Agjencioni floripress.blogspot.com

2012/11/01

Zbulohet përgjimi i telefonave të krerëve serbë


Zbulohet përgjimi i telefonave të krerëve serbë
Agjencia informative e sigurisë BIA ka informuar zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiq se para tre ditëve Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë urdhër për përgjimin e telefonit të tij, si dhe që presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq po përgjohet tash e një kohë të gjatë, transmetoi sonte televizioni publik serb.
Urdhrin për përgjimin e zëvendëskryeministrit, sipas një burimi të RTS, është dhënë me kërkesën e disa “grupeve të interesit” dhe me ndihmën e dikujt nga “kreu i policisë”. Njoftohet se Prokuroria tashmë e ka nisur hetimin për këtë rast.
Nikoliq i ka deklaruar mbrëmë këtij televizioni së telefoni i tij përgjohet.

No comments:

Post a Comment

Pika kufitare në Çakorr në “pritje” të vullnetit politik, çfarë thonë nga Komuna e Pejës para protestës së paralajmëruar më 25 prill – heshtje nga ministrit

         Shkruan Akademik Flori Bruqi Qafa e Çakorriit  ose  Çakorri  është një qafë mali që shtrihet në  Alpet Shqiptare , në kufi në mes M...