Feja e shqiptarit -eshte shqiptaria!
Në debatin e pabarabartë në disfavor te muslimanëve, që prezentojnë disa media shqiptare në qështjen e fesë shihet qartë konceptimi i ndryshëm i kombit nga perspektiva fetare, kryesisht ekstremiste. Fundja këto debate s'kanë të bëjnë fare me fenë e as thelbin e asnjerës fe, por janë debate politike nga epiqendra katolikocentriste.
Feja e shqiptarit -eshte shqiptaria!
Kur "gazetari",-spijuni serb Kastriot Myftaraj perzien kombin për interesa te tij fetare ekstremiste ne kryqezaten e tij mesjetare kunder Islamit e kombit shqiptar, për të, kombi është i interpretuar në mënyrën e tij te te menduarit, d.m.th. komb me kryq dhe flamuri me kryq ne ballë. Sipas tij edhe legjendat kombëtare te krijimit te kombit shqiptar vllezërit Frashëri, Ymer Prizreni, Ismail Qemali, Isa Boletini etj. dhe legjendat moderne te kombit si Adem Jashari, vellezerit Haradinaj,Sali Çekaj,Rrustem Bruqi,Agim Ramadani ,Muje Krasniqi"Kapuqi",.... UÇK-ja, UÇPMB-ja dhe gjithë dëshmorët e kombit etj. do te duhej ta kishin bartur kryqin në qafë...
Etapa me tragjike e historisë kombëtare është krishterizimi mitik i Skenderbeut.
Flamuri i Skenderbeut ishte me Shqiponje e jo me kryq. Flamuri është simbol i cili prezenton idealet për të cilat luftohet, në raste lufte. Me kryq e kishin vetëm Serbia e Greqia....
Kryqi në Kosovë ka pasur dy role kryesore, paradoksale dhe njëkohësisht antishqiptare: dallimin e krishtereve nga masa shqiptare (dmth nga muslimanët) dhe kryqëzimin e shqiptarëve nga pushtuesi serb.
Ne rastin e parë kemi shumicen krishtere shqiptare te cilet vizatonin kryqet ne muret dhe dyert e tyre për t'u dalluar nga masa shumicë shqiptare, dmth nga muslimanët shqiptar.
Ky vizatim i kryqit, për t'u dalluar, ishte një njollë e zezë në marrëdhenjet ndërshqiptare, ishte simbol i vetëizolimit, vetëterheqjes apo ikjes nga përgjegjësia, nga te qenit shqiptar. Për të mos iu hyrë në hak, çdo rregull ka perjashtim.
Në rastin e dytë kemi pushtuesin serb, i cili përpiqej të kryqëzonte popullaten shqiptare shumicë muslimane për t'i arritur qëllimet e veta.
Ideja se islami është në interes te Serbisë është gënjeshtër tipike për tipa si Kastriot Myftaraj,Kadri Mani,Gezim Markoviq(Ilir Dardani) etj.
Përndryshe Serbia s'do te shkatërronte gjitha xhamitë, s'do te vriste hoxhallar, s'do të kryqëzonte tërë Kosovën.
Simboli kryesor, pas çdo shkatërrimi, ka qenë kryqi. Kryqi vizatohej edhe kur gratë dhunoheshin, fëmijët masakroheshin, burrat vriteshin.
Çdo burrë shqiptar i arrestuar e burgosur është detyruar te kryqëzohej dhe ta mohoj identitetin e vet musliman, dmth shqiptar.
Kokëfortësia e një djaloshi te ri, që une njihja, për mos bërje kryq, i kushtoj atij më shumë vuajtje, dënim e rrahje te parreshtura.
Historianët tregojnë: “Kishte shqiptar muslimanë që, posa kryqëzoheshin, vraponin në ndonjë lumë dhe i fërkonin ato pjesë të trupit, te cilat ua kishte prekë Popi dhe i fërkonin aq shumë me rërë gjersa u dilte gjaku”.
Dhe pastaj flet edhe populli:
Haj medet për Lug t`Baranit
N`kamë u çue Savë Llazari
Don shqiptarët me i shkombtarizue. .
Për pa u gri, për pa u coptue.
Shqiptarë jemi, s`kemi fenë me e ndrrue.
Haj medet, shpatën n`qafë ja ka nue
Deri në tokë gjaku i ka shkue
Mos u çartë Hazir, fenë duhet me e ndrrue!
Hazir Alia trim koka qillue
Përpjet gishtin e ka que
Du me u gri e me u coptue
Tybe n`Zotin fenë s`muj me e nrrue
Na shqiptar jemi qillue
Vorret e t`parëve smumë m`i turpnue
Krisi pushka e dajaku,
Rrugët e shehrit i mbuloj gjaku
Sali Bajraktari u bërtet
Ou, bini vllazen n`sdet
Edhe një gisht cone pëerpjetë
Në çdo fshat burrat janë besatue
Me u gri e me u copëtue.
E kurrë fenë mos më ndërrue
Në këtë epos popullor shihet shumë qartë se populli shqiptar nuk ështä ai që pranon fe me dhunë dhe njëkohesisht Islami këtu është pjesë e identitetit tonë kombëtar, te kombit te vertetë shqiptar, e jo kombit te kryqit.
Për rolin e Islamit në forminin e identitetin nacional shqiptar dhe ruajtjen e vetë kombit shqiptar shkruan edhe studiuesja franceze Natalie Klejer në analizën e saj: "...Islami luante efektivisht rolin vendimtar në përcaktimin e dallimeve midis shqiptarëve e grekëve, midis shqiptarëve e sllavëve. Veçanërisht Islami ishte i përshtatshëm për shtrirjen e hapësirës shqiptare. Ndërsa në kohën e Skënderbeut sllavizmi ishte i pranishëm në zemër të Shqipërisë, sikurse dëshmojnë toponimet, në fillim të shëkullit XX "fronti" ishte zhvendosur tashmë në Bitol, Shkup, Mitrovicë ose Beranë".
Prandaj përpjekja e Myftarajt me shokë për kryqëzimin e kombit shqiptar do të dështoj, ashtu siç ka dështuar çdo kryqëzatë tjetër. Bëjeni ju kombin tuaj me kryq, por mos u perpiqni të njollosëni kombin tonë shqiptar. Sepse kryqi ashtu siç është simbol i keq i dhunës ndaj pasuesve te Isait (Krishtit), ashtu është edhe simbol i keq kundër popullit shqiptar.
Mos shikoni kisha e xhamia -Feja e shqiptarit -eshte SHQIPERIA
Kombi shqiptar, me shumicë muslimane, është komb krenar për fenë që ka dhe komb që krenohet për tolerancën dhe bashkjetesen fetare mes muslimanëve e krishterëve. Pra kjo duhet të jetë edhe një ftesë me tepër për disa ekstremist antimusliman, që t'i qasemi dialogut ndërfetare, në rrafshin teologjik dhe me gjërë, e t'iu largohen thirrjeve te kobshme te tyre të urrejtjes, thirrjeve terroriste për vrasje te shqiptarëve, përndjekje, shkatërrim te objekteve fetare, cënim për liritë njerëzore, fetare e kombëtare.
(Flori Bruqi)
Eduart Thartori
Respekt z. Flori per kete shkrim me vlere. Ky eshte problemi qe perpiqemi te tejkalojme. E duam Shqiperine me muslimanet katoliket dhe ortodokset e saj. Pa i hyre ne hak askujt. Shqiperine e duam se jemi shqipetare dhe shqipetaret i duam se jane gjaku jone pavarsisht fese qe besojne.
Tetor 27 në orën 7:18.MD ·
From: Paul Tedeschini
To: Sterkala Sterkala
Sent: Thursday, 1 November 2012, 19:21
Subject: Re: [Sterkala] Debati i laikut Vedat Shehu me wehabistin Artan Meha (Tano)
Vlersoj shume punen e madhe dhe te palodhun shume vjeçare te gazetarit nga Prishtina (te pakten aty jeton) Flori Bruqi.
E jo vetem kaq, por Flori Bruqi e mban gazeten simbas parimeve demokratike te gazetarise, me Liri Shprehje o Informacioni, pa lejue shprehje ofendues. Per kete gja perfitoj nga rasti ta pergezoj publikisht.
Liri Shprehje don me thane qe seicili te shpreh mendimin e vet, gja qe nenkupton qe mendimet mund te jene te ndryshme o permateper te jene te kunderta. Keto shkembime mendimesh na rrisin horizontin nè te gjithve, sepse perfitojme nga te tjeret ate çka nuk e dina.
Ne lidhje me debatin e Vedat Shehut me Artan Mehen (Tano) un kam konstatue dy gjana thelbesore:
E para qe Vedat Shehu shpreh mendimet e veta ne menyre te njerzishme dhe te argumentueme. Pose kesaj Vedat Shehu mbron parimin e te Drejtave te Njeriut ne te gjitha fushat perfshi edhe te besimeve fetare. Vedati mund te mos kete njohuni te thedha per besimet fetare, por ai mbron te drejten e seicilit per besimin fetar te vetin, tue iu kundravue atyne qe done te DOMINOJNE BOTEN me besimet e tyne te perzieme me ligjet shtetnore te shekullit te VII, te papershtatshme per kohen e sotme dhe njikohesisht antikushtetuese. KUSHTETUTA, qe asht ligji themelor i joni, DUHET TE MBROHET nga shkelsit e saje. Kjo asht esenca e Vedat Shehut ne debat.
Ne lidhje me Artan Mehen (Tano) ky nuk asht gja tjeter veçse nji shqipfoles me brumin e nji wehabisti arab, si dhe nji antishqiptar i deklaruem qe perbalte te gjitha figurat kombetare tue fillue nga Gjergj Kastrioti - Skenderbeu e me rradhe. E pse? Sepse keto kane qene kundra pushtuesit turk-osman, ne nji kohe qe populli shqiptar sot feston 100 vjetorin e Pamvarsise nga ky pushtues. Por asht shume pozitive qe shokve te tij sot nuk ua ven kush veshin, sepse shqiptaret po ecin perpara drejte kulture europiane dhe te parimeve te Drejtave te Njeriut.
Paul Tedeschini
Re: [Sterkala] Debati i laikut Vedat Shehu me wehabistin Artan Meha (Tano)
Posted By:
floribruqi
Thu Nov 1, 2012 6:50 pm |
Options
I dashuri profesor,
Sa per dijeni te lexuesve te shumte te Forumit Sterkala ,perserisim biografin e eruditit shqiptar Prof.dr.Vedat Shehu.
Shkrimin e kemi botuar ne Floart-press:http://floart-press.blogspot.com/2009/05/kush-eshte-vedat-shehu.html?zx=a8fbd15abdb9cbf dhe Cameria shume vjet me pare:http://groups.yahoo.com/group/cameria/message/5842
Gjithsesi per lexuesin dhe studiuesin shqiptar dhe studiuesin e mirefillte nderkombetar ,mendimi i juaj eshte i respektueshem.
Sa i perket Debatit,une personalisht nuk jam njohes i mire i shkencave teologjike,pranadj edhe nuk mund te debatoje rreth
"debatit"...
Sa i perket CV-se tuaj ju lutemi na sjellni nepermes emajlit nje gje te tille,per te cilen une dhe lexuesit e shumte ju jane mirenjohes.
Shendet,me respekt,
Flori Bruqi
Ne Prishtine,1.11.2012.