2013-03-03

Policia e Kosovës e ka shkelur Ligjin e prokurimit publik në tenderin për modernizimin e sigurimit fizik në dhomat e serverëve.



Ky është konstatimi i Organit Shqyrtues të Prokurimit, i cili ka marrë vendim që tenderi të kthehet në rivlerësim pasi ka konstatuar se Policia e Kosovës e kishte shkelur nenet 7, 54 dhe 59 të Ligjit të prokurimit publik.

Kompania “Astraplan” është ankuar në OSHP duke pretenduar se Policia e Kosovës e ka shkelur Ligjin e prokurimit me rastin e rekomandimit për kontratë kompaninë “e-Connect” lidhur me aktivitetin e prokurimit "Modernizimi i sigurisë fizike në dhomat e serverëve”, shkruan Koha Ditore.

Kompania e rekomanduar për kontratë “e-Connect” ka ofertuar me çmim prej 119 mijë e 854 eurosh. Kurse oferta e bërë nga operatori ankues ka qenë për rreth 60 mijë euro më e lartë.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...