2013-03-04

Rënia e heroit kombëtar duke kënduar, si metaforë e qëndresës dhe vetëflijimit

description

Një vepër poetike letrare

Fati e deshi dhe me ra në duar një vepër letrare “Shqiptari vdes duke kënduar”, të poetit Naim Kelmendi, me vargje si almanak i kohës së krenarisë kombëtare të një brezi ndër më të privilegjuar nga fati dhe nga Zoti për të rikthyer nderin e identitetin, Hartën e trojeve të grimcuara nga dhëmbi helmues i krimbit katalesh me emrin Evropë, për të nisur fillimshekullin e ri sot krejt më ndryshe se sa që ishim dje. Një penë e qenies poetike e një krijuesi prodhimtar e kureshtar, Naim Kelmendi, e kisha hasur kohë më parë nëpër letrat shqipe në Kosovë, dhe jashtë saj, mirëpo, me hedhjen në duar të publikut lexues dhe njohësve të artit letrar gjithandej trojeve të Shqipërisë etnike, ( kjo vepër u botua dy herë), fuqia sublime e verbit poetik të këtij krijuesi, depërtimi i thellë deri në palcën e këngës, të vdekjes pa vdekje, të dhembjes krenare, të sakrificës e vetëflijimit të species dardane të Heroit për liri, qasja krejtësisht e re e thithjes së nektarit të shembullit unikat “Shqiptari vdes duke kënduar”, bëri që shumë hulumtues, analistë të kritikës letrare, shumë lexues dhe dashamirë të artit poetik, veprën “Shqiptari vdes duke kënduar” të Naim Kelmendit, me të drejtë ta veçojnë si njëra ndër veprat poetike letrare më kulmore me motive malesh e krismash e thirrjesh, si një almanak kohësh e historie kombëtare, për të mbajtur gjallë kujtimin e vdekjes me këngë në gojë, për të lartësuar shpirtin e këngës shqipe, nderin dhe traditat e species dardane: trimërinë, qëndresën, besa-besën, pushkën për liri.
Rreth boshtit të vargjeve të kësaj vepre të dalluar më shumëçka nga simotrat e veta, vërtitën një zërë faktesh e dëshmish e ngjarjesh realiste (jo fiktive) të një kohe madhore e krenare të jetës sonë, të kohës së maleve, të krismave të lirisë, të kohës së thirrjeve me besa-besë për të rikthyer nderin, traditat, lëkurën e mishin e trupit të zhbiruar nga kanxhat e Stimfaslit të bishës së çakërdisur sllavo-ruse.
Gjeografi e atdheut: nga kënga deri te rënia krenare
Lexuesi në këto vargje magjepset me gërshetimin e artit poetik letrar me malet, me krismat, me sakrificën, me vetëflijimin e Heroit legjendar Adem Jashari, i cili, heroizmi i të cilit plekset (spikatet kujdesshëm nga poeti) edhe me sakrificën shekullore të brezave të popullit për çlirim shpirtërore,mendor, historik, gjeografik, kombëtar. Sipas timbrit poetik thurur me një det metaforash, Heroi legjendar, në çastin analog me kullën e Oso Kukës dhe vetë Heroin e saj, godet ballin e bishës egërshane i etur për ta pirë gjakun e foshnjave, të nënave, fëmijëve (shqiptarë në ecje brezash) Jashari, por që Heroi legjendar vërtet hyn në analet e legjendës shqiptare: godet e këndon, qëndron e këndon, sheh vdekjen dhe prapë këndon, dhe kur i pakësohen fishekët, ai shpirtin e sëmurë të rodit të Shën Savës e godet me jehona të këngës shqipe:“ O Zhujë Selmani....”.100 e 1 000 herë më të fuqishme se sa topi i armikut. E, kënga e Heroit legjendar është metaforë aq e qëlluar dhe e fuqishme, është qëndresë, nder, traditë shqiptare, dhe kënga e Heroit legjendar godet bishën, jo në trup, por kënga godet në shpirtin e sëmurë karpatian të bishës të pa fe, pa atdhe, pa zot! Kënga e Heroit legjendar është vetë qëndresa, nderi, trimëria, vendosmëria e rezistencës dhe e luftës për liri, kënga e Heroit legjendar është vetë liria, pavarësia e Kosovës. Kënga e Adem Jasharit, shkruan poeti, është Gjeografi e atdheut, është krenari kombëtare, gjithsesi është edhe një shembull i rrallë i vetëflijimit shenjtëror për Zot e atdhe e fe e identitet prej gjeni iliri.
Vetëflijimi i heroit, cilësi e trimave e burrave kombëtarë
Shtigjeve të Luftës Çlirimtare, me të cilat ishte mishëruar edhe vetë poeti Kelmendi, veçmas në Epopenë e Koshares, ecën edhe vargjet e kësaj vepre letrare me shumëçka, siç thamë më lart, vepër kulmore e krismave, e maleve, e shtigjeve ku ranë shumë trima çlirimtarë në fushëbetejë dhe luftëra të ashpra, por ajo që mëton të vlerësohet shkallë e lartë e arritjeve të poetit gjithsesi është shëtitja, krahasimi i vetëflijimit të Heroit kombëtar, siç është Adem Jashari, kryekomandanti i UÇK-së.
Tregimi edhe për shumë vetëflijime të tjera të burrave trima shqiptar nuk i ngjason atij rrëfimi të lashtë nga gojët e gjysheve o gjyshërve tanë për Oso Kukën (u dogj bashkë me Kullën e lashtë), Mic Sokolin (e vuri gjoksin në tytën e topit turk, Sefë Kosharen (deri të lisi ku lëvarej litari për qafën e trimit, ai vetëm këndonte, dhe kur deshën me ia vënë litarin rreth qafe, ai me zë të lartë prej një trimi të rrallë, u tha xhelatëve turq: “ Jo, unë vetë e vendosi litarin rreth qafës time!”, gjë tronditi shpirtin e sëmurë të rodit turqe prej nëne, turqe prej babe!), por, kë veprën e tij “Shqiptari vdes duke kënduar” dritëson, lartëson, i jep timbër dhe inerci shembullit të Heroit kombëtar, i cili, vdekjen e bën me këngë, me ngrohtësinë dhe vlerën e këngës, me simbolin e odave të lashta shqiptare, në të cilat, vetë kënga e rapsodit ishte një det me valë i frymëzimit kombëtar, i qëndresë, i burrërisë, i trimërisë dhe i vetëflijimit. Dhe, deri sa zjarri ishte mjeti me të cilin u vetëflijua trimi kombëtar Oso Kuka, gryka e topit turqishte ajo që mori jetën e trimit tribun dhe gjeneralit Mic Sokoli, përkundrazi, Heroi legjendar Adem Jashari shembet me këngën rapsodike shqipe.
“O Zhujë Selmani....”! Pra, kënga ishte ajo që e shoqëroi Heroin kombëtar në qëndresë, në heroizmin e tij, nuk e la të vetmuar kënga shqipe Heroin!b Ishte mish e gjak ngjizur bashkë me të, kishte hyrë kënga, me fuqinë dhe bukurinë e saj, brendapërbrenda në shpirtin, zemrën, në gjakun e Heroit kishte hyrë kënga e lashtë burimore shqiptare, kënga patriotike për trimin Zhujë Selamni.
Një shtegtim metaforik i dhembjes krenare
Vargjet e stisura me larushi metaforash sikur dëshmojnë së Naimi ka një përvojë të gjatë në lirimin e vargut poetik, por edhe atë më sublimen e kohës sot e nesër: poeti Kelmendi ia thotë artit letrar të poezisë, me përkushtim e dije e seriozitet, me mjeshtri e vullnet e kulturë ,dhe mendojmë se me këtë vepër më të re ky poet, tashmë i afirmuar dhe i dëshmuar zuri hapësirën kulmore poetike letrare, dhe për këtë arritje kulmore dëshmon numri aq i madh i hulumtuesve të letërsisë, analistë, poetë, kritikë letrarë brenda dhe jashtë hapësirës së Shqipërisë etnike, që me vlerësimet e tyre jo vetëm pëlqyen, por edhe lartësuan e veçuan për lakmi punën, mjeshtërinë dhe aftësinë e poetit Naim Kelmendi për shkrirjen e ndërthurjen e mjeteve e shprehëse gjuhësore e letrare,duke gatuar kështu një BUKË me brumin e shteg-shtigjeve të krenarisë dhe të dhembjes krenare, duke sublimuar me mesazhin e temës bosht të krismave të lirisë edhe njohjen me rrënjët e identitetit historik e kombëtar. Duke përfunduar këtë shkrim vlerësues po theksoj sinqerisht; të rralla janë ato vepra letrare artistike me vargje, që pata nderin t’i kam në duar e t’i lexoj, në mesin e një deti syresh që janë përkushtuar Luftës Çlirimtare të Kosovës, por, vepra në vargje “Shqiptari vdes duke kënduar” , dorën në zemër, me ka lënë përshtypje të fuqishme, dhe për këtë konstatim timin ua lëmë për nder lexuesve kureshtarë, dashamirë të artit poetik letrar, për t’u bindur se kemi fat që sot në duart tona kemi një këso vepre të arrirë dhe me sh çka e për shumëçka e dallueshme nga veprat me po me këso motivi të UÇK-së, me moton: Vdekja s’është një tragjedi për Heroin. Një dhembje krenare. Shtegtimi i vdekjes dhe i këngës deri në rrënjët e identitetit: sakrificë, flijim, qëndresë, dëshmi historik e jetës: Shqiptari vdes duke kënduar tek flamuri, tek fara e species dardane, tek rrënjët e fisit, tek buka, tek nderi stërgjyshor, tek krismat që thërrasin me besa-besë... Shqiptari vdes duke kënduar!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...