2013-03-08

Lirohet gjenerali i luftës dhe heroji i pëaqës z.Fatmir Limaj







Deputeti Fatmir Limaj është liruar nga paraburgimi para pak çastesh. Atij i është zëvendësuar masa e paraburgimit në arrest shtëpiak.

Avokati Tomë Gashi ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë Gjykata Supreme pas ankesës së tij. Limaj ndodhej në paraburgim nga 24 nëntori 2012.

Të tjerët vazhdojnë të mbahen në paraburgim. Gjykimi në rastin “Kleçka” pritet të nis në muajin prill 2013.



Për këtë rast, Limaj dhe të tjerët ishin shpallur të pafajshëm gjatë një procesi paraprak gjyqësor, por ishte EULEX-i më pas që kërkoi rikthimin e gjykimit në Gjykatën Supreme, transmeton Rel.
Rihapjen e procesit EULEX-i e ka mbështetur në dëshmitë nga ditari i të cilësuarit si “Dëshmitarit X”, (tashmë i ndjeri Agim Zogaj).
Të tjerët vazhdojnë të mbahen në paraburgim. Gjykimi në rastin “Kleçka” pritet të nis në muajin prill.



Nga 80 milionë euro, sa kishin deklaruar në fillim, Eulex-i zbret shumën e keqpërdorimit të buxhetit të Kosovës, në cështjen e Ministrisë së Transportit, në 250 mijë euro. 


Përmbajtja e aktakuzës kundër ish-ministrit të këtij dikasteri, Fatmir Limaj, dhe katër bashkëpunëtorëve të tij i referohet tre tenderëve, që u janë dhënë kompanive të ndërtimit të rrugëve, të cilat premtonin pagesën e gjobës përkatëse, në shumën prej 20 përqind nga vlera e përgjithshme e kontratës.

Këtu përmendet veçanërisht kompania “Tali”, e cila kishte fituar tenderin për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve rajonale, për vitin 2009-2010.

Në aktakuzën prej 150 faqesh, Eulex-i ka zbardhur përmbajtjen e mesazheve telefonike, ndërmjet shefit të kabinetit të ministrit Fatmir Limaj dhe pronarit të kompanisë fituese Florim Zuka, i cili po ashtu akuzohet për vepren penale “Dhënie e Ryshfetit dhe Keqpërdorim i Autorizimeve në Ekonomi”.

“O Endrit shefi, pasnesër çelen ofertat. Si mendon, a mundemi të bëjnë diçka o shef dhe unë të kryej detyrimet ndaj teje, ndërsa ti ndaj eprorëve të tu? Ta jap o shpirt atë 25-she me katër zero (250,000). Kalofsh mirë dhe më lajmëro”, ishin fjalët e Florim Zukës, nga kompania fituese e tenderit.

“Përshëndetje Tali! Po, po, e di që hapen nesër ofertat, kismet ti e merr, se kam fol edhe me vllain e këtij shefit më të madh edhe ty ta kanë dhënë, mirëpo edhe ti duhet të mbash fjalën për atë 25-shen që kemi folur, se tani prishen punët nëse nuk tregohesh korrekt”, ishin fjalët e Endrit Shalës, ish-shef i kabitenit të Ministrisë së Transportit.

Është kjo shumë prej 250 mijë euro, për të cilën prokurori ndërkombëtar pretendon se janë marrë në emër të Fatmir Limajt, i cili ishte ministër i Transportit.

“Në mars të vitit 2009, pas diskutimeve të hollësishme të zhvilluara lidhur me ryshfetin ndërmjet Endrit Shalës dhe Florim Zukës, për të cilat ishte në dijeni Fatmir Limaj, kompanisë Tali iu dha tenderi me vlerë 1,192,844,94 euro, në këmbim të pagesës së një ryshfeti, që arrinte shumën prej 250 mijë euro, që do t’i kalonte familjes Limaj”.
limaj
“Paratë e ofruara të ryshfetit, në shumën prej 250 mijë euro, përbën 20% të shumës së përgjithshme, që iu ishte kërkuar më parë edhe Mehmet Shkodrës e një ofertuesi tjetër, nga shefi i prokurimit Nexhat Krasniqi”, thuhet në aktakuzën e Eulex-it.

Avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, Tomë Gashi, hedh poshtë të gjitha këto pretendime, duke thënë se aktakuza është një roman i shkruar keq dhe pa fakte inkriminuese për z. Limaj.

Pjesa tjetër e aktakuzës, të cilën e ka siguruar Floripress , flet për vlerësimin që ekspertë ndërkombëtarë i kanë bërë cilësisë së rrugëve në rajonin e Gjilanit.

Ekspertët, veç të tjerash, kanë konstatuar se në rrugë të caktuara mungojnë shtresa asfalti, për çka ministria ka qenë në dijeni. Kjo lëndë është iniciuar nga dëshmia e pronarit të një kompanie rrugësh më 2009-n.

Janë gjithsej shtatë vepra penale, të cilat rëndojnë mbi deputetin e Kuvendit të Kosovës.


Fatmir Limaj lindi më 4 shkurt të vitit 1971 në Kosovë, është politikan, jurist shqiptar dhe ish luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si dhe ish Ministër i Transportit dhe i Postë-Telekomunikacionit gjatë viteve 2007 - 2010.


Lindi më 4 shkurt 1971, në fshatin Banjë (Malishevë). Është fëmija i dytë i Kadri dhe Mejreme Limajt. U rrit në një familje me kushte mesatare jetese në frymën atdhetare. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Shkollën e Mesme Bujqësore, Fakultetin Juridik, dhe Magjistraturën i kreu në Prishtinë. Ai jeton në Prishtinë dhe ka katër fëmijë.


Qysh në moshën 16 vjeçare filloi të merrej me lëvizjet e atëhershme ilegale. Është një ndër themeluesit e ish-UÇK-së. Në aksionet e policisë serbe për t'i arrestuar aktivistët e UÇK-së, në vitin 1996 i'u arrestua vëllau i tij Demir Limaj ndërsa ai vet u detyrua të dilte jashtë shtetit (në Zvicër). Në vitin 1997 u kthye në Kosove që të ishte aty kur UÇK-ja do të dilte publikisht në skenë.


 U emërua si Komandant i Brigadës 121 - "Kumanova" dhe ishte një ndër udhëheqësit politik e ushtarak të UÇK-së. Ishte përherë aktiv në betejat që i zhvillonte brigada e tij. Gati në secilën betejë brigada e tij triumfoj, si në betejat në Llapushnik, Rahovec, Duhël, Malishevë, Therandë, etj.


Pas përfundimit të luftës, Fatmir Limaj u shpall si nënkryetar i PDK-së, shef i grupit parlamentar të PDK-së dhe zv. Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme. Pas triumfit në Hagë, ai i'u rikthye sërish jetës politike si nënkryetar i PDK-së.



Në zgjedhjet e vitit 2007, të cilat PDK i fitoj, Fatmir Limaj doli si njeriu i dytë më i votuar në Kosovë menjëherë pas Hashim Thaçit. Fatmir Limaj u zgjodh si Ministër i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit të Kosovës. Gjatë mandatit të tij 3-vjeqar në krye të Ministrisë së Transportit janë shtruar 1300 km rrugë. Gjithashtu ai nënshkroi kontratën për Rrugën e Kombit : Morinë - Prizren - Prishtinë - Merdare që lidhet me pjesën e përfunduar të autostradës në Shqipëri.


Në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 12 dhjetor Fatmir Limaj ishte njeriu i dytë më i votuar në PDK pas liderit të saj. Aktualisht është deputet i Kuvendit të Kosovës. Akuzohet për kinse "krime gjatë luftës në Kosovë gjatë vitet 1999" pra akuza dhe njollosje që ju bëhen luftëtarëve të lirisë nga kuzhinat e Beogradit dhe Moskës.




Hetohet po ashtu për kinse "korrupsion në Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit tashmë Ministria e Infrastrukturës gjatë viteve 2008-2011". Mirëpo nuk duhet harruar se gjatë kohës së tij janë bërë vepra madhore e po vazhdojnë edhe sot pa harruar përmendjen e asfaltimit të 1300 km rrugë në tërë territorin e Kosovës. Gjatë kohës sa po qëndron në arrest shtëpiak dhe po ballafaqohet me akuza të trilluara është lansuar fushata në mbrojtje të z. Limaj i cili slogan thotë : "Unë kam një Hero... Ai është Fatmir Limaj".

Flori Bruqi

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...