Shkruan: Fadil SHYTI Vëlla i dashur Bruqi! Të falënderoj thellësisht nga zemra për kujdesin që po tregon ndaj meje, duke m´i dërguar këto shkrime kaq me vlera të larta shqiptare dhe burrërore! Me sa më kujtohet kështu ka thënë i madhi mendimtar dhe atdhetar, Ukshin Hoti për "dhuratën" që duhet ofruar armiqve dhe horrave shqipfolës, për faktin se ka kaluar ca kohë që e kam lexuar diku në shkrimet e tij, apo në gazetën e tij famëmadhe, “Demokracia Autentike” (“DEA”), që doli në disa numra në fillim të viteve 90-ta, prandaj, më lejoni ta parafrazoj: ”Kur disa "njerëz" nuk marrin vesh me gjuhën e arsyes e të bindjes e mirë është edhe kallashi". (Ukshin Hoti) Sikur të veprohej me kohë kundër horrave politikë të cilat arritën deri aty. që jo vetëm ta rrjepin Shqipërinë Natyrore duke ia zhvatur pasuritë e saj jo vetëm natyrore, por duke ia rrënuar pamëshirshëm edhe pasuritë shpirtërore, tani po bëjnë "eksperimente" që duke e pranuar një Paketë-Raketë, si ajo e Ahtisarit, qeveritarët e Shqipërisë Natyrore, janë bërë përkrahësit e një tragjedie të re (që po ia përgatitë Evropa Plakë, me kostume të reja, "demokratike" në bashkëpunim me Serbinë), kjo tragjedi e re historike, e cila kombit tonë do t´i kushtojë tepër shtrenjtë. Këta bukëshkalë nuk do të arrinin dot deri në majat më të pista sikur të mos i kishin edhe përkrahësit e tyre shkretanë që sot i drejtojnë mediat e shkruara dhe elektronike; ata/ato marrin përfitime të majme, bile dhe janë majmur si derrat, këta zezanë po shohin edhe ëndrra "pushtetore" prandaj i shërbejnë një politike reaksionare mizore. Ata/ato, marrin përfitime të kënaqshme duke i ndarë "kockat" me padronët e tyre të brendshëm dhe të jashtëm. Këta sejmenë të pashallarëve të kaltër nuk ndalen së llomotituri se "Kosova po e fiton pavarësinë", "Kosova po integrohet në Evropë" hiq se kanë dert se po e pengojnë të RIBASHKOHET me Shqipërinë, pra me pjesën e trupit të saj, për ta përgatitur terrenin jo rrallë po injorohen dhe po fyhen dhe maltretohen atdhetarët e mëdhenj si Adem Demaçi e Albin Kurti me bashkëveprimtarë, vetëm se po i shërbejnë çështjes së drejtësisë dhe të lirisë. Faqet e gazetave dhe ekraneve të tyre televizive janë mbushur plotë me koka "krerësh" dogmatik që ardhmërisë së ndritur të Kosovës po i thonë STOP, herë me mashtrime e dhunë. Burgosja e Albinit të madh dhe maltretimet që po u bëhen djelmoshave dhe cucave të Kosovës Kreshnike, flet mjaft... Tani, dhuna mbi veprimtarët e Lëvizjes Vetëvendosje u shtri dhe jashtë trojeve shqiptare; ajo filloi nga Rumania e cila pasi policia e saj vrastare nën uniformën unmikase na i vrau bijtë tanë, tani në bashkëpunim me qarqet armike greke po na i e maltreton dhe fizikisht njërën nga cucat tona, e cila pandërprerë po i demaskon fuqishëm planet armike dhe të puthadorëve të tyre shqipfolës - Monën Kreshnike. Përkundër faktit se pandalshëm ata po marrin porosi, këshilla, paralajmërime për humnerat që po na hapen si komb, qorrë-memecët e tërbuar nga ethet e pasurisë të mbuluara me veladonë krimesh dhe turpesh as që denjojnë të shohin as të dëgjojnë për fatkeqësinë që po i përgatisin kombit. Prandaj, duke u nisur nga aspekti hotian, konsideroj se këtyre nuk u mjafton vetëm një gotë ujë syve, e pastaj një shuplakë, (siç u detyrua të bënte burri i dheut të shqipeve, Abdullah Zeneli), duke e qëlluar urithin e lëvizjes çlirimtare, Mehmet Krajën, por këta meritojnë të dërgohen në ferrin dantesk, për t´ia rikthyer sa më parë, nderin Shqipërisë sonë Natyrore. Vëlla i dashur Bruqi! Ju përshëndes nga zemra, ty dhe kush e meriton respektin atdhetar, pa e harruar me këtë rast mikun tonë të nderuar, trimin Abdullah Zeneli. Populli ynë thotë: "dora e të xhymertit (dorëlirit) dhe pushka e trimit, nuk ndalen kurrë"! Uroj, të jetë ashtu përjetësisht! Deri në fitoren e madhe të RIBASHKIMIT TË SHQIPËRISË NATYRORE. Qafime vëllazërore! Suedi, 28 maj 2007 |
Agjencioni floripress.blogspot.com
2013/03/05
LETËR VËLLAIT TË IDEALEVE TONA ÇLIRIMTARE!
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit
Historiaani Prof.dr.Shkodran Cenë Imeraj Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...
-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Search inside image Shkruan Akademik prof.dr.Flori Bruqi, PHD Search inside image Pak biografi për t’mos ju ardhtë mërzi…. Search inside ...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
Kërko brenda në imazh Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme Haki Taha, u lind n...
-
Shkruan Akademik Flori Bruqi, PHD. Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...
-
Organizatorët e protestave antiqeveritare në Serbi kërkuan nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që të paraqesë planin e tij për Kosovën ...
-
Shkruan Akademik Prof. Dr. Flori Bruqi, PHD AAAS. Në Arkivin Qendror të Shtetit, Tiranë, në Fondin 144 – Koleksioni i hartav...
-
Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...
-
Kush është Koço Kokëdhima ? Koço Kokëdhima nga Qeparoi i Himarës është njëri ndër biznesmenët më të pasur dhe të suksesshëm në...
No comments:
Post a Comment