2013-03-05

Shkruan :Flori Bruqi:Premieri shqiptar Prof.Dr.sali Berisha:Adem Jashari e shndërroi Prekazin në “Krujën e dytë” të shqiptarëve


Mëngjesi i së enjtes i 5 marsit i vitit 1998, mbi lagjen “Jashari” në Prekaz, kishte aguar nën tymin e topave, mortajave, minahedhësve e mitralozave.



Adem Jashari së bashku me të gjithë familjarët e vet, të tre brezave, dhe bashkëluftëtarët që i kishin qëlluar pranë, u ishin përgjigjur me ato armë që kishin në dispozicion.

Luftë e tmerrshme dhe e pabarabartë ishte zhvilluar tri ditë e dy net. Aq u ishte dashur forcave serbe që të ndalnin këngën e Adem Jasharit, por jo edhe kushtrimin e tij për liri, i cili u përhap me shpejtësi te të gjithë shqiptarët anembanë.

Kryefamiljari i Jasharëve, Rifati, thotë se në atë betejë nuk kishte vaj, hidhërim as humbje, por kishte krenari, këngë e fitore.



“Unë i humba 20 anëtarë të familjes së ngushtë dhe afro dy herë aq të familjes së gjerë, por fitova 7 milionë shqiptarë, fituam lirinë”, shprehet ai, gjersa u dëshiron mirëseardhje mysafirëve që shkojnë për ta nderuar për kontributin që dha familja e tij për lirinë e Kosovës.

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, në familjen Jashari para një jave ka ndodhur gëzimi i radhës. Ka lindur fëmija i 13-të, është ripërtërirë edhe një emër i atyre që u flijuan para 15 vjetësh. Adem Jashari kur e kishte pagëzuar të birin, tashmë dëshmor, me emrin Fitim, kishte menduar në fitore ndaj pushtuesit, kurse sot babai i ri, Lulzimi, thotë se e ka bërë këtë për dy arsye.

Prekaz, 5 mars – Mëngjesi i së enjtes i 5 marsit i vitit 1998, mbi lagjen “Jashari” në Prekaz, kishte aguar nën tymin e topave, mortajave, minahedhësve e mitralozave. Adem Jashari së bashku me të gjithë familjarët e vet, të tre brezave, dhe bashkëluftëtarët që i kishin qëlluar pranë, u ishin përgjigjur me ato armë që kishin në dispozicion.

Luftë e tmerrshme dhe e pabarabartë ishte zhvilluar tri ditë e dy net. Aq u ishte dashur forcave serbe që të ndalnin këngën e Adem Jasharit, por jo edhe kushtrimin e tij për liri, i cili u përhap me shpejtësi te të gjithë shqiptarët anembanë.

Kryefamiljari i Jasharëve, Rifati, thotë se në atë betejë nuk kishte vaj, hidhërim as humbje, por kishte krenari, këngë e fitore.



“Unë i humba 20 anëtarë të familjes së ngushtë dhe afro dy herë aq të familjes së gjerë, por fitova 7 milionë shqiptarë, fituam lirinë”, shprehet ai, gjersa u dëshiron mirëseardhje mysafirëve që shkojnë për ta nderuar për kontributin që dha familja e tij për lirinë e Kosovës.

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, në familjen Jashari para një jave ka ndodhur gëzimi i radhës.




Ka lindur fëmija i 13-të, është ripërtërirë edhe një emër i atyre që u flijuan para 15 vjetësh.


Adem Jashari kur e kishte pagëzuar të birin, tashmë dëshmor, me emrin Fitim, kishte menduar në fitore ndaj pushtuesit, kurse sot babai i ri, Lulzimi, thotë se e ka bërë këtë për dy arsye.






Në Kosovë ka filluar shënimi i “Epopesë së UÇK-së”, në shenjë kujtimi për rënien e Adem Jasharit, i shpallur komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Epopeja e UÇK-së” është një organizim gjithëpopullor që zhvillohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës.

Para 15 viteve, Adem Jashari dhe familja e tij ishin rrethuar nga forca të shumta policore serbe.

Si pasojë, komandanti Jashari bashkë me 54 familjarë, përfshi edhe gra e fëmijë, kishin mbetur të vrarë.

Qeveria e Kosovës ka publikuar tashmë agjendën e tri ditëve të manifestimit. Më 5 mars, në kazermën e FSK-së “Adem Jashari” në Prishtinë duke filluar nga ora 14:00 do të mbahet ceremoni ushtarake e FSK-së e përcjell me programin kulturor dhe artistik.

Në kuadër të Manifestimit do të mbahet një turne ndërkombëtar në Fut-sall prej datës 2 gjerë më 5 mars në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë. Finalja e turneut do të mbahet më 5 mars, në ora 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Më 6 mars do të bëhen homazhe pranë varrit të komandantit Adem Jashari dhe varrezave të familjes Jashari në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt, si dhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së në Kosovë.

Kurse në ora 18:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve, do të mbahet Akademi përkujtimore kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri.

Ndërkaq në ditën e tretë, më 7 mars, duke filluar nga ora 18:00 në sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj do të mbahet manifestimi “Nata e Zjarreve”, ku do të ndizen flakadanë të zjarreve dhe do të përcillen me një program kulturor-artistik.


Berisha:Adem Jashari e shndërroi Prekazin në “Krujën e dytë” të shqiptarëve
Me rastin e 15 vjetorit të masakrës së Prekazit, në Tiranë u mbajt një ceremoni përkujtimore në bustin e komandantit legjendar Adem Jashari, të vendosur në rrugën e Durrësit.



Duke folur në ceremoninë përkujtimore, kryeministri Berisha theksoi se Adem Jashari e shndërroi Prekazin në “Krujën e dytë” të shqiptarëve.



“Mbarë kombi shqiptar përulet para komandantit legjendar, Adem Jashari i cili ra për t’u bërë i pavdekshëm. Nderim për të gjithë ata që ranë për të mbrojtur Kosovën.



 Ata bënë luftë të pabarabartë dhe historike për çlirimin e Kosovës. Nuk gjendet sakrificë më e madhe se e ajo e Adem Jasharit dhe familjes së tij” tha Berisha.
Ndërkohë me rastin e 15 vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari, Qeveria e Kosovës, me 5, 6 dhe 7 mars, organizon manifestimin gjithë popullor në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në kujtim të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësinë e vendit dhe popullit kosovar.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...