I dashur Flori,
Jam shume i ndikuar nga vepra dhe akti final i Adem Jasharit.Keshtu, ju lutem te gjykoni propozimin tim ne vazhdim, dhe ne se e shihni te arsyeshme, provoni te shfrytezoni reputacionin tuaj persa parashtroj une ketu.
Mendoj qe permendore e vecante per Adem Jasharin do te ishte qe te botohej, ne emer te Kuvendit te Kosoves, nje flete -palosje apo broshure e ilustruar kushtuar kesaj ngjarje me rendsi kombetare. Mendoj qe ky botim te mbante edhe nje nentitull " Bese e shqiptarit eshte shqiptari".
Brenda te shkruhet edhe nje paragraf per rolin, madheshtine dhe vyrtytin e Beses ne lidhje me ngjarjen.
Miqsisht te fala
Prof.dr.sc.Vedat Shehu
Tirane,8 mars 2013
Kuvendi i Kosovës mbajti të enjten një seancë për nderë të 15 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në këtë seancë u tha se rasti i flijimit të Familjes Jashari është unik në botë dhe si i tillë duhet kujtuar dhe ruajtur në vlerat më të larta të shtetit.
Seanca e Kuvendit të Kosovës në nderim të Epopesë së UÇK-së filloi me intonimin e himnit të Kosovës.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, i cili është edhe iniciues i kësaj seance tha se ky Kuvend dhe deputetët e kanë për obligim që të përulen me respekt për Epopenë e Jasharajëve në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars.
Selimi në Ditën e Mësuesit kujtoi edhe Shaban Jasharin, duke çmuar punën e tij.
Ai ka thënë se rasti i flijimit të Familjes Jashari është unik në botë dhe si i tillë duhet kujtuar dhe ruajtur në vlerat më të larta të shtetit, pasi ata janë realizuesit e lirisë.
“Sot, në 15 vjetorin e kësaj ngjarje të përmasave legjendare të sakrificës deri në flijim për lirinë e vendit, le të përpiqemi edhe njëherë ta kujtojmë porosinë e atyre që ranë të vetëdijshëm se mbi rëniet e tyre do të ringrihej liria e kombit. Kuvendi i Kosovës, sot po e bën një detyrë, detyre e cila i takoi ta bënte dhe duhet ta bëjë çdo vit, gjithmonë dhe pandërprerë, të përkulet para gjakut të dëshmorëve të atdheut dhe para sakrificave të të rënëve për Liri”, tha Selimi.
“Popujt dhe kombet kanë historitë e tyre, popujt dhe kombet luftuan dhe vazhdojnë të luftojnë ende për liri. Në historitë e tyre, kombet kanë bërë sakrifica të mëdha për liri. Por nuk ka komb në botë ta ketë një Adem Jashar ashtu siç e ka kombi ynë. Nuk ka komb në botë të ketë një Familje Jashari, siç e ka kombi ynë. Një diplomat, kur e pa Prekazin pat thënë: ‘po të ekzistonte çmimi Nobel për luftë, ai do t’i takonte Adem Jasharit…’ Ndoshta nuk ka çmim Nobel për luftën, por çmimin e lirisë, çmimin e luftës për liri Adem Jashari ia dhuroi kombit të vet”, u shpreh deputeti Selimi, shkruan Telegrafi.
Deputeti i Vetëvendosjes lexoi në seancën e Kuvendit edhe emrat e 57 të vrarëve në luftën e Jasharëve.