2013-03-04

Sali Berisha takon Hashim Thaçin: Pakt për shtetësinë, jo për vizat

thaci berisha
Kryeministri priti në një takim homologun e tij kosovar Hashim Thaçi

Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar dje një takim homologun e tij kosovar Hashin Thaçi. Në një konferencë të përbashkët, pas takimit të dy kryeministrat zbardhën përpara mediave temat për të cilat folën gjatë këtij takimi.
Kryeministri Berisha
Në fjalën e tij kryeministri Berisha tha se informoi homologun e tij kosovar për përpjekjet e qeverisë së tij për një proces zgjedhor të ndershëm e të lirë. Më pas kreu i ekzekutivit u ndal tek marrëveshja e premtuar për shtetësinë shqiptare për qytetarët e Kosovës. Sipas kryeministrit për sa i përket kësaj çështjeje duhen saktësuar disa pika, kryesisht ajo për sa u përket vizave. “Lidhur me vizat duhet të bëj një saktësi. Për qytetarët e Kosovës qëndrimi është njësoj. Kjo do zgjidhet me një marrëveshje me qeverinë e Kosovës në një kohë të përshtatshme. Natyrisht është interesi kombëtar i shqiptarëve, qëllimi kryesor. Por nuk duhet, këtej negociojnë kosovarët me Brukselin me vizat këtej t’u them unë hajde se ua zgjidh unë. Kjo nuk mund të ndodhë. Dëshira ime është nesër që t’ju akordoj lëvizjen e lirë, por hapa të cilat ndërhyjnë në një proces si ai me Brukselin, këto nuk mund të ndodhin nga Shqipëria”, tha Berisha. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi për sa i përket çështjeve të vizave tha se Kosova është në rrugën e sigurt për të ardhmen evropiane, porse vonesa po ndodh padrejtësisht nga Brukseli. “Kthehem nga Brukseli dhe Kosova them me bindje është në rrugën e sigurt për të ardhmen evropiane. E kam ritheksuar se Kosova para dy vitesh ka kërkuar liberalizimin e vizave. Por duhet të them përsëri se vonesa për liberalizimin e vizave po ndodh padrejtësisht nga mosuniteti i vendeve të BE. Por i mirëpresim të gjitha kriteret e tjera që po vijnë, të gjitha obligimet që bëhen para saj. Në Kosovë ekziston një unitet i gjerë politik qytetar për liberalizimin e vizave”, deklaroi Thaçi.
(Renato Dauti)

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...