“Nuk them se kam bërë ndonjë gjë të madhe, kam dëshmuar, dhe ndoshta ajo logoja që ka vendosur UET në libër “Scripta manent”, them se përmbyll të gjithë detyrimin, misionin që ka letërsia, kujtimet dhe historiografia; se shkrimet mbeten dhe mbeten për të kujtuar. Nëse kujtimet i konsiderojmë si urë që lidh të kaluarën me të ardhmen, mirë apo keq jam munduar të ndërtoj një urë. Për të lidhur këtë të kaluar me këtë të ardhme, sepse pa kujtuar të kaluarën nuk mund të ndërtojmë të ardhmen”.
Kështu do të shprehej përkthyesi dhe shkrimtari Amik Kasoruho dje gjatë promovimit të librit të tij “Shqipëria, ankthi dhe ëndrra”. Ceremonia u zhvillua në ambientet e Universitetit Europian të Tiranës, ku merrnin pjesë njerëz të letrave, por edhe politikanë, duke filluar që nga kreu i shtetit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. “Të rinjtë do të gjejnë të vërtetën e dhimbshme të një jete që ishte mohimi i saj. E kush tjetër veç atyre që e kanë jetuar se për një këngë të huaj për një fjalë goje, për një artikull gazete do të kalbeshin në burg. Historia njerëzore njeh shumë diktatura që ndryshojnë në formë, por kanë përmbajtje të njëjta. Ajo që kaloi vendi ynë ishte nga më të vështirat, më të dhunshmet, jemi vendi që disa emra gjeografie janë bërë të njohur përmes së keqes. Siç janë njohur Bukenvardi dhe Aushvici, ashtu u njoh Burreli, Spaçi, Maliqi e Porto Palermo. Kemi pasur më shumë burgje se teatro e stadiume”, u shpreh gjuhëtari Kolec Topalli gjatë promovimit të librit.
Ndërsa gazetari Blendi Fevziu do ta vlerësonte atë si një ndihmë që i jepet të vërtetës. “Më shumë kujtime, libra, dëshmi do të ishin vlerë e shtuar për shoqërinë shqiptare. E them këtë, sepse nuk mund të ketë vërtetë absolute që vjen përmes një libri, por ballafaqimi i sa më shumë të vërtetave përmes librave mund të ndërtojë mozaikun real të asaj çka ndodhur në Shqipëri”, u shpreh ai. Në faqet e këtij botimi nga “UET-Press” vijnë në një të vetëm dy librat e Kasoruhos: i pari i titulluar “Një ankth gjysmëshekullor – Shqipëria e Enver Hoxhës” dhe i dyti “Çmimi i një ëndrre – zgjimi i mundshëm i Shqipërisë”. Ishte ideja e botuesit Henri Çili që të bashkonte në një libër dy analizat më serioze që autori i ka bërë Shqipërisë: Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe Shqipërisë së Ramiz Alisë. Duke krijuar një pamje të plotë, ku ankthi dhe ëndrra e një vendi shfaqen me të gjitha emocionet, qartësinë, qetësinë dhe thellësinë e mendimit të një dëshmitari si Amik Kasoruho, i cili njohu burgun, pushkatimin e babait, dëbimin, mohimin e shumë të drejtave për vete dhe familjen e tij. Pjesa e parë e këtij diptiku u botua së pari në vitin 1994 në Itali dhe prej asaj kohe ka njohur katër ribotime, të cilat kanë marrë mjaft vlerësime nga njerëz të shquar të letrave.