2013-03-06

Mediet serbe: Thaçi ra në dashuri në bashkëpunëtoren e Daçiçit ?!


Hashim Thaçi në mes të negociatave të vështira në Bruksel ra në lidhje me Tijana Vasilijevicin, përkthyesen e kryeministrit serb Ivica Daçiç, ka shkruar sot gazeta “Kurir” e cila ka dalur me nje titull sensacional: "Thaçi ra në dashuri në bashkëpunëtoren e Daçiqit!" ("Taci se zaljubio u Dacicevu saradnicu!").

Pavarësisht nga graviteti dhe seriozitetin e negociatave kryeministrit serb Ivica Daçiq dhe atij kosovar Hashim Thaçi në Bruksel nën kontrollin e Lartë të përfaqësues së BE-së Ketrin Eshton, duket se përfaqësuesit zhvilluan një takimi në një atmosferë kogja të mirë.

Të paktën sa i përket Thaçit, i cili në takimin prej katër orësh me foto mezi i largojke sytë zonjës në xhaketë të kuqe Tiajnës, ulur pranë Daçiqit, ka shrkuar në vazhdim gazeta serbe, duke shtura se “kryeministri serb u fokusuar në temë, derisa Thaçi ishte duke i kushtuar vëmendje bashkëpunëtores Tijana i cili vazhdimisht qeshte me dashuri”, transmeton "Presheva Jonë".

“Megjithatë, Tijana e diplomuar në filologji në gjuhët skandinave, e cila është përkthyese e përsosur i gjuhës angleze, është e martuar dhe nuk ka treguar simpati me Thaçin.” ka shtuar gazeta në fjalë.






Shkrimi i lartpërmendur duket më shumë sencacional se sa diçka e vërtetë. Shkrimi senzacional me këtë “lidhje” me Tijanën, bashkëpuntërorne Daçiqit, veç përpjekjeve për ta komprometuar kryeministrin kosovar, duket më shumë se gazetarët serbë duan t’i bëjnë shoqni një afere të mëparshme të Daçiqit, implikimin e tij me një femër që ja kishte hapur sytë asaj, kur ajo para tij i kishte hapur këmbët (pa brekë) në studio.


Tači se zaljubio u Dačićevu saradnicu!


POLITIKA, Autor: Biljana Bojić

Hašimu Tačiju usred teških pregovora u Briselu za oko zapala Tijana Vasilijević Damjanović, prevodilac srpskog premijera Ivice Dačića


BEOGRAD - Izgubljen u prevodu.

Uprkos težini i ozbiljnosti pregovora srpskog premijera Ivice Dačića i Hašima Tačija u Briselu pod kontrolom visoke predstavnice EU Ketrin Ešton, sastanak je, izgleda, protekao u odličnoj atmosferi. Bar što se tiče Tačija, koji je odlepio za Tijanom Vasilijević Damjanović, prevodiocem premijera Dačića. O tome svedoče fotografije sa četvoročasovnog sastanka, tokom kojeg Tači nije skidao pogled sa dame u crvenom sakou, koja je sedela tik uz Dačića.
Thaci Lumnije from his marriage to a son
Dok je srpski premijer bio koncentrisan na temu, Tači je pažnju usmerio ka Dačićevoj saradnici i sve vreme se zaljubljeno smeškao.

Međutim, Tijana, diplomirani filolog skandinavskih jezika, koja je i perfektan prevodilac za engleski jezik, udata je i nije pokazala simpatije prema Tačiju.
- Posao prevodioca premijera i ministra unutrašnjih poslova izuzetno je odgovoran, ali, priznajem, i zanimljiv. U maju 2009. zaposlila sam se u kabinetu ministra i već od prvog dana počela da prevodim. Velika mi je čast što sam u prilici da radim za šefa kao što je Ivica Dačić - izjavila je ranije Tijana i priznala da je najznačajniji događaj u njenoj karijeri prevodioca susret s Hašimom Tačijem u Briselu.

- Imala sam zaista osećaj velike odgovornosti, kao i dozu pozitivne treme, poput one pred neki važan ispit.
Hašim Tači je, inače, oženjen Lumnijom i ima sina.

Thaci during negotiations merkao Tijan
Tači za vreme pregovora merkao Tijanu

Tači iz braka sa Lumnijom ima sina
Kosovo tužilo Srbiju
Hashim Thaci, Vasilijević Tijana Damjanovic, Dačićeva associate, Ivica Dacic, measures
Kosovske vlasti su pre dijaloga u Briselu predale visokoj predstavnici EU Ketrin Ešton dokument koji, kako prenosi prištinski Zeri, opisuje policijsko prisustvo Srbije na severu Kosova.
- Verujem da je ovaj dokument bio dovoljan da ubedi Srbiju da treba da ih ukloni s teritorije Republike Kosovo - rekao je zamenik kosovskog premijera Hajredin Kuči. Hašim Tači je, nakon prekjučerašnjih razgovora u Briselu, rekao da je postignut usmeni dogovor o povlačenju tih struktura. Premijer Ivica Dačić je, međutim, kazao da takvog dogovora nije bilo jer Srbija nema bezbednosne strukture na Kosovu.

http://www.kurir-info.rs/taci-se-zaljubio-u-dacicevu-saradnicu-clanak-681207

2013-03-05

LETËR VËLLAIT TË IDEALEVE TONA ÇLIRIMTARE!





Shkruan: Fadil SHYTI

Vëlla i dashur Bruqi!

Të falënderoj thellësisht nga zemra për kujdesin që po tregon ndaj meje, duke m´i dërguar këto shkrime kaq me vlera të larta shqiptare dhe burrërore!

Me sa më kujtohet kështu ka thënë i madhi mendimtar dhe atdhetar, Ukshin Hoti për "dhuratën" që duhet ofruar armiqve dhe horrave shqipfolës, për faktin se ka kaluar ca kohë që e kam lexuar diku në shkrimet e tij, apo në gazetën e tij famëmadhe, “Demokracia Autentike” (“DEA”), që doli në disa numra në fillim të viteve 90-ta, prandaj, më lejoni ta parafrazoj:
”Kur disa "njerëz" nuk marrin vesh me gjuhën e arsyes e të bindjes e mirë është edhe kallashi". (Ukshin Hoti)
Sikur të veprohej me kohë kundër horrave politikë të cilat arritën deri aty. që jo vetëm ta rrjepin Shqipërinë Natyrore duke ia zhvatur pasuritë e saj jo vetëm natyrore, por duke ia rrënuar pamëshirshëm edhe pasuritë shpirtërore, tani po bëjnë "eksperimente" që duke e pranuar një Paketë-Raketë, si ajo e Ahtisarit, qeveritarët e Shqipërisë Natyrore, janë bërë përkrahësit e një tragjedie të re (që po ia përgatitë Evropa Plakë, me kostume të reja, "demokratike" në bashkëpunim me Serbinë), kjo tragjedi e re historike, e cila kombit tonë do t´i kushtojë tepër shtrenjtë.
Këta bukëshkalë nuk do të arrinin dot deri në majat më të pista sikur të mos i kishin edhe përkrahësit e tyre shkretanë që sot i drejtojnë mediat e shkruara dhe elektronike; ata/ato marrin përfitime të majme, bile dhe janë majmur si derrat, këta zezanë po shohin edhe ëndrra "pushtetore" prandaj i shërbejnë një politike reaksionare mizore.
Ata/ato, marrin përfitime të kënaqshme duke i ndarë "kockat" me padronët e tyre të brendshëm dhe të jashtëm.
Këta sejmenë të pashallarëve të kaltër nuk ndalen së llomotituri se "Kosova po e fiton pavarësinë", "Kosova po integrohet në Evropë" hiq se kanë dert se po e pengojnë të RIBASHKOHET me Shqipërinë, pra me pjesën e trupit të saj, për ta përgatitur terrenin jo rrallë po injorohen dhe po fyhen dhe maltretohen atdhetarët e mëdhenj si Adem Demaçi e Albin Kurti me bashkëveprimtarë, vetëm se po i shërbejnë çështjes së drejtësisë dhe të lirisë.
Faqet e gazetave dhe ekraneve të tyre televizive janë mbushur plotë me koka "krerësh" dogmatik që ardhmërisë së ndritur të Kosovës po i thonë STOP, herë me mashtrime e dhunë.
Burgosja e Albinit të madh dhe maltretimet që po u bëhen djelmoshave dhe cucave të Kosovës Kreshnike, flet mjaft...
Tani, dhuna mbi veprimtarët e Lëvizjes Vetëvendosje u shtri dhe jashtë trojeve shqiptare; ajo filloi nga Rumania e cila pasi policia e saj vrastare nën uniformën unmikase na i vrau bijtë tanë, tani në bashkëpunim me qarqet armike greke po na i e maltreton dhe fizikisht njërën nga cucat tona, e cila pandërprerë po i demaskon fuqishëm planet armike dhe të puthadorëve të tyre shqipfolës - Monën Kreshnike.
Përkundër faktit se pandalshëm ata po marrin porosi, këshilla, paralajmërime për humnerat që po na hapen si komb, qorrë-memecët e tërbuar nga ethet e pasurisë të mbuluara me veladonë krimesh dhe turpesh as që denjojnë të shohin as të dëgjojnë për fatkeqësinë që po i përgatisin kombit.
Prandaj, duke u nisur nga aspekti hotian, konsideroj se këtyre nuk u mjafton vetëm një gotë ujë syve, e pastaj një shuplakë, (siç u detyrua të bënte burri i dheut të shqipeve, Abdullah Zeneli), duke e qëlluar urithin e lëvizjes çlirimtare, Mehmet Krajën, por këta meritojnë të dërgohen në ferrin dantesk, për t´ia rikthyer sa më parë, nderin Shqipërisë sonë Natyrore.

Vëlla i dashur Bruqi!

Ju përshëndes nga zemra, ty dhe kush e meriton respektin atdhetar, pa e harruar me këtë rast mikun tonë të nderuar, trimin Abdullah Zeneli.
Populli ynë thotë: "dora e të xhymertit (dorëlirit) dhe pushka e trimit, nuk ndalen kurrë"! Uroj, të jetë ashtu përjetësisht!
Deri në fitoren e madhe të RIBASHKIMIT TË SHQIPËRISË NATYRORE.

Qafime vëllazërore!

Suedi, 28 maj 2007

“Letërsia si ‘aksion’ komunikimi” -


Nga: Rajmonda Maleçka



Një libër kritik për krijimtarinë e shkrimtarit 


Flori Bruqi


                   Flori Bruqi
Flori Bruqi është njëri nga shkrimtarët që ka shkruar njërën nga letërsitë më interesante në Kosovë, veçanërisht në prerjen kohore të viteve 90-të e në vazhdim, me çfarë është bërë prezent një nga zhvillimet më të rëndësishme jo vetëm për Kosovën, por të gjithë Ballkanin. Në problematikën historike, etnologjike, diplomatike e emblemuar nga të gjithë analistët historik dhe ato të kohëve të vona si “nyja gordiane e Ballkanit”, letërsia e Flori Bruqit është interesante dhe e elementuar si letërsi bashkëkohore me të gjithë problematikën e saj qoftë ajo brenda letrare dhe ajo jashtë letrare.
Një korpus romanesh, të cilët në librin kritik që pritet të botohet në Tiranë së shpejti, vlerësohen si detaje të realitetit shqiptar, në kushtet e një klime kolonialiste, hedhin dritë të mjaftueshme në prerjet historike të një populli të sakrifikuar dhe të kryqëzuar për një çështje të hershme dhe hyjnore. Të gjithë konfliktet hyjnore kanë në themelin e vet raportet me lirinë. Flori Bruqi ndihmon në “paradigmën” për ta kuptuar “legjendën e mbijetesës”, gjithashtu dhe atë temën biblike të dhimbjes.
Raportet që letërsitë kanë me popujt dhe tokën në të cilën ato kanë gjetur rrënjët e fjalëve dhe të mendimeve, të kujtesës dhe të nevojës për të ditur se kush është atdheu, liria, njerëzit e lashtë dhe njerëzit e lirisë, kanë prodhuar gjithmonë letërsi që ju kanë rezistuar kohërave.

Një letërsi është e mirë, është nënprodukt i një realiteti të madh njerëzorë, kryesisht nga ky raport dhe nga jetëgjatësia që ajo i ka programuar vetes. Pjesa më e madhe e letërsisë së shkruar në Kosovë, veçmas nga gjysmë e dytë e shekullit që sapo lamë pas, është ndërtuar përmes një raporti ekzistencial i elementuar në subjekte, ngjarje, personazhe dhe struktura të shkëlqyera vertikale dhe horizontale me çfarë krijuesit e Kosovës i kanë bërë shërbimin kulturës shpirtërore dhe asaj të kujtesës kolektive, duke qenë e orientuar shpirtërisht.

Ekzistencializmi është një konsekuencë e njohur për të jetuar, i cili është shfaqur dhe e ka pjesëtuar veten në letërsinë artistike më shumë se sa në shumë fusha të tjera të dijes dhe të filozofisë. Tek shqiptarët ky lloj raporti ka qenë shumë më herët se sa Hajdegeri të shpallte doktrinën e ekzistencializmit. Nëpër prerjet e këtij ekzistencializmi, shkrimtari Flori Bruqi ka arritur t’i “shkulë” kohës shumë personazh të tipizuar mrekullisht, shumë ngjarje me të cilat i bëjnë prezent epokën,protagonizmin historik, të cilat janë elementë të dukshëm të procesit letrarë.

Studimi kritik për krijimtarinë artistike të Flori Bruqit e karakterizon autorin si një krijues unik në kushtet e një letërsie të re dhe specifike, e cila u shkrua në Kosovë në rrethanat e një kompleksi totalitaro-kolonial, e cila ishte e kushtëzuar të ishte me një simbolikë të qëndrueshme, por të realizonte një komunikim real. Në kohët totalitare dhe ato që inspirohen prej tij, apo janë nënprodukt i tij, komunikimi ka një rëndësi të madhe, i cili lidhet me strategjinë e mbijetesës. Kosova, të paktën për një shekull është kushtëzuar për mbijetesën e saj, pasi mbi të njëri nga kundërshtarët e saj të vjetër praktikoi mbi të gjenocidin, etnocidin dhe shfarosjen e zhdukjes në masë.
a. Letërsitë si prerje të kohërave
Studimi kritik për krijimtarinë e Flori Bruqit si shkrimtarë merr në konsideratë romanet e tij të cilët nyjëtojnë kohët më emblematike të Kosovës. Bruqi ka arritur të sjellë personazhe, realitete njerëzore, situata, ambiente dhe klimë shpirtërore autoktone, të cilat bëhen të kapshme nga të gjithë kategoritë e lexuesit. Letërsia ka një qëllim të njohur, ajo synon të realizojë një komunikim sa më të gjerësishëm dhe sa më selektiv. Marrëdhënia që letërsia krijon me lexuesin është më e shtrirë dhe më e gjerësishme se sa njoftimi që përcjellin llojet e tjera të komunikimit, dhe të letërsisë dokumentare apo dhe asaj historike.

Bruqi arrin të krijojë një raport kompleks të të gjithë llojeve të komunikimit me kohën, njerëzit, relacionet e nevojshme të shoqërisë në saj të tipave, karaktereve, ngjarjeve dhe të lëndës letrare, aq më tepër të gjinisë së romanit, duke e shndërruar të në “aksion”. “Aksioni” i komunikimit, kryesisht përmes një letërsie të ngjarjeve të hapura dhe të përjetuara, ka përmbushur njërin nga kushtet më sendërtare të letërsisë artistike, duke qenë njëra nga pasqyra më besnike ku njerëzit kanë parë fytyrën e vet dhe historia ka shtuar faqet e librit të saj të madh të etnisë, kombit dhe të autoktonitetit të tij.

Romanet dhe krijimtaria artistike e Flori Bruqit, sjell prerjet kohore të zhvillimeve të fund-shekullit të kaluar kryesisht, në një realitet të kushtëzuar njerëzore, ku duken hapur marrëdhëniet koloniale të kolonizatorit si sundues i egër dhe i papërmbajtshëm në egërsinë e vet dhe të një realiteti njerëzorë, i cili i referohet thelbit të tij që nga lashtësia deri në ditët tona. Drama dhe personazhet, aksioni i ngjarjeve dhe definicionet psikologjike, të cilët tipizojnë zhvillimet sociale dhe historike të asaj ku merren dhe autori e gjen lëndën letrare, janë si dukuria e formimit të ortekëve që zmadhohet dhe marrin fuqi në rrugëtimin e vet. Bruqi kujdeset t’i ruajë konvencionet e kohës së tij dhe të personazheve të tij.

b. Letërsitë si vazhdimësi historike
Çështjet kombëtare kanë rrënjë të thella në problematikën e tyre për t’u bërë letërsi për arsyen e njohur të tyre. Letërsia artistike i ruan ngjarjet historike ndryshe arkivave, ndryshe dokumenteve historike, ndryshe historisë, ndryshe kronikave dhe ndryshe gjithë llojeve të tjera të kujtesës. Letërsia artistike i mbush me gjak dhe shpirt ngjarjet historike, i mban ashtu dhe i ruan po ashtu. Letërsia artistike i ka kodet komunikatave më të gjerësishme dhe më shpirtërore se sa të gjithë zejet e tjera të kujtesës dhe të revokimit njerëzor. Letërsia artistike nuk i konservon as ngjarjet historike, as ato njerëzore, as dhe personazhet e tyre, përkundrazi ajo arrin t’i bëjë pjesë të konvergjencave të zhvillimeve.

Personazhet e njohur dhe real të Shekspirit të madh, historia i ka fosilizuar, i ka konservuar deri në gjendje bazike, ndërsa shkrimtari i madh përmes letërsisë i ka sjellë ato në marrëdhënie me të gjithë kohët, pavarësisht sa të zhvilluara dhe të avancuara ata kanë qenë krahasimisht me kohën e personazheve real, prej të cilëve Shekspiri e mori “tharmin” e tyre.
Thuajse 10 romanet e Flori Bruqit dhe libri më i mirë i tij, “Guxim shqiptar”, i cili është ndërtuar si një organizëm unik, me marrëdhënie dhe kumte vertikale, horizontale dhe diagonale, dhe që është një libër për të gjithë, përbëjnë një realitet të veçantë letrarë, qoftë për tematikën po ashtu dhe për profilin letrarë që autori ka paraqitur. Dhe kjo është kaq e vërtetë, sa të zë shumë pak kohë fizike ta absorbosh në leximin e parë këtë lloj krijimtarie, por është ndryshe kur atë kërkon ta zotërosh.

Shkrimtari Flori Bruqi përmbush parimin themelorë të letërsisë si krijim, pasi ajo (letërsia artistike) nuk e përkufizon kohën që zë brenda vetes, por e pasqyron atë përmes zgjedhjes dhe seleksionimit të ngjarjeve, personazheve tipik dhe e bën të
komunikueshme me të gjithë kohët. Kjo sjellje elitare dhe e zgjedhur i bashkëngjitet dhe përvetësohet
c. Metafora ekzistenciale e jetës
Duket se Flori Bruqi është një shkrimtar, i cili arrin ta gjejë letërsinë dhe gjendjen e tij krijuese, qoftë në një realitet në të cilin flitet për vdekjen, pritet vdekja, dhe, ku të gjithë lajmet që shkojnë e vijnë kanë të bëjnë po me vdekjen. Baladat e vjetra dhe ato të reja qoftë dhe për ta mundur vdekjen, kanë qenë dhe do të jenë më tragjiket në historinë e njerëzimin. Epi i Gilgameshit duket se i ka thënë të gjitha që nga koha kur ai u krijua dhe deri sot.
Ka kërkuar dhe ka gjetur personazhe, të cilët kanë plotësuar kapacitetin real dhe atë përtej vetës, që shkrimtari i ka bërë pjesë të një pune, frytet e të cilës jetojnë gjatë. Jetojnë më shumë se një shtëpi, më shumë se një mundim, më shumë se të gjithë gjërat e tjera më të sofistikuara, që njerëzimi është përpjekur dhe ka luftuar ta “mbajë” kohën, ta sundojë atë.

Koha nuk mund të sundohet kurrë, ajo zotërohet dhe të gjithë këtë e kanë bërë shkrimtari me letërsinë, që nga kohët antike deri sot. Letërsia e mirë e “mban” kohën, ajo e merr atë mbi shpinë, siç mund të marrësh mbi shpinën e devesë dhe një shtëpi, e përcjell nga koha në kohë. Asnjë teknologji tjetër sado e sofistikuar të ketë qenë ajo nuk ka arritur ta bëjë këtë, përveçse letërsia dhe shkrimtari.


Shkrimtari Flori Bruqi ka kërkuar ngjarje dhe ato i ka gjetur në jetën e njerëzve të tij, në jetën e armiqve të historisë dhe të popullit të tij. Ka qenë një ngjarje që ka shëtitur nëpër të gjithë rrugët e vendit të tij, nëpër rrugët e fisit të tij, prag më prag shtëpie. Ai, shkrimtari është nxënë me atë ngjarje, është rritur dhe pjekur me të. Një pjesë të saj e ka marrë në shpinë si ajo deveja nëpër shkretëtirë, një pjesë tjetër e ka “bërë” burrëri për ta përballuar jetën.

E gjithë krijimtaria e Flori Bruqit është një mega-metaforë e ndërtuar “metonimikisht” në raportet e njeriut me njerëzit dhe e qëndresës me ekzistencën. Studimi kritik mbi krijimtarinë e Flori Bruqit arrin ta elementojë të gjithë strukturën artistike të cilës i “perimetrohet” dukshëm ç’e ka motivuar atë dhe pse ka qenë e tillë. Krijimtaritë universale vijnë përmes thjeshtësisë së vet, por e mbajnë të tillë temat universale, për të cilat njerëzimi ka pasur, ka dhe sot do të ketë përjetësisht nevojë. Studimi kritik për krijimtarinë e Flori Bruqit prek dhe çështjet e tjera të letërsisë që është shkruar dhe po shkruhet në Kosovë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...