fakultetin e Drejtësisë. Njihte gjuhët anglisht, frëngjisht, gjermanisht, greqisht, italisht, arabisht, serbisht e turqisht. Zotëronte një kulturë që e dallonte cilësisht nga rrethi ku punonte e jetonte. Administrata turke, që në rini të hershme, i besoi atij kryerjen e disa funksioneve qeverisëse shumë të rëndësishme në kuadrin e Perandorisë Otomane. Në Stamboll pati lidhje të afërta me bashkatdhetarët e shquar, si vëllezërit Frashëri, të cilët patën ndikim të madh në formimin e tij atdhetar.

Krijuesit folën përmes poezisë një Shqipëri etnike


Krijuesit folën përmes poezisë një Shqipëri etnike
Evenimenti artistik “100 mijë Poetë për Ndryshimin” u organizua të shtunën në Tiranë në Kampusin Universitar Vitrina. Të ftuar ishin ishin rreth 100 figura të shquara, poetë, shkrimtarë, piktorë, si edhe aktorë ishin pjesë e kësaj mbledhjeje masive artistike krijuese të letërsisë nga Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve Shkrimtarëve dhe Artistëve "Pegasi" Albania e Shoqata "Familja dhe Media-Fuqia për Ndryshim".
Njëherit ky aktivitet iu bashkëngjit edhe aktiviteteve mbarëkombëtare për shënimin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar, ku krijuesit folën përmes poezisë e gjuhës së artit një Shqipëri etnike .
Maqedonia në këtë organizim kulturor u përfaqësua nga poetja tetovare Sadije Aliti. Pjesëmarrës ishin edhe shume krijues nga Kosova, e Shqipëria. Eventi u organizua nga Unioni i Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë - Fondacioni "Banka e Ideve", Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve Shkrimtarëve dhe Artistëve "Pegasi" Albania dhe Fondacioni "Vitrina". Pritja madhështore u bëri shumë përshtypje artistëve të cilët shprehën hapur kënaqësinë dhe përshtypjet e mira për organizimin. Znj. Kozeta Zavalani, Kryetare i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Pegasi për Tiranën, njëkohësisht dhe moderatorë e këtij eventi, falënderoi pjesëmarrësit dhe në mënyrë të veçantë aktoren e madhe Znj. Roza Anagnosti si dhe Nderin e Kombit Z.Dhimitër Anagnosti.
Përfaqësues nga Universiteti “Vitrina” ishte Zv. Rektori Z. Teki Kurti, i cili përshëndeti të pranishmit dhe i njohu ata me misioni dhe vizionin që ky universitet paraqet e mbi të gjitha për mbështetjen që u jep evenimenteve të tilla. Në sallën “Sami Frashëri” u interpretuan krijime mjaft interesante të artistëve të njohur si dhe atyre të rinj. Ky aktivitet ishte mjaft i larmishëm plot me emocione deri në lot gëzimi. Në ambientet e Universitetit “Vitrina” u hap dhe një ekspozitë pikture me punime të: Sokol Mecollari, Irida Hazizi, Mikel Zavalani, Zhulieta Tengu. Në këtë ekspozitë u paraqitën punime me tematika nga më të ndryshme. Në fund të takimit u organizua një koktej duke krijuar kështu një ambient festiv dhe të ngrohtë për të gjithë të pranishmit.
Për të gjithë të pranishmit u shpërndanë certifikata pjesëmarrje në “100 mijë poetë për ndryshim”.

Fatmir Limaj i revoltuar, braktis mbledhjen e GP të PDK-së



Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Fatmir Limaj e ka lëshuar të martën në mënyrë demonstrative mbledhjen e Grupit Parlamentar të PDK-së, e mbajtur në Kuvendin e Kosovës.
Limaj nuk ka pritur të përfundoj mbledhja, duke u larguar pa dhënë ndonjë arsye, mirëpo, sipas këtyre burimeve, ai nuk është pajtuar me zhvillimet e fundit brenda PDK-së që ka të bëjnë me përgatitjet për Kuvendin Zgjedhor, pastaj ka kundërshtuar një pjesë të deputetëve se koalicioni qeverisës po funksionon mirë, si dhe ka qenë kundër procesit të bisedimeve politike të cilin e mbështetë kryeministri Thaçi dhe pjesa më e madhe e deputetëve të PDK-së.
Shefi i GP të PDK-së, Adem Grabovci nuk i është përgjigjur telefonatave për të sqaruar një gjë të tillë, ndërsa i pamundur ka qenë kontakti edhe me vetë Fatmir Limajn.
Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi kanë dalë hapur kundër idesë për bisedime politike me Serbinë pa u zhvilluar debat në Kuvendin e Kosovës dhe pa u arritur një platformë e unifikuar e të gjithë spektrit politik në Kosovë.
Po ashtu Limaj ka kërkuar që në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së të shkohet një anëtar një votë, gjë që është kundërshtuar nga pjesa më e madhe e kryesisë së kësaj partie.

Rrefehet Prof.dr.Ylli Pango:Prof.dr.Sali Berisha u nxitua me shkarkimin tim


Rrëfehet Pango: Berisha u nxitua me shkarkimin tim

Ylli Pango, deputeti i Partisë Demokratike, në një intervistë për Roland Qafokun, bën një përsiatje për jetën e tij duke rrëfyer arritjet dhe peripecitë gjatë karrierës së tij.
Aktualisht Pango është drejtues i Agjencisë së Kërkimit, Teknologjisë dhe Inovacionit, dhe sipas tij kjo detyrë është një nga mozaikët e jetës së tij.
Sipas Pangos, periudha të mira në jetën e tij kanë qenë kur ka qenë dekan në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe kur është zgjedhur deputet kur konkurronte me rivalin Angjeli.
“…Berisha më merrte në telefon dhe më kërkonte. I thashë që nuk mund të vija pasi kishte shumë njerëz, por ai më tha: ‘hajde se po pret kombi’, dhe pak më vonë ai na ka nxjerrë në ballkon përpara kamerave. Këto janë momente që nuk harrohen, jo sepse unë u bëra deputet, por emocionet janë të papërshkrueshme kur del para mijëra njerëzve dhe e di që këta njerëz kanë punuar bashkë me ty dhe është arritur një fitore shumë e vështirë. Ky ka qenë një emocion shumë i madh dhe unë atë natë, por edhe dy para, nuk kam fjetur, madje kam rënë edhe 9 kilogram nga pesha”,tregon Pango.
Ndërsa periudha negative sipas tij ka qenë vënia e bombës, por edhe shkarkimi nga posti i ministrit, ndonëse ai akoma i qëndron fjalëve të tij se ajo ishte një ngjarje e stisur. Sipas tij, shkarkimi brenda 4 minutash nga Kryeministri ka qenë një nxitim nga ana e tij.
“Ai katër minutësh ka qenë një nxitim i kryeministrit se minimalja duhej parë kaseta dhe duhej gjykuar. Tani e gjykoj me gjak të ftohtë sepse edhe unë në ato momente kam qenë i habitur. Unë atë nuk e quaj ngjarje sepse vinte tek unë një person i cili ishte zhdukur prej kohësh dhe e dinte mirë atë shtëpi. Kur kam parë variantin origjinal, pashë se ishin bërë shumë ndryshime, por nuk mund të bëj asgjë tani kur gjithçka u realizua”, shprehet Pango.
Ai rrëfen se pas skandalit shumë parashikuan vetëvrasjen ose arratisjen, madje ai tregon se dy “analistë të shkëlqyer” i kanë rekomanduar të vetëvritej.
Ndërsa nga kryeministri Berisha i ka ardhur ky koment: “Ai lançim që është bërë për ty ka qenë turp”, ndonëse ka pasur edhe dashamirës ku një person nga Vlora i ka pohuar: “profesor, mungonte vetëm makina që të ngarkonte plaçkat që të dërgonin në internim”.
“…Jo vetëm familja , por edhe shoqëria ka qenë e mrekullueshme. Djali erdhi direkt nga Italia dhe më shumë se sa si djalë më qëndro si shok e vëlla”, pohon Pango.
Sipas tij, mes skandalit “Meta” dhe të atij, ka një të përbashkët, sepse në të gjithë botën nxirret në pah e bardha, ndërsa këtu bëhet përgjim për të thënë se tek ky njeri gjendet e zeza.
Ai nuk ka anashkaluar një analizë psikologjike të dy krerëve, demokrat e socialist.
“…Berisha ka qenë protagonist në 22 vjet, duke qenë kryetar partie, kryeministër, deputet, mund të thuash ç’të duash, por ai mbetet i tillë. Së dyti e vlerësoj fuqinë e vullnetit dhe personalitetit dhe Berisha ka fuqi të jashtëzakonshme fizike dhe mendore dhe për mua këto dy tipare bëjnë që të minimizohen shumë gjëra të tjera”.
Ndërsa përsa i përket Edi Ramës: “Nga pikëpamja psikologjike Edi Rama është shumë interesant duke pasur parasysh në vijimësi jetën e tij nga fëmijëria. Ne kujtojmë shumë elementë nga jeta e tij, p.sh si sportist apo gjëra të tjera dhe janë këto detaje që bëjnë tërësinë e njeriut. Analiza e tij do të kërkonte kohë dhe cikli i jetës së tij do të këtë vijimësinë e tij…”.
Ndërsa shpreh konsiderata për Bashën, ai pohon se nuk e analizon dot zonjën Topalli, jo sepse ajo ka qenë një kritike e ashpër ndaj tij, por pasi nuk e njeh mirë jetën e saj.
Sipas tij është budallallëk që të mendosh që nuk ke gabuar në jetë.
“Ndoshta në raport me njerëzit kam pasur një ndarje disi me thikë. Me njerëzit e aftë, pozitivë ka dhe të mirë kam pasur raporte të shkëlqyera. Ndërsa me të paaftët jam treguar më i keq se ç’duhet…”, tregon Pango.

 

 


Alkida Budini, vajza që fillimisht u bë e njohur për pjesëmarrjen e saj në “Kafazi i Artë” i organizuar nga News 24 e që më pas “shpërtheu” për rolin e saj në atë çka u cilësua “video-skandali Pango” duket se po jeton më së miri në Francë. 




 






Pas një ndalese të shkurtër në Greqi, që e përdori si tranzit, ajo prej 4 vitesh është vendosur në Francë. 


 Alkida tashmë përfituar azil politik, por edhe mundësi më të mira për të bërë jetë nate, ashtu siç e shohim në këto foto të reja.






 E trukuar me kujdes, me trupin e tonifikuar që i del në pah nga një fustan me dekolte të hapur, i kuq dhe i shkurtër, ajo është fotografuar duke kërcyer në mënyrë provokuese.




 Në pub-in ku në sfond duken pijet alkoolike, e shkujdesur në lëvizje dhe e qeshur, Alkida Budini, tashmë 28-vjeçare, nuk ngjan aspak keq, si një azilante që është.








 Përkundrazi, duket se “arratia” i ka prirë në pamjen e jashtme, por edhe me argëtimin e shoqërinë. 



Skeda e prezantimit tek “Kafazi i Artë”
Hera e parë e Alkidës pranë meshkujve të panjohur
Në prezantimin që bëri në moshën 19-vjeçare, Alkida Budini u duk si më e “pafajshmja” e reality show-t “Kafazi i artë”. Për të, ky show do të ishte dhe hera e parë që do të jetonte me djem të panjohur, ashtu siç e ka pohuar edhe vetë ajo. Ja se çfarë u shkrua zyrtarisht për Alkidën në atë kohë: “Nuk është e dashuruar dhe nuk ka qenë kurrë e tillë. Suçi është vend i vogël dhe atje çdo gjë merret vesh. Për të është hera e parë që jeton kaq pranë meshkujve të panjohur. Ka dy vëllezër e dy motra. Ëndrra e saj është të vazhdojë shkollën e lartë në Tiranë ose të shkojë te vëllai në Angli, i cili jeton atje prej vitesh dhe është martuar me një vajzë spanjolle, të quajtur Stephany. Ka dashur gjithmonë të merret me art, por kjo ka qenë për të veçse një ëndërr e parealizuar. Jeta e saj në Suç është shumë monotone dhe dëshiron ta ndryshojë sa më shpejt. Është në dietë të vazhdueshme dhe, siç thotë e ëma: “Alkida ujë të pijë, i bëhet shëndet”. Do të donte të lexonte libra, por nuk ka vullnet. Ka dëshirë të bëhet sociologe”.


Pranë kullës Eiffel, brigjeve të lumit Senë etj., ajo shfaqet në formë shumë të mirë me miq të ndryshëm të saj. Në disa të tjera, Alkida bën performanca me veten, që nga gërshetat e njohura të rrepistëve e deri të pikturimi i fytyrës së saj. Të gjitha këto foto, përveç atyre të pub-it, ajo i ka përmbledhur në një album me emrin “Karla shqiptare”. Është ky pseudonimi i saj për sitet në internet, por vetëm ato të huaja. Me sajtet shqiptare dhe rrjetin social Facebook, ku ka qenë e regjistruar para ikjes në Francë, i ka mbyllur hesapet me kohë. “Mbyllje hesapesh” Alkida duket se ka bërë edhe me pamjen e saj të dikurshme, nga një flokëgështenjë me tipare të qeta adoleshenteje, ajo tashmë vjen krejt agresive. Herë me flokë të zinj e herë me të kuq, Alkida guxon edhe të provojë nuanca të ndryshme biondesh. Një “kameleon” i vërtetë sa i përket transformimit të vetes. Ajo gati nuk ka më asgjë të përbashkët me atë vajzën që erdhi nga Suçi i Burrelit për herë të parë në Tiranë, 8 vjet më parë. Ishte periudha kur Alkida 19-vjeçare iu përgjigj njoftimit të televizionit “News 24” për të marrë pjesë në reality show-n “Kafazi i Artë”. Pikërisht në këtë emision ajo u njoh me Ylli Pangon, i cili ishte i përzgjedhuri i televizionit nga jashtë për t’u kujdesur për Alkidën. “Tutor” quhej në këtë rast Pango, një emërtim televiziv ky, ashtu si çdo i përzgjedhur tjetër që korrespondonte për secilin banor.
Pas përfundimit të edicionit “Kafazi i Artë”, ku Alkida u skualifikua nga mesi i garës, ajo tentoi të nisë shkollën e lartë. Duke qenë se gjatë emisionit kishte shprehur dëshirën për të ndjekur Sociologji, atëherë profesori i mirenjohur shqiptar dr. Ylli Pango e ndihmon për të realizuar universitetin.

 Paralelisht, Alkida tenton që të punojë në gazetari. 
Nga një televizion në tjetrin dhe pas disa provash në radio, më në fund ajo arrin të punësohet në televizionin “Top Channel”, si gazetare investigative në emisionin “Fiks Fare”. 

Më 11 shkurt 2009, ajo merr detyrën e spijunes -Prostitutke-që të shkojë në shtëpinë e ministrit të Kulturës, Ylli Pango. Pjesën tjetër besoj e dinë të gjithë tashmë. Rreth asaj që u shfaq si “skandali seksual i Pangos”, në internet ka pasur klikime me mijëra herë, por që dëshmitarja kryesore nuk u pyet asnjëherë.
Mbreti i sexit ,profesori shume i cmuar shqiptar Ylli Pango,u shpall i Pafajshem nga Gjykata.

F.Bruqi