2013-03-06

Sadbere Karimani: Njeriu që u bë dritë për të mundur terrin


Në vend të homazhit për prof. Fadil Sulejmanin.

Duke qenë promotor i një emancipimi të gjerë shoqëror e kulturor, Universiteti i Tetovës, me në krye prof. dr. Fadil Sulejmanin, ishte Rilindja kulturore, arsimore e kombëtare e shqiptarëve të Maqedonis. Rektori i parë i këtij universiteti – prof. Sulejmani, e meriton epitetin e Rilindasit shqiptar në trojet etnike të Maqedonisë
Nga Sadbere Karimani
Lajmi për shuarjen e Prof. Fadil Sulejmanit më mbushi pikëllim, sepse megjithë jetën e tij të gjatë, duke e njohur si njeri të dijes dhe guximit intelektual, ai sikur na la të gjithëve gojëhapur dhe pak a shumë të vetmuar. Prof. Fadil Sulejmani zotëronte dhuntinë që të kërkonim dhe që të shtronim njëkohësisht pyetje. Tek ai nuk kishte kufijë moshe, por përkundrazi me kalimin e viteve, mprehtësia e tij bëhet më dominante dhe kjo të përkujtonte shqiponjat e Sharrit që vazhdimisht janë në mbikqyrje të situates në tokë.
Kontributi madhor i prof. Sulejmanit ishte ngusht i lidhur me dritën e dijes dhe siç e thoshte ai shpesh, vetëm drita e dijes e mund terrin e një populli. Këtë filozofi të tij intelektuale ai e mishëroi në projektin e Universitetit të Tetovës, një vepër kjo grandioze që mund ta bëjnë vetëm njerëzit largpamës dhe dashamirë të mëdhenjë të popullit të tij, siç ishte edhe prof. Fadili.
Ai qe një njeri i mrekullueshëm, me vështrim të zgjuar dhe me besim në vete. Nëse ka njerëz që kanë patur arsye të jenë krenar për të gjallë, sigurisht që ai do të ishte prof. Fadili, sepse krenaria e tij prodhonte besim në popull dhe ky besim bëri që shumë procese shoqërore e politike të marrin drejtim të duhur. Duke qenë promotor i një emancipimi të gjerë shoqëror e kulturor, Universiteti i Tetovës, me në krye prof. dr. Fadil Sulejmanin, ishte Rilindja kulturore, arsimore e kombëtare e shqiptarëve të Maqedonisë. Rektori i parë i këtijuniversiteti, prof. Sulejmani, e meriton epitetin e Rilindasit shqiptar në trojet etnike të Maqedonisë.
Duke u kujdesur për avancimin e brezave të rijë, e sidomos të femrave shqiptare, ai u bë spontanisht një prind i brengosur për të gjithë të rinjtë që kishin mbaruar shkollat e mesme dhe nuk kishin ku të vazhdonin universitetin. Si një fole e ngrohtë që i mbledh zogjtë e trembur, edhe Universiteti i Tetovës, me në krye prof. dr. Fadil Sulejmanin, i mblodhi të rinjtë shqiptarë dhe ua trasoi rrugën e ardhmërisë së ndritur. Mund ta imagjoni se sa lart tani kanë fluturuar këta zogjë dhe sa e kanë hijeshuar qiellin mbi trojet tona etnike.
Si shumë dashamirë e miqë të tij, edhe unë pata nderin ta njoft nga afër këtë figurë madhore të kombit tonë dhe ndjehem tepër e mërzitur që ai nuk është më në mesin tonë. Por, ai edhe pse nuk është më fizikisht me neve, vepra dhe shembëlltyra e tij do të jetojnë gjatë dhe do të vijnë gjenerata të tjera që emrin e tij do ta shndërrojnë në emblemë të një periudhe që solli ndryshime radikale në shoqërinë shqiptare në Maqedoni.
Çka do që tëthemi për kontributet e prof. Sulejmanit, sërish do të na mungojnë fjalët për të shprehur tërësinë e gjithë asaj që përmbledh kjo figurë e shquar e kombit tonë. Prandaj, detyrë e gjeneratave dhe pasuesve të rrugës së tij, mbetet të vazhdohet me misionin që ai na e la trashëgim dhe amanet si diçka të shtrenjtë, sepse vetëm në këtë mënyrë e lajmë borxhin ndaj këtij kolosi të arsimit dhe kulturës shqiptare.
Një falenderim isinqertë për këtë njeri do të ishte pak, ndaj edhe unë ndjehem e pafuqishme dhe e pamjaftueshme të shprehi mirënjohjen time ndaj tij, sepse vepra dhe shembëlltyra e tij është shumë më e madhe se falenderimet dhe mirënjohjet tona.
Nëse fjala epopullit : ‘Trimi i mirë me shokë shumë’ kishte një kuptim në kohë lufte, kjo thënie mori domethënie të re kur prof. Fadilit i nevoitej mbështetja gjithëpopullore dhe e njerëzve vullnetmirë. Pati shumë njerëz që nuk e kursyen mundin për t’i nihmuar në nxitjen për ta bërë realitet projektin etij.

Ndër ta shquhet z. Lazim Destani, i cili në bashkëpunim me prof. Fadil Sulejmanin, i dha mbështetje solide projektit të Universitetit të Tetovës për ta ngritur e për ta bërë realitet këtë tempull të dijes. Z. Destani gjithashtu i qëndroi pranë prof. Fadilit deri në

çastet e fundit të jetës së tij për ta mbështetur e për t’i dhënë kurajë kësaj figure të spikatur kombëtare.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...