2012-12-05

Përohet në Tiranë me 12.12.2012 libri kronologjik "Prekazi brezni trimash" i autorit Dibran Fylli






Në përurimin e librit do të flasin-ligjërojnë: Prof.Dr. Zymer Neziri, Prof. Bedri Tahiri, Prof. Kole Krasniqi, kurse libri është i përkthyer në gjuhet: anglisht, Gjermanisht, frengjisht, italisht, turqisht dhe serbokroatisht





REPUBLIKA E KOSOVËS                                                                                 


INSTITUTI ALBANOLOGJIK I PRISHTINËS


Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri, Instituti Albanologjik i Prishtinës(Këshilltar shkencor dhe prof. universitar)



RECENSION  PREKAZI BREZNI TRIMASH

(Kronologji)





     Dibran FYLLI



Prekazi, brezni trimash (kronologji), përgatitur për botim nga Dibran Fylli, me redaktor Prof. Avdullah Hoxhën, në vend të hyrjes ka shkrimin me interes për lexuesit, ‘’Drenica flamurtare e lirisë,’’ që fillon me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe me krye¬ngritjet shqiptare në Drenicë, Llap, Gallap, Gjilan, Gjakovë, Prizren e në shu¬më krahina të tjera të vendit. (PS. mungon Peja e Rugova? Besoj pa qëllim dhe mirë është të përmenden). Në vijim pasojnë të dhëna për vitin 1912 dhe për fundin e Perandorisë Osmane, për takimet e Hasan Prishtinës me krerët e Drenicës, në ku¬llën e Ahmet Delisë në Prekaz, për mbajtjen e Kuvendit  të Junikut, për shpalljen e pavarësisë në Vlorë dhe për copëtimin e Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha, më 1913.


Tërheqin vëmendjen të dhënat për kullat e njohura: Kulla e Tahir Mehës, Kulla e Ahmet Delisë, Kulla e Shaban Jasharit, Kulla e Emin Latit, si dhe qëndresa heroike në këto kulla, në dy shekujt e fundit.
Zgjon interesim edhe gjenealogjia e familjes Jashari, të dhënat për kohën para rreth treqind vjetëve, se nga tre vëllezër: Ja¬sh¬ari, Meha dhe Kadria, do të krijohen tri lagje në Prekaz të Drenicës, i cili cilësohet me shumë të drejtë si fshati më në zë në historinë e re ko¬¬mb¬ëtare. (PS. 300 vjet janë pak për 6 breza, thonë etnologët. Fjala 300 bën të zëvendësohet me fjalët gjashtë breza dhe del më mirë, mendoj). Trungu i familjes Jashari, nga i pari i Jasharëve, Jashari, është po ashtu me shumë interes, se djemtë e Shaban Jasharit janë gjenerata e pestë, kurse djemtë e Rifatit, të Hamzës e të Ademit janë gjenerata e gjashtë. (PS. I pari, JASHARI, ishte nga fisi Kuç i Malësisë së Madhe, bën të shtohet, nëse pajtoheni, ndonëse i ati i Jasharit duhet të ishte i besimit katolik kur u vendos në Prekaz).


Portreti i Shaban Jasharit (1924-1998), Plaku i Shqipërisë, është shkruar me përkushtim, sidomos janë pasqyruar bindshëm datat 5, 6 e 7 mars 1998, kur bëhet sulmi mbi Jasharët rreth orës gja¬shtë të mëngjesit. Pason qëndresa heroike dhe rënia heroike e 20 anëtarëve, 10 prej të cilëve fëmijë, kurse pla¬ku Shaban Jashari, në këtë betejë të lavdisë, vërtetoi epitetin e kahmotshëm “Mësuesi çlirimtar i lirisë së Kosovës”, thotë përgatitësi Dibran Fylli.


Në vijim, kemi portretin e Osman Gecit (1943-1998), i biri i Shaban Gecit dhe daja i Komandantit  Legjendar Adem Jashari, që më 5 mars 1998, së bashku me nipin e tij Ademin, u nisën në Kullën e Qëndresës në Prekaz dhe aty së bashku me dhëndrin e tij, Shabanin, me nipat Hamëz e Adem Jashari dhe anëtarët e tjerë të familjes Jashari, për tri ditë rresht luftuan kundër forcave policore e ushtarake serbe dhe ranë heroikisht.


Pason edhe portreti i Hamëz Jasharit, (1950-1998), djali i dytë i Shaban Jasharit, të dhënat për jetën e tij në vitin 1981, që Hamzën e gjet të gatshëm për t’u sakrifikuar për atdheun. Ba¬sh¬kë me të vëllanë, Rifatin, sollën nga Turqia në Kosovë pamfletet “Kosova Republikë’’ Ka edhe të dhëna për sulmin e parë të forcave serbe dhe jugosllave mbi familjen e tij, në vitin 1991, prandaj më 30 janar 1991 doli haptazi në mbrojtje të vendit të të parëve, duke iu bashkëngjitur të vëllait, Ademit. Më 5, 6 dhe 7 mars 1998, pushka dhe kënga e Ha¬mzë Jasharit nuk u ndalen për tri ditë rresht, thotë përgatitësi.



Prekazi, brezni trimash (kronologji), përgatitur për botim nga Dibran Fylli, sjell para lexuesit Adem Jasharin (1955-1998) me tërë madhështinë e tij, që u lind në ditën e fitoreve më të lavdishme të popullit shqiptar, në Ditën e 28 Nëntorit, thotë përgatitësi.


 Me interes janë të dhënat për edukimin e tij, që rritej së bashku me vëllezërit e tij, Rifatin dhe Hamzën, dhe shfaqte interesim për armët, për bëmat e trimave gjatë historisë, e sidomos i interesonte akti burrëror i Ahmet Delisë.



Pasojnë angazhimi i tij në veprimtarinë atdhetare ilegale, pjesëmarrja në demonstratat e pranverës së vitit 1981 dhe rezistenca e Tahir e Nebih Mehës kundër forcave ushtarake policore jugosllave. Shaban, Adem dhe Hamëz Jashari, në ceremoninë e va¬rri¬mit të këtyre dëshmorëve, u betuan para trupit të Tahir Mehës: “Luftën që nise ti, do ta vazhdojmë ne, deri në pikën e fundit të gjakut!”

 Lexuesi bëhet me dije se demonstratat e vitit 1981 ndikuan në brezin e Ademit, që formoi, organizoi dhe udhëhoqi politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari dhe çeta e tij ka qenë dhe ka mbetur bërthama  themeltare e UÇK-së, thotë përgatitësi. Në vijim ka të dhëna për datën 3 nën¬tor 1991, kur Adem Jashari me grupin e tij shkoi në Shqipëri për t’i kryer ushtrimet ushtarake dhe për t’u stërvitur për luftën e armatosur.
Përgatitësi e plotëson portretin e Ademit, se pas përfundimit të stërvitjes, ky grup kthehet në Drenicë më 7 dhjetor 1991, i pajisur me armatim, dhe kishte dhënë detyrë vetes që t’i zgjerojë radhët në formacione të armatosura. Ademi do t'u thotë shokëve: "Armët nuk i kemi marrë që t'ia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë deri në fishekun e fundit." Më 30 dhjetor 1991 armiku kishte rrethuar Jasharët. Pas kësaj përleshjeje me forcat e policisë serbe, tërë grupi i Adem Jasharit kalon në ilegalitet.
Foto
Prekazi, brezni trimash (kronologji), sjell për lexuesit të dhëna mbresëlënëse se Ademi po bëhej legjendë, se ai ishte kudo ku sulmohej armiku, se ishte në çdo cep të Kosovës.

 Adem Jashari sulmonte patrullat e policisë serbe dhe stacionet policore, si në Skenderaj, në Mitrovicë, tek Ura e Gjakut, në Shipol, në Runik, në Drenas e vende të tjera, kurse me urdhrin e tij janë bërë aksione të armatosura në Shtime, në Prizren, në Klinë etj., në Rrafshin e Dukagjinit.

Më 5 prill 1993, në kullën e Jasharëve, u krijua Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Adem Jashari u emërua komandant i Ushtrisë së Kosovës. Serbia e kishte dënuar atë tri herë me nga 2O vjet burg në mu¬n¬ge¬së: në vitin l99l, pastaj l996, dhe së fundi në vitin l997.

Përgatitësi Dibran Fylli paraqet të dhëna me peshë se me sulmin e shtatorit 1997 në 12 stacionet e policisë serbe, formacionet e UÇK-së të kalojnë në një fazë tjetër të veprimit, të ndeshjes së drejtpërdrejtë me forcat serbe, pra në beteja frontale. Beteja e 5, 6 dhe 7 marsit 1998.

Foto

Në natën ndërmjet 4 e 5 marsit 1998, Prekazi dhe familja  e Komandantit Legjendar Adem Jashari, rrethohen nga forca të mëdha ushtarake e po¬licore serbe. Adem Jashari dhe familja e tij, su¬lmit armik iu përgjigjen me sulm.

 Pas një rezistence të gjatë dhe heroike, tri ditë e tri net, armiku arriti të djegë e shkatërrojë Lagjen e Jasharëve. Adem Jashari deri në rënie s’e ndali pushkën për liri dhe këngën për Shqipëri. Ushtria Çlirimtare e e Kosovës humbi prijatarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rënies se Jasharëve, Kosova mundi frikën  dhe për lirinë e saj u hapen shtigje të reja, thotë përgatitësi Dibran Fylli, veprimtar i njohur i çështjes kombëtare dhe luftëtar i devotshëm Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Prishtinë, më 2 korrik 2012


Lexoni:


http://gazeta-nacional.com/?p=1204

http://www.docstoc.com/docs/108589642/Dibran-Fylli



Eksperimentet e  Unmikstanit -Retrospektivë për shkrimtarin -regjisorin Dibran Fylli....



Më 4 maj 2009 lirohet nga burgu famëkeq dhe i politizuar i Dubravës Dibran Fylli, ideatori, skenaristi, regjisori e organizatori i Festivalit Folklorik “I këndojmë lirisë”, Manifestimit Përkujtimor 5, 6 e 7 marsit “Ditët e Përndritjës” tani “Epopeja e UÇK-së“, qindra manifestimeve tjera përkujtimore për dëshmorët e UÇK-së, autori i shumë filmave dokumentar, themeluesi e shefi i parë i Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari“ të UÇK-së, luftetar i lirisë…
“Drejtësia unmikiane”, para disa viteve bëri eksperimente të pa kuptimta duke e dënuar atë me urdhër të SUP-it serb, me prova të fabrikuara nga kancelarit e Bulatoviçit e të Musiç Hamdis, për çudinë e asaj kohe, këtë e bëri prokurori ndërkombëtar, gjermani Rajmund Sauter dhe kryesuesja e panelit gjyqësor amerikania K.Merelin me ndihmën e gjykatësit vendor zot. S.Mekaj, të gjithë të orientuar dhe të ndihmuar nga prokurori F.Kelmendi… Dibrani që arrestuar më 4 gusht 2002 në mënyrë arrogante nga policia e UNMIK-ut dhe SHPK-së. Ai u mbajt në paraburgim deri në fillimin e seancave në fillim të vitit 2003 që zgjaten deri në qershorin e po këtij viti. Krejtësisht janë mbajtur 17 seanca ku janë marr në pyetje afro 27 dëshmitar të prokurorisë së Qarkut të Pejës, nën udhëheqjen e prokurorit ndërkombëtar gjermanit Rajmund Sauter dhe asnjëri nga dëshmitarët e shumtë së patën akuzuar atë për asnjërën pikë të aktakuzës së ngritur nga prokurori, ky i fundit që shprehur në seancën kryesore: ”Kërkoj dënim deri në 40 vite edhe pse shumica e dëshmitarëve nuk deshën ta thonë të vërteten, një pjesë e tyre e gënjyen gjykatën, kurse pjesa tjetër kanë qenë të kërcënuar nga vet Fylli…supozoi së është fajtor”, dhe në fund gjyqtarja ndërkombëtare, amerikania K.Merelin duke u bazuar në saje të një raporti të SUP-it serb të Pejës, të artikuluar e të nënshkruar nga kriminelët Bulatoviç e Musiç Hamdia, më datë 21.02 .1998, ja pat shqiptuar dënimin me 7 vite heqje lirie… Pas shqyrtimit të ankesës, Gjykata Supreme e Kosovës, i hedh poshtë të gjitha pikat e akuzës, të bëra nga gjermani R.Sauter, duke e liruar atë nga akuzat e pakuptimta për vrasje, bashkëpunim në vrasje, burgosje e mbajtje të pa ligjshme dhe keqtrajtime gjatë kohës së luftës, prapë një gjyqtare ndërkombëtare, plakushja Anjezka K.Milart sa për ta arsyetuar dështimin e gjermanit e gjen një nen të Serbisë, e ndryshon tërësisht kuptimin e akuzës dhe i “shqipton dënimin “- vërteton 4 vite heqje lirie për kinse “rrëmbim të personave të pa dëshirueshëm për UÇK-në …” dhe që atëherë, Dibrani vuan dënimin në burgun famëkeq të Dubravës për veprat e pa bëra. Gjatë gjithë kohës sa u mbajt peng i lirisë, ai dhe shumë luftëtar tjerë të lirisë, Dibrani e ka pasuruar bagazhin e krijimtarisë së vet duke i punuar 5 skenar filmi me ide të shkëlqyera, një skenar për seria, romanin “Edhe kjo është pjesë e jetës“, librin me kujtime “Rrugët e mija“, shumë shkrime tjera dhe gjithsesi ditarin e tij shumë të pasur, që siç me ka shkruar: ”...një ditë do t’ia bashkangjes ditarit të luftës për t’i botuar as pa më të voglën ndërhyrje …” Një ditë, jo moti kur isha në vizitë, me pat thënë:



”Më 4 maj 2006 , rrugëtimi im nisë nga Prekazi legjendar, drejtë shtigjeve të jetës sime krijuese për artin e mirëfilltë, për kulturën ton të begatë dhe së bashku me TAU-në “H.Jashari“, (të pa përmendur për 4 vite), do t’i dhuroj publikut Programin Artistik “Ai është i gjallë III” …,pastaj, ai si gjithmonë, vazhdonte i qetë bisedën; “Edhe pse ma refuzuan lirimin me kusht, së pata dert, asgjë më mirë nuk prisja nga udbashët shqipfolës, tani së shpejti do të dal që të mos kthehem më në këtë birucë ferri, po dal më të vetmen dëshirë që së shpejti edhe shokët e mijë të luftës, që e patën fatin tim të lirohen sa më parë, sepse liria pa ata që e sollën, si thonë liri…”

Rrugët e jetës së tij krijuese në të kaluarën, ishte i plagosur më 9 maj 1998 në vijën e parë të frontit në Llapushnik, invalid i luftës pa shkallë të invaliditetit, pjesëmarrës në të gjitha betejat në Drenicën Qendrore.

Trupën Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari“ e themeloi nëpër flaken e luftës çlirimtare më 7 shkurt 1999 në kuadër të SH.P. të UÇK-së . Më 6 mars 1999, organizoj Manifestimin Përkujtimor me rastin e një vjetorit të rënies heroike të komandantit Legjendar A.Jashari, ky manifestim u mbajt në rrethana lufte i cili program edhe sot mbahet në kujtesë të të gjithë neve, aty për herë të par vuri në skenë Pjesën Artistike “Ai është i gjallë” Më 5, 6 e 7 mars 2000, më TAU-në “H.Jashari”, organizoj Manifestimin e madh Përkujtimor, atë kohë të titulluar “Ditët e Përndritjes“, duke ndarë në tre nëntituj:

1. Më 5 mars – Manifestim Qendror, me parakalimin e Njësiteve të TMK-së dhe programin Artistik “Ai është i gjallë“.

2. Më 6 mars Akademi Përkujtimore “Ai ra për të mos vdekur kurrë”, kushtuar jetës dhe veprës së Komandantit Legjendar Adem Jashari.

3. Me 7 mars, Program të madh artistik që zgjati deri në orët e para të mëngjesit duke e quajtur si “Nata e zjarreve”. Kurse në vitin 2001 me pëlqimin e SH.P të TMK-së ky Manifestim do të titullohej “Epopeja e UÇK-së“. Që nga atëherë e gjer me sot ky Manifestim po udhëton me të njëjtin skenar gjithherë e njëjta mënyrë sipas të njëjtës metodë organizative, por, pse s’ka ndryshime dhe për së nuk përmendet emri i ideatorit, organizatorit e skenaristit D.Fylli?. Kjo le të mbetet pyetje për ndërgjegjen e zotërinjve kompetent!. Edhe pse Dibranin e ka pranguar për 4 vite politika unmikiane, kjo s’do të thotë t’ia humbasim vlerën e krijimeve artistike të tij, tek e fundit kësaj i thonë hajni!?. Gjithë ashtu në vitin 2001 themeloj dhe e organizoj Festivalin Folklorik “I këndojmë lirisë“ në Klinë i cili mbahet në shenjë respekti e përkujtimi pikërisht në ditëlindjen e Komandant Mujë Krasniqit – Kapuçit i cili festival mori karakter Mbarëkombëtar. Në ditët e para te lirisë, me TAU-në organizoj Programin Artistik “Ai është i gjallë I dhe II”, duke u paraqitur me mjaft sukses para publikut Kosovar, ishte skenarist e regjisor i disa filmave dokumentar për dëshmorët e UÇK-së, botoi librin me të njëjtin titull, “Ai është i gjallë“, luajti role në filmat “Vdekja në sy të motrës “ të Halil Budakovës dhe “Kur shpirti ndërron jetë“ të Ismajl Ymerit e shumë krijime tjera artistike.



Shkruan: Dibran Fylli


Sharkia e Drenicës


Vetem me këngë ruhet sharkia


*Bjen sharkia e Drenicës
Bashkë me krismat e martinës
Kamba e shkjaut n’troje t’Galicës
Kurrë për t’gjallë t’trimav t’Drenicës…

*Ti Drenicë trualli shqiptarit
Nder t’jep Hamëza e Adem Jashari…

*Me kufi na ndau Evropa
Pa na pyt pa na lyp vota
Në Berlin e prunë vendimin
Qysh ban njerka për jetimin

*Prej Jezerci deri n’Dri
Janë mush malet plot ushtri
Mos t’ish pushka çlirimtare
S’kish rrezu dielli n’këto male

(Më 14.9.2003, Dubravë, qelia nr. 3)


Kanga e parë

Lyp Evropa fazë kalimtare
N’Drenicë nis lufta çlirimtare
Porosi Skënderbegiane
Bashkë me lidhë besën shqiptare.
Për bashkim të shqiptarisë
Na mësoi pushka e Ahmet Delisë
T’ flasim shqip qysh foli i pari
Na mësoi pushka e Adem Jashari.
Thërret nji za nga Qyqavica
Krejt nji ven mblidhet Drenica
Drenicakë të gjithë me plisa
Kush me armë kush me sakica.
Kërset pushka te Qyqavica
Thonë u ngjall Azem Galica
N’ Prekaz kërset alltia
Thonë po vjen Ahmet Delia.
N’kulla t’vjetra me bedena
Trimat rrit veç për beteja
Nji jehonë lshon Drenica
Thonë po vjen Mehmet Gradica.
Ka ushtrinë të gjithë me plisa
Pushkë e kangë jau mësoi Drenica
Luftë në male luftë në fusha
Thonë u ngjall Shaban Palluzha
Kur merr hov ushtria e krajlit
N’pritë i gjen trimat e malit
Nga Drenica te Janina
Prej Junikut te Sllatina.
Kur kris pushka në Drenicë
Zani i nihet n’Amerikë
Asht ky popull s’don robni
S’pranon sunin nën Serbi
Lufta s’nalet n’Arbëni
Dojna gjuhën si n’Shqipni
Krejt Kosova skënderbega
S’njohin krajla s’njohin mreta
Kush s’e din çka asht Drenica
Prej Prekazit te Belica
Nga Zveqani te Cerrnica
Nam të madh ban Nak Berisha
Me kufi na ndau Evropa
Pa na pyt pa na lyp vota
Në Berlin e prunë vendimin
Si ban njerka për jetimin
Plane t’nyta t’serbijanit
Gjithë menojnë mei ra Prekazit
Tahir Meha p’e fshinë pushkën
Hyqymeti ja rrethojnë kullën
Kur kris pushka n’dytin kat
Tollovi shkon n’Skënderaj
Tahir Meha po lufton
Beligradi p’e sulmon
Thërret Tahiri babën e vet
Unë s’dorzohna kurrë për jetë
Nebih plaku n’derë të kullës
Hyqymetit ja nal turrin
N’Prishtinë mbahen demostrata
Tahir Mehën e gjujnë me granata
Luftë po ban s’din çka asht tuta
N’kullë t’barutit si Oso Kuka
Nuk jam shkja nga Topçiderri
S’ta du gjuhën s’ta du asqerin
Unë s’jam le në Shumadi
Me na sha e me na fy
Gjithmonë këtu ka pas kaçak
N’bjeshkë t’Rugovës dej n’Karadak
Gjithë luftun me nji qëllim
Tokat tona t’kanë bashkim
Azem Bejta kështu pat thanë
N’Drenicë shkjaut ven mos m’i lanë
Jem shqiptarë e s’jem të huj
Nuk durojmë t’na shkel askush
N’Junik Shota kish pas thanë
Për Drenicë u nis me ardhë
Nëse mrri unë shnosh n’Galicë
E merr vesh krajli Serbisë
N’Shkodër t’Madhe anej huduti
Flet Azemi e Bajram Curri
Luftës kurrë mos me ju da
Kurr Kosovën s’e lamë nën shkja...


Kanga e trembëdhjetë
(Për Daut Sylejmanin Ish- ushtar i UÇPMB-së)


*Thërret Presheva oj Drenicë
Unë luftën due me nis
Ty Prekaz t’thërret Dobrosini
Sot me luftë bëhet bashkimi.
*I tubojmë armët për liri
Se ky vend quhet Shqipëri
Prej Drenicës dej n’Pashtrik
Prej Presheve n’Kaçanik
Nga Medvegja në Tetovë
N’Bujanoc deri n’Kërçovë
Nga Çamëria n’Dukagjin
Lufta bëhet për Bashkim.
*Thërret Prekazi i lavdisë
Je Peshevë djepi i lirisë
Priti trimat e Adem Jasharit
E bëjnë luftën n’lug t’mejdanit.
*Larg Luginës ju ni zani
Po lufton Daut Sylejmani
Për t’i mbrojtë tokat shqiptare
N’luftë Ushtria Çlirimtare.
*Të betuar rreth flamurit
Me besë t’fortë si shkëmbi gurit
Për bashkim t’trojev shqiptare
Prin Dauti me Njësi Speciale.
*S’ta lëshoj vendin pa ta ba namin
Komandant e kam Shkorpionin
Flet Dauti me grykë t’martinës
U lyp mejdanin shkive t’shkinës.
Unë jam rrit në Dobrosin
Më barot ta djeg Serbinë.
*Një ditë marsi 2001
Ra Dauti për liri
Për Atdhe e ka kry hakun
Për Kosovë e fali gjakun
E bani luftën për liri
*T’jetojnë t’lirë shqiptarët n’ Shqipëri.

31.03.2005 - Dubravë


Pak këngë me politikë

Me do rreshta dua me fëlliqë
Kanë kuptimin n’politikë
Politikë se jo mahi
Krejt arusha në të janë hy...!?
Moj e mira rrethit të gardhit
Pavarësinë kurrkush s’ta fali
Me ta falë nuk të vyen kurrgjë
Nga masë saj e në mujshi me nxë
Në dorë e pate po nuk e dite
Me dorë tënde në balt e mbyte
Tash vrapon e mbushesh frymë
Kur ta gjesh e gjënë me brymë
Shumë po flisni o jarana
Fjalë ma pak se u thonë qurana
Goxha ngatë ti e avite
Po u habite tujë hëngër pite
Pitja të doli si hethenik
Me gjithkënd je hisenik
N’daç me i than veti kryetar
Ik prej tyre hyn në hambar
N’gjeh sa kokrra i ka preseku
Fol me shok se s’bjen kiameti
Nëse puna bën vaki
Shokët e luftës janë me ty
Mos harroni o jarana
S’është Kosova për qurana
Kur t’plasë zemra kërcet pushka
Tani dilni mblidhni paquaka...
Fryni era na u qel taraba
Qou Gjarpnush o Gjarpnush aga
Qou Gjarpnush o gjumi i rënd
Shokët e luftës ku na i ke lënë
Ku ike shokët ku na i ke lan
N’luftë pas teje t’gjithë janë kanë
Tash votimet donë me ardh
Se kanë mëndën me ti dhanë
Në Prishtinë na u bë kiameti
Na u kanë qartë shokët ndërmjet veti
Fatmir aga e Nexhat kapreci
Këta pe ruajnë shkamin për veti
Në Prizren po bien sharkia
Në këmbë na u qu Eqrem daija
Ai Prishtinës ja ka sy
Flet me gojë e s’sheh me sy
Me Orë t’madhe s’është mahi
Po prin Toni n’diplomaci
Bien vendime veç për veti
Me te janë minoriteti
Parlamenti bash si në mulli
Asnjë i bëmi nuk sheh me sy
Këta nuk flasin ndërmjet veti
Tan pe ruajnë shkamin për veti
Amanet o pushtetar
Ju hajgarët fill mej lan
Leni fjalët e rroke punën
Boll me gishta e kruat hundën...
Me Aleancë nuk ish mahi
Koalicionit ja ka sy
Këta nuk shohin e s’ndien me vesh
Fundi fundit janë n’pushtet
Këta Evropës ia mbajnë deregjen
Ata tash ia luajtën mexhën
S’don me ndi kush është partia
Pritni pak vjen pavarësia
Në këmbë na u qu Eqrem daija
Ai Prishtinës ja ka sy
Flet me gojë e s’sheh me sy
Me Orë t’madhe s’është mahi
Po prin Toni n’diplomaci
Bien vendime veç për veti
Me te janë minoriteti
Parlamenti bash si në mulli
Asnjë i bëmi nuk sheh me sy
Këta nuk flasin ndërmjet veti
Tan pe ruajnë shkamin për veti
Amanet o pushtetar
Ju hajgarët fill mej lan
Leni fjalët e rroke punën
Boll me gishta e kruat hundën...
Me Aleancë nuk ish mahi
Koalicionit ja ka sy
Këta nuk shohin e s’ndien me vesh
Fundi fundit janë n’pushtet
Këta Evropës ia mbajnë deregjen
Ata tash ia luajtën mexhën
S’don me ndi kush është partia
Pritni pak vjen pavarësia
Në këmbë na u qu Eqrem daija
Ai Prishtinës ja ka sy
Flet me gojë e s’sheh me sy
Me Orë t’madhe s’është mahi
Po prin Toni n’diplomaci
Bien vendime veç për veti
Me te janë minoriteti
Parlamenti bash si në mulli
Asnjë i bëmi nuk sheh me sy
Këta nuk flasin ndërmjet veti
Tan pe ruajnë shkamin për veti
Amanet o pushtetar
Ju hajgarët fill mej lan
Leni fjalët e rroke punën
Boll me gishta e kruat hundën...
Me Aleancë nuk ish mahi
Koalicionit ja ka sy
Këta nuk shohin e s’ndien me vesh
Fundi fundit janë n’pushtet
Këta Evropës ia mbajnë deregjen
Ata tash ia luajtën mexhën
S’don me ndi kush është partia
Pritni pak vjen pavarësia
Zefi i vogël me mustaqe
Pak po flet shumë banë hesape
Për Gjakovën po banë be
E ka bë partin e re.
Me një emër dy parti
Askund n’botë nuk sheh me sy
Marka Musa Marka Llaku
S’po i punojka hiq dajaku.
Emrush begu po kundërshton
Fjala e tij hiq punë s’po i ban
Me flamur thotë mos me lu
Por Kosovën shtet e du.
Oj ushtri pa krahë të shqipes
Mos shih ëndërr në kokërr ditës
Ruaje kombin ruaje nderin
Largou leje krejt tenderin.
Oj Kosovë lumtë na për ty
Vend i vogël për kaq hajni
Njerëzit tu krejt donë me të mbyt
N’ korrupsion janë rras dej n’ fyt... !!!...???

FALEMINDERIT SHUMË




Joe DioGuardi 





From: <jjd@aacl.com>
Date: 2012/12/4
Subject: Domosdoshmëria historike e ribashkimit kombëtar


Dear Professor Ymeri

Thank you very much--FALEMINDERIT SHUME--for your excellent and insightful analysis of the currently weak Albanian political Parties and political leaders in all of the Albanian lands and political jurisdictions in south-east Europe, especially when it comes to standing up for the rights of the Albanian people and the Albanian nation of 7,000,000+ Albanians in the Balkans. After reading your wonderful article, I feel rejuvenated in my lobbying efforts in Washington DC for ALL Albanians, as a founder and President of the Albanian American Civic League. 

ALL THE BEST, Joe




http://floripress.blogspot.com/2012/12/domosdoshmeria-historike-e-ribashkimit.html





Prof.Dr.sci.Eshref Ymeri


“Kushdo mund ta fitojë lirinë, në qoftë se ai është i aftë të gjejë vetveten”-Gëte

“Shqiptarët janë mendjelehtë”-Admirali Gregori Xhonson, Ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s 



Kaloi edhe festa e 100-vjetorit të pavarësisë. Ishte me të vërtetë një festë me rëndësi të jashtëzakonshme për mbarë kombin shqiptar. Kjo për faktin se pavarësia u shpall për mbarë trojet tona etnike, të përbëra prej katër vilajetesh në kuadrin e Perandorisë Otomane. Por, fatkeqësisht, për mungesën e vetorganizmit të kombit shqiptar për mbrojtjen e territoreve të veta dhe për shkak të urrejtjes tradicionale të faktorit grekosllav, në gadishullin tonë shpërthyen luftërat ballkanike, të cilat nuk kishin si qëllim kryesor dëbimin e perandorisë në fjalë nga ky gadishull, meqenëse kjo perandori kishte kohë që kishte filluar të merrte tatëpjetën dhe në qarqet e politikës evropiane i ishte vënë nofka “i sëmuri i Bosforit”.

Qëllimi kryesor ishte vetëm copëtimi i trojeve etnike shqiptare dhe fshirja e Shqipërisë nga harta e Evropës. Vendimin për copëtimin e trojeve tona e mori Evropa, nën diktatin e shovinizmit rusomadh, kurse zbatimi i këtij vendimi iu la përsipër faktorit grekosllav, përmes luftërave ballkanike. 

Dhe Evropa asnjëherë nuk u bë pishman për krimin e rëndë që kreu kundër kombit shqiptar. Me këtë copëtim ajo i mohoi lirinë kombit shqiptar, i mohoi të drejtën për të jetuar i bashkuar në trojet e veta stërgjyshore. 

Dhe sot, në mbarë kontinentin evropian, për çudi, vetëm kombi shqiptar vazhdon të mos jetë i lirë në krejt trojet e veta etnike. Ky fakt përbën një fatkeqësi shumë të rëndë kombëtare për të gjithë ne shqiptarët. 

Evropa kurrë nuk e ka dashur, madje ajo e ka urryer, kombin shqiptar, prandaj edhe kreu kundër tij një krim shumë të rëndë, pa iu dridhur qërpiku.

Këtë urrejtje e argumenton edhe historiani i nderuar gjerman Aleksandër Lambert në një intervistë të ribotuar më 30 prill 2012, në gazetën “Tribuna Shqiptare”. Në atë intervistë ai deklaron: 

“Evropa sabotoi historinë tuaj në shek. XIX kur Ilirinë e quajti Ballkan”.

Gjatë këtyre viteve të pluralizmit, përfaqësuesit e klasës politike që kanë hipur dhe zbritur nga pushteti në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup, nuk e kanë prekur as edhe një herë të vetme çështjen e ribashkimit kombëtar.

Heshtja e tyre për këtë çështje kaq madhore, dëshmon fare qartë se kjo klasë politike vazhdon të ecë në hullinë e Enver Hoxhës dhe të Partisë Komuniste të Shqipërisë në qëndrimin ndaj çështjes kombëtare. Kohët e fundit kanë dalë në skenë dy formacione të reja politike, në Prishtinë pak më herët dhe në Tiranë gjatë vitit në vazhdim: është fjala për Vetëvendosjen dhe për Aleancën Kuq e Zi, të cilat e kanë shtruar haptas çështjen e ribashkimit kombëtar.

Në kushtet e krijuara pas shembjes së komunizmit në Evropën Lindore dhe ndryshimit të kufijve për krijimin e shteteve të reja, çështja e ribashkimit tonë kombëtar duhej të qe vendosur në rendin e ditës në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup. Por, për fat të keq, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Festimi i 100-vjetorit të pavarësisë, ishte rasti më ideal që klasa politike mbarëshqiptare, në opozitë dhe në pushtet, të dilte e bashkuar para kombit shqiptar dhe të parashtronte botërisht platformën e ribashkimit të afërt të trojeve tona etnike në një shtet të vetëm kombëtar, duke denoncuar si akt armiqësor Traktatin famëkeq të Londrës të vitit 1913. 

Sepse ribashkimi i trojeve tona etnike është vetëm në duart e shqiptarëve. Por kjo klasë politike, frikacake dhe servile para faktorit grekosllav dhe para Evropës, nuk e bëri një gjë të tillë, prandaj edhe do të mbajë në ballë vulën e turpit në sytë e mbarë kombit shqiptar.

Përgjegjësinë kryesore për mosparashtrimin e një platforme të tillë, e mban, para së gjithash, Shqipëria, si shteti amë për mbarë trojet tona etnike. 

Por, siç thotë Profesori i Universitetit të Oksfordit Xhejms Petifer, “Shqipëria ka qënë e paaftë të ribashkojë pjesët e copëtuara të territorit të saj” (Gazeta “Telegraf”. 08 maj 2012).

Dhe paaftësia e Shqipërisë, e konkretizuar me doza të theksuara burracakërie dhe servilizmi, u manifestua fare qartë në përgjigjet që Tirana zyrtare i dha ministrit shovinist grek Avramopulos, i cili, me përçmimin karakteristik grek ndaj kombit shqiptar, na rekomandon që të shikojmë 100 vjet përpara, duke kërkuar që trojet tona etnike deri në Prevezë dhe krimet e kryera ndaj popullsisë çame, ne t’i hedhim pas krahëve.

Tiranës zyrtare s’i mjaftoi burrëria për t’ia përplasur në fytyrë Avramopulosit shovinist se kufijtë tanë deri në Prevezë janë jo vetëm në kontektin historik, por edhe në kontekstin e ditëve tona. Në frëngjishte ka një shprehje: il grêl sur le persil (ai me të dobëtit është trim me fletë). 

Pra, Avramopulosi bëhet trim me fletë me politikanët burracakë dhe servilë të Tiranës. Por sikur Tirana zyrtare të kishte të tillë politikanë, që t’i jepnin një përgjigje burrërore, Avramopulosit do t’i shkonin tetë në qase. Se mbarë kombi shqiptar e di mirë se sa “trima” janë grekët. “Trimëria” e tyre është vetëm pabesia.

Në situatën e tanishme, copëzimi i faktorit shqiptar nëpër disa shtete, i diktuar me dhunë prej shovinizmit evropian në vitin 1913, të kujton principatat ilire që nuk u bashkuan kurrë me njëra-tjetrën për të përballuar fillimisht dyndjet e romakëve nga perëndimi dhe më pas të sllavëve nga veriu. 

Në këto kushte, faktori shqiptar në Evropën Juglindore, brenda vetes, ka rënë pre e provincializmit dhe e bajraktarizmit politik. 

Prandaj është e pamundur që një hallakatje e tillë e trojeve tona etnike nëpër disa shtete, të krijojë kushte të përshtatshme për krijimin e një shteti ligjor dhe të një klase politike me vetëdije të lartë kombëtare. Sepse shqiptarët e copëzuar dhe të përçarë do të vazhdojnë të mbeten peng i mendësive provincialiste dhe bajraktariste të deritanishme. 

Një komb shqiptar i përçarë, si deri tani, do të vazhdojë të fyhet, të poshtërohet, të shkelet me këmbë prej grekosllavizmit, siç ka ndodhur faktikisht që prej vitit 1913 e deri më sot.

Përçarja, nëse do të vazhdojë gjatë, do të ketë pasoja të rënda për mbijetesën tonë si komb. Prandaj ribashkimi i trojeve tona etnike është një domosdoshmëri historike. 

Gjatë vizitës së tij në Prishtinë më 25 tetor, Sekretari i Jashtëm anglez deklaroi se kufijtë në Evropën Juglindore janë të përfunduar. Kjo deklaratë të kujton një kryeartikull të revistës sovjetike “Novoje vremja” (Koha e Re), të botuar në maj të vitit 1985, me rastin e 40-vjetorit të fitores mbi nazifashizmin, dhe që titullohej: “Jalta nuk mund të rishikohet”. Por u desh që të kalonin vetëm gjashtë vjet që vendimet e Jaltës të përfundonin në rojtinat e historisë. Prandaj kufijtë në Evropën Juglindore nuk mund të vlerësohen të përfunduar, përderisa nuk janë ribashkuar trojet etnike shqiptare.

Shqiptarët, këta “nxënës të mbetur në klasë”në lëndën “Çështja e pazgjidhur kombëtare” 

Derisa ne shqiptarët nuk qemë të zotë të bashkoheshim për mbrojtjen e trojeve tona etnike, ne nuk e kemi dhënë “provimin” e lëndës më kryesore të shekullit që lamë pas. 

Prandaj ne jemi “mbetës në klasë”. Kjo për faktin se ne, siç thotë Gëte, nuk kemi mundur të gjejmë dot vetveten për të siguruar lirinë për çdo bashkatdhetar në krejt këto troje. Dhe kuptohet vetvetiu, për “mbetësin në klasë” nuk kanë fare respekt ata që ai ka rreth e rrotull.

Prandaj kjo mungesë respekti ndaj kombit tonë është manifestuar me tërë egërsinë e vet jo vetëm mes fqinjve tanë, por edhe në mbarë Evropën Perëndimore. 

Pikërisht për shkak të asaj “mbetjes në klasë”, Evropa Perëndimore na quan “shqiptarë mendjelehtë”. Për ta argumentuar këtë që po them, po sjell një fakt konkret.

Drejtori i Radios "Kosova e Lirë", zoti Ahmet Qeriqi, shkruan lidhur me të ashtuquajturën “Marrëveshje e Ohrit”:
"Luftëtarët e lirisë nuk e mirëpritën marrëveshjen, meqë ishin qind për qind të bindur se autoritetet sllavomaqedonase njohin vetëm një gjuhë, atë të forcës, e cila i detyroi ta nënshkruajnë armëpushimin, në të cilin kreu i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nuk diktoi kushte, edhe pse kishte forcë të diktonte dhe të mos i lëshonte armët nga dora, për shkak se në mënyrë direkte nuk ishte palë në bisedime… 

Dihet, po ashtu se asokohe, në Shkup, kishte shkuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, admirali Gregori Xhonson dhe i kishte bindur autoritetet e Qeverisë së Shkupit se nuk mund ta fitonin luftën kundër shqiptarëve, por mund ta ruanin shtetin e tyre, nëse do të nënshkruanin një marrëveshje, e cila do t’ i joshte shqiptarët mendjelehtë dhe do të ruhej status quoja edhe për një kohë të gjatë në këtë shtet të krijuar si Republikë Jugosllave në vitin 1945” (Citohet sipas faqes së internetit: “I robëruari s’ka ç’humb në luftë, përveç këmishës së zezë të robërisë”. 16 dhjetor 2009). 

Pra, admirali Xhonson, si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, kishte shkuar në Shkup për të përcjellë mendimin e kristalizuar të Evropës se politikanët shqiptarët janë mendjelehtë dhe ata mund t'i joshësh fare kollaj me çdolloj marrëveshjesh në dëm të interesave të kombit shqiptar. 

Dhe, domosdo, për njerëzit mendjelehtë nuk ka kush respekt. Madje ata bëhen objekt talljesh dhe poshtërimi prej kujtdo. Prandaj edhe fqinjët tanë grekosllavë vazhdimisht janë tallur me ne. Shikoni tani se ç’qëndrim mban Serbia ndaj Kosovës. 

Serbia, si një shtet fashist, kreu masakra të përbindshme në Kosovë, vrau dhe shpërguli qindar mijëra njerëz, grabiti dhe shkatërroi pasurinë e Kosovës dhe dogji rreth 200 mijë shtëpi, minoritetin serb në Kosovë e shndërroi në një bazë dhe mbështetje të fuqishme të bandave fashiste të Millosheviçit dhe të Arkanit, duke armatosur me kallashnikovë edhe fëmijët e shkollave serbe të moshës 14-vjeçare (siç pati rrëfyer zoti Kadri Canaj, zëvendëskryeplaku i fshatit Grejkoc të komunës së Prizrenit në nëntor të vitit 1999, kur u ndodha atje si përkthyes i një grupi gazetarësh rusë).

Tani, kjo Serbia pasmillosheviçiane, në vend që të reflektojë për ato krime të rënda që kreu, ajo ka vite që po mban ndaj Kosovës një qëndrim hakërrues, deri në shpërfillje, në tallje, në poshtërim, duke e ngulur fort “gozhdën e Nastradinit” në Mitrovicën e Veriut. 

Ky qëndrin arrogant i Serbisë e ka burimin në vendimin e padrejtë që u mor në Marrëveshjen e Kumanovës. Kjo për faktin se Marrëveshja e Kumanovës ishte në favor të Serbisë dhe jo të Kosovës. 

Gjithmonë për shkak të shpërfilljes së politikanëve shqiptarë mendjelehtë, të cilët para politikanëve të huaj kanë aftësinë të gjunjëzohen vetëm me art. Sepse në Kumanovë duhej të ishte marrë një vendim i prerë për ndëshkimin e rëndë të Serbisë, si një shtet fashist dhe agresor, pikërisht si ai që u mor pas përfundimit të Luftës II Botërore kundër Gjermanisë naziste, e cila u nda në katër zona pushtimi. Kjo nuk u bë, sepse Evropa Perëndimore që asokohe e kishte parashikuar se pas përfundimit të luftës, ajo, me ndonjë përjashtim të rrallë, do të merrte tërësisht anën e Serbisë, siç edhe ndodhi në të vërtetë.

Tani, faktikisht, minoriteti serb Mitrovicën e Veriut e konsideron si pjesë të Serbisë. Dhe klasa politike që është në pushtet në Prishtinë, vazhdon të bëjë sehir.

Po bëhen 22 vjet që shteti grek vazhdon të tallet me “ngastrën londineze” që quhet Shqipëri. Athina, me ndihmën e tradhtarëve të brendshëm, hodhi në dorë drejtimin e kishës ortodokse ish-shqiptare, sot filial i kishës shoviniste ortodokse greke, dhe solli në krye të saj Anastas Janullatosin, armikun e betuar të kombit shqiptar. Në dhjetor të vitit 1990 ajo i shqeu kat e kat kufijtë me Shqipërinë për dyndjen në masë të emigrantëve shqiptarë drejt Greqisë. Dhe ka 22 vjet rresht që këta emigrantë i ka parë me syrin e agait dhe vazhdon t’i mbajë peng për realizimin e qëllimit kryesor të saj - aneksimin e Epirit të Veriut. Dhe klasa politike e Tiranës, gjatë gjithë këtyre viteve, ka vazhduar të zvarritet barkas para Athinës zyrtare, duke i bërë asaj lëshime pas lëshimesh që nuk mund të vlerësohen ndryshe, veçse si tradhti kombëtare.

Në disa analiza të mëparshme në internet, e kam theksuar disa herë se prapa varrezave të ushtarëve agresorë grekë, manastireve dhe memorialeve të ngritura pranë tyre, fshihen pelegrinët grekë që do të fillojnë të vijnë karvanë-karvanë gjoja për të nderuar ushtarët e tyre fashistë që lanë kockat gërxheve shqiptare në përleshje me trupat italiane. Dhe s’dola i gabuar.

Më 28 tetor, karvani i pelegrinëve grekë zbriti në Këlcyrë, me pretekstin se do të përkujtonte, demek, festën kombëtare të Greqisë, 28 tetorin. Pra, pelegrinët dhe mjetet e informimit masiv në Greqi, i dhanë të kuptonte opinionit publik grek se ata po e përkujtojnë festën kombëtare të fitores mbi fashizmin Italian, në Këlcyrë, që është pjesë e territorit të Vorio-Epirit, pra e territorit grek.

Po ku ishte populli i Përmetit? Pse nuk u ngrit më këmbë dhe t’u vinte drunë pelegrinëve shovinistë grekë që kishin ardhur për të na poshtëruar ditën për drekë? Bëri shumë mirë Aleanca Kuq e Zi dhe Vetëvendosja që protestoi në Këlcyrë, por do të kishte qenë më mirë që të ishte pajisur edhe me vare për copëtimin e varrezës greke në Këlcyrë dhe kryqet janullatiste t’i flakte në lumin e Vjosës.

Lëshimet që klasa politike e Tiranës i ka bërë shtetit grek për kishën ortokse ish-fanoliane, për Himarën, për Korçën, për varrezat, memorialet dhe manastiret e ngritura për ushtarët fashistë grekë, për shkollat greke ku nuk ka minoritarë, për kufirin detar etj., pa llogaritur këtu pozitat kyçe që i ka lënë në dorë atij shteti në sferën e ekonomisë, janë me të vërtetë skandaloze.

Klasa politike shqiptare e trekëndëshit Tiranë-Prishtinë-Shkup i ka bërë lëshime të pafalshme shtetit maqedonas në qëndrimin ndaj popullit shqiptar të Maqedonisë. 

Atje Marrëveshja e Ohrit nuk u zbatua, shqiptarët keqtrajtohen, kërcënohen, burgosen, masakrohen, vriten nga autoritetet e shovininizmit maqedonas, kurse klasa politike e trekëndshëshit në fjalë vazhdimisht ka heshtur.

Duke ndjekur skenat e keqtrajtimit të popullit shqiptar të Maqedonisë nga ana e qeverisë së Grujevskit, Kryeministri i Republikës së Turqisë, zoti Erdogan, u detyrua të deklaronte:

“…trupat kombëtare turke janë në gatishmëri dhe do ndihmojnë shqiptarët për çlirimin e trojeve shqiptare” (Citohet sipas faqes së internetit: “Kryeministri turk Erdogan: Kërcënon me shpërbërje të Maqedonisë dhe Ballkanit nëse te drejtat e shqiptarëve nuk merren parasysh”. 18 maj 2012).

Kjo deklaratë e Kryeministrit Erdogan është një dackë e fortë për tradhtinë e klasës politike mbarëshqiptare.
Siç shihet nga sa u parashtrua më sipër, shqiptarët, të vetmit në Evropë, në mbarë trojet e tyre etnike, për shkak të tradhtisë së klasës së tyre politike, vazhdojnë të mos jenë të lirë.

Filozofi dhe sociologu britanik Spenser (Herbert Spencer - 1820-1903) thotë:

“Askush nuk mund të jetë krejtësisht i lirë, derisa liria nuk është arriur për të gjithë”. 

Ura e Ibrit vazhdon të mbetet e bllokuar dhe banorët shqiptarë të jugut të Mitrovicës nuk lejohen të kalojnë drejt veriut. Pra, atyre u mohohet liria e lëvizjes. Pra, liria e tyre, liria e shumicës absolute, vazhdon të mbetet e cënuar për qejfin e pakicës serbe në veriun e Mitrovicës, një pakicë kriminale kjo, që bashkëpunoi ngushtë me trupat fashiste serbe që masakruan popullin shqiptar të Kosovës në fundin e viteve ’90 të shekullit të kaluar. 

Populli shqiptar i Maqedonisë e ka të cënuar lirinë në kushtet e bashkëjetesës së detyruar me shovinizmin maqedonas. Faktet e muajve të fundit janë dëshmia më e qartë e shtypjes së lirisë së tij. 

Popullsisë shqiptare të Preshevës dhe të Malit të Zi i mohohet e drejta për mbajtjen e simboleve kombëtare, studentëve të tyre nuk u njihen diplomat që kanë marrë në universitetet e Shqipërisë Londineze.

Popullsisë çame nuk i lejohet të shkojë dhe të vizitojë vatrat stërgjyshore në Çamëri, nuk i lejohet të ngushëllojë shpirtrat e lënduar pranë varreve të të parëve të vet, të kujtojë në trojet amtare viktimat e fashizmit grek të qershorit të vitit 1944. Pasaportat e çamëve policia kufitare greke i gris si pa gjë të keqe dhe Tirana zyrtare luan rolin e shurdhmemecit para një skandali të tillë.

Ndërkohë, autoritetet e Shqipërisë Londineze e lejuan shovinizmin grekomadh të ngrejë varreza, memoriale dhe manastire për ushtarët fashistë grekë, të cilët, në vitin 1940, fill pas hyrjes në territorin shqiptar, kryen masakra dhe na shkatërruan dhjetra objekte kulti. 

Deputetë dhe politikanë grekë hyjnë e dalin në Shqipëri kur u do qejfi, duke u sjellë sikur janë në shtëpinë e vet. Dhe kjo ndodh se klasa politike e Tiranës, në raport me Greqinë, e ka kthyer Shqipërinë në një “shtëpi publike” që s’ka as portë e as derë. Deputeti neonazist grek vjen serbes-serbes në Bularat si në çifligun e vet dhe lëshon thirrje shoviniste, kurse shqiptarët s’ndihen, rrinë urtë si delet e Krishtit. Ja si e poshtërojnë grekët popullin shqiptar, për shkak të burracakërisë dhe të servilizmit të klasës politike shqiptare.


Ky poshtërim që na bëjnë serbët dhe grekët është pasojë e “mbetjes sonë në klasë”, është pasojë e mendjelehtësisë së klasës politike mbarëshqiptare, e cila gëzon përkrahjen dhe simpatinë e Evropës. 

Sepse me këtë klasë politike Evropa e ka fare të lehtë ta mbajë më këmbë veprën kriminale që kreu kundër kombit tonë në vitin 1913. Se dashuria e saj ka qenë dhe vazhdon të jetë përvëluese për të krishterët sllavogrekë të Evropës Juglindore, të cilët i majmi mirë me trojet tona etnike.

Prandaj ka një marrëveshje të heshtur mes Evropës dhe përfaqësuesve kryesorë të klasës politike mbarëshqiptare: mos e hapni gojën për Shqipërinë etnike dhe do të keni përkrahjen time për të qëndruar në pushtet.

Presidenti i gjashtëmbëdhjetë i SHBA, Abraham Linkoln (1809-1865), thotë:

“Delja dhe ujku e kuptojnë në mënyra të ndryshme fjalën “liri”, pikërisht këtu qëndron thelbi i mosmarrëveshjeve që mbizotërojnë në shoqërinë njerëzore”. 

Prandaj klasa politike mbarëshqiptare e percepton lirinë e kombit shqiptar me instinktin e deles, kurse sllavogrekët arrogantë lirinë e tij e perceptojnë me instinktin e ujkut. Kjo është edhe arsyeja që klasa politike mbarëshqiptare parapëlqen të luajë rolin e deles, vetëm e vetën që të qëndrojë sa më gjatë në pushtet.

Në gjendjen ku klasa politike mbarëshqiptare e ka katandisur nderin dhe dinjitetin e kombit shqiptar, të nëpërkëmbur prej Evropës dhe prej faktorit agresiv sllavogrek, ribashkimi i trojeve tona etnike është e vetmja zgjidhje për të dalë nga bataku i shpërfilljes dhe i përbuzjes ku kemi përfunduar.

Vetëm ribashkimi i trojeve etnike shqiptare do të bëjë të mundur daljen në skenë të një tjetër klase politike me nder dhe me dinjitet kombëtar. Ai do të krijojë kushte të përshtatshme për emancipimin e mbarë kombit shqiptar, për zbulimin e vlerave të fisnikërisë së tij shekullore, do të zgjojë energji krijuese të jashtëzakonshme, do të vërë në vend dinjitetin e individit dhe do të bëhet mburojë e fuqishme për mbrojtjen e lirisë së tij. Vetëm ribashkimi kombëtar do ta çlirojë individin nga mendësitë provincialiste patriarkale, nga skllavëria e shpirtit, nga pesha e servilizmit para bajraktarizmit partiak. 

Filozofi dhe poeti i lashtësisë romake, Seneka (4 p.e.r - 65 e.r.), thotë:

“Nuk ka skllavëri më të turpshme sesa skllavëria e shpirtit”.

Prandaj vetëm ribashkimi i krejt trojeve tona etnike do të krijojë kushte për çprangosjen e shqiptarit nga skllavëria e shpirtit para bajraktarit partiak dhe për ngritjen e dinjtetit të tij në lartësitë e një qytetari me vetëdije të përkryer kombëtare. 

Ky ribashkim do të krijojë kushte shumë të përshtatshme për shmangien përfundimtare të përçarjes katastrofike që mbizotron mes shqiptarëve për shkak të morisë së partive të panumërta që janë krijuar, të cilat në programet e tyre, me përjashtim të Aleancës Kuq e Zi, as që e përmendin fare zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare. 

Ribashkimi i trojeve tona etnike do të vendosë në panteonin e kombit shqiptar të gjitha figurat e shquara që sakrifikuan gjithçka për mbijetesën e tij në shekuj. Vlerësimi i këtyre figurave do të bëhet me objektivitet shkencor dhe jo sipas shijeve partiake, siç u vu re edhe me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë.

Ribashkimi i trojeve tona etnike do të krijojë kushte të shkëlqyera që klasa politike mbarëshqiptare, në pushtet apo në opozitë, të jetë e çliruar përfundimisht nga kompleksi i inferioritetit para të huajve, i cili klasën e tanishme politike e ka karfosur keq në çdo pore të saj.

Ky kompleks i mallkuar inferioriteti, është burim i mosrespektimit të theksuar që sllavogrekët vazhdojnë të ushqejnë ndaj nesh. Prandaj edhe në gjirin e tyre ata kanë vazhduar të mbajnë më këmbë struktura fashiste për qëllime diversioni kundër etnisë shqiptare në gadishullin tonë. 

Në Greqi vazhdon të funksionojë organizata fashiste terroriste “Mavi”, e cila, me përkrahjen e fuqishme të kishës shoviniste greke dhe të shtetit grek, ka ushtruar një aktivitet të dendur brenda Greqisë kundër Shqipërisë së Jugut, të shoqëruar edhe me akte terroriste, siç ishte inkursioni fashist i saj në Peshkëpi të Gjirokastrës në vitin 1994.

Nuk është rastësi që pikërisht në Greqi u krijua një parti fashiste me emrin “Agimi i Artë” dhe deputetët e saj fashistë kanë 21 vende në parlamentin grek. Kjo parti është trashëgimtare e organizatës fashiste “17 nëntori”, e cila ka funksionuar gjatë shumë dhjetëvjeçarëve pikërisht me bekimin e shtetit shovinist grek, prandaj edhe asnjëherë nuk u bë objekt hetimi nga ana e organeve të drejtësisë.

Një fakt i tillë dëshmon fare shkoqur se prirjet fashiste gjejnë një terren ushques në radhët e popullit grek. Dhe Evropa hesht për këto struktura fashiste që krijohen në Greqi.

Dyshoj se Evropa, falë dashurisë përvëluese që ushqen për Greqinë, mund t’i falë asaj edhe borxhet shumëmiliardëshe, që ajo ta marrë veten para frymës nacionaliste në rritje që po vihet re në radhët e kombit shqiptar pas festimit të 100-vjetorit të pavarësisë.

Ndërkohë, Serbia, brenda shtetit, kishte të organizuara dhe të mirëtrajtuara bandat e Arkanit që kishin si qëllim kryerjen e masakrave në Kosovë dhe mbajtjen e popullit shqiptar të Kosovës nën psikologjinë e terrorit.
Në kushtet e një shteti të bashkuar kombëtar, sllavogrekët nuk do të kenë më mundësi të tallen me etninë shqiptare siç vazhdojnë të tallen deri tani. Madje ata do t’i bëjnë hesapet mirë se si duhen ndërtuar marrëdhëniet me një shtet të bashkuar shqiptar me 10 milionë banorë.

Misionin e shenjtëruar për ribashkimin e trojeve tona etnike mundet dhe duhet ta marrë përsipër vetëm rinia shqiptare, që është “shpuza” e kombit shqiptar, dhe ato parti politike, të cilat, në programet e tyre, kanë si objektiv kryesor pikërisht krijimin e një shteti të bashkuar mbarëkombëtar. 

Prandaj duhet përkrahur fuqimisht nisma e Aleancës Kuq e Zi dhe e Frontit për Bashkim Kombëtar që u ndërmor në Morinë më 28 nëntor për mbledhjen e firmave në të dyja Shqipëritë për zhvillimin e referendumit për shkrirjen e tyre në një shtet të vetëm. 

Për arritjen e këtij objektivi një rol të pazëvendësueshëm do të luajë Fronti për Bashkimin Kombëtar. Mbështetje e fuqishme e tyre duhet të bëhen intelektualët me vetëdije të lartë kombëtare. Midis intelektualëve shqiptarë, për fat të keq, ka edhe një dorë syresh frikacakë, disfatistë apo edhe argatë të grekosllavizmit, të cilët nuk e duan bashkimin e trojeve tona etnike. Madje ka edhe nga ata që duan ta përçajnë kombin shqiptar, duke shpikur brenda tij “kombin” kosovar. 

Prandaj ka shumë të drejtë zoti Ajet Nuro, i cili, në një artikull të paradokohshëm, të botuar në “Tribunën Shqiptare”, kushtuar 100-vjetorit të pavarësisë, thotë se këta tipa janë edhe më të rrezikshëm sesa politika serbe e përçarjes së kombit shqiptar. Kurse disa pseudointelektualë të tjerë deklarojnë se na qenka absurde të flitet tani për ribashkimin e trojeve tona etnike. 

Qytetarët e Gjermanisë Lindore nuk pritën sa të “piqeshin” kushtet për ribashkimin me Gjermaninë Perëndimore apo derisa t’i mbushej mendja Moskës për tërheqjen e armatës pushtuese prej 370 mijë trupash që mbante atje. Përkundrazi, ata rrëmbyen qysqitë dhe varetë dhe iu turrën murit të Berlinit për ta hedhur në tokë, duke e bërë fakt të kryer ribashkimin e dy Gjermanive.

Gazetari grek Panajoti Savidi, në numrin e gazetës “Proto Thema” të datës 4 nëntor 2012, pati botuar një artikull me titull “Ekstremisti i djathtë shqiptar që trondit Athinën”, duke sulmuar ashpër kreun e Aleancës Kuq e Zi, zotin Kreshnik Spahiu, i cili ka deklaruar se kufijtë tanë shkojnë deri në Kostur dhe në Prevezë.

Grekët, bashkë me Athinën, nuk kanë pse tronditen se zoti Spahiu nuk ka shprehur pretendime shoviniste ndaj ndonjë territori autokton grek. Ai ka thënë një të vërtetë që dihet botërisht. 

Poeti mitik i këngës labe, zoti Lefter Çipa, në një poezi atdhedashurie thotë se shqiptarët nuk kërkojnë më shumë “sesa ka krahët shqiponja, katër vilajetet tona”. Prandaj grekët dhe larot e tyre kudo që janë, le ta marrin vesh mirë se Arta, Preveza, Kosturi, Janina, Filati, Konica etj., për ne janë simbole kombëtare, ashtu siç janë simbole edhe qytete të tjera shqiptare që vazhdojnë me Manastirin, Shkupin, Preshevën e deri në Mitrovicë, Tivar dhe Ulqin.

Presidenti i Serbisë Nikoliç u ngrit e shkoi në Athinë, ku u takua me homologun e tij grek Papulias. Në atë takim të datës 9 nëntor 2012, ata i premtuan njëri-tjetrit se nuk do ta njohin pavarësinë e Kosovës. 

Ky fakt dëshmon se kombi shqiptar në veri dhe në jug ka dy shtete armiq. Kjo armiqësi, e egër në realitet, por e maskuar me gjethen e fikut të fqinjësisë “së mirë”, zë fill që prej vitit 1844, me dekretimin e platformave të “Naçertanies” dhe të “Megaliidesë”, që kishin si qëllim zhvatjen e territoreve shqiptare. Ky unitet armiqësor grekosllav kërkon të ruajë me ço kusht territoret shqiptare që na u rrëmbyen me bekimin e Evropës që në vitin 1913. 

Mirë do të ishte që klasa politike mbarëshqiptare të hiqte dorë nga politika e servilizmit ndaj Evropës. Kjo për faktin se servilizmi është i pështirë për këdo. Servilizmi i kësaj klase politike na ka ulur autoritetin në sytë e Evropës, e cila shqiptarët i quan mendjelehtë. Mendjelehtë, në të vërtetë, nuk është populli shqiptar, i cili dallohet për krenari, atdhetarizëm dhe zgjuarsi të admirueshme. Mendjelehtësia është tipar karakteristik i klasës së tij politike që manifestohet në mënyrën më të shëmtuar në marrdhëniet me Evropën. Servilizmin e klasës politike shqiptare Evropa e përcjell me një buzëqeshje të shtirur, prapa së cilës fshihet shpërfillja dhe përbuzja.

Evropa do të na respektojë vetëm atëherë kur ne të gjejmë vetveten, të ribashkojmë trojet tona etnike dhe të krijojmë një shtet të konsiliduar mbarëshqiptar.

Pa arritjen e këtij objektivi, nuk ka dhe nuk do të ketë qetësi në gadishullin tonë. Këtë e pranon madje edhe një ushtarak i një supershteti, siç është Federata Ruse, trashëgimtarja e politikës cariste ndaj kombit shqiptar, armike e betuar e kombit shqiptar, siç del fare qartë në një libër me titull “Antologjia e kryqëzimit. Rusia dhe çështja shqiptare. 1878-2012”, të përgatitur prej dr. Islam Lauka, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, dhe prej meje dhe të botuar në Prishtinë në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë.

Një një intervistë që i ka dhënë para do kohësh Raditelevizionit të Serbisë, gjenerali rus Leonid Ivashov ka deklaruar:

“Tash për tash nuk shoh perspektivë stabiliteti në rajon dhe kjo vlen edhe për Serbinë. Ndonëse në disa analiza të mia, kur mendoj edhe problemin e Kosovës, shpesh si garant stabiliteti dhe ardhmërie shoh projektet shtetërore të Serbisë së Madhe, Shqipërisë së Madhe dhe të Kroacisë së Madhe. Kjo do të ishte bazë e stabilitetit dhe të paqes në Ballkan” (Citohet sipas faqes së internetit të zotit Paul Tedeskini me titull: “Gjenerali rus Ivashov: "Serbia e Madhe, Shqipëria e Madhe dhe Kroacia e Madhe, garanci stabiliteti në Ballkan”. 09 nëntor 2012).

Së fundi, ribashkimi i trojeve tona etnike dhe krijimi i shtetit të konsoliduar shqiptar, do të krijojë kushte të padiskutueshme për vënien para përgjegjësisë juridike të dy shteteve fashiste që kanë kryer gjenocid dhe shkatërrime të pallogaritshme në dëm të kombit shqiptar. 

Së pari, do të kërkohet ndëshkimi i Greqisë, e cila në qëndrimin ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë u rreshtua përkrah nazifashizmit, duke ushtruar ndaj saj një gjenocid të pashembullt në historinë e njerëzimit. 

Shtetit shovinist grek do t’i kërkohet kompensim për gjenocidin e ushtruar dhe për shkatërrimin e pronës së popullsisë në fjalë. Veç kësaj, varrezat, manastiret dhe memorialet që shteti shovinist grek, me pararojën e vet Janullatos, ngriti në nderim të ushtarëve agresorë grekë, do të zhduken nga territori i Shqipërisë së Jugut.

Së dyti, do të kërkohet ndëshkimi juridik i Serbisë për gjenocidin e ushtruar në Kosovë dhe kompensimi i të gjitha shkatërrimeve që kreu atje në fundin e viteve ’90 të shekullit të kaluar. Në historinë e së drejtës ndërkombëtare, krimet kundër njerëzimit nuk parashkruhen.

Santa Barbara, Kaliforni
03 dhjetor 2012.
Posted  3 minutes ago by AGJENCIONI FLORIPRESS


2012-12-04

Serbia i ka borxh Kosovës territor rreth dy Kosova (1804 – 1878)





Harta është marrë nga libri Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës (1877-1995), Instituti i Historisë Prishtinë, QIK 1997

Libri Historia e shteteve dhe e të drejtave të popujve jugosllavë bot. Beograd, përkth. Prishtinë 1979 grup aut. serbosllavë f. 7 shkruan : Në gjysmën e dytë të shek. VI fiset sllave gradualisht e populluan edhe krahinën e Alpeve Lindore ; në decenien e fundit të shek. VI ata kishin arritur deri në vijën nga burimi i Dravës deri në Danub. F. 329 Në propozim të autorizuarit austriak kufijtë e Serbisë u zgjeruan; Serbisë iu bashkëngjitën edhe 4 qarqe; i Nishit, Pirotit, Vrajës dhe i Toplicës, kështu që ndër të tjerët, në kuadrin e shtetit serb hyjnë edhe Piroti dhe Vraja. F. 403. Me vendimet e traktatit të paqes së Berlinit (1878) territori i Malit të Zi u zgjerua dukshëm . Ai gati u dyfishua …. Mali i Zi fitoi edhe disa qytete (Nikshiqin, Podgoricën, Spuzhin, Koloshinin, Ulqinin). Ngjashëm shkruan edhe libri Crna Gora i Boka Kotorska aut. Vuk St. Karaxhiq bot. Nolit Beograd 1977 f. 9.


Libri Srbija Zemlja i Stanovnistvo ( Serbia Shteti dhe Popullsia) aut. Feliks Kanic bot. në serbokr. Beograd 1986. F. 5 Më 1878 me vendimin e Kongresit të Berlinit qarqet : Nishi, Piroti, Vraja dhe Toplica iu bashkëngjitën Serbisë dhe kryesisht në çdo pikëpamje ishin terra incognita dhe për hulumtuesit e huaj në një mënyrë mbetet kështu deri tash. F. 126 Aleksinci ra në duar të serbëve me 1833. Qeveria turko-shqiptare nga Aleksinci u hoq në vitin 1833. F. 238 Fillimi i shek XIX Leskovci ishte qendër e pashallëkut të madh, kufijtë e të cilit përfshinë edhe qarqet e larta: Kryshevcin, Çuprinë dhe Aleksincin (që nga viti 1833 i takojnë Serbisë). F. 251 Në tërë luginën e Veternicës para vitit 1878 kishte shumë fshatra shqiptare nuk mbeti asnjë shqiptarë, të gjithë u shpërngulën në territoret turke. F. 293 Më 1858 edhe ana e djathtë e Moravës kishte 11 fshatra të pastra shqiptare. F. 294 Më 1858 Prokupja kishte 500 familje myslimane (shqiptare ), 300 kristiane, 10 hebreje 20 rome. Më 1877 kishte 620 familje shqiptare – çerkeze, 36 rome, 325 shtëpi serbe, 3 hebreje. F. 298 Deri më 1878 Lugina e Toplicës ishte e mbuluar gati kryesisht me fshatra shqiptare. F. 311 Më 1877 në Kurshumli kur erdhën serbët këtu gjetën vetëm 2 të krishterë. Kurshumlia merret nga serbët me 19 janar 1878. F. 317 Qeveria serbe me të gjitha mjetet u përpoq ta populloj qarkun e Toplicës të cilin më 1878 e morri gati të shkretuar, në 2839 km² të tij, në vitin 1905 u regjistruan në 37 komuna me 341 vendbanime me 102.954 ban.( 36 ban. në 1 km²), Kosanica ( 19 ban. 1km²).
Libri Istorija Srba Kulturna Istorija Knjiga aut. K. Jireçek, J. Radoniç bot. Beograd 1978, në serbokr. f. 7 shkruan: Qyteti Nish nuk përmendet kurrsesi në episkopinë serbe në shek. e XIII-XIV veçse më 1336 përmendet si vend i Bullgarisë kralevine.

Në Enciklopedinë e Jugosllavisë 1, A – Bib bot. Zagreb 1984 në gj. shqipe f. 206 shkruan: Kosova prej vitit 297 ishte pjesa qendrore e Dardanisë….Krishterimi këtu ishte herët i pranishëm. Hierarkia kishtare ekziston prej shek. III (me ipeshkvin në Ulpianë). F. 638 shkruan : nga turqit më 06.04.1867 iu dorëzuan Knjaz Milloshit çelësat e qytetit të Beogradit.
Nova Enciklopedia I, A – K bot. V. Karaxhiç Beograd 1977 f. 34 në serbokr. shkruan: Shqiptarët popull i vjetër i Ballkanit, afër 3 mil. jetojnë në Shqipëri, në Jugosllavi ka mbi 1 mil. 300 mijë, një numër në Greqi, Bullgari, Rumani, SSSR, Itali, në Lindjen e Afërme në veri e në jug të Amerikës. F. 689 Ilirët (Ilirikum) emërtim antik në Ballkan që nga deti Adriatik deri në Moravë dhe prej Epirit deri në Danub. F. 929 Kosova e banuar qysh në kohën e neolitit. Në Kosovë shqiptarët janë shpërngulur gjatë luftës së parë e dytë serbe. 1918 Kosova iu është bashkangjitur SKS-së. Në LDB nga Kosova kanë marrë pjesë 50 mijë luftëtarë, Kosova 1945 iu është bashkangjitur Serbisë. F. 459 Territori Grek u zgjerua kah Epiri dhe Thesalia…

Jugoslovenski Leksikografski Zavod A – Z – Zagreb 1974 në serbokr. f. 500 më 1912 Kosova iu bashkëngjit Serbisë me vendimin e marrëveshjes paqësore të Londrës 1913, ashtu me 1918. Kosova në LDB ka dhënë 50 mijë luftëtarë. F. 922 serbët në shek. IX janë kristanizue. Fundi i shek. XVIII shumica e serbëve në shtetin turk kanë qenë të grumbulluar në pashallëkun e Beogradit. 1876 Serbia ka qenë e dërmuar, mirëpo me ndihmën e Rusisë në luftë çliroi vendet Nish, Pirot, Leskovc dhe Vrajë. Në kongresin e Berlinit (1878) Serbia fitoi pavarësinë e plotë. F. 335 Në paqen e Jedrenit 1829 Turqia i njeh pavarësinë Greqisë. Greqia më 1864 fiton nga B. e Madhe ujdhesat e Jonit, prej Turqisë 1878 fiton Thesalinë, gjatë L. Ballk. 1912-13 Greqia fitoi Kretën, Epirin pjesë nga Maqedonia e Trakia.
Libri Kosovo nekad i danas ( Kosova dikur e sot) grup aut. serb e shqiptarë bot. Beograd 1973 f. 416 shkruar serbokr. e shqip shkruan: Graçanica e tashme xhindet në themelet e një kishe më të vjetër, në të cilën ka qenë selia e ipeshkvisë së Lipjanit. Kisha e Graçanicës objekti më i vjetër i konstatuar është themeli i bazilikës tri pjesësh të Bizantit të hershëm. Në gërmadhat e kësaj bazilike mbreti serb Uroshi I (1243-1276) e ndoshta edhe i ati i tij Stevan Përvoveçani dhe xhaxhai Sava Nemanjiç, kanë ndërtuar edhe një Kishë. F. 399 po ashtu shkruan edhe për Patrikanën e Pejës dhe f. 404 për Kishën e Lëvishkës etj. siç shkruan edhe ak. M. Krasniqi në librin Rrënjët tona etnike, Prishtinë, 2002 f. 219-220 Graçanica, Patrikana e Pejës, Levishka në Prizren etj. këto janë ndërtuar në kohën e sundimit bizantin para ardhjes së serbëve. Po aty f. 250 Perandoria e Car Dushanit në shek. XIV përfshinte Shqipërinë një pjesë të madhe të Greqisë dhe një pjesë të vogël të Bullgarisë. Por kjo perandori nuk zgjati as 10 vjet dhe u bë copë e grimë …..Në mënyrë të njëjtë dhe objektive shkruhet edhe në disa libra tjera serbokroate dhe te tjera të huaja. Nga këto padrejtësi sot më shumë ka shqiptarë në botë se në Ballkan (përreth Shqipërisë).Mu për këtë 1. Fuqitë e mëdha pa kurrfarë hezitimi duhet ta njohin të paktën pavarësinë e Kosovës pasi që janë fajtorë në copëtimin e popullit shqiptarë siç u cekë më lartë bile nga autorët serbë. 2. Pas LDB nga 50 shtete, tash janë rreth 200 shtete, gati gjysma e tyre janë sa apo më të vogla se Kosova. 3. Kosova përkundër okupimit serb 1912, e riokupimit 1918, 1945, 1989, 1999 i ka pasur kufijtë njësi e veçantë, e sdm. me Kushtetutën e 74-ës ka pasur min. të jashtme, të mbrojtjes etj. ministri të shtetësisë. Mu për këtë Millosheviqi me dhunë, tanke e gjendje të jashtëzakonshme e suspendoi Kushtetutën e 74 – ës. 4. Ti bëhet apel Serbisë mjaft je zgjeruar në tokat shqiptare më se 200 vjet. 5. Ti bëhet apel Rusisë ju nuk keni të drejtë të përziheni në çështjen shqiptare të Kosovës pasi ajo gjithherë e ka ndihmuar Serbinë në tkurrjen, shpërnguljen dhe gjenocidin ndaj popullit shqiptarë në minimum. 6. Çështja shqiptare sdm. kosovare në Ballkan dhe Europë është më e diskredituara dhe më e dëmtuara. 7. Të anulohet – shfuqizohet decentralizimi ( komunat serbe – një etnike ) pasi që Kosova përkundër kolonizimeve serbe në Kosovë dhe shpërnguljet e shqiptarëve, Kosova ne ish Jugosllavi e më gjerë në Europë ka qenë dhe është së paku shumë etnike lexo librin dr. Milovan Obradoviq Reforma Agrare dhe Kolonizimi në Kosovë (1918-1941) bot. Prishtinë 1981 serbokr. dhe në shqip 2005. Mbi 60 mijë serbë të ardhur në Kosovë, po aq serbë kanë ardhur 1945-1966 pastaj në vitet e 90 – ta . Kosova para vitit 1918 serb ka pasur rreth 3 %. 8. Të anulohet trashëgimia (kulturore kishtare serbe), pasi kjo trashëgimi është shqiptare siç u potencua më lartë nga vetë aut. serbosllavë të cilët janë kristanizue në shekullin e IX e shqiptarët në shek. I-III. 9. Të anulohet termi – fjalia Kosova shumë etnike, standardet, rezoluta 1244 etj. 10. Të kthehen shqiptarët në Mitrovicën e veriut të shkatërrohen strukturat paralele serbe (policore – ushtarake), Dëbellde, Mahalla e Zahirajve ti kthehen Kosovës etj. Të gjitha këto pika në rast se nuk shqyrtohen dhe nuk anulohen – shfuqizohen si mund të besohet në pavarësi apo çfarë pavarësie është ajo me te gjitha këto të meta.

Shqiptarët nuk janë më qytetarë të klasës së dytë apo të tretë, siç janë trajtuar në histori, ata janë sot faktorë domethënës në Ballkan.




Nga Flori Bruqi

                                      


Shënimet e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë i kanë bërë bashkë shqiptarët e të gjitha trojeve etnike, por kanë treguar fytyrën e vërtetë të fqinjëve tanë. 





HARTA E SHQIPËRISË SË CUNGUAR PAS KONFERENCËS SË LONDRËS NË VITIN 1913

Kryeministri grek e kishte anuluar vizitën në ditën e fundit të festimeve në Tiranë, Vlorë e gjetiu, i kapur pas një deklarate të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, që ishte thënë në kontekstin historik të shpalljes së Pavarësisë në Vlorë.




 Edhe kryeministri i Maqedonisë e kishte anuluar vizitën në Shqipëri në vigjilje të Festës së Flamurit, po ashtu me një pretekst, që nuk kishte ndonjë bazë domethënëse. 



Djegiet e flamujve shqiptarë kanë ndodhur e po ndodhin edhe këto ditë në Maqedoni, por ato raste mbesin të izoluara, siç mbesin edhe në Shqipëri, me djegien e flamujve maqedonas. Prandaj, anulimi i vizitës nuk i kontribuon miqësisë me shqiptarët. 



Fqinjët tanë nuk duhet të tremben nga festimet që shqiptarët i bëjnë për të kujtuar baballarët e kombit që i vunë themelet e shtetit të copëtuar shqiptar dhe aspiratat e tyre që kishin për një shtet etnik. Ato troje shqiptare, nuk duhet të harrojmë, u copëtuan nga fuqitë e mëdha të asaj kohe dhe nga aspiratat shovinistëve të fqinjëve, për të zaptuar sa më shumë toka të shqiptarëve. Nëse personalitetet e tanishme shqiptare përmendin fakte të asaj kohe, kjo nuk duhet t’i zemërojë fqinjët tanë. Ato ishin realitete të hidhura. 


Nëse e lëmë prapa historinë dhe kthehemi në të tanishmen, atëherë vërejmë se politika shqiptare andej dhe këndej kufirit është treguar e matur në deklarata, duke kontribuar si faktor paqeje dhe stabiliteti. Por, historia jonë kombëtare nuk mund të zhbëhet, nëse ajo po i trembka fqinjët tanë. 


Shqiptarët nuk janë më qytetarë të klasës së dytë apo të tretë, siç janë trajtuar në histori, ata janë sot faktorë domethënës në Ballkan. Është koha që fqinjët tanë të kontribuojnë për stabilitetin, ashtu siç veprojnë shqiptarët. Nëse përmendet bashkimi kombëtar, fqinjët duhet ta kuptojnë drejt atë që përmendi kryeministri Berisha në Shkup. Shqiptarët do të bashkohen në Evropë. Kështu synojnë, me sa dimë, edhe fqinjët që na rrethojnë. Është koha e integrimeve.

Doktrina e shejt serbe për asgjësimin dhe dëbimin e elementit shqiptar nga trojet etnike të tyre daton që nga lashtësia, pra që nga momenti i ifiltrimit të popullit sllav në këto anë, në shek. XII. Përzënja e shqiptarve nga trojet e veta, si nga Qupria, Aleksinci … u inspirua nga Milosh Obrenoviqi, i cili përdori të njejtat forma si pasardhësit e tij, duke masakruar popullaten shqiptare dhe duke e detyruar atë që të largohet nga trojet e veta, për t’u mos u kthyer më kurrë atje. Kjo ide më vonë filloi të institucionalizohet në qarqet shovene serbe dhe të bëhet preokupim qenësor i tyre. Ilija Garashanin, përgaditi platformen në vepren famkeqe “ Naçertanje ”, e cila bazohej në programin e shfarosjës dhe dëbimit të shqiptarve me dhunë. Pasardhësit e Garashaninit si Pashiqi, kral Nikolla, Qubrilloviqi, Ivo Andriqi,Aleksandër  Rankoviqi, Dushan Mugosha, Svetozar Vukmanoviq Tempo, Borisllav Joviqi, Trajkoviqi, Sllobodan Milosheviqi … këto forma të luftës me shqiptarët etnik të Kosovës arriten t’i adaptojnë, mvarësisht prej rrjedhave politike në botë, dhe vazhduan etnocidin që mund të merret si shembull më flagrant i aplikimit të fashizmit të heshtur që veproj në formë institucionale, pa ndonjë reagim serioz nga jashtë.

Kjo politikë fashiste dhe shfarosëse ndaj shqiptarëve, mund të jetë si moster e krimit të organizuar shtetëror, gjithnjë duke u mbështetur dhe vepruar në kuadër të institucionit. Urrejtja patologjike e tyre ndaj një populli të pafajshëm, e ka gjenezën thellë në shpirtin dhe qenjen e okupatorëve karpatian. Nikola P.Iliq në “Oslobodjenje juzne Srbije” shënon më sa vijon: “ Toplica ka pasur 18333 banorë, prej të cilëve rrethi i Prokuples ka pasur 10825 banorë, prej tyre 4618 kanë qenë serb, ndërsa pjesa tjetër 6207, kan qenë shqiptarë e turq , rrethi i Kosanicës ka pasur 6708 banorë, prej tyre 577 serbë, 5951 turq e shqiptarë dhe afro 800 çerkezë. Sipas autores Vidosava Nikoliq – Stojanoviq ne veprën “ Leskovac i oslobodjeni predeli ” faqe 143, thotë : “ Leskovci gjerë në vitin 1877 ka pasur 900 shtëpi të banuara me 5000 banorë shqiptar të konfesionit musliman. Jovan Haxhi Vasiljeviq , jepë të dhënat se: Në Prokuple me rrethinë ka pasur 2505 shtëpi shqiptare, 2031 shtëpi serbe dhe 24 shtëpi turke. Në Kurshumli ka pasur 1956 shtëpi shqiptare, 638 shtëpi serbe dhe 60 shtëpi rome” ( “ Arnautska Liga ”, Beograd, 1908, faqe 15 ). Të gjitha këto vise etnike shqiptare u pastruan nga elementi jo sllav në format më barbare , çka fletë edhe citati i Stefan. L. Popoviqit në vepren “ Putovanje po novoj Srbiji ”: “ Derisa familjet shqiptare iknin dhe tërhiqeshin në luginën e lumit të Moravës jugore, nëpër të ftohtë të madh, pran rrugës, nëpër grykën e Gurdulicës deri te Vranja dhe Kumanova , shiheshin fëmijë të hedhur dhe të vdekur dhe pleq të ngrirë.

Tërheqja ka qenë tragjike, kuajtë dhe qetë tërhiqnin ngadal qerret nëpër borë, sepse saja ka pasë pak. Disa fëmijë të hudhur, të humbur apo gjysmë të vdekur nga lodhja dhe uria kanë qenë të enjtur dhe të fryrë si tupan, disa vdisnin atëherë kur tanët i ushqenin ose pas ngrënies ”. Akademik Hajredin Hoxha, në Temën e Disertacionit, Lubjanë, 1973, faqe 69, shkruan: “ Ekziston lista se vetëm me rastin e arritjës së ushtrisë serbe dhe malazeze në këto vise, në vitin 1912 u vranë 12777 shqiptarë” Rjedha e kolonizimit të tokave shqiptare me elementin sllav ne Jugosllavi , vërehet më së miri nga citati në “ Casopis za kulturo – znanost “ Lubjanë, 1982, faqe 244 - 249. “ Vendosja e kolonistëve serbë dhe malazezë në Kosovë filloi që nga viti 1912, por u zbatua në mënyrë intensive gjatë viteve 1919 – 1924 si dhe atyre 1934 – 1941. Në atë periudhë, në Kosovë, u vendosen më se 39 mijë serbë dhe malazez dhe u krijuan 374 koloni, pëkatësisht vendbanime të reja sllave. Këto koloni u shpërndanë me plan dhe sistematikisht në ambientet homogjene shqiptare, në viset kufitare me Shqipërinë dhe në pikat strategjike e komunikative të Kosovës ”.

Për shkak të prezentimit të drejtë të disa të dhënave shkencore nuk u ribotua vepra e Dr.Millovan Obradoviqit. ( “ Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu ”, Prishtinë, 1981.). Aty përshkruhen në mënyrë të qartë format e kolonizimit, koha e ardhjës së serbëve dhe malazezve, vendet e kolonizuara dhe pasuria e konfiskuar e shqiptarëve. Pushtetarët serb, gjeneratë pas gjenerate, bazoheshin në platformën e tyre, dhe gradulisht taktikën e tillë të asimilimit dhe të shfarosjës së shqiptarëve e aplikonin në të gjitha vendbanimet shqiptare. E gjithë kjo shkaktonte revoltë dhe paknaqësi te popullata etnike shqiptare, dhe ata doemos si kundërpëgjegje ishin të shtyrë të vetëorganizohen në forma të ndryshme, në mënyrë që të ruajnë pragun e shtëpisë dhe tokën atnore. Gjithë kjo trysni në shpirtin dhe qenjen shqiptare kishte në anën tjeter si reaksion homogjenizimin e shqiptarëve, sepse e ardhmja paralajmëronte ditë të zeza për shqiptaret, ishte duke u rrezikuar qenja kombëtare. Pra, kombi shqiptar ishte pre e aspiratave të okupatorve sllav dhe ishte në rrezik të zhdukej nga faqja e dheut. Hapsira e tyre vinte duke u ngushtuar për çdo ditë e më tepër. Nje popull që nuk ka teritor është i denuar të humbe nga faqja e dheut. Pa tokë nuk ka komb. Ky avaz vazhdoi edhe pas luftës së dytë botërore. Edhe pse Josip Broz  Tito deklarohet se: “ … zgjedhja e çështjës kombëtare në Kosovë mund të arrihet vetëm me formimin e Republikës Shqiptare të lirë dhe në trojet e veta ” ( Vepra e VI, vëllimi i VI, faqe 1 dhe 9, pjesë të shkëputura nga dokumentet e Konferencës së V –stë, të Partisë komuniste të Jugosllavisë, të mbajtur prej 19 – 23 tetor 1940, në Dubravë afër Zagrebit ).


Është me rëndësi vitale të përmendet në këtë kontekst Konferenca e Bunjajt, e mbajtur në fshatin Bunjaj të Malësisë së Gjakovës prej 31 dhjetor gjerë me 2 janar 1944. Në dokumentin përfundimtar të kësaj Konference shënohet : “ Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është një anë, e cila popullohet në pjesën më të madhe nga popullsia shqiptare, e cila, si gjithmonë, dëshiron edhe sot të bashkohet me Shqipërinë. Prandaj, e ndijmë për detyrë ta vëmë në dukje rrugën e vërtetë në të cilën duhet të ecë populli shqiptarë për të realizuar aspiratat e veta. Rruga e vetme për t’u bashkuar me Shqipërinë, për shqiptaret e Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, është lufta e përbashkët me popujtë e tjerë të Jugosllavisë, kundër okupatorit dhe shërbëtorve të tij. Sepse, kjo është rruga e vetme për të fituar liria, kur të gjithë popujtë, pra edhe shqiptarët, do të kenë mundësinë që të deklarohen rreth fatit të vet, me të drejtën për vetëvendosje deri në shkëputje.” “ Pas Konferencës së Bujanit, sidomos, pas muajit nëntor të vitit 1944, në prapavi dhe në mënyrë perfide filloi vazhdimi i realizimit të planeve dhe programeve serbomëdha të mbretërisë SKS për shfarosjen, dëbimin dhe asimilimin e shqiptarëve, sidomos shqiptarëve në Jugosllavi. Në këtë vit Vasa Qubrilloviq përpiloi dhe ia dorëzoi qeverisë së Jugosllavisë komuniste dy programe për likuidimin dhe përzënien e shqiptarëve nga Jugosllavia …”

Pas vendosjës së gjendjës së jashtëzakonshme në shkurt të vitit 1945, në Kosovë dhe në viset tjera të banuara me shqiptarë, u bë mobilizimi i popullatës shqiptare dhe filloi të jetësohet tradhëtia historike, kinse po punohet në frymen e internacionalizmit proletar, duke bërë masakra dhe vrasje masovike të shqiptarëve të mobilizuar. Për këtë,  i referohemi  Prof.Dr. Sci.Hakif Bajramit, i cili në njejtën tribunë thotë: ” Në bazë të dokumenteve që ruhen në Beograd ( A. Sh. sekret, raport i përgjithshëm 1 ( 1 – 6 1945 ), dhe në bazë të dokumenteve tjera ( K. D. shkrimet. 93 ( 19-64, K – 25 ), ndër të tjera thuhet se në Gjilan me rrethinë janë likuiduar 7845 veta; në Drenicë 4820; në Tetovë 4100; në Bihor 3820; në Prishtinë 3675; në Pejë 3540; në Tivar 2629; në Mitrovicë dhe rrethinë 1450; në Podujevë 1670; në Pazar 1410, në Shkup me rrethinë 1450; në Ferizaj mbi 1260; në Prizren 1250; në Tutin 900; në Gjakovë 730; në Gostivar 700; në Rozhajë 735; Plavë dhe Guci 710; në Rahovec 750; në Kumanovë 780; në Preshevë 690; në Dragash 500; në Kërqovë 490; në Ulqin 515; në Suharekë 320; në Dubrovnik 120; në rrugën Kukës – Shkodër 110; në Trogir 80; në Vërshac 30 dhe në Deqan 30 vetë. Të gjithë këta janë shqiptar të vrarë gjatë vitit 1945. Pra, sipas këtyre dokumenteve, më 1945 u vranë 42165 shqiptarë.

 Kjo është një gjë e tmerrshme. Duhet theksuar se derisa nga dhuna serbe me 1875 deri me 1912, nga Toplica, Kosanica, Leskovci, Vranja dhe Nishi janë përzënë më shumë se 350 mijë veta, po nga kjo dhunë në periudhën e viteve 1912 – 1914 nga viset e Kosovës dhe të Maqedonisë për në Turqi janë shpërngulur 120 mijë shqiptarë, ndërsa në periudhën e viteve 1918 – 1941 për në Turqi dhe gjetiu janë shpërngulur hiq më pak se 240 mijë shqiptarë ndërkaq, në periudhën e viteve 1945 – 1950, në vend të shpërnguljes janë vrarë afro 50 mijë shqiptar, ndërsa , prej viteve 1950 – 1967 (dokumenti A.V. 41-2-1 /34 – 1945 dhe 1956 dhe 1964) nga Jugosllavia janë shpërngulur 412 mijë shqiptarë, turq dhe muslimanë. Dhe kur krejt këtë e komentojmë me një fjali, mund të përfundojmë se V.Qubriloviqi e ka “ merituar ” dekoratën federative, të cilën e ka nënshkruar edhe një shqiptar i quajtur Sinan Hasani ” Institucionet më të larta dhe personalitete shtetërore , ishin ata që ishin drekt të implikuar ne realizimine këtyre programeve me përpikëri të madhe, kjo vertetohet nga thënja në vijim: “ Në fillim të prillit 1945, Tito priti delegacionin e shqiptarëve të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, të cilit i prinin Mehmet Hoxha dhe Dushan Mugosha. Ai, në këtë pritje shqiptarëve në mes tjerash iu premtoi se : ” … populli shqiptarë ( pra edhe Josip Broz Tito, shqiptaret i quante popull – komb, e jo pakicë kombëtare . ), duhet ta dinë se çfarë Jugosllavie po krijojmë ne dhe se si në këtë bashkësi të re, e cila na ka kushtuar aq shumë gjak, do të jetë e barabartë dhe do t’i ketë të gjitha mundësitë që ta ndërtojnë dhe zhvillojnë kulturen e vet, t’i ketë shkollat e veta e ta përparojnë bujqësinë e vet. Populli shqiptarë do të fitojë në Jugosllavinë e re të gjitha ato që një popull e bëjnë popull ”.


Pas një kohe të shkurtër pason ploja tjetër, citate nga po i njejti autor: “ Kuvendi Krahinor i Kosovës, si organ më i lartë i pëfaqësuesve të popujve të Kosovës, në Prizren, në mbledhjen e mbajtur më 8 – 10 korrik 1945, vendosi në formë të “ Rezolutës për aneksimin e Kosovës me Serbinë federale ”. Në bazë të listës së pjesëmarrësve dhe mysafirëve të ftuar në Kuvendin e Prizrenit, e cila, për çudi, deri me tash nuk është publikuar në asnjë vend, shihet se merrnin pjesë 142 delegatë dhe mysafirë, edhe pse konsiderojmë se kjo listë nuk është e plotë. Nga ky dokument, i cili duket se qëllimisht është heshtur, del se 33 pjesëmarrës janë shqiptarë, në mesin e të cilëve nuk gjendet një pjesë e madhe e delegatëve të Konferencës së Bujanit …” ( Dr. Jusuf Baraktari, “ Rilindja ” e datës 30 qershor 1990, faqe 11 ). Premtimi i J.B. Titos, i dhënë në mënyrë publike dhe zyrtare nuk u mbajtë por përkundrazi: “ Prej vitit 1943 e deri më 1946 u vranë, u mbytën, u masakruan, u burgosen, u plaçkiten dhe u maltretuan në mënyrat më barbare e më mizore shqiptarët, sidomos vullnetarët që luftuan kundër armikut, për t’i çliruar. Ushtria shqiptare, sidomos, vullnetarët, prej tyre mbi 4500 u vranë nga oficerët dhe ushtarët e Brigadës së X – të Malazeze – Serbe dhe aty - këtu maqedonase, të prirë nga Svetozar Vukmanoviq Tempo. Pastaj, më shumë se 3000 luftëtar janë vrarë pas shpine e me tradhëti në Drenicë dhe Llap nga serbomëdhenjtë të prirë nga Pavle Joviqeviqi, Dushan Mugosha, Petar Brajeviqi , Ali Shukriu,…etj. ( “ Godisnjak Arhiva Kosova, knjiga XVIII – XIX ” ). Kontinuiteti i dhunës dhe terrorit shtetëror kriminal vazhdon më tutje, në forma edhe më dinake. ” Në fillim të vitit 1951 në vijën e tendencave unitariste dhe nacionaliste të grupit frakcionist të Aleksandër Rankoviqit, u ndërmor aksioni për deklarimin e shqiptarëve, sidomos nëpër qytete, për turq… Pas këtij aksioni, prej 97.954 qytetarëve që më 1961 u evidencuan si turq, në Jugosllavi, numri i tyre ( turqve) më 1961 u shtua në 259.536 ose afro 60 % ( Dr.Hajredin Hoxha: Disertacioni i doktoranaturës, i mbrojtur në qershor të vitit 1973, në Fakultetin Filozofik, në Lubjanë ) “ Në Jugosllavi janë dëbuar për në shkretëtirat e Anadollit mëse 1.000.000 shqiptarë, nga të cilët, vetëm prej vitit 1953 e këtej 369.000, të ndjekur e të persekutuar nga terrori i UDB – së të Aleksandër Rankoviqit. ( Akademik, Mark Krasniqi, “Rilindja” e datës 2 Qershor 1990.faqe 10 ). Për autoktoninë e popullit shqiptarë në këto troje janë shkruar shumë punime ku janë prezentuar me forcën e argumentit të dhënat shkencore, ku vertetohet se ilirët janë të parët e shqiptarëve të sotëm dhe se kanë pasur një shtrirje të gjërë në gadishullin Ballkanik. Invadimi i elementit sllav në këto anë shenohet në shek. XII. Ja se ç’thotë Akademik Mark Krasniqi: “ Shkenca ka vëtetuar se me argumente arkeologjike, historike, linguistike, etnologjike etj. se shqiptarët janë pasardhësit e drejtëpërdrejtë të ilirëve, të cilët shtriheshin në pjesën më të madhe të Ballkanit, madje edhe në përëndim deri në Istër dhe Veneto ( Itali ). Kështu pra, ne jemi sot në ato troje ku kanë jetuar të parët tanë me mijëra vjet pandërprerë. Do të thosha këtu se shtrirja historike e ilirëve përfshin edhe një pjesë të Austrisë, Hungarisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Greqisë. Prandaj, sllavët janë të vonë bile shumë të vonë në këto troje, janë okupator me kuptimin e plotë të fjalës. Historia e Kosovës nuk fillon me Nemanjiqët. Manastiret ortodokse në Kosovë merren sot si “ argumente ” për të treguar “ lashtësinë ” e popullatës serbe në këto vise. Por shkenca e mirëfillt dhe e vërteta historike i hedhë poshtë edhe këto pretendime, sepse këto manastrire ( kisha ) siç janë Graçanica ( Prishtinë ) dhe Shna Prenda ( Sveta Petka, Lenishka, në Prizren ) nuk i ka ndërtuar kral Millutin Nemanjiqi në shek. XIV, por ato janë aty shumë më heret, nga koha e sundimit të Bizantit ( Greqisë ) në këto vise, kurse Millutini vetëm ka bërë në to disa meremetime, shtresa e zbukurime. Mandej studiuesi serb Pero Sljepçeviqi shkruan se : “ është vertetuar se nga numri shumë i madh i kishave të vjetra serbe, emri i të cilave është shkruar në to… serbet nuk kanë pasur fare traditë të veten as në ndërtimatari, as në artin e pikturës” ( “ Rilindja ,” e datës 2 qershor 1990, faqe 10 ). Periudha pas vitit 1981 i takon kohës kur serbët filluan t’i definojnë qartë objektivat e tyre drejt realizimit të synimeve dhe qerimit definitiv të hesapeve me shqiptarët etnik të Kosovës. Nga gjithë ajo çka ndodhi pas asaj kohe, shihej se në perspektivën e afërt do të vie gjerë te ndeshja e paevituar serbo( sllavo) – shqiptare. Burgosjet e aktivistëve politik shqiptarë dhe masat drakonike që iu shqiptuan atyre gjatë proçeseve të montuara politike, tregonin se e gjithë Kosova nuk është asgjë tjetër veq se një kazamat kolektiv. Paraqitja e Milosheviqit në skenën politike jugosllave në vitin 1986, dukshëm e përshpejtojë rrjedhën e ngjarjeve. Deklarata e tij në Fushë Kosovë, “ se popullin serb nuk guxon askush t’a rrah ”, nënkuptonte në anën tjetë se shqiptarët duhet të rrahen, dhe atë, fare pa mëshirë. Gjithashtu prononcimet e tij ne manifestimin e Gazimestanit, ishin shenjë se popujt tjerë jo serb qe jetojne ne Jugosllavi duhet te behen gadi per t’u ballafaquar me makinerinë e tij vrastare,çka edhe u bë më vonë. Në fillim të pranverës së vitit 1990, barbarët serbë, bënë eksperimentin e parë në shkatërimin masiv të popullatës shqiptare. Në Kosovë u helmuan me mijëra të rinjë, kryesishtë nxënës e në mesin e tyre kishte edhe foshnje të enteve parashkollore. Qeveria jugosllave dual me kumtesë zyrtare se në Kosovë nuk pati helmim, por e gjithë kjo ishte: “ një inskenim i pregaditur nga separatistët shqiptarë ”. Të helmuarit u quajtën aktorë të Kanës !

Mjekët serb thyen rëndë kodeksin dhe Betimin e Hipokratit, duke refuzuar mjekimin e të helmuarve shqiptarë. Si reagim ndaj këtijë raporti, në Zagreb, në muajin qershor të vitit 1990, u mbajtë simpoziumi me emër: “ KOSOVA, SPROVË E NDËRGJEGJËS MJEKËSORE ”. Në atë simpozium morren pjesë shumë ekspertë të mjekësisë nga e tërë Jugosllavia.

 Nga Fakulteti i Mjekësisë në Prishtinë, u ftua një numër i madh i mjekëve shqiptarë, ata prezentuan në mënyrë të denjë, me mjaftë fakte shkencore, gjithë atë tragjedi që ndodhi me rininë shqiptare.

Nga Beogradi , ekipin prej tre mjekëve e udhëhoqi Prof. Dr.Ljubomir Eriq, neuropsikiatër me renome.

Në këtë simpozium muarr pjesë edhe Kryetari i Komisionit të dytë federativ për çështje të helmimeve në Kosovë.

 Prof Dr. Dolenc, ekspert i Mjekësisë Ligjore nga Universiteti i Lubjanës. Gjatë punimeve të këtij simpoziumi dolën në pah shumë fakte që tregonin se në fakt në Kosovë është kryer një helmim masiv i popullatës. Prof. Dolenc , i cili vetë kishte nënshkruar Raportin e Dytë Federativ, në cilësin e Kryetarit të komisionit, në mënyrë publike u distancua nga ai raport, duke deklaruar se ai u përpilua në shpejtësi, mbrenda 24 h dhe se kishte pasur presion që të bëjë një gjë të tillë.

 Diskutimi i Prof Dr. Ljubomir Eriqit, edhe pse me oratori të rrallë, u hudhë poshtë, nga se si thoshte ai, në Kosovë kishte induksion psikik masiv dhe se këtij induksioni i nënshtrohej mosha mbi 11 vjeqare. Prezentimi i rasteve të helmimit të foshnjeve 3 - vjeqare nga entet parashkollore të Kosovës, e detyroi atë të kapitulloi para forcës së argumentit dhe të tërhiqet i turpëruar duke belbëzuar : “ Moram nesto da smislim” ( Më duhet të sajoj diçka). Autori i këtyre rreshtave ishte prezent në këtë simpozium në cilësinë e bashkëorganizatorit dhe anëtarit të kryesisë së punës. Argumenti më bindës në këtë simpozium padyshim, ishte publikimi i substancës kimike Dimetil phosphoditionat , i izoluar në mostrat e urinës nga të helmuarit e Kosovës, nga ana e Prof Dr. Franjo Pllavshiq, biokimist nga Zagrebi.

Këtyre zbulimeve duhet shtuar edhe deklarimin e një mjeku franzez i cili tha: ” Në Kosovë pati helmime. Në Kosovë, gjatë pranverës, me qëllim janë helmuar 3000 nxënës ( më vonë ky numër u rritë shumherë, shënim i autorit B.B.) me gaz deri tani të pa identifikuar ”.

Ky mjek gjatë qëndrimit në Kosovë kishte pohuar se ka zbuluar molekula klororganike gjatë analizave që i bëri në dy laborator të Parisit nga mostrat e gjakut të fëmijëve të helmuar nga Kosova. Sipsa tij, ” ky krim është bërë nga agjentët e Beogradit, me siguri agjentët ushtarak ”.

Pra ,gjerë në aktin final, kur filloi edhe lufta e armatosur në Kosovë, në një gjendje aparthejdi të egër, serbet në mënyrë permanente, plaçkiten pasuritë e shqiptarve, shkatërruan ekonominë, shkatërruan vlerat kulturore te shqiptarëve, ndaluan shkollimin në gjuhën shqipe, dënuan me mijëra shqiptarë me burg, vranë dhe masakruan numër të madh të shqiptarëve…

 Miqëve tanë në botë duhet vazhdimisht të iu prezentojmë të dhëna të sakta, për të palarat e barbarëve serb, gjersa brezave të rinjë të popullit tanë duhet vazhdimishtë t’ia rikujtojmë historinë e përgjakur , e cila më nuk guxon kurrsesi të përsëritet.

Në të kundertën, harresa e këtyre fakteve, për ne shqiptarët do të ketë pasoja fatale. Se si duhet vepruar, kur kombi gjindet në rrezik të shfarosjes, më së miri e ilustron historia e popullit hebre. Ka shumë ngjajshmëri holokausti hebre me holokaustin shqiptar, ekziston vetëm një dallim.

Te shqiptarët, kjo ndodhi në interval kohor shumë më të gjatë, afër një shekull. Të edukojmë brezin e rinjë që kurr nuk guxon të jetë i pa pregaditur nga të papariturat e armiqëve të përbetuar, dhe të cilët vazhdimishtë ëndrrojnë për gllabërimin e tokave shqiptare. Historia të na mësoj për të mbajtur në mend dhe vepruar ( ndoshta jo dhe hakmarrjen ) por jo dhe për të përsëritur gabimet !.


Nga e gjithë kjo përvojë e hidhur shekullore, shifet qartë se kemi pasur të bëjmë me një armik të pregaditur mirë në çdo aspekt. Është punuar shumë nga ana e armiqve tanë, sidomos në rrafshin diplomatik, ashtu që para botës të prezantohemi si popull primitiv dhe i pa kulturë.

 Popull që nuk e meriton lirinë dhe shtetin e vetë. Të gjitha këto janë bërë me paramendim, ashtu që në aktin final , të mos ketë reagime nga jashtë. E gjithë ajo makineri propaganduese serbe, dështoi falë forcës së argumentit. Është iluzore të presim , siç ndëgjohen disa zëra nga jashtë, që së pari të vie gjerë te demokratizimi i Serbisë, dhe pastaj të zgjidhet statusi i ardhëshëm i Kosovës.

Statusin e Kosovës e kanë përcaktuar vetë bijat dhe bijtë më të mirë të kësaj toke, ishte gjaku i fëmijëve, nënave, pleqve, baballarve... të masakruar.Ishin kolonat e pafund të afër një miljon refugjatëve shqiptarë, që trazuan shpirtërat e mbarë opinionit ndërkombëtar para ekraneve televizive.Si gjithnjë në këtë shekull, edhe ne luften e fundit , gjaku shqiptar u derdh rrëke si lum.

Ishte kjo një luftë e pabarabartë mes Davidit dhe Goliatit.

Dhe si në tregime, ndodhi mrekullia,ngadhnjejë e mira ndaj të së keqës. Populli serb i manipuluar dhe indoktrinuar, në raport me shqiptarët, historikisht ka pasur qëndrim subjektiv.

Ky është rezulltat dhe produkt shpirtëror, nga se prezenca e popullit autokton, në trojet e veta, për çdo okupator është kompleks i pashëruar. Këtë më së miri e ilustron fakti se opozita serbe ndodhet në të njejtat frekuenca me pushtetin aktual serb sa i përketë çështjës shqiptare.

Pas gjitha këtyre masakrave të bëra ndaj popullatës civile shqiptare në Kosovë, ende nuk u dëgjua zëri i arsyes dhe distancimi publik nga asnjë parti opozitare serbe dhe as nga individ intelektual. Vlenë të rikujtojmë fjalimin e autorit të romanit “Thika”(Noz), liderin e SPO, Vuk Drashkoviq, në mitingun (anti) popullor në Novi Pazar, më 9.09.1990, të organizuar nga partia e tij, i cili ndër të tjera tha: “ Kur të vijë në pushtet partia ime, secili që në tokë të Rashkës ngre flamurin turk, ustash, shqiptar ose cilindo flamur tjetër pos atij serb, do të mbetet pa flamur, pa duar dhe pa kokë ”.

Ky mendim “ demokratik ” u përsërit dhe në Fushë Kosovë, më 29.9.1990.

Ne, nuk kemi asnjë arsye të presim apo të gëzohemi për demokratizimin e Serbisë.

Nëse kjo gjë ndodh ndonjëherë, atëher kjo është e mirëseradhur për vetë serbët, ne mund të llogararisim në fqinjësi të mirë. Ndihma e pakursyer e Bashkësisë Ndërkombëtare për të realizuar paqen në Kosovë, ishte në një formë dhe revision i veprimeve të pa drejta që u bënë dikur gjatë historisë dhe që e sollën popullin shqiptar në këtë gjendje.

Aleati natyror i shqiptarve, SHBA-at, kësaj radhe bënë të pa munduren vetëm që të shpetojnë nga shfarosja popullin shqiptar në Kosovë. Për këtë ndihmë jemi shumë koshient dhe mirënjohes.

Makineria kolosale ushtarake e Paktit Veriatlantik dhe lufta vetëmohuese e popullit tanë shporri okupatorin sllav. Përkrahja historike e Bashkësisë Ndërkombëtare, bëri që afro 1 milion shqiptarë të kthehen sërish në vatrat e tyre . Për fat të mirë, kësaj radhe nuk u përsërit Nishi, Leskoci, Prokuplja…

Nuk u përsërit migrimi i dhunshëm i llojit të viteve ’50 –ta. Serbia, si shtet që bëri invadim mbi këtë tokë, mban obligimin e dëmshperblimit material dhe moral, për gjitha ato marrëzira që bëri. Kriminelet e luftës duhet përgjegjur para drejtësisë.
Enigma e quajtur zhdukje e mija  personave të pafajshëm, dhe tash pas 13 viteve të përfundimit të luftës, është barrë dhe dhembje e familjarve të atyre njerezve si dhe mbarë popullit kosovarë.

Manipulimet qe bëhen në emër të ardhmërisë së Kosovës , e të cilat nuk përshkojnë me synimet e këtij populli, mund t’a shtyjnë Ballkanin në tragjedi të dimenzioneve të papara. Bota demokratike është e interesuar për një Ballkan të qetë dhe pa trazira.

Koha e kolonive agoi në shek. XX, shekulli XXI është  shekull i zgjidhjës së drejtë të qështjes shqiptare



Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...