Unë, asnjë herë nuk jam përgjigjur në këto akuza, sepse më duken së paku të cekta, qëllimkëqija, të pabaza, shpesh edhe trillime të një mendjeje të ngarkuar dhe urrejtëse.
Gjatë jetës dhe veprimtarisë së bujshme të së Lumes Nënës Tereze, pati shqyrtime, vrojtime, vlerësime të ndryshme, por me një theksim te tiparet e përbashkët, që mund t’i shprehim edhe kështu: mahnitja, nderimi, falënderimi ndaj flijimit të saj, në të mirë dhe në dobi të të varfërve ndër më të varfër, të të sëmurëve ndër më të sëmurët, të të gërbulurve, të atyre që ishin në buzë të vdekjes, në mbrojtje të jetës njerëzore kudo që ajo ishte në rrezik.
Këtë e kishte thënë dhe zbatuar me shumë përpikëri dhe dashuri Nëna Tereze me këtë parim: “Kudo që jeta është në rrezik, aty duhet të jemi ne”.
Mirëpo, aty-këtu kishte edhe “zëra” të tillë, të cilët jetën dhe veprën e saj, por edhe të rregujve që ajo kishte themeluar, edhe më gjerë, të Kishës Katolike, si dhe organizatave joqeveritare bamirëse, e shikonin dhe vlerësonin me “sy kritikë”.
Ndër ta, pa dyshim dallohet CHRISTOPHER HITCHENES (1949-2011), me shkrime, botime dhe intervista radio-televizive, i cili kryekëput Nënën Tereze, por edhe Papën Gjon Pali II, Benedikti XVI, Kishën Katolike e sulmonte me çdo mjet dhe mënyrë.