Shkruan: Avni Rudaku
Shkas
Një gazetar po më pyeste lidhur me raportin e teknologjisë dhe leximit klasik. Mora shkas të zgjerohesha më shumë rreth kësaj teme. Në këto intervista, mbetet sfidë kapja e fenomenit nga pozicione të ndryshme si:
1) Pozicioni konservator - rezistenca ndaj të resë pavarësisht fenomenit;
2) Pozicioni liberal – tolerancë solide ndaj të resë; 3) Pozicioni neutral. Në pozicionin e parë, lexuesit që janë mësuar të lexojnë në formë tipike klasike dhe tradicionale, e veçmas grupmosha e më të moshuarve, që s’janë lindur në kushte të zhvillimit aq të lartë të teknologjisë së leximit, ka gjasa se ata/ato e mbrojnë leximin klasik, qoftë nga pozicioni i dijes së mangët në shkathtësitë e shpejta ndaj qasjes në teknologji dhe mjetet bashkëkohore të leximit, qoftë nga botëkuptimet apo stereotipet mbi dëmet që mund të vijnë nga leximi në formë elektronike për shkak të syve, e veçmas gjenerata e më të moshuarve që mund të kenë më shumë vështirësi pamore, qoftë nga rezistenca e natyrshme e tipit konservator ndaj të resë, e shumë të tjera.
2) Nga pozicioni liberal duke qenë se teknologjinë e merr si produkt më shumë të ideologjisë së tyre sesa të ideologjive tjera, mundohet që edhe teknologjinë ta shfrytëzojë për të marrë merita për zhvillimin dhe emancipimin e njeriut përmes teknologjisë në kushte të rritjes edhe të liberalizmit. Prandaj, liberalët kanë më shumë gjasa të pranojnë teknologjinë e librit elektronik sesa grupet e tjera shoqërore. Në këtë ndërlidhje socio-ideologjike në raport me teknologjinë e leximit elektronik, ka ndikuar sidomos edhe konteksti kohor dhe hapësinor i zhvillimit revolucionar teknologjik, ngase shumica e shoqërive me pikëpamje më liberale në të drejtat e njeriut, kanë arritur ta zotërojnë më shumë teknologjinë. Mirëpo, kjo nuk e përjashton konservatorin, religjiozin, nacionalistin e pavarësisht ideologjinë dhe mënyrën e tij të jetës për ta pranuar dhe për t’u joshur nga teknologjia e librit elektronik, por po flasim për një kontekst historik, ku teknologjia e leximit elektronik më shumë është mbizotëruese në vendet e pasura dhe të zhvilluara, rrjedhimisht edhe liberale, demokratike etj. Numri i ‘e-reader’-ve apo ‘Ipad’-ve, pa dyshim mbetet më i lartë në vendet më të zhvilluara sesa vendet që kanë probleme të mëdha sociale dhe ekonomike. 3) Nga pozicioni neutral do të nënkuptonte qasjen ndaj raportit të lexuesit të sotëm me librin fizik dhe elektronik, varësisht nga konteksti shoqëror, kulturor, edukativ, arsimor, hapësinor, botëkuptimor, gatishmëria psikologjike e lexuesit, disponimi i librit, lloji i librit, distribuimi, përkthimi, nevojat dhe kërkesat e çastit etj.
Teknologjia po e ndihmon marketingun edhe të librit fizik
Teknologjia nuk po ia zë vendin librit krejtësisht në përmbajtje, por në formë, pra po e transformon atë, duke e fuqizuar në kuptimin e komunikimit të autorit me lexuesin, pavarësisht hapësirës territoriale ku gjendet lexuesi dhe autori. Teknologjia ka ndikuar në distribuimin më të lehtë, më të shpejtë dhe më ekonomik të librit, nga një hapësirë letrare e një ane të botës në anën tjetër dhe anasjelltas. Teknologjia po mundëson qasjen më të shpejtë në librat dhe literaturën më të re botërore dhe barrierat fizike e doganore po tejkalohen me teknologjinë, për të shpërndarë librin kudo me një klikim të thjeshtë referencial. Teknologjia po e zbeh librin fizik në rolin që ka pasur dikur në jetën e lexuesve, por përmes një ‘ajpad’-i (Ipad) ose ‘e-reader’-i, e kemi mundësinë qindra e mijëra libra t’i kemi me një vegël aq të rëndësishme teknologjike, ndërsa kjo fizikisht është e paimagjinueshme. Merreni shembullin kur ju doni të shkoni në një udhëtim prej një shteti në shtetin tjetër dhe doni të merrni disa libra për t’i lexuar, parafytyroni sa më e komplikuar bëhet çështja e transportit fizik në krahasim me atë që mund ta mbani të ‘shkarkuar’ në një iPAD’. Pra, ky ka aspekt të natyrës teknike, ekonomizuese dhe të vetë planit ndërtimor, dizajnit dhe materialit libror. Pavarësisht kësaj, shumë libra fizikë a klasikë, sot shiten pikërisht më shumë falë marketingut nga interneti dhe teknologjia. Pra, në këtë kuptim, teknologjia vetëm se e ka ndihmuar librin, e nuk e ka zëvendësuar atë plotësisht.
Libri fizik merr dashuri më shumë nga më të moshuarit
Për disa të brezit të vjetër dhe të mesëm, pasi që janë përshtatur dhe familjarizuar me librin klasik dhe fizik, mund të supozojmë se e kanë të vështirë të lënë librin klasik për ta marrë në dorë atë elektronik, mirëpo, gjithnjë e më shumë kjo gjë edhe po imponohet nga zhvillimi teknologjik dhe prania e “iPhone”-ve, celularëve dhe në përgjithësi e teknologjisë në jetët tona. Për të rinjtë teknologjia dhe inovacionet pranohen shumë më lehtë dhe përqafohen me ritëm më të shpejtë. Fatkeqësisht, nuk po krijohen shprehi të të lexuarit dhe nuk po kultivohen pasione ndaj leximit, qoftë atij klasik apo bashkëkohor. Leximi përmes teknologjisë hap shumë mundësi që të lexohen informacionet më të reja, kanë qasje më të shpeshtë dhe është krijuar varësia ndaj qasjes në rrjetet e ndryshme sociale, sakaq leximi është bërë i mundshëm vetëm përmes teknologjisë. Ka shumë libra që nuk mund t’i gjeni fizikisht, tregu është më pak i pasur me literaturë botërore nga lëmenj të ndryshme profesionale e të ngjashme. Ndoshta një prej sfidave mbetet mirëmbajtja e kualitetit të shikimit gjatë leximit përmes teknologjisë, sepse na lodh më shumë sytë dhe më shpejtë, dhe kjo bën që ne të ndalemi së lexuari dhe të lexojmë shumë më pak përmes teknologjisë sesa përmes librit klasik në trajtë lëndore-fizike. Ndoshta, në kuptimin evolucionar biologjik, sytë tanë do të adaptohen më shumë edhe ndaj ‘taskrinës’, por në këtë fazë mund të themi se teknologjia po na lodh sytë gjatë leximit, shumë më shumë sesa dikur me librin klasik, ndonëse edhe me këtë të fundit, nuk ka pasur siguri se nuk janë dëmtuar sytë, sepse madhësia e shkronjave ka pasur efektet e saj, ndërsa sot mund ta rritim formatin si të duam ne.
Autorët dhe libri fizik
Libraria digjitale shqiptare fatkeqësisht nuk është e pasur në krahasim me literaturën e huaj. Ndonëse literatura shqiptare në përgjithësi nuk është e pasur as fizikisht dhe as elektronikisht me tituj të ndryshëm profesionalë, shkencorë dhe për disiplina të veçanta akademike dhe universitare, por në aspektin elektronik dhe digjital, ajo mbetet literaturë edhe më minore. Kohët e fundit kanë filluar edhe përpjekjet për të vënë literaturën e shkruar nga autorë vendorë në platformë ‘online’, por kjo mbetet akoma në fazat e para dhe kjo është për t’u inkurajuar. Shumë autorë deri më tash janë ankuar se nuk po kanë mundësi të botojnë librat dhe dorëshkrimet e tyre, prandaj, tash ka ardhur momenti shumë i volitshëm që ta shfrytëzojnë këtë zhvillim dhe hapje të shtigjeve të reja të mundësive, për të vënë librat e tyre vetëm ‘online’. Edhe atëherë kur autorët kanë botuar librat e tyre, kanë pasur edhe shumë pengesa në distribuimin e librit, duke shkuar ndonjëherë prej një kioske në kioskën tjetër, thuajse duke e ‘lutur’ shitësin që ta pranojë librin për ta vënë në tendën e shitjes dhe shpesh të ka ardhur keq që libri nuk është ruajtur sa dhe si duhet; t’u ka bërë krejt i pluhurosur, me titull që nuk duket nga ndikimi i rrjedhjeve të ujit atmosferik që ka rënë dhe deri sa është vënë nën kulm tenda, librat janë bërë nga gjendje e ngurtë në gjendje të lëngët. Për këtë nuk ka gjasa që të fajësohet gjithmonë edhe shitësi, sepse i gjori i zënë shpesh me shitjen e ‘cikërrimave’, mungesën e mjaftueshme të hapësirës, e shumë pengesa të tjera, nuk ka mundur ta ruajë ndryshe dhe të merret vetëm me librin. Ka pakujdesi edhe nga blerësi që s’ka aq mëshirë se si e kap librin për të mos e dëmtuar, por e mira e të mirës është vetëm nëse e kap, sepse ka shumë pak edhe prej tyre, prandaj çfarëdo lexuesi, duhet ta respektojmë maksimalisht në kohën e leximit minimal! Për të mos u zgjeruar më në detaje, po themi se arma më e fortë që e kanë admiruesit e librit ‘online’ është heqja e pengesës për distribuim dhe mundësia që t’i ofrohet numrit shumë më të madh të lexuesve.
Libri fizik dhe ai elektronik janë shokë të ngushtë
Ka lexues që kanë shprehur shqetësimin dhe ankthin e tyre për leximin klasik, kanë shtuar frikën se do të bien në nostalgji me të kaluarën e leximit klasik, prekjen fizikisht dhe me dorë të letrës së librit e të gazetës dhe kanë ardhur edhe në konstatime emocionale, duke thënë se libri fizik po shkatërrohet nga libri ‘online’, prandaj duhet marrë masa të rezistencës ndaj librit ‘online’, duhet favorizuar në të gjithë mënyrat librin klasik, duhet ruajtur me shumë zjarr mënyrën klasike të leximit e shumë arsyetime të tjera. Mirëpo, teknologjia ka bërë që shumë autorë të harruar të lexohen, shumë autorë që kanë qenë provincialë dhe në pamundësi të shpërndarjes së tyre në të gjitha grupet e lexuesve, të bien në ‘desktop’-ët e tyre. Më parë thuhej: “në duart e tyre”. Po ashtu, shumë libra fizikë janë shitur nga marketingu përmes teknologjisë elektronike. Kuptohet që shiten edhe miliona libra përmes postës elektronike, qoftë në mënyrë fizike apo elektronike, varësisht si e kërkon blerësi, por shumë libra janë shitur edhe nga leximi ‘online’ i librit. Prandaj, mund të themi se në këtë fazë, libri fizik dhe libri elektronik janë shokë të ngushtë, gjersa një ditë evoluimi teknologjik dhe njerëzor t’i ndajë ata. Si në natyrën e marrëdhënieve sociale, ku jeta na ndanë dhe na bashkon me të tjerët.