....Etika e te shkruarit! Eh, eshte nje koncept qe shume me i gjere nga ai qe u be shkak per te ndezur shkendijen e ketij Dialogu.
Pjese e asaj qe e ben njeriun specifik, krejtesisht te ndryshem nga te tjeret, eshte aftesia per te perdorur gjuhen, e keshtu, ai te mundet te komunikoje e te zgjidhe cdo lloj problemi brenda e jashte vetes.
Pikerisht, shpesh e me shpesh, konsideratat etike per t'iu drejtuar tjetrit dhe publikut ne pergjithesi, behen pengese per te shfaqur hapur mendimet personale dhe jo vetem kaq; gjithkush fillon t'i mbushe mendjen vetes se eshte treguar "fisnik" duke i thene gjerat sipas menyres se tij.
Keto konsiderata, pra konsideratat etike, sidoqofte, jane teper te varura nga individi dhe, prandaj, sipas konceptimit tim une i shoh njesoj si ceshtjen e gustove - ato nuk diskutohen.
Deri ketu ceshtja nuk perben "ceshtje". Liria e te shprehurit perputhet me njefare natyrshmerie dhe pranohet lehtesisht prej te tjereve.
Dialogun tim ne lidhje me ceshtjen qe perben "ceshtje", une do ta nisja me disa shembuj nga jeta ime e perditshme.
Shembulli 1
bashkeshortja , me thoshte se mbesa jonë 12 vjecare, lojen e fiton gjithnje Erika, une asnjehere nuk kam fituar. Po nuk e kuptoj, pse babai Elkes na rri ne kembe si roje kur ne luajme?!
Babai Erikes eshte mjek stomatolog.
Shembulli 2
Komshiu qe banon nje kat siper meje ka nje makine rrangalle me te cilen siguron beken e gojes. Pothuaj cdo dite ai u ben nga nje xhiro me makine femijve te pallatit dhe u gezohet atyre sikur te ishin te tijte.
Komshiu im eshte i pashkolluar.
Shembulli 3
Djali imka kryer specializimin për protetikë fikse... Astriti, thote ai, merr vetem 10.
Nena e Astritit eshte pedagoge ne ate shkolle
Shembulli 4
Me thone se shprehem "tmerresisht" shqip dhe me etike.Une nuk kam kryer asnje prej shkollave qe te kene patur ne currikulat e tyre gjuhesine.
Shembulli 5
Kolegia ime ben zhurme per zotesine e saj ne diskutime. Shpesh here devijon nga tema qe trajtohet.
Ajo pranon mbeshtetje nga nje koleg tjeter qe "kercenon".
Te gjithe shembujt qe solla flasin per etike individuale te te sjellurit.
Me shume se kaq, ajo qe rrekem te them nepermjet ketyre shembujve eshte se menyrat e te sjellurit dhe te shprehurit jane ceshtje e te gjitheve kur ato hyjne ne nje auditor te gjere. Prandaj eshte mese e domosdoshme te behet kujdes; kujdes per te mos cenuar tjetrin (ate qe te sheh, ate qe te degjon, ate me te cilin komunikon verbalisht) por edhe kujdes per te mos cenuar veten. Ky kujdes, mendoj, patjeter qe konsiston dhe gjendet i shprehur brenda unisonit Perberje - Cfaqje (pse i shkruaj me germa te medha? Ceshtje e etikes sime te te shprehurit!) Dhe, ne rastin konkret, nese Cfaqja e ka gjetur rrugen nepermjet dokumentimit te zyrtarizuar (diplomave, masterave, gradave) me perberjen ndodh krejt ndryshe; ajo e gjen shtegun dhe del ne pah nepermjet perdorimit te gjuhes, nepermjet menyres se te shprehurit. Nese keto te dyja, do te thoja, nuk e mbeshtesin njera tjetren, ka gjasa te medha qe auditori te fokusohet tek ajo qe perben shqetesim dhe qe, ne rastin tone, eshte etika e te shprehurit ne publik per persona dhe emra te percaktuar qarte.
Duke perfshire pervojat e mija dhe per veten ne aspektin e vleresimit te zyrtarizuar, mendoj se certifikatat, gradat, diplomat, nuk jepen si vleresim i etikes se sjelljes apo shprehjes se njeriut.
Nuk di per te tjeret, por mua me shkon ndonjehere ndermend se mes jush, apo dhe mes atyre qe na lexojne, mund te kete persona teper te plotesuar si ne aspektin profesional ashtu edhe ne ate personal. Nuk eshte per t'u cuditur pse ata nuk bertasin per arritjet e tyre - ceshtje e etikes se tyre te sjelljes.
Te gjitha sa thashe flasin per nje sjellje etike te caktuar. Asnjera prej tyre nuk eshte e ngjashme me tjetren dhe per asnjeren une nuk kam aftesine te sjell argumente bindes per aresyet pse ndodh keshtu. Ajo qe desha t'ju them ketu eshte pikerisht: Etika nuk ka nje perkufizim te sakte. Nese gjithkush prej nesh do te kish lexuar me vemendje gjithcka te servirur prej mendjeve te ndritura ne lidhje me ceshtjen e Etikes, do te gjente se asnje prej tyre, qe prej Aristotelit e deri tek Etika e Sartrit, nuk ka mundur dot te jape nje perkufizim te qarte mbi Etiken e sjelljes dhe te te shprehurit.
POR - dua t'ju terheq modestisht vemendjen - GJITHSESI Etika e te shprehurit ka disa norma domosdoshmerisht te zbatueshme te cilat e ndihmojne njeriun te cfaqet ai qe thote se eshte, ose, akoma me shume, ai qe te tjeret thone se eshte.
Ne konceptin tim, diplomat apo masterat nuk jane nje veshje, nje kostum, i ngjashem me antiplumbin qe policet veshin. Diplomat nuk e imunizojne njeriun ndaj shigjetave te debatit apo mendimeve te kunderta. Diplomat thjesht "te japin nje dore" te shprehesh me qarte, me bindshem, me me nivel ne bisedat per cfaredolloj ceshtje qofte.
Ne perkufizimet e dijetareve, Etika eshte ajo qe merret me veprimet qe mund te quhen te drejta ose te gabuara, te mira ose te keqia, te deshirueshme ose jo. Pervec kesaj, Etika merret edhe me pergjegjesine vetjake te nje personi, me detyren ose detyrimin per sjelljen e tij.
Ajo me te cilen duhet te biem ne ujdi eshte se ne perballemi vazhdimisht me kerkesa ose "imperativa" per tu sjelle ne menyra te caktuara
PS. Fundja edhe Rusoi nuk kish shkolle!