Nga Skënder Demolli
Pogradec/ 56 vjet më parë, në vitin 1957, u vu dhe u shfaq për herë të parë në një skenë të huaj një dramë shqipe… “Halili dhe Hajrija” nga Studio Teatrale e Akademisë së Arteve të Bukura të Pragës, e cila ka qenë një ndër pjesët me te suksesshme të repertorit të Teatrit tonë Kombëtar në ato vite. Kjo dramë shqiptare, siç u vlerësua edhe nga shtypi çek i kohës, “ishte një nga shfaqjet më të mira të sezonit teatror 1956-57. Kjo vepër është e para në historinë e dramaturgjisë shqiptare që shfaqet në një skenë evropiane”. Kështu dy artistë shqiptarë si Tomi Mato regjisor i sapodiplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura të Pragës dhe shkrimtari i teatrit Kolë Jakova, hodhën hapin e parë për paraqitjen e dramaturgjisë shqiptare në botë dhe bashkëpunimin teatror ndërkombëtar, bashkëpunim i cili siç dihet u ndërpre për fat të keq nga vetizolimi i gjatë që i bëri vendit ish-regjimi ynë totalitar.
Po mjaft miqësi midis njerëzve të vendeve të Lindjes që i ndau Muri i Berlinit, mbetën e nuk u harruan. Sidomos ato mes bashkëstudentësh, artistësh etj. siç janë edhe dy prej protagonistëve të spektaklit të dramës së lartpërmendur: aktorit çek Dalimil Kllapka në rolin e Bektash Agës dhe regjisorit nga Pogradeci Tomi Mato. “Të dy u takuam në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë në vitin 1952, tregon Mato, unë do të studioja aty i dërguar nga shteti për regji teatri, kurse Kllapka kishte ardhur të bëhej aktor. Më ndihmoi aq shumë, në fillimet e mia të përvetësoja gjuhën çeke, jo vetëm kaq po pas pesë vjetësh, kur do të mbroja diplomën me “Halili dhe Hajria”, në çekisht, kërkoi medoemos që të luante rolin e Bektash Agës. Dhe e luajti , si të ishte një shqiptar i vërtetë. Me vërtetësi e besueshmëri interpretuan edhe Jarmila Hlavata në rolin e Hajrijes, Stanislav Juneku në atë të Halilit, Jozef Rubaliku Sulltanin, Vera Novakova Fatimen, Baulonova, Franqishek Chmjeli, Vimjetal, Ëolf etj. për të cilët gazeta “Bashkimi” e qershorit 1957, do të shkruante se; “Artistët çekë u përpoqën me vullnet të mirë për t’iu afruar shpirtit dhe natyrës shqiptare. Ata punuan dhe ia dolën me sukses. Artistët çekë dhe regjisori sollën një aspekt të luftës së popullit shqiptar për liri…” etj, etj.
Dhe edhe pse kanë kaluar 60 vjet nga njohja me Dalimil Kllapkën, kemi mbetur miq e nuk mund të rrimë pa shkëmbyer urime për festat tradicionale, pa u takuar e pa mësuar për shëndetin e njëri-tjetrit, thotë Tomi, ose Tomashi, siç e thërret ende dhe sot Kllapka. Se që të dy po shkojmë drejt të 90-tave, por moshën e bardhë e kemi nën lëkurë dhe ëndrrat e dëshirat e saj na mbajnë gjallë.
Ja, këtë janar u mbushën 90 vjet nga vdekja e Jarosllav Hashekut dhe “Shvejku” kapërceu 100 vjet nga ditëlindja e tij. Plot një shekull nga dalja për herë të parë në dritë e Shvejkut në fillim me novelat “Ushtari i mirë Shvejk para luftës”, në vitin 1912 e “Ushtari i mirë Shvejk rob” më 1917 e më pas në vitin 1921, kur Hasheku do t’i rikthehej Shvejkut, për t’i kushtuar një nga romanet epope më të famshëm e më të lexuar që u shkruan para Luftës së Parë Botërore: atë me titull “Ushtari i mirë Shvejk”, të cilin për shkak të vdekjes më 3 janar 1923, nuk mundi ta mbaronte deri në fund.
Për mua ky libër është si një urë, thotë sot regjisori veteran Tomi Mato, jo si Ura e Karlit që lidh brigjet e Voltavës në Pragë, po si një urë që lidh Pragën me gjithë botën. Sepse është urë qytetërimi. Për këtë edhe tek ne ai është botuar dy-tre herë, me një përkthim të shkëlqyer nga Gëzim Erebara që ka qenë student në Pragë e Tonin Bushati, me një tirazh në mijëra kopje. Për këtë “marr guximin” që të pimë me fund një gotë për kujtimin e Hashekut, jo si Shvejku tek pijetore “Te Gota”, e cila ndodhet edhe sot si dikur në Pragë, por te kafe-pijetore “Praga” këtu në Pogradec. Nuk e besoni?… Ejani po deshët, kur të doni!
Ka vite që djali i Tomit, Aureli ka hapur këtë kafe në breg të Liqenit të Ohrit dhe plaku për nostalgji të viteve të rinisë, por edhe në shenjë mirënjohje për Pragën që i dha dritë i ka vënë emrin e saj. Dhe më e çuditshmja, turistë çekë që shkelin në Pogradec, jo sikur vijnë nga Praga, po sikur vijnë nga Tibeti, thotë Tomi, se këtu që këtu te “Praga shqiptare” do ta pinë kafen. Dhe në një cep të saj të bie në sy edhe një portret miqësor që miku i tij piktori i merituar Taso Poradeci, e ka stilizuar Maton, si të jetë vërtet Shvejku. Po i tillë është, e qesëndis piktori, i qeshur gjithmonë dhe me sa duket kjo e ka mbajtur e po e mban gjallë.
Po duket se regjisorit veteran i ka mbetur edhe ndonjë merak nga e kaluara, dhe këtë nuk mund të rrinte pa ia treguar sivëllait të tij Kllapkës, në letërkëmbimin e tyre që vazhdon prej më shumë se gjysmë shekulli, sepse siç e përmend në kujtimet e tij në Teatrin “A.Z.Cajupi” të Korçës, kur desh të verë në skenë dramën “Një dashuri e tillë” të autorit çek Pavel Kohou, këshilli artistik e kishte ndaluar premierën, me pretekstin se ajo “ishte pesimiste, ngaqë heroina kryesore i jepte fund jetës në mënyrë tragjike në shinat e tramvajit”. Edhe për dramën e vëllezërve “MARISHE”. Madje edhe më pas kur kishte përzgjedhur diçka nga repertori çek, për ta vënë në skenën shqiptare, si për të shlyer borxhin e “Halilit dhe Hajries” e pat thërritur në zyrë kryetari i Degës së Punëve të Brendshme K.I. dhe i kishte dhënë urdhër të prerë: “Të gjitha dramat dhe komeditë çeke në zjarr. Të presësh ç’do kontakt me revizionistët çekosllovakë e propagandën e tyre!”
Edhe pse pak vite më vonë kur Shqipëria doli nga Traktati i Varshavës, Praga do të shtypej me dhunë nga tanket “revizionistë” të tij. Edhe pse do të vinte një ditë që një dramaturg çek e ish-President i atij vendi si Vaclav Havel, do të renditej në krah të mbrojtjes së çështjes së popullit shqiptar të Kosovës dhe të njohjes së saj.
Mbase edhe për këtë fakt sot detyrimi moral i këtij artisti plak për ti bërë nder në shtëpinë e tij teatrit çek, është më i madh se kurrë. Po kështu fiton përmasa më të mëdha edhe arti i tij dhe roli i tij, sepse artistët janë një faktor domethënës në politikën kulturore e më gjerë, janë si thonë, “ambasadorë” të përhershëm midis vendeve. Dhe Tomi Mato e Anastas Kostandini, në kalendarin e Galerisë së Arteve të qytetit, do të çelin këtë vit një ekspozitë me foto e peizazhe nga Praga.
Dhe sigurisht që në këtë veprimtari qytetare të Pogradecit nuk do të mungojë “Bektash Aga” i Pragës – Kllapka, siç nuk kanë munguar asnjë vit që kur popujt e shembën “Murin e Berlinit”, letrat e kartolinat me vëllain e tij shqiptar, me atë nënshkrimin simbolik: ”Tvuj Dalimil Kllapka – Bejtash Aga”. Dhe s’ka si të mos e besoj këtë, thotë Mato, kur vëllai im nga Praga, në urimin e vitit 2013 më ka shkruar: “Të gjithë do të plaken. Ne të dy jo. Natyrisht që jemi plakur e një ditë do të vdesim, por do të rrojë për jetë miqësia midis popujve tanë. Jam krenar që bëra aq sa munda për ta forcuar këtë miqësi, ashtu si artistët çekë të brezit tim”.
13-ën, ne shqiptarët e kemi si kumur ters, kurse çekët e kanë mbarësi, më thotë Tomi, ashtu si francezët fjala vjen kanë të bardhën shenjë zie, kurse ne të zezën. Ja pse vetëm duke e njohur të huajin dhe fqinjin mund ta rrokim edhe emocionalisht. Është e vështirë të ndryshojnë lehtë ndjenjat dhe qëndrimet e njerëzve, përsërit një aksiomë të njohur regjisori, por është e mundur dhe kjo më shumë se me ç’do gjë tjetër, mund të arrihet nëpërmjet artit.