2013-03-07

Urime i dashuri mësues 7 marsi!




Dita e mësuesit është një festë e cila i kushtohet personelit edukues. Gjatë sistemit komunist në Shqipëri deri ne vitet '90 për të nxitur mësimdhënien me cilësi më të lartë, mësuesve më të dalluar në rezultate i'u jepej dekorata e lartë Mësues i Merituar edhe Mësues i Popullit.


Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë hapet mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç tjerash kjo ngjarje ishte një fitore për popullin shqiptar ngase deri më atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyrë të fshehtë. Kështu që prej kësaj dite festohet në Shqipëri 7 marsi si dita e mësuesit në përkujtim të kësaj ngjarje.


Edhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe, ajo qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj.(Flori Bruqi,Floripress)

Te nderuar e te respektuar,mesuesit tone,kudo qe jetoni e punoni,gezuar 7 Marsin diten tuaj.Ne kete dite ne ju nderojme ju per punen e kontributin tuaj te madh qe keni dhene,jepni e do te jepni per mesimin e gjuhes sone te paster shqipe te asaj gjuhe qe na e lane amanet te paret dhe detyra jone eshte ta percjellim ashtu te paster tek brezat e ardhshem.


Ne jemi krenar me ju dhe ne me gjithe zemer ju urojme Gezuar festen tuaj,7 Marsin,duke ju uruar shendet e jete te gjate ne te mire te kombit e te atdheut tone te shtrejte.Ne e ruajme me nostalgji mesimet e keshillat qe na keni dhene mesuesit tone te shtrejte.Ndaj ne kete dite nje telefonate nje lule este ajo qe ju gezon dhe ju ben te lumtur ju,kujtimet per ju do ti ruajme te gjithe jeten tone.

Sot, 7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjitha trojet tona shqipetare.Ne kete dite ne te gjithe se bashku kujtojme mesuesit tone te pare qe na mesuan shkonjat shqipe,na mesuan se si ta duam dhe ta respektojme atdheun.Na mesuan poezite e bukura te autorve tone te mrekullushem qe cdo fjale e varg i saj te mbetet e te ngulitet thelle ne mendjet tona.Me aq dashuri e respekt jane sjellur me ne per té na mesuar e kritikuar me ate metoden dashamise kur ne benim gabime.Mesimet e mesuesve tone u bene udherrefyes per rrugen tone ne te ardhmen.Ato mesime na ndjekin edhe sot qe kemi dale ne jeten tone te pavarur.Le t'ua dedikojmë suksesin tonë në jetë mesuesve tanë.

Mesuesit shqiptare ne çdo kohe e ne çdo krahine, kane qene jo thjeshte profesioniste te arsimit, por ne rradhe te pare ishin patriote dhe njerez te emacipuar, agjitaore te shqiptarizmes dhe idealiste, humane dhe artiste te fushave te ndryshme. Cdo njeri nga ne , ka ne zemer monumentin e mesuesit te tij te preferuar, te cilit i falet me mirenjohje. Pra cdo njeri pavarsisht se cfare detyre ka sot, qofte ky minister apo politkan , biznesmen apo punetror, ka qne dikur nxenes, ka patur perballe Mesuesin, Mesuesen qe s'kursente kohen, frymen, pasionin, jeten, per te brumosur vogelushet me dije, me kulture dhe edukate.

Mesusit shqiptare kurre s'u shperblyn si duhet me paga, punuan ne kondita te veshtira, larg ne zona te thella, perballuan rreziqet, injorancen dhe kanunin, por i qendruan besnik misionit te tyre fisnik te arsimimit te brezave. Popolli yne halleshume, do te arrije prosperitetin qe aspiron, atehere kur mesuesit ne kete vend do te respektohen me teper ose aq sa politkanet me te larte te shtetit. Mesuesit shqiptare ishin mesues ishin edhe artiste, prinder, pajtimtare, shok edhe miq me te gjithe.

7 Marsi, Dita e Mësuesit, shënohet si një ngjarje me rëndësi kulturore në gjithë vendin, ndërsa në Kosovë për herë të parë, ka filluar të festohet puplikisht, vetëm pas viteve të '90-ta, ku mësuesi dhe shkollat shprehën gëzimin e tyre për një datë të shënuar që festohej prej katër dekadave në Shqipëri, kurse mësuesi kosovar para nxënsëve të tij nuk ka pasur mundësi të flasi haptas ngase regjimi komunist serb i kishte rrënjet edhe në shkollat shqipe.Por edhe pse regjimi serb ju a mbylli shkollat ato e vazhduan mesimin,ku populli hapi dyet e shtepive te veta qe femijet te mesonin gjuhen shqipe.


Shume mesues u denuan dhe u gjykuan nga regjimi serb,por asgje nuk e ndalte ne rrugen e diturise e te arsimimit te gjuhen ametare.Arsimi ne kosove i dha shume mesues luftes per lirine e kosoves.E sot ne kete dite ato kujtohen me respek nga nxenesit e tyre. Edhe njehere gezuar festen tuaj mesues te nderuar e te respektuar! (Luigj Shkodrani,shkrimtar i mirënjohur shqiptar nga Shkodra,tash më vendbanim në Danimarkë)


-------------------------



RIZA LAHI

MEDITIME NË DITËN E SHTATË MARSIT

ESSE

Unë e di se cfar ngjet në shpirtin e një mëusesi të ndershëm, kur shikon në Tv apo lexon në gazeta , “në rubrikën e zezë” emrin e ndonjë ishnxënësi të tij. Do të doja ta ilustroja këtë gjëndje me këtë poezi:

FËMIJË NËPËR PARK

Si lëbardhje manjolash fluturojnë nëpër park,
Si brofje trumcakësh, si rrëke dallandyshesh
Mes tyre – edukatorja soditë si hënë përqark,
Herë qeshë si shatërvan, herë si nënëgjyshe.

...Do fluturojnë me vitet, do bëhen gra e burra...
Kë do të dënojë jeta që kurr më të mos qeshë?
Mes tyre do ketë vartës kokëulur, pa vetura,
Mes tyre do të ketë parallinj dhe shefa.

Lus Allah, Krisht, vetë Djallin me zënë drejt kupës blu,
Me shpirt duke gulcuar, me të çjerrë, me të butë:
“Kur të plakem, Madhëri, m’i nxirr dy sytë e ballit,
të mos e shoh ndonjërin vrasës a prostitutë!”

Vrapojnë fëmijët e botës si pëllumba nëpër blu,
Vrapojnë të bardhë si becat, pa dryrë, pa sunduar...
...Rreth fletëve të mia një zog sillet përqark:
“Ciu – ciu, gëzo dhe ti! Përse je i menduar?”

xxx

7 marsi….


Unë e kujtoj përherë këtë ditë, kur tavolina e mësueses kujdestare – sidomos asaj – mbushej me lule dhe ajo kishte një gëzim të vecantë prej prindi, edhe nëse nuk e kishte provuar atë ndjenjë.
Kujtoj edhe ndonjë mësues që nuk I dhuronte lule askush dhe kishte fytyrën më të pikëlluar në botë atë shtatë mars. Kjo, derisa të vinte dita tjetër dhe ai apo ajo të vazhdonte natyrën e vet – të akullt, zyrtare deri në pashpirtësi apo, në formën më mëndjelehtë të sjelljes , atë të hakmarrjes për notën. Në kohën e sotme formave që nuk sjellin lule të pastra mbi tavolinë u janë shtuar edhe disa të tjera që kanë pamjen e neveritëshme dhe që u ngjasin minave me sahat ; që I japin mësuesit në përytyrimin e vetmisë së fëmijës formën e një djalli. E kam fjalën për ndyrjen e shënjtërisë së emrit mësues me variantet e rryshfetit; rryshfet që ka të bëjë me ndërrimin nderit të emrit të shënjtë të mësuesit mepotencën e parave apo karriges së babait të fëmijës.
Në marsin e vitit 1997, një ish mësues kish vendosur të mbronte ndërmarrjen private ku ishte punësuar tanimë, në një formë të thjeshtë – atë që I ofronin mundësitë e tij konkrete. Të rrinte në zyrë – I paarmatosur dhe pa para, që, ta zëmë, ja, mund të kompromentonte etjen e ndonjë grupi grabitësish, shumica prej të cilëve, ishin me maska.
Më së fundi banda e maskuar, iu vërsul ambienteve të ndëmarrjes në fjalë dhe, si fillim, djemtë zgjodhën zyrën e mësuesit.
“ U, zoti…..” , foli njëri nga maskat dhe i ftoi shokët të iknin të grabitnin diku tjetër, kudo tjetër, por jo atje ku ruante mësuesi I tij zemërbardhë, pasionant i mësimit dhe me nder të papërlyer.

Dëshëroj të vazhdoj meditimet me disa pjesë nga romani “Vorri I Ashikut”. Janë shënime të vetmisë së një poeti të fshehtë , që është goditur apo ndihmuar nga mësuesit e tij.

26 shtator

Sot mora një letër. E shkruante një dorë, që dukej hapur se dridhet nga pleqëria. Ma kish nisur mësuesi im i gjimnazit.. “Përse nuk erdhe në tridhjetepesë vjetorin e shkollës? Tjetër gjë, po të keshë qenë sëmurë. Unë dikur kam shpresuar se ti do të bëheshe poet i njohur në gjithë vendin, po nuk të kam lexuar askund deri tani. A shkruan më? Mos të ka mposhtur jeta? Askush nuk i do njerëzit e dërrmuar. Dua të di se ç’luftë ke bërë deri sa të vuri përposhtë jeta. Nuk e dëshëroj këtë. Më erdhi ligësht kur nuk të pashë. Mua më kishin ftuar. Më morën me makinë, se nuk lëviz dot ndryshe nga shtëpia. A do të vish ndonjëherë ta shikosh mësuesin tënd në shtëpi, para se të të vdesë?
Nëqoftë se të ka dërrmuar jeta, mos eja të më shohësh. Dua të të mbaj mend gazmor dhe plot hare, plot ëndrra dhe pasion për t’u bërë mirë të gjithëve. Ende ta kam ruajtur një hartim. I them mbesës sime të vogël të vijë të ma lexojë nganjëherë. Ti shkruaje se doje të bëheshe murator. Që të kapje lartësirat. Murator dhe poet... Mos të kanë mposhtur nëpunësit? Nëpunësit dhe ziliqarët? Poeti rus Nekrasov ka shkruar një ninullë, ku nëna i këndon foshnjës dëshirën e saj që ai të bëhet nëpunës. Nëpunësit dhe ziliqarët janë ata që hanë njerëz në emër të jetës. Ata hanë dhe ne u themi viktimave të tyre se i ka mposhtur jeta.
Nëqoftë se të ka mposhtur jeta, së paku, biri im, mos u bëj ziliqar.

Një atom lufton me tjetrin,
Një shpresë me një tjetër shpresë,
Siç lufton një burr i ndershëm
Me një tjetër të pabesë.

Mezi lëviz. Ah, pleqëria! Vdekje pastë, pleqëri mos pastë!
Mësuesi yt”.
….
KREU i KATËRMBËDHJETË

28 tetor

Në autobuz hyri duke e shtyrë, edhe një plakë.
Kam nisur të kërrusem dhe unë; më duket mua.
Asnjë nuk u ngrit t’i lëshonte vendin gruas plakë. Ajo u mbajt tek unë dhe ende dihaste. Mbase kishte vrapuar për të kapur autobuzin urban, ose vuan nga azma. Unë u ngrita t’i liroja vendin tim. Ajo u ul dhe, sapo nisi të merrte frymë qetë, më falenderoi edhe me fjalë.
Po e shihja me vëmendje. Kishte vetulla të ashpra, të dredhura dhe sikur qenë ujdisur në dy brazda të thella. Kur më tha “ju falemnderit”, vetullat iu ëmbëlsuan pak, por përsëri zunë vend në brazdat e tyre të rrepta. Në ato ullukë që ... mua më thërritën diçka në qenien time.
- Më falni! Mos keni qenë arsimtare, ... mësuese?
Vetullat e rrepta e zbutën.
- Po, zotëri.
- Mësuese letërsie?
- Nga e dini... Bir?!
Kjo “bir”, sikur i shpëtoi me sforco.
Erdhi fatorinoja dhe unë këmbëngula të paguaja të dy biletat.
Plaka futi në veprim vetullat e ashpra e të dredhura.
- Jo, zotëri, kjo nuk ka asnjë kuptim!
Nuk isha gabuar. Po ajo korrektësirë e frikëshme; e metaltë, e akullt, e pagabuar dhe sovrane. Me një sovranitet shqiponje; që nuk ka miqësi me askënd.
- Ju jeni mësuese Jorgjeta?
- Po ju, ndonjëri nga nxënësit e mi të dikurshëm?
- Po, mësuese.
- Nuk po ju njoh; nuk më kujtoheni.
Unë dallova në sytë e saj, që ajo po e uronte veten që nuk e kishte pranuar qerasjen time me një biletë autobuzi.
- Ju më keni dhënë mësim në vitin e fundit të gjimnazit. Dhe..., - u përpoqa të buzëqeshja me sa munda, - më keni vënë notë të dobët.
Mësuesja plakë pa me mirësi. Vetullat e rrepta u bënë të holla e u ngjitën nëpër sytë nën xhamet e syzeve.
- Mbase e ke merituar...bir!... Ku vazhdove pas gjimnazit?
Ndjeva që nisa të skuqesha. Unë ende vazhdoj të skuqem menjëherë, si një adoleshent.
- Unë e kisha mesataren e dobët. Të gjithë qenien time e kisha dhënë pas letërsisë. Madje, jo pas teorisë së saj, por vetëm... Por ju keni qenë e rreptë.
- E di... Kam qenë e rreptë, por e drejtë, bir.
- Po unë kisha njohur vetëm nënta dhe dhjeta në hartimet e mia, megjithëse bëja plot gabime ortografike. Kjo...derisa u bëtë ju mësuesja ime e letërsisë.
Duket që isha bërë flakë në fytyrë. Po lëndoja një njeri; një plakë, mbase me azëm. Për ca gjëra të shkuara.
Mësuesja as që e vuri re skuqjen time.
- Nuk kujtoj në jetën time t’i kem ngrënë hakun dikujt, zotëri.
Këtë radhë, ajo harroi të shtonte fjalën që e nxirrte me sforco, siç m’u ngja mua, “bir”. Vetullat i kish si në fillim, të trasha dhe të dredhura në ullukët e tyre. Dhe vështrimin, prej shqiponje. Që ecën e egër, e fortë, vetmitare përmes reve.
Ndenjëm pa folur, derisa autobuzi u ndal.
Nuk dëshëroi që ta ndihmoja. Jo nga ndonjë kompleks ndaj meje, po nga natyra e saj e fortë.
Kur u ndamë, e pashë në sy. Desha t’i thoja: “ ti ke vrarë një njeri, mësuesja ime. Dhe ky i vrarë jam unë”.
Po nuk i thashë. Sepse nuk doja që ta lëndoja.
Unë nuk dua që të lëndoj njeri. Mua më dhimbsen të gjithë. Mirëpo, unë kam një difekt, që nuk e ka asnjë burrë në botë në moshën time. Njerëzit, mjafton të më vështrojnë ca çaste me vëmendje, dhe menjëherë mund të lexojnë atë çfarë mendoj unë nëpër thellësirat e zemrës.
Mësuesja kafshoi buzën kur më tha me një mërmërimë “mirëmbetsh!”
Mërmërima e saj ngjante me mërmërimën e erës nëpër luginën e një përroi të tharë.”

RIZA LAHI

I ndjeri Ismail Kadare, ose shkrimtari që i zgjati jetën regjimit komunist

Kërko brenda në imazh Nga Flori Bruqi Ismail Kadare (28 janar 1936 - 1 korrik 2024) ishte akademik, politikan, ish-deputet i Kuvendit Popull...