2012-11-01

Drejtësi dhe Dinjitet para Negociatave!



Selatin Kaçaniku

Deklaratë mbështetëse e Organizatës Kosovare për Mbrojtje të Konsumatorit – “Organizata KONSUMATORI ” për protestën e Rrjetit të Grupeve të Grave të Kosovës dhe Thirrjet e Nënave:


Organizata KONSUMATORI e përkrah protestën paqësore të datës 3 Nëntor 2012 në Sheshin Nënë Tereza të thirrur nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës dhe Thirrjet e Nënave.

Konsumatori gjithmonë ka qenë kundër negociatave pa kushte me Serbinë, e posaçërisht kundër dominimit aktual tregtar të Serbisë mbi Kosovën me anë të mallrave të dyshimta e të rrezikshme, deklaracioneve të rrejshme e mashtruese, produkteve të kontrabanduara e subvencionuara, dhe fushatave me çmime “dumping” e konkurrencë jo-lojale që për 13 vjetët e fundit ia kanë pamundësuar shtetit të Kosovës që të krijojë prodhim vendor konkurrent dhe ia kanë mohuar konsumatorit Kosovar sigurinë dhe cilësinë në konsum.

Organizata Konsumatori pajtohet plotësisht me të gjitha kërkesat e organizatorëve të protestës, dhe bën thirrje publike te të gjithë konsumatorët, të gjithë qytetarët e Kosovës, që të na bashkëngjiten dhe t’u thonë jo proceseve të dëmshme për Kosovën.

Serbia është një shtet agresor, dhe nga aspekti tregtar është treg joserioz dhe i rrezikshëm për qytetarin e Kosovës. Serbia duke mos e njohur Kosovën si shtet, e as Kushtetutën e ligjet e Kosovës, nuk e pranon as përgjegjësinë në rast të dëmtimit të shëndetit, interesave, pronës apo në rast të shkeljes të të drejtave dhe dinjitetit të konsumatorëve Kosovarë. Kjo Serbi sot, është e udhëhequr nga zëvendësit e kriminelëve serbë të luftës, Millosheviq dhe Sheshel, dhe sërish kërcënon me luftë në vend se të pendohet për gjenocidin e ushtruar kundër shqiptarëve gjatë luftës së fundit.

Kosova duhet ta kushtëzojë Serbinë. Negociatat me Serbinë bëhen të pranueshme vetëm kur kjo e fundit ofron kërkim-falje zyrtare për krimet kundër popullatës shqiptare, kur angazhohet në gjetjen dhe kthimin e 1770 personave të pagjetur, kur ofron drejtësi për krimet e luftës duke dënuar personat fajtorë e përgjegjës për këto krime, dhe kur Serbia fillon t’i paguajë Kosovës reparacione të luftës e zhdëmtim për shkatërrimet e luftës, kthen fondin e vjedhur personal e depozitat e vjedhura bankare, dhe i ndan Kosovës pjesën e saj të trashëgimisë së të mirave materiale e aseteve të ish-Jugosllavisë të cilat janë krijuar edhe me anë të kontributit të punëtorëve e konsumatorëve Kosovarë.

Organizata Konsumatori me këtë letër shpreh formalisht përkrahjen e plotë të saj për këtë protestë dhe për kërkesat e protestës, dhe të shtunën më 3 Nëntor nga ora 11 do të jetë pjesëmarrëse në këtë protestë, duke e përkahur kështu edhe praktikisht.


Organizata Kosovare për Mbrojtjen e Konsumatorit – “Organizata KONSUMATORI ”
Prishtinë, 1 Nëntor 2012   

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...