2012-12-10

Poezi kushtuar deshmorit Tahir Desku


    Nga RIZA LAHI




Kjo poezi eshte paraqitur ne nje konkurse te organizuar ne Koosve kushtuar poetit luftetar. Nuk kam marre asnje njoftim nga organzatoret. me siguri ata qe kane fituar cmim , kane qene me te bukura. Por po e dergoj ta lexojne te gjithe...gjithesi Riza lahi, antar i Shoqates Boterore te Poeteve

Photobucket

DUKE PRITUR MËNGJESIN…

Frymëzime nga poezia “Kam mundur te vdes “
e poetit luftëtar Tahir Desku


Në Beverly Hills unë kam mundur të vdes
Me sytë të perënduar mbi gotën e rakisë
…Po i puth grykën pushkës,
do vargje shkruaj mbi pushkë…
Nën hënë…
Një shok s’po flë nën tingujt e sharkisë

Në Paris duke vjedhur një bankë, a në motel
Ka mundur Tahir Desku i droguar të vdesë …
…Do vargje shkruaj mbi qytë dhe buzët vë mbi grykë
Me zi po pres të zbardhë
e ta zbras në mëngjes

Oh, në u sulshin drejt meje serbë me autoblinda
Me predha e granata ngado të mbjellin varre
Kanë për ta parë me sy,
pasha këtë hënë të bukur
Çfar burrash kanë pirë sisë në tokën kosovare

Mbi shpinë do ta provojnë se si luftojnë burrat
kur si miu në vrimë do struken pas çdo blindi
I gjallë kush të mbesë
në dhe s’do t’i zënë këmbët
Duke mallkuar të ëmën, për ditën që e lindi


Kosovë, e vetmja lule e shpirtit tim të zhuritur
Çdo shkëmb i thatë tek ti, më i shtrenjtë është se floriri
E dua jetën shumë,
por me zi pres mëngjezin
Që të vdesë sot për ty, ka marrë pushkën Tahiri.



Nga Tahir DESKU

BALADË

(Mujë Krasniqit dhe 36 të rënëve në Gorozhub, më 14 dhjetor 1998)

Kush është ai që zbret nga mali
Është Mujo Komandanti
Është ai, Muja vetë, me nëqind e dyzet
Nga po vjen, nga Tropoja a nga Vlora?
Kah vjen ai shkrin bora
Vjen në borë vjen në shi
Nga Shqipëria në Shqipëri

As hëna nuk kishtë dalë
Rrëzë bjeshke atë natë
Vetëm terri shtrihej si gjarpër i zi
Terri që ndante atdheun në dysh
Atdheun e moçëm nën qiellin gri
Dhe pjesën tjetër nën shi...nën shi...

E rruga ishte e largët tek zhdukej në pafundësi
Ai vështron fushat e paskaj të Kosovës
E mendon për zogjtë:
Nuk ka vend më t’bukur fluturimi
Kur flet me lumenjtë thotë:
Është vend i papushtuar
Kur numëron plagët shton:
Vetëm vdekja ia shton bukurinë Lirisë!

Pastaj zbardh dita e plogësht
Dhe ëndër e keqe numëron 36 herë
Dhëmbja shtron gjakun për dhe
Vashat shamizeza ulur nën një breg
Kanë ndalur pranverën e bimët që mbijnë
Diku në një shteg...diku në një rimë

Ai sërish ngritet dhe nis këngën e moçme
Që këndohej në anët tona:
Nuk po mundëm or shokë me folë
Se m’ka ra do gjak në gojë...




Nga Raimonda MOISIU

Dedikuar poetit Tahir Desku



1-Prag nate....



Nën dritën e qetë të hënës, prag natës me aureolë të harkuar

Në paqen e kopështit të vargjeve, shkon – vjen poeti i vetmuar.

Me sytë e lodhur e të trishuar, i buzëqesh botës së qetësisë,

Siç mediton shiu, pa vetëdije, mbi tjegullat e qeta të çatisë....



Çdo fjalë, çdo varg , çdo rrokje, tingull me krahë ëngjëjsh zbukuruar,

si mauzeola të kristalta dalin nga ai shpirt duke u trazuar,

Dhimbje, mall, brenga, dashuri e ndjekin natës së pasosur,

Si ndjekin njëri tjetrin lotët nëpër fytyrën e rrudhosur.



Relitete të trishtuara e torturuese, kumbim britmash, ngashërrim,

Janë sulur si orlët e egjër nëpër dejet e muskujt e atdheut tim.

Poeti puth tokën e lagët nga lotët e tij në qetësi,

Dhe prehet përjetësisht në kopështin e vargjeve të tij!!!





2-Heshtje...



Heshtje, heshtje, vetëm heshtje ngado,

në bibliotekën time të vogël.

Heshtje si atë ditë, që dot s’e besoja,

Se kishe ikur nga kjo botë.

Ende nuk mundem ta pranoj, ende

Se te unë do mungojë për jetë poet im,

Isha larg, shumë larg, s’i thoja dot “Lamtumirë”,

Atje, mes qelesheve të bardha e me blegërima në agim.

Edhe pse ka kaq kohë,mendimi për të,

më bën të derdh lot edhe poshtë luleblirit,

Po unë bisedoj me foton në syprinën e librit

Dhe ndjej aromën e njohur të vargut të Tahirit.

Në thellësi të zemrës sime kumbon zëri i poetit ,

Që ende vazhdon të qeshë, si qesh natyra e detit,

Ende vazhdon të këndojë ai himnin e atdheut.

Pa poetin bota ime - anije me direkët e thyera,

ku terri i moralit të kësaj bote të pangime,

ka bërë rrëmujë gjithcka , flakë e tym,

fytyra e ndritëshme dhe e qeshur e poetit

e bën që kjo botë të marri frymë!

Biblioteka ime e vogël është një premtim;

Mendimi për të më ndez si një eshkë,

Sapo lexoj vargjet e atij që s’e takova kurrë

Poetit kosovar Tahir Desku.




 


http://floripress.blogspot.com/2011/03/tahir-desku-i-kendoi-jetes-dhe.html


nga  Flori Bruqi

...edhe gjatë nderimit do ta ndjeni këngëvajin e tij, lirikën e jetës dhe të luftës, të dashurisë për liri....



Tahir Desku i këndoi jetës dhe lirisë
Me 4 mars 1957 -Lindi gazetari nga Kosova Tahir Desku. Rrugën e gazetarisë e ka nisur në gazetën studentore "Bota e re" e Universitetit të Prishtinës. Ai vazhdoi misionin në Televizionin e Prishtinës dhe pas mbylljes së tij si kryeredaktor i gazetës më jetëgjatë shqiptare "Dielli" që botohet në New York. Tahir Desku shquhet edhe për vargjet e tij. Katër vëllime me poezi mbajnë emrin e tij. U nda nga jeta aksidentalisht ne vitin 2005.


POEZI E NOVATORIZMIT DHE E ANTIKONFORMIZMIT SHOQËROR E LETRAR

(Sprovë për vlerësim cilësor të veprimtarisë krijuese të shkrimtarit Tahir Desku.Kumtesë e lexuar në Manifestimin letrar tradicional “Ora e Tahir Deskut”, themeluar me vendim të Kuvendit komunal të Klinës,në korrik 2009, mbajtur më 7 shtator 2009, nën patronazhin e kryetarit të Komunës, z. Sokol Bashota. Juria e Manifestimit dha dy çmime: çmimin për veprën më të mirë të vitit iu dha shkrimtarit dhe kritikut letrar Prend Buzhala për veprën kritike “Kode poetike të mbijetesës shpirtërore”, botuar këtë vit në Tiranë nga shtëpia botuese Argeta-LMG, kurse çmimi për poezinë më të mirë të lexuar në orën letrare iu dha poetit Sejdi Berisha për poezinë “Ujëvarë stinësh”. )


REPORTERI I LUFTËS TAHIR DESKU

Nga Mahir Morina 


Po hapej qielli
Errësirës fundi i kishte ardhur
Penda e pushka kapen
Ditën për ta zbardhur

Rrezet e lirisë zbrisnin
Një reporter luftonte
Maleve pushkët krisnin
Një luftëtar raportonte

Në shkëmbinjtë e Drenicës
Shkruante vargje

Reporteri i poezisë
I luftës
I lirisë

Kujtimin e luftës
Flakën, tymin
Nostalgjinë e pavdekësisë
I thuri në”Engjëjt e Lirisë”

Shokëve amanetin ua kreu
E jetoj çastin e lirisë
U kthye tek ta
Me veprën e pavdekësisë

********

Shkrimtari Tahir Desku është njëri ndër emrat e njohur të letërsisë sonë në përgjithësi e veçanërisht të poezisë, e cila për të mbeti lloji letrar dhe mjeti i vetëm për të shprehur qëndrimet e veta si njeri dhe si poet, për të krijuar një art në shërbim të përsosjes estetike dhe në shërbim të mesazhit e të krijimit të një katarze shpirtërore që mundohet ta bëjë letërsia tash e mijëra vjet.
Tahir Desku me shkrime letrare filloi të merrej qysh si nxënës, kurse veprat letrare filloi t’i botonte në fillim të viteve ’80, pra ai është përfaqësues i një brezi letrar që këmbëngulte për krijimin e një poezie ku do të vërehej qartë novatorizmi, origjinaliteti, një përkushtim më i madh ndaj teknikave të krijimit të vargjeve dhe një interesim e përkushtim ndaj temave të reja, disa prej të cilave deri më tash kishin qenë në margjina të interesimeve të krijuesve. Tahiri botoi këto vepra poetike: Prejardhja e dashurisë (1982), Nga biografia e pashkruar (1984), Idil e vetmi (1989), Engjëjt e lirisë (2000), Në cilin gjeth e kam vdekjen (2006, post mortem), botuar nga LSHK-ja. Një libër poetik i është përkthyer në gjuhën angleze nga Fadil Bajraj.
Tahir Desku, duke i shërbyer me përkushtimin më të madh Letërsisë dhe Kombit, la pas vetes vepra të rëndësishme letrare, por me përmasa po aq të larta krijoi edhe veprën njerëzore, kulturore, atdhetare e luftarake-vepra këto që po ashtu mund të lexohen sikur poezia e tij, duke shtuar vlerat e personalitetit të tij që reflektonte në forma të ndryshme projektimin për thyerjen e vetmisë, për krijimin e hapësirave të lirisë njerëzore e kombëtare.Antikonformizmi ishte një vlerë tjetër e rrallë e njeriut dhe shkrimtarit Tahir Desku.
Pjesëmarrja në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës paraqet një tjetër kapitull të rëndësishëm në biografinë e Tahir Deskut. Puna e vështirë e reporterit të luftës, heroizmi i bashkëluftëtarëve, rëniet për liri e frymëzuan për krijime të realizuara letrare dhe lanë gjurmë të pashlyeshme e të dhimbshme në shpirtin e ndjeshëm të poetit.Ndër biseda me miq vazhdimisht thoshte e përsëriste se koha e luftës ishte për të pjesa më e dashur e jetës, më e shtrenjta, më e bukura, më e paprekshmja dhe më e dhimbshmja vlerë në shërbim të lirisë së Kosovës.Këtë të vërtetë e skaliti bukur në veprën e një përmase të rrallë estetike “Engjëjt e lirisë” ku si në një teatër antik ndihet dhe përjetohet atmosfera e luftës, ideali i lirisë dhe madhështia e ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së.Si kryefjalë e të gjitha vjershave në libër, si poezi programatike qëndron në ballë të veprës poezia “Baladë”, shumë mirë e realizuar artistikisht, kushtuar Komandantit Mujë Krasniqi dhe 36 dëshmorëve që ranë për liri në Gorozhup të Prizrenit, më 14 dhjetor 1998.
Vepra “Engjëjt e lirisë” do të mbetet njëra nga veprat kryesore të poezisë moderne shqipe, jo vetëm për objektin e frymëzimit dhe për personazhet e veçanta të saj, por edhe për mënyrën e realizimit ideor e estetik, për laryshmërinë e mjeteve të shprehjes, për dendësinë e mendimit, për shprehjen elokuente dhe eliptike. Në këtë vepër autori ka vendosur ngjarje të përjetuara nga lufta çlirimtare e UÇK-së, skena të triumfalitetit të komandantëve dhe të ushtarëve të saj, emra dëshmorësh dhe heronjsh të gjallë që ndërtojnë peizazhin e luftës, krenarinë, dhimbjen dhe shpresën për fitore. Përpos kësaj, autori ka gdhendur edhe idealin e tij jetësor, entuziazmin që është ndërmjet luftëtarëve të lirisë, krenarinë që në luftën e atdheut të vet për liri është pjesë e asaj lufte, prandaj edhe vdekjen e pret qetë, aty pranë një guri, aty pranë një lisi. Është një heroizëm jetësor dhe një heroizëm estetik që i japin madhështi fjalës, luftës dhe lirisë.

Subjekti lirik i poezisë së Tahir Deskut është njeriu ynë i trazuar, që është vazhdimisht në kërkim të plotënisë së identitetit dhe të dinjitetit të tij njerëzor e kombëtar.Ky njeri është përherë i revoltuar, në kërkim të krijimit dhe të zgjerimit të hapësirave të lirisë.
Antikonformizmi i njeriut dhe poetit Tahir Desku reflektohet edhe në krijimtarinë e tij letrare, në mënyrën e shkrimit dhe të meditimit estetik. Në asnjë vepër, pothuajse në asnjë poezi të tij nuk u bë rob i uniformizmit, i propagandimit, i kallëpeve dhe i klisheve që patën shoqëruar e dëmtuar procesin e zhvillimit të poezisë shqipe, kur më shumë e kur më pak, duke ngushtuar tematikën dhe fondin e meteve të shprehjes, bashkë me moralizimet, patetizmin, retorizmin ose eksperimentizmin e panevojshëm, i cili nganjëherë promovonte një hermetizëm të panatyrshëm.
Flalët shtëpi, dashuri, liri, Kosovë, Shqipëri janë disa nga fjalët kyçe në poezinë e Deskut, të cilat reflektojnë kuptime, emocione, ide e gjendje të ndryshme shpirtërore të subjektit lirik të kësaj poezie.
Në përgjithësi poezia e Tahir Deskut, qysh në fillimet e saj, paralajmëroi një zë të ri dhe të fuqishëm, një emër që këmbëngulte në përsosmërinë e vargut poetik dhe të mesazhit, në origjinalitetin e shprehjes dhe të krejt prosedeut krijues.Poezia e tij në shumë aspekte sjell elemente novatore në zgjerimin e tematikës dhe në interesimin e poetit ndaj njerëzve fatkeq, ndaj atyre që jetojnë në periferitë e jetës dhe të shoqërisë, shpeshherë të përbuzur dhe të anatemuar pa të drejtë.
Poeti Tahir Desku ishte njohës i thellë i traditës kulturore dhe letrare shqiptare, njohës i thellë i zhvillimeve, tendencave dhe novatorizmit letrar që kishin sjelë në letërsinë tonë emra të njohur si Kadareja, Agolli, Arapi, Shkreli, Podrimja etj. Duke lënë të pashkëputshme fijet me traditën, Tahir Desku veprën dhe orientimin e tij letrar e vuri në shërbim të natyrës së vërtetë të artit letrar e jo në shërbim të qëllimeve të tjera jashtëletrare. Qëndroi larg përfshirjes së ideologjisë dhe partishmërisë në veprën letrare.
Tahir Desku është përfaqësues i brezit të shkrimtarëve të viteve ’80, të cilët duke asimiluar përvojën poetike të traditës, duke reflektuar herë pas here natyrshëm ndikimin nga brezi i njohur i shkrimtarëve të viteve ’60 që bënë kthesën më të madhe dhe më të diskutueshme në letërsinë shqiptare, veçanërisht në fushën e poezisë- pasuruan poetikën e poezisë sonë moderne në aspekte të një zgjerimi më të madh të gamës së interesimeve tematike, në aspekte të një lirie më të madhe metrike dhe të një gjuhe poetike që mëton të shlyejë kufirin ndërmjet zhanreve letrare, duke latuar një figuracion poetik të veshur me simbol, metaforë dhe ironi të përpunuar në një shkallë të lartë estetike, në shërbim të qëndrueshmërisë së tekstit dhe të nëntekstit, qoftë edhe atëherë kur poezia ndërtohet brenda një ligjërimi që nuk dallon shumë nga gjuha e komunikimit joletrar.
Shkrimtari Tahir Desku me veprimtarinë e vet krijuese, me trajtesat dhe debatet për letërsinë e afirmonte dhe e promovonte mendimin kritik, të cilin e kishte lanësuar në fillim të shekullit XX shkrimtari Faik Konica, sipas të cilit vepra letrare duhet të vlerësohet ndaras nga jeta e shkrimtarit, në bazë të kritereve estetike e jo në bazë të qëllimeve për të cilat shkruhet ajo.
Në asnjë vepër të Deskut, në asnjë poezi të tij nuk gjen elemente të krijimtarisë oborrtare.Në asnjë veprim dhe qëndrim të Tahir Deskut nuk gjen elemente të krijuesit oborrtar. Herët e ndjeu dhimbjen e popullit të vet dhe herët u vu në shërbim të lirisë së Atdheut, me të gjitha format e mundshme të betejave. Kohën që e jetoi, e mbijetoi dhe e përjetoi, mirë e skaliti në vargun poetik dhe në këtë drejtim u la brezave të lexuesve një testament estetik për ta njohur një kohë me të gjitha aktet e saj, me të gjitha personazhet, duke mos i harruar asnjëherë as ata që jetojnë margjinave të jetës, të ekonomisë e të shoqërisë, pra duke u solidarizuar në jetë e në krijimtari me të pastrehët, me të sëmurët, me të përbuzurit dhe me fëmijët që rriten më ngadalë për shkak se preokupohen me shqetësimet e të rriturve. Me jetën dhe me veprën e vet letrare Tahiri mbrujti dimensionet e njeriut e të krijuesit kryengritës dhe protestues, elemente këto që e kanë shoqëruar që në zanafillë intelektualin, shkrimtarin dhe letërsinë tonë, e cila shpesh, nëpër vorbullat e kohëve, e ka tjetërsuar vetveten për t’i shërbyer ndërgjegjes, vetëdijesimit, luftës dhe lirisë.
Duke folur për shkrimtarët, për mjeshtrit e fjalës ose për magjistarët e saj, historiani i njohur i letërsisë shqiptare, Jorgo Bulo, shkruan: “Ne ikim, ikim vazhdimisht, herë të entuziazmuar drejt së ardhmes, herë të të trembur drejt humbjes, por ata, zotërit e fjalës, vijnë vazhdimisht drejt nesh, dhe na magjepsin me magjinë e verbit shqip, dhe na shkundin nga marrëzia e shkatërrimit të vlerave ose nga përtacia mendore e indiferencës ndaj tyre.Ata na bëjnë të realizohemi si njerëz të këtij trualli ku ka lindur, për të mos vdekur kurrë dhe për t’u ripërtëritur pafundësisht fuqia e perëndishme e fjalës shqipe”.
Poeti i madh kombëtar, Lasgush Poradeci, thotë se Kombin e bëjnë poetët. Në këtë kontekst, shkrimtari Tahir Desku në një intervistë dhënë shkrimtarit dhe publicistit Frrok Kristaj, për gazetën “Rilindja” të datës 20 janar 2001, tha: “...Poezia është dhembje e bukur...Atdheu, të cilit i mungojnë poetët, i mungon bukuria, ndërsa popullit të atij Atdheu i mungon dhembja”. I citova këto thënie lapidare të njerëzve të letrave për të argumentuar se ndër ata që kanë bërë punë e mund për ta bërë Kombin dhe Lirinë është edhe shkrimtari ynë Tahir Desku.(Hajdin Morina)




Kujtimet, përkujtimet, rikujtimet, e kam përsëritur shpesh, janë orët e mira, seancat shiprtërore që e mposhtin vdekjen. Tahir Desku, si vëllai ynë, ka vdekur tragjikisht brenda kësaj nate që iku. Tahir poeti, ndërkaq, është këtu, midis nesh, është fryma e tij. Përpiquni të përfytyroni një minutë heshtjeje çastit, dhe do ta ndjeni zërin e tij, do ta ndjeni frymën e tij....edhe gjatë nderimit do ta ndjeni këngëvajin e tij, lirikën e jetës dhe të luftës, të dashurisë për liri.

Poeti,luft1%tari i lirisë Tahir Desku e mbylli ciklin e jetës së tij biologjike me rreth gjysëm shekulli. Kur erdhi në këtë botë bashk me të qarat e fëmijërisë, ndjeu klithmat e vërragëve të burrave pas aksionit të UDB-së për mbledhjen e armëve, ishte ky viti 1956, kur edhe u lind Tahiri.... Vdekja e hershme dhe e papritur e Tahir Deskut është humbje e madhe për letrat shqipe, gazetarinë dhe letërsinë shqiptare.

Poeti Tahir Desku ka dhënë kontribut të madh edhe kur ai raportoi nga frontet e luftës bashkë me luftëtarët e lirisë, duke mbajtur penën dhe pushkën bashk. Tahirin do ta mbajmë në mend edhe si njeri i cili ishte i afërt me të gjithë, njeri me shpirt poeti.

Tahir Desku ka humbur jetën tragjikisht  në një aksident komunikacioni në rrugën Prishtinë-Pejë, te vendi i quajtur “Kroi i mbrerit”( u varros me  5 dhjetor 2005 në Siqevë të Klinës-Kosovë)

Ai ishte poet, publicist, reporter i luftës dhe ish-kryetar i LSHK-së. Sç fundit, ishte duke punuar si gazetar kulture në Radio Kosovë.




Tahir Desku ka botuar disa vëllime poetike: “Prejardhja e dashurisë”, “Nga biografia e pashkruar” , “Engjujt e lirisë”. Etj...



ME TË RËNËT

Sa do të kisha dashur
Të jem me ju sonte,
Me ju të mirët,me ju të mëdhenjtë
Të flisnim bashkë
Ç`ëndërr ish liria

Asgjë s`mbetet tjeter
Veç neve kënga
E juve lavdia

Netëve të zymta
Shpesh e ndal mendimin,pyes
Ku e ka burimin
Gjithë ky zjarr ky mall
Kjo dashuri
Në cilën këngë zogu
Në cilën pupël shpendi
Në cilën val deti
Ky frymëzim

Gjithënjë më bëhet
Sikur s`jam ndër të gjallët

Edhe për të vdekur
Nuk ka më kuptim


Kam mundur te vdes 


Sa e gjate kjo pushke
Qe me ben hije mbi koke
E ky shkemb ku po e shkruaj
Kete varg

Kam mundur te vdes
Per shembull ne Beverly Hills
Londer Paris a Barcelone


Bulevardeve te Europes dhe Amerikes
Mes gjinjve te vashave
Rimave e vrimave

Kam mundur te vdes larg

Bukur po vdes
Tek ky shkemb
Ne kete varg

Lexoni:


Lexoni:

Dear Flori Bruqi,

I would like to thank you for your kind words and the photo of Mr. Desku. Tahir was a very brave and special man. My family and I met Tahir "Tom" Desku in 1992, here in the United States of America. He loved art and poetry. He had a funny sense of humor too. When he left the USA in 1996 we were very sad and missed him. I am extremely sorry to learn of his tragic death. He will always be remembered as a bright soul who protected and loved his homeland. He was proud to be an Albanian man. I am lucky and honored to have met him. I hope that one day a book will be written about all of the good deeds he performed. My thoughts are with you, his dear friend, and his family.

Sincerely,
Chantell
http://www.chantellvanerbe.com
----- Original Message -----
To: Bruqi Flori
Cc: Chantell@chantellvanerbe.com
Sent: Thursday, March 30, 2006 11:51 AM

Hello Flori,

I saw your article on Tahir Desku. Unfortunately, I do not speak Albanian. I was curious on the life of Mr. Desku as a poet, an author, soldier and a journalist. Can you please tell me more about him? I read in an American paper that he recently died in December 2005. How did he die? I would appreciate your time. Thank you so much.

Best,

Chantell

http://www.chantellvanerbe.com




Nga Lavdim Dushi


Heu o Tahir Desku

Në Dorë e mbantë Librin





e Ti, Kurr nuk u ndal ai
Njëri, Heu Ku je o Shkja i
Zi por unë nuk kamë Frik nga Ti.

Luftë Andej e Luftë Kendej
Zëri ti Gjithmonë Shkelqej,
Pushkë mbi Pushkë pati
Pënden Luft mbi Luft Pati Mëndjen.

Asgjë Nuk Shihet në Keto Male
Zjarr e Shkrum kurr si Ndale
Menqurija te dhah Rriten porë
Pushkes nuk ja pate Frikën,

Mjer Sherrbija kushë po
Tahir Desku

Lufton Tahir Desku, Drit
po Ban Mjer Serrbija e lumë
Shqipetarija po thot mbarë
Shqipërija.

Pënda jote po të Kerkon
po Ballë Vetem ti po i
Banë, Në Atë Luft po Lufton
porë Pënden Kurr nuk e harronë.

Qielli Ndriti ato Male po kurr
Poezinë nuk e ndale Te Lumtë
Mëndja Nga po te vjen Poezija
po Shkelqenë.

IZRAELITËT DHE FISNIKËT


Interviste me gazetarin e njohur Arshin Xhezo







NGA ELVIN LUKU

(Pjesa e tretë)

“Jeta ime tani do të jetë jeta e një dëshmitari, i cili beson, se ka detyrimin moral, që të përpiqet me tërë forcat për ta ndaluar armikun të shijojë edhe një fitore të fundme: atë që të fshehë krimet e tij nga kujtesa njerëzore..”.

Arshin Xhezo: “Bëje nderin dhe hidhe në det”. Fisnikët shqiptarë e kanë veshjen më të bukur këtë anonimat.

Pas çlirimit u larguan, por nuk di më shumë. Mbaj mend që, kur zbritën në qytet, bënë disa fotografi me ne. Por, kanë humbur. Kohë e gjatë...
-Gjithë kati i parë i shtëpisë së madhe të Halil Frashërit u vu në dispozicion të tri familjeve hebrenje të ardhura nga Kosova, por edhe të disa ilegalëve “të rëndësishëm” që strehoheshin bashkë me ta, si Hajdar Dushi e Alqi kondi, udhëheqës të Luftës.
Nuredini, burri i motrës sime “të pjesës”, atëherë, më i vogli i familjes, 7-8 vjeç, kujton, se me sa kujdes e trajtonin atë, një çift hebrenjsh. Më mbanin në dhomën e tyre, si “djalin e tyre”. Më vonë mora vesh se nuk lindnin fëmijë... Më bënë një fotografi, që e mbaj mend edhe si u bë. Më ulën në një karrige, më vunë një kofshë mishi derri në dorë dhe, duke qeshur, shkrehën aparatin. Ata nuk e hanin mishin e derrit. Peng e kam që nuk e ruajta dot atë fotografi...
-“Mikun dhe jabanxhiun i dërgon Zoti. Duhen nderuar si mekam”.
Adushi, gjithashtu, shoku im i klasës, është djali i Qani Civesë, bahçevanit. Më saktë, njëri nga djemtë. Megjithëse me një tufë fëmijë, strehoi e shpëtoi një tufë hebrenjsh nga nazistët: Josefi, e shoqja, fëmijët, dy djem binjakë, vajza, Sonja, Jakovi, Sarika me fëmijët... Erdhën dhe të tjerë më vonë.
Kur gjermani bombardoi Beratin, ata u trembën, po edhe ne na hyri meraku. Shpejt! Tha babai. –Të nisemi në fshat, në Kamçisht. Në Kamçisht kishim dajën, Muharrem Metkën. “Po ne?! Do të na merrni? Ç’është ajo fjalë?!- u tha babai. Ne dhe ju, një shtëpi jemi. Po na vranë ne, do të vriteni dhe ju...” Në Kamçisht “nuk na zuri dot vdekja”. .. Ikën pastaj, pas Çlirimit. Se ku! Qofshin mirë atje ku janë. Ne nuk morëm vesh gjë. Ashtu ishte koha...
Miq “të dërguar nga Zoti” kishte edhe tek Lilo Xhimitiku, fotografi, në Goricë; Hysen Nallbani, përballë portës sonë, Sulo Muzhaka, që na jepte me qera dhe na rregullonte biçikletat, Dhoksi Sfeci, në Mangalem, Mihallaq Cania në Kala, Xhevat Gjergjani apo Abdulla Shkodrani (Zaganjori) që e ndante një mur me shtëpinë tonë, Taq Simsia në Goricë...
Të gjitha këto familje, bashkë me bujtësit e tyre që “i ndiqte gjermani”, por edhe me kujtimet e reliket e tyre, poeti Simon Vrusho i mblodhi me kujdes dhe i “strehoi” në një “shtëpi të përbashkët” në librin e tij të bukur “Hebrenjtë e Beratit”.
Kujtimet e tyre, sikurse edhe reliket, dhurata të hebrenjve, për shkak të “burgut” të gjatë, ose janë gërryer ca nga pluhuri, si kutia jonë me yllin e Davidit, ose kanë fletë të munguara (në mos të grabitura) si “Meshari” i Gjon Buzukut.




                                      Robert  Shvarc 

Megjithatë, po ta vazhdoj ende metaforën me kutinë dhe “Mesharin”, këto copëza të mbetura kujtimesh, fotografish dhe detajesh, ashtu sikurse fragmentet e mbetura nga pikturat e Mikelanxhelos, janë të mjaftueshme për të treguar vërtetësinë, origjinalitetin, dhe humanizmin e njeriut.
Madje, pikërisht, dëmtimet dhe “plagët” e dëshmojnë më fort sakrificën dhe frymën njerëzore, dhe po aq, edhe absurditetin e burgut dhe gardianëve.
Gjithësesi, do të ishte padrejtësi, që, për burgosjen gjysmë - shekullore të kujtimeve, t’ua hidhje fajin vetëm nazistëve dhe diktaturës.
Prindërit, dhe gjithë bashkatdhetarët tanë, që strehuan dhe shpëtuan hebrenjtë nga holokausti nazist kanë fisnikërinë e gurëve të themelit, të cilët, kur shtëpia ka përfunduar së ndërtuari dhe, tanimë, banorët sjellin mobiljet e hyjnë brenda që të gëzojnë, ata, gurët e themelit, janë fshehur dhe do të qëndrojnë përjetësisht nën ndërtesë.
“Bëje nderin dhe hidhe në det!... Mos e zërë në gojë nderin dhe sakrificën për tjetrin; “mos e hap gojën”, ndryshe, “magjia” prishet, nderi zhbëhet. Fisnikëria, në këtë thelb qëndron. Këtë ndjesi ta përforcon edhe një legjendë e jona, sipas së cilës, një malësor i ri u ndëshkua me memecëri të përjetshme, sepse shkeli besën e dhënë një Shtojzavalleje, një vajzë e bukur, se ai do ta mbante të fshehtë atë dhe dashurinë e saj.
Dhe, tani, më lejoni t’u them, se iu përgjigja pyetjes suaj për motivet që më shtynë të botoj atë artikull për hebrenjtë. Përgjigjia është në të gjitha këto detaje dhe episode konkrete, që zenë fill nga fëmijëria. Pra, më thjeshtë: vendosa që kutinë e kujtimeve me yllin e Davidit, për të cilën u grinda me motrën e vogël, ta hapja, por edhe ta nxirrja nga shtëpia.
Por, edhe “kutitë” e kujtimeve nga shtëpitë e lagjes sime e të qytetit. Eshtë një lloj “arkeologjie nënujore” e bukur, më duket...

                             
Jehuda Amichai
Më drejtpërdrejtë, vetëm motive politike nuk kishte në to. A mund të mendohet, qoftë edhe për një çast, se ata hebrenj fatkeqë; fëmijë, pleq, gra e burra, të përndjekur këmba-këmbës nga nazistët, të shndërroheshin në “kobure të imperializmit amerikan”?!... A thua, prindërit e gjyshja ime, të lagjes, të qytetit dhe gjithë Shqipërisë, duke rrezikuar fëmijët dhe shtëpitë e tyre, po edhe unë bashkë me ta, duke u nxjerrë këtë “sekret”,- kryenim “aktivitet antikomunist”?!...

Apo, regjimi, me memecërinë dhe heshtjen pesëdhjetëvjeçare donte të “mbronte” zakonet shqiptare për të mos marrë vesh bota nderin dhe sakrificën e bërë?!
Politika, dihet, përdhos e përvetëson shumë gjëra, por të përpiqesh të përvehtësosh një pasuri shekullore, proverbiale, me të cilën ti nuk ke kurrfarë lidhjeje, sepse, thjesht, ajo i takon brezave, etnotipit të popullit tënd, do të thotë se kjo politikë, është krejt anormale, paranojake.
Kjo politikë gjymton individin, kujtimet e tij, miqësitë mijëravjeçare me një popull, dhe fyen shqiptarët.
Eshtë e njëjta paranojë që largoi dhe izoloi edhe ata mijra ushtarë italianë, të cilët, megjithëse dogjën e vranë, fisnikëria shqiptare ndau me ta strehën e bukën, pikërisht në kohën e pushtimit nazist, sikurse edhe me hebrenjtë. Njëri prej tyre, mjeku Franko Benanti, kohë më parë ka botuar një libër të jashtëzakonshëm me kujtimet e atyre viteve, të cilin, shtëpia botuese “Naimi” e botoi në shqip këto ditë.
Me brengën se “perdja e vjetër”, i ka penguar, në mos, t’i takonin dot miqtë shqiptarë “t’u shprehnin mirënjohjen dhe dashurinë”, së paku, “të lejonin ndonjë dhuratë të vogël apo ndonjë letër” për njerzillëk, shkruan: “Asnjë mundësi dialogu nuk ka me një botë larg nga ne, vetëm nëntëdhjetë kilometra. Ky moskuptim kryeneç, kjo heshtje, ky moskomunikim është një prej realiteteve më të trishtuara të kohës sonë”.

-Do të doja të bëja një parantezë: A kanë mbetur ende hebrenj në Shqipëri, kur dihet se pas viteve ’90-të, disa qindra u larguan për në Izrael?

-Pyetja juaj provokon mendimin mbi shqiptaro-hebrenjtë, mbi kontributin e tyre në historinë dhe kulturën shqiptare, por edhe sa ne vetë do të dimë që, të bëhen ura të reja të miqësisë në të ardhmen.
Historia dhe kontributi i shqiptaro-hebrenjve, pra i atyre që kanë lindur e janë rritur në vendin tonë, për Shqipërinë e shqiptarët është, pothuajse, i pastudiuar, ndryshe nga, për shembull, historia e kësaj lidhjeje e miqësie në vitet e Luftës Antifashiste, e më herët.
Shqiptaro-hebrenjtë janë larguar pothuajse të gjithë, kryesisht, në Izrael, por ata kanë lënë këtu varret e gjyshërve, prindërve, sikurse dhe gjakun e jo më pak se tetë dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
Ata kanë lënë këtu djersën, dijet, kontributin e tyre në kulturën dhe artin e këtij vendi; kujtimet, brengat, gëzimet, shokët, miqtë, fqinjët dhe dashuritë e tyre. Ndaj, edhe duhet t’u jemi mirënjohës dhe duhen nderuar, sikurse, edhe ata janë mirënjohës. Mjekë të talentuar dhe të përkushtuar si Doktor Kalmari, për shembull, do të mbeten përjetësisht në kujtesën e shqiptarëve. Di, që një familje shqiptare në një fshat të Lushnjës, e ka strehuar dhe shpëtuar atë nga nazistët në vitet e Luftës por, nuk di, që emri i tij t’i jetë venë, së paku, ndonjë spitali apo rruge.
Ndërkaq, personalisht, kam pasur fatin të njoh dhe të jem një ndër miqtë e përkthyesit dhe intelektualit të shquar Robert Shvarc, një emër i njohur dhe i dashur për ne shqiptarët. Remarkun, Hajnen, Markesin, etj. i kemi në Shqipëri nga ky shqiptaro-hebre që e donte, e shkruante dhe e fliste aq bukur gjuhën tonë. Kemi punuar së bashku, për gati dhjetë vjet në shtëpinë botuese “8 Nëntori” (“Enciklopedike”, më vonë). Përkthyes i shkëlqyer, dhe njeri me karakter sovran. E ruaj me dashuri një dhuratë nga ai, librin “Gjermania, një përrallë dimri”, të përkthyer prej tij. Por, edhe, poezinë e njohur të Kiplingut “Në mundsh”, të përkthyer,po prej tij.
E kujtoj si tani atë paradite të vitit 1990, kur hapi derën e zyrës sime. Ata që e kanë njohur nga afër, e dinë mirë, se Shvarci ishte nga ata njerëz që nuk dinte ta fshihte, por as nuk donte ta fshihte, as zemërimin, as gëzimin, as kënaqësinë, as krenarinë. Edhe atë ditë, bëri dy-tri hapa brenda zyrës, pa folur hiç, duke parë nga dritarja, jo nga unë. Pas pak, përsëri me vështrim nga dritarja (në fytyrë i lexohej qartë kënaqësia), më hodhi mbi tavolinë një kopje të sapopërkthyer të poezisë së Kiplingut, dhe, me gjestin që i shkonte vetëm atij, Lazgush Poradecit, Xhevahir Spahiut, dhe, nuk di kujt tjetër, tha:
-Lexoje, të marrësh vesh si përkthehet!...


                                                                       Ish oficeri nazist   Laslo Csatary.

Hebreu tjetër, më saktë, shqiptaro-hebreu, Zino Matothia, vjen nga familja shumë e njohur Matothia, ardhur në Shqipëri shumë herët, fillimisht, në Vlorë (në fshatin Tërbaç të Vlorës ruhet ende varri i stërgjyshit të tij), dhe pastaj, në qytetin e Beratit, ku edhe e kam njohur. Aktualisht, jeton në Izrael.
Kirurg i talentuar, i guximshëm, dhe i kujdesshëm. I përket asaj plejade mjekësh që punuan bashkë në qytet, si Ymer Dishnica, Maksut Dërasa, Lluka Muço, apo Pandeli Çina, Mario Kona, Afrim Çeço, Luan Greva, etj., për të cilët, banorët thonë: “Si ata, nuk vijnë më”.
Njeri vital, dinamik dhe tepër i shoqërueshëm, doktor Zino, mjekoi dhe bëri mik një qytet të tërë, por edhe qyteti e deshi dhe e nderoi me titullin “Qytetar nderi”.
Mallin dhe mirënjohjen e tij, ky njeri e ka marrë me vete në Izrael, ku jeton.
“Jam shqiptar,-thotë - se këtu kam lindur, kam punuar, jam martuar, jam bërë me fëmijë; kam marrë gjuhën dhe zakonet e shqiptare; jam hebre, se është origjina ime, ndihem hebre dhe respektoj kombin tim dhe Izraelin”.
Në vitin 1999, kur Millosheviçi, dëbonte dhe masakronte shqiptarët e Kosovës, Doktor Zino Matothia, u ngrit nga Izraeli, shkoi në kampin e refugjatëve në Maqedoni, atje hapi një çadër (sepse në Kosovë, dihet, nuk mund të hyhej), dhe u bë mjek dhe infermier i luftëtarëve të Kosovës.
Herën e fundit, para nja dy vitesh, Doktor Zinon e takova në Hotel “Tirana-Internacional”, në një kokteil që, ambasada izraelite në Shqipëri organizonte për kremtimin e Ditës së Kujtesës, Shoah.
Cilido prej nesh, mendoj, duhet, t’u jetë mirënjohës shqiptaro-hebrenjve tanë dhe t’i përgjgjet detyrimit qytetar, siç bëjnë edhe ata.
Për shembull, ma merr mendja, që Shoqata e miqësisë Shqipëri-Izrael, përveçse e obliguar, mund të ndihet, edhe e privilegjuar, sepse kapitali i saj historik, kulturor, moral, politik etj., është më i madh, besoj, se, për shembull, ai i shoqatave të miqësisë shqiptaro-nepaleze, shqiptaro-kubane, etj., që, gjithashtu, janë të rregjistruara në gjykatë...
Me hebrenjtë, shqiptarët i bashkon një fqinjërim po aq i gjatë, sa edhe me grekët, mbi dymijëvjeçar, që para Krishtit. Por, ndërsa me hebrenjtë na lidh një miqësi sakrificash dhe besnikërie, grekët vazhdojnë të pretendojnë ta shtyjnë “gardhin” e tyre, edhe nga toka, edhe nga deti.
Ka varreza e memoriale të ushtarëve anglezë, gjermanë etj. në Shqipëri. Grekët, “të privilegjuar”, kanë tri palë varreza, madje, edhe me eshtra shqiptarësh të rrëmbyer nga varreza fshati.
Së paku, tetë dëshmorëve hebrenj, të luftës Antifashiste, u takon një varrezë a memorial nderimi. Nderi shpërblehet me nder, fisnikëria me fisnikëri.


-Do të vazhdoni ende “arkelogjinë nënujore”, siç i quajtët, për të gjetur fisnikë të tjerë “në fund të detit”?

-Në prill të këtij viti (2012) bota mësoi lajmin e kapjes dhe të arrestimit, në qytetin Kasa të Hungarisë, të ish-oficerit nazist Laslo Csatary.
Nëntëdhjeteshtatëvjeçari, i akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe dënuar me vdekje në mungesë për vrasjen e 15.7000 hebrenjve në kampin e përqendrimit në Aushvic, u dënua në Çekosllovakinë e vitit 1948. Por, ai arriti të arratisej dhe të fshihej në Montreal të Kanadasë, si qytetar jugosllav që tregtonte vepra arti. Aty, më pas, mori pasaportë kanadeze dhe jetoi gjersa u kap në Hungari në vitin 2012 nga “Simon Wiesental”, një Qendër në Amerikë, për zbulimin dhe kapjen e kriminelëve të luftës. Një detaj shumë domethënës: kjo qendër, e dalluar për kapjen e kriminelëve, ka marrë emrin e një oficeri policie, një hebreo-amerikani, të mbijetuar nga një kamp nazist përqendrimi.
Fillimisht, e kisha disi të turbullt motivin e kënaqësisë, që më dha lajmi, vërtetë i bukur, i kapjes së nazistit 97-vjeçar. Me sa duket, njoftime të tilla të herëpashershme gjatë këtyre 70 viteve, për shumëkënd, tingëllojnë si “rutinorë”.
Nuk ishte kënaqësia cinike e hakmarrjes, e përfytyruar rëndom, se si do t’i vuante apo nuk do t’i vuante ditët a vitet e mbetura në qeli krimineli plak.
Ndjesia e gëzimit të brendshëm dhe kënaqësia, me ç’konstatova, vinte, se kultura e ndëshkimit në botë, funksiononte; pa u ndjerë, por normalisht.
Pavarësisht, se për shumëkënd prej nesh, këto lajme tingëllojnë “të rëndomtë” e “të pabujshëm”, ato, në të vërtëtë, janë sihariqe. Ti harron, ti “fle”, por ai, mekanizmi i madh dhe i bukur i drejtësisë punon rregullisht.
Duket paradoksale, por mendoj, se zbulimi, kapja e vrasësve dhe ndëshkimi i tyre, pas 60, 70 apo 100 vjetësh e bëjnë akoma më të besueshme mekanizmin e drejtësisë: “Vonon, por nuk harron”.
Këto fjalë mund t’i thotë kushdo, por atij, që krimin dhe poshtërimin e ka provuar në kurrizin e vet, i dalin nga shpirti, jo nga goja.


                                                                   Berati
Ju, me siguri, e njihni shkrimtarin nobelist hebre, Eli Vizel. Libri i tij “Natë”, me të cilin mori “Nobelin”, tronditi ndërgjegjen e gjithë botës, jo vetëm letrare. Si njëri prej të mbijetuarve të kampit të përqendrimit në Buhenvald, në këtë libër të jashtëzakonshëm, ai dëshmon për të me një realizëm të frikshëm.
-“Pse e shkrova këtë libër”?-pyet dëshmitari dhe denoncuesi i madh veten, por, duket, se edhe tërë botën.
“Më kujtohet fort mirë ajo natë, më e llahtarshmja e jetës sime: “Elizer , o biri im!... Dua të të them diçka... Vetëm ty... Eja, eja, mos më lerë vetëm... Elizer!... Ia dëgjova mirë zërin tim eti dhe e rroka kuptimin e fjalëve të tij, dhe përmasën tragjike të çastit, por, megjithatë, nuk lëviza vendit. Kishte qenë dëshira e tij e fundit për të më patur pranë gjatë agonisë së tij, në çastin, kur shpirti po i shkëputej nga trupi i bërë copë, dhe, prapëseprapë, nuk ia plotësova dëshirën. Kisha frikë... Kurrë nuk do t’ia fal vetes atë gjë...!”.
“Burrat e Gestapos i hidhnin foshnjat përpjetë në ajër, si të ishin kukulla lecke, dhe i përdornin si tabela qitjeje me automatikët e tyre. Kjo gjëmë ndodhi në pyllin galician, pranë Kalamajit”...
“Oficerja naziste Liza Koh i kishte pasion abazhurët me lëkurët e hebrenjve”...
“Tabi, rrobaqepësi, u lutej nazistëve që ta vrisnin, përpara se të qëllonin mbi djemtë e tij...”
“Pas meje, veshi më kapi, po të njëjtin burrë që vazhdonte të pyeste: -Pash Zotin, ku gjendet Zoti tani? Brenda meje, nga thellësia e shpirtit, një zë iu përgjigj:
-Ku gjendet Ai tani? Ja ku është- i varur te ky trikëmbësh...”.
Jehuda Amichai, hebre, është një nga poetët më të mëdhenj të botës; i përkthyer në disa dhjetra gjuhë. Poeti dhe përkthyesi Aqif Hysa më dhuroi disa poezi të Amichait, të përkthyera prej tij së fundi. Në njërën nga poezitë e tij, poeti hebre, shkruan:
..................................................................
“Pas Aushvicit nuk ka më teologji;
Nga oxhakët e Vatikanit tym i bardhë ngrihet,
Shenjë që kardinalët kanë zgjedhur papën.
Nga fushat e Aushvicit ngrihet tym i zi,
Shenja, që zotat nuk kanë vendosur ende të zgjedhin,
Popullin e zgjedhur.
Pas Aushvicit nuk ka më teologji,
Shifrat në parakrahët e të burgosurve janë numrat e telefonit të Zotit,
E tani, një nga një, nuk janë më të lidhur.
Pas Aushvicit nuk ka një teologji të re;
Hebrenjtë e vdekur në Shoah,
Tani i ngjajnë zotit të tyre,
Që nuk ka as pamje, as trup”.

(“Kur burri hyn tek gruja”.)

“Pse e shkrova këtë libër?” - pyet përsëri shkrimtari Eli Vizel. –Duhej të dëshmoja... Jeta ime tani do të jetë jeta e një dëshmitari, i cili beson, se ka detyrimin moral, që të përpiqet me tërë forcat për ta ndaluar armikun të shijojë edhe një fitore të fundme: atë që të fshehë krimet e tij nga kujtesa njerëzore”...
“Rrno, për me tregue”, e titullon librin e tij të jashtëzakonshëm At Zef Pllumi, për të vazhduar me librat “Shënime nga shkolla e partisë”, të Daut Gumenit, “Ridënimi” të Fatos Lubonjës, “Ferri i çarë”, i Visar Zhitit, apo të tjerë.
Shkrimtari hebre, sikurse ata shqiptarë, duket sikur perifrazojnë njeri-tjetrin. Pavarësisht, se njëri dëshmon krimet e nazizmit, tjetri, ata të diktaturës komuniste në Shqipëri, në thelb, në të dyja rastet marrin përsipër misionin e madh: dëshmitarë të krimit.
Këta dëshmitarë të mëdhenj kanë diçka krejt të veçantë: rrëfimin tepër të vërtetë, kurajoz dhe krejt të sinqertë, si para Zotit.
Ata tronditin ndërgjegjen njerëzore, dhe, si të tillë, bëhen teste dhe prova karakteri për cilindo.
Dihet, tanimë, se edhe “Dosja” e para 70- vjetëve e nazizmit, sikurse, edhe “Dosja”, apo “Dosjet” e Diktaturës fliten e përfliten, por nuk hapen, pikërisht, sepse kanë rezitencën e të implikuarve në krim, të cilët, me ç’duket, jetojnë me shpresën e 97-vjeçarit nazist, Laslo Csatary: “Do të lodhen; do të më harrojnë”.
“Pse e shkrova këtë libër?”,-pyet përsëri shkrimtari Eli Vizel.
“Sot ka antisemitë në Gjermani, Francë, madje, edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët i tregojnë botës se “përralla” e gjashtë milionë hebrenjve të vrarë nuk është gjë tjetër, veçse një trillim, dhe shumë vetë, nga që nuk e dinë punën mirë, mund t’u zenë besë, në mos sot, nesër, apo pasnesër. Ata që nuk bënë zë dje, do të qëndrojnë të heshtur edhe sot” (E.Vizel. Po aty. Fq.12-13).
Shkrimtari hebre mund të kishte shtuar edhe Ahmedinexhadin e Iranit, që e shpall antisemitizmin e tij me fjalët “Holokausti është thjesht një mit, por, edhe presidentin e Federatës së sebërve të Amerikës, C.K.Savich, i cili, antisemitizmin e tij e mbulon me një maskë jo fort të gjetur.
Për të argumentuar gjoja faktin se, edhe në Shqipëri ka pasur holokaust ndaj hebrenjve, -ai, me shifra të rreme dhe, sigurisht, pa burime, sajon një shifër prej 200 hebrenjsh të viktimizuar prej shqiptarëve. Këtë shifër e shumëzon disa herë, dhe shkruan se, ndër 12 hebrenj të Shqipërisë, 10 iu dorëzuan nazistëve dhe vdekjes. Pse e bën këtë ky zotëri? Së pari, për të zbehur e fshehur viktimizimin e 60 mijë hebrenjve në Sërbi. Dhe, me sa duket, skema “Edhe ne vramë, por edhe ju i vratë; njëlloj jemi”, është efektive, “në mos sot, nesër apo pasnesër”.
Nuk ka kurrfarë krijimtarie; është e njëjta skemë që vazhdon të aplikohet sot e gjithëherët nga serbët, të cilët, për të fshehur “holokaustin” e tyre ndaj kosovarëve, krjojnë “shtëpinë e verdhë” në Mat apo “shtëpi blu” në ndonjë vend tjetër, gjoja, të krimeve të UÇK-së ndaj serbëve: “Jemi njëlloj”.
Por, në këtë “lojë shahu” të krimit, varianti “Remiˋ” është vetëm pjesa e parë. Më pas, i vjen rradha skemës, ku krimineli bëhet viktimë dhe viktima kriminel.
“Simetria e fajit”, që aplikohet jo rrallë, nisur nga motive politike, nuk e zhduk, por e fsheh krimin, nuk stabilizon, por destabilizon. Vetëm ndëshkimi ligjor dhe kultura e ndëshkimit sjell drejtësi dhe ekuilibër.
Fisniku shqiptar, dëshmitari i gjallë i Holokaustit ndaj hebrenjve është një dëshmitar “sui generis”.
Në gjyqin e madh të shekullit të Holokaustit ndaj hebrenjve, Fisnikët shqiptarë rrinë tek një vend i veçantë i sallës së gjyqit, -një vend nderi ku shkruhet misioni i dyfishtë: “Si mund të dëshmohet, por dhe si mund të ndalet krimi”.
Ata “e kapën në flagrancë” dhe në “tentativë për vrasje” krimin dhe kriminelin, ua hoqën prenë nga duart, dhe, me kurajo qytetare shpëtuan qindra jetë njerëzish, duke rrezikuar t’i kthenin shtëpitë e tyre në krematoriume, si ato të Aushvicit dhe Buhenvaldit. Me sakrificën e tyre, shqiptarët treguan “si mund të mos bëhej Holokausti”; si Shqipëria mund të vizatohej me ngjyrë të bardhë, dhe jo të zezë në “hartën e Holokaustit”.
“Bota do të ishte më e mirë, sikur kudo të veprohej si në Shqipëri” - u tha në Konferencën e Stokholmit. “Bota do të kishte qenë një vend më i mirë, sikur të kishte ndjekur shembullin e Shqipërisë, sikur t’i kishin thënë “Jo!” nazizmit,-tha Christinë Romero, producentja e filmit “Besa, Premtimi”, gjatë një interviste ne Festivalin e Filmit shqiptar, i cili u mbyll pikërisht me këtë film të regjisores Rashel Gosling.
Shpesh kam menduar për gjestin inteligjent e kurajoz të qindra agjentëve e policëve të cilët, në aeroportet apo stacionet e Nju Jorkut, Londrës a Parisit, kapin “në flagrancë”, apo “në tentativë për vrasje masive” terroristë të Al Kaedës, etj. Sakrifica e tyre ka shmangur masakra të përgjakshme dhe ka shpëtuar jetë njerëzish krejt të pafajshëm. Eshtë tepër emocionuese të shohësh ato kronika televizive ku, të shpëtuarit, fëmijë, pleq, gra, burra, ende pa dalë mirë nga ankthi dhe hutimi, me lot gëzimi në sy, u sulen shpëtimtarëve të tyre agjentë e policë, t’i përqafojnë dhe falenderojnë.
Ndërkaq, të nesërmen, përmes TV-ve, apo gazetave të ditës, bota mëson përmendësh, emrat e saktë të terroristëve, foto, shumë foto të tyre dhe të grave të tyre; detaje intime të të dashurave të tyre, vendet e plazhet ku bënin pushimet përrallore, preferencat në veshje, në kuzhinë, etj. etj. Por, emrat e fotot e atyre agjentëve e policëve që ti ke aq shumë dëshirë t’i shohësh e t’i njohësh, nuk i gjen; ata mbeten anonimë. (Pak a shumë, siç ndodh edhe tek ne, që njohim aq në detaje “të fortët” e Lushnjës, Durrësit, etj., por jo policët,ata që kanë sakrifikuar për t’i çuar në qeli e në sallën e gjyqit kriminelët).
Fisnikët shqiptarë, ato që ua hoqën nga thonjtë nazistëve qindra e mijra hebrenj, dhe u shpëtuan jetën, kur tani përmes takimeve, shkrimeve, librave e filmave marrin përshëndetjet dhe mirënjohjen e të shpëtuarve, të kujtojnë, pikërisht, ato skena përqafimesh në stacionet apo aeroportet e botës. Por, të kujtojnë, gjithashtu, edhe anonimatin e shpëtimtarëve, në të cilin ata ndihen mirë.
“Bëje nderin dhe hidhe në det”. Fisnikët shqiptarë e kanë veshjen më të bukur këtë anonimat.

-E, megjithatë, ju treguat....

-Nëse do ta pretendoja vetë “tapinë” dhe dekoratën e shpëtimtarit dhe Fisnikut, po!...
Ndërkaq, ju thashë, që në fillim, që ne, pasardhësit duhet të bëjmë pjesën tonë.
A mund të mendohet, se duhen lënë në fund të “detit” apo “lumit”, pra, në anonimat dhe në harresë dëshmitarët e krimit nazist, pikërisht, ata që kapën “në flagrancë”, dhe “në tentativë” për vrasje krimin dhe kriminelin?
Ky, mendoj, do të ishte konceptim naiv e folklorik i virtyteve të “besës”, “nderit”, “mikut” etj.
Pikërisht, heshtja, memecëria, zhdukja e dëshmitarëve dhe e provës është ëndrra e çdo krimineli.
Ndërkaq, kjo lloj “bese” kanunore ndaj të parëve, do të ishte fyerje për Fisnikët shqiptarë madje zhbërje e sakrificës së tyre.
Manipulimi dhe përndezja e turmave përmes mitit të “racës së zgjedhur” ishte arma kryesore e Hitlerit. “Mit”, vazhdon ta quajë Ahmedinexhadi i Iranit Holokaustin ndaj hebrenjve dhe, me një lehtësi të frikshme thotë se “Izraeli duhet të zhduket nga harta e botës”. Dhe, të mendosh: vetëm në muzeun Yad Vashem të Holokaustit në Jeruzalem ruhen 125 milionë faqe dokumentesh, 420 mijë foto dhe mbi 110 mijë dëshmi audio, video dhe të shkruara nga të mbijetuarit.
Edhe në shtypin tonë janë shfaqur zëra, që, gjithashtu, Holokaustin ndaj hebrenjve e quajnë mit.

-A nuk duket disi e çuditshme, kur, tanimë, ka miliona dokumente, përveç të mbijetuar nga Holokausti, pra, që e kanë jetuar vetë tmerrin dhe janë ende gjallë? Atëherë, cilat mendoni, se janë motivet që i shtyjnë ta quajnë mit?

-Nuk do të gjeja një përgjigje më inteligjente dhe më të saktë, se sa ajo, që Prof. Aurel Plasari i ka dhënë një pyetjeje, krejt të ngjashme me tuajën, në një intervistë të tijën, në të përditshmen “Shekulli”: “Parimisht, sot në Europë, thuhet, se ata që rreken të mohojnë Holokaustin kanë dëshirën e fshehtë që ai të përsëritet. Po kështu, mund të themi me këmbëngulje, se ata që rreken të mohojnë masakra si ajo e 4 Shkurtit të vitit 1944, mund të kenë dëshirën e fshehtë që masakra të ngjashme të përsëriten. Në raste të tilla do të ishte e udhës të mos llogarisin vetëm rrezikun për “të tjerët”, por edhe për vete, sepse historia i ka dhënë tanimë, edhe shoqërisë shqiptare mjaftueshëm mësime të hidhura” (“Shekulli”, 14 gusht, 2012).
Për fat të keq, edhe fqinjët tanë grekë e serbë historinë e kthejnë në mit dhe mitin në histori, kur vazhdojnë ende me ëndrrën e “Megaliidesë” apo “Serbisë së madhe” dhe “Kosova është Serbi”.
Provat e krimit duhen ruajtur dhe dëshmitarët nuk duhen lënë në anonimat edhe, sepse:
-Genocidi serb në Kosovë është i vitit 1999 dhe varret janë ende të freskët.
-Nënat, gratë e fëmijët e gati 1800 kosovarëve të zhdukur nga serbët, vazhdojnë të dalin në protesta me fotot e të afërmve të tyre në duar...
-Naziskinët në Gjermani, Francë etj., gjithashtu, kërkojnë shuarjen e kujtesës dhe “Holokaust” të rinj.
-Al Kaeda, Asadi etj., vrasin e masakrojnë njerëz të pafajshëm dhe përsëri viktimën e bëjnë vrasës dhe vrasësin viktimë.
Kapja dhe ndëshkimi pas 70 vjetësh i 97 vjeçarit nazist, është lajm i gëzueshëm, jo thjesht për të plotësuar e saktësuar arkivën e historisë, por e theksoj, se t’i ndien që mekanizmi i madh i drejtësisë punon normalisht.
Drejtësia dhe kultura e ndëshkimit të krimit janë gjëra serioze.
Popujt janë si individët. Pritja e gjatë për drejtësi mund ta nervozojë viktimën, ta egërsojë, ta bëjë të humbasë durimin, madje, edhe shpresën e besimin tek e drejta. Sepse, siç dihet, e drejta nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë, nuk është e palëvizshme; ajo zhvendoset, “transferohet”, nga ti, tek tjetri. Dhe, atëherë, mbetet pyetja: “Po me urrejtjen, ç’të bëjmë?”
Një tjetër poezi e Jehuda Amichait, titullohet: “NJE BARI ARAB PO KERKON DHINE E TIJ NE MALIN SION”:

...“Një bari arab po kërkon dhinë e tij në malin Sion,
Mbi kodrën përballë unë kërkoj fëmijën tim,
Një bari arab dhe një baba hebre,
Qoftë dhe si një gabim i përkohshëm,
Zërat e të dyve bashkohen atje,
Sipër Pishinës së Sulltanit, në luginën përtej.
Asnjeri nuk dëshiron që fëmija apo dhia,
Të mbesë në kurthin e rrotave,
Të makinës “Had Gadya”,
Më pas i kemi gjetur mes shkurreve,
Dhe zërat tanë kthehen brenda nesh.
E qeshura dhe e qara,
Kërkimi i një dhie e një fëmije gjithnjë kanë qenë,
Fillimi i një feje të re në këto male”

Intervistoi: ELVIN LUKU

2012-12-09

IZRAELITËT DHE FISNIKËT

Interviste me gazetarin e njohur Arshin Xhezo 


(Pjesa e dytë)

Arshin Xhezo: Shpëtimi i hebrenjve, ruajtje e dinjitetit dhe jetës njerëzore!

-Berati, ndër qytetet më të vjetër dhe më të bukur të Europës Juglindore,  u bë kryeqyteti i humanizmit.








 Nga Elvin Luku,Tiranë


...“Takimi” im i dytë me hebrenjtë ishte, përsëri, jo i drejtpërdrejtë, por, gjithsesi, më i afërt me ta, edhe sot e kësaj dite. Madje, jo me hebrenjtë në kampet naziste të përqendirmit, por me hebrenj që kishim në Shqipëri, në Berat, dhe, për çudi,-brenda në shtëpinë tonë.
Sigurisht, nuk ishte takim me hebrenjtë vetë; dhe nuk kishte si të ndodhte kështu në vitin 1954 apo 1955, kur ata, tanimë, ishin kthyer në shtëpitë e tyre, në Izrael apo nga kishin ardhur.
Ishte “zbulimi” në shtëpi i një dhurate që, bujtësit, dy familje hebrenje me nëntë vetë, ua kishin lënë për mirënjohje prindërve të mi, pas një qëndrimi mëse njëvjeçar, në vitet 1943-1944. Ishte një kuti e vogël  bronxi, as 10 cm e gjatë dhe 7-8 cm e gjerë. Shumë e bukur. Në njërën faqe ballore është skalitur (me teknikën e rrahjes), Ylli i Davidit, kurse në faqen tjetër, një xhami, krejt e ndryshme nga tonat; jo me një, por me katër minare. Ishte e zbukuruar me gjithfarë lulesh e gjethesh, dhe me një zinxhir që, me ç’dukej, shërbente për ta mbajtur në dorë, por ndoshta, edhe për ta varur në mur. Ishte një vepër e vërtetë arti! Vladimir Skëndua, ish-drejtor i muzeut “Onufri”, si specialist për këtë punë, i ka bërë një “Pasaportë” të imtë e të saktë profesionale.


Fati dhe historia e kësaj kutie-dhuratë në shtëpinë tonë, pas luftës, është tepër e ngjashme me atë të hebrenjve të fshehur në shtëpinë tonë në dimrin e egër të 1943-44-ës, të Luftës. Kutia, herë dukej, herë zhdukej, herë zbulohej, herë mbulohej, gjendej përsëri dhe përsëri humbiste, për t’u gjetur sërish.
Fati i saj i ngjan, gjithashtu, atij të “Mesharit” të Gjon Buzukut, që sivjet erdhi për herë të parë në Shqipëri nga Vatikani, i cili, ashtu, si shumë libra të vjetër apo dokumente të hershme të shqipes së shkruar, për shkak të pushtimit turk apo rrethanave të tjera, zbuloheshin dhe rizbuloheshin për të katërtën apo të pestën herë.
“Zbulimin” e parë dhe më të rëndësishëm të kutisë, për mua, e ka bërë ime motër, e vogla, Zenepja, vetëm tre vjet më e madhe se unë. Nuk i duhet ngrënë haku, sidomos për faktin, se “zbulimin” e madh e pagoi me një qortim të rëndë nga ime më (por, edhe me ca shpulla “prapa”). Bëri atë që nuk do të guxonte ta bënte njeri në shtëpi: “rrëmoi” në librat e babait, nga nxorri kutinë e fshehur. Sherri ishte serioz.
“Zbulimi” u bë një ditë, kur asnjë nga prindërit nuk ishte në shtëpi.
Me të dyja duart prapa, ku mbante “surprizën”, m’u drejtua mua:
-“Do të të tregoj një sekret, por zërë be “për kokën e babait”, që nuk do t’i tregosh njeriu!...
Nga që m’u duk ca e trembur dhe tepër serioze, ndryshe nga natyra e saj gazmore dhe e qeshur, bëra be, për kokën e babait.
Nuk u mjaftua me kaq.
-As shokëve!
-As shokëve, të betohem!
Zotimin për shokët e mi më të ngushtë, me të cilët rrija natë e ditë, e kërkoi emër për emër:
-As Aliut!-As Aliut.- Të betohem! – As Jasharit!- As Jasharit. – As Perit!- As Perit. – As Astritit!- As Astritit.- As Bejkushit!- As Bejkushit...
Por, dreqi e mori, si gjithmonë, kur ne të dy bënim ndonjë gabim apo “gjë të ndaluar”, u hap dera. Hyri ime më, pa kutinë në duart e motrës dhe u zverdh e u bë dyllë në fytyrë. Por, në çast e mori veten dhe iu kthye motrës.


Ç’është e vërteta, ime motër i ka të gjitha të mirat. Madje, megjithëse të dy kemi mbaruar të njëjtin fakultet, të letërsisë, ajo lexon më shumë se unë. Ka edhe plot të mira të tjera, por, atëherë kishte një ves të tmerrshëm: kur bënte ndonjë gabim, fajin gjithmonë ma hidhte mua sy për sy! E keqja më e madhe ishte, se në ato momente, para prindërve shtirej si viktimë, engjëlli vetë, “si i bukuri shejtan”,thoshe ti. Lotët vu, që të këpusnin shpirtin: “Dhe, hajde të mos e besoje në ato çaste! Mirëpo, sapo sherri mbaronte dhe prindërit largoheshin, (por ndodhte dhe në praninë e tyre), ajo e ndryshonte mimikën, më rrudhte buzët, madje, edhe më nxirrte gjuhën(!) për të më thënë: “Ta hodha?!”. Edhe këtë herë, e njëjta skenë: “Për kokën e babait, ai e nxorri kutinë nga librat...jo unë”.
Më vinte të ulërija nga inati dhe shkoja t’i ankohesha sime mëje, apo babait (më rrallë, shumë rrallë). Por, tanimë, ata “e kishin mbyllur atë muhabet” dhe më përcillnin gjithmonë me fjalët: “Pajtohuni tani. Kush grindet gjithmonë me dikë në vogëli, tregon se, kur të rriten, do të duhen më shumë. Fale, është motra jote”. Tri vëllezër dhe tri motra në familje, secili nga ne kishte vëllain apo motrën “e vet”, sipas moshës.-Ku dreqin, më qëllove ti!-i thoshim njeri-tjetrit, kur grindeshim.
Por, sherri i fundit për “zbulimin” e kutisë, nuk kaloi lehtë. Pas “grykës” së parë me qortime, ime më, ndryshe nga herët e tjera, na tha të uleshim, të dëgjonim dhe t’i vinim “vathë në vesh” ato që do të dëgjonim. “E para: E prekët më me dorë kutinë, i thashë Metit, dhe e dini vet ju, pastaj... E dyta: sot, zëre se nuk patë gjë me sy...”. Nuk tha, bëni be për kokën e këtij apo atij, por ashtu siç ishte bërë në fytyrë dhe nga zëri, krejt tjetër, na la të kuptojmë se, betimet ishin të panevojshme. Madje, kujtoj se, që të na i hiqte më lehtë nga koka “kutinë e ndaluar”, e zhdramatizoi situatën: “Fundja, ç’e doni?! Një copë kuti është! Kemi pasur në shtëpi, në kohën e gjermanit ca mysafirë jabanxhinj të largët, hebrenj, me një tufë kalamajsh, që, kur ikën, e lanë atë për ta kujtuar për mirë njeri-tjetrin... Kaq gjë është!”.
Ne u larguam kokulur, dhe kutia, kushedi ku u fsheh, por kjo ngjarje, sigurisht, edhe mua, edhe motrës, pikërisht për shkak të theksimit të veçantë, na bëri akoma më kuriozë e më të vëmendshëm ndaj “jabanxhinjve” të largët hebrenj në kohën e gjermanit”...
Kush ishin hebrenjt? Si ishin? Pse erdhën në shtëpinë tonë? Pse duhej mbajtur aq shumë e fshehur kutia e tyre? Dhurata nuk ka pse fshihet!...
Për vëllezërit e motrat më të mëdhaja, që i njihnin dhe kishin luajtur me fëmijët e hebrenjve, këto pyetje, mund të kishin marrë disa përgjigje, por ne të dy, më të vegjlit e shtëpisë, që, as kishim lindur atëherë, mbetej që këto pyetje, tanimë, t’ia bënim vetëm vetes, dhe përderisa nuk merrnim asnjë përgjigje, mbetej t’i krijonim vetë ato.
Me kalimin e viteve, sa më shumë dëgjoja e lexoja për historinë dhe fatin e çuditshëm e tragjik të hebrenjve në botë dhe për mysafirët jabanxhinj të largët në shtëpinë tonë, në lagje e në qytetin tonë, “në kohën e gjermanit”, aq më shumë më ngjante me historinë e “kutisë dhuratë”, gjithashtu, po aq të fshehur, por tani, pas lufte, në paqe, pa gjermanin...
-“Zërë be, për kokën e babait, se nuk do t’i tregosh kujt për kutinë e fshehur në shtëpi”...
-“Zërë be, për kokën e babait, se nuk do t’i tregosh njeriu, për hebrenjt e fshehur në shtëpi”...
-“Betohu për Flamurin e Skënderbeut, se nuk do t’i tregosh turkut ku fshihet “Meshari” i Gjon Buzukut!...
Paralelizmi ishte i pashmangshëm!
... “Rizbulimin” e fundit të “Mesharit” të shtëpisë sonë, e bëri Nexhi, mbesa ime, në fillim të viteve 90-të. Tanimë, kur veç të tjerash, im atë nuk ishte më, e as ime më, ajo e kishte nxjerrë pa problem; e kishte pastruar me merak, dhe e kishte varur në murin e njërës prej dhomave të shtëpisë sonë të vjetër. (Jo në Bibliotekën Kombëtare!). Kurse miku im, Simon Vrusho, që e pëlqeu shumë, i bëri edhe disa fotografi.
Thuhet, se kurioziteti njerëzor e nxit njohjen. “Rizbulimet” e tjera të kutisë dhe “takimet” e tjera, të katërta apo të shtata me “mysafirët hebrenj” ishin më të gjata dhe më “intime”. Për ta, të shpërndarë nëpër botë; “si zogjtë e korbit” (siç thoshte ime më), por edhe për “hebrenjt tanë”, fillova të mësoja përmes ndonjë libri a gazete të vjetër, dhe sidomos, përmes bisedave, gjithmonë,  në sfondin e Luftës Antifashiste. Këto “thërrime bisedash” i mblidhja me kujdes vit pas viti, nga ime më, por dhe vëllezërit e motrat, të cilët, në kohën e luftës ishin: më i madhi, Ylviu, 11-12 vjeç, por edhe të tjerët, të lindur gati vit pas viti. Më pak, nga im atë, për të mos thënë aspak, sepse ai mendonte; dhe e kishte të prerë këtë “muhabet”, se e “e mira dhe nderi i bërë duhen hedhur në det” (a në lumë) dhe nuk duhen zënë në gojë kurrë”. Megjithëse e dija, këtë ma tha edhe mua, kur një ditë, - isha në vitin e parë në gjimnaz,-provova ta pyesja. Më përcolli qetë, por shpejt, duke më përkëdhelur flokët dhe duke më puthur në ballë,-kjo ishte shprehja më e madhe e dashurisë së tij për fëmijët.
E dija, se në shtëpinë tonë të madhe, kishin bujtur “për mik” a për “sevap” me muaj e vite, edhe mysafirë të tjerë. Por, ndërsa për ta, thuajse, nuk flitej fare, për hebrenjtë ishte ndryshe.
Ishte im vëlla, i madhi, Ylviu, që i bënte aq të bukura historitë e tyre, apo ishin të vërteta ato që tregonte? Mundet, se në atë kohë, si më i rrituri, ai hynte e dilte në dhomat ku ata rrinin të fshehur, iu shërbente, por edhe luante më shumë me fëmijët e tyre. U çudita një ditë, kur më tregoi një fotografi, dhe më tha, se kostumin që mbante veshur në foto, jo vetëm ia kishin dhuruar hebrenjt, por edhe prerë e qepur “Ismaili” me “Hakiun”, domethënë Samueli me Joakimin, ditën kur ishte bërë synet. Ma qepën me makinën tonë, tha, se po ta kishin qepur me makinat e tyre, do ta kishin bërë edhe më bukur. Në fakt, marka “Singer” e makinës sonë qepëse, që ime më e kishte nga paja e saj, mbahej nga më të mirat në atë kohë, dhe ajo, bënte si bënte, nuk na linte pa na qepur të gjithëve ndonjë robë të re për festa apo për ditën e parë të shkollës.
Nuk e prita pa u çuditur pak, faktin që më tha im vëlla, se ata ishin rrobaqepës! Ndoshta, për shkak të leximeve, nuk di ta them saktë, por në përfytyrimin tim,të gjithë hebrenjtë më shfaqeshin vetëm me libra në duar, dhe, padyshim, me syza optike... Më vonë, kuptova se nuk e kisha aq të pabazuar përfytyrimin tim. Shumica e shkencëtarëve, shpikësve dhe gjenive të mëdhenj, ishin me origjinë hebrenje dhe jo ruse, siç shkruhej në librat e gjimnazit...
Gjithsesi, u duhej besuar më shumë njerëzve të shtëpisë, prindërve, vëllezërve e motrave, që i kishin njohur dhe kishin jetuar me ta një vit e ca, në kushtet kur bëhej luftë, dhe, dy makina me nazistë çdo natë parkonin në rrugicë ndanë portës sonë, pranë Xhamisë dhe Sahatit të lagjes...
Shpeshherë, mundohem të kuptoj, se ç’ishte ai guxim të marrësh, që i bënte etërit dhe nënat tona, t’i linin shtëpitë, sidomos, fëmijët e tyre, në mes të atij zjarri! Nuk mjaftonte rreziku që ndillnin ilegalët në këto baza të Luftës? Me sa duket, duhej të ishe banor i kësaj lagjeje dhe i këtij qyteti për të kuptuar ç’ishte miku, “kodi i nderit” dhe çmimi i lirisë!...
Ndryshe nga im atë, nënës sime, Besijes, i pëlqente të tregonte herë pas here për hebrenjtë tanë. Sidomos, kur i vinte për vizitë, shoqja e vjetër, Liria.
Por, kur përshkruante momentet e mbërritjes së tyre në një natë të dimrit të viteve 1943-1944, fytyra i merrte një pamje të ankthshme, dhe fliste me një zë, aq të ulët, sa të krijonte përshtypjen se gjermanët ishin prapa portës.
-Meti, po bie porta! Dil,- i thashë, dhe gjaku më shkoi te këmbët, se, të trokiturat ishin të lehta, po si të trembura. Frikë, thua ti? Frikë, doemos, se gjermanët ishin nëpër këmbë në gjithë qytetin.
Im atë kishte hedhur pallton krahëve, dhe, me kujdes kishte hapur portën, duke e bllokuar me dorë zilen e fortë të saj.
-Tek porta pashë dy burra; nuk i kisha parë kurrë,- tregonte ime më. Dukeshin fytyra jabanxhinjsh. Prapa tyre, gra e fëmijë që dridheshin nga të ftohtët.
-Urdhëroni brenda! Bujrum!-dëgjova Metin.- Kush jeni zotëria, juaj?
-Samuel!-dëgjova të parin, po, se si mu duk nga gjuha.
-Urdhëroni, zoti Ismail- dëgjova që i thirri Meti dhe ngrita supet e habitur.- Aty për aty, ia bëri shqiptar emrin.
-Joakim!-tha burri tjetër që ishte pas tij.
-Urdhëro dhe ti, zoti Haki!- Edhe tjetrit, shqiptar ia ktheu emrin Meti. -Paske emrin e djalit tim të dytë. – Hyni brenda! Shpejt! Paskeni një tufë me fëmijë. T’u rrojnë!
Burra, gra e fëmijë, kaluan pa hapur gojën përmes bahçes dhe hynë brenda. Ta dinin ata të shkretë, se pas ndonjë a dy orësh, mu aty, prapa portës, do të vinin makinat me gjermanët që kalonin natën, do të ishin llahtarisur, dhe as do të kishin hyrë fare. Që të nesërmen hapëm një derë të vogël prapa shtëpisë, që edhe në vinin për kontroll, andej të gjitha shtëpitë kishin bahçe, dilje në Velabisht e lart, në malin e Shpiragut, dhe shpëtoj kokën. Dhe, nuk ishin pak. Ishin dy familje dajë e nip-nëntë vetë. Daja ishte me tre djemtë e të shoqen, nipi,-me nusen, dhe me dy djemtë. Tre vjeç më i vogli. Nga Kosova kishin ardhur. Se si kishin ardhur, një Zot e di!
Ishin njerëz të mirë. Fukarenj ishin. Të dy rrobaqepës,  dhe me atë zanat mbanin shtëpi e fëmijë. Po gjermani u kishte futur frikën në kockë dhe iu dridhej buza kur e kujtonin. M’u përpara syve e kam një vajzë, thoshte njëra nga gratë. Gjermani ia preu qafën me bajonetë që t’i merrte gjerdanin varur në qafë.
Një vit e ca, natë-ditë mbyllur qëndruan, të shkretët. I nxirrnim në bahçe një orë a dy në ditë që të shikonin qiell me sy, dhe prapë brenda. Sidomos, ata të shkretë fëmijë, donin të loznin, si gjithë vërsnikët e tyre, po ku të linte meraku. Po, shyqyr bahçeve që ishin mbuluar me pemë plot dhe nuk dukeshin kur dilnin.
Aty, në “burg” ua çoja bukë e gjellë, po nuk qaheshin. Pasdite, piqja një qebap kafe, e hidhja të ftohej pak, ua bluaja, dhe ashtu taze,  me gjithë xhezve e filxhanë ua çoja në dhomë. Po ata nuk para e pinin kafenë. Po, do ti, që u mësuan me kafenë?... Bënim muhabet. Muhabete njeriu: për të gjallë e për të vdekur.
Shumë zakone i kishin si tonat. Edhe ata, si puna jonë, bukën e kishin për gjynah ta shkelnin me këmbë, kur e gjenin mbërdhe. Edhe synetllëkun e bënin si ne. Mishin e derrit, nuk e vinin në gojë, si ne. Për msylimanët, e kam fjalën, se të krishterët e hanë. Kurse, atë punën e martesave, ata e kishin shumë të shtrënguar. Vetëm hebre me hebre. Edhe nga hebrenjt tanë, këtu në Berat, e pata dëgjuar. Në kohën e Zogut, ngriheshin hebrenjt nga Berati dhe shkonin të fejoheshin e martoheshin në Selanik të Greqisë, ku thoshin se kishte shumë familje hebrenje. Këtë e paskeni njëçikë të tepruar, u thosha. Nuk bëkemi dot krushqi me ju, kështu... “Të dyzetat”, të vdekurit ia bënin si neve dhe mirë bënin, se në të dyzetën ditë i del shpirti njeriut. Po ajo që më dukej si çudia më e madhe mua, ishte se të vdekurit ia hiqnin qefinin kur e varrosnin, dhe në varr, e vinin jo drejt, si e vëmë ne, po brinjazi. E beson? Pastaj, si ktheheshin nga varrimi në shtëpi, një javë të tërë, nuk flinin si gjithë dynjaja, po brinjas, edhe ata. Duket, për të respektuar të vdekurin. Nejse, zakon i tyre, po ishin njerëz të mirë.
Agjëronin edhe ata si ne, po Ramazanin i tyre nuk ishte 30 ditë si i yni, po më pak e më i lehtë. Nja 7-8 ditë, më duket. Po, edhe ata, si ne, në ditët e Ramazanit të tyre, pasdarkeve bënin vizita në shtëpitë e njeri-tjetrit. Po, atëherë, në kohën e Luftës, kur bëhej ky muhabet, dhe gjermani ishte nëpër këmbë, as neve, as atyre, iu shkonte ndërmend Ramazani dhe jo më të dilnim për vizita natën...
Një ditë na hynë gjermanët në shtëpi. Thashë, se, kaq e patëm. Ishin tre gjermanë me automatikë në krahë, që hynë në portë; kaluar nëpërmes bahçesë dhe hynë në shtëpi. Kishin vënë përpara një kallauz, që bënte me dorë e me këmbë, e se ç’u thoshte. Kallauzi dukej jabanxhi. Po them, se do t’i ketë prurë një hafije që kishim në lagje ne, e që, në kohën e Italisë kishte qenë komiser policie, po tërë lagja ia njihte surratin.
Si e qysh, hajde ta merrje vesh. Hebrenjt, s’mund t’u kishin rënë në erë, se ata,natë-ditë, brenda dhe iu ishin bërë fytyrat të bardha, si letër duhani. Po unë them, o do të kenë parë Lirinë, Liri Gavelli ishte ilegale. Edhe ajo në shtëpinë tonë rrinte e flinte, po ajo, bënte ç’bënte, dhe dilte të merrej vesh me ata që ishin në mal.O, them unë, do të kenë parë Qazimin, Qazim Bilçën. Se, ai i uruar, nuk dinte të ruhej. Zbriste nga mali dhe vinte e merrte në shtëpi tek ne ndonjë robë e ndonjë ushqim, mbledhur për partizanët, po edhe kur hynte e dilte nga porta, hipur mbi kalë.
“Ke luajtur nga fiqiri, ti?-i thoshte Meti. Lëri karshillëqet me gjermanin, se gjermani të vret, nuk ta zgjat.
Kur na prunë në shtëpi mandatin e Qazimit, na thanë që e vranë mbi kalë, në të dalë të Goricës, duke ngjitur rrugën e Drobonikut. Gjermanët e kishin parë me dylbi, duket, dhe e kishin goditur me mitraloz “Breda”, që nga Tabja e Kalasë, tha Meti.
Gjermanët hynë me atë të flamosur kallauz përpara. Meti, shyqyr Zotit, nuk ishte në shtëpi; po kalamajtë, nëpër këmbë ishin. Shyqyr që atë ditë nuk qëlluan në shtëpi, as Liria, as Qazimi, se do të na kishin shkuar në plumb të tërëve. Hi, do ta kishin bërë shtëpinë.
-Shpejt!-më thotë ime më mua- Shpejt, futu në musëndër!
Unë isha me barkun te goja. Isha me barrë me Zenepen. Me vrap, në musandër unë. Hodha përsipër jorganë e dyshekë, të mos dukesha, se ja u vinte mendja edhe atje dhe kontrollonin. Se si nuk e dështova çupën unë, një Zot e di!
-Dil!-më tha plaka, kur ikën ata. – Dil, se shpëtuam!
Më rrëfeu pastaj, tërë muhabetin që ishte bërë me kallauzin e me gjermanët. Se kush e merrte vesh gjuhën e tyre?!
-Nuk kam njeri unë, jam e vetme!-u kishte thënë plaka.
-E vetme? Po këta kalamaj, kush i ka bërë? Vetë i ke bërë?! Apo ke pjellë pas pleqërie?
-Të djalit, të djalit, i kam- u kishte thënë plaka- po nusja më ka vdekur dhe m’i ka lënë jetimë; dhe djali është në fshat...
Kishin kontrolluar odat, sobën këtej, dhe kishin ikur.
Na shpëtoi zoti, thuaj. Ne, dhe hebrenjtë bashkë...
Tim vëllai, Hakiut, atëherë 6-7 vjeç i është fiksuar në kujtesë një ngjarje e lidhur me “adashin” e tij, Joakimin, që im atë ia ndërroi emrin sapo hyri në portë: “Më është fiksuar ajo që pashë një ditë. Më kishin marrë hebrenjtë në dhomën e tyre, dhe, njëra nga ato gratë më vuri përpara një pjatë; me byrek, më duket se ishte. Sa e vura në gojë, u duk sikur u tund shtëpia e toka bashkë dhe u bë një zhurmë e tmerrshme. Ishin dy tanke gjermanë që erdhën nga Parku, dolën prapa Xhamisë, dhe drejt xhadesë. Pashë hebrenjt që, të tromaksur, u mblodhën të gjithë kokë më kokë në mes të dhomës, dhe ashtu po rrinin pa, folur hiç. Mirëpo, njeri nga burrat, Joakimi, adashi im, u zverdh në fytyrë dhe i ra të fikët.
-Zoti Meti, zoti Meti! Joakimi po vdes!- Ishte e shoqja që bërtiste dhe thirri babanë.
-Po prisni, more të uruar,-u tha babai-, se nuk vdes kaq kollaj njeriu!
Pastaj i rrahu nja dy herë faqet Joakimit, i hodhi pak ujë në fytyrë. U përmend, erdhi në vete pas një çikë. Kishte dhe hak, i shkreti. Veç tmerreve që kishin hequr të gjithë, Joakimi zuri tregonte si ia kishin torturuar të vëllanë m’u përpara syve. Pastaj, e kishin varur në një pemë dhe i kishin vënë flakën”.
Motra ime, më e madhja, Emineja, ruan më shumë kujtime se të tjerët. Ajo ka edhe një kujtesë shumë të mirë, por e ndihmon edhe fakti që atëherë ka qenë më e rritur se të tjerët, mbi dhjetë vjeçe. Po shkon tek të tetëdhjetat tani:-“Në fakt, ardhjen e atyre dy familjeve hebrenje në shtëpinë tonë, në mes të natës, sikur e ndolli një ngjarje e çuditshme, dhe e tmerrshme që më panë sytë, po atë ditë, por në drekë.
Unë, bashkë me tri-katër shoqe të mia të lagjes, po loznim “Prosta” në rrugicën tonë, përpara portës. E mban mend lojën “Prosta” ti? Ishte loja me pllaka të vogla guri, që ne, sipas rradhës, duke kërcyer mbi një këmbë, e shtynim me këmbë, nga një katror në tjetrin. Katër katrorët vizatoheshin në tokë me shkumës a ç’të gjenim. Në një moment, unë, e tmerruar, thirra: “Shikoni, moj! Ç’është ajo grua që po bredh si e çmendur nëpër rrugica, duke trokitur fort, në të dyja duart portë më portë?! Ishte grua a vajzë, nuk e di. Zeshkane, e gjatë, dhe shumë e bukur. Por fytyrën e kishte tërë gjak. A e kishin goditur dhe kush e kishte goditur a torturuar, hajde ta kuptoje. Nuk ishte ndonjë çudi e madhe, se gjermanët rreth e rrotull ishin. Ajo, e zezë, vërtitej e përplasej si flutura pas llampës, portë më portë. U binte me grushta portave dhe se ç’fliste me një gjuhë që nuk e kuptonim. Vetëm “Jugosllavia! Jugosllavia” morëm vesh nga tërë ato fjalë. Donte të fuste kokën diku, e shkreta, po ajo që ne na bëri të shqyejmë sytë ishte se, ajo, bënte- ç’bënte dhe mblidhte pas trupit një pallto a ç’ishte, që të mos i dukej trupi lakuriq...
-E torturuar? Lakuriq?
-Lakuriq fare. Siç e kishte bërë nëna, kur thonë. Siç duket, më pas, ndonjë kishte bërë sevap duke i hedhur atë pallto krahëve. Kur vraponte e përplasej nëpër porta, apo rrëzohej, palltoja i hapej dhe i zbulohej tërë trupi i gjatë, i bardhë dhe i bukur!
Ne e lamë lojën përgjysmë, doemos, dhe, ashtu të ngrira, siç ishin nga turpi, e nga tmerri, mbuluam fytyrën me duar. Mbetëm pa gojë, po shyqyr që atë çast, u hap porta jonë. Doli plaka jonë. Pa atë qyqare  dhe i thirri: “Kush të ka bërë kështu, moj korbë?! Si të paskan katandisur, moj e zezë, iu thafshin krahët! Hajde, zonjë, hyrë brenda, motër! Pa teklif, si në shtëpinë tënde!...
E mori përkrahësh dhe e futi në shtëpi. Shpejt e shpejt, vuri në zjarr kazanin me ujë e finjë. E lau, e shpëlau, i dha për të veshur nga robat e saja; pastaj e vuri të hante.
U mahnita, kur e pashë ashtu në shtëpi; të pastër, të veshur, të bukur. Zuri të hante bukë, dhe dukej se kishte uri, por me sytë ulur. O nga druajtja, o nga sikleti që ne e kishim parë ashtu, lakuriq, o nga që nuk i kishte dalë frika akoma, nuk e di.
Kushedi ç’i kishin parë sytë, të zezës! Në drekë, kjo histori. Prandaj, të thashë, që kur erdhën ato dy familjet në mes të natës, po atë ditë, thashë se i ndolli ajo”.
... Shega, motra ime, “e mesmja”,- atëherë nëntëvjeçare kujton se i pati bërë shumë përshtypje fakti që “hebrenjtë e shtëpisë”, i qerasnin miqtë me fara kungulli të pjekura. Ta merr mendja? Ndoshta ngaqë ishin familje të varfra, por mund, edhe të ishte zakon i tyre ky...
Me ç’dukej, bënte krahasime ime motër, kur me zakonet tona, për miqtë “përmbysej shtëpia”, “hiqej nga goja e fëmijëve”. (“Ju e teproni”,- na thoshin ata).
Të pasur apo të varfër, tabakaja e qerasjeve kalonte 4-5 herë përqark miqve të sapoardhur. Në fillim rakia apo likeri për gratë; pastaj karamele, pastaj, llokume; vinin me rradhë biskotat (“e bëra vetë”, “biskota shtëpie”, doemos); gliko qershie (edhe ajo “e bërë vetë”), ose nja dhjetë lloje të tjera... Pastaj, bakllava, kadaif, samsa (trigona), ose nja dhjetë lloje të tjera... Dhe në fund, një “limonadë” me ujë trëndafili (të freskët, patjetër, nga lulet e bahçesë). Akoma nuk mbaronte, sepse e mbyllte kafeja, sigurisht, e sapopjekur dhe e sapobluar, dhe aroma e saj mbushte shtëpinë...
-“Dysheku i mikut”, “Jorgani i mikut”, “Qoshja e mikut”, “Oda e mikut”, “Darkë për mik”, “Drekë për mik”, “Raki për mik”...
Më mirë të ishe mik në këtë shtëpi, në këtë lagje e në këtë qytet...
Me këtë koracë kulti mbrojtëse, nuk kishte Zot, që të guxonte ta prekte mikun.
...Vonë, shumë vonë mësova, se familja jonë nuk ishte e vetmja “me miq hebrenj”.
... Në maj të këtij viti u mblodhëm në një takim të “maturës” sonë të gjimnazit; u kujtuan edhe hebrenjtë, dhe, duke parë me rradhë fytyrat (dhe flokët e thinjura), të shokëve të gjimnazit, m’u duk “zbulim” fakti, që, në familjet e katër-pesëve prej nesh, pra të një klase të vetme, kishte pasur, gjithashtu, “kuti” të hebrenjve, “Meshar” të Gjon Buzukut, domethënë, hebrenj në vitet e Luftës: tek Çezari që po lexonte disa poezi humoristike, tek Eniseja, që po bisedonte me zyshën tonë kujdestare, Haton, tek Myzejeni, që po merrej me celularin...
Natyrisht, kjo është simbolikë, megjithatë, nuk është hiç rastësi, sepse vetë qyteti është simbol i shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri. Hebrenj në lagjen tonë “Murat Çelebia”, hebrenj në Goricë, hebrenj në Mangalem...
“Lagja e Hebrenjve”, “Rruga e Hebrenjve”, “Varri i Hebreut”...-një toponimi e tërë; hebrenj në familjet myslimane, hebrenj në familjet e të krishterëve, hebrenj në familjet e bektashinjve...
Ky mozaik reflektohej edhe gati në çdo klasë e shkollë të qytetit.
-Tek shtëpia e madhe e Ali Koshit (babait të Çezarit) ishin strehuar jo një, por dy familje hebrenje. Çezari: “Zoti, Ali,-i tha një ditë Asheri, të zotit të shtëpisë. Zotëria juaj e flet shumë mirë gjermanishten. Doemos, ke studiuar në Vienë për jurist. Por, të lutem, lëri shakatë duke më folur gjermanisht. Më fol shqip, se më duket se gjermanët janë tek porta e më prishet gjaku”. Lanë edhe një shenjë në shtëpinë tonë. Ishte një dollap kompesatoje. Gjer në vitin 1963, e mbaj mend në shtëpi, se pastaj, e mori me vete, si pajë, ime motër, Sheriari, kur u martua. Ishim ca ngushtë atëherë... Kurse me Asherin e me hebrenjtë e tjerë, nuk e di ç’u bë. U larguan nga Shqipëria pas çlirimit, po se ku shkuan!... Ashtu ishte koha. Edhe babai, u bë kohë që ka vdekur...”
-Kur kalonte para portës sonë Isuf Qolja, babai i Enisesë, kuptohej menjëherë, se trokiste kalldrëmi i rrugicës; njërën këmbë e kishte protezë. Jakovit, hebreut që strehohej në shtëpinë e tij i mbeti peng që nuk e mbajti dot fjalën që i dha Isufit, se pas luftës do t’i vinte një protezë të re e të bukur në këmbë, sepse nipin e tij e kishte mjek ortoped në Beograd. Mirëpo, u prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë... Ata ikën e u kthyen në vendin e tyre, a, kushedi ku... Ne kishim nja dy fotografi të tyret, po na humbën...
-Para pak vitesh, disa shqiptarë që ndodheshin për hall në një nga spitalet e Izraelit, u befasuan, kur, një nga të sëmurët, vendës, u foli shqip: “Qenkeni shqiptarë? Nëse jeni nga Berati, e njihni Siku Gjogun nga Mangalemi? Më ka mbajtur e më ka shpëtuar në shtëpinë e tij”. Ç’nuk bën rastësia! Pas disa ditësh, Antigonit, gruas së Sikut, i sollën në shtëpi një adresë: “Cohen Josef/s/dr/2114 Hod-Ha Sharon Israel”. Gruaja i shkroi në këtë adresë, por nuk erdhi ndonjë përgjigje. Nga që i thanë, se miku nga Izraeli ishte i shtruar nga zemra, tha “E pastë shpëtuar Zoti!”. Edhe Siku nuk rronte më...
-Myzejeni, është, gjithashtu, shoqja ime e klasës në gjimnaz. Eshtë vajza e Vehxhi Buharasë. Edhe në shtëpinë e tij, u strehuan dhe u shpëtuan hebrenj. Vehxhiu ishte klerik i nderuar orientalist dhe përkthyes i shkëlqyer, sidomos, nga persishtja. Njihte 7-8 gjuhë të Perëndimit e të Lindjes, por në “vendet e punës” ku e çuan për shkak të “biografisë”, punëtor krahu tek “Gropa e Zhurrit”, ku nxirrte zhavorr apo në rrojtoren e lagjes të priste kuponat, nuk para i hynë në punë... Hebrenjtë që ishin në shtëpinë e tij ikën, po se ç’u bënë!...
-Josef Abdyzyss-in që strehohej në shtëpinë e Toli Dodit, në Mangalem, e thërrisnin Jusa, shkurt. Ishte marangoz i shkëlqyer; tregon djali i Tolit, Josifi, që gjithashtu ka emrin e mikut hebre. Një tavolinë, një dollap dhe gjashtë karrige në shtëpinë e Tol Dodit janë dhuratë e hebreut mirënjohës. Jusa doli partizan. Aristidhi dhe Petraqi e takuan Jusën në Shkodër për herë të fundit; në ditën e Çlirimit. Më vonë, shkoi në Itali. Tani banon në Izrael. Pas ’90-ës na lidhi me të Refik Veseli, fotografi...
-Veli Xhelali (Mukli) ka punuar mësues, gjithë jetën, por për të, si pothuaj, të gjithë, mbetet të flasin bijtë. Mirëpo, Çlirim Mukli, i biri, përkthyes i pasionuar dhe studiues i letërsisë, gjithashtu, “mezi hap gojën”. “Kur u bombardua Berati (pas kapitullimit të Italisë fashiste), im atë i mori hebrenjtë që banonin tek daja e sime mëje, Isuf Qolja, në lagjen “Murat Çelebia” dhe i çoi në fshatin Tozhar, tek njerëzit e tij. Gjithë familjen: Jakovin, gruan e tij, Rashela, dhe dy fëmijët, Davidin dhe Sonjën. Kujtoj edhe një detaj. Megjithë ankthin dhe tensionin e ndonjë rreziku të mundshëm rrugës për në Tozhar, Jakovi, me sa duket, për të mos shkuar duarbosh tek mikpritësit, ishte ndalur në Zhitom, dhe kishte blerë një pulë. Ishte bërë objekt shakaje, sepse, kur kishin mbërritur në shtëpi, në darkë, kishte këmbëngulur ta gatuante vetë pulën, dhe kishte gatuar, por me sheqer e jo me kripë gjellën, si e gatuanim ne...

                                                                                                (vijon nesër...)

                                                                        Intervistoi: Elvin LUKU

Letër e hapur në publik pë zonjën Carla Del Ponte





Nga RESHAT BADALLAJ


E nderuara zonja Carla Del Ponte,…Këtë letër të hapur po e filloj me një thënje të të shkrimtarit të madh dhe ish kryetarit të Serbosllavisë, Akademiku,Dobrica Çosiq, ku thotë: “Populli serb eshtë i lindur për të gënjyerë, për shpifje,inskenime… populli serb ka patur gjithmonë sukses me genjeshtëra të montuara… me genjeshtëra të montuara e kemi bindur dhe mashtruar tërë botën mbarë…

” Kur jemi te inskenimet, po i´u perkujtoj një inskenim shumë intersant: Në Kosovë, Gjorgje Martinoviq, një çetnik i perbetuar, morri një shishe xhami, një litershe dhe e futi në anus, u lendua aq rëndë saqë vajti në spital. Serbia, e bëri hallakamë këtë marifet dhe shtypi i Serbisë, deshi t´ia “fut” SHQIPTARËVE. Por, organet e ndjekjes e “zbuluan”sepse fatmiresisht i kishin parë dy kalimtar të rastit shqiptar. Dhe kjo marrëzi humbi si “shurra e pulës”.

Çuditërisht, kjo u vërtetua edhe me Ju zonja Del Ponte, duke i´u ndersyer Serbia, që edhe Ju të beheni hallkë në zinxhirin e krimeve makabre kunder popullit tim padrejtësisht. Ju keni berë krim kunder popullit tim, por krimin nuk e betë me hanxhar e sakicë. Krimin e betë me laps, genjeshtra e etiketime të montuara, të gatuara në kuzhinat e Beogradit. Per këtë po ja purkojtoj një thenje shumë të bukur të popullit tim ku thotë:”MË TEPËR TË HELMON GJUHA SE SHPATA”.



Zonja Del Ponte, Ju keni shpifur shumë helmueshem, para botës mbarë kunder popullit të pambrojtur shqiptar, që janë në trojet e veta stergjyshore. Perse s´ju erdhi turp e gjynah kur Ju barazuat KRIMIN ME VIKTIMËN. JU BARAZUAT AMSHURËT SHTAZARAK ME MBI 20.000 (njezetemije) femra të dhunuara, kjo shifër eshtë vetem zyrtarisht. Turp! Ju barazuat gjaksorër mjekerpalarë me mijëra shqiptar të humbur pa shej e nishan, që nenat e tyre, nuk kanë ku të qajnë një varr dhe t´ia lenë një tuf lulesh…
Zonja Carla Del Ponte...

Dihet botërisht se populli shqiptar eshtë popull bujar dhe mikëprites. Sa për të vertetuar këtë, e thotë edhe një shkrimtar i njohur Danilo Kish, ne bisedë e sipër me nenë e vet:” Nenë, populli ynë eshtë bujar, por me bujar se populli ynë janë SHQIPTARËT” Kjo u deshmua edhe me nënën Tereza (Gonxhe Bojaxhiu), bamiresine që ja dha botes mbarë dhe që u shperblye me Çmimin Nobel…

Historikisht del se populli ynë nuk ka sulmuar as një popull komëshi e lere të kaloj matan gardhit të vet. Perkundrazi ka treguar fqinjësi të mirë karshi tyre. Siç e dini edhe sërbet kur erdhen prej Karpateve në brigjet e Danubit e Tises, kishin ngritur ca çadra taman si cergashet, pesë shekuj më vonë, erdhen në Kosovë për të kerkuar bukë e streh e haram e paçin! Populli ynë u tregua shumë bujar ndaj të tyre, por qe do, kur ata ketë bujari e keqperdoren dhe u treguan bukëpermbysesh dhe me vonë kerkuan të behen zot shtëpie…
Zonja Del Ponte.


Po të quaj zonjë sepse nuk kemi luajtur me ashik bashkë, se perndryshe fare nuk e meritoni, shpeshherë populli im erdhi buzë varrit nga armiqet që kishin perreth, sllavojugorët ortodoks dhe nga “dushmani” tjetër Turqia. Me shekuj e shkelen tokën e ARBËRIT; “askeret” e Dërgutëve, “vojnikët” e Sveti Savës e Car Lazarit, andarët grek, zhabarët italian… i´u sulën tokes sonë si llavë ujqish për ta shkyerë copë-copë. Por, ARBËRIT MBIJETUAN.

 Ruajten komb e fe secili sipas deshirës së vet ashtu si kishin lindur. Nuk mbahet mend ndonjë popull më tolerant se populli ynë te respektoj religjionin e tjeterit. Po e bejm një veshtrim kronologjik nga sunduesit e huaj që benë KRIME të papara, në popullin tonë dhe EVROPA KURVË HESHTI.

Kurrë nuk i denoi agresorin… Dergutët pesë shekuj nuk na lanë me ngrit krye edhe pse ishin denbabaden në trojet e veta ARBËRIT, u benë zot shtepie me ZOR, në shtepi të huaj. Pashallaret na quanin MILET E JO POPULL,por lanë kockat dhe mjekrat në tokat tona…

Andaret grekomdhenj benë KRIME te papara ndaj popullit SHQIPTAR ÇAM. Masakruan gra, burra,femijë shtalb,dhunuan, prenë koka foshnjash dhe luanin futboll. Bajonetat i perdoren edhe në bebet duke thithur tambel nga gjiri i krahrorit të nenës. Terë popullin e përzun me dhunë nga shtepitë dhe tokat e tyre, rruges vdiqen urie me mijera njerzë pa dallim moshe e gjinie. Sot nuk i kanë drejtat e tyre edhe varret e te pareve t´i vizitojn…

A dini mori zonjë, fati deshi qe kam lexuar se jeni e seksit femër, se Zoti te ka falut me të gjitha tiparet e nje burri, sepse do te quaja zotëri, se ne kohen e GJIN BUA SHPATËS, keta barbarë shtazarak grek, me lugë të ndryshkur nxorren sy njerzish, matnin me kilogram dhe i´a derguan Gjinit në shportë. Prapë EVROPA KURVË, u tregua gojëmbyllur…

Po serbët. Ah, serbët, Per KRIMET SERBE kunder shqiptareve do TË SHKRUAJA AQ FLETË SA DO TË MBULOHEJ E TËRË ZVICËRA. Që nga 1389, na ranë sakicë pas shpine, me hanxhar na therën si dejsh duke na prekur mish e asht. Ishin dhe mbeten mesjetar.

Ishin shumë të tmershem ME NDIHMEN E EVROPES KURVË. U TREGUAT BISHTDREDHUR TAMAN SI AJO RROSPIA MATA HARI.

 I duaretrokisnit zullumit serb, Benë krime shtazarake qe nuk i njeh bota e qytetruar. Masakra vit pas viti. Zullumqar ishin dhe mbeten. E benë BOTËN LËMSH me atentatain në Sarajevë, te Franc Ferdinantit. Pushkaxhiu ishte serb.- Ketë e dini me siguri,zonja Carla!?

Bandat vrastare serbiane me gjaksoret me të tmerrshem erdhen PER KRIME NË KOSOVË. A e dini Ju mojë QYQE MALI, se amshuret shkije DHUNUAN MBI 20.000 femëra shqiptare.

 Ndanë në dysh barkun e nenes shtatëzenë per te lidhur me kusht se çka ka brenda djalë apo vajzë.E vranë djalin e astretit duke pirë UJIN BILUR nga pusi me kovë në buzë. Bandat e Car Llazarit, Karagjorgjeviqit, krajlit vazhduan panderprerë KASAPHANËN.

Edhe në kohen e qenit plak Titos, satrapit, qe të vriste naten e të qante diten, ishte tinzar dhe i tmershem. Morri me vete nje xhelat me emrin Aleksander Rankoviq, gjakpires dhe i´a la duartë e lira, me pretekst AKSIONI I ARMEVE, dhe duke i thenë: pre shqiptare sa te mundesh dhe per çdo shqiptar të vrarë do të marrish bakshish… Mjerisht shumë shqipfoles,langoj te tyre, mbanin fotografinë e keti pisi në mur të varur ne baskinë (gozhden) 16-teshe, bile ca rrospie te tyre i thonin syreti i shokut Tito…

Mos te flas fare per MASAKRËN TIVARIT, DRENICES, GOLI OTOKUN E KAZAMATET TJERA… Dhe prap EVROPA KURVË HESHTI.

Zonja Carla del Ponte,

Me në fund, doli USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS, E UDHEQUR NGA KOMANDANTI LEGJENDAR, ADEM JASHARI QË I THA BOLL MË GJAKSOREVE SERBIAN DHE EVROPES RROSPI, SE NE DO TA MBROJM TOKEN TONË. JA TË VDESIM , JA TË RROJM.

Mbronin pragun e shtepisë, nderin, kombin, flamurin, cdo gje që eshtë e jona shqipetare… Por, kur bota e pa se UÇK-ja, ka vendosur te vdes deri te ushtari i fundit,ateherë BOTA U TRAZUA, sepse UÇK-ja BËRI LUFTË TË PASTER SI LOTI SIPAS KONVENTAVE NDERKOMBETARE, vendosi NATO, qe te perdor avionet e saj kunder regjimit gjakatar te zhupanëve dhe MERCENAREVE RUS.

Pas luftes filluan te arrestohen kriminelet e luftes, per krime. Per çudi filluan te arrestohen edhe ÇLIRIMTARET POR DOREN NË ZEMER KETË AFIJELLEK E NDIHMONIN EDHE QENT E DERIDJESHEM TË TITOS, PACIFISTET QE MILICET SERBIAN ME JA BERË AT PUNË NUK BENIN ZË FARE. BARAZONIN KRIMINELIN ME VIKTIMËN. Ketë kurthë e beri edhe vellai i madh i Serbisë, Rusia Cariste.

I lidhen edhe kosovaret dhe i derguan ne DEN HAGË, NE TRIBUNALIN NDERKOMBETAR PER KRIME LUFTE.

A nuk eshtë turp i shekullit kjo?

Zonja Carla,

Ju keni hyrë në historinë shqiptare, per perkrahjen e KRIMIEVE SERBE KUNDER KOMBIT TIM, SEPSE KENI VURË NË PESHOJË KRIMINELET ME VIKTIMEN, JUVE JU NDERSYEN SERBET OSE JU PAGUAN PER NJE GJË TË TILLË. PO SI S´JU ERDHI TURP KU THONI SE KANË MUNGUAR PROVAT. A JENI ÇOBANESH MALI TË ZERMATIT? KENI SHPIFUR, GENJYER, MASHTRUAR BOTËN. TURP!

Tani pollet edhe një marrezi tjeter: SHTEPIA E GJELBERT NË SHQIPERI. Kinse shqiptaret (UÇK-ja), kanë shitur organet e serbeve?

Ku jeni e Zoti ju marroftë!?

Edhe DICK MARTY, i ndersyer nga serbët dhe i paguar nga qarqet shoveniste serbiane. Kur jeni zenë ngushtë KERKONI NDIHMË NGA KGB-JA E MOSKËS. PERSE NUK KERKONI NGA AMERIKANËT? Në atë shtepi nuk kishte kushte as për dhi mali e lere më per operacione të tilla.

Ne shqiptarët, Ju jemi shumë mirënjohes popullit zviceran, qe na eshtë gjendur në ditet më të veshtira perhrah nesh. Por, ja që del dikush edhe nga ai popull, te tejkaloje edhe çmendurin siq jeni Ju dhe Marty, Po e shkruaj edhe një thenje domosdoshmerisht të popullit tim: “MAL PA THI NUK KA”

Ju, zonja Carla del Ponte, u niset nga shpifjet e rrenave serbo-ruse e jo nga realiteti, Ju i besuat shpifje te gabeleve te sojit Haxhi Kuçi edhe pse thote vet se eshtë ashkali. Ky gabel, Haxhi Latif Krasniqi, tani Haxhi Kuçi, i strehuar nga Serbia në Francë, ku thotë edhe tani boterisht se :

Te gjithe komandantet e UÇK-ës duhet vrarë, se nuk ka komb shqipetar, se ika nga shqiptaret, se të gjithë shqiptaret duhet futur ne një gropë dhe duhet vrarë… Nuk duhet Ju e Marti, te bazoheni ne deklarata te tilla te te sojizt te një gabeli, Ju do te duhej te bazoheni ne fakte te argumentuara. Dhe çka ndodhi më në fund?

GJYKATA NDERKOMBETARE PËR KRIME LUFTE NË DEN HAGË ME SHKRIM E ME VULË, PARA BOTES MBARË THA SE ÇLIRIMTARET E UÇK-ËS JANË TË PAFAJSHEM DHE LIROHEN NGA TË GJITHA AKUZAT. SE UÇK-JA ZHVILLOI LUFTË TË PASTER SI LOTI. AKUZAT E JUAJA SHPIFESE DHE RRENAVE TE SHKIJEVE U DOLI BOJA NJËHERË E PERGJITHMONË…

ËSHTË KOHA E FUNDIT QË JU T´I KERKONI FALJE POPULLIT TIM, OSE: TE PAKTEN PER DHUNIMET E FEMRAVE SHQIPTARE 20.000 SHIFRA VETEM ZYRTARE,SEPSE NJË ZOT E DI SE SA E SA NUK JANË LAJMRUAR NGA TURPI.

PËR NDRYSHE ZIA DHE MARREZIA DO T´JU NDJEK PAS DERI KUR TE KALBEN ESHTERAT.

Mbesim me shpresë se do ta beni.

P.S. Letrën e mbroj edhe me gjyq.

Autori eshtë i burgosur politik, i autorizuar nga UÇK-ja, ka te botuar kater libra dhe të pestin e ka perfunduar dhe eshtë kryetar dhe themelues i Shoqates Atdhetare “GRYKA E LUMËS”, që ishte dhe mbetet ne binarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…

Përvjetor: HEROI I KOMBIT MEHË RAMË UKA

RESHAT BADALLAJ 



Meha ishte nder te paret qe e kishte kuptuar se per Kosovë po fryen veriu i sertë

* Në muzgun e kesaj date Meha kthehej nga një mision tejet i rëndësishem kombëtar, për të bashkuar me një trung Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës me Lëvizjen Kombëtare për Çlirimin e Kosovës
*Meha ishte ndër burrat më të fortë të kombit dhe kishte më së shumti autoritet në ilegalitet
* I urrente pa masë tradhëtarët dhe frikacakët
*Përse heshtin ata që dikur krenoheshin me Mehën?
*Shumë shkolla, rruge, kaserma ushtarake, sheshe mbajnë emrin e këtij vigani dhe në qendër të Mitrovicës, Meha është i ngulur në Bronz, shëndrit përmendorja e Tij me dorën në kobure.
* Për nder të Mehë Ukës që kishte ditëlindje dhe u vra në dhjetor, e shkruajmë këtë shkrim, të pakten per t´ia trazuar eshtrat se dikush mendon për këtë burrë.
* Mehë Uka ka qenë dhëndrri i autorit.

(20.12.1962 - 29.12.1996)
Sot, ndalemi ne vitin 1996 dhe numrat shendrrohen ne emer. Atë ditë Kosoven e ne veçanti Shalen e Bajgores e kishte kapluar zymtësia. Atë ditë Kreshtbardha e Barelit dukej hijerendë. Hijerendë dukej edhe shtepia e Ramë Hajdin Ramës, sepse kishte marrur kumtin se Mehen ia kishte vrarë milicia serbiane diku midis fshatit Lushtë e Braboniq në jug-perendim të Mitrovices. Ndodhi kjo ne muzgun e 29 dhjetorit te vitit 1996, kur kthehej nga një mision tejet i rendesishem kombetar, bashkimin e UÇK-se dhe LKÇK-se, ne nje trung, qe Serbisë nuk i konvenonte.
Lakorja e jetes se Tij nisi ne Shalë dhe vaji i parë foshnjarak i perzierë me KRISMA PUSHKESH. Ketu midis malesh e kreshtash te thepisura te Shales se Bajgores, Meha PIU UJIN BILUR të ketyre bjeshkeve. Ketu u ushqye me MUSHTIN KOMBETAR NGA KRAHRORI I NËNË GJYLËS. Eh, ne keto vise lisat nuk pyesin sa thellet'i leshojnë rrenjet. Meha udhen e drites e nisi ne vendlindje, ndersa e vazhdoi ne Mitrovicë e Prishtinë, ku do te formohet dhe burrerohet ne periudhen ku shqiptaret e Kosoves do t´i perjetonin ngjarjet me te rendesishme ne historine e tyre te shumevuajtur, do te shprehej profesor Istrefi...
Nuk do mend se vrasja e ish te burgosurit politik, nga Shala e Bajgores eshte nje prej atyre vrasjeve me te mistershme, qe ka ngjare ne vitin 1996, ne Kosovë. Është kjo një vrasje me njeqindenjë pikëpyetje, që zgjon po kaq dilema.
Por e cila, misterin reth saj e thellon gjithnjë e me teper.
Mirepo, kush ishte Mehë Uka dhe perse, ne fakt, vdekja e Tij është kaq e mistershme per opinionin publik në Kosovë e më gjerë?
Mehë Uka ishte një i burgosur politik, femijë minatori, i cili gjatë viteve të tetëdhjeta, praktikisht, tri herë u arrestua nga UDB-ja serbe, perkatesisht nga kuislinget shqiptarë, qe sherbenin ne to. Po kaq herë u denua nga gjykata e instaluar serbe dhe per kete i mbajti me teper se nente vjete burg, duke "shetitur" prej një burgu ne burgun tjeter, prej nje kazamati ne kazamatin tjeter dhe duke i perjetuar keshtu te gjithe rrathet e ferrit serb.
Kur e mbaron vuajtjen e fundit te denimit, Mehë Ukapa e humbur elanin e tij per jetë, gjithnjë optimist dhe i pa thyeshem, shkoi ne Prishtinë per ta vazhduar fakultetin. Madje, pikerisht, Meha ishte njeri prej nismetareve te parë te themelimit te Unionit te Studenteve te Pavarur te Universitetit te Prishtines, dhe kryetar i dytë i kesaj organizate te vetme studentore ne kete Univirsitet. Mirepo, me te mbaruar shkollimin, Mehë Uka nuk do te ndaloje ne Prishtinë, por do te kthehet ne vendlindje qe te punesohet ne shkollen e atjeshme tetevjecare ne cilesinë e arsimtarit. Ç´është e verteta, Mehë Uka e kishte arsyen e plotë per t´u kthyerë ne vendlindje dhe per te vepruar atje. Dihet se fshati i tij i lindjes është nje vend blektoral ne te cilin, ashtu sikurse ne shumicen e fshatrave te tjerë te kesaj ane jetojnë minatoret e "Trepçes" te Stantergut me familjet e tyre. Ne fakt, eshtë fjala per një rajon te cilin, pas çfaredo marrveshjeje Serbia ne te gjitha projektet e parasheh si teritor te saj...
Mu per kete arsye, shtepia e Mehë Ukës per pesë-gjashtë vjet është bastisur nga milicia serbiane dhe tradhtaret shqiptare me teper se tridhjete here, dhe po aq herë Meha është derguar ne milici, ku eshtë keqtrajtuar dhe kercnuar qe te mos punojë dhe, sic shpreheshin udbashet dhe langojtë kuisling shqiptarë "qe te lere popullin rehat". Mirepo, Mehë Uka ishte i pathyeshem. Andaj, te gjitha keto edhe e shtojnë mistorizitetin mbi vrasjen e Tij ne ate natë te acartë dimri...

TRUNGU I FAMILJES SE MEHË RAMË UKËS
Legjenda e Mehë Ukës ka lindur nga vatrat familjare, sepse familja e Ukajve ka deshmuar brez pas brezi se njihet per qendresë heroike kunder te gjithë pushtuesve qe kanë dashur ta shkelin Kosoven me qizmen e okupatorit e ne veqanti kunder pushtuesve serbo-sllavë. Pra, historikisht Shala e Bajgores është një vater e qendreses se vazhdueshme kunder çdo pushtuesi e dhune. Pra, zakonisht, trimat lindin nga një trung i forte qe ka traditë kryengritese, traditë atdhetare. Dhe nga trung i fortë ka lindur familja e Mehë Ukes. Po e bejme nje veshtrim kronologjik te kesaj familje...
Bali Ukë Bajgora, ka qenë trim i rrallë që ne Shalë kishte udhehequr luften kunder pushtueseve. Trimerin e Baliut e kishte lavdruar edhe ushtia e Stambollit. Si burrë kishte qenë shumë i zhvilluar, qe i perngjante kreshnikeve te lashtesisë, qe thonë se ishte perbirë femija neper krahun e gezofit te tij.
Ukshin Ukë Bajgora, ky trim ne historinë shqiptare njihet me emrin Ukshin Kovaçica. Deri sa ishte kaçak mali, nena e Mehes i kishte gatuar gjate tere kohes sa kishte luftuar kunder çdo pushtuesi...
Edhe një Mehë tjeter, Mehë Ukë Bajgora, kishte berë kerdi ne pushtuesit serbe. Keshtuqe serbet kishin paguar para marramendse per ta vrarë Mehen...
Per Bislim Bajgoren, jane shume te paktë ata atdhetarë te cilet nuk kane lexuar, degjuar neper oda rrefime dhe kenge per kete trim me zë...
Hajdin Ukë Bajgora, babai i Ramë Ukes, gjyshi i Mehes, ra me pushkë ne dorë kunder serbeve...

MEHË UKA NISET NË UDHËN E LIRISË

"... Detyra ime do të jetë
te mos hesht,
por të mbrojë lirinë,
e të vdes para se të shoh
fundin e saj".
Bruti

Mehë Uka ne vitin 1979, ende pa i mbushur 18-të pranverat bie ne ilegalitet dhe nisë udhen e lirisë. Ne ketë vit, ende sundonte epoka e kultit të qenit plak Titos, kur shumë zeshem farkohej "vellazerim-bashkimi" me serbianet, qe shqiptareve ia kishin ngulur thiken prapa kurrizit qe kishte prekur mish e asht. Ka pasur langoje shqiptare qe fotografine e satrapit Tito e kishin te ngulur ne baskin 16-she ne murin e odave. Dhe keta tradhtare te kombit i jepnin vetes te drejt te thonin se jane te barabartë me te tjeret. Formohet ne Gjimnazin Matematikor te Prishtines një grup të rinjesh qe do te luftonte per zgjimin e ndjenjave te popullit shqiptar nga gjumi mashtrues ku i kishte vene politika titiste. Ne kete grup gjendej edhe Mehë Uka, i cili per shkak se manifestonte vullnet te pathyeshem per t´i bere rezistencë politikes gjenocidale qe aplikohej per degjenerimin dhe shtypjen e shqiptareve, tri here u ndodh prapa grilave te burgut, pa e nderprerë pa asnjë çast veprimtarinë e tij politike. Keshtu qe ne vitin 1979, Meha me shoket e grupit shperndajnë afishe me parullen kryesore: "Trepça punon-Beogradi nderton!" dhe me tekst percjelles "profesorë të nderuar, ua tregoni te verteten nxenesve!". Djelmoshat guximtarë pas nentë muajsh arrin t´i zbulojë milicia shqiptaro-serbe, e cila e rrethon shtepinë e "nacionalisteve te mitur" Dhe keshtu rrumbullakson edhe nje aksion kunder shqiptareve duke arritur te kapë terë grupin. Por, meqe ishte fjala per nje grup, sipas ligjit, " i kategorise se te mitureve" organet e SPB-se perpiqen te perdorin metoden "filtruese" Me qellim te spastrimit "te ndjenjave nacionaliste shqiptare" nga koka e ketyre djelmoshave. Kercenimet dhe keshillat qe te terhiqen nga rruga e "gabuar" nuk i japin rezultatet qe synonin organet e milicise serbiane, keshtu MEHË UKA SËRISH MERRË UDHËN KAH LIRIA!
Shperthimi i Demonstratave te vitit 1981, Mehë Ukën e zenë si maturant ne Gjimnazin Matematikor ne Prishtinë. Demonstratat liridashese (kuislinget, langojt i quanin demonstrata klunderevulucionare. Shih per ketë, nje klysh shkine me emrin Musa Prushi, keto demonstrata i quajti demonstrata famekeqe, ky klysh kurve edhe sot mbrojti ligjet serbiane duke thene se ne shtetin e tij ne Serbine okupuse nuk ka patur ligje denim me vdekje, ky nip shkau i tredhur nga amshuret e zhumpaneve e vojvodeve, per heronjte e kombit, vetem pse kane qene anetare te LPK-es, vjelle vrere. Ky zog shkine eshte i familjes se Hysen Prushit, bashkepunetorit te devotshem serbian (lexoni ne google).
Ky i paguar serbian, eshte nje korb shetites qe del me emra te ndryshem neper portale. Ne i kemi bere te fotokopjuara te gjitha shkarravinat te sojit te nje shkau qe nje dite te zere vend ne librin e ardhshem, origjinal se cka thote ai pa asnje nderhyrje...), Mehes i japin fuqi te pashtershme per t´u hudhur ne aksione. Qetesia shpirtrore Mehes iu kishte tretur qysh ne vitin e dyte te shkolles se mesme, duke i zevendesuar me ndenjat e çiltera qe shperthenin dita-dites.
Ai deshironte te shperndante mjegullen qe nje pjese te madhe te shqiptareve ua kishte verbuar sytë. Meha behej halë ne sy dhe prap e burgosin dhe denohet...
Dosjet e fshehta te Mehes pergatiteshin nga kuislinget shqiptarë. Por Mehë Uka ishte i qartë: "Do te luftojë deri ne frymen e fundit per Kosoven Republikë". Okupimi e mundonte shume Mehe Uken. Dhe, prandaj ai vazhdon serish me guxim te pashoq aktivitetin e tij per t'ia bere te qarte armikut se KOSOVA ËSHTË KOSOVË E ASSESI SERBI, sic pretendojne edhe sot qarqet shoveniste serbe...
Me 7 mars 1982, heret ne mengjes, shtepine e ketij patrioti e kishin rrethuar forca te shumeta policore serbiane dhe langoje te ndyre te kombit; 6 pjestarë te sigurimit, nje kamion milice dhe 5 inspektore. Keta langoje gjate bastisjes ia konfiskojne cdo gje shqiptare. Vendimi mbante nenshkrimin e tradhtarit te kombit, MEHMET MALIQIT, babait te Shkelzenit. Familja e Mehes njoftohet sipas vendimit nr. 71/82, se Meha eshte privuar nga liria, nenshkrimi ishte sipas zagarit, gjykatesit hetues, Rexhep Kacanikut...
Me pas Mehe Uka serish burgoset, kesaj radhe Meha arrestohet ne sherbimin ushtarak dhe vetem per shkak se pranon se eshte anetar I LEVIZJES POPULLORE TE KOSOVES DHE DENOHET ME 7 VJET BURG. Ne grupin e trathtareve te kombit qe e denuan MEHË UKËN ISHIN: HILMI ZHITIA, YMER OSAJ...
Nga vuajtjet e shumta te ketij vigani te popullit, mu kujtuan vargjet e Kadares:

Eh, burgjet e Korçes, shtatë palë shkallë,
Bir Fehim i nenes, tretur ne hapsanë.
Kush te shtron dyshekun, kush te hedh jorganë,
bir Fehim i nenes tretur ne hapsanë.

SI U VRA ISH - I BURGOSURI POLITIK MEHË UKA....???

Më 29 dhjetor 1996, Mehë Uka, familjes se tij i kishte thenë se po shkonte ne Mitrovicë, ngase i kishte disa punë atje, porse po atë natë, para darke, do te kethehej ne shtepi, sepse vajza e Mehes kishte ditelindjen. Mirëpo, askush nga anetaret e familjes se tij nuk kishte menduar se kjo do te ishte hera e fundit qe do ta shohin Mehen te gjallë dhe se ky do te ishte udhetimi i tij i fundit per ne qytetin e minatoreve.
Për habi te familjes, do te kaloje ajo natë, pastaj edhe një ditë edhe nje natë dhe një ditë dhe një natë tjeter, dhe ne diten e tretë dy milicë do te trokasin ne dyertë e familjes se Ramë Ukes ne fshatin malor ne Bajgorë. Djali i Mehes, Dardani dhe vajza Shota i kishin parë milicet - njeri i uniformuar e tjeteri civil, dhe i kishin bere zë babait te Mehes, Rames qe te dal dhe te shohë se per çfarë kishin ardhur ata milicë. Milici i uniformuar e pyet: "A je ti babai i Mehë Ukes?" Plaku Ramë e pohon ketë duke pandehur se keta do t´ia bejnë te ditur se sikur edhe shumë herë më pare se Mehen e tij e kishin ne arrest. Mirepo, kesaj here lajmi ishte i kobeshem. "Djalin tend MEHEN E KE TE VDEKUR NE MORG TE PRISHTINËS DHE MUND TE SHKONI E TA MERRNI", i kishte thenë milici serb me arragancë. "Çka paska ndodhur me birin tim Mehen" - kishte pyetur Rama, duke i quajtur me vendosmeri - "te poshter e katila" - dhe pa e shprehur dhembjen e tij para miliceve te okupatorit. "Djali te është vrarë", - i thote shkurt e troç milici i uniformuar. "Po kush e vrau djalin tim, or gjaksorë?", pyet babai trim i Mehes dhe kerkon sakicën per të BËRË HATANË...
Vellezerit e Mehes, Rasimi e Baliu me te birin dhe nje dajë i Mehes, nisen per ne Prishtinë, hynë ne morgun e spitalit per ta indentifikuar kufomen e Mehes. E marrin atë në një arkivol dhe e kthejnë, ne fshatin e lindjes ne Bajgorë. Varrimi i Mehes behet te nesermen ne Bajgorë dhe marrin pjesë bashkombasit e tij nga te gjitha viset e pushtuara shqiptare. Mirepo, dilemat megjitheketë lidhur me ate se si U VRA MEHË UKA NGELEN.
Ne fakt, lidhur me kete mund te parashtrohet vetem një pyetje e thjeshtë: "A thua se si dhe ne ç´menyrë ne atë çast dhe ne at vend u gjenden forca aq te medha policore, bile edhe me "ninxha-kapela", ne ate erresire ne mes fshatit Lushte dhe Brabaniq ne jug-perendim te Mitrovices. Kur gjaksoret e vrane Mehen, askush nuk i ndodhi pranë. Me kete rast m´u kujtuan ca fragmente nga nje kengë popullore e Shqiperisë se jugut, e kenduar, pas ngjarjeve te 1981-it ne Kosove.

Shqiptari perballë shqiptareve

Armaten e Nishit O, djemtë e Kosoves
E kishit ne shpinë
Nenat, qysh u qanë? Perballë U.D.B.-në
Kur u morri plumbi, Në zemer lirinë
Kush u ndodhej pranë??
Amanet baltë e Kosovës
Amanet po të le djalin
Ma mori plumbi i mizorit
Nëna s´di ku e ka varrin.

Mehë Uka pas vetes la bashkeshorten RESMIE BADALLAJ - UKA, djalin Dardanin, vajzat; Shoten dhe Arten dhe tre muaj pas vrasjes lindi DJALI QE E PAGEZUAN MEHË. Pra, NUK MBETI SOFRA THATË.

I LEHTË I QOFTË DHEU I SHQIPËRISË MËMË!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...