MANIFESTIMI “EPOPEJA E UÇK-së”
I KA RRËNJET NË FLAKË TË LUFTËS
SË LAVDISHME
...atëherë ishte puna pak sa e nxehtë, por më gjithë atë ishin Komandant Sylejman Selimi,Sami Lushtaku, Jakup Krasniqi, Ilaz Kodra, Bashkim Jashari, Xhemjal Bejta, Zenun Kodra,Ilaz Dërguti, Zenë Prokshi, Rrustem Mustafa, Musë Jashari, Fadil Kodra, Nuredin Lushtaku e shumë të tjerë, si dhe Njësia Speciale e Njësi tjera të Brigadës 113 por edhe mund të thëmë lirshëm se ishin mbi 10.000 veta tjerë, duke përfshirë këtu edhe ushtarë e ushtarak dhe popullatë civile...
Floripress: A mund të na thoni me konkretisht se kur dhe ku është mbajtur për herë të parë Manifestimi “Epopeja e UÇK-së”?
Dibran Fylli : Fillimisht ky Manifestim është quajtur “Ai është i gjallë” dhe është mbajtur më 6 mars 1999
në Prekaz, pikërisht në Lagjen Lushtaku. Është mbajtur në këtë vend sepse nuk kishte mundësi të mbahej të Jasharajt, aty në atë kohë ishin të stacionuara forcat serbe. Gjate ushtrimeve dhe gjatë shfaqjes ne Manifestimin e parë më 6 mars 1999.
Floripress: Si lindi ideja për shënimin e këtij Manifestimi?
Dibran Fylli: Realisht ideja për shënimin e Manifestimit Përkujtimor “Ai është i gjallë”, lindi pas themelimit të TAU “Hamëz Jashari” në fillim të shkurtit 1999 në Likofc dhe pasi u themelua kjo Trupë Artistike Ushtarake, edhe pse ofensivat serbe nuk kishin të ndalur, ishte luftë e flakë gjithandej, ne filluam përgatitjet për shënimin e përvjetorit të parë të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari. U caktua data 6 mars, dhe unë e bëra një skenar që ja paraqita Shtabit të Zonës ku sipas skenarit do të fillonte në datën e caktuar kah mesdita. Në skenar parashihej: Parakalimi i njësiteve të UÇK-së dhe rreshtimi i tyre si dhe dhënia e raportit Komandantit të SHP të UÇK-së që në atë kohë ishte Sylejman Selimi, pastaj pjesa protokollare në shenj nderimi për Komandantin Legjendar, Familjen Jashari dhe të gjithë Dëshmorët e
kombit, vazhdonte pjesa artistike me këngë e recitime dhe përfundonte me pjesën skenike Ai është i gjallë. Prandaj edhe mund të thuhet e të vërtetohet se Manifestimi i ka rrënjet në flakë të luftës.
Floripress: Në këtë Manifestim, përveç Komandantit të SHP të UÇK-së, kush ishte prezent?
Dibran Fylli: Po shiko, atëherë ishte puna pak sa e nxehtë, por më gjithë atë ishin Komandant Sylejman
Selimi, Sami Lushtaku, Jakup Krasniqi, Ilaz Kodra, Bashkim Jashari, Xhemjal Bejta, Zenun Kodra, Ilaz Dërguti, Zenë Prokshi, Rrustem Mustafa, Musë Jashari, Fadil Kodra, Nuredin Lushtaku e shumë të tjerë, si dhe Njësia Speciale e Njësi tjera të Brigadës 113 por edhe mund të thëmë lirshëm se ishin mbi 10.000 veta tjerë, duke përfshirë këtu edhe ushtarë e ushtarak dhe popullatë civile.
Floripress: Pas këtij Manifestimi si rrodhen punët me TAU-në “Hamëz Jashari” të UÇK-së?
Dibran Fylli: Si të thëmë, filluan ofensivat më shkatërruese të forcave serbe mbi atë Zonë, dhe meqë anëtarët e Trupës ishin edhe pjesëtar të UÇK-së, atëherë u dashtë që të gjejmë zgjedhje mes artit
skenik dhe atij luftarak, por ne gjithsesi e zgjodhëm këtë të dytin.
Floripress: Po pas përfundimit të luftës si u bë më Manifestimin?
Dibran Fylli: Pas përfundimit të luftës TAU “Hamëz Jashari” u sistemua në kuadër të TMK-së dhe në vitin
2000, ishim organizatorë dhe bartës të Manifestimit (me urdhëresë të SHP të TMK-së). U caktua Këshilli Organizativ, jo vetëm nga pjesëtarët e TMK-së, por edhe nga njerëz të penes, artist e regjisor dhe u vendos që Manifestimi të zgjasë tri ditë më 5, 6 dhe 7 Mars dhe të quhet “Ditët e Përndritjes”. Edhe këtu u punua sipas të njëjtit skenar vetëm se tash më i zgjeruar se ai i luftës.
Floripress:: A i është ndërruar fizionomia e Manifestimit apo vetëm emërtimi?
Dibran Fylli Nëse diçka shtohet ose edhe hiqet nga skenari, nuk do të thotë se i ndërrohet fizionomia e as
kuptimi e qëllimi i tij, por gjithsesi tani Manifestimi po e merrte një pamje dhe organizim më profesional çka do të thotë se u bë treditor; dita e parë më 5 Mars u bë parakalimi i njësiteve ushtarake, raportimi e tjera në Prishtinë dhe pas kësaj pjese një program artistik me këngëtar e artist nga të gjitha trevat shqiptare, pastaj dita e dytë; Akademi përkujtimore për Dëshmorët e kombit në Teatrin Kombëtar të Prishtinës dhe dita e tretë; Manifestimi qendror në Prekaz me ndezjen e flakadanëve dhe zjarreve të lirisë, që atë botë e titulluam “Nata e Zjarreve” dhe sot e asaj dite është i njëjti skenar, e njëjta ecuri, e njëjta fizionomi... vetëm se po ndërrohen njerëzit që sot po “byrytën” duke thënë; ja se çka bëra unë, e çka bëri ai!
Floripress:: Na thuaj pse tash ky Manifestim quhet “Epopeja e UÇK-së?
Dibran Fylli :Sepse në vitin 2001, me urdhëresën e SHP të TMK-së është vendosur që Manifestimi të
emërtohet kështu dhe konsideroi se nuk ka asnjë gabim këtu, ashtu është marr vendim ashtu edhe po vazhdon, mund të ndërrohen edhe shumë herë emërtimet e tij por Manifestimi mbeti i njëjti që ishte në kohën më të vështirë, pra ai i kohës se luftës e të tjerët le të thonë e mendojnë çka t’ua donë mendja, por vërtet e kanë gabim, sepse unë nuk do të heshti, do të flas e do ta tregoi realitetin dhe së fundi do t’i quaj këta njerëz jomirënjohës e lakmitar të krijimeve të huaja. Ku është këtu etika, kultura e mbi të gjitha njerëzorja?!
Floripress:: Për fund, mesazhi juaj!
Dibran Fylli: Nuk është rëndësia se si është quajtur ky Manifestim, as si quhet sot e as si do të quhej nesër,
as kush e ka organizuar e as nën cilin patronat mbahet, por ejani të gjithë të marrim pjesë në Manifestimin “Epopeja e UÇK-së”, nga aty ku flaka e lirisë u shpërnda anë e kënd Kosovës, aty ku i ka rrënjët liria, aty ku Komandanti Legjendar i ka vënë themelet e lirisë!
Kliko per te lexuar nje pse nga libri i pabotuar me poezi nga Dibran Fylli!
Lexonie poezin e Dibran Fyllit!
Edhe kjo eshte Jete
Sharkia e Drenices
|
Ditari i Tafrruk Tafrrukucit
http://www.gazetashqiptare.eu/dibran_fylli/ku_shkuan_ndihmat_e_drenices.html
http://www.gazetashqiptare.eu/dibran_fylli/ekspozita_shqiptare.html
Agjencioni Floripress falenderon komandantin e UÇK-së z.Dibran Fylli për bisedën pa dorëza.
Flori Bruqi