Nga Flori Bruqi
Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, dy medalje për Kosovën, shtetin që ende nuk njihet nga federatat ndërkombëtare sportive
Me gjithë paraqitjen zhgënjyese në lojërat olimpike “Londër 2012”, Majlinda Kelmendi ka ditur të tregojë se është mes xhudistëve më të mirë të globit. E ka bërë edhe në Kampionatin Botëror të Xhudos, të zhvilluar në Romë, ku më 30 shtator u shpall nënkampione e botës. Shqiptarja nga Kosova arriti në mënyrë të mrekullueshme deri në finale, për peshat deri në 52 kg dhe vetëm aty u mposht nga atletja italiane Elena Moretti që u shpall kampione e botës. Kelmendi, 21-vjeçare, është prej vitesh një xhudiste e nivelit të lartë. Ka fituar titullin botëror për të reja në vitin 2009 në Paris, dhe ka dalë e 9-ta në botërorin për të rritur në vitin 2010 në Tokio.
Bashkë me Kelmendin, në Botërorin e Romës mori pjesë edhe kosovarja tjetër Nora Gjakova, e cila ka marrë medalje bronzi në peshat deri në 57 kg.
Kjo është herë e parë që Kosova (edhe pse dy atletet nuk kanë përfaqësuar shtetin e tyre në botëror) merr dy medalje në Kampionatin e Botëror të Xhudos.
Kelmendi ishte në Lojërat Olimpike në Londër me flamurin e Shqipërisë, por këtë herë të dyja vajzat morën pjesë nën flamurin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos. Gjithsesi, paraqitja shumë e mirë e dy sportisteve shqiptare nga Kosova rrit imazhin e shtetit të tyre të ri dhe shtron rrugën për një njohje të tij nga federatat ndërkombëtare dhe nga Komiteti Olimpik.
Krenaria e sportit të Kosovës, xhudistja Majlinda Kelmendi, të hënën në një konferencë për media, ka bërë të ditur se ende nuk ka vendosur për të ardhmen.
Xhudistja pejanë ditë më parë kishte deklaruar se ka marr oferta të majme nga tri shtete të huaja.
Majlinda ka thënë se nëse do të vendos të përfaqësojë ndonjë shtet tjetër, një gjë të tillë do ta bënte vetëm për shkak të gjendje jo të mirë familjare.
“Unë ende nuk kam vendosur për të ardhmen time. Jam duke pritur që të aprovohen ligjet për sportistët e më pas do të vendosi për të ardhmen time”, ka thënë Kelmendi.
“Nëse do të garojë për ndonjë shtet tjetër, atëherë këtë do të bëjë vetëm për familjen time.
Askush nuk e din gjendjen e familjes sime. Thjesht dua ta dijë se çka me pret në rast se do të fitojë medalje të artë nga Lojërat Olimpike, e jo kur të kthehem në Kosovë të më pres ministri apo kryeministri i vendit me një shpërblim. Ofertat që kanë ardhur për mua janë shumë të mira”, tha ajo.
Ndërkohë, trajneri i Majlindës, Driton Kuka, pasi ka folur rreth suksesit që kanë arritur Majlinda dhe Nora Gjakova në Duseldorf dhe në Pragë, ka kritikuar drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) për neglizhencën e tyre.
“Komitetit Olimpik i Kosovës (KOK) nuk ma ka kthyer asnjë imell nga i cili kam kërkuar që të verifikojë suksesin e garuesve të mi. Arsyetimi i tyre është se KOK nuk kam mjete.
Unë nuk e kuptoj se si nuk ka mjete. Ai duhet të luftojë për të gjetur mjete”, ka theksuar Kuka.
E ardhmja e Majlindës dhe Nora Gjakovës do të vendoset pas disa ditëve kur është paraparë të mbahet takimi i radhës më ministrin e sportit, Memli Krasniqin.