Antonio Xonkanda, shkrimtar italian, ka shkruar 200 vjet më parë një roman 800 faqesh për Skënderbeun.
Historia e një heroi, që në rrugën drejt fitores shoqërohet nga pasioni, intrigat dhe tradhtitë. Një dashuri fatale me vajzën e Sulltan Muratit II.
“Skënderbeu e deshi Zulejkën. Turkesha me sytë e zinj dhe flokët që i binin lehtë mbi qafën e hollë e kishte magjepsur qysh fëmijë. Mbrëmjeve ai lutej për portretin e saj dhe mëngjeseve nuk mendonte gjë tjetër veç të shihte siluetën e saj larg tek ecte me fustanin e gjatë në kopshtin e oborrit mbretëror. Dashurinë i’a shprehu përmes letrash. Në kartën e bardhë i shkroi me duart që i dridheshin gjithë atë çfarë zemra e tij mbante brenda prej vitesh. I tha se ishte gati të bënte luftëra dhe do të ishte gjithnjë një kalorës i denjë për dashurinë e saj. Ajo i ruante me kujdes letrat të gjitha bri shtratit ku flinte, derisa një mbrëmje doli fshehurazi nga pallati për të shkuar aty ku ushtari i pashëm nga Shqipëria flinte, për t’i thënë se zemra e saj i përket të tijës,” shkruan Xonkada.
Ai tregon se Sulltan Murati i II duke parë dashurinë e ushtarit të tij më të mirë për vajzën e tij të vetme, i premton se do t’i lidhë me kurorë nëse ai e ndihmon të luftojë kundër mbretit të Serbisë.
“Por sulltani nuk e mban fjalën. Pas paqes së bërë me mbretin e Serbisë, ai kërkon ta bëjë atë dhëndër në oborr, duke i dhënë vajzën. E tronditur nga ky lajm, Zulejka vret veten. Ikja e saj do të linte një dhembje pafund për heroin shqiptar, që asnjë fitore sado e madhe nuk do ia shuante kurrë”, shkruan ai.
Në librin me titull: “Skënderbeu, histori shqiptare e shekullit XV” përshkruhet dasma e heroit me Donikën dhe më pas përshkruhet një pasazh ku heroi iu flet të ftuarve për veten.
“Duke parashtruar ngjarjet e jetës së tij, heroi flet për dashurinë që ndjen për të e bija e sulltanit, Zulejka, dashuri prej së cilës ngrohet edhe zemra e Skënderbeut. Të dy të rinjtë, me mbështetjen e kryeunukut Shabek i rrëfejnë njëri –tjetrit ndjenjat përmes letrash. Në këtë kohë vdes Gjon Kastrioti dhe shqiptarët thërrasin të shkojë atje Skënderbeun për të zënë vendin e të atit. Por sulltani me të marrë vesh këtë, i premton për grua të bijën e tij Zulejkën, po qe se lufton pranë tij dhe të luftojë kundër mbretit të Serbisë që ka ngritur krye. Skënderbeu, marrëzisht i dashuruar, pranon dhe me një ushtri të fortë sulmon mbretin e Serbisë, pushton krahina dhe qytete dhe është gati ta shpartallojë ushtrinë armike, ku një ferman i sulltanit e thërret për në Andrinopojë dhe e urdhëron t’i dorëzojë komandën emirit Hasan, kundërshtarit të tij të egër. I bindet urdhrit dhe kur kthehet tek sulltani, ky pasi e lavdëron për fitoret e korrura në Serbi, i thotë se e ka thirrur për të shkuar kundër hungarezëve, të udhëhequr nga Huniadi, që kanë sulmuar tokat perandorake. Por për martesën me Zulejkën nuk i thotë asgjë”, citohet shkrimtari në gazetën “Shqip’.
Kështu që sulltani e tradhton dhe vendos që ta martojë Zulejkën me mbretin e Serbisë dhe ajo vetëvritet.
“Dhimbja e Skënderbeut është e thellë e papërshkrueshme. I ngarkuar të marshojë me ushtrinë kundër të famshmit Huniad, Skënderbeu ka vendosur të kthehet në Shqipëri e të çlirojë Shqipërinë”.
Që këtu merr kthesë jeta e tij, e përfshirë në beteja me humbje dhe fitore.