Nga Shefqet Dibrani
Në fundjavën që lamë pas, përkatësisht më 27 tetor 2012, në organizimin e Degës së LDD-së në Zvicër, në qytezën Egerkingen, u bë promovimi i librit “Ibrahim Rugova, filozofia politike dhe nacionale”, i Enver Bytyçit. Në këtë promovim morën pjesë edhe personalitete të shquara nga Kosova dhe Diaspora, në mesin e të cilëve ishin lideri i LDD-së Nexhat Daci. Me këtë rast u thanë fjalë të mira për përmbajtjen e këtij libri dhe autorin e saj. Zize Pepshi, kryetare e LDD-së në Zvicër, ka thënë se “tubimet dhe promovimet e tilla që i mbajmë në Zvicër na shërbejnë për të shprehur përkushtimin tonë për Kosovën”. Ndërsa autori i librit, Enver Bytyçi, është shprehur se kjo vepër nuk është vetëm një nder për atë personalitet që i dha lirinë dhe ndërtoi shtetin më të ri në Evropë, Kosovën, por për kombin tonë si një tërësi etnike. Kryetarja e Degës se LDD-së në Zvicër, Zize Pepshi, u ndau mirënjohje autorit të librit dr. Enver Bytyçit, poetit e kritikut Shefqet Dibrani, nëndegës së LDD-së në Olten dhe veprimtarit dhe biznesmenit Milazim Morinës.