2013-03-06

Edison Ypi: Spango me fiq





Listat për deputetë Edi Rama vet’ i harton, vet’ i firmos, vet’ i vulos. Shumë mirë bën. Se Edi Rama për të bërë listat nuk do pyesi ata që mban rrotull. Ata që mban rrotull Edi Ramës i duhen për tjetër gjë, jo për të bërë lista. Por kjo nuk do të thotë se ndonjë si unë nuk mund t’i japë Edi Ramës ndonjë këshillë. Me të vetmin qëllim të lartë; Që rrotacioni të ndodhë, pluralizmi të funksionojë, Partia Socialiste të vijë në pushtet, Edi Rama të mbetet në politikë.

Në zbatim të sistemit zgjedhor proporcional, dihet kë do vërë Edi Rama në krye të listave; Ata që në legjislaturën e ardhëshme i duhen patjetër deputetë. Që janë të vjetërit, parellinjtë, nomenklaturistët, çunat e oficerave, nostalgjikët, komsomolasit etj. Dhe në fund të listave emrat që edhe po s’u bënë deputetë Ramës s’i prishet ndonjë punë, që janë, të rinjtë, fukarenjtë, femrat etj.

Një princip i tillë i të bërit listë deputetësh ky, që duket qartaz se është i gabuar për të arritur fitore.

Sepse, emrat në krye të listës, duke e pasur të sigurtë fitoren, po nisën të japin gjatë fushatës ndonjë kontribut elektoral do tu duket vetja si hyzmeqarë të atyre të parëndësishmëve të fundit të listës, dhe të ndodhur në këto pozita deri ditën e zgjedhjeve vetvetiu do j’a kërrcasin gjumit mbi dafina.

Me zero shpresë për tu bërë deputetë edhe si emra edhe si renditje liste, po ashtu gjumit do t’ja fusin edhe emrat në fund të listës, mbetur të pamotivuar në mëshirë të Allahut në mes të shkretëtirës pasi i kanë pirë të gjitha rezervat e ujit.

E ndërtuar në këtë mënyrë, me vetëm pak emra plotësisht të sigurtë dhe të gjithë të tjerët aspak të sigurtë, lista e Ramës do jetë një listë të pamotivuarish që presin duarlidhur me sytë nga qielli t’i votojë populli pa asnjë hapësirë për iniciativë, pa përveshje llërësh, pa asnjë hov, asnjë inspirim, pra një listë humbëse.

Por me pak guxim, fantazi, dhe pak aventurë, mjete këto që për Edi Ramën nuk është se janë të panjohura, ky rrezik mund të evitohet. Kjo mund të arrihet duke vënë në zbatim sugjerimin t’im prej të cilit Edi Ramës dhe Partisë Socialiste do t’i vinin të

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...