2013-03-04

Fotografitë e publikuara nga takimi i sotëm mes kryeministrave Hashim Thaçit e Ivica Daçiqit në Bruksel tregojnë për një dallim të madh në tavolinë



Fotografitë e publikuara nga takimi i sotëm mes kryeministrave Hashim Thaçit e Ivica Daçiqit në Bruksel tregojnë për një dallim të madh në tavolinë. 

Fotografitë janë shpërndarë në rrjetet sociale dhe të gjithë vërejtur të njëjtën gjë, mungesën e dokumenteve ose fletoreve të shënimeve në tavolinë të ekipit të Kosovës.

Për dallim prej Thaçit dhe Shalës, kryeministri serb duket se është i përgatitur mirë për kërkesa. Përpara në tavolinën e tij shihen dokumente si dhe laps. Po ashtu tek baronesha Ashton.

Disa prej komentuesve e kanë përshkruar foton duke riaktualizuar thënien e famshme: “Budallai mban mend, i mençuri shkruan”.
Ka përfunduar raundi i gjashtë i bisedimeve ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, bisedime këto që për qëllim kanë normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

RTV21 raportin se as në këtë takim nuk është arritur ndonjë marrveshje konkrete, ndërsa Kryeministri Thaçi ka deklaruar se është arritur marrëveshje verable për shpërbërjen e strukturave të sigurisë në veri të Kosovës.

Ai tha se është biseduar edhe për asosacionin e komunave me serbë, por që sipas Thaçit, ato nuk do të kenë kompetenca legjislative apo ekzekutive. Takimi i ardhshëm mbahet më 20 mars.

Kocijançiq: Bisedimet janë në një fazë vendimtare

Dialogu në mes të kryministrave të Kosovës dhe Serbisë, është në fazën më vendimtare dhe se të dyja palët duhet të jenë më konstruktiv që të arrihen marrëveshje.

Kështu ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Maja Kocijançiq, zëdhënësja e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

“Është e qartë se cilët do të jenë hapat e mëtutjeshëm. Nuk kemi edhe shumë kohë , për këtë janë në dijeni edhe kryeministrat. Është duke u punuar që të arrihet deri të një progres”, ka thënë Kocijançiq, duke shtuar se edhe përkundër kësaj, është e vështirë të dihet se kur ky dialog do të mund të përfundojë.

Ajo ka shtuar se të gjitha marrëveshjet e arritura dhe ato që do të arrihen, janë në pajtim me qëndrimin e të dyja palëve.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...