Por, efektin më të madh duket se e ka shënuar në triumfin kulturor, të cilin e ka rritur në Turqi. ‘Fetih 1453’ ka frymëzuar edhe një seri televizive me të njëjtin titull dhe ka inkurajuar klubet e turqve krenarë për të riaktivizuar betejat nga ditët e lavdishme të Perandorisë e madhe edhe për t’u veshur si sulltanë dhe fisnikë otomanë. Periudha otomane, veçanërisht gjatë shekujve 16 dhe 17, gjatë të cilëve sulltanët morën lidershipin shpirtëror të botës myslimane, para rënies së ngadalshme të Perandorisë, e cila kulmoi në Luftën e Parë Botërore. Për vite të tëra periudha ishte minimizuar në historinë, e cila u mësohej nxënësve, për shkak se republika e re turke e krijuar nga Mustafa Kemal Ataturku në vitin 1923 kërkonte që të harrojë të kaluarën dekadente. Tani, në kohën kur Turqia është duke u bërë një lidere në Lindjen e Mesme, e nxitur nga rritja e fortë ekonomike, një mahnitje e re me historinë është duke u pasqyruar në gjithçka, duke filluar nga politika e jashtme deri te dukja e njerëzve. Në art, mostrat e kornizuara të dizajneve të periudhës otomane, të njohura si Ebru dhe që lidhen me motivet gjeometrike islamike që zbukurojnë xhamitë, janë bërë të popullarizuara në mesin e borgjezisë në rritje e sipër islamike të shtetit, duke dekoruar muret e shtëpive dhe zyrave, stolitë e madje edhe kartelat e biznesit. Muzeu ‘Panorama’, i cili ekspozon një pikturë 360 shkallësh dhe gati 14 metra të lartë të pushtimit të Konstantinopojës, e kompletuar me shpërthime shurdhuese të zjarrit të topave dhe me roja të sigurisë së muzeut të veshur si ushtarë jeniçerë, është duke tërhequr turma të mëdha të vizitorëve. Gjithashtu, gjatë viteve të fundit, janë realizuar telenovela të shumta me tema nga periudha otomane, ndërsa më e popullarizuara “Shekulli i madhërishëm”, bën fjalë për periudhën e sundimit 46-vjeçar të Sulltan Sulejmanit të madhërishëm. Vitin e shkuar është transmetuar në 32 shtete, duke përfshirë Marokun dhe Kosovën. Rehabilitimi i Perandorisë ka frymëzuar ndjenja të përziera në mesin e kritikëve kulturorë. “Ringjallja otomane është e mirë për egon kombëtare dhe ka tërhequr vëmendjen e tërë shtetit në këtë moment, kur Turqia do që të bëhet fuqi e madhe”, tha Melis Behlil, profesoreshë e studimeve filmike në universitetin ‘Kadir Has’. Por, ajo tërhoqi vërejtjen: “Më tmerron gjithashtu sepse egoja e tepërt kombëtare nuk është një gjë e mirë. Filmat si ‘Fetih 1453’ janë duke u angazhuar në një revizionizëm dhe janë duke e madhëruar të kaluarën pa e shikuar historinë në një mënyrë kritike”. Faruk Aksoj, regjisori 48-vjeç i filmit ‘Fetih 1453’, tha se ai ka ëndërruar që të xhirojë një film që bën fjalë për pushtimin e Stambollit që nga koha kur ai ka ardhur në këtë qytet, kur ishte 10-vjeç, nga Urfa në juglindje të Turqisë. Atij i është dashur që të presë 10 vjet për ta xhiruar filmin me buxhet të lartë, sepse financimi dhe teknologjia nuk ishin në dispozicion.
Agjencioni floripress.blogspot.com
2012/11/01
Kthimi i nostalgjisë otomane

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Akademik Prof.dr.PhD. Rexhep Qosja mbi çthurjet ideologjike në shoqërinë shqiptare dhe eksperimentin proserb të ashtuquajtur “kombi kosovar”.
AKADEMIK REXHEP QOSJA Ideologjia e shpërbërjes – trajtesë mbi idetë çintegruese në shoqërinë e sotme shqiptare Argumente të shpikura për “k...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Alfabeti shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E, Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh,...
-
Akademik Flori Bruqi, PHD Besim S. Kelmendi u lind më 21.03.1962 në fshatin R...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
No comments:
Post a Comment