2012-12-09

FENIKSI SHQIPTAR


Disa poezi nga libri im më ri
 – FENIKSI SHQIPTAR,Botoi ShGB “SHKUPI”,Shkup – Nëntor 2012




Shefki Ollomani u lind në vitin 1959 në fshatin Tuhin të rrethit të Kërçovës. Shkollën tetëvjeçare e ka kryer në vendlindje, kurse shkollën e mesme në gjimnazin "Zef Lush Marku" në Shkup. Ka të kryer 3 vite të Fakultetit Juridik në Prishtinë.
Si aktivist dhe veprimtar ilegal i OMLK-së, në Shtator 1982 detyrohet të ndërpresë studimet dhe të emigrojë në Zvicër, ku qëndron deri në Vjeshtë të vitit 1985.
Në Zvicër angazhohet në rradhët e LR(S)SHJ-së, sot LPK, si bashkëpunëtor dhe pastaj si anëtar i Redaksisë së "Zërit të Kosovës", janar 1985 - nëntor 1987.
Ishte anëtar i Redaksisë së organit intern të MLK-së - "Pararoja", 1985 - 1987.
Gjatë viteve 1987 - 1990 ka qenë Redaktor Përgjegjës (në cilësinë e Kryeredaktorit) i organit intern të GKK-së - "Rruga e Revolucionit".
Gjatë viteve 1991 - 1992 ka qenë Redaktor Përgjegjës (në cilësinë e Kryeredaktorit) i organit të ORSH-së - "Kushtrimi i Lirisë".
Në vitet 2002 - 2003 ka qenë Sekretar i Kolegjiumit të Redaksisë së organit të FBKSH-së - "Ribashkimi i Shqipërisë".
Nga viti 2004 është krijues i pavarur (pa parti).
Merret me poezi dhe publicistikë.
Deri tani ka botuar 3 vëllime me poezi, me titull: Vargje lirie për Atdheun (Shkup 2004),  …Për lirinë, për Shqipërinë (Shkup 2005) dhe Zgjohu, ngritu Shqipëri! (Shkup 2009). Si dhe 6 libra publicistik me titull: Në rrugë drejtë Lirisë (Shkup 2004), Shqipëria Etnike (Shkup 2007),  Çështja Kombëtare Shqiptare (Shkup 2008), Leka i Madh (Shkup 2010), Atlantida, Pellazgjia dhe Iliria (Shkup 2010) dhe Thoti i Atlantidës (2010).
                                               
Ky është Libri i tij i Dhjetë që ia boton Shtëpia Gazetaro-Botuese SHKUPI nga Shkupi.
*****



*****

FALENDERIM

Të falem, o Zot!
Për jetë e mot.

Falemnderit, o Allah!
Për shëndet e gjithçka.

Falemnderit, o Perëndi!
Për familje e fëmijë.

Falemnderit, o Zot!
Për nesër, dje e sot.

Falemnderit, o Allah!
Për ujë e bukë që pi e ha.

Falemnderit, o Perëndi!
Që më bëre mua Njeri.

Falemnderit, o Krijues!
Për Universin ndriçues.

Falenderim, falenderim…
Në këtë botë e në amshim.

            *****

FALENDEROJ

Falenderoj Prindërit e mi
Që më lindën e rritën me dashuri.

Falenderoj Familjen time
Rrugës jetës në shtegtime.

Falenderoj miq e shokë
Qiell, Diell  edhe Tokë.

Falenderoj mot pas motit
KRIJUESIN tim e të Kozmosit.

            *****

TË DUA VETËM TY

E kam Qiellin
dua vetëm një Yll.
E kam Detin,
dua një Pikë Uji.
E kam Botën,
të dua vetëm Ty.

Ti je Yll që ndriçon,
Ti je Det që dallgëzon,
Ti je Ujë që gurgullon,
Ti je Ajr që frymon,

Për Ty, o Yll, oj Dritë!
Vdes e ngjallem ditë-përditë.

            *****
JE

JE - Diell i zemrës sime,
Nëpër brenga e shqetësime.

JE - Hënë e shpirtit tim,
Nëpër flakë e nëpër tym.

JE- Trëndafil i kuq në verë
Që nuk vyshkesh asnjëherë.

JE - Hënë e plotë në terr të natës
JE - Yll polar në mes t’shtrëngatës.

            *****

ZEMRAT TONA

Zemra ime, zemra jote
Porsi lulet e kësaj toke.

Zemra jote, zemra ime
Ndezen, shkrihen n’përqafime.

Zemrat tona, rreze Dielli
Yje të kuq të këtij Qielli.

            *****


UNË DHE TI

Unë dhe Ti, Ti dhe Unë
Rrjedhim bashkë porsi lumë.

Ti dhe Unë, Unë dhe Ti
Jem dy yje në Gjithësi.

Ti dhe Unë, Unë dhe Ti
Jem një shpirt, një Njeri.

Ti dhe Unë, Unë dhe Ti
Jem një Zemër, një Dashuri.

Unë dhe Ti, Ti dhe Unë
Mish e thua, s’ndahem kurrë.

Unë dhe Ti, Ti dhe Unë
Të fortë – çelik, shkëmb e gur.

Unë dhe Ti, Ti dhe Unë
Ti Shqiponjë, Unë Flamur.

Ti dhe Unë, Unë dhe Ti
Jem Shqiptar, jem Shqipëri.

Unë dhe Ti, Ti dhe Unë
Për çdo ditë duhem më shumë.

            *****

TOKA JONË 

As parajsë, as ferr
Pak gëzime, shumë tmerr!

Bota jonë porsi hije
Merre vesh e bjeri n’fije!

Bota jonë njerëzore
Plot sekrete e mistere!

            *****







UNË

Edhe kur qajë, unë shpresoj
Kur të tjerët vajtojnë, unë këndoj

Edhe kur vuaj, unë qesh
Kështu fati e desh.

Qesh e qajë, vajtoj - këndoj…
Gëzohem - hidhërohem, besoj - shpresoj…

Rrokullisem në këtë botë mizore,
Nëpër grackat e jetës njerëzore!

S’jam i varfër, s’kam pasuri,
Po kjo fare s’ka rëndësi.

Nuk jam derr i kënaqur,
As Sokrat i vuajtur.

Asgjë nuk jam, gjithëçka jam,
Asgjë nuk kam, gjithëçka kam.

Jam Njeri, s’jam Shenjëtor,
S’jam Engjëll, jam Njerëzor.

Herë i qetë, herë temperament…,
Jeta ime - eksperiment!

            *****

JETA

Jeta është e bardhë
Të zezë e bëjnë sundimtarët,
”Zotat” e rrejshëm dhe djallët!

Jeta është e drejtë,
E bukur, paqësore,
Të shëmtuar e bëjnë diktatorët!

Jeta është e lehtë,
E këndshme, me vlerë,
Të rëndë e bëjnë puthadorët!

Jeta është e ëmbël,
Mjaltë e sheqer,
Të idhët, helm e bëjnë xhelozët!


Jeta është parajsë,
Kopësht me lule
Ferr e bëjnë mizorët!

Jeta është këngë, melodi
Është vals, simfoni,
Është hyjnore, harmoni,
Jeta është kënaqësi,
Lozonjare, e hareshme,
Monotone e bëjnë intrigat e nëndheshme!

            *****

LOTI IM

Loti im vyshket
Si lulja pa ujë,
Nga ky siklet
Nga kjo rrokopujë!

Loti im thahet mbi qerpikët e mi
Si vesa në diell,
Nga këto marrëzi
Nga tymi në qiell!

Loti im rjedh mbi mollëza
Porsi uji nëpër kroje,
Porsi shiu nëpër degëza
Rënkojnë thekshëm këto troje!

Loti im kristal i pastër
Rrokulliset ngastër më ngastër,
Mbi drunj, bimë, male, fusha të Shqipërisë
Me durim, besim e shpresë për rreze të Lirisë.

Loti im përgjaket:
Kur jeta vret jetën!
Kur krijesa mbyt krijesën!
Kur njeriu urren njeriun!

            *****









MOS MË PYETNI!

Mos më pyetni ku i kam trojet,
Mos më pyetni pse shterruan krojet!

Mos më pyetni ku i kam kufinjt,
Mos më pyetni pse kafshojnë gjarpërinjt!

Mos më pyetni ku i kam detrat,
Mos më pyetni pse s'fryejnë erërat!

Mos më pyetni ku i kam liqenjt,
Mi ndanë e shqyen çakenjt!

            *****

Mos më pyetni ku i kam bjeshkët,
Mos më pyetni pse s'piqen pjeshkët!

Mosmë  më pyetni ku i kam fushat,
Mos pyetni pse i vranë drenushat!

Mos më pyetni ku i kam kullat,
Mos më pyetni pse u thërmuan gurët e tullat!

Mos më pyetni ku i kam plagët,
Mos më pyetni pse më dogjën flakët!

Mos më pyetni ku i kam armët, dyfekët…!
Mos më pyetni pse nuk krisin fyshekët!

Mos më pyetni ku i kam gjyshërit, baballarët…
Mi tretën shekujt, mijëvjeçarët…!

            *****

Mos më pyetni për Tokë e Qiell,
As për Hënë dhe as për Diell.

Mos më pyetni mua, mos!
Se unë veç e katranos!

Mos më pyetni për asgjë, as sot, as mot,
Pyeteni Popullin dhe të Madhin ZOT.

            *****



DISA SHQIPTARË

Luftëtarë trima, deri në zenit,
Të pabesë, tradhëtarë, në infinit!

Me një këmbë në histori,
Me tjetrën në tradhëti!

Kështu Shqiptarët – bardhë e zi
Ndreqin, prishin këtë Shqipëri!
            *****
SIZIFI SHQIPTAR

Ngjitet kodrës, malit zbret
Liri, bashkim! – po bërtet.

Me mundim ngjitet, rrëzohet
Ngritet prore, nuk dorëzohet.

Mban mbi krahë globin e Tokës
Gjaku shputave, djersa kokës.

Mban mbi shpinë hallet e Kombit
Me besim në ndihmën e Zotit.

Mban mbi supe Shqipërinë Etnike
Sikur Muji në baladat kreshnike.

Mban në zemër Atdheun, Lirinë
Mban në shpirtë dritën, drejtësinë,

Ngjitet malit me tërfëllimë
Po në majë kurrë s’arrinë!

S’është me të Zoti, Perëndia
As Shqiptarët, as Njerëzia!

Hapin, vrullin nuk e ndalë.
Në majë të malit një ditë do dalë.

Në luftë për vdekje, a për jetë
Kështu Shqipëria të mos jetë.

Se Liria nuk ndalohet
Sepse Drita nuk shterrohet.

Sizifi ynë kombëtar
Do të dalë fitimtar.

            *****

LEKA I MADH

I Madh linde,
I Madh mbete
Askujt nuk iu binde,
S’të trembën armiq, as tërmete.

Ca thonë je grek,
Të tjerët je sllav,
Nga lashtësia Ti thërret:
Jam Ilir, jam Pellazg!

Me Ty krenohet gjithë Ballkani
Ilir ishe, Shqiptar je,
Llavë e zjarr vullkani
Përmbi tokë e nëpër ré.

Në tre kontinente një Perandori,
Pellazgji e Iliri,
Maqedoni e Shqipëri
Të gjitha ishin e mbetën Nji.

Varri në Azi
Trupi n’Iliri
Fama në gjithë botën
Historia s’e ndal rrotën.

            *****






















FORMAT E TRADHTISË

Dikush tradhëton se s'ka çare,
Dikush tradhëton për pare,
Tjetri tradhëton se s'ka marre!

Disa tradhëtojnë nga zemërimi,
Disa tradhëtojnë nga zhgënjimi,
Tjerët tradhëtojnë nga lakmimi!

Dikush tradhëton nga trishtimi,
Dikush tradhëton nga frikësimi,
Tjetri tradhëton nga tmerrimi!

Disa tradhëtojnë nga xhelozia,
Disa tradhëtojnë nga budallakia,
Tjerët tradhëtojnë nga pavetëdia!

Dikush tradhëton nga karrierizmi,
Dikush tradhëton nga egoizmi,
Tjetri tradhëton nga nervozizmi!

Disa tradhëtojnë nga torturimi,
Disa tradhëtojnë nga dhunimi,
Tjerët tradhëtojnë nga mosdurimi!

Dikush tradhëton nga paburrnia,
Dikush tradhëton nga pafytyrësia,
Tjetri tradhëton nga shizofrenia!

Disa tradhëtojnë nga disfatizmi,
Disa tradhëtojnë nga histerizmi,
Tjerët tradhëtojnë nga iluzionizmi!

Dikush tradhëton nga grykësia,
Dikush tradhëton nga dobësia,
Tjetri tradhëton nga pabesia!

Disa tradhëtojnë nga dështimi,
Disa tradhëtojnë nga dëshpërimi,
Tjerët tradhëtojnë nga mashtrimi.

Dikush tradhëton nga barbaria,
Dikush tradhëton nga lemeria,
Tjetri tradhëton nga mizoria!

Disa tradhëtojnë nga pendesa,
Disa tradhëtojnë nga mbijetesa,
Tjerët tradhëtojnë nga mosshpresa!

Dikush tradhëton nga sikleti,
Dikush tradhëton nga naiviteti,
Tjetri tradhëton nga mosdinjiteti!

Disa tradhëtojnë nga hipnotizimi,
Disa tradhëtojnë nga dënimi,
Tjerët tradhëtojnë nga mosflijimi!

Dikush tradhëton në burg të zi,
Dikush tradhëton në kolltuk të ri,
Dikush tradhëton lidhur me zinxhirë,
Dikush tradhëton pa pranga, i lirë!

Disa i tremben vdekjes, ferrit,
Disa kanë babzinë e derrit,
Disa i thyen egërsia e armikut,
Tjerët i mashtron dega e fikut!

Disa japin informata,
Disa bëjnë deklarata,
Disa nënshkruajnë kontrata,
Tjerët marrin dekorata!

Kështu tradhëtia po luan valle,
Kështu tradhëtia krijon halle,
Kështu tradhëtia bën kërdinë,
Ndaj s'bashkojmë dot Shqipërinë!

            *****





















FENIKSI SHQIPTAR

U lind në Shumeri*)
Kur mbi këtë Dhe
S'kish shtete as njeri
Ky vend me erë u bë Atdhe.

Aty me shekuj e mijëvjeçarë jetuan
Kullën e Babilonit ndërtuan
Deshën të ngjiten në Qiell tek Zoti
Kështu punuan mot pas moti.

Ndërtuan një kohë tepër të gjatë
Derisa Zoti ua dërgoi "dhuratë"
Përmbytjen e Madhe me shtrëngatë
Për të zhdukur këtë popull të ngratë.

U përzie Tokë e Qiell
U errësua Hënë e Diell
Çdo gjë dridhej e përdridhej
Gjithë ky popull lebetitej
Dhe në fund s'mbet kushë i gjallë
Përveç Feniksit Shqiptar.

Ai u mbyt, u dogj në Shumeri
Dhe u ringjallë përsëri
Nga hiri i vet u rilindë
Tutje, larg, në Atlantidë.

Në atë ishull gjeti atdhenë
Feniksi ynë ngriti folenë
Atje Shumerët e stërlashtë
Morën emrin e ri - Atlashtë.

Por kur ishte në kulm të fuqisë
E godet forca e Perëndisë
U fundos gjithë Atlantida
Dhe Atlashtët, porsi drita
Morën sërish rrugën e kthimit
Gjetën vendet e shpëtimit.

Se Feniksi nuk u mposht
Atlashti i urtë me emrin Thot
I priu popullit nëpër det
Në tokë të Khemit (Kthemit)** u kthye
Nga kish ardhë populli i vet
Piramidat filloi me ndërtue.


Atlashtët u shpërndanë gjithandej
Rreth Mesdheut e më tej
Në Shumeri e Feniki
Në Kaukaz e Anatoli
Në Etruri e Pellazgji
Në të bukurën Iliri.

U lindëm si Shumerë
U vjetëruam si Atlashtë
U mplakëm si Pellazgë
U rilindëm si Ilirë
U burrëruam porsi Arbër
Dhe jetojmë si Shqiptarë
Se mbi Dhé jemi të Parë.

Kemi Atlantidën, Shumerinë
Tokën e Kthemit, Pellazgjinë
Kem Ilirinë e Arbërinë
Shqiponjën tonë - Shqipërinë.

Kështu ishte, kështu mbeti
Kështu filloi, kështu vazhdoi
Kështu desh Hyu, Zoti, Perëndia
E para, e përjetshme të jetë Shqipëria.

            *****

Feniksi ynë Shqiptar
Nëpër shekuj e mijëvjeçarë
Herë u dogj e herë u poq
Herë u vra e herë u ndoq
Herë vdiq, herë u ringjallë
Por mbet gjithmon Shqiptar.

Për të Atdheu dhe e vërteta
Janë më të shtrenjtë se vetë jeta
Ndaj nuk trembet, nuk tërhiqet
As nga vdekja, as nga rreziqet.

Për Liri e për Shqipëri
Bjen e ngritet përsëri
Bëhet shkrumb e bëhet hi
Derdh gjak të vjetër e gjak të ri
Që Shqiptarët e Shqipëria
Të jetojnë të lirë në Atdhe
Derisa të ekzistojë Gjithësia
Dhe të ketë jetë mbi Dhé.

            *****

Herë Sizif e herë Feniks
Herë në sulm, herë në tërhekje
Ky Shqiptari trim, fisnik
Herë në luftë, herë në përpjekje
Herë si grua, herë si burrë
As fiton, as mposhtet kurrë.

Është vendim, vullnet Hyjnie
Që Feniksi kurrë mos zhduket
Është ky urdhër Perëndie
Që Shqiptari të mos shuhet.

--------------------
*)-Shumeria /Vendi me shumë erë/ Babilonia
e mëvonshme/Mesopotamia e më pastajme/Iraku
qendror i sotëm.
**)-Khemi/Kthemi, Vendi i Kthimit/Egjypti i Lashtë
i Faraonëve (Farës sonë, Fisit tonë)

            *****



           


Skandalet kosovare si produkte te ngarrisjes qytetare




Fadil Maloku lindi më 6 prill 1958. Është profesor i Sociologjisë në Departamentin e shkencave shoqërore të Universitetit të Prishtinës. Më tepër se 210 vite është i angazhuar në sfera të ndryshme si ligjërues, hulumtues, dokumentarist dhe autor. Po ashtu ka arritur rezultate të lakmueshme në sferën e të drejtave të njeriut. Ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe debate ndërkombëtare të rëndësishme dhe ka botuar rreth 100 artikuj për dukuritë sociologjike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.



Fadil MALOKU, Ph.D.


“Ai që e emërojnë në ndonjë detyrë, le t’i qaset me vetëdije asaj pune, ne çështje të vogla e të mëdha;le t’i përmbahet asaj që i urdhërohet, dhe le t’i përmbahet asaj që i ndalohet. ..”

1. Ngarrisja shoqërore (social loafing)

Një fenomen që padyshim ia vlen të diskutohet kur janë në pyetje procese e panatyrshme te shtendërtimit dhe ato te instalimit të demokracisë në vendet e tranzicionit, është padyshim edhe ai i ngarrisjes shoqërore (social loafing), që kujtojë se më së miri e përshkruan gjendjen apo natyrën e zhvillimeve aktuale politike tyreve ekonomike nëpër të cilën po kalon ajo. Ngarrisja shoqërore, në rastin e shoqërisë kosovare që ka akoma një përvojë të brishtë në ndërtimin e institucioneve demokratike, në fakt do të mund të konceptohej edhe si një lloj vetëkënaqësie publike për “të arriturat” e gjertanishme në sferat e lartcekura, si edhe si një përgjigje sociologjike për të bëmat apo të pa bëmat në këto sfera. Në anën tjetër, dukuritë e shpeshtuara deviante në këtë fazë të emancipimit sikur na bëjnë të dyshojmë se të gjitha këto përpjekje disi janë maksimaliste për një shoqëri në ndërtim e sipër, ndërkaq çështja kujtojë unë është se a janë ato vetëm një perceptim artificial, pra një improvizim i shkujdesur se si do të dëshironim të zhvilloheshin këto procese të lartcekura në shoqërinë kosovare, apo janë "produkte" të gatshme të cilat qeveritarët shpeshherë mundohen t'i shesin ashtu si ata mendojnë?
Ky lloj (auto)sugjestioni, thënë me saktësisht nga ana e qeveritareve që marrin mandate (anipse të dyshimta në pothuajse të gjitha zgjedhjet e organizuara?!) të njëpasnjëshme nga qytetarët e Kosovës, përmes joshjeve nga më të ndryshme siç janë ato: mbi pavarësinë e shtetit, demokracinë...por jo edhe mbi mirëqenien, zhvillimin ekonomik, rritjen e standardit jetësorë...etj. në një mënyrë apo tjetrën duken shume artificiale edhe për shkak se: ai publikut kosovar i imponohet dhe i servohet (gjykojë unë) në një mënyrë të panatyrshme dhe se është tejet provizor e padyshim edhe improvizues me vete faktin se ai kultivohet ekskluzivisht përmes mekanizmave mediatik që i kontrollojnë pushtetmbajtësit, në vend të tyreve që janë të thirrur ta mbrojnë mendimin dhe interesin publik të qytetarëve.
Gjithsesi, gjendjes sonë apo modelit tone te shtendertimit. sintagma e mësipërme më tepër do mund të procedohej si një gjendje apo një situatë e atillë shoqërorë, ku nuk ngurrohet edhe gjithaq të eksperimentohet me shkathtësitë grupore ato partiake e me pak ideologjike, në vend që të ishte anasjelltas, pra me shkathtësitë individuale ashtu siç kanë bërë të gjitha shtetet e mëhershme postsocialiste. Themi kështu, ngaqë në këtë mënyrë me së miri mund të vlerësohen si kapacitetet e vendit ashtu edhe raportet konjukturale brenda të cilave ndërtohet dhe synohet projekti i shtendërtimit tonë, si të gjithë të tjerët: As më shumë e as më pak...!.

2. Pakënaqësi e dukshme me të arriturat e pavarësisë

Pra, kur jemi tek modeli i shtetendertimit kosovar, hetohet padyshim një lloj neglizhence, apatie e gjithsesi edhe një lloj pakënaqësie e përgjithshme qytetare me atë se çfarë në fakt është arritur në këtë periudhë të pavarësimit tonë? Natyrisht, dyshimi i artikuluar në formë të pakënaqësisë verbale dhe shprehjes së qëndrimeve e opinioneve mbi këtë proces, s’mund të thuhet se s’ është edhe i pa shëndetshëm për demokracinë akoma të brishtë që jemi duke e ndërtuar në Kosovë. Mirëpo, në anën tjetër ky lloj perceptimi në formë padyshim të një yryshi mund të prodhojë edhe reperkusionet e veta që tani për tani jo vetëm që s’mund të numërohen një nga një, por edhe s’mund të profilizohen në mënyrë të detajizuar me skalpelin e një sociologjie të njohjes. Arsyeja është e thjeshtë: ka një paradoks të llojit sui generis që vështirë mund të haset në shoqëritë me profil identik zhvillimor, kur janë në pyetje parametrat e matjes së një qeverisjeje të (pa)suksesshme!
Në njërën anë kemi dukurinë e shprehjes dhe artikulimit të një pakënaqësie permanente opinioniste, nëse mund ta shquaj kështu e cila po artikulohet herë herë zëshëm dhe rrjedhshëm përmes diskursit opozitar në aulat e kuvendit, pastaj ngandonjëherë aty këtu edhe përmes publikut të gjerë si edhe shoqërisë civile që këtë pakënaqësi ndajë çdo gjëje të arritur gjatë kësaj kohe të pasluftës po e shpreh përmes eksplorimeve dhe studimeve sociologjike në qytetarinë ende të ngathët dhe të frikësuar kosovare, ndërsa në anën tjetër kemi një mbyllje dhe një heshtje hermetike nga ana e qeveritarëve që së arrijnë dot të procedojnë dhe kuptojnë rreziqet reale dhe konsekuencat e këtilla kërcënuese jo vetëm për pushtetin që aq shumë e lakmojnë, por çka është më e rëndësishme për shtetin në të cilin kanë investuar aq shumë gjenerata të tëra...?!

3. Tip interesant i stoicizmit në qytetarinë kosovare

Gjithashtu pushtetmbajtësit kosovarë duke qenë në margjina të ngjarjeve dhe dukurive sociale dhe atyre politike, pra në një mënyrë kërcënimeve serioze për mundësit e futjes së vendit në një krizë akoma më të thellë: ekonomike dhe sidomos politike, nuk po arrijnë të kuptojnë se atje është duke u akumuluar një pakënaqësi e madhe që mund t’i rrezikojë të gjitha të arriturat e gjertanishme politike.
Në këto margjina në fakt, është duke ndodhur një stoicizëm interesant përkundër të gjitha këtyre dallimeve të theksuara sociale në shoqërinë Kosovare. Pra, po ndodhë fenomeni i ashpërsimit të kontradiktave midis shtresës së shumë të pasurve (që kemi thënë kryesisht janë të rekrutuar nga elitat politike?!) dhe shtresës ekstremisht e kërcënuar edhe me mbijetesë fizike, e që analizat e UNDP-s flasin për një shifër mbi 20% që gjendet buzë ekzistencës sociale.
Pra, sikur është evident një lloj reduktimi i motivimit dhe performancave individuale në krahasim me standardet e veprimit në grupe, institucione të shtetit, pra institucione kompetente për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve në sferat e sipër theksuara, në mënyrë që qytetari të pajtohet me iniciativat e shtetit. Tani, fitohet përshtypja që futja e kontingjenteve të një pas njëshme të reja në procesin e shtetëndërtimit tonë, pa kriteret e duhura profesionale e manaxheriale do thosha, mund të bëhet një pengesë shumë domethënëse në procesin e aktivizimit të potencialeve grupore institucionale. Kjo dukuri e ngarrisjes shoqërore(social loafing), në sociologjinë bashkëkohore politike mjaftë qartë identifikohet jo si përparësi por si një defekt apo një mangësi e llojit të vetë që për vendet apo shtetet e reja paraqet një hendikat të llojit të vetë. Pra, dukuria e të qenit në një institucion shtetërorë të Kosovës, si një lloj vetëmjaftueshmërie me faktin se kemi siguruar një lloj statusi social, ekonomik, por edhe politik në kuptimin që aftësitë dhe profesionalizmi ynë për t’i kontribuar procesit të shtetndërtimit mbaron psh. me aktin e punësimit tonë në një institucion shtetërore, është një rrugëtim i gabuar që në shtetet me demokraci të brishtë ka rezultuar me krizë identiteti. Këtë gjykim të kësi sojit padyshim që më së shumti e kultivojnë militantët partiak që e kanë vërshuar çdo cep të institucioneve shtetërore të Kosovës
Në anën tjetër, poqese shteti apo udhëheqësit shtetërorë(ministritë adekuate në këtë rast) s’i ashpërsojnë kriteret e përgjegjësisë së grupit apo ekipeve të tëra që e kanë stërngarkuar administratën e shtetit me çelësat e poltronizmit, militantizmit, nepotizmit,... atëherë plogështia, jo motivimi, vetëkënaqësia, vetëmjaftueshmëria sociale dhe statuset e fituara në mënyrë jo meritore (shkaku se aty janë për shërbime partiake dhe me një çelës të pakontestueshëm partiak?!) do jenë një pengesë tejet serioze në cilësimin e asaj që në shtetet e dëshmuara demokratike identifikohet si: jo efikasitet dhe si tepricë administrative dhe padyshim edhe si rrezik i bankrotit dhe futjes së vendit në zonën e rreptësisë së krizës së gjithmbarshme

4. Skandali i përgjimit kulmi i ngarrisjes

Skandali i ndodhur këtyre ditëve është një skandal i llojit të vetë që më se miri po dëshmon se çfarë elitash politike ka prodhuar procesi i tranzicionit, pastaj çfarë pushtet mbajtësish kemi instaluar në shtendërtimin e Kosovës. Ky skandal dhe të tjerët që ndodhën në këtë vit... po ridëshmojnë se vetëm jemi duke improvizuar demokracinë...dhe se akoma jemi larg i të qenit shtet në kuptimin e plotë të fjalës...
Skandali i shpërthyer këtyre ditëve së bashku me ato të arit... ndodhur në dhomën e dëshmive në polici në Pejë dhe në Prishtinë, në pikë të ditë(?!) janë vetë kulmi i papërgjegjësisë, jotransparences dhe jollogaridhënies së pushtetarëve aktual jo vetëm ndaje shtetit të Kosovës që e kanë marr përsipër ta ndërtojnë, por edhe ndajë publikut të gjere të cilët akoma gjenden të shokuar me “nivelin” e komunikimit dhe proceset vendimmarrëse në shtetin e Kosovës.
Po të ndodhnin skandale të kësaj natyre dhe me këso përmasash në cilin do vend sado pak demokratik, ku përgjegjësia publike dhe ndërgjegjësimi për ndërtimin e institucioneve demokratike është një indikator tejet domethënës dhe tejet i rëndësishëm ndajë qytetarëve të vetë, dorëheqja do ishte një akt minimal se çfarë duhej bërë. Dorëheqja në anën tjetër do ishte edhe një lloj satisfaksioni që pak a shumë donte qetësonte ndërgjegjen publike te vete qytetareve kureshtare për vendin e tyre
Skandali në fjalë, dosido dëshmon edhe një fakt tjetër, të cilin do ta shquaja sociologjik edhe për shkak se hisenik në ndërtimi e kapaciteteve fillestare te institucioneve të shtetit të Kosovës si partnere permanent dhe si pjesëmarrëse “aktive” ishin dhe po shihet se akoma janë faktori ndërkombëtar, i cili le për t’u dyshuar se të gjitha këto sjellje deviante politike (krimi i organizuar ne rritje se bashku me kriminalitetin e pa ndalur), ekonomike e dhe sociale po i toleron në një farë mënyre jo edhe aq rastësishëm në kuptimin se po shtonë dyshimin tonë që skandalet në fjalë mund të përdoren si shantazhe e koncesione të mundshme në dialogun serbo kosovar dhe koncesionet tjera që ne ende s’i dimë...!
Skandali kujtojë gjithashtu po dëshmon në një aspekt se pushteti nga ana e qeveritarëve aktual po projektohet jo si një mjet për të ndërtuar institucionet e vendit, por si qëllim për të abuzuar me të dhe kompetencat që i ofron ai. Ky perceptim i kësi sojit që thjeshtë mund të përkufizohet sociologjikisht edhe si metodë tejet e sofistikuar për t`u pasuruar grupet e interesit dhe ata vet, në një mënyrë na jep të kuptojmë që pushtetarët e sotëm definitivisht po e thellojnë gjithnjë e më shumë krizën morale atë sociale e padyshim e dhe atë ekonomike në Kosovë. Së këndejmi skandalet detyrimisht bëhen produkte të ngarrisjes sonë qytetae....

Fadil MALOKU, Ph.D.

Department of Social Sciences
/Sociology/ University of Pristine,
Republic of Kosova, Western Balkan
Address: Payton Place 14 , Pristine,
website:www.fadilmaloku.zor.org 
Email: fadil.maloku@gmail.com
fadil.maloku1@gmail.com
fadilmaloku@yahoo.com
fadilmaloku@hotmail.com
Phone:+381 (38) 223-577
Mobile:+377 (44) 143-993


A PARAQET RREZIK PER BOTEN DATA 21 Dhjetor 2012 ?




Nga Fritz RADOVANI:



Shkencëtarë dhe astronomë nuk janë indiferentë për këte datë. Asnjëherë Bota nuk duket se asht alarmue për ngjarjet që janë dijtë se do të ndodhin, shpesh për me evitue një kaos asht heshtë dhe nuk asht kenë aspak gabim, po jo me kenë edhe mohues të asaj që ka mundësi me ngja prap! Bota ka pasë shumë ndryshime edhe të panjohuna deri vonë, po jo se nuk i ka dijtë njeri…Shpesh ka ngja që kur dikush ka thanë një parashikim, edhe asht perqeshë, ndokush deri vonë këto thanje e parashikime i ka quejtë “mbeturina”.

Mbas sa kohe që ka ngja një ngjarje e mnershme në Botë, ka pasë shumë raste që janë gjetë dokumenta që shumë njerëz kanë lanë të shkrueme parashikimin e fatkeqësive, dhe ajo pjesë e dijetarëve që i kanë studjue ata i kanë vue emnin “profetci”... Nuk kam nder mend me rreshtue as profetët as profetcitë, mbasi nuk asht ky qellimi im në këta pak rreshta. Unë do të paraqes vetem një fakt, që duhet vlerësue nga njerëzit:

21 Dhjetori 2012, a paraqet rrezik për Boten e sotme?

Zoti u ka dhanë njerëzve ma shumë se kafshëve arsyen ose logjiken... Pra, kafshët nuk e kanë këte cilësi, që i dallon nga njeriu... Jo pak sot vazhdojnë me kenë mbasardhës të majmunit...pa asnjë virtyt njerëzor, kafshorë, vrasës, dhunues, torturues, shkatrrues, masakrues, shkyes mu në fyt për pak pare i shokut e besa edhe i vllajt... Dhunuesit sot ka nga ata që i kanë “idhuj” dhe këte do ta gjeni në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar të vitit 1985 të punuem nga “dr.prof. e akademikët” e RPSSh, mu në Tiranën e Haxhi Qamilit...

21 Dhjetor 1879...lindi J.V.Stalini, “mik i madh dhe përkrahës i vendosur i popullit shqiptar dhe i Shqipërisë socialiste.” (fq. 984).

Vrasësi, dhunuesi, shkatrruesi dhe skllavnuesi jo vetem i popullit Rus, por i gjithë Europës Lindore, tue perfshi edhe Popullin Martir Shqiptar...quhet “mik i madh”...

Ideatori i Gulagëve dhe vrasësi i miljona njerëzve të pafajshëm asht “mik i yni”...

Perbindshi ma i madh i Epokës mbas Krishtit...asht “mësuesi” i Enver Hoxhës, Ramiz Alisë dhe i pasuesëve të tyne, që sot vazhdojnë me dhunue Popullin Shqiptar.

Stalini, tirani i kampeve të perqendrimit e i KGB sovjetike, mësues dhe edukator i PKSh dhe i sigurimit të shtetit shqiptar...asht “miku i shtrenjtë” i Popullit Shqiptar...

Stalini i shfarosjeve të Siberisë, asht endè në “Historinë e Shqiptarëve” të vramë, të uritun, të zhdukun dhe të masakruem edhe per së vdekuni në modelet siberiane të Qafë Barit, Spaçit, Maliqit, Tepelenës, Lushnjes, Vlashukut, Vlonës, Sarandës, Tiranës dhe të 26 burgjeve dhe qendrave të torturave të hetuesive të Qytetit Martir të Shkodres...

Të gjithë Ata të cilët treguen që në vitet 1924, kush ishte ky perbindsh dhe çfarë rreziku paraqiste “vepra e tij terroriste e barbare marksist – leniniste” për Popullin tonë, u torturuen, u sharruen kambët me sharrë druevari, i nxoren gabzherrin me thonjë, i mbyten nder gropa nevojtoresh, i shkyen per gjymtyrësh...e kufomat e tyne ua qiten qenëve...

E mbasardhësit e këtyne bishave sot sundojnë, vjedhin e skllavnojnë Shqiptarët!

21 Dhjetori 1879, ishte një “paralajmërim” i dhunimit dhe i shkatrrimit të mbarë Botës së qytetnueme...dhe i gjymtimit Lirisё së Popujve nga ideologjia komunise ateiste e staliniste...Jo pak adhurues tё kёtyne datave qё shkatrruen gjysen e Botës...ose edhe ma shumё...ka edhe sot Shqipnia. Krimet e komunizmit stalinist dhe të pasuesëve të tij, në gjithë Boten endè nuk janë dënue. Kalimi i kohës asht vetem privilegj per kriminelët!

Kjo heshtje nga institucionet botnore asht tregues i implikimit të tyne me krimet!

Fatkeqësi me permasa të pallogaritshme per të gjithë Popujt e vuejtun!

Një nder vendet që ka zbatue në kurrizin e Popullit të vet krimet ma të shemtueme që u kanë shkue neper mend Leninit, Stalinit apo Mao Ce Dunit, asht kenë komunizmi i anadollakut Enver Hoxha dhe pasuesit tij Ramiz Alia, nga viti 1944 – 1991 në Shqipni.

E megjithate, para dy ditësh një “prof” thotë: “Edhe Enveri është personazh po aq historik dhe kontradiktor, sa edhe tjerët.” Vazhdon nderimi i perbindshëve anadollakë... A nuk asht me pasë frikë shqiptarët nga ngritja e maozoleumeve e piramidave të tradhëtarëve dhe të hajdutëve si Enver Hoxha, Ramiz Alia, Ahmet Zogolli etj...që shitën trojet tona per kolltuk personal...e vendosen edhe mbi shtreten topi, e bahen homazhe rreth eshtnave që qelbin Shqipninë! As persëgjalli as persëvdekuni askush nuk guxon me prekë një rresht në histori, edhe pse gjithë Bota i njeh si dhunues barbarë e terroristë!

***

Perveç vajzës së Stalinit, nuk dij se ka pasë ndonjë trashigimtarë tjeter që i ka vue gishtin kokës dhe me tregue keqardhje “të pakten” për viktimat e baballarëve të vet, se per pendim apo me dënue veprat e tyne kriminale as që bahet fjalë...

Popujt që i kanë provue krimet e mnershme gjysshekullore edhe ata po heshtin...

Mos vallë presin persëritjen e tyne nga pasardhësit e atyne kriminelëve?...

Mosdenimi i krimeve të okupacionit turk para 100 vjetësh, tregon shumë kjartë sot në Shqipninë mbaskomuniste rikthimin e pinjollëve anadollakë me kostumet e reja të muhaxhirëve apo vehabistëve, që ruejnë në zemer datat e paharrueshme të krimeve ndaj Popullit Shqiptar e kryesisht Atyne Atdhetarëve që dhane jeten per Shqipninë Europjane.

E sot, Eshtnat e Atyne Atdhetarëve dhunohen nder sharabajka...

“Dr. prof e akademikët” tanë vazhdojnë me na shpjegue inkuizicionin, prej të cilit tash 600 vjet asnjë shqiptar nuk ka pasë të pakten një viktimë...ndersa pasojat e Popullit Shqiptar nga turqit e vjeter dhe të rijë sot, as nuk i zanë me gojë. A pyet kush pse?!

Janë ata tradhëtarë që kanë bashkpunue në të gjitha kohët me pushtuesit sundues barbar dhe me sherbëtorët e tyne, që Shqipnisë nuk i kanë mungue në asnjë kohë...

Çka mund t’i sjellin Popullit Shqiptar ma shumë se vetë tradhëtarët e Saj data 21 Dhjetori 2012 ? - Asgja, e pse mos të pranojmë se ato data nga 8 nandori 1941, 29 nandori 1944, e ato të mesit tetorit... po na shkatrrojnё perditё e ma shumë e do të vazhdojnë “frika” derisa mos të mbyllim kapitullin e hapun të “idhujve” mbasardhës të majmunit që po vazhdojnë me dhunue e shkatrrue sot Shqipninë?

Populli Shqiptar beson se: “Zoti vonon por nuk harron!”



Melbourne, Dhjetor 2012.

U SHUA NJËRI NGA DINOSAURËT E FUNDIT TË AVIACIONIT SHQIPTAR., KRYETARI I SHOQATËS “AVIATORI”, MASAR AGA





RIZA LAHI

Kulla e fluturimit që lëviz nëpër Tiranë





Tirana, që fill pas luftës, ka ardhur duke u populluar pandërprerë. Ajo ka arritur aktualisht shifrën e 850 mijë banorëve. Mirëpo, a s'e kemi vënë re të gjithë që, kur ka qënë puna për të shkëlqyer në mënyrë të veçantë, kanë dalë në atë majë bij nga substrati i Tiranës? Megjith përplasjet e panumërta në metropolin shqiptar bazamenti Tiranës, nga ata që u thonë nënës “ije”, futbollistëve - "çuna", Tiranës – “Tirona”, ka bërë t'i japë tonin lokal kësaj qëndre që mban 1/4 e popullatës aktuale shqiptare.
Karizma e aviatorit që kemi zgjedhur sot, nuk qëndron tek orët e panumurta në guidimin e aeroplanit – ka të tjerë ,madje edhe tiranas, që kanë dalë në pension me reaktiv.
Nuk qëndron edhe te ndonjë akt spektakolar disaminutësh që të ketë bërë ai - tiranasi Bilal Sina – fare i ri,22-23 vjeç, la me gjak të ngrirë një aerodrom të tërë plot me burra derisa bëri të mundur uljen e reaktivit me motorrin e vetëm të fikur në lartësinë 6000 metra. Tiranasi tjetër, Bilal Josa, ka djegur tankun mu para syve të Enver Hoxhës e të tribunës plot, duke hapur zjarr në pikën e fundit të "Lakut të Nestorovit" - një unazë mjeshtërore vërtikale.
Edhe këto 2-3 raste që përmendëm, janë pothuajse anonimë në luzmën e panumërt të jetës tiranase.
Por jo Masar Aga.
I gjatë gati dy metra - me pëllëmbë viganësh, me të qeshurën prej katallani të gojës në përputhje të plotë me ligjin e “korelacionit të rritjes”,atë mund ta shohësh edhe tani në moshën 76-vjeçare, duke i rënë Tiranës anembanë, zakonisht me biçikletën që e nget me ambicien e një djaloshi, të cilën e frenon kur të dojë, duke i vënë të dyja këmbët me numër 47 në tokë menjëherë.
Me sytë ngjyrë plumbi dhe prej një volejbollisti ngatërrestar, ai s'pushon së treguari episode nga të fluturimit. Ua tregon të gjithve. I tregon pa u lodhur. Kur dëgjuesit shtangen - ai qesh me të madhe, si të qe një katallan zemërbardhë, dhe u vë dorën në qafë.
Në festën e 60-vjetorit të Konferencës së Pezës, ne e pamë në presidiumin qëndror.Ne s'u çuditëm kur e pamë të ecte krah ish-Presidentit Rexhep Meidani, apo kur mezi arriti t'i vinte dorën në supin e lartë kryeministri shtatshkurtër Fatos Nano.
Masar Agës i hapen dyert ngado. Sigurisht kjo përzjerje gjithandej, mbase edhe nuk para u pëlqen disa kolegëve të tij të dalë në pension, aviatorë shumë të njohur edhe ata. Por, askush nga "oponentët" e tij deri më sot nuk ka vënë aspak në dyshim dashurinë e tij për pilotët e çfardomoshe ("E kom pas una kursant”)dhe neverinë që ka për paranë e pandershme.
Këtij tiranasi, pas dështimeve, iu besua përgatitja e dokumenteve dhe afirmimi shtetëror shoqatës "Aviatori". Dhe ai e realizoi. Kush tjetër mund ta realizonte atë? Në vitin 1996? Kur nëndhe apo edhe hapur aviatorët akuzoheshin si simpatizantë të Enver Hoxhës, e, në këtë kontekst, shfaqeshin stërkëmbësha gjithfarëshe që ata të mos organizoheshin?
Masar Aga ka qënë sportist shumëplanësh. Ai është mësuar me tifozë – tifozëve të tij përherë ia ka dhuruar me elegancë viganësh edhe profesionin e vet të rinisë - "pilot". Ai është mësuar edhe me tribuna - edhe ata - profesionit të tij të shtrenjtë.
Pothuajse në të 39 katastrofat ajrore që ka pësuar aviacioni ynë - Masari ka qënë prezent në familjet fatkeqe, në ceremonitë e varrimit e deri në varrezat - ashtu, një kokë më i lartë nga të gjithë dhe me sytë e plumbtë prej volejbollisti sherrxhi të mbushur me lot.
Herë duke folur pa e pyetur njeri.
Herë duke e lutur mënjanë të thotë edhe ai variantet e supozuara të së vërtetës.
Tirana ka mbajtur për 5 vite udhëheqjen e Luftës dhe s’e tradhëtoi kurrë. Ajo,e vetmja, provoi një betejë frontale kundër nazistëve dhe doli e tëra burrërisht barrikadave.
Myslim Aga ka qenë imam xhamie; i Xhamisë së Kakanozit te Pazari i Ri. Ai kishte 5 djem e tri vajza. Pothuajse të gjithë dolën partizanë, dhe jo vetëm shtëpinë, por edhe xhaminë ( mbase fshehur "Imamit"),ata e kthyen në bazë sekrete për luftën.
Ije Farkën e njohin të gjithë; djali saj Muhameti, ka qënë bashkëshorti i ish-partizanes Fatbardha Aga; Hajdia - gruaja e Besim Fagut, ish- partizane, është nëna e flamurmbajtësit të 28 majit 1996.
Të pestë vëllezërit viganë nga trupi qenë sportistë të njohur." Una kom hy n’burg qysh 15 vjeç" , thotë Aga, dhe tregon shkakun.Po luanin futboll me një skuadër ushtarakësh italianë në vitin 1941. Njëri prej tyre shtyu me dashje dhe e qëlloi me shkelm Zyhdiun, që do të shquhej pas shumë vitesh si oficer i ndershëm i Sigurimit të Shtetit.Sigurisht që italiani do të hante menjëherë grushtin nga Masari, në mbrojtje të “ lalës së madh”. "Më futën tri ditë mrenë,më shqepën m’dajak dhe m’shajshin "komunist"¼ “
"Notën vonë m’njoftun se do të m’arrestojshin për me m’çu në Prishtinë.Dhe kshu una u ndava nga njësiti im gueril e shkova në "Batalionin e Erzenit", thotë Msari i kënaqur shumë nga që e pyes mbarë e prapë, duke treguar se, të vetmen plagë që ka marrë, ka qënë ajo në Tuz, më 4 dhjetor 1944. "Ra një predhë afër meje, e m’fluroi matonë".
Edhe ky bir i Tiranës ka marrë pjesë në çlirimin e Shkodrës sime. Ai më tha: "Una kom qenë me grupin e parë qi ka hy m’Shkodër.Po gdhinte 29 Nëntori 1944,sahati mund të ishte 05.20-05.40. Gjermonët hudhën m’erë Urën e Bahçallikut në orën nji pa dhetë dhe, masanej, thyn qafën”.

* * *

E vërteta është se aviatorët e parë u çuan për t'u përgatitur në Jugosllavi. Te "sërbi", pra. Ishte viti 1945. Për t'u ingranuar në atë "aristokraci", siç ishte aeronautika për bijt e barinjve, bujqve a ndonjë qytetari shqiptar, që të gjithë të sapodalë nga një luftë 5-vjeçare e një populli 80% fshatarë e 80% analfabetë, sigurisht që ka patur mjaft ashpërsira.Industrialisht,Jugosllavia ishte shumë më e zhvilluar në krahasim me Shqipërinë. Megjithëse edhe ajo kish lënë mjaft dëshmorë në Luftën e Dytë Botërore, duke u udhëhequr nga gjenerali Josif Broz Tito, në një plan sekret strategjik, parashihej bashkangjitja e Shqipërisë me Kosovës, dhe, të dyja bashkë, në kuadrin e një "Federate Jugosllave", mbi trapezën e gjeneralit kroat.
Masar Aga përmendë këtë listë, kryesisht, ish- partizanë, që shkuan në Jugosllavi: Babaçe Faiku, Niko Hoxha, Fari Bubësi, Pertef Myftari,Ibish Vokshi dhe vetë ai. Ndonjë muaj më parë kishin zënë bangat e shkollës së aviatorëve atje Edip Ohri, Zyhdi Rada, Sazan Xhelo, Irakli Grazhdani, Dilaver Radëshi. Ishin edhe Vasil Gjikondi, Beqir Dibra, Koço Karoli, Zenel Minarolli e ndonjë tjetër.
Ky grup i madh ka studiuar aeronautikën jugosllave deri në vitin 1948, saktësisht më 17 korrik; specializuar vetëm për një tip të thjeshtë aeroplani - JAK-3, si edhe një pjesë për shturmanë bombardues apo avionë transporti. Asnjeri nga këta aviatorë, një pjesë të të cilëve kam patur nderin t'i njoh personalisht, nuk prononcohet në ka patur diferencë të theksuar kulture mes atyre dhe studentëve të tjerë, ta zemë serbë. Masari thotë, psh, se ka hyrë në punë qysh në moshën 12 vjeçare, se ka punuar atëbotë elektriçist e hidraulik dhe, me paratë që hiqte mënjanë, sigurisht dhe me miratimin e imamit të rreptë të xhamisë së Kakanozit, blinte libra. Fari Bubësi i ndjerë thonë se vinte nga një familje intelektuale.Po kështu edhe Edipi. Po,gjithsesi, pamja e përgjithshme e Shqipërisë, ishte pamja e një vendi agrar të prapambetur, të dërmuar materialisht nga lufta dhe pothuajse analfabet. Mjaft ish-partizanë kishin mësuar shkrim e lexim në pauzat mes betejave të luftës së Dytë Botërore.
Ky grup - pra, në tërësi prezantonte bij të ardhur nga ky vend.Mirëpo, me ç'gjë të veçantë, që ka lidhje me profesionin e pilotit, mund të konkuronin këta djem të padhjamë e të pabrilantinë, të dalë nga betejat, me dekorata trimërie në gjoks dhe me moral puritan? Ohoo... Me sportin!
Që të gjithë ishin rezistentë dhe të gatshëm për të sakrifikuar në ekstrem. Kjo ishte ç'ishte.Por... Pilotët duhet të jenë edhe sportistë të gjithanshëm - me këtë kërkesë u njohën djemtë që në fillim, të cilët, ja, hajt ma, edhe i suleshin topit të futbollit. Mirëpo, ja ku e kishte një "individum" ky grup shqiptarësh të rinj mes serbeve, maqedonëve, rumunëve dhe në ambjentet e ushtrisë serbe.Dhe me instruktorë serbë. Ishte Masari. Më i gjati nga të gjith. Dhe me furi tiranasish, që e kanë gati genetike kameratizmin. Sigurisht, që ai vetëm u ka vënë dorën në supe shokëve të tij shtatëshkurtër, të cilët natyrisht që vetëm buçisnin me tërë shpirtin kur Aga i tyre vigan, që i pëlqente e i mirëpriste shakatë e ndërsjellta me ta, bënte kosh, apo shutonte ashpër mbi barrikadën serbe.Tashmë, tiranasi me të folmen e palatuar tiranase edhe sot e që i tingëllon aq bukur, nuk kishte asnjë konkurent në kërcim së larti, jo vetëm në akademinë "Vojno Vozduhopllovnoe Akademia", por as në Vojvodinë. Ai shkëlqente në volejboll.
Kushedi se sa do të jetë gëzuar e mburrur aviatori më shtat të shkurtër i këtij grupi, labi luftarak Babaçe Faiku, kur Masar Aga pranoi me jashtëzakonisht lumturi propozimin për të qënë në pesëshen e basketbollit të ekipit të aviacionit luftarak jugosllav.
Gjatë stërvitjeve ajrore, mes këtij grupi të bukur djemsh të ardhur në aviacion qënga kakaritjet e mitrolozëve të Luftës së Dytë Botërore, njëri dha jetën.Ishte kosovari Ibish Vokshi, që do të niste serinë e dhimbshme të 34 dëshmorëve të aviacionit shqiptar. U deshën këto flijime që të ngrihej hap pas hapi kështjella madhoshe e aviacionit tonë, kështjellë e cila, në vitet ‘80, arriti të ishte krejtësisht kompetitive me të sillojtat e saja serbe, greke apo italiane.
Përpara se grupi të kthehej në Atdhe më 17 korrik 1948, për t'u nisur menjëherë, pra, më 6 tetor 1948, në BS, iu desh të ndeshej me pamjen e ndyrë të shkëlqimit serb.Pas tentativave të pasuksesshme për të joshur ndonjerin nga aviatorët e rinj me vajzat shtatderdhura bjonde serbe, erdhën tentativat më brutale, më agresive, më të drejtpërdrejta.
"Na kapshin, jo vetëm veç e veç,dhe na propozojshin të rrishim në Jugosllavi.Si shpërblim do t’kishim shpi, emnim të menjëhershëm pilot luftarak, ofiqe e grada dhe trajtime t’veçanta si "emigrant politik" mbasi, "Enver Hoxha ka tradhtu marksizmin".
Kështu, si Masari, kanë treguar mjaft nga këta pionierë të aviacionit shqiptar, të cilët u kthyen në atdheun që po provonte përditë preludin e provokacioneve të gushtit 1949, ndërsa me Serbinë, ja, po ndahej me dhëmbët skërmitur.

* * *

Edhe tre vite të tjerë në BS. Nga viti 1948 deri në vitin 1951. Vetëm me një tip aeroplani JAK-3-shin, që është luftarak i pajisur me predha dhe bomba. Me JAK-3-shin me të cilin kishte rënë Ibish Vokshi... Një tip të përafërt me të, veçse pa asnjë lloj armatimi, më pas, do të përfundohej në shkollën shqiptare të Aviacionit vetëm për një vit.
Aga kujton këta djem të nisnin aventurën ajrore në emër të Shqipërisë, duke fluturuar përmbi stepat ruse: Babaçe Faiku,Irakli Grazhdani, Pertef Myftari, Hasan Shyti, Estref Shehu, Mati Baba, Vas Kosti, Peço Polena, Vasil Trasha, Thanas Gjiknuri, Vasil Gjikondi, Zenel Minarolli, Areteo Ikonomi ( përgjegjës grupi), Mili Gërbizi.
Kur do të kthehej në atdhe, për të krijuar aviacionin shqiptar, ky grup do dëgjonte këtë kompliment të merituar para rreshtit nga komandanti i "Okrugut" Rostov:" Do të isha i lumtur të fluturoja tërë jetën mes "orlave" shqiptarë".

* * *

Masar Aga këmbëngul: "Nji ditë marsi 1951, n’emën t’ Partisë e t’Qeverisë, na thrriti Mehmet Shehu dhe na komunikoi detyrën: "Të organizohet reparti i parë i aviacionit. Më 1 maj, du qi pesë aeroplana t’flutrojnë mi Tironë!" Ishim : Babaçja,Vasil Trasha, Braho Kuçi, una edhe Mit'hat Gjondedaj,si shef sigurimi. Kryeministri na përcolli me këto fjalë : " Qielli i Shqipnisë duhet t’jet i pastër, siç osht e pastër Partia e Punës!"
Pesëshja qi flutroi mi Tironë ka kenë Babaçe Faiku, Peço Polena, Masar Aga, Vasil Trasha dhe Thanas Gjiknuri. Teknik aeroplanash kina pas Andon Koroveshin.Kurse, më 24 prill 1951, piloti i parë që u ngrit n’ajër ka kenë trimi korçar Peço Polena".
Aga këmbëngul për një fakt që unë nuk kam mundur të konfirmoj plotësisht. Sipas tij, në shtator 1951, dy çifte aeroplanësh janë urdhëruar të mbështesnin sulmin e ushtrisë shqiptare " në kodrën në krah të majtë të Kakavijës", e cila kodër, qe kapur nga grekët, paçka, me sa di, së paku unë, kishin marrë fund ngacmimet provokative të armatosura të gushtit 1949 nga monarkofashistët grekë dhe, me ta, edhe kundërpërgjigja brilante shqiptare.
"Kur morën vesh se do të vijnë avionat shqiptarë, forcat tona u sulën dhe e morën kodrën me një “urra” e pa pas nevojën fizike të aeroplanëve”.
Ishim dy çifte, thotë Aga, por vetëm Babaçe Faiku dhe ai kanë bërë të mundur të realizonin planin numër 2 të përpunuar në tokë - kalimin tej kufirit tonë dhe lundrimin ajror përmbi liqenin e Janinës e kthimin që andej pa asnjë ngacmim grek.


* * *

Kushdo që shkon në Rinas, vëren edhe kufomat e katër IL-14-ëve të mbetura atje. Secili nga ata mund të kryente fare mirë intineraret që kreu firma private ADA-Air. Ata u menaxhuan nga strukturat shtetërore të pas 90-es në mënyrë të mënxyrshme, ashtu sikurse parku i madh i AN-2-shëve, njëmbëdhjetë avionëve të lehtë të transportit.
Nëqoftëse tre nga IL-14 erdhën nga Kina dhe u montuan nga ekipe të përbashkët kino-shqiptare, i katërti, apo i pari, me numër bordi 15-09, ka një histori më vete.
Ai erdhi në Shqipëri si dhuratë e qeverisë sovjetike për udhëheqjen shqiptare; erdhi në vitin 1957 duke qënë nga avionët më modernë të kohës. Sigurisht që u përzgjodhën aviatorët e presupozuar nga më të mirët. Ish kryeshturmani i Regjimentit të Qytetit Stalin ( sot Kuçovë) kryeshturmani i aviacionit dhe shefi i parë, krijuesi i Vend Komandës Qendrore, Masar Aga, u përfshi në këtë ekiupazh që do të provonte, i pari në historinë e aviacionit shqiptar, fluturimet ndërkombëtare; madje, shpesh herë, intensive. Ishte e palejueshme që aviatorët e udhëheqjes më të lartë piramidës shqiptare të kohës, të mos kishin klas të parë; pra të mos ishin të përgatitur që të guidonin avionë edhe natën në kushte të vështira metereologjike. Agës, që kish fluturuar natën me Mig-15, avionin tonë bazë atë kohë, atëherë u desh të kapërcente me sukses testet e "Shturmanit të klasit të parë".
IL-14, me pilotë Babaçe Faikun e Hamit Ulqinakun, me shturman Masar Agën, teknik Daut Gurabardhin dhe radist Masar Binaj, nisi kështu historinë e fluturimeve; fluturime të rrethuara plot admirim që nga aviatorët e tjerë e deri te komshinjtë apo ilakatë e aviatorëve. Një nga kulmet e IL-14 me numër bordi 15-09, është konsideruar fluturimi në kushte të vështira metereologjike që nga baza italiane e Brindisit për në Rinas.
Fluturimi nuk rekomandohej të kryhej nga autoritetet e bazës italiane pasi paraqiste pasiguri të madhe. Në bord ndodhej udheheqësja më e lartë e PPSH që kishte ardhur nga Konferenca e njohur e 81 partive komuniste e dirigjuar nga P.K.Sovjetike me në krye liderin e saj që pat vizituar edhe Shqipërinë, Nikita Krushovin. Shqiptarët kishin rebeluar duke u larguar në mënyrë brutale nga konferenca.
Megjithë mosgarancinë e sinoptikantëve të pagabuar italianë e të mbështetur nga oficerët italianë të aviacionit, lideri i padiskutueshëm, Hoxha, vendosi të provonte gurin e fundit. Të dinte garancinë që jepte ekuipazhi i IL-14 atë pasdreke të 29 nëntorit 1960. Sigurisht që pasiguria e secilit nga "të pestët" do të bënte që delegacioni shqiptar që kishte vendosur të sakrifikonte aq tepër ekonomikisht, financiarisht, por edhe ushtarakisht në emër të sovranitetit të vendit, të flinte atë natë në Bari. Kur në Atdhe kishte fishekzjarre. Të pesë aviatorët, u ndodhën atë natë, në "Pallatin e Brigadave”, ku bëhej mbrëmje solemne dhe ku ishin njerëzit të konsideruar më me vlera nga nomenklatura e kohës.
Kushedi se sa herë do të ketë treguar këtë episod heroi ynë i kudondodhur, i madh e i lartë si një kullë fluturimi që flet vetëm për fluturime. Duke ngritur sa më lart lavdinë e dy pilotëve, Babaçes që na ka lënë, dhe "Homitit", siç e thërret ai me dialektin përherë të lezetshëm tiranas!

* * *

Masar Aga e ka fotografinë e tij në Klubin Sportiv "Partizani", si njëri prej individëve që përbën krenarinë e këtij klubi sportiv, i cili, aktualisht, përveç emrit, nuk i dihet se çfarë lidhjeje ka më me ushtrinë. Ai, si asnjë pilot deri tani, ka shkëlqyer në shkallë kombëtare në sporte.
Ne nuk do të ndalemi, as në peripecitë e ndryshme që ai të ketë kaluar gjatë jetës relativisht të shkurtër si pilot, mjaft të gjatë si shturman fluturues, sidomos në aeroplanin më të përzgjedhur, dhe as në meritat e tij të veçanta gjatë kësaj periudhe në ngritjen, pajisjen me kuadro dhe rregulla të vendkomandës qëndrore të fluturimeve. Ai, duke qënë oficer i aviacionit, ka një listë të bukur trofesh sportive dhe ne po i paraqesim të gjitha me shpresë që lexuesi ynë i respektuar të shijojë pakëz përthyerje nga ecuria e jonë vetëm fluturuese në këtë vëllim.
Aga ka thyer 4 rekorde kombëtare të paraluftës në 10 garësh. Ka thyer garën e kërcimit së larti në vitin 1958 nga 1m e 77 cm në një cm më shumë, duke e gëzuar me shpirt rekordmentin e eckaluar. Ai ishte… Met Aga, i vëllai i tij i vogël.
Ka qënë nga themeluesit e ekipit kombëtar të volejbollit dhe, jo vetëm kapiten i këtij ekipi, por, si ka ngjarë rregullisht në ekipet e rrugicave të Tiranës, edhe trajner. Të lumët ata që kanë pas këtë trajner me sedër të xhindosur, të futet në lojë tër kohës e në tëra ndeshjet, pasi ai nuk sëmurej kurrë. Kështu nga 1948 deri më 1964.
Në vitin 1962, volejbollistët e Sarit ( emri përkëdhelës mes shokëve) morën pjesë në kampionatin botëror të volejbollit dhe u kthyen që andej, duke u kryemburrur me vendin e 14-të.
Masari, këtë e dinë pak, ka qënë trajner edhe në BS, në qytetin Ljubed.
Për 15 vite ai ka qënë kryetar i kolegjit të arbitrave.
Ky vigan, duke bërë ligjin gjithandej, përveç prurjeve sportive, kuptohet, edhe me emrin e shtrenjtë sa çdo rrahje e zemrës së tij - pilot, nuk kish si të mos vinte veton edhe në shtëpinë e së motrës, ku mbretëronte një tjetër luan - Besim Fagu.
Fagu i fuqishëm e po aq i famshëm, donte ta bënte Agimin futbollist por ishte e pamundur t'i prishej dajës së fëmijëve, që nuk ka ditur kurrë të flasë me zë të ulët. "Të thom të drejtën, shumica e futbollistave n'atë kohë ishin jo me aqe shum shkollë, kurse Agimi ka kenë gjithmonë i pari i klasës".
Më së fundi, futbollisti i bujshëm Besim Fagu, edhe pas lutjes së Hajdijës, së shoqes "mos ia prish Sarit, Besimo", e dha viston që Agimi të bëhej basketbollist. Basketbollist që ende vazhdon të mbesë më i miri i të gjitha kohrave në basketboll tonë.
Masar Aga është nga të parët "Mjeshtër sporti" në Shqipëri, e, po, kësisoj, edhe "Mjeshtër i Merituar Sporti".
Mbase kjo jetë intensive që ka bërë edhe me sport, ka ndikuar shumë që edhe sot, 76 vjeç, ai të rendë rrugë më rrugë me biçikletën e tij, dhe zyrë më zyrë me të folurën e tij buçitëse tiranase, veçse për hallet e të tjerëve. Tanimë, sidomos pilotëve.
" Una kom qen 15 vjet sekretar partie lagje, e jom msu me i zgjidh hallet e të tjerëve".
Sari gjatë jetës ka ndezur tek-tuk ndonjë cigare apo ka pirë “javash” ndonjë gote raki dhe e ka refuzuar vazhdimisht mishin e dhjamur.
"Un haj shum bulmet, qumësht e fruta në mëngjes. Aaa,në drekë haj mirë. Ma gatun gruja prefekt. Asaj ia thonë emnin Muzejen; o nga familja tironase Kuka".
Masari ka drejtuar volejbollin në Federatën Shqiptare të Sporteve, por, shpesh, ka qenë i ngarkuar edhe me pingpongun e shahun.Me shahun, nga i cili, një ditë do t'i dilte një lepur i madh. Një shans që e bëri të hynte në histori. Nga ajo deriçkë e vogël e "shahut", ai bëri të mundurën që të niste sulmin e tretë për themelimin e shoqatës "Aviatori" dhe afirmimin e fuqisë së saj te kurorat e një piloti dëshmor.
Ja se si e tregon këtë histori ai, pas garancisë së plotë rreth episodeve si në vjershë të disa prej trofeve sportive.
" I kom t’gjitha; i kom me gjith dokumentat m’shpi! Eja t'i thomi Myzejenit të na bojn ndoj meze t'mir. Po e pi ene una i gotë edhe po i shofim kadalë-kadalë".

* * *

"Me thon të drejtën, veterant' e djathtë, qi dun Salën, kishin kriju, edhe ato organizatën OBVL. OBVL-ja kishte n'kry Rrahman Parllakun. Te kjo organizatë ishte edhe "seksioni i aviacionit". Mirëpo, hala, ky seksion, nuk mund me i përfaqsu të gjithë aviatorët… Përpjekjet e para u bon qysh në vitin 1995, por dështun të dyja. Në krye të 33 iniciatorëve - kanë qenë pilotat e shqum, qi una, sigurisht qi i kom shokë, Qirjako Dhima, Gëzdar Veipi, Met Farka... plot. Mirëpo, ministri Zhulali, as që kishin n'men me e lon krijimin e shoqat's "Aviatori", krijim i cili, deri kur e mora una m'dor, u duhte me kalu nëpër koridoret e Ministrisë së Mbrojtjes”.
Aviatorët kishin kohë që nuk mblidheshin më të festonin atë 24 prill që tanimë është bërë traditë. Me të ngrëna e të pira, me fjalë përshëndetjeje, me përkujtimore...
" Mu m'vinte shumë keq që nuk u festote ma 24 prilli. Gjithçka kishte mbyt pesimizmi, mërzija dhe llafet te klubi i Shtëpisë së Oficerëve”.
Masar Aga tregon të ketë ndeshur një ditë në presidencë ( Nga ka qënë dhe është i mirëpritur në të gjithë institucionet shtetërore, paçka se kush ishtë apo është në qeverisje) bash me Ministrin e Mbrojtjes Safet Zhulali.
"Pse, ti je ai Masar Aga?"
"Una!... Kom qejf me ta bo i vizit në zyrë".
" Për Masar Agën dyert janë të hapura. Po të pres të hënën" - i është përgjigjur Zhulali duke e parë nga poshtë si të shihte majën e një xhamie.
Në takimin me shahistin e dikurshëm, Masari, sigurisht që duhet t'i ketë treguar se ishte " pilot klasi e shturman klasi" ( se, sportist, po e po), se dinte aq gjuhë të huaja e se kryesonte shoqatën e sportistëve veteranë të Shqipërisë. Ai i ka thënë Ministrit të Mbrojtjes edhe, siç tregon vetë, se
"Jom ushtarak qysh n'dyzetenjishin… Jom ushtarak ma parë, masanej sportist... Ushtria nuk ka ma nevojë për mu, se jom pensionist".
Në këtë takim ai nuk ia ka përmendur ministrit "Shoqatën aviatori" në tentativë, ama, duke dalë nga dera e Ministrisë së Mbrojtjes, ka qënë i bindur që, falë simpatisë personale të ministrit për të, ai s'kishte si t'i kundërshtonte më dokumentat e shoqatës.
"Ma vonë, bisedova me shok't. U mblodhëm e bomë nji statut për shoqatën "Aviatori" mbi bazën e statutit të shoqatës që drejtoj una. Dhe... e çum në gjykatë... Njat’herë sapo kishte dalë ligji i ri që nuk kishte nevojë të kalojshin dokumentat në Ministrin e Mbrojtjes. Mirëpo, ia kisha frikën, jo vetëm una, por të gjithë se, mjaftote nji telefonatë ka "lart" ene nuk e miratote shoqatën gjykata... U thash shokëve me e mbajt sekret, se përndryshe u dogjëm. Mbas 20 ditëve, mbasi erdh edhe sekretarja e gjyqit prej lejes, u miratu shoqata, ene una u thash shokve "Bërtitni tash, sa t’mundni!! Shoqata "Aviatori" o kriju tashma".
Shahisti Safet Zhulali, që sigurishit që mund të qe informuar për “sekretin” që kryesonte Aga, nuk bëri asnjë përpjekje për një tjetër stërkëmbse ndaj këtyre pensionistëve me një rini të kaluar nëpër lavdi.
Kryetar i parë i shoqatës "Aviatori" u caktua Masar Aga. Shoqata ka vulë, është e regjistruar në gjykatë, dhe, në emër të saj, janë bërë jo pak aktivitete që lidhen kryesisht me ndonjë përmirësim të mundshëm ekonomik të aviatorëve pensionistë. Sidomos këmbëngulja e veçantë e Agës ( ai përditë i nxjerr punë vetes, punë të cilat i merr shumë seriozisht, megjithëse nuk ka fitim qoftë edhe një qindarkë të vetme) ka bërë të mundur që të miratohet një fond i veçantë për familjet e pilotëve të rënë në krye të detyrës.
Një tjetër kërkesë konstante ka qënë edhe në shtyp dhe jo vetëm nga shoqata "Aviatori" e Masarit ( e cila sot paraqitet e degëzuar në dy dhe e mbarsur me nga një dëng thashethemesh kundrejt njëri - tjetrit, produkt, mendoj unë, edhe i "mbledhjeve të mëngjesit" të pensionistëve tanë të respektuar dhe më të lavdishëm nga brezi im).
E pra edhe kjo kërkesë ka të bëjë, me trajtimin ekonomik të pilotëve. Bëhet fjalë për pasqyrimin në pension të përllogaritjes së vjetërsisë së punës – një vit me dy. Eshtë folur, së paku, që pilotët me mbi 30 vite fluturimi të kenë një trajtim pensioni të veçantë, në përputhje me një kategori qytetarësh të zgjedhur nga arti, kultura a ndonjë sferë tjetër.
Të gjithë i kanë shtënë veshët në lesh në lidhje me këtë mënyrë trajtimi të pilotëve të cilët, duke ardhur nga një popullatë tejet e prapambetur, ende vazhdojnë të adhurohen nga tërë Shqipëria. Eshtë ca e turpshme për një oficer – pilot në pension, të dalë të shesë paqeta apo të bëjë roje nate. Për më tepër kur për të janë thurrur legjenda.
Shoqata "Aviatori" nuk ka mundur të bëjë asgjë për këtë. Mbase kjo ka ndodhur edhe nga fakti se tani, piloti gjuajtës reaktiv, që bën akrobacira të pilotazhit të lartë, po shkon drejt zhdukjes si specie.
Në fund të fundit shoqëria shqiptare, mund të ketë ende nevojë për "arkivin" e kësaj kategorie trimash që janë mplakur e që nganjëherë, edhe mburren ca, e u ka aq lezet. E nganjëherë tjetër, heshtin si një tempull.
Gjithsesi, madje, në periudhën kur po rendnim drejt '97, pra drejt shkatërrimit të shtetit, në vitin 1996, u bë e mundur të trajtohej në mënyrë të veçantë një pilot i vrarë. Kjo ishte veçanërisht meritë e përpjekjeve personale e kryetarit shtatdiv e që e frenon biçikletën me këmbët numër 47 - Masar Agës të datëlindjes 1926.
Edhe e ndihmës së dhënë nga stafi i Ministrisë së Mbrojtjes së udhëhequr nga i ndjeri Safet Zhulali. U arrit që familja e pilotit shkodran Idriz Hoxha, që ra në krye të detyrës edhe i denigruar moralisht në mënyrë mizore, të merrte një pension të veçantë.
"Idriz Hoxhën e çoi vetë shteti në katastrofë" - buçet me të madhe në klubin "Pasioni" pranë Ministrisë së Mbrojtjes Masar Aga.
Jam i sigurt që po kështu ai do të buçiste, edhe sikur klubi të ishte i mbushur me agjentë të fshehtë, dhe vendi të ishte në shtetrrethim.


Nga libri “Dinosaurët e fundit” vll I parë; kushtuar sagës së aviatorëve shqiptarë


PS. Masar Aga ka qënë
“Presidenti I shoqatës “AVIATORI”
Kryetari I Shoqatës së VETERANËVE TË SPORTIT SHQIPTAR”
Kryetari I shoqatës “TIRANA”

RIZA LAHI

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...