2013-03-04

Për 63 për qind të qytetarëve të Serbisë, Kosova është e pavarur



63 për qind të qytetarëve të Serbisë mendojnë se Kosova faktikisht është e pavarur dhe se Beogradi mund të “luftojë” vetëm për pozitë më të mirë të serbëve, tregon hulumtimi më i ri në Serbi.

B92 publikon rezultatet e hulumtimit ekskluziv rreth mendimit të qytetarëve të Serbisë për rrjedhën e deritashme të bisedimeve të dy kryeministrave (Daçiq-Thaçi).



B92 dhe Ipsos strategjik marketing kanë pyetur 1.003 qytetarë të Serbisë se çka mendojnë ata –si kemi biseduar deri më tash për Kosovën, a do të mund ndokush tjetër më mirë të udhëhiqte bisedimet dhe çfarë është roli i BE-së në bisedimet e Brukselit.Së pari është bërë pyetja se si e vlerësoni rezultatin e dialoguesit kryesor Ivica Daçiq.

61 për qind të qytetarëve të Serbisë mendojnë se kryeministri po dialogun mirë, së këtë po e bënë keq janë përgjigjur 21 për qind, ndërsa pa përgjigja kanë qenë 18 për qind të të anketuarve.

Në pyetjen se a ka Serbia dialogues më të mirë se Daçiq, 54 për qind e qytetarëve janë përgjigjur se nuk ka dialogues më të mirë se Daçiq. Çdo i katërti është i mendimit se ka të tillë që do të dialogonte më mirë se Daçiq, kurse rreth 20 për qind janë përgjigjur se nuk e dinë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...