Agjencioni floripress.blogspot.com

2013/03/04

Botohet libri “Antika e mohuar”, i Fahri Xharrës


description
Ditë më parë, shtëpia e botimeve elektronike “Filozofia Urbane” e ka botuar librin elektronik “Antika e mohuar”, të publicistit Fahri Xharra. Shkrimet në këtë libër janë vetëm një pjesë e krijimtarisë së gjerë publicistike të Fahri Xharrës. Koleksioni i shkrimeve në këtë botim e pasqyron një pedanteri krijuese në funksion të zbërthimit të së vërtetës historike që vazhdimisht është mohuar. Kështu shkruan në ueb-faqen zyrtare të “Filozofisë Urbane”, ku edhe lajmërohet për botimin e këtij libri. “Filozofia Urbane” është shtëpi botuese, e specializuar në fushën e botimeve elektronike. Artikujt në këtë libër trajtojnë tema interesante dhe mjaft aktuale për kohën, si dhe japin informacione mbi synimet serbe për ta tjetërsuar trashëgimin shqiptare, dhe faktet kundër këtyre synimeve. Shtëpia e Botimeve Elektronike “Filozofia Urbane” është e specializuar në fushën e botimeve elektronike. Është e para këtij lloji në gjithë botën shqiptare.

Isa Vatovci

No comments:

Post a Comment

Profesor Dr.sci. Shkodran Cenë Imeraj Familja e Isa Boletinit me origjinë nga Isniqi i Deçanit

                                Historiaani Prof.dr.Shkodran  Cenë Imeraj  Zbritja nga vendbanimi i pjesës kodrinore-malore dhe vendosj...